• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festivali Ndërkombëtar që foli me të gjitha ngjyrat e botës në Shqipëri

April 2, 2016 by dgreca

TIRANË, 2 Prill/ ATSH-Z.Tosku/- Një ëndërr e të rinjve nëpër botë, për të ndërtuar një botë të madhe me respekt e paqe, erdhi të shtunën përmes artit, si një thirrje e madhe dhe e sinqertë kundrejt njerëzimit.

Shqipëria për të tretin vit radhazi mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës, ku morën pjesë të rinj nga 14 vende të botës për të shpalosur ngjyrat e kulturave të tyre në një program të madh festiv.

Aty ku bota ndoshta duket sikur po çalon, për të rinjtë e apasionuar pas një bote plot ëndrra e suksese, dashuria e respekti për njeri-tjetrin, i bën bashkë për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Me dhjetëra autobuzë qëndrojnë jashtë Pallatit të Koncerteve në Tiranë. Të gjithë me mbishkrimin dhe logon “Kolegji Turgut Ozal”, të vendosur në rresht njëri me tjetrin, një pjesë në anë të pallatit të koncerteve dhe një pjesë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të vendosur në vijë të drejtë.

aaa FOTO FESTIVALI - TRANSMETIM (6)Shkallët e Pallatit të Koncerteve janë të mbushura plot me njerëz, ndërsa në ambientet e brendshme të Pallatit të Koncerteve ndodhen të vendosura me shkronja të mëdha, emrat e vendeve të ndryshme që marrin pjesë në këtë aktivitet si USA, apo Rusia, apo Kosova e me radhë.

Njërëz që qëndrojnë pranë emrave përkatëse, si përfaqësues të vendeve të tyre. Në të djathtë, ndodhet edhe një panair ushqimesh karakteristike të vendeve të ndryshme.

Fillon Festivali Ndërkombëtar

aaa FOTO FESTIVALI - TRANSMETIM (11)Flamuj të 14 vendeve të ndryshme valëviten ndërkohë që këngët e kërcimet përformohen në skenë, ndërsa dritat shumëngjyrëshe që fiken e ndizen krijuan një atmosferë emcionuese, ku shumë të rinj e të reja, me ëndrra e respekt për njëri-tjetrin, kërkojnë një botë më të mirë. Nëpërmjet kostumeve popullore, veshjeve tradicionale, valleve e kërcimeve, këngëve, të rinjtë nga 14 vende të botës shpalosën sot ngjyrat e kulturave të tyre, në një program të madh festiv duke i ndërthurur ato me kulturën shqiptare.

Me një program të larmishëm, kërcimet e koordinuara në mënyrë koherente, këngë të kohës moderne por edhe tradicionale, morën efektet e një tabloje që i harmonizon të gjitha ngjyrat për bukuri, për të marrë prej saj, mesazhe të forta dashurie e respekti të aq shumë kërkuara këto kohë.

I konceptuar si një festival i nivelit të lartë, ky event kishte edhe disa surpriza apo risi për të gjithë. Një nga momentet më emocionues për të gjithë pjesëmarrësit ishte grupi i të rinjve nga Senegali, që përmes këngëve popullore shqiptare të krahinave të ndryshme, kërcyen valle popullore e karakteristike të kulturës shqiptarë.

festivali nderkombetar i kenges (13)Të mirëpërgatitur, këta të rinj, ndonëse nga Senegali, performuan shumë mirë vallet tradicionale shqiptare, aq sa ishte e vështirë të dallohej ndryshimi mes kërcimit të tyre dhe valltarëve shqiptarë.

Të rinjtë nga Senegali kërcyen valle të Shqipërisë së Mesme, vallen e Tropojës, vallen e Kukësit etj. Po kështu, të rinjtë shqiptarë të Kolegjit “Mehmet Akif”përformuan kërcime spanjolle, turke dhe indiane.

Ndërkohë që të rinj e nxënës nga SHBA, Gjermania, Italia, Banglandeshi, Rusia, Filipinet, Egjipti, Senegali, Kazakistani, Kosova, Maqedonia, Azerbajxhani, Moldavia, Sllovenia dhe Shqipëria sillnin në skenë, këngët e kërcimet e përgatitura, një moment i veçantë iu dedikua edhe kombëtares shqiptare të futbollit.

aaa FOTO FESTIVALI - TRANSMETIM (9)Si një falenderim ndaj punës së futbollistëve shqiptarë, që për herë të parë do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin Europian të Futbollit, një insert ishte përgatitur për të gjithë pjesëmarrësit, me momentet më të bukura, ku shqiptarët u kualifikuan për në kampionat. Kështu, kupa e festivalit, simboli i bashkimit të mijëra kulturave në një, iu dhurua Presidentit të Federatës Kombëtare të Futbollit, Armando Duka nga Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Güngör Turan.

 

aaa FOTO FESTIVALI - TRANSMETIM (15)Kjo dhuratë për kombëtaren shqiptare u shoqërua me brohoritje dhe duartroktikte të shumta nga të pranishmit. Por, nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Epoka”, Prof. Dr. Güngör Turan mori në mënyrë simbolike dhuratë fanellën e kombëtares me nr 1, të shoqëruar nga mbishkrimi “Turgut Ozal” mbi fanellë.

Ky festival erdhi si organizim i të gjitha institucioneve Arsimore Turgut Ozal dhe Gulistan, Universitetit “Epoka\’ si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës.

Kur të rinjtë e botës flasin me gjuhën e respektit

Të rinj, nxënës nga të katër anët e globit dhanë mesazhet e tyre, përmes artit, kërcimit, këngëve, se janë ndryshimet ato që bëjnë bashkë të rinjtë për t’u edukuar me ndjenjën e respektin e dashurisë për njëri-tjetrin.

aaa FOTO FESTIVALI - TRANSMETIM (7)Por, cilat janë përshtypjet pas përfundimit të festivalit dhe mesazhet e disa prej tyre ?

Rica Mae Gabionza, nga Filipinet e vlerësoi festivalin ndërkombëtar në Tiranë, të realizuar më së mirë. Me një trup të vogël e flokë të zeza të kapura me disa karfica që xixëllonin në kokën e saj, e veshur me një fustan në ngjyrë rozë e të gjatë, por me një rreth të madh që e mbante gati të fryrë, ajo tregon se qëndrimi në Shqipëri ishte po aq i bukur sa edhe festivali.

“Qëndrimi në Shqipëri më pëlqeu shumë sepse Shqipëria është një vend i bukur dhe njerëzit janë shumë të dashur. Shqiptarët janë më të mirët. Ne kemi ardhur këtu prej 4 ditësh dhe kjo ishte hera e parë që unë vij në Shqipëri. Ky Festival Ndërkombëtar është realizuar më së miri këtë vit në Shqipëri”, tha ajo.

aaa FOTO FESTIVALI - TRANSMETIM (14)Për djalin nga Tanzania, i cili këndoi në shqip këngën “Xhamadani i kuq si gjaku”, Jabir Abdulkerim, mesazhi i tij përmes këtij festivali vjen si thirrje për të gjithë të rinjtë, të cilët duan të ndërtojnë një botë me paqe e respekt.

“Të gjithë njerëzit, pavarësisht ngjyrës, kombësive apo ideve të ndryshme janë të barabartë dhe përmes këtij festivali ne të gjithë jemi bërë bashkë në kulturë, duke respektuar traditat dhe vendet tona për të ndërtuar një botë me të mirë, nga ne të rinjtë”, tha ai.

I pyetur për përshtypjet e tij për mënyrën sesi ishte të këndoje në shqip, ai me një buzëqeshje të lehtë menjeherë shpjegoi se nuk ka asgjë të vështirë nëse punën, apo atë çka mësojmë e rrethojmë me dashuri.

“Nuk ishte aspak e vështirë, por mjaftoi që duhet të memorizoja fjalët e këngës në shqip. Por ishte diçka e bukur të mësoje dhe këndoje një këngë në shqip. Unë tashmë kam bërë mjaft miq shqiptarë, por jo vetëm, dhe me siguri që do të kthehem sërish në Shqipëri sepse me pëlqeu ky vend”, tha ai.

aaa FOTO FESTIVALI - TRANSMETIM (4)Ndërsa për të riun nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tahir Temple, përmes këtij festivali ai arriti të përçonte mesazhe nga performanca e tij, por edhe të njihte më shumë cilësitë e shqiptarëve.

“Është me të vërtetë shumë bukur dhe një gjë që do të doja të theksoja është që shqiptarët janë shumë të dashur, miqësorë. Shumë prej miqve të mi shqiptarë që unë munda të njihja më kanë treguar shumë për kulturën shqiptare. Përmes këtij festivali ne sollëm kulturën e vendeve tona. Të gjithë të bashkuar në ndryshimet tona, por vetëm të gjithë së bashku do të arrijmë të krijojmë një botë më të mirë”, shtoi ai.

E ndërsa flet për përshtypjet e tij për Shqipërinë, ai tregon edhe një fakt interesant, të cilin e zbuloi pasi erdhi në Shqipëri.

aaa FOTO FESTIVALI - TRANSMETIM (10)‘Shqiptarët janë shumë të zgjuar. Përpara se të vija në Shqipëri, unë nuk e dija që të rinjtë flisnin kaq shumë gjuhë të huaja, e janë të gatshëm të ndihmojnë e mund të krijosh miqësi me ta shumë shpejt. Dhe kur kuptova këtë thashë me vete: Kjo është e pabesueshme. Por bota është kaq e madhe dhe në të njëjtën kohë e vogël sa edhe ne”. Kjo është hera e parë që ai vjen në Shqipëri.

Ndërsa vajza gjermane, Denise Doreen Stegmayer, tha se “Shqipëria dhe festivali përçojnë bashkë mesazhe paqeje. Një vajzë e gjatë, e veshur me një kostum tradicional që gati-gati duket pak si shqiptare, flokët e saj të drejta e bionde, të shkurtra deri në supe na japim përshtypjen e tipareve karakteristike të gjermaneve.

“Festivali është një mënyrë e mirë për të ndarë me njëri-tjetrin, kulturën e vendeve tona dhe ne mund të bëjmë miq të mirë, por edhe duke u kënaqur me njëri-tjetrin. Kjo është hera e parë që unë vij në Shqipëri dhe mendoj se këtu mund të bësh shumë gjëra. Natyra, klima dhe njerëzit janë shumë të këndshëm. Festivali dhe Shqipëria përçojnë në botë mesazhe shumë të bukura paqeje sesi mund të ndërtojmë një botë më të bukur”, tha ajo.

festivali nderkombetar i kenges (43)Në festival mori pjesë edhe Mishela Rapo, nxënëse e vitit të parë në Kolegjin ‘Mehmet Akif”, një vajzë e talentuar në art dhe shkencë, njëkohësisht fituese e shumë çmimeve nëpër organizime kulturore. Mishela ndan me ne momente nga jeta e saj, dhe nga ky festival.

“Në shkollën 8-vjecare kam marrë pjesë në festivalin mbarëkombëtar të Shkodrës për fëmijë, ku jam vlerësuar me çmimin deputuesja më e mirë. Po ashtu kam marrë shumë çmime të tjera”, tha ajo.

“Ky festival është një nga më madhështorët, ku të gjitha ngjyrat e botës mblidhen së bashku për të përcjellë traditat dhe kulturën e tyre. Ky është një nga festivalet që unë kam më përzemër. Ky festival sjell mesazhin që muzika na bashkon e na bën të kemi harmoni midis njëri-tjetrit për të sjellë sa më shumë dashuri”, tha ajo

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe Kulturë, Festivali, Ndërkombëtar të Gjuhës

Artikujt e fundit

  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”
  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT