Kjo eshte Fotografia fituese e konkursit “Religious diversit in Kosovo” realizuar nga Arben Llapashtica/
Kameramani, fotografi dhe “filmmakeri” i njohur i dokumentareve në Kosovë, Arben Llapashtica është shpallur edhe fituesi i konkursit fotografik “Religious diversit in Kosovo” konkurs ky i realizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Këtë të fundit e ka e ka konfirmuar së fundmi vetë Ambasada Gjermane në Prishtinë, e cila rreth 4 orë më parë ka shpallur edhe fituesin në adresën e sajë zyrtare në rrjetin social Facebook me anën e një statusi publik gjatë së cilit ka falenderuar pjesmarrësit dhe përgëzuar kampionin.
Kemi marrë plot imazhe dhe fotografi të bukura në kuadrin e konkursit fotografik “Religious diversit in Kosovo” (Diversiteti Fetar në Kosovë) dhe juria jonë e kishte realizsht një detyrë të vështirë për të përzgjedhur midis shumë të bukurave edhe foton fituese” shkruhet në njoftimin publik të ambasadës.
“Urime Arben Llapashtica i cili fitoi vendin e parë dhe arriti të impresiononte jurinë tonë me anën e aftësive të tijë artistike” shkruhet në komunikatën publike që ka postur vetë ambasada.
Sakaq me anën e këtij lajmi, ambasada ka ftuar edhe mbarë opinion publik për të marrë një përshtypje të diversitetit kulturor fetar nëpërmjet fotografive të publikuara, dhe të admirojnë edhe fotografinë fituese.