U përurua Statuja e Nënë Tereses në Brooklyn – New York
Devollinjtë së bashku festuan Ditën e shenjtë të Flamurit në Brooklyn, NY
Nga Keze Kozeta Zylo/
Nju Jorku ndriti dhe më shumë në disa lagje si në Staten Island, Brooklyn etj, nga ngjyrat e Flamurit kuq e zi që valëviteshin në disa rrugë të saj si për festë. Shqiptarëve në Amerikë iu afrua dhe më shumë Atdheu i tyre, Atdheun që e kanë mal malli në zemrën e zhuritur nga largimi. Kjo bukuri kuq e zi i magjeps shqiptarët, po më shumë në Ditën e shenjtë të Flamurit. Aq i magjeps sa një miku ynë shqiptar na tha se kur po voziste me makinë në Staten Island dhe befas pa Flamujt kuq e zi që valëviteshin krahas flamurit amerikan në Hylan Bulevard, nga emocioni që e kaploi, pa kuptuar kaloi me drita të kuqe…
Në Brooklyn, në një nga qytetet më të populluara të Nju Jorkut, që ka një popullsi rreth 2 milion e 700 mijë gati sa Shqipëria jonë para 20 vjetësh, jetojnë edhe mjaft shqiptarë devollinj. Për çdo 28 Nëntor shoqata “Devolli” feston me madhështi Ditën e Flamurit.
Familjet e bukura devollite viin grupe grupe me fëmijët për dore duke mbajtur nga një flamur të vogël shqiptar për të qenë së bashku në këtë ditë të shenjtë. Veshja e tyre kuq e zi i jepte dhe më shumë pamje festive mjedisit ku do të zhvillohej mbrëmja.
Mbrëmjen e ka hapur kryetari i shoqatës së Devollit një aktivist i palodhur me shpirt artisti z.Odise Salillari. Z.Salillari iu ka uruar gjithë pjesëmarrësve: “Gëzuar Ditën e Flamurit” dhe ka ftuar gjithë pjesëmarrësit për të kënduar Himnin shqiptar dhe atë amerikan.
Ai i falënderoi të gjithë shqiptarët që ishin mbledhur së bashku për të festuar 28 Nëntorin dhe nderoi të gjtihë ata burra patriotë që së bashku me plakun e urtë Ismail Bej Vlora ngritën Flamurin në Vlorë dhe shpallën Shqipërinë të pavarur nga perandoria e zezë turke e cila na sundoi për 500 vjet.
Në fjalën e tij z.Salillari ka përshëndetur kryetarin e shoqatës Devolli për Amerikën z.Xhevdet Myteberi, ish kryetarin e saj intelektualin dhe aktivistin patriot që ka dhënë një kontribut të çmuar z.Neritan Bejleri i cili banon në Kanada, si dhe kryetarin e shoqatës “Devolli” për Tiranën z.Guri Seferi.
Ndërkohë z.Salillari përmendi dhe për strukturat dhe përbërjen e shoqatës që janë në Amerikë, New Jersey dhe Connecticut.
Në këtë festë përshëndeti sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Devolli” ish ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes z.Robert Metolli i cili me plot përzemërsi iu uroi të pranishmëve të kalonin një mbrëmje sa më të gëzuar në këtë ditë historike. Një vëmendje të posaçme i kushtoi dhe shkollave shqipe “Alba Life” që fëmijë devollinj shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe dhe i frymëzoi ata për të vazhduar më tej, po ashtu shprehu mirënjohje dhe për TV Alba Life që e ka mbështetur shoqatën “Devolli” me aktivitetet që ka organizuar.
Në shoqatën “Devolli” gjithmonë ndihesh si në shtëpinë tënde ku ata të ftojnë në sofrën bujare të tyre plot mirësi dhe bujari shqiptare. Alegria, këngët dhe vallet karakteristike të rrëmbejnë magjishëm në botën e tyre devolliçe.
Tekstet e bukura, lirizmi i ngrohtë, forca patriotike jane metafora e devollit që gurgullon ndër zemra shqiptarësh.
Të gjithë burra e gra dorë për dore u ngritën dhe vallëzuan nën argëtimin e muzikantit dhe klarinetistit të talentuar Dashnor Cene, këngëtarit zë ëmbël Edi Duro, luajtur në organo nga Dashnor Hoxha. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është se vetë kryetari i shoqatës z.Odise Salillari jo vetëm që është një organizator i mirë, por është dhe një këngëtar që tërheq me interpretimin e tij veçanërisht me këngët e trevës devolliçe.
Ushtonte kënga dhe vallja dhe nën ritmin e tyre kërcenin të gjithë, dëgjohej kënga që prek çdo zemër emirgranti si: Më vjen mall për vendin tim/ Vendin ku linda u rrita/ Më vjen mall për shoqerinë/ Për gurin që lëshon çika.
Pas një intervali muzikor në skenë është ngjitur dhe miku i shoqatës “Devolli” me origjinë nga Poliçani muzikant i vjetër z.Sefer Hoxha i cili foli me konsideratë të veçantë për devollinjtë dhe iu uroi atyre Festën e Flamurit.
Z.Salillari ka ftuar në skenë z.Qemal Zylo për të përshëndetur shoqatën “Devolli” i cili pasi iu uroi devollinjve për Ditën e Flamurit midis të tjerash tha se është kënaqësi bashkëpunimi ynë prej vitesh të tëra dhe jam i sigurtë se ky bashkëpunim do të vazhdojë përgjithmonë.
Festën e bënin dhe më të bukur fëmijët si drita që vallëzonin, qeshnin dhe luanin të gëzuar me njeri-tjetrin. Kush e kush të vinte më parë pranë kamerave dhe të bënte shqiponjën dy krenore me duartë e tyre të vogla dhe të gëzoheshin për këtë ditë të shenjtë. Pse ta fsheh, midis tyre më mungonte Dea Bejleri, personazhi i dashur i librit tim që gjithmonë më befasonte me moshën e saj aq të vogël dhe që dinte të komunikonte bukur shqip dhe të interpretonte poezi të ndryshme, veçanërisht në ditën e Flamurit!
Prindërit devollinj dinë t’jua transmetojnë dhe t’jua ngjizin në shpirt brezave traditën e mrekullueshme shqiptare dhe njëkohësisht të çojnë më tej traditën, çka të kujton Winston Çurcill i cili ka thënë se: “Pa tradita, arti është një tufë delesh pa bari. Pa risi, arti është një kufomë”.
Me plot dashuri për traditën, për edukimin e fëmijëve folën nënat simpatike si Mimoza Salillari, Zhuljeta Ktona, Pranvera Kulla, Elida Kaso etj të cilat thanë se Flamuri është një nga ditët më të bukura që i mbledh shqiptarët kudo ku janë për ta festuar me madhështi.
Jehonin vallet dhe këngët si: Shqipëri O nëna ime, Valle e kënduar e Rugovës. -Më vjen mall për vendin tim, Vallja e Gajdes, Kajtushka, Çobankat që shkojnë zallit, Baba Tomori etj.
Sipas traditës së pasur devolliçe mbrëmja u mbyll me vallen e Devollit një valle autoktone shqiptare, një valle e rëndë burrash. Fluturonte shamia e mbajtur nga valltari i apasionuar devolli z.Almir Kaso i cili udhëhiqte vallen që e shoqëronin burrat e tjerë kërcimtarë devollinj.
Shkrap e shkrup kërcisnin aparatet, filmimi me telefonat dhe të gjithë pjesëmarrësit të ngritur në këmbë shoqëronin valltaret devollinj.
Ç’valle magjepsëse, ç’dashuri ngjall tek të gjithë shqiptarët, ndërsa i shikon se në sytë e tyre ka ardhur si vizitore shkëlqimi i Hënës devollite nga qielli i bukur shqiptar për të larguar mallin e emigrantit…
Ishte një natë e bukur devolliçe kuq e zi.
Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtori i TV Alba Life, Redi dhe do të transmetohet sëshpejti në kanalet televizive.
28 Nëntor, 2015
Brooklyn, New York
FESTA E NËNAVE U FESTUA NË BROOKLYN
Të gjitha nënave dhe grave pjesëmarrëse, nga një buqet me trandafila të kuq, një kartolinë me plot urime dhe një pako me çokollata, si dhe një çertifikatë mirënjohje me motivacion :”Nëna !- është më e mira e botës”
Nga BEQIR SINA/
BROOKLYN NEW YORK : Dita e Nënës – (Mother’s Day), një festë e cila nderon nënat dhe gratë dhe që shënohet me mënyra të ndryshme në mbarë botën – u festua edhe në lokalin Orion Palazz në Brooklyn, nën kujdesin e Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve.
Mbrëmja argëtuese, u mbajtë me moton:”Festojmë së bashku festën e NENAVE” , duke mbledhur rreth vetes dhjetra nëna dhe gra shqiptare, së bashku me familjet e tyre.
Për argëtimin muzikor të kësaj mbrëmje të bukur festive, u kujdes me mjaft profesionalizëm Grupi Egnatia me këngëtaren e talentuar Elglantina Toska, nga Shqipëria, drejtuar nga violinisti virtuoz profesor Zeqir Sulkuqi – të ardhur posaqërisht në SHBA, për këtë festë dhe koncerte të tjera në disa qytete amerikane.
Ndërsa e drejtuan këtë festë të nënave dhe garve shqiptare, zonjusha Theodhora Rexhepi së bashku me professor Mentor Mata. Kurse, sponsorizues i festës ishte kompania e pijeve energjike Black Eagle, në SHBA, me pronar shqiptarë.
Në hapje të mbrëmjes u intonuan dy Hymnet kombëtare, i SHBA dhe Shqiëprisë. Kurse me një fjalim të shkurtër mirëseardhës në lidhje me evenimentin, një përshëndetje të pranishmeve, ua drejtojë kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve, professor Skënder Kodra.
Duke ju falenderuar për pjesemarrjen dhe duke ju uruar mireseardhejn professor Kodra, ju uroja të gjitha nënave dhe motrave tona shqiptare, dhe gjithë nenave te botes : “Gëzuar festën e Nënës, happy Mother’s day! –
“Jemi mbledhur sot në ketë festë të bukur, të organizuar nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve me motivacionin “Të fesojmë së bashku dashurinë për gjënë më të çmuar në botë Nënën” ku mirënjohja dhe dhuratat do të jenë të pranishme për të nderuar duke festuar së bashku Ditën e Nënës” tha Kodra.
Më pasë, një përshëndetje për këtë festë me rastin e Ditës së Nënës, pjesëmarrësve ua drejtoi edhe Shqiptaro Amerikani i parë, i cili kandidon zyrtarisht për në Kongresin Amerikan, distrikti 26-të në Bufallo, Emin Eddie Egriu, sikurse në emër të nënave dhe grave pjesëmarrëse, përshëndeti me një poezi për nënën, poetja dhe shkrimtarja Ilirjana Sulkuqi.
Drjetuesja e kësaj feste, zonjusha Theodhora Rexhepi, lexoi përshëndetjen e kësaj feste, ku thuhej se kjo ditë mbart vetëm respekt, dashuri të pafund,dhe mall për ato që na dhanë gjithçka në këtë jetë, duke e marrë nga jeta e tyre.
“Për ato që natën e bënë ditë, thuhej në përshëndetjen e festës, dhe na mekuan me qumësht nga gjiri i tyre. Për ato që gjenden pranë – sado larg që të jemi , sa herë zemrat tona dëshpërohen, sa herë zemrat tanë miklojnë apo rënkojnë. Për atë krijesë të Zotit, mbushur me kaq dashuri, me kaq mirësi. Ndaj, sot në këtë ditë të shënuar – po mbështes kokën dhe mendimet e mija në prehrin e nënës , gjirin e saj, në trupin e saj – të ëmbël dhe të ngrohtë, ku edhe loti thahet si me magji, dhe brengat dhe trishtimet largohen. Aty ku në zmerën dhe shpirtin e saj – ka vetëm diell, dritë, paqe, lumturi, dhe gëzime, që qofshin përherë tek nënat tona.”
Duke uruar festën zonjusha Rexhepi, tha se le të thërrasëm së bashku fuqishëm në këtë festë – së bashku edhe me zërin tuaj – nëna dhe gra pjesëmarrëse:” Gëzuar festën e Nëna (Mother’s day) ! Gëzuar Nenat tona – Gëzuar të gjitha nënat e botes, ju më të dashurat dhe më të dhembëshurat, më të mirat, dhe me të shtrenjtat e kësaj bote. Zemra e urimeve është e madhe dhe e hapur, sa zemra e saj!
Ngaqë, këto fjalë dalin nga zemra e çdo njerit nga ne ngaqë Ju duam shumë ju Nena – Ju jeni ma të mirat dhe më të dashurat! jeni krijesa e gjithçkaje, Jeni të mrekullueshme ! Zoti ju dhëntë ditë më të bukura dhe më të lumtura, Zoti i bekoftë të gjitha Nënat – Gëzuar Dita e juaj Nëna” u shpreh prezantuesja e kësaj feste duke folur në emër të organizatorit të Ditës së Nënës – Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve .
Dita e Nënës, për të nderuar nënat dhe gra pjesëmarrëse në këtë festë, u shënua me një mënyrë krejt të veçantë, për të cilën ishte kujdesur mjaft mirë organizatori i saj – duke i dhënë kësaj feste më shumë vlera shpirtërore, argëtimi dhe nderime të veçanta për çdo nënë dhe grua pjesëmarrëse.
Në këtë mbrëmje të bukur festive Akademia Shqiptare – Amerikane u dhurojë, gjithashtu, të gjitha nënave dhe grave pjesëmarrëse, nga një buqet me trandafila të kuq, një kartolinë me plot urime dhe një pako me çokollata, si dhe një çertifikatë mirënjohje me motivacion :”Nëna !- është më e mira e botës”.
Ndërsa, ajo që mund të quhet surprisë e këndëshme e kësaj mbrëmje festive kushtuar Ditës së Nënës , ishte për koncidencë, edhe ditëlindja e kryetarit të Akademisë Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve, professor Skënder Kodra, ideatorit dhe themeluesit të Akademisë Shqiptare Amerkane në SHBA.
Ku në mesin e shumë urimeve dhe një ceremonie tradicionale ditëlindje, nga Prof. Dr. Agron Fico nga Tirana, për Ditën e Nënës ishte bashkëngjitur si një “suprizë” edhe mesazhi përshëndetës për ditëlindjen e kryetarit të Akademisë Shqiptaro Amerikane, Dr. Skënder Kodra
Grupi Egnatia me këngëtare Eglantina Toska dhe udhëheqës artistik violinistin Zeqir Sulkuqi, i cili do të ketë edhe një trune me moton “Udhëtim me muzikë shqiptare në Amerikë”, ishte një model i shfaqjeve dhe veprimtarive, në komunitet. Grupi muzikor Egnatia – pothuajse se çdo pjesë muzikore me shume prefosionalizëm ia kushtojë Nënës, me këngët e kënduar nga këngëtaria e njohur Eglantina Toska, e shoqëruar në violinë nga vilonisti virtuozë Proff Zeqir Sulkuqi.
Filloi viti i ri shkollor në gjuhën shqipe në Brooklyn
Shkruan: Afërdita Kaçubaj/
Më datën 28 shtator ishte dita e parë e vitit shkollor 2013- 2014 për shkollën shqipe “Alba Life” në Brooklyn në shkollën publike amerikane në PS.205. Dyert u hapën dykanatësh për fëmijët që vraponin të lumtur drejt mësueseve dhe njeri-tjetrit! Dukej sikur muajt e verës i kishin mbushur zemrat e tyre të vogla me mall për shoqërinë dhe ato orë të numëruara që kalojnë aq shpejt, sepse është mrekullisht bukur të jesh në një klasë me moshatarë, bashkatdhetarë që u kërkohet të flasin dy gjuhë, të ndjekin zakone dhe tradita të dy shteteve, të antaresohen në jetën e përditshme të vendit të cilit ia këndojnë me dorë në zemër himnin çdo mëngjes, por që flenë me zërin e nënave që u këndojnë ninullat në shqip cdo mbrëmje.
Dita e parë ishte më shumë njohje e nxënësve dhe e prindërve me njeri-tjetrin, shpërndarja e librave etj. Ishte bukur teksa i shikoje ata fëmijë të shkruanin emrat e tyre në tabelë dhe pastaj t’i shqiptonin shkronjat një nga një në gjuhën e bukur shqipe për klasën qëPresidentit Nishani iu dhurua një pllakë nga botuesi Bajrami me këtë motivacion: Si simbol i bashkimit të kombit dhe një zë i arsyes dhe durimit në kohë të vështira politike të cinizmit dhe papërgjegjshmërisë partiake”. t’i dëgjonte. Nxënësit që ndjekin shkollën shqipe për të dytin vit radhazi u grupuan menjëherë sikur zogjtë që cicërijnë në çerdhe, por mësuese Dita u afroi edhe nxënësit e rinj të cilët shikonin përreth të gëzuar me një dritë të ndezur për të mësuar gjuhën e bukur shqipe që u shkëlqente në sy.
Oresti, Brian, Lejla, Gabriela, Aaron, Griselda, Angie, Elio, Elisa, Kevin etj, filluan menjëherë bashkëbisedimin në shqip e anglisht dhe dukej sikur kishin formuar një botë të tyren më vete ku askush tjetër nuk egzistonte. Mungonin në atë grup Sabrina, Aldini, Sara dhe Alba të cilët do të jenë të pranishëm të premten e ardhshme!
Themeluesi i shkollave shqipe dhe i TV “Alba Life” z. Qemal Zylo po merrej me shpërndarjen e abetareve dhe fletoreve të punës, kurse mësuese Dita lëvizte sa te një nxënës tek tjetri që t’i bënte të ndiheshin sa më mirë në mjedisin e ri duke u folur në të dy gjuhët dhe duke i prezantuar me njeri- tjetrin. Nxënësit e rinj Adison, Emili, Amber, Rafael, Irsa, Andri, Liza, Klarisa etj, u miqësuan shumë shpejt dhe nuk vonoi që gjithë klasa të gumëzhinte si në një koshere bletësh plot fjalë me zë të lartë e të qeshura.
Pastaj mësuese Dita shkroi në tabelë tekstin e këngës Hapa- dollapa dhe nën drejtimin e nxënësve të vjetshëm që e dinin këngën e gjithë klasa e filloi të këndonte së bashku dhe nuk vonuan ta mësonin këngën të gjithë!
Dita e parë në shkollën shqipe përfundoi me udhëzimet përkatëse për mjetet e punës që fëmijët duhet të kenë më vete të premten e ardhshme, dhe me disa foto në oborrin e shkollës për ta kujtuar këtë ditë!
Shtator, 2013
Brooklyn, New York