• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESE-ME 4 SHKURT U NDA NGA JETA NE LAS VEGAS POETI AVNI MULAJ

February 4, 2013 by dgreca

Tre vjet të shkuara, me 4 shkurt 2010, u nda nga jeta në Lasvegas poeti dhe dramaturgu Avni Mulaj. Po e risjellim si homazh kujtese dhe nderimi përcjelljen që i bëri studuesi dhe përkthyesi Pirro Dollani, marrë nga arkivi i gazetës Dielli si dhe cikel poezish te po atij numri!I perjetshëm  kujtimi dhe vepra e poetit!(Dielli)/

 LUM AI PER KUJTIMIN QE LA PAS!

Nga Pirro Dollani/

 Askush nuk do të dëshironte të fliste në një tubim të tillë, askush! Dhe aq më pak kur objekt i kësaj fjale të përmortshme është miku ynë, babai, vëllai, bashkëshorti, njeriu dhe poeti Avni Mulaj! Vdekja është gjithnjë tragjike, madje kur është e parakohshme dhe kur merr njerëz të tillë si Avniu, ajo bëhet edhe më e papërballueshme. Eshtë kjo arsyeja, që pa i mbyllur sytë mirë, disa gazeta, revista këtu në Amerikë dhe Shqipëri filluan të botojnë artikuj mbi vdekjen e tij nën tituj të ndryshëm: Revista online “Bota Sot” me datë 4 shkurt, pikërisht ditën që Avniu u nda prej nesh, njoftoi lajmin nën titullin “Vdes dramaturgu Avni Mulaj.”

Revista “Voice of Albanians –Zëri i Shpiptarëve” po me date 4 Shkurt, botoi shkrimin me titull “Vdiq në Las Vegas “Poeti dhe dramaturgu i njohur shqiptar.”

Revista poetiko-letrare POETEKA, që botohot në Shqipëri, dhe shpërndahet në disa universitete të ndryshme të botës, në numrin e saj që sapo doli, i ka kushtuar 10 faqe krijimtarisë së Avniut me titull:Homazh për Avniun.

Edhe reagimi i miqve dhe i qarqeve letraro-artistike ka qenë i menjëhershëm. Nga shumë miq të mi, që janë njëherazi edhe miq të Avniut, kam marrë me dhjetëra mesazhe, dhe pikërisht pak çaste mbas vdekjes së tij. Më lejoni t’ju citoj disa prej tyre:

Poeti Arjan Leka, njëkohësisht edhe kryeredaktor i revistës POETEKA, më shkruan kështu për të: “Avniu ishte njeriu që kurrë nuk deshi të binte në sy!”

Shkrimtari Viktor Canosinaj: “Mbaj mend që më ka lexuar vëllimin e parë me poezi dhe ishte njeri tepër pozitiv. Pikërisht këta njerëz Zoti nuk i lë të jetojnë gjatë. Mister.”

Poeti Rudolf Marku shkruan kështu: “Lajmi për Avniun është tronditës. Një Poet dhe një Mik më pak, në këtë botë do të thotë më shumë banalitet dhe ligësi.”

Aktori Mirush Kabashi shkruam: “I qoftë i lehtë dheu; dhe i lumi ai për kujtimin që la!”

Mesazhe të kësaj natyre kanë cuar, edhe shumë shkrimtarë e artistë të tjerë, ndërmjet tyre, gazetari Dalip Greca, poetja Luljeta Lleshanaku, regjisori Saimir Kumbaro, shkrimtarët Zija Cela, Gjergj Vlashi, Moikom Zeqo, Met Dervishi, Hajg Zahariaj, Petraq Risto, etj. Por më lejoni të përmend edhe një herë fjalët lapidare të Mirush Kabashit: “dhe i lumi ai për kujtimin që la!!!” Vërtet: i lumi Avni për kujtimin që po lë!”

Këtë mëngjes më zgjoi zilja e telefonit. Ishte shkrimtari Pëllumb Kulla nga Nju Jorku. Mbasi më ngushëlloi edhe mua si shok e mik i Avniut dhe i Teutës, shtoi “më vjen keq që nuk mund të jem aty pranë Avniut, por të lutem thuaji Teutës, Ervinit e Sidit që në orën 10 të Nju Jorkut, që është ora 1 me të Las Vegasit, miqtë e tij këtu në Nju Jork,  të gjithë ne, do të jemi zemër e mendje aty me ju.”

C’magji kishte Avniu që njerëzit e cmojnë dhe e duan kaq shumë? Përvec talentit poetik e aftësisë për të kapur nuancat më të holla të ndjesisë njerëzore, ai kishte edhe një shpirt kaq bujar, delikat e njerëzor, e ishte kaq paqësor saqë po të ishte Presidenti i Shqipërisë, pa dyshim partitë politike në Shqipëri e Kosovë do t’i shihnim duke u puthur me njëra-tjetrën! Kur punonte në teatrin e Durrësit si libretist, ai ishte debulesa e aktoreve të bukura.  Dhe kur Avniu nuk ua varte, ato shkonin ankoheshin tek Teuta për indiferentizmin që tregonte ndaj tyre. Do të thoni ju pse nuk ua varte? Sepse Avniu zemrën ua kishte dhënë dy dashurive: Poezisë dhe Teutës! (Njerëzit që e njohin Avniun me mirë sesa unë, thonë që përvec këtyre dy dashurive, Avniu kishte edhe pikturën e shahun! Ai ishte një piktor e shahist i shkëlqyer!)  Ja si shkruan në një poezi që i ka kushtuar Teutës, një poezi që ka vetëm tri vargje, por që nga ngarkesa emocionale ka peshën e një poeme dashurie:

 

Mrekullitë mbeten gjithmonë Shtatë,

Për shkak të ligjit të rotacionit,

Teuta, mrekullia ime e tetë, konstante!

Në një poezi tjetër dashurie, këtu jam i paaftë të them nëse ia ka kushtuar Teutës, Poezisë, Pikturës, Shahut, apo ndonjë tjetre, psh. Frides “së shkretë” që qysh prej 10 vjetësh Avniu e mbajti me shpresa (ndoshta gënjeshtra!!!) se do t’i bënte një vjershë. Poezia mban titullin:

 

Për të gjithë kafazet

 

Pse kërkon të më mbyllësh në kafaz e dashur

Kafaz me shufra hekuri të rëndë

Më kot e ke, unë hekurat i zbus

Dal jashtë dhe ti prap brenda më gjen.

 

Si poet Avniu ka botuar 7 libra me poezi dhe ka shkruar 2 drama, njëra nga të cilat “Gërsheti i Luftrave” që i kushtohet Shote Galicës, eshtë shfaqur shumë herë në Televizionin shqiptar. Avniu bë i njohur si poet i talentuar qysh me veprën e parë poetike “Valbona e Kaltër” që e botoi kur ishte 24 vjec. Përmes librit të tij, Valbona u bë simboli i bukurisë shqiptare, simbol i natyrës dhe i shpirtit njerëzor. Pas këtij botimi emri Valbona u bë shumë popullor, brenda e jashtë vendit.

 

Edhe pse Avniu ka qenë i rrethuar gjithnjë nga dashuria e miqve, e shokëve, dhe e lexuesve të tij, përsëri durrsakët, sidomos djemuria e dikurshme, janë njëcikë prishaqejf dhe të prekur në sedër që ky djalosh simpatik, ashtu sic në legjendat e lashta shqiptare e si në eposin e kreshnikëve, zbret nga bjeshkët e kaltra, kapton nëntë male e fusha, nëntë lumenj, liqene e ujëvare e zbret në Durrës e u rrëmben durrsakeve vajzën më të bukur, pikërisht atë që mban edhe emrin e mbretëreshës ilire, Teuta.

 

Për Avniun mund të flasësh pa fund, jo vetëm për jetën, por edhe për qëndrimin stoik gjatë sëmundjes së flamosur që e ndau prej nesh. Ai iku nga kjo jetë ashtu i qetë, pa u ankuar, pa bezdisur askënd. Pikërisht ashtu sic edhe jetoi cdo sekondë të jetës së tij. Por a iku vërtet?. . .

Një pjesë e tij vërtet do të iki, por shpirti, zemra, ndjenjat, emocionet, zëri e fjalët e tij, dashurinë për jetën, miqtë, Teutën, Ervinin, Sidin, për Shqipërinë dhe Kosovën që aq shumë e donte, do të mbesin gjithnjë me ne. Ja, mjafton të zgjatim dorën e të hapim librat e tij, “ai do të zbresë e do jetë përherë me ne.”

“Lum ai për kujtimin që po lë pas!” Las Vegas, 6 shkurt 2010

 

Avni Mulaj

SERUM

 

Pikë pikë

Kur asidentalisht ndalon

Një bip alarmon ajrin

 

Vena  e njerëzimit

Kërkon ndihmë.

 

 

DITË NË SPITALIN SUNRISE

 

Krevat i ngushtë plot butona, sinjale

Si shtrat topi kundërajror.

 

 

 

DHOMË PACIENTI NË SPITALIN SUNRISE

 

Gjithë kohës dera gjysëm hapur

lëvizje bluzash të bardha

Karroca me kazanë gjellësh

Barrela emergjence, nën carcaf: njeriu

S`duket asgjë prej tij, veç forma

Dikur dikush bërtiti fort:

A keni derë në shtëpinë tuaj?

 

 

 

LULE TË FRESKËTA TE KOMODINA

 

Bob Shuman, më gjeti në gjumë

La te komodina dy-tri lule të freskëta

Dhe një urim  me shkrim dore

Mbi një kartolinë të improvizuar

Me një copë kartoni.

 

 

 

 

 

 

 

 

MALL PËR DURRËSIN

 

Ika larg s’di si ika

Një udhë tjetër digu larg

Me ty në mendje Durrës

Hepohem, kreshpohem sa s’bi.

 

Kur befas ti më mban-

Vegim I vagullt lumturues

Endërr, zgjëndërr drejtpeshues.

 

Kur të kthehem

 

Si nga dëshirë e ëmbël për të vdekur

Le të shtrihem në supeduart – vig.

 

Gjithkund u mbajta fort, s’rashë,

Aty symbyllur le të bie.

 

 

LEJOME

(Kosovës time të lirë)

 

Mbi kokën e lartë krenare

Të vë kurorën e lirisë-

Lejomë.

 

Martirëve panumër

T’u bie në gjunjë

Lejomë

 

Lejomë

të vdes e të ringjallem

Në gazmendin e sharkive

 

Të mbaj plisin tënd të bardhë

Të krenohem me ty

Lejomë

 

Të mbaj zemrën tënde

Mes duarsh pishtar

Të çoj shekujve lajmin e fitores

 

Lejomë!

E DESHA NJE VATER

 

E desha një vatër me Diell, si Dielli

Frymë Perëndie që s’e le të shuhet,

Flakë që rritën në qiell prej shkëndijash,

Duar-zemra pleksur, trazuar si urët.

 

Një vatër fjale shqipe të magjishme,

Një vatër urtësie prej Rilindasish,

Një vatër besëlidhje gjaku, vëllazërimi,

Ideali kombëtar- yll i zjarrtë që ndrit.

 

Një vatër korifejsh-maj’ e lavdisë,

Një Nol, një Fishtë, një Konicë, një Kadare,

Një vatër –tempull i mirësisë, shënjtërisë,

Një Nënë Terezë-gjith mrekullia mbi dhe.

 

Një vatër gjith rrethore Dibre, Çamërie, Kosove,

Sofër përplot shtruar në gosti natyre,

Vargmale, lumenj, detra, liqene përrallore,

Katër stinë-tablo pikture të përkryer.

 

E desha një vatër ku të mos ndjehem vetëm

Rrezet t’i nis me shpejtësinë e dritës,

Një vatër-flakadan-një shekulli termetesh

Si “Vatra”- shqipja jonë e Amerikës.

 

Disa nga titujt e veprave të poetit Avni Mulaj

  • Valbona e kaltër                                         poezi 1974
  • Orët e mia                                                   poezi 1976
  • Currila                                                                  poezi 1978
  • Sirena të qytetit tim                                              poezi 1984
  • Gërsheti luftrave                                         dramё   1985
  • Serish galicët                                                        dramё    1998
  • Versionet e botёve                                                poezi      2003
  • Njeriu shkurtabiq me dërrasën e gjatë mbi sup             poezi      2008
  • Flamujt e kopshtit                                                poezi     2009

 Veç titujve të sipërshënuar krijimtaria e tij poetike është botuar periodikisht në

“Zëri i Rinisë”, Studenti”, “Drita”, “Nëntori”, “Albania e Vogël”, “Poeteka”, “Dielli”, “Illyria” etj.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Avni Mulaj, dalip greca, Pirro Dollani

MEHILL VELAJ: JU TREGOJ SI U BË ME SHTËPI TË RE FAMILJA E POETIT TË NDJERË, TAHIR DESKU

February 2, 2013 by dgreca

Një shembull që ia vlen të publikohet: Shkrimtari Mhill Velaj në SHBA, mblodhi kontribute në Kosovë dhe Amerikë dhe gëzoi me shtëpi të re familjen e poetit të ndjerë, Tahir Desku në Prishtinë. A mund të ndihmohen edhe familje të tjera të varfëra? Çoni ndërmend shënjtëreshën me gjak shqiptar, Nënë Terezën, që nuk u tërhoq kurrë nga ushtria e madhe e të varfërve dhe e të sëmurëve. Deklarata e saj: “Do t’i shërojmë të gjithë, Një e nga Një”, duhet të na e nxisë kurajon dhe vendosmërinë…/

DIELLI/

 Me iniciativën  e aktivistit të komunitetit shqiptaro –amerikan, shkrimtari , poeti dhe publicisti  Mëhill Velaj, ndërmori një aksion për blerjen e një banese në Prishtinë për familen e shkrimtarit të njohur, bohemit,Tahir Desku, ish kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, autor i disa librave, gazetar i disa gazetave të kohës, kontribues në gazetat “Dielli” e ”Illyria” ne SHBA, ka ushtruar shume funksione te ndryshme në institucione kulturore të Kosovës. Poeti Desku jetoi disa vite në SHBA.U kthye në atdhe për t’u  bërë pjesëtar i UÇK, reporter në vijë të parë të luftës. Në atdhe e gjeti vdekja në një aksident automobilistik.

Familja gjashtë anëtarëshe e Tahir Deskut ka pasur nevojë për një strehë banimi dhe kjo u arrit në sajë të angazhimit të zotit Mhill Velaj dhe Shqiptarëve të Amerikës dhe Kosovës që familja Desku sot të gëzojnë një banesë 60 metra katrore në zemër të Prishtinës.  Shumë nga ata që e dëgjuan Mhill Velaj të endej nëpër komunitet duke u mbushur mendjen bashkadhetarëve se kjo nismë mund të realizohej, patën shprehur mosbesim se mund t’ia arrinte, por z. Velaj me qetësinë dhe vendosmërinë e tij arriti që t’i bindë se kjo ishte e mundshme. Ai u tregoi bashkadhetarëve faktin se kjo familje jetonte skajshmërisht keq dhe ishte e pa strehë.Si mund të lihej në atë gjendje familja e poetit që sakrifikuar gjatë Luftës?

Velaj nuk e akuzon askënd, as shokët e luftës as Shtetin e Kosovës se sic thotë ai janë të varfër për momentin.Mblodhi si bleta nektarin familje në familje dhe ia doli që të grumbullojë shumën e nevojshme për  blerjen e një banese në Prishtinë, gjë që e gëzoje shumë familjen e të ndjerit Tahir Deskut. Shtëpia u ble në një zonë të mirë, në qendër të Prishtinës.Velaj i falenderon të gjithë ata që kontribuan me shuma të mëdha e shuma të vogla parash.Me rëndësi eshte fakti se u arrit qëllimi i caktuar.Pa bërë shumë zhurmë e bujë, me durim dhe ashtu heshturazi Velaj trokiti në zemrat e bashkatdhetarëve dhe ia arriti qëllimit.Edhe kur e kundërshtonin qëllimin e tij ai nuk ndalej, por vazhdonte trokiste tek të tjerët. Sot ndjehet i kënaqur që ka arritur të bëjë dicka për një familje që jetonte në kushte tepër të vështira. Këtu në SHBA ,Velaj falenderon të gjithë ata që kontribuan emër për emër. Një falenderim të vecantë ai ia drejton famullitarit të Kishës Zoja e Shkodres ne NY, Don Pjeter Popaj, i cili bëri të mundur që në Kishën Katolike shqiptare të bëhej një fushatë per t’i ardhur ne dnihme familjes Desku. Velaj falenderon të gjithë personat që e përkrahën. Ai informon gazetën Dielli se një pjesë të mirë të të hollave, gati një të tretën, i mblodhi në Kosovë . Bashkeshortja (e veja) e Tahir Deskut kishte kursyer 8000 Euro dhe u tregua e gatshme që t’ia dorzonte të gjitha z. Velaj, shumë së cilës ai i shtoi ndihmat që mblodhi. Mëhilli tërhoqi në këtë nismë edhe shumë të tjerë, të cilët u bënë pjesë të këtij aksioni humanitar. Në Klinë të  Kosovës ai ngriti një komision, që i dhe ndihmë të konsiderueshme në nismën e e ndërmarrë. Të gjithë i falenderon që iu bashkëngjitën dhe e ndihmuan dhe nuk kursyen kohën dhe mundin. I falenderon të gjithe ata: Sejdi Raci,Kolë Prenaj,Aziz Desku e Miftar Krasniqi.

E pyetur ne telefon nga gazeta Dielli, zonja Hajrie Desku, se çfarë kishte për të thënë për ata që e bënë me shtëpi të re, ajo u shpreh ; I falenderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuan në këtë aksion dhe e bënë të lumtur familjen time dhe sot falë Zotit dhe mirësisë të njerëzve me shpirt të mirë, e kemi një banesë në Prishtinë dhe më duket se po m’i lehtëson vuajtjet që kam përjetuar.Mëhill Velaj u gjet tamam si prind në familjen tonë dhe vërtetoi dhe njëherë se Tahir Desku nuk ka vdekur por jeton në zemrat e miqëve e dashamirëve të tij.

Ndërsa vajza e Tahir Deskut, 13 vjeçarja Fitore, u shpreh përmes telefonit: – Nuk gjejë fjalët e duhura për t’iu falenderuar të dashur bashkëkombas,miq të babait tim.Kurrë nuk do t’i harroi shokët e babait,unë sot jam fëmijë i lumtur si shokët e shoqet e mia,kam një kënd në banesë ku mund të fle, të luaj e të mësoj.

Arbëri, djali i vetëm i kësaj familjeje e shprehu mirënjohjen me këto fjalë; Tani  jemi bindur se Zoti vonon po nuk harron, unë ndjehem i qet’, kam mundësi t’i vazhdoj studimet, miqtë e babait nuk do t’i harroj kurrë. Ndërsa, vajzat Ardiana,Valtrina dhe Mërgimja atë ditë kur telefonuam në familjen Desku kishin shkuar për vizitë në banesën e re, u shprehën për Gazetën DIELLI; Nipërit dhe mbesat e Tahirit do ta kenë një mundësi ma shumë për të ardhur në vizitë tek mamaja jonë, që na ka rritur dhe edukuar me shumë vështirësi.Njëherit falenderojmë  me shpirt dhe babaine ndjerë, me të cilin mburremi me veprat e tij.

Një shembull i veçantë ky i Mëhill Velajt, që të fut në mendime për fisnikërinë e e shpirtit njerëzor, që nuk sheh vetëm jetën e vet, të njeriut që mendon për të tjerët që nuk mund ta jetojnë jetën normalisht nga që nuk i kanë kushtet, qoftë ato më elmentaret. Mëhill Velaj duhet ta ndjejë shpirtin ngrohtë për miresinë që bëri sepse i dha mundësi që të jetojë normalisht; gëzoi anëtarët e saj, dhe mori mirënjohjen e dhe ebkimin  e tyre. Po sa familje të tilla ka në Kosovë e Shqipëri, Malësi e Luginë të Preshevës, në Maqedoni, kudo ku jeton gjaku ynë? Sa mirë do të ishte që ashtu si Mëhill Velaj t’ua paksonim pak nga pak vuajtjet! Ne shqiptarët duhet t’u ndihim bashkadhetarëve tane, sidomos atyre të Kosovës sepse ata kaluan një shekull vuajtjesh dhe Lufta për Liri, shumë nga ata ia ka lënë në varfëri. Po ata, të varfërit janë shumë. Do të thotë ndonjë që sheh vetëm hallet e jetën e vet. Po dhe ne jemi shumë këtu në Amerikë apo në Europë, sikur nga pak të dhurojmë, bëjmë mijëra dollarë. Humanizmi ynë duhet të orientohet e frymezohet nga trashëgimia që na la Nëna Jonë Terezë. Gjithë bota I mban në mendje mësimet e Shënjtëreshës sonë, Nënës së Përbotshme, me origjinë e gjak shqiptar. Si? Janë shumë?  Po ju sjell ndër mend Nënën Terezë, kur e pyetën në praninë e qindra e mijëra njerëzve rrugëve të gërbulur e të përfshirë nga sëmundjet e shumta , ajo deklaroi ; Do t’i shërojmë të gjithë, Një e nga Një.

Andaj dhe ne të gjithë me shembullin e Mëhill Velaj dhe me ndihmën e njerëzve me zemër të madhe t’i shërojmë dhe familjë të tjera që kanë po të njëjtin fat si kjo familje e Bohemit Tahir Desku.(Korresp i  Diellit)

Lista emerore e të gjithë Kontribuesve; Mëhill Velaj i ka ndarë në këtë mënyrë;

 

KONTRIBUT I ARTË;

 

Hajrie Desku,8000 euro

Sylejman Selimi ,2500 euro

Vëllezërit Bytyqi,3000 $

Hajdar Bajraktari,2000 euro

Familja “Pizza”,1500 $

Vezire e Ragip Krasniqi,1100 euro

Sejdi Raci, 1000 euro

Naim e Ardiana Musliu,1000 euro

Bujar Morina”Nora”,1000 euro

Lushe Gjuraj(motra e M.Velaj) 1100$

Burim Krasniqi,1100 $

Zef Balaj,1100 $

TE ARGJENTE;

Gjon Lleshaj, 1000 $

Dode Preçi Curanaj , 1000$

Halit Raci,1000$

Agim e Arianit Krasniqi ,1000$

Rrustem Gecaj,1000$

 

TE BRONZTE

 

“Benita” Kompani ,5oo$

“Ginza” Kline,500 $

Kole Cacaj,500$

Nike (Gjergji)Kalaj,500$

Luigj Shkreli,500$

Vuksan Vuksanaj,500$

Rame Shala,500$

Mark e Mhill Perlleshi,500$

Nikolle Vataj,500$

Hasan Racaj,500$

Nderim Balidemaj,5oo$

Imer Berisha,500$

Cene Krasniqi,500$

Syle Lajçi,500$

Shaqir Gashi,500$

Leon Gjonaj,500$

Xhevdet e Shefqet Ukaj,500$

Mark Gjonaj,500$

Martin Rrasi,500$

Tush Lleshaj,500$

NGA 300$

VESA TRAVEL,300$

Besim Malota,300$

“Agrobutrinti”Kline,300 euro

Islam Raci”Hotel”Ujevara”,300 euro

Gjeto Gjonlekaj,300 $

Leke Gojani,300$

Nga 25o$

Valdet Racaj,250$

Rasim Racaj,250$

Ismer Mjeku,250$

Muhamet Dautaj,250$

Nga 200$

Paloke Rudaj,200$

Ndoc Simolacaj,200$

Naim Krasniqi,200$

Vuksan Vataj,200$

Gjergj Dedevukaj,200$

Luan Berisha,200$

Pjeter Gashi,200$

Sinan Tafilaj,Kline,200 Euro

Flamur Mushkolaj,200 $

Pashk Berisha BKB,200$

Sylejman Gashi,Kline,150 euro

 

DHURUES ME NGA 100$,60$,50$,40$,30$ e 20$

 

Leke e Pashko Gojçaj

Zef Selca

Agim Thaqi

Shaqir Krasniqi

Viktor Curanaj

Selim Balidemaj

Hasan Berisha

Beqir Balidemaj

Sinan Kamberaj

Sylejman Gashi

Avdi Gjini

Pal e Margita Ndrecaj

Xheladin Shala

Mikel Mataj

Perparim Krasniqi

Mirvad Musaj

Anton Gjokaj

Fadil Lipaj

Leke e Gjon Duhanaj

Don Anton Kqiraj

Armens Shaba

Sami Gashi

Haxhi Gashi

Janez Krasniqi

Gjergj Karaqi

Mark Shkreli

Prend Ndoja

Fran Shala

Prel Sinishtaj

Zef P.Curanaj

Adnan Memeti

Brahim Desku,  Kline

Baci Petroll,Kline

Bytyqi company,Kline

Avdi Abazi,Kline

Pren Prenaj,Kline

Pren Hicimi,Kline

Fidanishtja “Bytyqi”Kline

Zef Perndoca

Nail Spahiu

Bruno Selimaj

Memet Raci

Driton Gecaj

Selman Ukaj

Nikolle Juncaj

Gjon Sylaj

Preke Curanaj

Valmir Kuqi

Hil Popaj

Filip Uka

Fran Selca

Kristofer ?

Xhevdet Gashi

Halit Gjocaj

Isuf Nezaj

Sami Shaba

Faik Berisha

Anton Ulaj

Pashk Bytyqi

Preke Vataj

Syle Berisha Kline

Gjin Duhanaj,Kline

Gjoke Prenaj,Kline

Dr. Augustin Selmanaj,Kline

Muhamet Desku,Kline

Shefqet A.Desku,Kline

Dalip Greca

Agim Rexhaj

Ramiz Muja

Gjon Buçaj

Arben Berisha

Rame Osmanaj

Nikolle Curanaj

Nikolle Grishaj

Nikolle Gj. Curanaj

Kreshnik Smajlaj

Veton Gojani

Augustin Cutaj

Franush Kciraj

Vasel Shkreli

Gjelosh Vukaj

Rrok T.Selca

Kanto Elezaj

Ilir Shala

Fehmi Gashi

Llesh Smajlaj

Leke Rukaj

Vjeko Cotaj

Gjoke Gojçaj

Tome Gojçaj

Gjoke Selca

 

Filed Under: Kulture Tagged With: dalip greca, dielli, me shtepi, Mhill velaj, si u be, tahir desku, te re

POSTA E DIELLIT-FALENDERIME- INFORMIM-POSTA

February 1, 2013 by dgreca

VATRANI, MUSTAFË ELEZI DHUROI $1000.00/

 Rekordin për dhurime jashtë fushatave e mban Mehmet Kadria me 2 mijë dollarë/

Mustafë Elezi, banues në Yonkers, New York, është një ndër vatranët më të vjetër të Federatës VATRA dhe anëtar i Këshillit. Çdo vit ai sjellë një dhuratë, ndryshe nga të tjerët, që paguajnë vetëm anëtarësinë. Në vend të anëtarësimit prej 100 dollarë apo $160, ai dërgon Çekun me 1000 dollarë. Edhe për këtë vit, ai respektoi traditën që ka nisë me dëshirën e tij të mirë, që Vatra dhe Dielli të mos shuhen. Dhe nëse do të vepronin edhe shumë vatranë të tjerë si z. Mustafë Elezi, Vatra dhe Dielli do ta kishin më të lehtë mbijetesën. Sa për kurreshtje të lexuesëve, Mustafë Elezi nuk është biznesmen, përkundrazi, është pensionist. Çekun e solli në Vatër Miku i Mustafës, vatrani Zef Përndocaj.

E falenderojmë publikishte zotin Mustafë Elezi dhe i urojmë shëndet! Faleminderit atdhetar! Vatra dhe vatranët ta paçin hua!

Kujtojmë se bashkadhetari ynë nga Kosova, vatrani Mehmet Kadria, dhuroi në mbyllje të vitit 2012 dy mijë dollarë për Vatrën! Ai, në një farë mënyre, mban rekordin e dhurimeve, jashtë fushatave.

Bashkadhetarë, mbështeteni Vatrën sepse kështu mbështesni çështjen tonë Kombëtare! Vatra mbijeton nga anëtarësi simbolike dhe dhurimet!

 

  RUSTEM GECAJ DHUROI $1500 PËR DIELLIN

 

Biznesmeni dhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar, z. Rrustem Gecaj dhuroi për gazetën DIELLI një çek me 1500 dollarë. Nuk është hera e parë që z. Rruestem Gecaj kontribuon për Vatrën dhe gazetën e saj Dielli. Edhe gjatë 100 vjetorit të Vatrës dhe në fushata të tjera, ai ka qenë bujar me VATRËN dhe Diellin. Faleminderit z. Gecaj!

Le të shpresojmë se edhe biznesmenë të tjerë do të tregohen bujarë me Vatrën, shoqatën më të vjetër të shqiptarëve në Amerikë dhe në të gjithë Botën. Vatra dhe Dielli kanë mbijetuar vetëm falë bujarisë të shqiptarëve atdhetarë!

 

  PROF. Dr. ANDREA SHUNDI DËRGOI $ 200

 

Prof. Dr. Andrea Shundi, i njohur në fushën e botimeve, i cili ka tre vjet që është anëtarësuar në Vatër, këtë herë dërgoi 200 dollarë, pra përveç anëtarësisë dha 100 dollarë dhurim për Vatrën.

Prof. Dr. Andrea Shundi ka botuar 42 libra për agronominë me gjithsej 9600 faqe, nga të cilët gjashtë për vreshtarinë-verëtarinë gjatë viteve 2003-2010.     Bashkëorganizues i nëntë seminareve mbarëkombëtare dhe kumtues në pesë seminare ndërkombëtare për vreshtarinë-verëtarinë në vitet ‘2000.  Libri i tij “Ëisdom from Vine and Ëine” me 600 fjalë të urta nga brumi shqiptar, të shkruara në shqip dhe anglisht, së bashku me shtjellimet agronomike dhe enologjike për to, doli në qarkullim në nëntor 2011. Dashamirësit e rrushit dhe të verës, adhuruesit e folklorit do të mësojnë shumë të reja me vlerë nga ky libër.

Prof. Shundi mban Urdhrin “Mjeshtër i Madh” të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Qysh nga viti 1999 banon në SHBA (Chapel Hill, North Carolina), me adresë e-maili andreashundi@hotmail.com.

E falenderojmë për dhuratën  Prof. Dr. Andrea Shundi.

Po nga $ 200 kanë dërguar edhe vatranët Hidai Bregu nga Chikago dhe Agim Mujaj nga New Yorku.

 

  MBËSHTETËN DIELLIN

 

Falenderojmë të gjithë ata që dërguan çeqe në mbështetje të DIELLIT: Ylli Cakani $500, dr. Gjon Buçaj $300, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës $300, Jonuz & Cezar  Ndreu $250, Sejdi Husenaj $ 250, Agim Rexhaj $ 300, Motrat Qiriazi $200, Hasan Ademaj $350, Ahmet Hoti $ 300, Dedë Dedvukaj $200,Kolec Ndoja, kryetar i degës së parë të Vatrës të Florida, $300, etj.

Një falenderim i veçantë i shkon degës së Vatrës në Michigan, e cila dha një kontribut të veçantë në numrin special të 28 Nëntorit. E mbështetën Diellin me nga 300 dollarë, Kisha Katolike Shën Pali me famullitar Don Fran Kola,   Alfons Grishaj, Mondi Rakaj, Ekrem Bardha, Petrit Dodaj, Mënyr Nazifi, Valentin Lumaj,Familja Qafa, Gjeto Ivezaj etj.

Një kontribut të veçantë ka dhënë për gazetën Dielli edhe dr. Skënder Murtezani, i cili përveç dhurimeve të veta, ka gjetë abonentë jashtë Amerikës për Diellin.

Kohët e fundit, ai ka dërguar pesë abonentë nga Zvicra. Ata janë: Naim Murtezani, Kujtim Shabani, Arton Farezi, Idriz Sulejmani, Ramiz Shaqiri, të cilët dërguan pagesën vjetore prej 100 dollarësh.

 

PAGUAN ANËTARËSINË DHE ABONIMIN E DIELLIT

 

Anëtarësinë e Vatrës dhe abonimin e Diellit e paguan: Zef, Bibë dhe Alebert Përnoca, Zef  Balaj, Adnan Mehmeti, Ndrec Gjergji, Sabri Dani, Zef Gj Berisha, Ismer Mjeku, Genti Miho me banim në Virginia dërgoi anëtërsimin për herë të parë në Vatër; edhe Xhemal Bardhoshi nga Pensilvania u anëtarësua në Vatër,

Ramiz Martini dërgoi 100 dollarë për Diellin, Zymer Berisha e ka dërguar anëtarësinë për vitin 2013, vatrani Halit Shpuza  dërgoi $160 për vitin 2013, Muharrem Hardolli e dërgoi anëtarësimin për vitin 2013, Edward Buçaj dërgoi $100, familja e të ndjerit Zef Suti dërgoi 150 dollarë, 300 dollarë për tre anëtarësime të reja dërgoi nga Michigani Mondi Rakaj.

Paguan gazetën Dielli për vitin edhe: Petrit Spiro, Latif Sharka, Ilia Demo. I falenderojmë të gjithë dhe lusim të tjerët që të nisin çeqet për anëtarësinë dhe abonimin në gazetë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që nuk e kanë dërguar abonimin e Diellit as për vitin e shkuar do t’u ndërpritet dërgimi i gazetës.

Dhuruesit janë të mirëpritur për akte atdhetarie!

Çeqet i paguhen: Pay to: VATRA.

Adresa ku dërgohen:

VATRA

2437 Sothern BLVD

BRONX, NY 10458

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, Posta e Diellit

TONY NOJ PRENDUSHI, PAQE DHE DASHURI NË SHKODËR

January 31, 2013 by dgreca

Ne Foto: Tony Prendushi me Motart e Kuvendit “Nene Tereza”, Shkoder -tetor 2012/

Po shkëpusim nga arkivi i Diellit, përcjelljen që i patëm bërë botimit të librit ” Paqe dhe dashuni” të autorit Tony Noj Prendushi, kur ai doli nga botimi:” Nuk është vetëm titulli, as ballina e librit dhe ai pëllumbi i bardhe, që ka hapur krahët në krye të ballinës, që përcjellin paqe, dashuri e shpresë, por në tërësinë e vet, i gjithë libri “Paqe dhe dashuni” i bashkatdhetarit tonë me banim në Santa Rosa, California, Tony Noj Prendushi, mbizoterohet nga këto mesazhe.Edhe kur përshkruan rrugën e ferrit, siç ishte ajo e diktaturës komuniste, ku edhe ai vetë u vu në shënjestër, Tony nuk shpërthen në urrejtje, ai vetëm informon, duke ruajtur masën e rrëfimit. Libri i tij është edhe një dëshmi për kohën absurde të instalimit të diktaturës komuniste. “Paqe dhe dashuni” i përkushtohet “Te lumnuemes Nanë Tereza e Kalkutës dhe Robert H. Frowick, ambasador i paqes”. Autori i librit ka arritur që rrëfimin ta fus ne rezonancë me lexuesin. Duke shfletuar faqet e librit, nga faqja e pare deri tek e fundit, e 199-ta, përfshi dhe korrespodencën dhe fotografitë qe i bëjnë me te prekshme kujtimet e jetës se tij, të imponon natyrshëm emocione te fuqishme. Lexuesi kalon nga një gjendje emocionale në tjetrën. Fillimisht Tony na merr për dore dhe na çon në Shkodrën Loce, ku njihemi me familjen e tij, jo e pasun, por punëtore, ishin katër vëllezër dhe një motër: Pali, Marku, Ndoj, Pjetri dhe Marija ma e vogla.”…

Shpirti i mërguar i intelektualit Tony Noj Prendushi, për dekada të tëra rënkoi nga malli dhe dashuri për qytetin, ku lindi, por kthimi i ishte ndaluar. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste ai shkoi dhe u cmall. Jo vetëm kaq, por edhe ndihmoi me të gjitha mundësitë e tij, dërgoi ndihma, veshje dhe pajisje për spitalet. Dikur coi dhe një symbol, që e ruante për më shumë se një gjysëm shekulli, Flamurin kuq e zi që kishte udhëhequr rininë nacionaliste shkodrane në demonstratën e 27 korrikut 1943, në Shkodër. Flamurin ia dhuroi Muzeut historik të Shkodrës. Drejtori, Fatmir Juka, e falenderoi publikisht, duke ia dhënë mirënjohjen me një dëshmi zyrtare.

Ishte pikërisht Shkodra loce ajo që e ftoi sërish atë që të ishte mysafir në shtëpinë e vet, në qytetin e  lindjes, në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë për të promovuar librin “Paqe dhe dashuni”.

Sapo mbërriti në qytetin e tij të dashur, z. Prendushi ishte mysafir në disa nga qendrat kryesore të qytetit, përfshirë ato fetare dhe shtetërore. Një takim plot mbresa ishte ai që u zhvillua në zyrën e klerit Muhamedan, ku u takua me Imam Muhamet Sytari. Biseda përcolli mesazhe paqeje dhe dashurie. Më pas shkoi për vizita kortezie dhe biseda me përfaqësues të Arqipeshkëvisë katolike, me Fretnit Fraceskanë, me murgeshat e Misionit të Nënë Terezës etj. Ende i ka të forta emocionet dhe vlerësimet maksimale për punën dhe shërbimin e jashtzakonshëm humanitarë të Murgeshave, të cilat përkujdesen aq shumë për të sëmurët, të pamundërit fizkisht apo mendërisht.

Një takim mes miqësh ishte edhe ai që u zhvillua në zyrat e Këshillit të Qarkut Shkodër, ku z. Prendushi u prit nga Kryetari Maxhit Cungu. Biseda u zhvillua rreth Shkodrës, zhvillimeve të saj, problemeve dhe më pas u kalua tek vizita e autorit dhe promovimit të librit ”Paqë dhe Dashuni”. Z. Cungu sugjeroi që promovimi të bëhej në një qendër të njohur të kulturës së qytetit, sic ishte biblioteka.

Takimi me drejtorin e bibliotekës së qytetit, z. Gjovalin Cuni, i ka lënë mbresa z. Prendushi. Ai u tregua i gatshëm që në mjediset e bibliotekës, të organizohej promovimi i librit dhe një ekspozitë me fotografi nga aktiviteti i z. Prendushi, pasqyruar edhe në libër, si dhe një sallë për organizimin e një koktejli për pjesmarrësit në promovim.

Një grup intelektualësh të qytetit, u treguan të gatshëm për të kontribuar në këtë veprimtari. Ndër ta përmendim Prof. Hasan Leka, Prof. dr. Ahmet Osja, Luk Shestani, si dhe Armando, djali i Marjanës, mbesës të Nojit. U përgatit programi, u dërguan ftesat, ndihmuan Televizionet dhe Radio Marija.

Ndërkohë që Tony Noj Prendushi kreu edhe vizita në Tiranë, takoi e falenderoi miq që po ndihmonin në ekpsozimin dhe përhapjen e librit. Miku i tij, Ridvan Bushati, nipi i Mustafa Bushatit, e shoqëroi me makinën e tij kudo që shkoi. Në Tiranë u takua me Arqipeshkvin e Dioqezit  Durrës-Tiranë dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, me të cilin ka njohje të hershme, që në rini.

Një grup mjekësh, që Tony i pat ftuar për specializim në Santa Rosa, në shenjë falenderimi, shtruan një drekë. Një pjesë e tyre në ditën e promovimit të librit në Shkodër ishin të pranishëm.

Shkodra ishte zbukuruar hijshëm për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, për festën e madhe të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Tony u cmall me të, edhe pse malli mbetet i përhershëm. Mbresa të jashtzakonshme i la atij edhe Festa e Zojës së Shkodrës, që shkodranët katolikë e festojnë për cdo vit. Pikërisht në atë atmosferë festive u bë edhe promovimi i librit “Paqe dhe dashuni”.

Promovimi u organizua në Bibliotekën e qytetit”Marin Barleti”, me 13 tetor të vitit që shkoi.Pjesmarrësit u pritën nga autori i librit, Tony Noj Prendushi. Takimin promovues e hapi Prof. Hasan Leka dhe më pas folën disa nga pjesmarërsit, si: Kryetari i Këshillit të Qarkut, Maxhid Cungu, Prof. Dr. Ahmet Osja, Përfaqësuesi i Argjipeshkëvisë të Shkodrës, Gjovalin Suka, Tanush Mulleti, ardhur nga Tirana, si dhe meshtari i persekutuar në burgjet komuniste, Dom Gjergj Simoni.

Të gjithë thanë fjalë shumë të mira për librin dhe autorin Tony Noj Prendushi. Prof. Dr. Ahmet Osja, ndër të tjera tha” Cildo që gjendet para librit”Paqë dhe Dashuni”, me autor Tony Noj Prendushi, do të ketë privilegjin të informohet në nivel të lartë për më shumë cfar ka ndodhë për 70 vjet në vendin tonë.Autori me vullnet , kopetencë e vërtetësi të lartë, ofron sot para lexuesit këtë vepër si thirrje për t’u informuar për shumë cfar ka rënduar në ndërgjegjen e shumkujt.Autori i përkushtuar me dhimbje për të gjitha ato që jetoi në moshën e re në vendin e tij, ofron një material të rëndësishëm në veprimtarinë e tij për atdheun, në Europë dhe në Amerikë.Shkruan për shumë miq dhe shokë, gjatë kohës punoi me ta, u ndihmua nga ata për të bërë prezent gjithëcfarë iu bënë padrejtësisht bashkëvëllezërve shqiptarë në 100 vjetorin e pavarësisë, autori i afron lexuesit këtë libër të shkruar me kujdes, vërtetësi dhe dashuri, për vendin dhe njerëzit e mirë, që e duan dhe punojnë për vendin e tyre…”.

Gjatë promovimit pjesmarrësit patën mundësi që të ndiqnin pamje të filmuara , ku delegacioni amerikan me Tony Noj Prendushin , që për tre vite sollën ndihma të ndryshme, pajisje mjeksore për spitale, farna të ndryshme për bujqësinë, ushqime, ndihma për qendrat konviktore etj.

Autori i librit, në fjalën e tij falenderoi pjesmarrësit, folësit dhe organizatorët e këtij promovimi.

Pjesmarrësit në promovim ishin të shumtë. Autori ndjehet ngushtë se nuk mund t’i përmend të gjithë, por i falenderon të gjithë dhe vecon edhe pjesmarrjen e dy murgeshave nga Kuvendi Nana Terezë, po ashtu vecon ardhjen e Filip Guraziut, i cili në vitet 1991-92, ishte kryetar i Bashkisë së Shkodrës dhe i dha një ndihmë të jashtzakonshme Tony Noj Prendushit për shpërndarjen e ndihmave që i kishte sjellë nga larg; kishte aty në promovim shumë prej ish të përndjekurëve politik dhe familjet e tyre, Televizionet e Shkodrës që për dy ditë e trasmetuan ngjarjen për publikun.

Falenderim i vecantë shkon për ata që e ndihmuan pa u kursyer dhe e mirpritën;  Imzot Rrok Mirdita, Hasan Leka, Ahmet Osja, Luk Shestani, Maxhid Cungu, Gjovalin Cuni, Rdvan Bushati, Filip Gurazezi dhe shumë të tjerë.

Libri është përgatitë edhe në gjuhën angleze dhe së shpejti do të dërgohet në shtypshkronjë.Autori ka sjelle në shtëpinë e tij në Santa Rosa rreth 500 libra.

Që të mos ju mungojë në bibliotekat tuaja libri mund të porositet tek Tony Noj Prendushi. Telefononi në :707-546-1718

***

Në libër ka shumë ngjarje interesante, Tony rrëfen aventurën e tij me këtë rast se si shkoi deri tek kazermat e batalionit “Skanderbeg”, por qe pa fat, batalioni ishte larguar. Me pas vijnë ngjarjet e fundit te luftës; dorëzimi i nacionalisteve me ligjet e rrejshme te komunisteve dhe burgosja apo pushkatimi i tyre. Po si rrjedh me tej jeta e Tony Prendushit, qe kaloi nga shkolla e fshatit ku jepte mësim, ne Normalen e Elbasanit, fyerjet e te rinjve komuniste: “Ju te veriut jeni reaksionar”, ikja nga shkolla, kalvari i gjate, dashuria me vajzën e zemrës, arratisja bashkë me të, liria ne Perëndim, aktiviteti humanitar ne ndihme te popullit shqiptar, miqësia me ambasadorin amerikan Robert H.Frowik, te gjitha këto do t’i gjeni tek libri i Tony Ndoj Prendushi “Paqe dhe dashuni”. Porositeni librin – Tel- 707- 546-1718.(D alip Greca)-Botoi Dielli-Janar 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: dalip greca, ne shkoder, Paqe e dashuni, Toni Noj Prendushi

SHQIPTARËT E AMERIKËS PROTESTUAN PARA OKB-së PËR TË DREJTAT E MOHUARA TË SHQIPTARËVE NË LUGINËN E PRESHEVËS

January 28, 2013 by dgreca

Komisioni organizator ka dërguar me këtë rast një Memorandum në drejtim të Kombeve të Bashkuara, Administratës amerikane, Senatiti dhe Kongresit Amerikan, organizatave ndërkombëtare  për Liritë e të Drejtat e Njeriut etj./

Ashtu siç ishte paralajmëruar, të hënën, 28 Janar 2013, prej orës 11:00 deri në orën 14:00 para selisë së OKB-së në Nju Jork, u organizua një protestë për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Protesta kishte ditë që përgatitej. Pas dy takimeve në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i dyti u organizua të dielën me 27 Janar, ku dhe u diskutuan masat më të fundit për realizimin e protestës si dhe memorandumin qe do t’u drejtohej zyrtareve amerikane. Kjo proteste erdhi si kundërshti me vendimin e autoriteteve serbe për të hequr përmendoren e UÇPMB-së në qendër të Preshvës dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Pas takimit të parë të organizuar në Shtëpinë e Vatrës, gazeta e Vatrës, Dielli, pat publikuar një thirrje drejtuar  shqiptarëve. Ne te shkruhej: “Bashkëdhetarë! Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë, jo vetëm për situatën e tensionuar të krijuar në Luginën e Preshevës pas ndërhyrjes brutale të makinës ushtarake policore serbe, që na kujton kohën e Millosheviçit, por edhe për mbarë çështjen tonë kombëtare. Serbët po tentojnë të marrin inisiativën dhe nga xhelatë po hiqen si viktima! Nuk njohin shtetin e Kosovës për minoritetin serb në Kosovë, nga ana tjetër u mohojnë të drejtat shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës.  Bashkatdhetare; Lereni pak orë punën dhe merrni pjesë në këtë protestë mbarëkombëtare. Jemi të gjithë shqiptarë të Preshevës në këto çaste tensioni. Le të protestojmë me kulturë dhe rregull!”.

Edhe pse moti ishte i pafavorshëm, binte shi dhe borë bashkë, frynte erë, por protesta u organizua, madje me rregull dhe disiplinë. Krahas organizatorëve nga Lugina e Preshevës, organizatat dhe shoqatat e komunitetit, ndihmuan që kjo protestë të përcillte mesazhe të qarta. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Fondacioni Plavë dhe Guci, Rrënjët Shqiptare, Shoqata Rugova, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane,  i dhanë tonin protestës. Të pranishëm në protestë ishin edhe diplomatët shqiptarë, Dritan Mishto Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York dhe Fatmir Zajmi, Konsull i Republikës së Kosovës në New York.

Mes protestuesëve kishte dhe studentë të shkollave amerikane. Protestuesit mbanin ndër duar parulla, që përcillnin mesazhet e protestës, si : “Serbia është duke nxitur një luftë tjetër Ballkanike” , “Nadl! Spastrimin Etnik!” , ” Daçiçi – Millosheviç – Daçiç = Fashist” , “Shqiptarët në Serbi, dëshirojnë të njëjtat të drejta si edhe ata të Serbisë në Kosovë ” ,  Serbia duhet t’i kthehet Paqes” etj…

Demonstrimin paqsor e ka hapur kryetari Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, z. Avni Mustafa, i cili përcolli mesazhin e qartë se”pa zgjidhur problemin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Serbia do ta ketë të mbyllur rrugën për në BE.”

Z. Avni Mustafa ishte drejtuesi i protestës. Ai ftoi në foltore radhazi folsëit, që përfaqësonin Shoqata dhe organizata të ndryshme politike dhe kulturore.

Një ndër organizatorët e protestës, Shaban Mehmeti, përcolli një mesazh të plotë të Partisë për veeprim Demokratik, me kryetar Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë. Në mesazh thuhej:” Tensionet e fundit në Preshevë rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së janë vetëm një segment i kompleksit të problemeve të rënda jetësore që janë pasojë e statusit të pazgjidhur politik të shqiptarëve në Luginën të Preshevës.Eshtë me rëndësi të theksohet se programi qeveritar i shkurtiti 2001 për zgjidhjen e krizës në rajonin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, që u përfshi në Marrëveshjen e Konçulit të 20 majit 2001, në pjesën më të madhe ngeli i parealizuar. Andaj edhe gjendja ekonomike jo që nuk u permisua, por më e rëndë se edhe gjatë regjimit të Millosheviqit. Kështuqë shkalla e papunësisë aktualisht është mbi 70 për qind kurse tëardhurat kombëtare për banorë janë rreth shtatë herë më të ulta se mesatarja përkatëse në nivel shtetërorë.
Në mesazhin që përcolli z. Mehmeti theksohej fakti se: në 12 vitet e kaluara shumë më pak u punua për integrimin e shqiptarëve në strukturat publike, ashtuqë në shumë institucione të nivelit lokal, rajonal dhe shtetërorë edhe më tutje nuk ka të punësuar shqiptarë, apo numëri i tyre është simbolik. Në periudhën 1999-2001 në kushte të luftës dhe gjendjes së jashtëzakonëshme u dëbuan mbi 10.000 Shqiptarë dhe shumica dërmuese e tyre ende nuk është kthyer në vatrat e tyre.
Mesazhi vijonte: Në Luginën e Preshevës ekzistojnë probleme serioze të qarkullimit të lirë, sepse në komunat e Preshevës dhe të Medvegjës, përveç rrugëve magjistrale që lidhin Preshevën me Gjilanin dhe Medvegjën me Prishtinën të gjitha rrugët e tjera lokale janë të mbyllura që nga Lufta e Kosovës.

Po ashtu problem mbetet moshapja e tri pikave të kalimit kufitar me maqedonië. Edhe pse vendimi është marrë që më 2005, asnjë pikë e tillë nuk është ndërtuar.

Aktualisht problem më I rëndë I shqiptarëve të të Luginës është shpërngulja dhe largimi i Shqipëtarëve nga vatrat e tyre, për shkak të dhunës shtetërore, që po ushtrohet në vazhdimësi që nga lufta në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës e gjer në këto ditë kur në vazhdimësi po i imponohet gjendje e jashtëzakonëshme me prezencë dhe dhunë të ushtruar të forcave speciale të policisë.
Ëështë shumë e qartë se qeveria e Serbisë në vend të plotësimit të obligimeve që dalin nga programi i saj për Luginën e Preshevës që u përkrah nga faktori ndërkombëtarë po imponon vetëm projekte dhe dhunë militare jo vetëm me largimin e dhunëshëm të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe provokimin e rëndë me anë të memorialit për policët special serb të vrarë gjatë kryengritjes së Shqiptarëve kundër represionit të regjimit të Millosheviqit, por edhe me ruajtjen e shumë minibazave të ushtrisë dhe xhandarmarisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore, edhe pse në afërsi të Bujanovcit u ndërtua baza ushtarake, e cila kushtoi më shumë se të gjitha projektet e infrastrukturave komunale dhe të veprimtarive publike në Preshevë dhe Bujanovc.
Mesazhi përfundonte me konsttaimin: ” Në këtë stuatë të rëndë , të angazhimit të pamjaftueshëm të bashkësisë ndërkombëtare, Lugina e Preshevës gjendet para rrezikut që pastrimi etnik i kryer të zgjerohet edhe në Preshevë e Bujanovc.”

Më pas e ka marrë fjalën kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes, dr. Gjon Buçaj. Kryetari i Vatres solli pershendetjet e vatranevet dhe mesazhin e perkrahjes se tyre te plote per popullin shqiptar te Lugines se Presheves, duke denuar shembjen e lapidarit perkujtimor te deshmoreve te lirise, si nji akt terrori shteteror. “Te gjithe na qe jemi bashkue ketu”, shtoi ai, “deshmojme solidaritetin e te gjithe shqiptarevet te Amerikes, se bashku me te gjithe shqiptaret tjere kudo jane, ne trojet stergjyshore dhe ne diaspore.”. Ai veleresoi reagimin e popullates lokale shqiptare si “reagim civilizues e paqesor por i vendosur” dhe komentoi se shqiptaret jane paqedashes e jo agresive, “por mos i veni shqiptaret me shpatulla per mur duke u shkelur lirine e te drejtat e tyre njer’zore”. “Akti i policise serbe asht kjartas akt terrorizmi shteteror, nje hap i rrezikshem i qeverise serbe ne drejtim te shkatrrimit te paqes ne rajon. Besojme se edhe kombi serb ka nevoje per paqe, mbas gjithe ati gjaku dhe tana atyne masakrave qe u bane n’emen te tij ne Balkan, dhe ka nevoje te integrohet ne familjen e kombeve paqesore e te civilizueme” . “Shqiptaret e Presheves, Bujanovcit e Medvegjes duhet te gezojne, minimum, te gjitha ato te drejta qe Serbija kerkon per minoritetin serb ne Kosove!”, perfundoi ai. “Rrnofshin shqiptaret e Lugines se Presheves! Jemi te gjithe me ta!”.

Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në New York, z. Dritan Mishto, pasi pershendeti organizatoret dhe protestuesit, perifrazoi kryeministrin Berisha. Ai tha se procesi i bashkimit të shqiptarëve u bën mirë edhe fqinjëve tanë, çlirimit të tyre nga albanofobia. Ai i konsideroi të të papranueshme qëndrimet e fundit të serbëve në Preshevë.

Kanë përshëndetur: East Gjonbalaj nga Fondi Plavë- Guci, Marko Kepi-president i “Rrënjët Shqiptare”, Endri Merxhushi  nga shoqata Çamëria , kryetari i Legalistëve në Amerikë Hakik Mena, Musa Paçuku nga Shoqata Dibra, Martin Shkreli nga KKSHA, kryetari i degës së Vatrës në Hudson Valley ne New York, Elmi Berisha etj.

 Komisioni organizator ka dërguar me këtë rast edhe një Memorandum në drejtim të Kombeve të Bashkuara dhe Administratës amerikane, Senatiti dhe Kongresit Amerikan, organizatave ndërkombëtare prestigjoze për Liritë e të Drejtat e Njeriu etj..

Në Memorandum ndërtë tjera thuhej se shqiptaro-amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për keqësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe rritjen e tensioneve në Luginën e Preshevës. Ndër të tjera në Memorandum shkruhet:”Sjellja e qeverisë serbe, thuhet në Memorandum, nuk ka vend në Evropë, sidomos tani që Serbia pret datën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke bërë thirrje që shqiptarëve të Preshevës t’u garantohen të drejta të njëjta me ato që gëzon pakica serbe në veri të Kosovës dhe që përmendorja të kthehet aty ku ishte vendosur.” (Korresp i Diellit)

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, e shqiptareve te Amerikes, Lugina e Presheves, proteste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 128
  • 129
  • 130
  • 131
  • 132
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT