Ne SHBA jane 1680 persona te konfirmuar me CoronaVirus, numeri i te vdekureve 41/
- Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 135,232 njerëz të infektuar, 4,981 të vdekur dhe 69,645 të shëruar./
Në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirusit të ri. Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.
Pacientët janë të shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ministri Vitia tha se pacientët e konfirmuar janë një shtetase italiane e moshës 20 vjeçare dhe një burrë 77 vjeçar, shtetas i Kosovës.
Ai tha se gjendja e të infektuarve është stabile.
“Në këtë moment që po flasim, është mbledhur edhe Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me Koronavirus Covid-19 për të diskutuar dhe rekomanduar masat përkatëse konform situatës së re të parapara edhe me Planin e Veprimit”, tha ministri Vitia.
Të gjitha vendet e rajonit, përveç Malit të Zi, tashmë kanë raportuar raste me sëmundjen e koronavirusit të ri.
Në gjithë botën më shumë se 132,000 raste janë raportuar nga 123 vende, dhe 5,000 njerëz kanë vdekur.(RFL)
***
Historia e Korona virusit
Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.
- Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
- Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
- Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe së paku 118 vende të tjera të botës.
- Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 137,456 njerëz të infektuar, 5,074 të vdekur dhe 69,643 të shëruar.
- Kina ka 80,945 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 15,113 raste dhe Irani me 11,364.
- Numri më i madh i njerëzve të vdekur është në Kinë: 3,062.
- Kosova ka konfirmuar dy rastet e para me koronavirusin e ri.
- Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht vetëm Mali i Zi nuk ka raste të regjiustruara me koronavirus.
- Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
- Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS – viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
- Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
- OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
- Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.
- Ne SHBA jane 1680 persona te konfirmuar me CoronaVirus, numeri i te vdekureve 41/
Evropa – epiqendër e koronavirusit të ri
Evropa tani është epiqendra e pandemisë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, konfirmoi se Evropa tani është “epiqendra” e pandemisë Covid-19.
Deri më tani Kina është konsideruar si epiqendër e virusit, pasi aty ishin paraqitur edhe rastet e para.
Mirëpo, përhapja e tij e shpejt në vendet evropiane ka bërë që OBSH-ja të ndryshojë destinacionin e epiqendrës së virusit.
Kina ka 80,945 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 15,113 raste dhe Irani me 11,364.