Ismail Kadare e meriton çmimin Nobel, disa persona po bëjnë fushatë kundër tij!/
Nga Alban Muhaxheri/
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare edhe këtë vit është në mesin e pretendentëve kryesor për çmimin Nobel. I lindur në Gjirokastër, ai nuk mungon në asnjë listë të agjencive të ndryshme që bëjnë parashikimet e tyre për kandidatët. Gazetat e njohura botërore; ‘La Repubblica’, Affaritaliani.it, swissinfo.ch, ‘Wyborcza’, ‘Rai News’ dhe ‘Daily Mail’ kanë publikuar këtyre ditëve listat me kandidatët e mundshëm.
Analistë, shkrimtarë dhe deputetët të Kosovës janë shprehur optimist se kësaj radhe Kadare do të ‘kap’ çmimin Nobel për letërsi. Njëri prej personave që ka lobuar qe shumë vite është profesori, Fahri Xharra. Ai në një prononcim për “Zërin” tregon për angazhimin dhe kontributin për pro-Kadares.
“Pse duhet dhënë Kadaresë çmimin Nobel? “Natyra e ka ditur të na nderon me gjeniun e madh, të përzgjedhur nga mëshira e saj, që t`i tregon botës se jemi një popull që ende frymon që nga lashtësitë mijëravjeçare. Kadareja është fati historik i një mburrjeje kombëtare.” Të ngritsh zërin pro Kandidatit për Çmimin Nobel, do të thotë të ngritsh zërin pro një populli të tërë, pro popullit tonë e që fatbardhësisht Kadareja është “Nobeli” i kombit shqiptar. E neve kurrë më tepër se sot nuk na u është dashur ky Kadare. Po Kadaresë për çmimin Nobel”, ka thënë Xharra.
(Foto: Fahri Xhara & Ismail Kadare)
Sipas tij, kombi ynë do te ndërronte imazhin e tij në botë sikur shkrimtari Ismail Kadare te fitonte çmimin Nobel. Duhet të mblidhen te gjithë shqiptarët e botës ; të gjithë me një mendje pa dallim feje , pa dallim bindjeje politike, pa dallim vetë-urrejtjeje, pa dallim nga veprimet komb vetëvrasëse të intrigave dhe intrigantëve , pa dallim të qëllimeve të njerëzve tanë që vuajnë nga” vetëm për inat”, pa dallim moshe ,gjinie”, është shprehur ai.
Xharra më tej ka treguar se konferenca e Rambujes e kishte Kadarenë mbrapa. “E dimë mirë që mos të ishte Kadareja, historia e Kosovës do të shkruhej ndryshe? Eh ,sikur historia të shkruhej ndryshe atëherë edhe kombi shqiptar do të ishte ndryshe”, u shpreh ai.
Kurse për atë se ka persona anti-Kadare që lobojnë kundër tij, Xharra thotë se ky fakt është plotësisht i vërtetë , ngase, sipas tij, edhe nga qeveritarët e Shqipërisë e bëjnë një gjë të tillë. “Nuk po i permendi por turpi le te bien mbi ata”, ka thënë ai.
(Foto: Alma Lama)
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Alma Lama thotë se Kadare është gjeni i letrave shqipe dhe se është në mesin e pak shkrimtarëve më të lexuar dhe vlerësuar bashkëkohor. “I përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, laureat i shumë çmimeve prestigjioze letrare”.
“Korpusi i veprave të tij është tepër i pasur, një rrëfintar i shkëlqyer qe në secilën vepër të lë pa frymë me thellësinë e mendimit dhe stilin e përkryer. Kadare duhej ta kishte fituar me kohë çmimin Nobel, dhe ky nuk është vetëm mendimi imi por i shumë kritikëve të shquar letrarë e i shumë recensentëve të gazetave më të njohura në botë
Ndërsa lidhur me atë se a ka shqiptarë që lobojnë kundër Kadaresë, Lama thotë se personat që mundohen të hedhin baltë mbi personalitetin e tij, pot këta shqiptare që bëjnë diçka të tillë janë mendjengushtë e dështakë, smirëzinj e antikombëtarë.
“Edhe nëse ia dalin të shtrembërojnë realitetin mbi personalitetin e Kadarese ata nuk do të mund ta deformojnë kurrë realitetin e vlerave artistike e filozofike të veprave te tij . Tek e fundit çmimi Nobel nuk është gjithmonë përcaktues për këto vlera, pasi ka fituar ndonjëherë dorë aty edhe politika. E Arti mbijeton veten në sajë të vlerave, jo të rrethanave të kohës”, është shprehur Lama për “Zërin”.
(Foto: Ibrahim Kadriu)
Nga ana tjetër, shkrimtari Ibrahim Kadriu thotë për “Zërin” se, është vonuar ndarja e çmimit për shkrimtarin, Ismal Kadare. Sipas tij, komiteti për ndarjen e çmimeve në vazhdimësi ka bërë manipulime.
“E para punës, është vonuar ndarja e çmimit Nobel për Letërsi ndaj Kadares. Është dashur shumë vite më përpara, por kjo vonesë nuk është kompetencë e shkrimtari e shqiptarë por atë e kanë bërë manipulimet politike në Komitetin për ndarjen e çmimeve. Por, gjithsesi do të shihet mirë që ky propozim vazhdon ndoshta edhe sivjet të ju mbushet mendja dhe t’ia japin”, ka thënë ai.
Kadriu më tej tregon për reagimet që vet Kadareja shpjegon se shumë shqiptarë kanë deponuar shkrime anti-kadare. “Ka nga Shqipëria, spektri politik, qytetarë të ndrshyëm që nuk e durojnë, por e kam parasysh këtë. Por ka anti-Kadare, pikërisht shkrimtari thotë për një ambasador se ai ka shkruar vetë”, thotë Kadriu. /Zëri/