• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEGA E VATRËS NË WASHINGTON DC, VIZITË ZYRTARE NË KONGRESIN AMERIKAN

December 15, 2017 by dgreca

1 dega Uashing2 Flamuri amerik1 The flag

– Me inisiativën e Degës së VATRËS në Washington DC dhe me ndihmën e Zonjës Barbara Comstock, Kongresiste republikane e Virginias, u bë e mundur flamuri amerikan u fluturua në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA në godinën e Kongresit Amerikan (Capitol Hill) me 28 Nëntor 2017 me rastin e 105 vjetorit  të pavarsisë së Shqipërisë.

Armini1 Gjoni Viktim komuniz1 Gjoni

– Me 12 Dhjetor 2017 dega e Washingtoni bëri analizën punës për vitin 2017/

 Nga Armin ZOTAJ/

Me 14 Dhjetor 2017 dega e Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra në Washington DC, pati një vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan, ku takua me përfaqësuesen e Partisë Republikane të shtetit të Virginia në Kongresin Amerikan Zonjën Barbara Comstock.Me inisiativën e Degës së VATRËS Washington DC dhe me ndihmën e Zonjës Comstock u bë e mundur flamuri amerikan u fluturua në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA në godinën e Kongresit Amerikan (Capitol Hill) më 28 Nëntor 2017 me rastin e 105 vjetorit  të pavarsisë së Shqipërisë. Zyra e Kongresistes Comstock gjithashtu zhvilloi një tur në godinën e Kongresit Amerikan me Degën E Vatres ne Washington DC.

Ky takim i shtohet një viti të ngjeshur pune për Degën e Vatrës në Washington.  Analiza e punës së kësaj Dege të VATRES për vitin 2017 u diksutua në mbledhjen  që u zhvillua   më 12 dhjetor 2017.  Gjatë kësaj mbledhjeje u vu në dukje se dega e VATRËS në Washington DC është gjithmonë e më përqëndruar në punë aktive në shërbim të lidhjeve sa më të ngushta mes Federatës PanShqiptare të Amerikes VATRA dhe institucioneve të SHBA.

Viti 2017 filloi me punë të rëndisishme për këtë degë.Në Janar të 2017 VATRA Washington DC mbështeti dhe luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e  kryesisë  së VATRES dhe kryetarit të saj në atë periudhë Dr. Gjon Bucaj në protestën që u organizua nga VATRA përpara ambasadës së Francës në Washington me rastin e arrestimit të paligjshëm të  Z. Ramush Haradinaj, (sot Kryeministri i Kosovës )në Francë nga një urdhër arresti  i policisë së Serbisë.

Në muaj Mars kjo Degë u vizitua nga Kryetari I asaj kohe të VATRES Dr. Gjon Bucaj dhe financieri  i Vatrës Marian Cubi. Dega zhvilloi zgjedhjet në bazë të Kanunores së VATRËS.   Kryetarja e Degës Zonja Merita McCormack dha dorëheqjen dhe kryetar i ri për këtë degë u zgjodh  Z. Armin Zotaj.

Në Prill të këtij viti Dega e Vatrës në Washington DC pati një takim zyrtar me Drejtorin Ekzekutiv te Fondacionit Viktimat e Komunizmit ne Washington Z. Marion Smith. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth domosdoshmërisë së edukimit të brezit të ri në SHBA rreth krimeve të ideologjisë komuniste në mënyrë që kjo ideologji të mos përsëritet kurr më. Biseda në këtë takim u përqendrua reth dështimit që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit përsa i përket de-komunizimit të historisë dhe shoqërisë shqiptare. De-komunizimi i shoqërisë dhe historisë shqiptare është kërkuar gjithmonë nga VATRA dhe i  është drejtuar të gjithë qeverive shqiptare në këto 25 vitet e fundit.

Në Maj të 2017 kjo degë mori pjesë në dëgjimin e një séance të Nën Komisionit të Europës, Euroazisë dhe Reziqeve të Reja, i cili është pjesë e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Kongresit Amerikan.  drejtuar nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher.Kjo séancë e këtij nënkomisioni kishte subjekt : Vendet Ballkanike, Rrezik I Paqes dhe Stabilitetit.  Në këtë séancë e cila drejtohej  kongresmeni I Partisë Republikane Dana Rohrabache dëshmuan, Zv Asistenti I Ndihmës Sekretarit të Shteti Z. Hoyt Yee, Presidenti I Ligës Shqiptaro –Amerikane i Nderuari Z. Joseph Di Guardi, Gordon N. Bardos I një firmë për studimin e Europës Juglindore si dhe Daniel Srrwe profesor në Universitetin e John Hopkins të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare.  Cështjet e korrupsionit dhe terrorizmit në Ballkanin Perndimor ishin objekti kryesor  i këtij komisioni.

Në muajin Qershor Dega e VATRËS Washington DC mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni i Viktimave te Komunizmit : “ Thirrja e Kombeve” ku vendosi kurorë me lule tek monumenti I Viktimave të Komunizmit në Washington DC – në emër të kombit Shqiptar dhe në kujtimin të mijërave njerzëve që humbën jetën gjatë regjimit barbar  komunist në Shqipëri.

Pas pjesmarrjes në Kuvendit e VATRES më 10 qershor dega Washington DC është shprehur me insitim kundër shkeljeve të mëdha që u bënë në Kuvend dhe shprehu hapur mendimet dhe sygjerimet e saj. Faktkeqësisht akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga drejtuesit VATRES.  Muaji Qershor do mbyllej me një takim të degës në Departamentin e Shtetit dhe prezantimin e kryetarit të kësaj dege me zyrën shqiptare të këtij Departamenti.

Në muajin Korrik Dega e Federatës PanShqiptare e Amerikës VATRA në Washington DC mori pjesë në përkujtimin e vdekjes së fituesit të cmimit Nobel të Paqës dhe luftëtarit për demokracinë në Kinë Dr. Liu Xiaobo i cili vdiq në burgjet e diktaturës komuniste kineze në moshën 62 vjecare.  Kjo përkujtimore e cila u shoqërua me ndezje qirinjesh në Monumentin kushtuar Viktimave të Komunizmit në kryeqytetin amerikan u organizua nga Fondacioni i “Viktimave të Komunizmit” në Washington DC.

Ndërkohë në muaji Gusht Dega kujtoji ditën e “Kordeles Së Zezë” tek monunmenti i Viktimave të Komunizmit.  Në këtë ditë 78 vjet më parë më 23 Gusht 1939 Gjermania Naziste e Adolf Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik i Stalinit nënshkruan paktin e mossulmit të njohur si pakti i Molotov (Ministri i Jashtëm Sovjetik) –Ribbentrop (Ministri i Jashtëm Nazist) që do rezultonte me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe do ti shkakonte botës më shumë se 50 milion të vdekur.

Në tetor Dega e VATRËS në Washington DC në bashkëpunim me Librarinë e Kongresit organizoi kumtesën e Zonjës. Flora Nikolla, kryeredaktore e Agjensisë Telegrafike dhe drejtuese e fondacionit Albanian Excellence me titull : “Shtypi Shqiptar pas Komunizmit dhe Diaspora Shqiptare- Marrëdhëniet me Shqiperinë”.  Ajo gjithashtu i dha  cmimin Albania Excellence ish -kryetarit të VATRES Dr.Gjon Bucaj.

Përkujtimi i 100 vjetorti të Viktimave të Komunizmit në Washington do të ishte aktiviteti më i rëndësishëm për këtë degë në muajin Nëntor. Ky aktivitet që zgjati tre ditë dhe përfshiu akademike, studjues, kongresmenë, senator si dhe Presidentin Trump dhe ish-Presidentin Bush u pasqyrua cdo ditë në Facebook nga Dega e VATRES në Washington DC dhe u përmblodh me një artikull të plotë në gazetën Dielli. Gjitashtu dega priti dhe Drejtuesen e Autoritetit të Informimit të Dosjeve Sekrete të Ish -Sigurimit në Shqipëri  Zonjën Gentiana Mara Sula dhe Z. Simon Mirakaj I cili ka vuajtuar 44 vjet të jetës së tij në kampet e internimit të komunizmit.

Për të gjitha këto aktivitete Dega ka përgatitur raporte dhe artikuj për botim në shqip dhe anglisht jo vetëm për gazetën Dielli por dhe për median.

Për vitin e ardhshëm Dega e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA -Washington DC vendosi të vazhdojë në punën e saj në lidhje sa me të ngushta me institucionet amerikane dhe do të përkrahë gjithmonë ata që humbën jetën dhe vuajtën burgjeve dhe internimeve nën komunizmin enverian. Gjithashtu Dega vendosi  ashtu sic ka vepruar që me krijimin e saj ti qëndrojë besnike dhe të mbrojë me cdo kusht Kanunoren e VATRËS si e vetmja gur themeli e institucionit 105 vjecar të  Nolit dhe Konicës- VATRËS. Në këtë drejtim Dega e Washington DC nuk bën dhe nuk pranon asnjë kompromis.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Armin Zotaj, dega e Vatres ne Washington, Vizite ne Kongres

Ne Kujtim te Viktimave te Komunizmit

July 24, 2017 by dgreca

*Dega e Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA ne Washington DC – Ne Kujtim te Viktimave te Komunizmit/

  • Vatrane viktima te komunizmit: Aqif Permeti (pushkatuar), Kole Tromara (pushkatuar), Koco Kota (vdiq ne burgun e Burrelit), Kristo Kirka (vdiq ne burgun e Burrelit), Ali Kuci (vdiq ne tortura ne hetuesin e Beratit), Aqile Tasi (burgosur), Kole Rodhja (burgosur), Faslli Frasheri (burgosur), Kristo Floqi (burgosur), Andon Frasheri (burgosur), Halit Qyteza (burgosur)/

8-1 Lule protest

Me 17 Korrik me 2017 Dega e Federates PanShqiptare e Amerikes VATRA Dega Washington DC mori pjese ne perkujtimin e vdekjes se fituesit te çmimit Nobel te Paqes dhe te luftetarit per demokracine ne Kine, Dr. Liu Xiaobo i cili vdiq me 13 korrik 2017 ne burgjet e diktatures komuniste kineze ne moshen 62 vjeçare.  Kjo perkujtimore e cila u shoqerua nga ndezje qirinjesh ne Monumentin kushtuar Viktimave te Komunizmit ne kryeqytetin amerikan u organizua nga Fondacioni i “Viktimave te Komunizmit” ne Washington DC.

 

Dr. Liu Xiabo pjesen me te madhe te femijerise se tij e kaloi ne internimet e shkaktuara nga Revolucioni Kulturor i Mao Ce Dung. Siç dihet pasojat e kesaj çmendurie komuniste kineze u pane qarte ne Shqiperine komuniste ku pasojat e ketij revolucioni u shoqeruan nga shkaterrimi barbar i objekteve fetare, shkaterrimi i leterise dhe arti perendimor si dhe masa te medha internimesh, burgosjesh dhe ekzekutimesh.

 

Pas vdekjes se kriminelit Mao Ce Dung Dr. Liu Xiabo arriti te behej mesues letersie dhe shkrimtar i degjuar ku perplasjet e tij me hierarkine dhe ideologjine komuniste nuk do te ndalonin.  Ne vitin 1989 ai do kthehej nga New York-u, ku ishte caktuar per te dhene mesim per tu bashkuar mijera studenteve ne sheshin Tiananmen te cilet protestonin kunder regjimit te diktatures komuniste ne Kine dhe kerkonin ndryshime politike ne sistemin komunist kinez. Ne fakt ishte gjithe bota qe ishte ngritur kunder ideologjise barbare komuniste ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve 90,  duke filluar nga muri i Berlinit, ne Poloni, Çeki, ne Timishuara Rumani dhe deri ne Shqiperi.

 

Masakra ne sheshin Tiananmen do linte gjurme tek Dr. Liu Xiabo i cili megjithese se u arrestua nuk do ndalonte ta quante regjimin komunist te Kines “Republika Popullore e Harreses”.  Ne vitin 1996 pas burgut do dergohej ne kampet e internimit te punes.  Metodat e denimit te barbarise komuniste jane gjithmone te njejta ne çdo pjese te planetit ku ushtrohen.

 

Ne vitin 2000 pas daljes nga kampet e punes Dr. Liu Xiabo udhehoqi qendren e gazetareve kineze te pavarur te cilet kundershtonin shtypjen dhe mohimin e te drejtes se lirise se shtypit ne mbare Kinen Komuniste.  Do ishte viti 2008 qe do ndryshonte fatin e Dr. Xiabo.  Ne kete vit ai do ti bashkohej levizjes se Chapter 08 (Kapitulli 08).  Kjo levizje eshte nje manifesto drejtuar Partise Komuniste Kineze qe i kerkonte qe regjimi komunist ti bashkohej Kartes se Drejtave te Njeriut te Helsinkit i cili perfshin te drejtat universal njerzore si: liria e fjales, e drejta e shtypit, e drejta e te protestuarit.  Gjithashtu Chapter 08 i kerkonte regjimit komunist liri te pushtetit politik, ku ndaraja e pushteteve dhe zgjedhjet e lira do ishin themelet e nje shoqerie te re. Per tu theksuar eshte se kur erdhen komunistet ne pushtet ata i perdoren kerkesat e te drejtave me themelore te njeriut si talismane te revolucionit te tyre.  Por me te ardhur ne pushtet keto te drejta u harruan dhe vetem dikatura e tyre barbare ishte themeli i shoqerise se re qe ata ndertuan dhe kushdo qe kundershtonte ate e pesonte me jeten e tij.

 

Menjehere qeveria komuniste kineze filloi shkaterrimin e plote te kesaj levizje ndersa Dr. Liu Xiabo do arrestohej perseri dhe do denohej me 11 vjet burg me akuzen per aktivitete ne dem te shtetit komunist. Gjithe esete e tij dhe shkrimet e tij u sekuestruan.  Do ishte pikerisht nje vit pas denimit te tij qe komisioni norvegjez i çmimit Nobel deklaroi Dr. Liu Xiabo fitues te çmimit Nobel te paqes me motivacionin ne perpjekejt e tij jo te dhunshme ne emer dhe sherbim te drejtave te njeriut. Menjehere qeveria kineze ndaloi çdo person te shkonte dhe te merrte çmimin Nobel te Paqes.  Bashkeshortja e tij u vu ne arrest shtepie dhe nuk u lejua te komunikonte me askend. Nuk eshte hera e pare qe regjimet komuniste nuk lejojne ata qe e kundershtojne barabarine e ideologjise te tyre te marrin çmimet e botes se civilizuar demokratike.  Regjimi barbar komunist i Bashkimit Sovjetik nuk do te lejonte shkrimtarin Boris Pasternak i cili ne vitin 1958 u nderua me çmimin Nobel te letersise me kryevepren boterore: “Doktor Zhivago” qe regjimi komunist ne Bashkim Sovjetik nuk e lejoi te botohej asnjehere. Nderkohe me 1988 i njejti regjim me hiprokizine me te madhe pranoi çmimin Nobel te letersise te dedikuar Boris Pasternak pasi ai kish vdekur, te njejtin çmim qe i njejti regjim nuk e la ta merrte me 1958.   Po ashtu si Boris Pasternak, Dr. Liu Xiabo humbi jeten duke mos u lejuar te merrte çmimin qe bota e lire ja kish dedikuar por gjithashtu duke mos u lejuar te mjekohej ndaj kancerit qe vuante.   Duke pasur kete parasysh Dega e VATRES ne Washington DC ndezi qirinj ne momunentin e Viktimave te Komunizmit per te perkujtuar jo vetem luften per te drejtat e njeriut e Dr. Liu Xiabo por dhe jeten e atyre VATRANEVE qe lane lirine dhe rehatine te SHBA dhe vajten per te ndihmuar zhvillimin dhe demokracine e Shqiperise, por fatekeqesisht ata humben jeten apo vdiqen burgjeve nga diktatura komuniste shqiptare.  Ja disa nga ata VATRANE qe humben jeten nga barbaria komuniste e kriminelit Enver Hoxha vetem se donin nje komb shqiptar te lire, demokratik dhe te zhvilluar ekonomikisht:

 

  • Koco Kota – vdiq nga torturat e regjimit komunist ne burgun politik te Burrelit
  • Aqif Permeti –– pushkatuar nga regjimi komunist
  • Kole Tromara –pushkatuar nga regjimi komunist
  • Kristo Kirka – vdiq ne burgun politik te Burrelit
  • Aqile Tasi- vdiq ne burgun politik te Burrelit
  • Kole Rrodhaj – vdiq ne burgun politik te Burrelit
  • Ali Kuci – vdiq nga torturat gjate procesit te hetuesise
  • Faslli Frasheri- pushkatuar nga regjimi komunist
  • Kristo Floqi- i burgosur nga regjimi komunist
  • Andon Frasheri- diplomuar ne Universitetin e Havardit –i burgosur nga regjimi komunist
  • Halit Qytetza – burgosur nga regjimi komunist

 

Jetet e humbura te Dr. Liu Xiabo, Boris Pasternak apo e gjithe ketyre vatraneve gjate barbarise komuniste jane vetem nje pike ne oqeanin e 100 milion viktimave qe humben jeten nen regjimet komuniste anembane planetit tone. Eshte e domosdoshme qe brezat e rinj ta dine te verteten e absurdidetit dhe barbarise kriminale te ideologjise komuniste e cila solli vetem vdekje dhe shkaterrim ne te gjitha nivelet e jetes. Dega e Washington DC do vazhdoje te bej te njohur krimet e komunizmit dhe te perkujtoje ata qe bene sakrificen me sublime ne emer te lirise dhe demokracise.  Te gjitha vendevet qe vuajten nga çmenduria komuniste u takon te kujtojne ata qe dhane jeten per lirine kunder diktatures me barbare dhe anormale te shekullit 20 qe zgjati per nje shekull dhe vazhdon akoma ne disa vende. Kjo kujtese fillon me nje gjest shume te thjeshte, nje qiri per nder te atyre qe dhane jeten ne lufte kunder erresires se diktatures. Dega e VATRES e hodhi hapin e pare ne Memorialin e Viktimat te Komunizmit (VOC) ne Washington DC.

 

 

Korrespondenti

 

VATRA -Washington DC

 

Filed Under: Featured Tagged With: Armin Zoto, dega e Vatres ne Washington, Ne Kujtim te, Viktimave te Komunizmit

Dega e Vatrës në Washington u takua me Presidentin Nishani

February 6, 2014 by dgreca

Në aktivitetet e ditëve të para të shkurtit 2014 Presidenti shqiptar Bujar Nishani zhvilloi një sërë takimesh dhe aktivitetesh në Kongresin Amerikan dhe në mjedise të organizatave të ndryshme në Uashington DC në kuadrin e vizitës së tij zyrtare në SHBA.

Në aktivitetin e zhvilluar më datën 4 Shkurt 2014, Presidenti Nishani dekoroi “Komitetin Kongresional Amerikan për Cështje Shqiptare” dhe Kongresmenin Robert Aderholt (R, AL).

Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të Kongresit Amerikan , përfaqësues të ambasadave të ndryshme si dhe përfaqësues të komunitetit Shqiptaro-Amerikan.

Dega e VATRES në Uashington DC përfaqësohej nga Kryesia dhe nga disa anëtarë.

Mbas fjalëve të rastit dhe dekorimeve,  Presidenti Nishani u takua dhe u përshëndet me pjesëmarrës të ndryshëm në aktivitet. Në këto përshëndetje presidenti Nishani u takua edhe me përfaqesuesit e VATRES.  Ai , njoftojnë VATRANET nga DC, i përcolli Dr.Bucaj-t, President i “VATRES”, kryesisë së Federatës dhe gjithë VATRANEVE  përshëndetjet e tij vëllazërore dhe urimet e tij më të  përzemërta.Para largimit Presidenti Nishani pozoi me shqiptaro-amerikanët dhe disa miq amerikanë për kujtim nga kjo vizitë.  Vatranët morrën pjesë edhe në aktivitetin me Komitetin Hebraik Amerikan, shkrimi për të cilin është më vete. (korrespondent i Diellit)

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: dega e Vatres ne Washington, u takua me vatranet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT