• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEGA E VATRES NE QUEENS SHFAQI FILMIN DOKUMENTAR PER ÇAMERINE

March 31, 2014 by dgreca

Dega e Vatres ne Queens me kryetar dr. Skender Murtezani, i gezoi Vatranet e deges se saj dhe mysafire te tjere duke promovuar ne kete dege filmin dokumentar per Historine e Çamerise. Filmi u prit me nje kenaqesi te jashtzakonshme, shume nga ne mesuam detaje te reja nga ky moment i rralle i tragjedise njerezore. Filmi ishte nje dokumentar jashzakonish mire i prezentuar me nje modesti dhe faktifikim te lakmushem duke lene vend per nje ardhmeri te deshuruar me repektim reciprok te shqiptarve dhe grekve. Ne na ndau politika barbare e shtetit grek dhe politika impotente e shtetit Shqiptar te asaj kohe. Kishte edhe diskutime pas filmit, u munduam ti japim kahje çeshtjes Çame edhepse shum ekspert dhe historian kane lene libra fakte dhe dokumentime te momenteve tragjike te popullit tone ne kto troje. Moment te njejte historik kane pesuar edhe Gjermanet ne Vojvodine /500,000 banore/ me mijera u vrane ua moren pronat dhe me mijera  u larguan jasht vendit. Edhe  ata me pretekst te kolaborimit me pushtetin fashist.

Shqiptareve ne Çameri u ndodhi sikur Hitleri dhe fashizmi te kishin lindur ne Çameri, nje pretekst per te shprazur energjine antishqiptaromyslimane edhepse kur nuk i kishte bere dem as popullit grek e aq me pak kishes greke, edhe vellezerit tone orthodoks e pesuan ndoshta edhe me keq ata ishin deshmitar te nje çmendurie shtazarake te masakrimit te vellezerve te tyre pa mundesi te ndihmojne dhe, me vone pesojne asimilimin kombetar te dhunshem.

Ky moment historik duhet dokumentuar ne menyre shkencore duhen, emrat e viktimave te dokumentohen, emrat e te shperngulurve dhe pasurite te regjistrohen. Te kerkohet e drejta e kthimit te femijve niprive dhe mbesave te Shqiptarve ne trojet e baballarve te tyre ne Çameri duke sugjeruar qeverise greke menjanimin e ligjeve shoveniste dhe te politikes se urejtjes qe pengojne realizimin e te drejtes fundamentale njerezore.

Kerkojme nga pjesa me e shendoshe demokratike e popullit grek ta sheh kete moment historik me nje sy me te drejte shkencoro historike qe te mesoje nga gabimet historike te te pareve dhe se bashku te pregaditeme per nje bashkjetese te civilizuar, me respekt te dy anshem ne shekujt qe vine.

Nga historianet tane kerkojme rikujtimin e momenteve te lavdishme te popullit Shqiptar ne Çameri gjate shekujve si dhe kontributin e tyre ne formimin dhe forcimin e shtetit grek.

Eshte mire qe ky film dokumentar me 27 Nentor te luaj ne nje nga kinemat e New York-ut.Bashk me Vatranet e qendres do te mundohemi kjo te realizohet.(Reporteri i deges Queens)

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Dega e Vatres, per Camerine, Queens, shfaqi filmin dokumentar

DEGA E VATRES NE JACKSONVILLE NE PRAG TE 1 VJETORIT TE THEMELIMIT

November 13, 2013 by dgreca

Vatra e Jacksonvilles tani në një frymarrje të re/

Dega e Vatres në pergaditjet e fundit për festimin e një vjetorit te themelimit të deges dhe 101 vjetorin e Pavarsise së Shqipërise./

Nga Lek Gjoka/Jacksonville Florida /

Në Mediterrania Restaurant, pronë e shqiptarit Edi Rukaj të dielen më 10 Nëntor u mbaj takimi e deges së shoqates Vatra të Jacksonvilles për të prezantuar antaret e rinjë si dhe para përgaditjet për festimin e një vjetorit të Vatres dhe 101 vjetorit të Pavarsise së Shqipërise.I pranishem në këtë takim ishtë edhe zoti Mark Dukaj drejtuesi i Kelmen TV-se kanal televiziv i shqiptareve të Amerikes si dhe fotografi Erion Cuko nga nje familje vatrane  i cili beri fotografite e ketij takimi.
Kryetari i deges së shoqates Vatra zoti Spahiu duke i falenderuar të gjithë pjesmarrsit për punën e madhe që kanë bere të gjithe antaret në përgjithesi e më vecanti zotin Gjergj Shkurtaj dhe Indrit Kellezi për bashkimin rreth Vatres të dhjetërave antareve të rinjë. Gjithashtu u fol më plot përgjëgjësi për afrimin rreth Vatres edhe të shqiptareve nga trojet etnike nga Kosova,Maqedonia dhe Mali i Zi të cilet megjithese me të paket në numer kanë vendin e tyre si çdo shqiptar tjeter në sofren vatrane.
Më pas ai prezantoi një e nga një antaret e rinjë që jane zotërinjte:

1-Vicens Jubani
2-Kenneth Albercht(amerikano-shqiptar lindur ne Jacksonville Florida me prinder me origjine nga Korca)
3-Gjon Lleshi
4-Indrit Kellezi
5- Fred Shiroka
6- Enea Cici
7-Vilson Gjuraj
8- Benet Jakaj
9- Gjergj Shkurtaj
10-Bashkim Bardi
11- Elton Hysesani
12- Roland Sheqi
13-Gjovalin Gjergji
14-Fitim Fejza

Pasi iu uruan mirëse ardhjen të gjithë antareve te rinjë takimi kaloi në një bashkëbisedim familjar.
Kryesia i propozoi deges se Vatres grupin e punës për organizimin sa me të mire me 23 Nentor 2013 të festimit të një vjetorit të themelimit të deges ketu në Jacksonville Florida dhe 101 vjetorit të Pavarsise së Shqipërise ku marrin pjese edhe personalitete të larta si ambasadori i republikes së Shqiperise në Amerike zoti Gilbert Galanxhi, kryetari i Shoqates Pan Shqiptare Vatra zoti Gjon Buçaj mjaft vatranë nga Nju Jorku etj, si dhe kengetaret e shquar të muzikes shqiptare Irma Libohova dhe Petrit Lulo më grupin e tyre artistik.
Grupi i punës përbehet nga keto antare të deges.

1- Adriatik Spahiu
2- Gjergj Shkurtaj
3-Indrit Kellezi
4- Elton Hysesani
5-Gjergj Lacuku

Grupi organizativ u prit me plot besim nga antaret dhe ato u zotuan që edhe ketë herë do të nderojnë Vatren dhe shqiptaret e Jacksonvilles në këtë pervjetor të pare.
Me pas zoti Adriatik Spahiu informoi antaret për ecurine e ketij aktiviteti qe do të zhvillohët në Mariot Hotel, falenderoi bizbesmenin shqiptar zotin Vicens Jubani per sponsorizimin e Tortes se festimit të një vjetorit dhe 101 vjetorit të Pavarsise.
Gjithashtu nder të tjera ia theksoi edhe për hapjen e një ekspozite në hollin e hotelit me fotografi dhe pasqyrime në gazeten Dielli të aktiviteteve qe kjo dega ka organizuar qe nga dita e themelimit të saj më 18 Nentor 2012 në muajin e shenjte të njëqind vjetorit të Parasise, qe dega e festoi më plot entuziazem pak dite pas themelimit ku antaret në një atmosfere festive recituan poezi të ndryshme si nga At Gjergj Fishta deri tek poezia e poetit cam Bilal Xhaferrit qe recitoi bashkethemeluesi i deges cami i nderuar Rrexhep Llaja i cili u nda para pak javesh nga jeta pa arritur të festonte një vjetorin e deges por duke lenë një amanet të madh për degen e shoqates Vatra bashkimin e shqiptareve të Jacksonvilles pa dallim feje, krahine apo ideje.
Në përfundim u bënë disa fotografi kujtimi si u shtrua edhe një koktej qe e sponsorizoj vatrani biznesmeni Sander Martini ku  edhe ambjenti i restorantit mori shijen e një copëze Shqipërie.Ky aktivitet po pasqyrohet edhe në gazeten e shoqates Pan Shqiptare Vatra në Gazeten Dielli, në facebook në grupin e Vatres në Jacksonville Florida si dhe në kanalin televiziv KELMEN TV.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Dega e Vatres, Jacksonville, ne prag te 1 vjetorit

DEGA E VATRËS NË JACKSONVILLE FESTON ME YJET E KËNGËS

October 4, 2013 by dgreca

Të ftuar yjet e këngës: Irma Libohova dhe Petrit Lulo, nën shoqërimin e klarinetistit Nokja i Beratit dhe organistit Alban Hoxha/

Dega e Vatrës në Jacksonville Florida feston një vjetorin e krijimit të saj dhe 101 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë  ndaj ditën e Shtunë me 23 Nëntor 2013 i fton të gjithë shqiptarët e Floridës në festimin e këtyre dy festave nën moton:

“Le të Bashkohemi  e të Festojmë Sëbashku” !

Ky aktivitet organizohet në Marriott Hotel në adresën : 4670 Salisbury Road  Jacksonville, Florida 32256 USA

Marrin pjesë yjet e këngës popullore shqiptare enkas për këtë dite festive

Kengëtarja:  IRMA     LIBOHOVA

Këngëtari  :  PETRIT     LULO

Të shoqëruar nga Klarinisti i talentuar NOKJA i BERATIT dhe Organisti ALBAN HOXHA.

Do të ketë të ftuar personalite të ndryshëm nga Diaspora dhe Shqipëria.

Mos nguroni ejani dhe “Le të Bashkohemi e të Festojmë Sëbashku”

Cmimi i biletës për person është 70$ ku janë të përfshirë ushqimi dhe pijet.

Bëni rezevimet e biletave sa më parë duke kontaktuar në 904-520-2291.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres, Irma Libohova, Jacksonville feston, petrit Lulo

DEGA E VATRËS E QUEENSIT PËRKUJTOI MIT’HAT FRASHËRIN NË HOTELIN LEXINTON

October 4, 2013 by dgreca

Mbrëmjen e 3 shtatorit, pikërisht në datën kur humbi jetën apostulli i shqiptarizmës, Mithat Frashëri, dega e Federatës Vatra  në Queens me kryetar dr, Skënder Murtezani, ka organizuar një takim përkujtimor. Inisiator i këtij organizmi  ishte  vetë dr. Skënder Murtezani, i cili kishte ftuar në këtë takim nderues edhe Shkrimtarin Naum Prifti, aktivistin e njohur  dhe sekretar i Shoqatës Camëria Sali Bollati, studiuesen  Julika Prifti, Bashkim Musabelliu, Uke Gjonbalaj, Bujar Golemi  dhe editorin e Diellit, Dalip Greca.

Në takim u sollën copëza nga jeta e Mithat Frashërit, jetë që e shkriu për Kombin. Po ashtu u sollën copëza nga momentet e fundit të jetës së tij si dëshmi të pesonave që iu ndodhën pranë në castet e fundit, ku mendja e ndritur e kombit mbylli sytë larg vendit për të cilin pat shkrirë jetën dhe pasurinë.

Gjatë takimit u propozua që për vitin e ardhshëm që është përvjetori i 65-të i vdekjes të organizohet një simpozium po në këtë hotel, i cili ka gjasa të jetë hoteli ku mbylli sytë mëmëdhetari mendjendritur më 3 tetor 1949. Hotel Lexinton ka ndryshuar disa herë emrin dhe kohët e fundit u rikthye sërish tek emri i vjetër. I ndërtuar që më 1925 ky hotel ka pritur dhe përcjellë personalitete të larta nga e gjithë Bota. Po aty ishte vendosur edhe presidenti i Republiëks së Shqipërisë dhe stafi i tij gjatë qëndrimit në New York.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dega e Vatres, Naum Prifti, Queens, Skedner Murtezani

U MBLODH KRYESIA E DEGËS SË VATRËS NË QUEENS, NEW YORK

September 20, 2013 by dgreca

Dega e Vatrës në Queens-NY, ka hapur një zyrë pranë klinikës të dr. Skënder Murtezanit, e cila do të mbajë lidhje me komunitetin/

Të enjten me 19 Shtator u mblodh kryesia e degës së Vatrës në Queens, New York, nën drejtimin e kryetarit të saj dr. Skënder Murtezani. Me shpenzimet e Dr. Murtezanit u hap zyra pranë Klinikës mjeksore të tij, e cila do të funksionojë rregullisht gjatw javws. Pesë orë në javë aty do të ketë edhe një sekretare e cila do të mbajë kontaktet me anëtarësinë e Vatrës dhe komunitetin në tërësi, duke synuar shumimin e antarësisë aktuale dhe spjegimin e programit Kombëtar të Vatrës 101 vjecare.

Sekretarja, Saimja, është prezantuar para kryesisë dhe ia ka nisur nga puna.Të premten nisën telefonatat për shqiptarët e kësaj zone duke prezantuar historinë dhe programin Kombëtar të Vatrës dhe duke i ftuar ata që bëhen pjesë e Vatrës me moton: “Partia për  vatranët, është Kombi Shqiptar!” Po ashtu do t’u telefonohet bizneseve shqiptare për t’i njohur me synimet e degës së Vatrës në Queens. Po ashtu do të vendosen lidhje me shoqatat e tjera që funksionojnë në këtë zonë.

Gjatë takimit u diskutuan probelemet e ditës dhe ato të së ardhmes për trajtimin e cështjes Kombëtare nga Vatra.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Dega e Vatres, Dr. Skender Murtezani, New York-Queens

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT