• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRROI JETË NË BRUKSEL NACIONALISTI ÇUN KURAJ

October 28, 2016 by dgreca

Të Enjten, me 27 Tetor 2016, u përcoll nga kjo Jetë,atdhetari Çun Kuraj, babai i zonjës Lina Balaj, bashkshortja e biznesmenit, veprimtarit, anëtarit të Këshillit të Vatrës Zef BALAJ/

1-cuni-okay-2

NE FOTO:ÇUN KURAJ 15 tetor 1920-22 tetor 2016/

Nga Dalip GRECA/

Me 22 tetor 2016, në një spital në Bruksel, pas një operacioni, ndërroi jetë Çun Kuraj,babai i zonjës Lina Balaj, bashkortja e vatranit të kahershëm, anëtarit të Këshillit drejtues të Vatrës, dhe biznesmenit Zef Balaj.Vatra dhe Gazeta”Dielli” ngushëllojnë familjen Kuraj dhe Balaj si dhe të gjithë miqtë dhe të dashurit e të ndjerit.Çun Kuraj u lind në Shqipëri me 15 tetor 1920, u varros në Bruksel të Ejten me 27 Tetor 2016. Për asnjë çast nuk u pajtua me diktaturën komuniste dhe me  7 Dhjetor 951 u arratis nga Fierza në Jugosllavi. Emigroi pas 10 vitesh në Belgjikë, 1961.

Çuni së bashku me bashkëshorten Drande Pjeterja lindën, rritën dhe edukuan 9 fëmijë. I ndjeri iku i qetë nga kjo jetë pasi la pas 9 fëmijë të rritur, të martuar, la 20 nipa dhe mbesa dhe katër stërnipa, të gjithë të shkolluar.Fëmijët, mbesat, nipat stërnipat ndjehen krenarë për njeriun e tyre, që ishte model në familje dhe në shoqëri. Jetoi 96 vjet me nder dhe burrni, edhe pse jeta u tregua e ashpër me të, edhe pse përjetoi shumë vuajtje, ai nuk u përul, nuk u thye, por e kaloi çdo vështirësi me dinjitet. Kjo cilësi burrnore u jep krenari katër brezave që la pas.Edhe pse Shqipëria u soll ashpër me të(diktatura), kurrë nuk e humbi dashurinë për vendlindjen, por ua përcolli fëmijëve, nipave e mbesave dashurinë për vendlindjen e tij.

I biri, Gjeloshi, u shpreh kështu në ceremoninë funerale për të atin: Laj(kështu e thërrisnin në familje) mue me ke thanë disa herë  se nuk duhet lanë Shqipëria se ështe atdheu ynë, pra ti je ken’ atdhetar, burr besnik dhe fisnik dhe i papërkulun ndaj vështirësive të jetes, por nga vujtjet e komunizmit me shumë keqardhje, ishe i detyrum të largoheshe nga atdheu, si shumë të tjerë, jo thjesht për një jetë ma të mirë por se ke luftue dhe ishe kundër komunizmit.”Në vjeshtën e vitit 1944, me shumë burra shqiptarë nacionalistë, nën drejtimin e Kol Bibë Mirakes, Çun Kuraj luftoi në  Livadhet e Homzit kundër forcave ushtarake komuniste të drejtuara nga Shefqet Peçi dhe  Mehmet Shehu.Shumë malsorë  u vranë dhe u plagosën në përpjekje me komunistët, dhe më pas u arrestuan dhe u burgosën si kundërshtarë të regjimit.Më 19 Janar 1946 Çuni doli nga burgu, por kurrë nuk u pajtua me regjimin komunist. Strehoi shumë burra që kishin vënë jetën në rrezik për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi. Çuni e mori rriskun në sy, duke rrezikuar jetën e vet dhe të familjes.Ai dhe familja ndanë kafshatën e bukës me të arratisurit, kundërshtarë të regjimit si: Pal Biba, Alush Leshanaku, dhe shumë patriotë të tjerë antikomunistë.

Shpesh herë Çuni ka vënë jetën në rrezik për të shpëtuar jetët e  tjerëve. Një nga rastet: Ishte nata e Krishtlindjeve, 31 Dhjetor 1952, kur Çuni, në një mot të ashpër me borë, ka lënë vëllanë Prend Jakiqin Dranden  dhe vajzën Linën, kaloi kufirin dhe ka shkuar që të merrte në Shqipëri Genc Korçën, Mark Zogu Buçaj, Pjetër Tomën dhe Gjok Dedën e Poravit me grua dhe me 5 fëmijët. Të gjithë kishin mbetë në mal, të bllokuar nga bora. Niveli i ujrave në Drin ishte rritë dhe askush nga ata nuk dinte not. Jeta u rrezikohej nga që forcat e sigurimit dhe të ndjekjes së kufirit i ndiqnin këmba – këmbës. Çuni, mori rrezikun në sy dhe arriti që t’i kalonte në Jugosllavi përmes një moti të ashpër dhe ujërave të rrëmbyera të Drinit, duke pasë pas vetes forcate  ndjekjes që e ndiqnin. Vetë arratisja e Çunit ishte një akt i guximshëm. Ia tha pranë arkivolit i biri, Gjeloshi, kur i dha lamtumirën e ndarjes:” Veprim tjetër i madh i një burri të madh e me zemër të fortë e të madhe, si rallë burra munden me e ba, e bane ti, duke lanë bimën e zemrës, fëmin’ e parë, djalin 2 vjeç për tu kujdesu e  ndreq si ç’ke pas dëshirë ti për 5 pleqtë dhe u arratise bashkë me nanën dhe me fmin’ e dytë 6 mujshe në djep duke kalue drinin me shumë vështirësi. Punë me  mend dhe me shumë burrni. Mbas 40 vitesh, kur u takuem për herë të parë, në 1990, shprehimisht të thashë : Të kam babë por edhe shok për 2 gjana, së pari se  ke mendu për pleqtë e tu dhe më ke lanë me ta, dhe së dyti nuk e ke lanë nanën në Shqipëri me vujt nëpër kampe të interrnimit.Laj unë jam shum i lumtur që më takojë  të jetoj një pjesë të jetës me ty, pra 20 vite nga 97 e deri më sot, jetuam bashkë e plotësuam sado pak kohën e humbur.”

Çun Kuraj u përcoll me nderime nga familja e madhe Kuraj dhe Balaj, nga të gjithë miqtë dhe komuniteti shqiptar në Belgjikë!

Shpirti në parajsë Çun Kuraj!

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Çun Kuraj, dalip greca, nderroi jete ne Bruksel, Zef e Lina Balaj

GAZETA DIELLI-NUMËR SPECIAL PËR 28 NËNTORIN…

October 27, 2016 by dgreca

DITËN E FLAMURIT- 104 VJETORIN E PAVARËSISË/

DIELLI NË VITIN E 107 TË BOTIMIT, GAZETA MË E VJETËR E BOTËS SHQIPTARE NË PRINT, NUMËR SPECIAL PËR 28 NËNTOR /gazeta-dielli-numer-special-per-28-nentorin-diten-e-flamurit-104-vjetorin-e-pavaresiseGazeta 107 vjecare, DIELLI, zëri i Vatrës,më e vjetra e botës shqiptare, që ende botohet në SHBA,me rastin e 104 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do të publikojë një numër special, festiv, me ngjyra, kushtuar Ditës së Flamurit.Gazeta do të ketë më shumë se 100 Faqe. Pa mbështjen e vatranëve dhe komu- nitetit shqiptar në SHBA, dalja e këtij numri është e pamundur.Pranojmë shkrimë orig- jinale që lidhen me Pavarësinë, Flamurin Kombëtar, firmëtaret e Pavarësisë, skica, esse, portrete, artikuj historik etj.

Ky është numri i tetë special që del nga bashkëpunimi ynë që prej vitit 2009, kur Dielli nisi edicionin special mbi 100 faqe për Festën e Flamurit Kombëtar, Pavarësinë e Shqipërisë.Edhe degët e Vatrës, anëtarët e Këshillit, Kryesia e Vatrës, mund ta ndihmo- jnë editorin në këtë botim special me urime dhe reklamime.

Falenderojmë bashkëpunëtorët tanë në vendlindje apo në Diasporë, korrespon- dentët,mbështetësit,të gjithë vatranët dhe biznesmenët, që me kontributin e tyre kanë mbajtur gjallë këtë regjistër historik të shqiptarëve të Amerikës, që nga 15 Shkurti i vitit 1909. Faleminderit!

Editori Dalip Greca

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Editor, GAZETA DIELLI-NUMËR SPECIAL, per 28 nentorin

DOKUMENTARI”DOM” I BUJAR ALIMANIT U SHAFAQ NE NJU JORK

October 24, 2016 by dgreca

 

1-dom-pjetri-flet* Dokumentari”DOM” i kushtohet Famulltarit të Kishës “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, Dom Pjetër Popaj/

1-bujari-me-salle-1

* Morën pjesë : Konsullaj e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, ambasadorja Teuta Sahatcija dhe Konsulli Ylber Kryeziu si dhe kryesia e Vatrës me Kryetarin Gjon Bucaj, gazetarë e artistë.

1-dom-pjeter-me-ekipinNGA DALIP GRECA/

1-dalipi-me-ekipin1-familaj-popaj1-dr-gjoni-fletTë Dielën, 23 tetor 2016, u shfaq në Qendrën “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” filmi dokumentar “DOM” i Bujar Alimanit me Skenar të Dritan Haxhia, producentë: Dritan Haxhia & Damian Pervizi, montazhi:Sabir Kanaqi,muzika Fatrin Krajka,fotografia Dritan Haxhia,Sabir Kanaqi;TD Digital Production- Euro-Photography-90 Production.
Fillimisht,pjesmarrësit kanë vizituar ekspozitën fotografike të Dritan Haxhisë kushtuar Famullitarit Dom Pjetër Popaj.
Kryetari i këshillit të Kishës”Zoja e Shkodrës” z. Tonin Lumaj, u ka uruar ,mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka prezantuar realizuesit e dokumentarit “DOM”.
Bujar Alimani ka treguar me emocion se si shkoi tek figura e meshtarit Dom Pjetër Popaj, kur e takoi për të parën herë në një veprimtari të komunitetit, si u impresionua nga kleriku me shqipen e kulluar, si e bëri për vete erudicioni i klerikut, si u ndje kur vizitoi për të parën herën bibliotekën e dom Pjetër Popajt, ku mes rafteve shqoi librat e Martin Camajt,Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, ku pa shumë enciklopedi dhe shumë shkrimtarë të huaj, kryesisht letërsi.
U binda, se përzgjedhja e meshtarit të përkushtuar Dom Pjetër Popaj, për këtë dokumentar, ishte plotësisht e merituar, tha në fjalën e tij para shikuesëve të parë të dokumentarit, regjisori Alimani.
Dhe kështu nisën xhirimet që në prill të vitit të shkuar…
Autori i skenarit dhe bashkautor i fotografisë, Dritan Haxhia, falenderoi dom Pjetër Popaj, që pranoi ta ndanin bashkë eksperiencën 30 vjecare për t’ia përcjellë shikuesit përmes kamerave. Më pas ai u ndal në rrugëtimine tij në shtigjet e gazetarisë dhe fotografisë, që nga fiksimi i refugjatëve të parë shqiptar që kaluan kufirin grek në fillim vitet ’90 të shekullit të shkuar(ekspoziat e tij në Athinë, Tiranë dhe Nju Jork) e deri në ditët e sotme në SHBA, si nisi bashkëpunimi me Alimanin dhe pjestarët e tjerë të këtij dokumentari, si u bashkua pasioni dhe inspirimi në këtë bashkëpunim vullnetar, ku koston prej 20 mijë dollarësh e ka përballuar vetë ekipi realizues.
Më pas shikuesit e shumtë që kishin mbushë sallën e ndoqën me interesim dokumentarin, duke duartrokitur shpesh herë rrëfimet e famullitarit Dom Pjetër Popaj.
Në ekran përcillej historia e dom Pjetër Popaj, që nga vendlindja e tij, fshati Shëngjergj, ku pati lindur më 10 qershor 1958, në një nga qendrat e hershme të krishtërimit ndërshqiptarë.
Para kamerave Dom Pjetër Popaj ka rrëfyer gjithë jetën e tij dhe të famullisë.Shikuesi ndjek rrëfimin dhe mëson se…(Për më shumë lexo Gazetën DIELLI ne print))

Filed Under: Featured Tagged With: Bujar Alimani, dalip greca, dokumentar, DOM

KESHILLA-TESTAMENT QE LA NENE TEREZA

October 19, 2016 by dgreca

*DON LUSH GJERGJI: JU TREGOJ KESHILLEN TESTAMENT QE ME LA NENE TEREZA/

1-takimi-ne-vater

*NJE TAKIM I NGOHTE I DON LUSH GJERGJIT NE VATER/

1-flet-don-lushi

Takimi i së Hënës (17 Shtator 2016) me Don Lush Gjergjin në VATËR ishte një takim i ngohtë me vatranët. Bibliografit të shquar i Shën Terezës, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, ia ka uruar mirëseardhjen dr. Gjon Buçaj, kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Dr. Buçaj e përshkroi veprimtarinë e Don Lush Gjergjit në Washington si shumë të suksesshme dhe të dobishme, jo vetëm në përcjelljen e mesazheve për Shën Terezën, por edhe për Kombin Shqiptar.Ai foli për interesimin e madh që u tregua si për bisedën që u zhvillua në Bibliotekën e Kongresit, por edhe gjatë Meshës si dhe në takimin me komunitetin shqiptar, që shtroi drekë për nder të Tij. Kryetari i Vatrës e vlerësoi veprimtarinë e degës së Vatrës në Uashington, të Kryetares Merita B McCormack, dhe të gjithë kryesisë, të cilët edhe familjet i përfshinë në këto veprimtari. Po ashtu Komuniteti i atjeshëm dha mbështetje të pakursyer. Kryetari i Vatrës shtoi se në këto veprimtari ishte e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në Washiongton, zonja Floreta Faber.

Më pas kryetari,që e shoqëroi mysafirin edhe në Uashington edhe në Nju Jork,  tregoi për veprimtaritë e don Lush Gjergjit në Nju Jork, ku veçoi takimin në Konsullatën e Kosvës si dhe tek Kisha Katolike”Zoja e Shkodrës” e veprimtari të tjera.
Më pas kanë përshëndetur dhe kanë shfaqur opinionet e tyre zv/Kryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Nazo Veliu, Marjan Cubi,Pashko Camaj, Zef Përndocaj, Fran Marku, Simon Simolacaj, Adem Belliu, Ilir Cubi, Pjetër Mrnaçaj, Dalip Greca, Mhill Gjuraj etj.
Don Lush Gjergji falenderoi Vatrën për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që i ka dhënë gjatë kësaj vizite, ku e kreu më së miri misionin që kishte marrë mbi vete. Don Lush Gjergji e pat takuar Misionaren e shquar, Shën Terezën e Kalkutës në vjeshtë të vitit 1968 në Romë, kohë kur nisi miqësia e tyre e pandashme. Don Lush Gjergji, biografi i Shën Terezës ka shkruar 16 libra rreth jetës së saj dhe vazhdon të kontribuojë në sjelljen e mesazheve të fuqishme dhe veprimtarisë së saj fetare e të bamirësisë.
Biliografi i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, tregoi copëza nga jeta me Nënë Terezën, veçanërisht u ndal gjatë në momentet e takimeve me të, në vizitën në Kalkutë, apo takimet e tjera. Ai përcolli filozofinë dhe mençurinë e Nënë Terezës, e cila, në Kalkutë, veçanërisht atje, shihej si e Shenjtë që në gjallje të saj. Qytetarët e thjeshtë e vinin Nënë Terezën mbi Gandin dhe figurat e tjera të shquara të Indisë. Ai tregoi edhe fragmente bisedash kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për Paqe, kur Kryetari i Komisionit i kishte thënë don Lush Gjergjit: Kurrrë nuk kemi patur një rast kaq unanim si në rastin e Nënë Terezës.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëbisedimit.Don Lush Gjergji iu përgjigj pyetjeve dhe përmes fakteve nga Jeta e Nënë Terezës, uli tonet e debatit.
Psh, kur vatrani i vjetër, Zef Përndocaj, pyeti: Si ka mundësi që Nënë Tereza, vendosi lule tek Varri i Enver Hoxhës, edhe pse ai nuk e lejoi që të shihte nënën e sëmurë apo motrën në gjallje, madje as kur nënë Drania ndërroi jetë, ai prapë nuk i dha leje?! Unë për vete, tha Përndocaj, kurrë nuk do t’ia falje atij gjaksori që më mori 16 jetë të pjestarëve ët familjes.
– Pikërisht, prandaj është e veçantë Nënë Tereza…Ajo ishet mbi ne….tha don Lush Gjergji dhe me urtësi zbërtheu filozofinë e saj për faljen.
Don Lush Gjergji e ka përmbyllë bisedën me fjalën mbyllse të ligjëratës së tij në Bibliotekën e Kongresit, duke sjellë në kujtesë një këshillë që i kishte dhënë dikur Shën Tereza. Ajo i kishte thënë:
“-Është një porosi dhe testament të cilin ta dhuroj ty, dhe ti do t’ua dhurosh të tjerëve.
– Kqyre dorën tënde!
I thashë ‘e kqyr çdo ditë, është dora ime, e njoh’.
-“Jo, jo, kqyre mirë.”!
Pastaj më tha: – ‘Kqyri pesë gishtërinjtë e tu, dhe çdo mëngjes, pasi të zgjohesh pyete vetveten: çdo të bëj sot për Zotin? (Çdo gisht një fjalë)…
Dhe Zoti të ka dhënë edhe një dorë tjetër, dhe pesë gishtërinj të tjerë. Dhe pyete veten ‘çdo t’bëj sot për njeriun?’ Dhe vazhdoje jetën. Në fund të ditës, pyete vetveten: ‘Ç’kam bërë sot për Zotin?’ dhe ‘Ç’kam bërë sot për njeriun?…
Në fund të takimit Don Lush Gjergji i ka dhuruar Vatrës me nënshkrim për Bibliotekën e saj librin album:”Jeta, Dashuria, Dëshmia”- Përshpirtëria e Nënës Tereze.
Më pas ai ka vizituar edhe Bibliotekën e Vatrës, ku editori e njohu me punën që po bëhet për ta sistemuar atë në raftete e reja.
Për nder të mysafirit vatranët kanë shtruar një darkë.Të nesërmen Don Lush Gjergji, i përcjellë në aeroport nga Marjan Cubi, udhëtoi drejt Michiganit.

1-une-ne-kembe

(Korresp i Diellit)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: dalip greca, don Lush Gjergji, vizitoi Vatren

PROTESTË PËR RIDËNIMIN E FAIK KONICËS NË TIRANË

September 23, 2016 by dgreca

NGA DALIP GRECA/

Studiuesi i njohur i Faik Konicës, z. Fotaq Andrea, sapo më dërgoi nga Tirana një mesazh për atë c’ka i kanë bërë bustit dhe varrit të Konicës, të shoqëruar me imazhe. E tmerrshme, një përdhosje e vërtetë.Shikojeni bustin original, shikojeni dhe gjendjen sot.Turp!

Gazeta Dielli shpreh indinjatën për atë c’ka ka ndodhë me bustin dhe varrin e Faik Konicës. A nuk ndjehen ndopak përgjegjës Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave, Institucionet e mbrojtjes së monumenteve, shoqatat e ambentalistëve, drejtoria e Parkut Kombëtar ?

Vatra proteston për indiferencën e shtetit shqiptar, qe për mbi një vit janë qorruar e shurdhuar për të mbrojtur figurën e lartë të Konicës. Ky është një ridënim pas asaj që ndodhi gjatë regjimit komunist, që  e dënoi , dhe “pushkatoi” veprën dhe emrin e tij. Vatra ishte kontributore në riatdhesimin pas vdekjes të Konicës, duke riatdhesuar eshtrat.

Është e turpshme që Konica po ridënohet nga rrugacët, jo vetëm nga disa palo studiues, që po e përdhosin figurën e Konicës, Rilindësit të shquar, në emër  gjoja të lirisë së mendimit e të shtypit(turp për ato gazeta të Tiranës që hapin faqet e tyre për pseudostudiuesit antiKonicë) , por edhe nga rrugacet që duan ta paraqesin figurën e Konicës si “bandit”. Turp!

E pafalshme edhe për ambientalistët,që protestuan aty afër për betonizim e prerje pemësh, por “nuk vunë re ” mbi gati dy vjet monumentin e përdhosur e të përlyer të Konicës, kur në fakt disa individë me qëndrime politike ekstremistë kërkojnë edhe një herë në demokraci ,se si e si të godasin emrin dhe veprën e Konicës.

Qeveria para pak ditësh, me anë të ministrit ët Jashtëm Ditmir Bushati, e shfrytëzoi politikisht(për Samitin e Diasporës) marrjen në dorëzim të Shtampës së Faik Konicës, ndërsa mbyll sytë për cafrë po i ndodh Faik Konicës në Tiranë!

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, Fotaq Andrea, perdhosja e Faik Konices

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT