• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEGA E VATRËS NË SOUTH FLORIDA INFORMON QENDRËN

July 19, 2013 by dgreca

Foto-arkiv- Dega e Vatrës në South Florida gjatë organizimit të veprimtarisë për Festën e Fëmijëve, qershor 2013/

Dega e Vatrës në South Florida e drejtuar nga z.Kolec Ndoja, e ka rritur aktivitetin e saj. Veprimtaria që organizoi ajo me rastin e 1 Qershorit, festës kushtuar fëmijëve, ishte një rast i mirë për të bashkuar vatranët e atjeshëm, ashtu sic edhe dega tjetër, ajo në Jacksonville, Florida, organizoi veprimtarinë kulturore kushtuar Naim Frashërit.

Këto ditë kryetari Ndoja dërgoi në qendër listën emërore të anëtarësisë, kuotat e anëtarësisë për vitin 2013 si dhe pesë anëtarësime të reja.

Në informacionin e kryetarit të degës binte në sy se ksihte të dhëna të hollësishme, adresat e plotë për secilin, numrat e telefonave, pagesat, lëvizjet e anëtarësisë etj.

Edhe dega e Michiganit shquhet për korrektesën e informacioneve dhe shlyerjen e detyrimeve të anëtarësisë. Për vitin 2013 dega i ka shlyer detyrimet dhe e ka informuar qendrën rregullisht për cdo anëtarësim të ri ose për cdo shqetësim që ka lindur për dërgimin e Gazetës Dielli tek anëtarësia.

Me këtë rast u bëjmë thirrje degëve që të përmes arkëtarëve të verifikojnë pagesat e detyrimeve të anëtarësisë dhe bëjën verifikimin e detajuar të anëtarësisë. Gjatë krijimit të degës së re të Westchestër janë krijuar disa probleme për anëtarësinë dhe pagesën e tyre. Nuk ka një pasqyrë të plotë të pagesave, ka anëtarë qv nuk kanë paguar, dhe për rrjedhojë ka vatranë të kësaj dege që nuk e marrin gazetën. Po ashtu ka anëtarë që e kanë emrin edhe në degën e re edhe në degën e krijuar një vit më parë në Hudson Valley në Nju Jork.Për degën e Hudson Valley ka ardhur koha që të shlyej detyrimet e antërësisë dhe pagesave të gazetës. Me 15 korrik ishte përvjetori i ngritjes së kësaj dege. U mbyll viti dhe tani kryesia e degës duhet të bëjë verifikimin e anëtarësisë dhe të mbledhë pagesat e t’i dërgojë ato në qendër.

Edhe për degët e tjera mbetet problem ndjekja e problemeve të tilla dhe zhvillimi i aktiviteteve për ta mbajtur degën të informuar.

Ka raste kur anëtarësia lëviz nga dega, shkon në rajon tjetër, qoftë edhe jashtë shtetit, ku e zhvillon aktivitetin dega ku është anëtarësua, por qendra nuk merr informacionin e lëvizjes së tij. Një shembull nga mund të mësohet është dega e South Florida, ku informacioni për lëvizje të anëtarësisë është përcjellë në qendër.Mirë është që cdo degë ta shohë problemin e anëtarësime të reja me përparësi.(Dielli)

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Dega e Vatres, South Florida

U MBLODH KRYESIA E DEGES SE VATRËS NË QUEENS

July 19, 2013 by dgreca

Queens, NY- Të enjten me 18 korrik u mblodh kryesia e zgjeruar e degaës së Vatrës në Queens, New York,  nën drejtimin e kryetarit të saj, Dr. Skënder Murtezani.

Gjatë takimit u diskutuan problemet aktuale të degës, gjetja e rrugëve efikase për një organizim më të mirë dhe shtimi të anëtarësisë. U propozua dhe u miratua që dega të paguaj me kontributet e saj një sekretare që do të punojë me kohë të kufizuar për të kontaktuar me shqiptarët që jetojnë në zonë dhe t’i afrojë ata që të anëtarësohen në Vatër.

Po ashtu u diskutua edhe gjetja e mënyrave dhe rrugëve të përshtatshme për një bashkëpunim më të mirë të degës së vatrës në Queens me shoqatat shqiptaro-amerikane që funksionojë në zonë. U planifikua një takim i afërt me shoqatat dhe fondacionet që veprojnë në Shtetin e New Yorkut.

Dega synon që së shpejti ta dyfishojë anëtarësinë dhe të rrisë aktivitetet për të tërhequr sa më shumë anëtarësi.

Një objektiv tjetër perspektiv i kësaj dege është edhe krijimi i kushteve për hapjen e një shkolle shqipe në Queens.(Korresp i Diellit)

Foto:Arkiv-Nga nje takim I deges se Vatres ne Queens

Filed Under: Komente Tagged With: Dega e Vatres, me 118 korrik, Queens, Skender Murtezani, U mblodh

DEGA E VATRES NE UASHINGTON DC, VIRGINIA DHE MARYLAND

April 30, 2013 by dgreca

Uashington DC, 29 prill 2013

Anëtarët e Federatës pan – Shqiptare të Amerikës “VATRA” – Dega e Uashington DC, Virginia dhe Maryland pershendesin perfundimin me sukses te Kuvendit dhe urojnë përzemërsisht Dr. Gjon Bucaj për zgjedhjen e tij si Kryetar i Federates ne Kuvendin e 27 Prillit 2013.

Ndërmarrja e rëndësishme për ta përgatitur e drejtuar “Vatrën” në përpjekje për zhvillim, adaptim e përparim në këto kohë te ndryshimeve demografike, adaptimeve e sfidave të reja me te cilat përballet komuniteti shqiptaro-amerikan ka nevojë për personalitete si Dr. Buçaj, që me largpamësinë, dëshirën, vullnetin dhe punën e pandalur i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin “Vatrës” fizionominë, bazen dhe energjinë e duhur per t’u zhvilluar dhe ecur perpara. Ky passion dhe dedikim ka evidentuar sukseset dhe sfidat e shekullit të kaluar dhe ato të shekullit të ri.

Dega e Uashington DC, Virginia dhe Maryland premton të vazhdojë punën e saj për të përmbushur misionin e Vatrës, promovimin vlerave të saj historike, angazhimin për të plotësuar platformën e Kryesisë nën drejtimin e Kryetarit të sapozgjedhur si dhe detyrat e objektivat e vendosura në Kuvendin e Vatrës më 27 prill 2013.

Me respekt,

Anëtarët e degës së VATRES në Uashington DC, Maryland dhe Virxhinia.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Dega e Vatres, Uashington

DEGA NË JACKSONVILLE ZGJODHI DELEGATËT PËR KUVENDIN E VATRËS

April 12, 2013 by dgreca

Nga Lek Gjoka/

Vatra shekullorë po përgaditet jo vetem për Kuvendin e radhes por me teper,për Kuvendin e Shekullit te Ri të saj.Sigurisht dikur Noli pat thenë:Shqipëri mos ki frikë se ke bijtë në Amerikë..Vetem po te lexosh me pak ndienja këto dy vargje kanë nje mesazh të madh për vleren madhore që kishtë në ate kohë Shqiperia për to.Po sot? Sigurisht që gjithë e duam Shqipërine,kombin shqiptar sepse kemi gjak shqiptari por vallë sa detyrime ndiejme ndaj Memedheut?Sa kontribojme ndaj tij kur mundesite i kemi?Sigurisht përgjigjen e kësaj pyetjeje ja leme më mire kohes sepse ajo është sita e historise,e atdhedashurise,e kontributit te çdo mërgimtari shqiptar këtu ne SHBA dhe me tej…
Në një ambjet shqiptar më 7 Prill antaret e deges së Vatres në Jacksonville Florida u mblodhën në reastaurantin e shqiptarit me zemer te madhe zotit Edi Ruka.Sigurisht qe nuk ishtë një dite si të tjeret sepse ishte një pervjetor i hidhur për kombin shqiptar,përvjetori i pushtimit të Shqipërise nga Italia fashiste por historinë s’e harrojme dhe datave të tilla duam ti ndryshojme për gjera më te mira në sherbim te Shqipërise siç është takimi i sotëm për zgjedhjen e kandidateve për në Kuvend.Kështu nisi në një ambient familjar vatran bashkëbisedimi i rradhes.
Të gjithë menjëhere pas hapjes nga kryetari i deges zoti Adriatik Spahiu nisën të diskutojnë për probleme të ndryshme se si ti bashkojnë më tepër shqiptaret e Jacksonvillës.
Gjithashtu u diskutua qe në një te ardhmë të afert të japin sugjerimët e tyrë per Kanunoren (Rregullorën) e re të Vatres.Gjithashtu u diskutua për gjëra madhore siç janë detyrimet e degeve të Vatres më Qendren dhë të drejtat e autonomise financiare te degeve.Sigurisht pa para nuk mund ti sherbesh as kominitetit shqiptar dhe as kombit.Sugjerimët do të bëhen publike me imtësisht në Kuvend.Më pas u kalua në votim të hapur për zgjedhjen e kandidatëve.Më shumice votash në Kuvend u zgjodhën vatranet zoti Adriatik Spahiu kryetar i deges,zonja Lavdie Mato antare,zoti Ardian Gjoka antar bordi,zoti Besim Hasani antar.Sigurisht qe sikur tha në fillim Tiku dëshira është të jemi të gjithë pjesmarres por statusi është ai qe cakton numrin ndaj të gjithë janë dakort më zgjedhjen demokratike pa hadermetje të çastit.
Dukë ditur që dega e Vatres ne Jacksonville si foshnjë që është nuk afron asnjë mundësi finaciare për shpenzimet e delegateve për në Kuvend disa antare që janë zotërinjte Nevzat Loci, Sokol Curi, Vebi Musta ,Fatmir Niko Bengu , Petrit Kaba, Hasan Hakrama, Mariglen Kocibelli , Fuat Haxho, Arber Tabaku ,Bukurosh Currre, Miklovan Aleksi etj…sipas mundësive dhuruan një sasi të hollash që tregon fare qartë shpirtin bujar të shqiptarit.Më pas u prezantuan antaret e rinje zoterinjte Petrit dhe aei figu që iu uruan mireseardhjen ne sofren e madhe të Vatres të cilët pasi morën fjalen u zotuan që do të punojnë me sa mundësi që kane në shërbin te komunitetit shqiptar ketu në Jacksonville dhe në sherbim të Atdheut. Gjithashtu kryetari i deges se Jacksonvilles zoti Adriatik Spahiu falenderoje përzemersisht të gjitha antaret qe kontribuan finaciarisht në kete mbledhje dhe
ato që e mbeshteten por për problemë të ndryshme personale ishin vetëm shpirtërisht prezent në mbledhje.Jo më kot -vazhdoi Adriatiku- fjalet e Nolit që i drejtohet Shqipërise që te mos kete kurrë frike se ka djemte në Amerike janë mese reale në ketë shekull të ri. Dukë bisededuar si në një sofër të madhe kohe kishte ecur shumë shpejt më hapin e ores.Sigurisht që sontë ishte hera e parë që dega e Vatres zgjedh delegatet e saj për në Kuvend dhe që do ti përfaqesoje denjesisht jo vetem antaret e tjere por gjithë shqiptaret qe jetojne e punojnë prej shumë vitesh në Jacksonville Florida më një shprese të madhe që Vatra të arrijë të konsilidohet dhe si dikur por në rrëthana të reja ti sherbeje me se miri diaspores shqiptare të Amerikes,interesave kombetare të Shqipërise e kombit shqiptar si dhë të jape nje kontribut të çmuar edhe per Shtetet e Bashkuera të Amerikes si një Atdhe i dyte për të gjithe shqiparet qe jo vetem na pranoji pranë vatres se saj por na afron më afer zjarrit shpirteror që të na afroje sa me shume ngrohtësi qe të mos ndiejme ne pafundesi mungesen e vendlindjes dhe ëndrra Amerikanë të mos jete thjeshte një ëndërr Amerikanë por nje realitet qe çdo shqipar e shijon dhe do ta shijoje gjithmone.

Prill 2013
Jacksonville Florida

Filed Under: Kronike Tagged With: Dega e Vatres, delegatet e Kuvendit, Lek Gjoka, ne Jacksonville, zgjodhi

U MBLODH GRUPI NISMËTAR PER ORGANIZIMIN E DEGËS SË VATRËS NË QUEENS, NY

March 30, 2013 by dgreca

NE Foto: Nga takimi i komisionit organizator për krijimin e degës së Queensit/

Të enjten  me 28 mars 2013, në klinikën e  dr. Skënder Murtezanit, i anëtarësuar në Vatër që në vitin 1990, në Flashing, Queens, u mblodh grupi organizator për krijimin e degës së Vatrës për Queensin, New York. Inisiator ishte dr. Skënder Murtezani, juristi Bashkim Musabelliu, anëtar i këshillit të Vatrës, vatrani Halit Shpuza,  dhe miq të tjerë të Vatrës.

Në mënyrë simbolike nisja e punës për organizimin e degës në Queens, dr. Skënder Murtezani kishte porositur edhe një tortë, që shënonte rilindjen e degës, e cila vite të shkuara ka qenë aktive, por për më shumë se dy dekada, e ka pushuar veprimtarinë.

Në takimin e parë të komisionit organizator, u fol për rëndësiën e organizimit të degës, për  historinë e Vatrës dhe përkushtimin e saj për cështjen kombëtare.

Po ashtu u rrahën mendime se si të organizohet dega, u përpiluan lista me emra të njërëzve që kanë kontakte me Vatrën, ka ndër ta të anëtarësuar, janë të abonuar në gazetën Dielli dhe janë të përkushtuar për cështjen kombëtare.

Takimi promovues i degës së Vatrës për Queensin do të bëhet në ditët që vijnë.(Korresp. I DIELLIT)

Filed Under: Kronike Tagged With: Bashkim Musabelliu, dalip greca, Dega e Vatres, Dr. Skender Murtezani, Halit Shpuza, Queens

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT