Nga Dalip Greca/
Të Shtunën me 18 prill 2015, në Balkan American Community Center në Michigan u organizua Kuvendi i degës së Vatrës.
KRONIKA:
Kuvendin e hapi anëtari i Këshillit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, z. Kujtim Qafa, i cili pasi u uroi mirëseardhjen delegatëve dhe të ftuarëve, paraqiti drejtuesin e Kuvendit, vatranin , z. Julian Cefa, i anëtarësuar në Vatër që më 1968.
Në panelin e drejtimit të Kuvendit zunë vend : Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Michigan, z. Ekrem Bardha, nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra z. Agim Rexhaj, famullitari i Kishës së Shën Palit don Fran Kolaj, zonja Enita Hajdari dhe Luan Kuçi, i biri Ali Kuçit, vatranit të viteve ’20 të shekullit të shkuar, që udhëhoqi fushatën e Vatrës “Për Shpëtimin e Shqipërisë” duke shënuar rekordin e dhuruesve.
I ardhur nga Florida, këngëtari i talentuar Frederik Ndoci, ka përcjellë Hymnet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Shqipërisë.
Në fjalën e tij të hapjes, z. Julian Cefa u uroi mirëseradhjen të pranishmëve. Ai tha se është krenari që të jesh anëtar i Federatës Vatra; është patriotizëm të mbash amanetin e themeluesve te kësaj Federate dhe t’ia trashëgosh brezit te ri , qe Vatra dhe Dielli të mos shuhen kurrë për sa të jetë jeta në mesin e vatranëve në vazhdim.
Dielli i shqiptarëve të Amerikes, tha z. Cefa, për më shumë se një shekull ngroh zemrat e mergimtarëve shqiptarë, duke mbajt gjalle ndjenjat kombëtare, dashurinë per atdhe dhe për gjuhën amtare. Me plot të drejtë mund të themi që Federata Pan-Shqiptare Vatra është e vetmja bashkësi shqiptare e trashëgueme nga periudha e Rilindjes , që nëpërmjet gazetës Dielli ka mbrojt dhe vazhdon të mbrojë me vendosmëri të drejtat e popullit shqiptar kudo që jeton .
Duke treguar synimet e këtij Kuvendi, z. Cefa tha se :”Në këtë Kuvend do të shqyrtojmë punën tri vjeçare të Degës së Vatrës në Michigan dhe rezultatet mbrrituna gjatë kësaj periudhe . Dishroj të baj të kjart që Dega e Michigant nuk asht krijue tri vjet ma parë, ajo asht riorganizue tri vjet ma parë . Unë jam anëtar i kësaj dege qysh prej vitit 1968 , dhe kjo degë ka ekzistue shumë vite ma parë .”
Drejtuesi i Kuvendit, z. Cefa, ftoi ftoi kryetarin e degës së Vatrës, intelektualin Alfons Grishaj, pishtar i Demokracisë, për të mbajtur fjalën kryesore.
Kryetari Grishaj, në fjalën e tij përcolli mesazhin e bashkimit Kombëtar, që tashmë është i sanksionuar në Kushtetutën e Vatrës me propozim të degës së Vatrës në Michigan në Kuvendin e vitit të shkuar. Përçarësit dhe thashethemexhinjtë, tha ai nuk kanë vend në Vatër.
Mondi Rakaj, sekretari i degës së Vatrës, mbajti një raport të detajuar rreth veprimtarisë 3-vjeçare të degës, ku evidentoi rolin në rritje, që ka luajtur dega e Vatërs në komunitetin shqiptar të Michiganit.
Ai informoi se dega, tri muaj pas themelimit, ishte shumë aktive në festimet e 100 vjetorit të themelimit të Federatës Vatra; siguroi 60 donatorë për të ndihmuar festimet në qendër, të cilët dhuruan rreth 22 mijë dollarë.
Dega e Vatrës është bërë promotore e komunitetit shqiptar në Michigan duke i dhënë tonin shumë veprimtarive. Kjo degë me 22 Shtator 2012 propozoi dekorimin e qendrave fetare dhe individëve të dalluar për kontribute në komunitet , shërbime për çështjen kombëtare, ruajtjen e traditave dhe gjuhës kombëtare në mërgim. Vatranët e Michiganit kanë dhënë kontribut jo vetëm në Michigan, por edhe në shtete të tjerë. Sekretari idegës Mondi Rakaj, se bashku me Vatranët Gjeto Ivezaj, Valentin Lumaj dhe Pal Rakaj, përfaqësuan degën në Ohio- Cleveland për përurimin e bustit të Nënë Terezës, ku ishte ftuar Presidenti i Shqipërisë Z. Bujar Nishani. Në atë takim Sekretari i Vatrës i dorëzoj dosjen e propozimeve për dekorim Ambasadorit Shqiptar në USA Z, Gilbert Galanxhi.
Dhe një vit më vonë erdhi lajmi që qendrat fetare do të dekoroheshin. Ishte një arritje e madhe, dhe Vatra , në bashkëpunim me Kishën e Shën Palit dhe Konsullin e Nderit Ekrem Bardha , përgatitën darkën madhështore në hotelin Marriot në Troy, ku pjesëmarrja ishte shumë e madhe.
Ndër kontributet e degës së Vatrës përmendet edhe ndihma që ka dhënë për organizimin dhe mbështetejen në çdo fund muaji Tetor, për 3 vite radhazi, të veprimtarisë të revistës KUVENDI -“Ditët e Letërsisë“. Vatranët ndihmuan jo vetëm me të holla, por edhe duke pritë e përcjellë mysafirët. Vatra e Miciganit kontribuoi me shumat e kosiderueshme ,duke mbuluar të gjitha shpenzimet.
Ndër kontributet e tjera të degës së Vatrës, sekretari i degës radhiti edhe:
-Në Gusht të vitit 2012 ,Vatra Michigan sponsorizoi “Albanian Exelence” me shumën 1700 dollarë.
– Dega e Vatrës në bashkëpunim me Kosullin e Nderit Ekrem Bardha, me qendrat fetare dhe shoqatat që kanë aktivitet kombëtar,festuan me madhështi 100 Vjetorin e Pavarësisë në dy qendrat fetare.Nisja e këtij festimi filloi në “Kishën Zoja Pajtore “ dhe përfundoi me takimin madhështor në “Kishën e Shën Palit”,ku kongresmeni Geri Piters ,mbajti një fjalim historik…
-Më 14 Nëntor 2012, Dega e Vatrës në Michigan ndihmoi Ambasadën e Shqipërisë Washington për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë me shumën 8,700.00 dollarë.
-Më 25 Janar të te vitit 2013 ,dega e Vatrës ndihmoi me shumën 4750 dollarë ,qytetarin shqiptar nga Kosova,Leonard Bardheci, qe ishte në gjendje kritike për jetën.
-Me datën 23 Mars 2013 ,dega e Michiganit ndihmoi Kishën “San Lucia” Durrës me shumën 4300 dollarë.
-Me datën 6 Qershor 2013, kryesia e kësaj dege, dërgoi një përfaqësi në Toronto për të ndihmuar ngritjen e degës së Vatrës atje. Në këtë përfaqësi të degës bënin pjesë: kryetari Alfons Grishaj,nënkryetari Pjeter Jaku dhe sekretari Mondi Rakaj .
-Me datën 12 Qershor të vitit 2013 , dega në bashkpunim me z.Ekrem Bardha, mblodhi shumën prej 11,000 dollarë për një student në NY.
-Me datën 4 Korrik 2013, dega mblodhi shumën prej 4500 dollarë ,për të stimuluar Shkrimtaren e re nga Atalanta Ashley Wood ,që me përkushtim po shkruan memuaret e Shqipatarëve…
– Dega në Michigan,me datën 6 Gusht 2013, në bashkëpunim me Kosullin Ekrem Bardha, famullitarin Don Fran Kola dhe disa dashamirës ,mblodhi shumën 38,000 dollarë për suportimin e kantidaturës për Senator të Geri Piters. Dega e Michiganit nuk u mjaftua me kaq , por punoi deri në fitoren e plotë, duke vazhduar ta nihmonte me të holla kantidaturën e mikut të madh të shqiptarëve.
-Me datën 8 shkurt 2014 ,dega promovoi librin e studiuesit Nusret Pllana “Terrori i Sebisë Pushtuese mbi Kosovën” ,duke mbuluar shpenzimin e këtij takimi me shumën 1400 dollarë.
– Dega e Vatrës në Mars të vitit 2014 ,sponsorizoi librin e Elinda Markut me shumën 1000 dollarë.
-Në Maj të vitit 2014 u sponsorizua nga dega e Vatrës libri i Gjon Kaçaj me titull “Fal po mos Harro” me shumën 700 dollarë.
-Me datën 29 Shtator 2014, disa vatranë morën pjesë në takimin me Presidentin Nishani , i ftuar nga Universiteti Ann Arbor Michigan.
-Me datën 15 Dhjetor 2014 ,Sekretari idegës Michigan në bashkpunim me anëtarin e Vatrës Lush Popaj , i cili është dhe pronari 1-2-3 Albania, ndihmuan Shtëpinë e Fëmijës Shkodër , me dhurata në festën e fundvitit.
-Në shtëpinë e z. Ekrem Bardha, vatranët festuan fitoren e senatorit Geri Piters, mik i shqiptarëve. Grupi pjesmarrës përbëhej nga Alfons Grishaj,Mond Rakaj, Kujtim Qafa, Petrit Doda(përfaqësuesi i Kishës së “ Shën Palit “ në mungesë të Don Fran Kola),Donika Bardha dhe Gani dhe Ilir Bardha .Merrnin pjesë dhe Av. Zhozef Ded Vuka dhe biznesmeni Agim Lumani.Senatori Piters shoqërohej dhe nga Hy Safran. Piters , premtoi se do të jetë një zë i fuqishëm për shqiptarët në
Senatin Amerikan. Vatra ka përfaqësuesin e saj pranë senatorit Peters, ç’ka përbën një mundësi më shumë për t’i shërbyer komunitetit shqiptar.
Z. Agim Rexhaj, nënkryetar i Federatës Vatra ka përshëndetur Kuvendin. Ai solli përshëndetjet e kryetarit Gjon Buçaj dhe të kryesisë së Vatrës. vlerësoi veprimtarinë e degës së Michiganit dhe bëri apel për të shtuar anëtarësinë. Z. Rexhaj evidentoi bashkëpunimin e vatranëve të Michiganit me komunitetin. Ai përgëzoi komunitetin e Michiganit për kontributin e madh që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, për pjesmarrjen masive në demonstrata në Washington Ohio,etj, për pjesmarrjen në demokratizimin e Shqipërisë etj.
Nënkryetari i Vatrës, z. Rexhaj porositi që të rritet bashkëpunimi me të gjitha institucionet fetare, duke ruajtur traditën 103 vjeçare të Vatrës, që e ka të shenjtë harmoninë ndërfetare.
Cfarë ka bërë Vatra për Kombin në të shkuarën mbetet një pikë referimi për të sotmen. Parë me syrin e sotëm, Vatra e djeshme e ka kryer detyrën para Kombit; e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi i mëtejshëm me ndërhyrjen pranë Presidentit Wilson, me fushatat e mëdha për Shpëtimin e Shqipërisë, me Huanë Kombëtare, tha z. Rexhaj.
Duke folë për shtimin e anëtarësimeve, z. Rexhaj tregoi përvojën personale si dhe pse u anëtarësua ai në Vatër 30 vite të shkuara, kur disa nga bashkavendasit e tij të Kosoëvs e shihnin me sy jo të mirë. Në Vatër kam gjetë atdhetarë të kulluar, tha aid he shtoi se në Vatër njeriu nuk shkon për të fituar, por për të dhënë,mbi të gjitha kontribut për çështjen kombëtare.
Z. Rexhaj foli dhe për kuvendin e 2 majit, që organizon Vatra në Jacksonville –Florida.
Në mesazhin e tij famullitari i Kishës së Shën Palit, don Fran Kolaj, u ndal në bashkimin kombëtar. Ai shtroi pyetjen: Ku më mirë se në Vatër mund të luftohet për bashkimin e trojeve kombëtare? Vatra ,me më shumë se një shekull jetë me plot histori ,ka luftuar për Kombin dhe i takon asaj që ta ngrejë fuqishëm zërin për bashkimin kombëtar. Nuk kemi pse frikemi nga zërat kundër, bashkimi mbetet i shenjtë. Le ta shfrytëzojmë rastin që kemi një mik të madh , siç është Amerika, vendi ku jetojmë, që na është ndodhur pranë në çastet më të vështira, veçanërisht në kohën e presidentëve Wilson, Klinton dhe Bush.
Konsulli i nderit i shqipërisë në Michigan, biznesmeni i suksesshëm dhe veprimtar i shquar i çështjes Kombëtare, përshëndeti Kuvendin e degës së Vatrës. Dega juaj, tha z. Bardha, duhej ta kishte numrin 33, sepse aq e ka pasë numrin dega historike e Vatrës në Michigan, ku Selman Zagari, vjehrri im ishte sekretar. Me Vatrën më lidh edhe babai im, Sulo, që ishte pjesë e saj në kohën e mërgimit. Vatra ishte kombëtare, dhe jo tradhtërae siç e quante diktatori Hoxha. Vatra i dha Shqipërisë gjithçka, para, kulturë, kontribute vatranësh, fatjkeqsisht edhe jetët e tyre, diktatura u mori jetën vatranëve që shkuan t’i shërbenin Atdheut.
Vatra duhet të japë kontributin e saj edhe në shkrimin e historisë dhe të ngrejë zërin e protestës për historianët e diktaturës që vazhdojën ta shkruajnë historinë me të njëtën metodë.
Më pas z.Bardha tha se Vatra duhet të vazhdojë të vlerësojë figurat që kanë dhënë kontribut të veçantë, siç është rasti editorit të Diellit Xhevat Kallajxhiu.
Konsulli i Nderit ka vlerësuar kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë, duke veçuar kontributin e presidentëve Wilson, Klinton dhe Bush. Konsulli i Nderit vlerësoi rolin e madh që dha Ushtria Clirimtare e Kosovës për çlirimin e vendit, duke pasur edhe ndihmën e NATO-s.
Po ashtu z.Bardha vlerësoi rolin e presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova .
Editori i Diellit ka përshëndetur Kuvendin dhe ka përgëzuar degën për kontributin që ka dhënë në mbështetjen e Gazetës, së Vatrës,më e moçmja ndër gazetat shqiptare, vazhduese e shtypit të Rilindjes Kombtërae, gazeta që ka për ditëlindje 15 shkurtin e vitit 1909, dhe që vazhdon të luaj rolin e saj si regjistër i jetës së shqiptarëve në ShBA. Editori informoi për gjendjen sot të Diellit, për bashkëpunimin me degët, për rolin që po luan botimi i përditshëm në online dhe për nevojëne mbështetjes nga degët, jo vetëm nga ana financiare por edhe me shkrime.
Ai foli për kontributin historik që kanë luajtur për gjatë 103 viteve të Vatrës vatranët e Michiganit. Këtu ishte një ndër rekordmenët e Huasë Kombëtare, Fazlli Panariti, këtu jetoi për një kohë të gjatë Refat Gurrazezi, editor i Diellit. Këtu në Teqenë e Baba Rexhepit vinte e qetësohej editori i Diellit Xhevat Kallajxhiu. Sot , tha editori, kemi një degë luftarake , që vazhdon traditat dhe është një zë i fuqishëm në komunitet edhe pse ka vetëm 3 vite që është riorganizuar.
Edhe anëtari i Kryesisë së Vatrës, arkëtari i saj z. Marjan Cubi, përshëndeti Kuvendin. Ai i përgëzoi komunitetin e Michiganit për kontributin që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës, për pjesmarrjen në demonstrata dhe në fushata të shumta që janë organizuar e mbështetur për dekada. Në mbrojtje të çështjes së Kosovës. Z. Cubi i uroi punime të mbara Kuvendit të degës dhe përshëndeti rianëtarsimin e dr. Gjek Gjelaj në degën e Vatrës.
Luan Kuçi, i biri vatranit martir Ali Kuçi, me emocione ka përshëndetur Kuvendin e vatarnëve të Miciganit. Ai foli me krenari për babanë e tij, të ndjerin Ali Kuçi, i cili ishte një nga vatranët e motçëm. Ali Kuçi ishte ndër ata vatranë që i peshonte fjala. Mbahet mend në historinë e Vatrës si ndërmjetsi i pajtimit të dy rrymave në Vatër si dhe i përfaqësuesit të Partisë Popullore dhe atij të Vatrës në nënshkrimin e përbashkët të një rezolute për Konferencën e Paqës. Ishte po ai Ali Kuçi, që udhëhoqi fushatën për Shpëtimin e Shqipërisë.
Mirëpo diktatura që mbiu në Shqipëri e akuzoi atdhetarin për tradhëtar! Ai që kishte luftuar për shpëtimin e Shqipërisë akuzohej se e kishte tradhëtuar. Në fakt ai la Amerikën dhe shkoi në Shqipëri që të kontribuonte dhe për ta ringajllë Shqipërinë. Ngriti fermën e tipit amerikan, punësoi shqiptarë dhe ndihmoi sa mundi. Shpërblimi? Tortura çnjerëzore, vdekje e tmerrshme në qelitë e hetuesisë së Beratit!
I biri, Luani, ka sjellë me vete kopje të gazetës Dielli, ku janë botuar shkrime për Ali Kuçin, si dhe një fotografi në kornizë me portretin e burrit të hijshëm, që i dha aq shumë Shqipërisë, por që nuk mori dot as 2 metra tokë për varr, s’dihet se ku I treten eshtrat.
Z. Luan Kuçi falenderoi Vatrën për propozimin që i dërgoi presidentit të Shqiëprisë, i cili e nderoi Ali Kuçin me Dekoratën e Artë të Shqiponjës. Rrëfimi i të birit u duartrokit në shenjë nderimi për vatranin e moçëm atdhetar.
Dr. Gjek Gjelaj në përshëndetjen e tij tha se ndjehej mirë për vazhdimësinë e Vatrës. Ai vetë është vatran i hershëm dhe kërkoi që të vlerësohen drejtësisht vatranët e hershëm që dhanë gjithçka për Kombin përmes Vatrës. Nuk mund të mos flitet për Xhevat Kalljaxhiun dhe të tjerët vatranë. Nuk mund të lihet në heshtje kontributi i madh dhe devocioni për Vatrën i Dom Prekë Ndrevashaj , që ishte jo vetëm misionar i Zotit, por dhe misionar i Kombit, nuk mund të lihet mënjanë as kontributi i Baba Rexhepit. Ata kanë punuar fort dhe e kanë mbështetë fort Vatrën. Ata kanë shkuar shumë me njeri tjetrin. Kombi shqiptar do të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës. Dr. Gjelaj kërkoi me ngulm që të mos keqshkruhet historia e Vatrës, por të jetë besnike e ngjarjeve, ashtu siç kanë ndodhë. Të vlerësohen ata që e meritojnë. Vatra është e shenjtë, tha ai. Vatra është aty ku bashkohet familja. Kjo simbolikë duhet ta karakterizojë Vatrën.
Një përshëndetje të veçantë i ka drejtuar Vatrës edhe kampioni shqiptar i mundjes Ndue Njemza, që ëshët ëbrë anëtar i Vatrës.Në mënyrë simbolike ai u shpreh për Vatrën. A e dini ç’është Vatra në mendjen time? Një krah i asaj shqiponje aty në Flamur!
Vatrani i moçëm Vasel Ujka ka emocionuar të pranishmit me përshëndetjen e tij. Ai ka ardhë direkt e nga puna aty në kuvend.
ALBTV USA, me pronar z. Gani Vila, shfaqi dokumentarin per Historine 103 vjecare te vatres dhe historikun e deges se riorganizuar te Vatres ne Michigan.
Një përshëndetje të veçantë ka dërguar për Kuvendin kryetari I degës së Vatrës në Fort Lauderdale, Florida.
Pas përshëndetjeve, komisioni i zgjedhjeve shpërndau fletët e votimit dhe u kalua në votim.
Kryesia e re drejtohet nga Kryetari i rizgjedhur Alfons Grishaj, zv/kryetari Mondi Rakaj, sekretarja Enita Hajdari, arkëtari Julian Cefa.
Pirro Mani, Ditlindja dhe Pengu për të Atin Kosta Mani,shoqëruesi i Fan S. Nolit
Ne Foto: Inxhinieri Kosta Mani,i diplomuar ne MIT ne Boston, babai i Pirro Manit, vatrani qe shoqeroi Fan S. Noli ne Tepelene dhe Vlore, u shua ne kampin e vdekjes ne Mathauzen ,me 27 Janar 1945/
Nga Dalip Greca*/
14 Prilli është ditëlindja e Pirro Manit. Por edhe në një ditë të shënuar si ajo e Lindjes, e shfaq një peng Pirro Mani, mbreti i skenës shqiptare, gjenerali i regjizurës,Stanislavski shqiptar, është një peng që po e shoqëron për gjatë të gjithë jetës. Edhe tani, kur feston 83 vjetorin e lindjes, kërkesës për një intervistë, ai i përgjigjet shkurtazi: Për mua është shkruar mjaft. Nuk ka mbetur gjë pa u thënë. Por e kam një peng që më rëndon. Dua ta zbraz shpirtin nga brenga e tim eti. Më rëndon shumë ai peng. Më ka ndjekë edhe në skenë. E ke vënë re episodin e gurit të pendimit tek “Cuca…”? Është krijuar prej meje ai episod duke pasur në mendje fundin e babait tim Kosta Mani. E kam mësuar vonë faktin që ai dha shpirt duke mbajtë në shpinë pesha të rënda, ja ashtu si guri i pendimit. I zbriste në shkallaren e një galerie si mijëra të tjerë në kampin e vdekjes të Mathauzenit gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ma ka treguar ngjarjen një durrsak që shpëtoi gjallë nga kampi i vdekjes…. Ai ishte një nga ata që i shpetuan ferrit të Mathauzenit. Ja si e pat përshkruar ai ngjarjen, qe i pat marre jeten Kosta Manit: Nuk kishte pranuar Kosta te ngrinte “gurin e turpit”, gurin e poshterimit; pas tij vinte guri i varrit. Ushtaret gjermane te kampit i dergonin te burgosurit ne nje humnere te thelle dhe i detyronin qe te ngrinin nga nje gur te madh mbi shpine (si rrase varri) dhe i shtrengonin me pahir qe t’i ngjiteshin te perpjetes. Dhe ata çapiteshin me shpirt nder dhembe me shprese e me gurin e rende ne shpine. Kosta e kishte imagjnuar veten edhe si Krishti edhe si Sizifi ne kete ngjitje. Po perse duhej ta bente sakrificen, kur pas ngjitjes, do ta prisnin plumbat? Pyet Pirro me shume veten se sa te atin! Kosta Mani nuk e kishte ngritur “rrasen e varrit”, gurin e poshterimit. Ata e grinë me plumba. Ai u masakrua me 1945, u shpall deshmor po në 1945, ndersa komunistet e ripushkatuan me 1946, duke e pushkatuar përsëdyti!
KUSH ISHTE INXHINIERI I DIPLOMUAR NË MIT NË BOSTON, KOSTA MANI?
Tregon Pirro: Babai im. Kosta Mani ka lindur në Korçë. Si shumë korçarë emigroi herët në Amerikë. Ka qenë rreth të katërmbëdhjetave kur mori rrugën e kurbetit. Krahas punës vazhdoi edhe studimet. Ka studiuar në Institutin e famshëm MIT të Bostonit, ku pat studiuar edhe mjeshtri i madh i fotografisë Gjon Mili. Është diplomuar për inxhinieri-arkitekturë. Ishte pjesë e Vatrës. Si shumë idealist të tjerë, e la Amerikën dhe u kthye në Shqipëri për të ringjallë vendin, si shumë idealistë të tjerë vatranë. Kishte në xhep diplomën e inxhinierit. Sa i mungonin Shqipërisë inxhinierët si ai!
Në Shqipëri qe kthyer me Imzot Nolin dhe e kishte shoqëruar atë në udhëtimet që kryezoti i Shqiptarëve të Amerikës kishte bërë në Shqipërinë e Jugut, kryesisht në Tepelenë dhe Gjirokastër. Këtë episod, Pirros ia pat treguar nëna e tij.
Pasi Fan Noli e la Shqipërinë, Kostë Mani nuk e ndoqi pas. I tha Imzotit se Shqipëria kishte nevojë për atë dhe do të qëndronte. Ati i shqiptarisë, Noli i kishte dhënë bekimin. Dhe ai vazhdoi të punoi në Ministrinë e Punëve Botore. Kishte fatin që të punonte me një tjetër inxhinier të zot, me inxhinier Gjovalin Gjadri. Shqipëria ishte me fat se ishin bashkë dy shkolla inxhinierike; ajo amerikane, ku ishte diplomuar Kosta Mani dhe ajo austriake; ku ishte diplomuar inxhinier Gjadri. Të dy ndërtuan ura, rrugë, vila, që i qëndruan kohës.
Pirro përhumbet në rrëfimin e tij: -E mbaj mend mirë rrugën malore të Thethit. Babai më kishte marrë me vete. E kam në kujtesë bukurinë përrallore të Thethit. Ata punonin, unë vështroja bukurinë e egër të maleve dhe pastaj kthehesha i lodhur dhe i kënaqur në çadër. Qe kohë vere. Ishte bukur.
Edhe Urën e Zogut, urën me harqe, e pat ndërtuar Gjadri me Kosta Manin. Pirro kujton se edhe atje i ati e pat marrë me vete shpesh herë. Madje e mban mend të atin dhe Gjadrin me hartat përpara tek ndiqnin projektin. Kosta Mani ishte kudo ku ndërtohej. Kishte ndërtuar dhe një shtëpi provizore për vete në Tiranë, që priste ta modernizonte kur t’ia kishte ngenë.
Kosta Mani jepte edhe mësim në Shkollën Teknike të Fullcit. Jepte lëndën e Matematikës. Pirro kujton se i ati lexonte shumë Letërsi. Në bibliotekën e tij ndodheshin libra të Balzakut, Stendalit, Dumas, Tolstoit.
*Te plote do ta lexoni ne Gazeten Dielli te Printuar
“Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”, rrugëtimi nga Çikago në Nju Jork
*Promovim i suksesshëm i librit “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” në “Orion Palace” në Brooklyn në Nju Jork/
*Takim me dyer të mbyllura i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me prof.Branislav Sinadinovski/
Nga Dalip GRECA/
Të shtunën në mesditë, në “Orion Palace” të qytetit të Brooklyny-it në Nju Jork u organizua nga shoqata Dibrane promovimi i librave “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” i shkruar nga profesori me origjinë e gjak shqiptar, Branislav Sinadinovski dhe “Rilindasit Shqiptarë”, të autores Gordana Sinadinovska, bashkëshorte e Branislav Sinadinovski. Veprimtari u sponsorizua nga biznesmeni shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku Ylber Pilku.
Kësaj veprimtarie iu bashkëngjitën edhe organizatat të tjera shqiptaro-amerikane si Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, e përfaqësuar nga Marjan Cubi, anëtar i Kryesisë, Zef Balaj anëtar i Këshillit, Dr. Skënder Murtezani, kryetar i degës së Vatrës në Queens dhe anëtar i Këshillit të Federatës Vatra, si dhe editori i Gazetes Diellit dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës. Të pranishëm ishin edhe organizata e shoqata të komunitetit shqiptar si Shoqata Çamëria, Ana e Malit, Rrënjët Shqiptare, Akademia Shqiptare e Nju Jorkut etj.
Ishte e pranishme edhe media shqiptare në Nju Jork, si Gazeta Dielli, Televizioni Kultura Shqiptare, Gazeta Illyria, Bota Sot, Agjensia INA, Televizioni Alba Life etj.
Të pranishëm ishin autorët e librave: Prof. Dr.Branislav Sinadinovski dhe Gordana Sinadinovska, të shoqëruar nga veprimtari dhe biznesmeni nga Chikago z. Fanol Cami.
Kjo veprimtari u moderua nga gazetari i komunitetit Shqiptar në SHBA Beqir Sina, i cili në hapje të ceremonisë prmovuese u uroi mirëseardhjen mysafirëve, pronarit të lokalit, që e lëshoi pa pagesë lokalin si dhe sponsorit Ylber Pilku.
Më pas moderatori ftoi të pranishmit që të përcillnin së bashku Hymnin Kombëtar Shqiptar dhe atë Amerikan. Me një minut heshtje u nderua Kujtimi dhe kontributi i heronjve të Kombit dhe patriotve, duke veçuar rilindasit shqiptar ortodoks si :Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Josif Bageri, At Stathi Konomi e të tjerë.
Në fjalën e tij hapse,ndër të tjera gazetari Sina tha :“është nder i veçantë që në mesin e komunitetit shqiptar në SHBA ndodhet profesori i nderuar shqiptar Branislav Sinadinovski, i cili sjell veprën e tij kolosale “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”.
Z. Sina theksoi se ky libër monumental zbardh të vërtetën e komunitetit ortodoks shqiptar, të harruar dhe të persekutuar në Maqedoni gjatë shumë dekadave të golgotës shqiptare, me synimin dhe zhbërjen dhe asimilimin total të tyre. Moderatori tha fjalë lavdëruese për profesor Branislav Sinadinovski, i cili ka guxuar që të shpallë publikisht të vërteta të fshehura deri më tani.
Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra”, Musa Paçuku në fjalën e tij theksoi se është një nder i veçantë që profesori Sinadinovski ka sjellë këtë faqe të re të historisë shqiptare në Maqedoni.
“Duke përshëndetur këtë promovim kaq të rëndësishëm dhe kaq të veçantë, tha Paçuku. Ai tha se dëshiroj të përgëzoj Branislav Sinadinovskin dhe bashkëshorten e tij Gordana Sinadinovska për interesimin dhe guximin, sa shkencor po aq edhe njerëzor për t’iu qasë dhe për të trajtuar një temë dhe një çështje, e cila tanimë mëse një shekull ka qenë objekt debatimi në mes të shkencëtarëve, por edhe objekt i politikave ditore, për fat të keq në këto anë, të ngarkuar me shumë paragjykime dhe me inate ballkanike, të cilat i tejkalojnë kufijtë e mirësjelljes e tolerancës në mes të njerëzve”.
Më pas z. Sina ua dha fjalën ligjërusëve të këtij promovimi. Këngëtari Haxhi Maqellara solli kumtesën e përgatitur nga drejtori i Agjensisë së Lajmeve INA, gazetari Naser Pajaziti. Në këtë kumtesë, autori, pasi përëgzon komunitetin shqiptar të Nju Jorkut për këtë promovim, përshkruan veprën e shkruar me guxim e kurajo shkencore nga profesori Sinadinovski.
-Ju, shkruan Pajaziti”,- jeni pjesë e trungut tonë kombëtar që po qëndroni në ballë të të gjitha sfidave të Kombit tonë, sidomos në kohërat kur e do nevoja dhe solidariteti. Ju këtë po e dëshmoni në vazhdimsi. Po e dëshmoni dhe vulosni edhe sot duke organizuar këtë aktivitet patriotik e Kombëtar me rastin e pritjes vllazërore për profesorin tonë të nderuar Branislav Sinadinovski.
”Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë” i profesorit Branislav Sinadinovski është një vepër madhështore dhe një pasuri e çmuar Kombëtare, që do të lerë gjurmë të pashlyeshme në historinë Kombëtare, shkruan gazetari Pajaziti. Më pas ai tregon rrethanat në të cilat e ka njohur profesorin Branislav Sinadinovskin, gjatë një emisioni televiziv në gjuhën maqedonase, ku ai si një intelektual i vërtetë, me argumenta dhe gjuhë diplomatike, mposhti gazetarin inferior maqedonas, i cili kishte marrë detyrën për të determinuar emisionin e ndriçimit të së vërtetës të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni. Profesori përveçse i tregoi vendin atij gazetari, çoi porosi edhe tek promotorët e tij se nuk ka asnjë fuqi që mund ta heshtë dhe ta fusë nën dhe’ çështjen e shqiptarisë në trevat shqiptare të Rekës në Republikën e Maqedonisë.
Apeli i gazetarit Pajaziti përmes kumtesës së tij ishte:”Ne duhet të qëndrojmë pas dhe të mbështesim në çdo hap e çdo moment këtë rrugëtim të profesorit tonë të nderuar…Ky komunitet do përkrahje, do mishërim kombëtar, solidarizim dhe bashkëveprim, duke siguruar të gjithë parakushtet e nevojshme.Këtij misioni i duhet dhënë një përkrahje e fuqishme institucionale, që do të garantonte lirinë e shprehjes dhe të drejtën e vetëdeklarimit të çdo qytetari që ka gjak shqiptar. O Sot, o kurrë, përcjell mesazhin e tij gazetar Pajaziti.
Shpend Koleci, në kumtesën e tij, ndër të tjera, tha se fati dhe golgota e vëllezërve tanë të krahinës së Rekës është përcjellë me gjak e lot, që asnëjherë nuk do të shuhen.
Duke ju drejtuar autorve të librave, çiftit Sinadinovski, kumtusi tha:Ne jemi krenar që ju kemi ju, por do të ishim më të gëzuar nëse inkurajohen edhe vëllezrit dhe motrat e këtij religjioni që me kurajo që të deklarojnë të vërtetën.
Artisti Xhevat Limani përcolli mesazhe shqiptarie në diskutimin e tij duke veçuar kontributin e shqiptarve të Amerikës. Ai e përgëzoi profesor Sinadinvski për kurajon shkencore në publikimin e të vërtetave shqiptarve përmes librit të tij”Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë”. Më pas përmes vargjeve poetike ai e ka ngritur sallën në këmbë duke rritur krenarinë e të qenurit shqiptar.
Me duartrokitje të zgajtura janë pritur përshëndetjet e mysafirëve amerikanë, avokatit të njohur Stiv Kaufman dhe profesor Paulo Polombo.
Kryetari i Degës së Vatrës, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, dr. Skënder Murtezani, i lindur në Tetovë, e përgëzoi profesorin Sinadinovski për librin e të vëretatave shkencore dhe përcolli mesazhe vlerësuese nga Federata Vatra dhe kryetari Gjon Buçaj. Dr. Murtezani tregoi një kujtim nga rinia e tij, kur ai ishte kampion në pingpong. Shoku i tij i skuadrës Filip Sinadinovski, që në publik nuk shfaqej si shqiptar si shumë ortodoksë të tjerë shqiptar, i kishte treguar në mirëbesim se në familje flisnin shqip, por nuk mund ta bënin këtë hapur në publik. Para dy vitesh, kur dr. Murtezani e kishte takuar Profesor Sinadinovskin, ia kishte treguar këtë ngjarje. Profesori kishte qeshur dhe kishte pohuar se Filipi ishte pjesë e fisit të tij.
Duke folur për librin Dr. Murtezani tha se “Libri i Profesor Sinandinovski ka nxjerr në dritë të diellit të vërteta të hidhura për maqedonsit, që më kot përpiqen të mbulojnë ende atë që sot nuk mund të fshihet.”
Dr. Murtezani përcolli ide të qarta të bashkimit shpirtëror Kombëtar dhe kritikoi partitë politike shqiptare që në vend të bashkimit, vazhdojnë e mbjellin përçarje.
Veprimtari i Çamërisë z. Sali Bollati, ka përshëndetur organizatorët dhe ka përgëzuar autorët e librave për kurajon shkencore të publikimit të të vërtetave të fshehura.
Kryetari i Akademisë Shqiptare të Nju Jorkut z. Skënder Kodra, ka përgëzuar autorët për librat e shkruar, duke e konsideruar zbardhjen e të vërtetave, kontribut të rëndësishëm për çështjen kombëtare. Në fund e kanë marrë fjalën autorët e librave. Studiuesja Gordana Sinandinovska ka folur për librin e saj Rilindasit Shqiptar, duek evidentuar kontributin e tyre të jashtzakoshëm kombëtar. Ndërsa profesori Branislav Sinadinovski foli rreth librit të tij “Ortodoksit shqiptar në Maqedoni”duke i mëshuar faktit se ky libër ishte realizim i I një amanet të babait të tij, profesorit të ndjerë Jakim Sinadinovski, i cili kishte lënë si amanet , që kurrë të mos harrohet e vërteta e origjinës së shqiptarëve të Rekës së Gostivarit dhe të Dibrës.
Profesor Sinadinovski përshkroi me emocion rrugëtimin dhe golgotën e shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë drejt asimilimit misterioz, heshtjen dhe heqjen dorë nga origjina dhe identiteti kombëtar si dhe shqetësime të tjera. Më pas ai foli për tendencën e rikthimit tek identieti dhe guximi i brezave për t’u deklaruar shqiptarë etnik.
Profesor Sinadinovski argumentoi se zona e Rekës së Gostivarit dhe Dibrës është një rajon i heshtur sot, i populluar shumë pak nga banorë që janë shqiptarë etnik, të cilët nga asimilimi dhe frika, nuk duan të flasin për historinë e tyre.Gjithësesi ai tha se së shpejti në Kishën Ortodkse të fshatit të tij të lindjes do të meshohet në gjuhën shqipe.
Gazetari Sina e ka mbyllur veprimtarinë duke vlerësuar miqësinë shqiptaro – amerikane dhe përkrahjen e Amerikës ndaj kombit shqiptar edhe në çastet më të vështira historike. Ai përmendi kontributet e presidentëve Wilson, George Bush i vjetër me vijën e kuqe’ në prag të Krishtëlindjeve, në 1991, deri tek roli i presidentit Klinton gjatë luftës në Kosovë, roli vendimtar i Presidentit George W. Bush në pavarësinë e Kosovës, dhe rruga që ndoqi administrate aktuale me Presidentin Obama”.
Të pranishmit shijuan ushqimet dhe pijet e sponsorizuara nga biznesmeni Ylber Pilku.
TAKIMI ME DYER TE MBYLLURA ME LIGËN QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE
Në mbrëmjen e së shtunës, në mjediset e restorantit” Giovanni’s Pizza” , pronë e bashkatdhetarit Gjergj Dedvukaj, prof.dr.Branislav Sinadinovski dhe bashkshortja e tij, të shoqëruar nga veprimtari i komunitetit të Çikago Fannol Cami, u pritën nga presidenti i LQSH Joe DioGuardi dhe zonja Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e LQSHA për Çështjet Ballkanike.
Gazetarët ishin të pranishëm vetëm në çastet e shkëmbimit të urimeve të mirëseardhjes. Biseda ishte me dyer të mbyllura, pa praninë e shtypit.
7 PRILLI- Përvjetori i qëndëresës nga Abaz Kupi dhe pengu i të birit, Fatbardhit
Nga Dalip Greca/
Qendresa shqiptare kunder pushtimit fashist te Shqiperise, nuk mund te kuptohet pa qendrestaret dhe heronjte, pa kapterin hero Mujo Ulqinaku dhe komandantin e tij, heroin e 7 prillit, Abaz Kupi.I biri i heroit te 7 prillit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalë i Abaz Kupit,që mbeti në Shqipëri, nuk pati fat që t’i hidhte një dorë dhe’ të atit. Keto dite Bardhi eshte ne Ohajo. Aktin e te atit e perjeton me krenari. Ne kete 7 prill,brenda vetes ndjene dhimbjen që i shkakton pengu që nuk arriti t’i thoshte atit: ”Babë nuk ligshtohem, nuk pendohem për vuajtjet gjatë 45 viteve nëpër burgje e kampet e internimit. Gjithçka e kemi bërë me vetëdije se ia vlente të vuaje për një babë –hero.”
***
Fatbardhin, djalin e Abaz Kupit, që mbeti në duart e komunistëve së bashku me nënën dhe motrat, e takova pak kohë më parë. E kishim lënë takimin tek restoranti “Dani’s House of Pizza” , që ndodhet në Kew Gardens në Queens. Kishim zgjedhur enkas, mjedisin ku kishte kaluar kohën më të shumtë të fundjetës së tij, heroi i qëndresës së 7 prillit, babai i Fatbardhit, Abaz Kupi.
Në takim, ishte dhe një i tretë: Ndrec Gjergji, i cili ka qenë shpesh nën shoqërinë e Abaz Kupit. Fatbardhi ishte ulur pikërisht në tavolinën e dytë, tek dritarja, me vështrimin nga rruga dhe dukej i përhumbur tek sodiste peisazhin. Me vështrim të tretur tutje në hapësirë, e gjeta tek hyra pas një vonese në trafik.
– Ja këtu qëndronte Abaz Aga. Vinte në mëngjes në orën 9, pinte kafen, shkëmbente lajmet e reja përmes bisedave me bashkëpunëtorët, aty nga ora 10, dilte shëtitje në parkun e afërt të zonës dhe kthehej rreth orës një të drekës, – sjell në kujtesë kohën e largët, Ndrec Gjergji….
Fatbardhi, ka një ndriçim në sytë e lagur nga lotët, ndërsa në diktofonin tim ruhet tingulli i përvajshëm i atij rrëfimi plot mall për të atin. Kështu ia kam parë atij përherë sytë, të lagur nga lotët dhe të ndriçuar nga një shkëlqim i veçantë. I ndodh kjo sa herë bie fjala për të atin e tij, Abazin. Më kujtohet një moment kur legalisti veteran, Enver Shaska(ndjese paste), solli një kujtim nga Abaz Kupi në kohën e ikjes nga Shqipëria, Bardhit i ndriçonin sytë nga kënaqësia që dëgjonte mire për të atin.
Kur i them se do të shkruaj diçka për vuajtjet e Fatbardhit në burgjet dhe kampet e internimit, ai shqipton një ”Jo” të prerë. Nuk është e para herë që ia bëj këtë propozim, por ai sërish kundërshton prerazi:
-Të lutem, mos e bëj këtë, jam tepër i vogël para atit tim. Gjatë të gjithë jetës kam jetuar me krenarinë e të qenit bir i atij, që i vuri gjoksin luftës në Durrës dhe i priti këmishzinjtë fashistë, me luftë. Vuajtjet e mia janë të vogla para madhështisë së tim eti. Shkruaj për atë, se ma lehtëson dhimbjen dhe mallin….I bindem vendimit te tij.
Peter Kemp, Abaz Kupi luftoi si luan kundër gjermanëve
Në tavolinë, para duarve, Bardhi mban librin e britanikut Peter Kemp ”No Colour or Crest”. Ndjehet i lumtur që britanikët kanë arritur ta japin madhështinë e atit të tij, në kundërshtim me historiografinë komuniste, që i mohoi heroit jo vetëm kontributin në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, por edhe qëndresën e 7 prillit.
Bardhi shfleton dhe ndalet diku në faqen 142 të librit të Peter Kemp, ku britaniku shpreh habinë se si Enver Hoxha, edhe pse nuk ishte i pranishëm në luftimet e gjermanëve gjatë sulmit mbi Krujë, i mohonte Abaz Kupit mbajtjen e peshës së luftës në këtë betejë. Për Peter Kemp, Abaz Kupi luftoi si luan për të shpëtuar Krujën e tij të dashur, ndërkohë, shkruan ai, nuk vepruan kështu as partizanët e Haxhi Lleshit, as formacioni italian, që pasi ishte dorëzuar e bashkuar me forcat shqiptare, kishte vendosur të luftonte kundër gjermanëve. Britaniku përdor tamam fjalën “luan” për të përshkruar mënyrën e luftimit të Abaz Kupit në atë betejë. Gjermanët u përpoqën që ta thyenin me artileri, Abaz Kupin, kryembrojtësin e Krujës, por ai qëndroi dhe i udhëhoqi trimat e tij, si hero. Peter Kemp dëshmon nga fronti i luftës. Ai sjell edhe detajin tjetër, atë që gjatë bombardimeve, humbi jetën kunata e Abaz Kupit. Dhe si mund të mos luftonte Abaz Kupi kundër gjermanëve, ku luftonte brenda në shtëpinë e tij? Mbronte jetën e familjes së tij, të atdheut të tij? Ishte në interes të komunistëve për të mos ia njohur pjesëmarrjen në betejë kundër gjermanëve heroit të 7 prillit sepse Enver Hoxha kërkonte t’i radhiste të gjithë nacionalistët në anën e pushtuesve, që t’ia faturonte vetes atributet e çlironjësit dhe tortën e pushtetit nuk pranonte ta ndante me të tjerët. Ishte po ai Enver Hoxha, që në buletinet e “Zërit të Popullit”, shkruante me entuziazëm, se Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush nuk mund të nënshtrojë Shqipërinë me heronj të tillë. Mirëpo më pas, kur Mukja tregoi se kush ishin nacionalistët dhe kush internacionalistët, Abaz Kupi u shpall armik nga komunistët dhe ia mohuan luftën.
Abaz Kupi, shtyllë e luftës
Abaz Kupit nuk mund t’i mohohen meritat e luftës. Komunistët u përpoqën që ta rrëzonin mitin e tij në Shqipëri por nuk mundën, demokratët duhet të bëjnë më shumë për ta lartësuar figurën e këtij heroi, që i vuri gjoksin armikut.
Abaz Kupi nuk është nga ata heronj që ngjiten sot e rrëzohen nesër. Ai me aktin e vet ka fituar përjetësinë. E kishte rrëmbyer pushkën që kur ishte 15 vjeç. Ndërsa në momentin e 6 prillit 1939, kur mori urdhërin, për t’i dalë ballpërballë sulmit të hordhive fashiste në Durrës, ai u fut në historinë e Shqipërisë me të dyja këmbët. Përballë dhjetëramijëra fashistëve ai kishte nën komandë vetëm 500 xhandarë me uniformë të rregullt dhe 500 vullnetarë, që s’ishin gjë tjetër veçse ithtarë të tij. Me këta një mijë luftëtarë e organizoi mbrojtjen e Durrësit, ai që mbretërorët e thërrasin, Gjenerali Abaz Kupi, ndërsa anglezët, heroi shqiptar. Kështu e cilëson David Smiley, kështu e përshkruan edhe Julian Emery tek ”Sons of the Eagle”, po kështu edhe Peter Kemp në librin e tij ”No colour or Crest”.
Në një letër që Abaz Kupi i dërgonte pas luftës, Ministrit të Jashtëm britanik Anthony Eden, rezistencën e tij gjatë luftës e përshkruan me fakte, që komunistët u përpoqën t’ia mohonin. Rezistencën ndaj sulmit fashist në Shqipëri ai e përshkruan kështu: ”Kur anijet e armikut arritën pranë molos, i lashë fashistët të zbrisnin në tokë, madje dhe të na afroheshin nja 200 metra. Atëhere dhashë urdhër që të hapej zjarr kundër tyre. Kështu në ora 4 të mëngjesit kishte filluar një betejë e vërtetë. Gjatë këtyre luftimeve, të tre sulmet e tyre të njëpasnjëshme i zmbrapsëm, duke i detyruar agresorët që të ktheheshin e të futeshin sërish nëpër anijet e tyre. Gjatë sulmit të katërt, armiku, duke vënë në përdorim të gjithë mjetet dhe forcat e tij luftarake që dispononte, u përqëndrua në një sulm të përgjithshëm kundër krahut tonë të djathtë. Në këtë mes, ne, duke mos i patur mjetet e nevojshme gjatë 6 orë luftimesh të përgjakshme dhe të pandërprera, qemë të detyruar që të tërhiqeshim. Duhet thënë se gjatë kësaj kohe, artileria jonë goditi rëndë dy nga anijet e armikut, ku ushtarët e tij ishin të grumbulluar aty ngushtë, me ç’rast armiku humbi aty qindra të vrarë. Në këto rrethana u largova nga vendi im dhe dola në Jugosllavi, ku u takova me kolonelin Oacly Hill dhe oficerë të tjerë britanikë, kolegë të mi, me të cilët kam patur shumë raste bashkëpunimi”.
Abaz Kupi nuk do t’i rreshte përpjekjet e tij për të organizuar qëndresën antifashiste. Heroizmi i tij nuk përfundon në Durrës. Në vitin 1941 së bashku me kolonelin anglez Hill, Gani Kryeziun dhe Abaz Kupi dhe çeta e tij, rihynë nga Jugosllavia në Shqipëri për të vazhduar luftën. Drejtimi ishte për në Shkodër. Pas përpjekjesh në Tropojë arritën që të mbërrijnë deri në Bogë. Kapitullimi i Jugosllavisë bëri që të ktheheshin mbrapsht dhe të qëndronin në malet e Gjakovës. Koloneli Hill preferoi të qëndronte me Gani Kryeziun, ndërsa Abaz Kupi u fut në thellësi të Shqipërisë për të organizuar rezistencën kundër fashistëve. Abaz Kupi u bë tmerr për milicinë fashiste, e cila angazhoi më shumë se 2 mijë forca për ta kapur atë. Numri i luftëtarëve që e pasonin Abaz Kupin shtohej çdo ditë.Ai ishte një ndër faktorët kryesorë të luftës, ishte një ndër shtyllat që mbante rezistencën. Në vitin 1943, forcat e tij rrethuan një batalion të armikut në Burrel. Rrethimi ishte një darë e shtërnguar fort, që nuk e lëshonte armikun, të cilit iu nis për ndihmë nga Tirana një tjetër regjiment i armatosur rëndë. Forcat e Abaz Kupit e rrethuan edhe këtë regjiment, i cili u ngujua shumë kohë në malet e Matit.Fashistët lanë në këtë rrethim 300 të vrarë. Edhe forcat e tjera që nisën okupatorët nga ana e Qafë Shtamës për t’i ardhur në ndihmë të rrethuarëve lanë pas shumë të vrarë e të plagosur.
Një tjetër betejë kanë zhvilluar forcat e Abaz Kupit, tri javë më pas në Suç të Matit. Vërtetë që pat të vrarë e të plagosur nga radhët e tij, por armiku pas beteje publikoi në buletinin e luftës 170 të vrarë nga radhët e veta, kurse pjesa tjetër u dorëzuan. Pas kësaj forcat fashiste bënë reprezalje në Mat, ku dogjën më shumë se 2 mijë shtëpi të përkrahësve të Abaz Kupit.
Kur kronikat e betejave të Abaz Kupit morën jehonë edhe jashtë Shqipërisë, aleatët çojnë në shtabin e tij majorin anglez Niel. Së bashku përgatitën planin për t’u marrë gjermanëve Krujën. Lufta zgjati tre ditë dhe gjermanët pësuan humbje të mëdha. Në ditën e tretë mbërritën përforcime të shumta naziste, dhe Abaz Kupi i tërhoqi forcat në lartësitë e maleve.
Më pas në shtabin e tij mbërrijnë gjenerali Davies bashkë me kolonelin Nikols. Pas bashkëbisedimit vendosin që të rifillojnë luftimet guerrilje. U hartua edhe një projekt i përbashkët për të shtrirë rezistencën në Dibër, Kosovë dhe në të gjithë Shqipërinë e Mesme. Gjenerali Davies dhe majori Nikols do të shoqëroheshin nga Abaz Kupi në këtë axhendë. Fatkeqësisht ky projekt nuk u realizua sepse gjenerali kishte rënë në përpjekje dhe qe zënë rob, ndërsa Nikolsit i kishin ngrirë këmbët. Abaz Kupi çoi në ndihmë të Nikols një skuadër trimash dhe arriti ta tërhiqte nga malet e Matit. E vendosi në shtëpinë e një miku të tij dhe u mor vetë me mikun anglez, duke i siguruar të gjitha kushtet dhe gjetjen e kirurgut për operacionin e këmbës, por mjerisht Nikols nuk e përballoi dot, ai vdiq dhe u varros pranë shtëpisë të një miku të Abaz Kupit. Në vijim të ngjarjeve të luftës në shtabin e Abaz Kupit mbërriti një tjetër anglez, koloneli Bill Maclin. Në bashkëpunim me të Abaz Kupi vendosi të merrte përsipër luftën guerrilje në një front të gjërë nga Kosova në Pogradec.
Në dispozicion të kolonelit Maclin, Abaz Kupi vuri një çetë të madhe me 300 luftëtarë, duke vënë në krye të tyre një kolonel të sprovuar dhe të birin, Petrit Kupi. Gjithçka përballohej financiarisht nga vetë Abaz Kupi. Kjo çetë, e ndihmuar edhe nga oficerët anglezë ka kryer shumë akte sabotazhi për të paralizuar pushtuesin. Një aksion të bujshëm përbën hedhja në erë e urës së Gjoljes dhe shumë aksione kundër gjermanëve gjatë bregut të Detit, ku u sulmuan kolonat gjermane, u dogjën makina dhe u vranë gjermanë. Abaz Kupi nuk i mori premtimet që i dhanë aleatët dhe e përballojë luftën me financat e veta, madje siç shkruan Julian Amery, ai mbajti dhe misionin anglez. Abaz Kupi priti zbarkimin e aleatëve, por më kot, zbarkimi nuk u krye siç premtohej. Në këto kushte, në marrëveshje me kolonelin Maclin, majorat Amery dhe Smiley, ai vendosi që t’i shpërndante forcat e veta dhe të largohej nga Shqipëria. Me vete mori dy djemtë, Petritin dhe Rrustemin, ndërsa më të voglin, Fatbardhin e lë për të pasur në kujdes familjen e mbetur.
Besa dhe pengu i të birit
Fatbardhit i kujtohet si tani takim i fundit me të atin, i cili e kishte thirrur dhe i kishte përcjellë vendimin, që sapo kishte marrë:- “Unë po iki për pak kohë. Ti Bardhi shko në shtëpi dhe qëndro pranë nënës dhe motrave”. Bardhi, që ende nuk e dinte vendimin e ikjes, e ka pyetur, po pse duhet të kthehem në shtëpi? Unë s’jam fëmijë… Qetë-qetë, i ati i është kthyer me fjalë të matura:”- Ato kanë nevojë për mbrojtje dhe unë po ta besoj ty këtë detyrë sepse kam besim”. Pas kësaj, i ati, kishte nxjerrë një letër, dhe i kishte kërkuar që të nëshkruante aty një deklaratë bese se nuk do t’i braktiste kurrë nënën dhe motrat; . Pa e kuptuar mirë se ç’po i kërkohej, djaloshi 17 vjeçar ia kthen:
– “Kur të mërzitem, do të iki ndonjëherë se s’mund të rri gjatë në shtëpi me gratë”.
Ati këmbënguli që s’duhej të lëvizte pa i ardhë lajmërimi prej tij dhe të kujdesej për nënën dhe motrat, Dudinë, Hyrien dhe Bukurinë. Madje i kërkoi që ta firmoste besën përmes deklaratës dhe të jepte fjalën e burrit.
Letra pasi u firmos nga i biri, u palos në katërsh dhe babai e futi në portofol.
Letra kishte vetëm një fjali, kujton Bardhi:
”Nuk largohem nga familja pa më lajmëruar baba”….
Poshtë firma.
Kur erdhi në Amerikë, pasi shkoi dhe qau gjatë mbi varrin e babës, Bardhi pyeti nëse dinte ndokush gjë për atë letrën që baba mbante në portofol, por mjerisht nuk ia gjeti gjurmët.
Kjo e ka ligështuar Bardhin dhe ende vazhdon të pyes ata që kanë qenë afër tij nëse ka kush dijeni për atë copëz letër, që e mbajti lidhur shpirtërisht me atin e vet gjatë kohëve të vëshitira në qelitë e ftohta, në galeritë e vdekjes, apo gjatë vuatjeve të pafundme nëpër kampet e internimit.
Kur e provokonin për të atin
Kur Abaz Kupi kishte marrë rrugën e largimit nga atdheu dhe kapërcimin e detit Adriatik, fati i Bardhit ishte parashkruar për vuajtje.
Por le ta ndjekim fatin e tij. Për pak kohë Fatbardhi që ende nuk i kishte mbushë 18 vjeç, përfundon në radhët e partizanëve. Historia ndodhi kështu:Abaz Kupi ishte bërë vëllam me babën e Gjin Markut. Familjen e Gjin Markut e ka mbajtë Abaz Kupi për shumë kohë. Madje ai e ka çuar Gjin Markun në shkollë dhe i ka dhënë përkrahje. Pasi kishte ikur Abaz Kupi, Gjin Marku në krye të Divizionit të gjashtë partizan mbërriti në Shkodër. Shkoi dhe takoi nënën e Bardhit dhe i kërkoi që ta merrte të birin me vete. I tha nënës:- Bardhin po e marr me vete se nuk i dihet se ç’ndodh me të. Është djal i ri. Kam firkë se po e lashë këtu me ty, atë ose do ta vrasin ose do ta burgosin. Dhe Bardhi hyri në rreshtat e divizionit duke pasur mbështetjen e mikut të familjes, komandantit të divizionit.
Kujton se provokimeve dhe ngacmimeve, që i vinin, u përgjigjej sy më sy. Kur oficerët madhor i thonin se Kadri Hoxha do ta kap dhe do ta vrasë babën tënd ose do ta sjell të lidhur këtu duarlidhur, ai qëndronte gjakftohtë. Por kur provokimet shtoheshin me pyetje të tilla: Po ti çdo të bësh kur ta vrasim babën?
Ai u përgjigjej: Po vranë babën tim, unë o Enverin, o Koçi Xoxen do t’i vras!
Ishte reagimi i një 17 vjeçari, i rritur nën legjendat e trimërisë të të atit.
Nuk i ndoqi gjatë gjurmët e partizanëve. Ndërkohë që Divizioni i Gjin Markut kapërceu në Vishegrad, Bardhi i sëmurë rëndë u shtrua në spital. Pasi u shërua mori raport mjeksor për paaftësi shëndetsore. Mirëpo raporti duhej firmosur në Korpusin e Shkodrës. Shkoi në komandë, ku gjeti Shefqet Peçin dhe Beqir Ballukun.Pa firmën e tyre s’mund të lirohej, do ta cilësonin dezertor. Sekretari ishte krutan, daja i Sami dhe Gani Kupit, kushëririt të tij.Ai ia përgatiti lejen në bazë të raportit, të cilën duhej ta firmoste ose komandanti ose komisari. Kur hyn në zyrë, Shefqet Peçi e provokon për babain duke ia sharë. Bardhi ia kthen dhe debati ashpërsohet. Hyn në mes Beqir Balluku, i cili shmangu sherrin. Ia mori raportin dhe ia firmosi duke i bërtitur fort:Hajt ik tani!
– Këtë burrëri e bëri Beqir Balluku, nuk e di nga se u nis, por unë nuk ia harroj, më shpëtoi se Shefqeti ishte ekstremist dhe gjaksor, e kujton atë incident të vështirë.
Arrestohet si armik i popullit
Fatbardh Kupi është një ndër ata që i kanë bërë qëndresë diktaturës. Ai provoi qelitë e hetuesisë dhe burgjet në një moshë të re. U burgos dy herë, dhe u internua për 30 vjet, por nuk u thye. Nëse ndokush do t’më kishte detyruar të nënshkruaja për bashkëpunim, sot nuk do të isha gjallë, as unë, por as ai që do të kishte arritë t’ma merrte firmën,thotë me vështrim të kthjellët.
Fatbardhi e provoi internimin që në kohën e pushtimit fashist, pas rezistencës së Abaz kupit. Fillimisht në Himarë, më pas në Itali. Diktatura komuniste nuk mund t’i ofronte një jetë të qetë, përkundrazi e futi nëpër dhëmbzat e diktaturës. Ai qëndroi dhe e sfidoi atë.
Po si erdhi arrestimi i parë?
Kishte rënë Gjermania, Luftës së Dytë Botërore i kishte ardhë fundi. Filluan festimet edhe në Krujë si në të gjithë Shqipërinë. Bardhi kishte të gjithë arsenalin e armatimeve në shtëpi, ende s’kishte filluar aksioni i çarmatimit të popullsisë. Ai kujton se si zbrazeshin armët dhe hidheshin bomba sa i gjithë qyteti tronditej nga shëprthimet. Mirëpo gjashtë bomba nuk plasën dhe përbënin rrezik për banorët. Ushtarët filluan t’i gjuanin për t’i plasur. Nuk po plasnin dot nga që nuk arrinin t’i godisnin. I thotë një krutani që kishte pranë, a ma jep pushkën? Ai ia jep dhe Bardhi merr shenjë. Në çdo gjuajtje plaste një bombë. I plasi të gjashta.
Ai që i dha pushkën thirri fort:- S’ka mor vlla, është me xhins kjo punë. Shtëpi pushke Kupi! Lisi nën lis mbin!
Kjo dikënd xhelozoi dhe në këto rrethana erdhi arrestimi i parë i Bardhit. Ishte 9 qershor 1945, kur përfundoi në qelitë e torturave.
Prokurori në aktakuzë e akuzoi se kishte mobilizuar popullin në radhët e Legalitetit, kishte bashkëpunuar me rininë e ballit, ishte në radhët e armiqve të popullit. E dënoi Petrit Hakani. Nënën dhe motrat i internuan në kampin e Tepelenës, i cili njihet mirë për kushtet çnjerëzore, sa ndryshe thirrej si kampi i vdekjes. Vdekja rrëmbeu shumë jetë të pafajshme në atë kamp shfarosës.Bardhi i përballoi me stoicizëm vuajtjet e burgut. Pasi kreu dënimin e internuan në Porto Palermo, një tjetër ferr i diktaturës. Pas 6 muajësh kthehet edhe ai në kampin famkeq të Tepelenës, ku qëndroi një vit.
Kur e pyes se çfarë i ka mbetur në kujtesë nga Tepelena, përmes trishtimit shqipton vetëm një fjali:”Kur merrnim tasin me supë pastronim krimbat edhe pastaj e hanim atë që mbetej.”
Në kujtesë sjell rastin, kur një nënë këmbëngulte që të qëndronte në kamp një ditë të ftohtë dimri, të mos shkonte në punë, se kishte vajzën të sëmurë, por polici e tërhoqi zvarrë dhe e detyroi që të shkonte në punë. Të shkretës i mbeti koka pas. Kur u kthye vajzën e gjeti të vdekur.
Pas Tepelenës Bardhin e internuan në Çorovodë, Skrapar, në një kamp me tela me gjemba dhe atje. Aty punuan si skllevër.
Kalvari s’ka të mbaruar. Kudo ku ndërtohej, çonin “bijtë e armiqëve”. Më pas e dërgojnë në fabrikën e tullave në Tiranë.Pas heqjes së kampeve me tela i dërguan në kampet fushore të Myzeqesë. Në fillim në Pluk. Pas kësaj e internuan në një kamp brenda burgut në Radostinë, ku e mbajtën deri në vitin 1958, më pas erdhi internimi tjetër në Kuç. Kur u hap sektoi i ri internimit në Gradishtë e internuan atje familjen.Më vonë internuan atje dhe Bardhin.
Për herë të dytë u arrestua me 1981.Arrestimi erdhi pa asnjë shkak. U akuzua pse ishte shprehur se Partia e Enverit ia ka mohuar të drejtat babait Abaz Kupi, që ka luftuar kundër armiqëve të Shqipërisë. Kaq mjaftonte për ta dënuar për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe pushtetit. Ai kujton gjyqin e montuar. Dëshmitarët fallso, të cilët kur ai doli nga burgu të penduar qanin dhe i kërkonin ndjesë.
Si tani i kujtohet, kur njëri prej dëshmitarëve, G V, i tha se poshtërsia më e madhe në jetën e tij ishte dalja dëshmitar i rremë në gjyqin kundër Bardhit, por e kishin detyruar. I gjithë gjyqi ishte i montuar. Atëherë i kishin bërë ekspertizën e një hartimi që kishte shkruar Bardhi në shkollën e natës. Në atë hartim shkruante për vjeshtën, stina ku binin gjethet. Dhe natyrisht që akuzohej se aludonte për rrëzimin e pushtetit.
U dënua me 10 vjet burg. Kaloi kohë të vështira në burgun e Ballshit. Më pas do të provonte Qafë-Barin, Bulqizën etj.
Me kujtimet për të atin
Edhe në çastet më të vështira të jetës Fatbardh Kupi është ushqyer nga madhështia e veprës së atit të tij. Kujton nga burgimi i parë: “Kur isha në burg më thërret Patër Anton Harapi. Eja ti djali i Abazit luajmë një shah bashkë! Në fakt ai luante shkëlqyeshëm, shahun, por edhe unë e kisha qejf.
Ngrihem dhe shkoj në qelinë e tij dhe bëj gati gurët e shahut. Kur ishin vendosur gurët dhe loja ishte gati për të filluar, Patër Anton Harapi, më thotë:Nuk të kam thirrë për të luajtur shah vërtetë, por të thirra që të them se ke pasë një baba trim e të mençur. Përpiqu t’i ngjash!”
Atëherë Bardhi, e pyet:-e keni njohur babain tim?
Ai i qe përgjigjur:” Si jo! E kam takuar. Para se ta takoja për të parën herë, mendova se po takoja thjesht një kaçak, nga ata luftëtarët që thjeshtë dinë të luftojnë dhe aq. Por, pas takimit, u ndjeva shumë i gëzuar se kisha takuar një njeri mendjehollë, të mençur. Që kur e nxirrte fjalën e mendonte gjatë, por nuk i binte në tokë!”
Këtë bisedë Bardh Kupi e ruante si një hajmali brenda shpirtit të vet, edhe kur e torturonin apo e provokonin, dhe ajo i jepte kurajo. Ndjehej krenar që një euridit si Patër Anton Harapi ishte ndarë me mendimet më të mira nga takimi me atin e tij. Pas shembjes së komunizmit, studiuesi Uran Butka, i kishte thënë Bardhit se të njëjtin mendim ia kishte shfaqë edhe Lef Nosit, Patër Harapi. Bardhi sërish u ndje mirë sepse tashti këtë opinion të Patër Antonin e kishte nga dy burime.
Ish shokët e burgut, Lek Mirakaj dhe Esat Çoku e portretizojnë Bardhin të pathyeshëm në vuajtjet e diktaturës.
– Ai ruajti emrin e mirë të babës së vet. Vetëm një karakter i fortë mbetej i pathyeshëm para torturësve të pashpirtë,-thotë Lek Mirakaj.
– Bardhi është njeri fisnik. Në burg ka qenë shpesh në rrezik. E kanë provokuar jo pak herë, por ai nuk ka rënë në kurth. Ka pasë provokatorë, që i propozonin të arratiseshin nga burgu, por Bardhi heshtëte, madje as nuk shkonte që t’i denonconte. Me intuitë e kuptonte se ishin të futur dhe nëse ai i hynte asaj aventure, plumbat e prisnin.(Ne foto:Bardh Kupi tek varri i te atit ne Kew Garden Queens, NY)
Histori- Pushtimi i Shqipërisë ishte vendosë që më 6-7 shkurt 1939
*Në takimin e 6 shkurtit duket se u mor vendimi që Shqipëria të pushtohej.Konti Çiano shkruan në ditar:” I parashtrova Duçes pikëpamjen time për çështjen shqiptare; të shpejtohemi! Ai është dakord. Fillojmë menjëherë të thërrasim forca dhe të përqëndrojmë mjetet ajrore. Intensifikojmë përgatitjen.Koha e aksionit:Java e Pashkës!”/
* Në një takim të Duçes me Çianon me 7 shkurt vendoset që sulmi të bëhej mes datave 1 dhe 9 prill./
*Kur Mbreti shpalli mobilizimin më 16 Shkurt, italianët nisën të shqetësohen/
Përgatiti: Dalip Greca/
Kur u vendos që të ndërhyhet ushtarakisht në Shqipëri? Sipas ditarit të Çianos, është folur shpesh për këtë akt, por vendimi nuk ka qenë i formës së prerë. Në shënimet e 15 janarit 1939 kuptohet se zarët janë hedhur, por duheshin marrë masa që të mos reagonin fqinjët dhe të tjerët. Në bisedën mes Duçes dhe Çianos dilet në përfundimin se nuk ia vlente që të dobësohej miqësia me Jugosllavinë për shkak të Shqipërisë. Për këtë qëllim mund të bëhej një marrëveshje mbi këto baza:rrumbullakosje e kufirit jugosllav; çmilitarizimi i kufijëve shqiptarë; aleancë ushtarake; mbështetje për marrjen e Selanikut nga serbët. Duket se plani është diskutuar me detaje dhe i është përcjellë jugosllavëve me 19 janar gjatë një gjuetie të përbashkët me Stojadinovicin.Konti shkruan ne Ditar:”Në një moment të parë Stojadinoviçi duket i ngrysur, pastaj akulli shkrin e flet për ndarjen e Shqipërisë si zgjidhja më e mirë.”
Mirëpo gjërat nuk ecin si në vaj sipas parashikimeve të Çianos. Me 4 shkurt Stojadinoviçi jep dorëheqje. Manevër apo rrëzim i vërtetë?-petja mbetet ne ajer. S’ka pergjigje.
Pas kësaj vjen një bisedë mes Çianos dhe Duçes. Diskutohet problemi në kushtet e reja, pas rrëzimit të Stojadinoviçit. Përfundimi? Në ditar është hedhur ky pasazh:”Me Duçen fiksuam këtë formulë:Të marshojmë njësoj.Me Stojadinoviçin-ndarje e Shqipërisë midis nesh dhe Jugosllavisë.Pa Stojadinoviçin-pushtimi ynë pa Jugosllavinë,e po qe rasti kundra Jugosllavisë.”
Në takimin e 6 shkurtit në Palazzo Venezzia, Duçja thotë se rrëzimi i Stojadinoviçit ishte grusht shteti për të shmangur vendosjen e regjimit fashist atje. Bihet dakort që të shpejtohet plani për Shqipërinë.
Në takimin e 6 shkurtit duket se u mor edhe vendimi që Shqipëria të pushtohej. Çiano shkruan:” I parashtrova Duçes pikëpamjen time për çështjen shqiptare; të shpejtohemi! Ai është dakord. Fillojmë menjëherë të thërrasim forca dhe të përqëndrojmë mjetet ajrore. Intensifikojmë përgatitjen. Koha e aksionit:Java e Pashkës!”
Në një takim të Duçes me Çianon me 7 shkurt vendoset që sulmi të bëhej mes datave 1 dhe 9 prill.
Me 8 shkurt nga Tirana kthehet Jakomoni, i cili konfirmon kushtet opurtune për aksion.Ai raporton:”Qielli shqiptar është elektrizuar.Tashmë gjithë krerët janë me ne; por për sa kohë do të mund të mbahet sekreti?”
Me 14 shkurt, gjejmë këtë shënim në ditar:” Duçja thotë se për Shqipërinë duhet të priten dy ngjarje: Mbyllja e çështjes spanjolle dhe nënshkrimi i aleancës me Gjermaninë.Ndërkohë të ushqehet ndjenja e kryengritjes kundër Zogut e të përhapen zëra më të shumëllojshme:të turbullohet ambjenti…”…
Mbreti shpall mobilizimin, italianët shqetësohen…
Me 16 shkurt Duçja shqetësohet nga një telegram që i mbërrin nga Atasheu ushtarak në Tiranë.Në telegram shkruhej se Mbreti Zog kishte urdhëruar mobilizim të pjeshëm e se Jakomoni ishte nisë me avion për në Romë.Çiano shkruan:”Në të vërtetë situata nuk është aq dramatike. Lidhem me Jakomonin, që dukej shumë i qetë. Dje ka biseduar me Mbretin, i cili pasi ka dëgjuar ankesat tona ka thënë se kishte dhe ai diçka të thoshte nga ana e vet.Në Beograd ishte folë për ndarjen e Shqipërisë, por mbreti citoi hollësi që provojnë se ai ishte i informuar pjesërisht dhe josaktësisht.Pasataj përmendi përgatitjen të një lëvizje të brendshme, të mbështetur e gjitha në të arratisur, hollësi dhe kjo tërsisht fallso.Citoi dhe emra personash të kompromentuar,jo të saktë, përveç atij të Jak Koçit,( i cili siç dukte kishte marrë urdhër që të vazhdonte të ishte gati për aksion).
Shënimet e Çianos vijojnë: “Konkludoi duke rikonfirmuar vullnetin për t’u kuptuar me ne dhe dërgoi Jakomonin si të plotfuqishëm të tij për marrëveshje…Kur i rrëfeva Duçes me telefon, ai m’u përgjigj:”Po ta kishim firmosur paktin me Berlinin, mund të sulmonim menjëherë Shqipërinë.Tashti duhet ta zvarritim. Pastaj konfirmoi udhëzimet: Të mbahet gjallë agjitacioni në Shqipëri; të mos ngurohet të ulen dyshimet e Zogut duke i dhënë gjithë sigurimet që dëshiron. Të turbullohen ujrat në mënyrë që të përjashtohet njohja e qëllimeve tona të vërteta.”
Në ditarin e 21 shkurtit konti Çiano shkruan se Jakomoni në Tiranë është i paduruar për egzekutimin e ndërhyrjes; ai kërkon që të përshpejtohet plani.Por nuk mendonte kështu as Duçja, as Çiano.Ata prisnin një rast të favorshëm, kur askush të mos e kishte mendjen tek Shqipëria.
Madje me 3 mars, Duçja urdhëron një ngecje të planit për Shqipërinë, përsa kohë që s’ka përfunduar çështja e Spanjës.
Por çasti duket se nuk do të vonojë.
Urdhëri i Duçes:Të fillojnë trazirat në Shqipëri!
Me 15 mars, pas takimit Hitler-Hacha-Chvalkovski, trupat gjermane fillojnë pushtimin e Bohemisë. Italianët që janë ushqyer me propogandën fashiste janë të pakënaqur nga pritja e gjatë e Italisë. Çiano e ndjen se duhet të lëvizet drejt Shqipërisë…Ai shkruan në ditar se qytetarët italianë meritojnë një sadisfaksion, një kompensim-Shqipërinë!
Ciano shkruan në ditar:” 15 mars- Fola me Duçen. i thashë se sot do të ishte mirë t’ia fillonin pasi nuk do të gjenim as pengesa lokale, as komplikime serioze ndërkombëtare. Më autorizojë që t’i telegrafoj Jakomonit të përgatitë trazira loakle dhe personalisht urdhëroi marinën të mbante gati skuadrën e dytë në Tralanto.Lidhem me Dominico Cavagnari, nënsekretari i marinës fashiste…Përgatitjet intensifikohen. Urdhëri drejt mbretit Zog është i prerë: Ose të pranojë zbarkimin e trupave italaine e kërkon protektoart ose trupat tona do të zbarkojnë kundër tij.Bisedoj përsëri me Duçen. Më duket më pak i vendosur për planin shqiptar”…
Edhe në një takim që Çiano bën në mbrëmjen e 15 marsit me Duçen, shprehet një ndjenjë dyshimi për realizimin e menjëhershëm të pushtimit.Çiano përpiqet t’I përcjellë optimizëm, duke i argumentuar se një zbarkim i menjëhershëm do të rriste moralin e trupave fashiste.
Mirëpo Duçja i bënte ndryshe llogaritë. Me 16 mars ai e thërret Çianon dhe i thotë se ka vendosur që ta shtyj pushtimin e Shqipërisë edhe për pak kohë. Llogaritë e Duçes ishin të tilla: Druhet se pushtimi i Shqipërisë do të shkund strukturat jugosllave dhe do të favorizonte një pavarësi kroate nën mburojën gjermane. Duhet shtyrë pak më vonë Shqipëria, që të mos vijë Gjermani në Ballkani.
Në këto kushet Çiano urdhëron Jakomonin të ndalojë të gjitha veprimet. Mirëpo nuk kalon më shumë se sa një jave dhe Duçja urdhëron që të rifillojnë përgatitjet ndaj Shqipërisë. Kështu shkruan ministri i jashtëm fashist në ditarin e 23 marsit. Vetë Duçaj ka hartuar një projekt-marrëveshje të shkurtër me tre artikujt të thatë.Ka formën e një dekreti. Një të tillë përgatit edhe Çiano.Thelbi është një projekt, ku të ruhej forma, por ndërkoh realizohej një aneksim efektiv i Shqipërisë.Qëllimi është i prerë, shkruan Çiano:”Ose Mbreti Zog pranon kultet që i bëjmë ne, ose ndryshe ne do ta pushtojmë vendin me armë.Për këtë qëllim po mobilizojmë dhe përqëndrojmë në Pulia katër regjimente bersalierësh, një divizion fanterie, reparte ajrore dhe gjithë skuadrën e parë.”
Edhe në shënimet e 24 marsit në ditar shkruhet për bisedimet mes tij dhe Duçes për aksionin ushtarak në Shqipëri. Duçja përsërit ultimatumin, të nisin negociatat me Zogun, po nuk dëgjoi, përdoret forca.
Roma dërgon ultimatumin në Tiranë
Me 25 mars dërgohet në Tiranë baroni Carlo de Ferraris, sekretar i kabinetit të Çianos. Qëllimi i vizitës së tij në Tiranë është paraqitja e projektit-ultimatum Mbretit.Në fakt forma e ultimatumit është një projekt pakt për protektoratin italian mbi Shqipërinë. Italainët shpresojnë që Mbreti do të nënshtrohet. Shpresa e nënshtrimit mbështet tek gjendja e Mbretëreshës. Çiano shkruan:”Veç të gjithash është një fakt familjar tek i cili kam shumë besim:lindja shpejt e një fëmije.Zogu e do gruan, e në përgjithësi, gjithë familjen.Besoj se do të preferojë t’i sigurojë farefisit të vet një të ardhme qetësie. Dhe çiltërsisht nuk e imagjinoj Geraldinën, me barkun nëndë muajësh, të shtegtojë duke luftuar nëpër malet e Matit dhe të Mirëditës.”
Me 28 mars baroni kthehet nga Shqipëria me një raport të Jakomonit.Konti shkruan në ditar se raporti flet për një “rrëshqitje” të mbretit.Ai kërkon të fitojë kohë. Megjitahtë makian fashiste e pushtimit është në lëvizje të shpejtë; ajo nuk mudn të ndalet më.Pushtimi do të bëhet ose me mbretin ose kundër mbretit.
Roma feston në Piazza di Venezzia rënien e Madridit. Kjo do të thotë se tash Duçja është i lirë; ka ardhë radha e Shqipërisë.
Me 29 mars Çiano bën dy takime të njëpasnjëshme me Duçen, ku në qendër është aksioni mbi Shqipëri.Përcaktohet me detaje plani deri në pushtim. Ai përmban këto pika: 1- Ushtria të intensifikojë përgatitjet, të bëhen gati këmbsoria, marina, aviacioni 2.Jakomoni të vazhdojë presionin diplomatik mbi Mbretin Zog, çdo reagim ta raportojë në Romë.
3.Nqs mbreti nuk jepet, të dërgohen anijet në ujrat territoriale shqiptare e të formulohet ultimatumi: Ose firmoset pakti ose zbarkim..
4.Po insitoi mbreti për refuzim, të vihen në veprim bandat e armatosura
5. Të okupohet Tirana, të mblidhen krerët shqiptarë në një farë ansambeleje, që duhet ta kryesojë Çiano, e t’i afrohet kurora mbretit të Italisë.
Me 30 mars, Çiano shkruan se nga Tirana vijnë lajme se Mbreti ka ndërmend që të organizojë qëndresë të armatosur. Kjo e mërzit Romën.
Me 1 prill aprovohet nga Duçja projekti që ofron Çiano me të tjerët. Me 2 prill Jakomoni urdhërohet që të shkojë tek Mbreti Zog, dhe duke i treguar një projekt mirëkuptimi, duhej t’i përcillte atij ultimatumin se nuk kishte rrugë tjetër.Nëse Mbreti do të pranonte,atëhere do të shkonte në Tiranë Çiano, natyrisht i shoqëruar nga një skuadrilje e madhe aeroplanësh, të cilët bënin fakt të kryer aneksimin e Shqipërisë.Nëse vjen refuzimi, të enjten në mbrëmje hidheshin në veprim bandat, ndërsa të premten në mëngjes do të bëhej zbarkimi.
***
Ndërkohë, Serreqi vjen në Romë. E prêt vetë Duçja, i cili i përsërit ultimatumin.Konti shkruan në ditar”Sereqi vendos të kthehet në Tiranë bashkë me Jakomonin për të bindur Mbretin.Por në fund, me preteksin se nuk kish mundur të këmbente valutën, merr nga Jakomoni një bakshish të parë prej 15 mijë liretash…”
Në mbrëmjen e 2 prillit 1939 Çiano shkruan se ka thirrur sekretarin e Partisë Fashiste, Ettore Mutti, të cilin e ngarkon me misionin që të niset në Tiranë me një grup njerëzish për të krijuar incidente të enjten në mbrëmje nëse mbreti nuk ka realizuar “mirësjelljen” për të kapitulluar.Çiano shkruan:”I dhashë liri veprimi, me urdhër të prerë që të respektojë mbretëreshën e fëmijën e saj, nëse në atë kohë do të kishte lindur.Natën të shkaktojë terror, në agim të hidhet nëpër pyje në pritje të ardhjes së trupave tona., duke tentuar pengimin e tërheqjes së Zogut drejt Matit, ku mund të përpiqet të bëjë rezistencë.
Plani ecën me shpejtësi drejt fundit. Me 3 prill i dërgohet telegram Jakomonit, që të përqëndrojë në Durrës qytetarët italianë, gra e fëmijë dhe t’i çojë në Durrës për t’i mbrojtur nëpër anije.
Ndërkohë urdhërohen emigrantët politikë shqiptarë në Itali të mblidhen në Bari dhe të bëhen gati për kthim së bashku me trupat italiane.
Me 4 prill Jakomoni i dërgon Duçes një telegram, ku shpreson se mund të arrihet fitorja pa armë, por Duçja tashmë ka vendosë; kërkon të manifestojë forcën e ushtrisë fashiste. Por nuk duket shumë i kënaqur me ushtrinë pas një incidenti, që ndodh në sytë e tij. Në Bolonja një batalion besalierësh, i moblizuar për zbarkism në Shqipëri, ecte duke kënduar:”Duam paqe e jo luftë…” Oficerët nuk ndërhynë, Duçen kjo e tërboi fare. Por s’kishte tërheqje.
Me 5 prill bëjnë edhe një tentativë tjetër për të bindur mbretin Zog, por Jakomoni raporton se ai preferon rezistencën.Me një telegram Mbreti Zog kërkon edhe 24 orë në dispozicion.Duçja tërbohet dhe nënshkruan skadimin e ultimatumit pas 12 orësh., që i binte me 6 prill, e enjte, ora 12.Në agim lindi djali i Mbretit, prince Leka.
Me 6 prill gjithëçka është gati. Lajmet nga Tirana nuk pushojnë. Mbreti ka vendosur të mos e pranojë kapitullimin. Sereqi jep dorëheqjen.Anijet në Durrës dhe Vlorë ngarkojën normalisht qytetartë italianë që janë në Shqipëri.Duçja jep urdhër për nisje. Britania deklaron se nuk interesa ën Shqipëri….
Të nesërmen me 7 prill nisi zbarkimi. Konti Çiano në orën 7 e 45 minuta të mëngjezit të asaj dite ishte mbi Durrës, ku pa se ushtria e tij nuk po pritej me lule, edhe pse ai kërkon ta përcaktojë atë si”nje çikë rezistencë” pasi sic shkruan ai sheh skuadra besalierësh që qëndrojën të strukur pas pirgjesh me qymyr; nga ndërkohë që nga dritaret qëllohet me pushkë…(nesër do të lexoni më shumë rreth qëndresës shqiptare)
- « Previous Page
- 1
- …
- 92
- 93
- 94
- 95
- 96
- …
- 135
- Next Page »