Nga Almarina Gegvataj/
-Kryeministri Edi Rama deklaroi me 18 shtator në mbrëmje në emisionin “Opinion”,se nuk ka asgjë për tu shqetësuar lidhur me sigurinë e Papa Françeskut gjatë vizitës që do të zhvillojë të djelën e 21 shtatorit në Shqipëri.
”Bashkëpunimi ka qënë absolut me sigurinë e Vatikanit, ata kanë një përvojë shumë të fortë në këtë drejtim dhe absolutisht që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar ndërkohë që besoj që shqiptarët do të vijnë nga kudo për ta mirëpritur”, deklaroi Rama.
Kryeministri tha se ”ditën e djelë, si asnjëherë më parë, Shqipëria do jetë në sytë e të gjthë botës, rreth 120 gazetarë të huaj do të jenë dhe përfytyroni Shqipërinë që në mëndjen e shumë njerëzve është një vend pa lidhje, që do të ekspozojë pjesën e trupit të vet të përgjakur në emër të kishës, besimit dhe lirisë së fesë”.
Lidhur me zbukurimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit “, me portretet e 40 martirëve të klerit katolik dhe ortodoks shqiptarë të cilët janë bërë dëshmorë në emër të fesë, Rama tha se janë ide e imja “, ndërsa Vatikani ka nisur procesin e lumturimit të tyre.
Përsa i përket kopjes së “Mesharit” të Gjon Buzukut, shefi i qeverisë shqiptare sqaroi se “Vatikani sjell diçka unikale si dhuratë, një kopje të dixhitalizuar të këtij Meshari. Kopja që sjell Papa Françesku është kloni i Mesharit të Gjon Buzukut”.
Përpjekjet e Serbisë për rrugëdaljen e saj në Adriatik përmes Kosovës kanë qenë të kamotshme!
Nga Isuf Bajrami/
Pas takimit të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kryeministrit të Serbisë dhe ministrit të punëve të brendshme Ivica Daçiçit në Bruksel me kryediplomaten evropiane Catherine Ashton,u tha se është arritur pajtimi,për krijimin e një grupi punues, që do të përgatiste studimin e fizibilitetit për autostradën Prishtinë-Nish.
Ministri i Transportit për Serbinë Milutin Mrkonjiq, planifikon ndërtimin e një autostrade nga Negotini përmes Zajçarit, Nishit, Prishtinës,Pejës e deri te kufiri me Shqipërinë!
Nga takimi i Edi Ramës dhe Vuçiçit,rezulton:” …..Serbia nëpërmjet Kinës së largët mori Shëngjinin. Gjithmonë, serbët kanë lakmuar ujërat e Adriatikut, ja po dalin në det, por pa luftë, ua dhanë vet”!!!(1).
Ky ka qenë synim i mëhershëm i Serbisë, për të dalë në Shqipëri dhe në Adriatik përmes Kosovës.
Nga kjo mu rikujtua materiali nga arkiva: “Projekti i Ivo Adriçit për ndarjen e Shqipërisë”!
***
I – Lufta ballkanike dhe Shqipëria
Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik
Sipas pjesës së fshehtë suplementare të Traktatit të aleancës midis Bullgarisë e Serbisë të 29 shkurtit të vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së territorit turk të deriatëhershëm në veri dhe në perëndim të malit të Sharrit. Në lidhje me këtë dispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë daljen në det, trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë ne Lezhë dhe, shkallë-shkallë, e pushtuan tërë Shqipërinë e veriut deri në Tiranë e Durrës. Në “Tajmsin” e Londrës, më 25 nëntor, u botua deklarata e Pashiçit se Serbia e kërkon Durrësin me hinterlandin më të madh.
Formimi i Shqipërisë autonome
Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, mori vendim për formimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo Konferencë, më 20 mars të vitit 1913, vendos që Shkodra t’i jepet Shqipërisë. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive të mëdha: Serbia e përkrahu qëndrimin e Malit të Zi dhe i dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e mëdha (më 21 mars) vendosën të bëjnë demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetëm Rusia. Kryqëzorët austro-hungarezë, anglezë, francezë, gjermanë e italianë, të tubuar afër Barit, i detyruan trupat serbe që të tërhiqen nga pozitat rreth Shkodrës.
Bllokada e bregdetit të Malit të Zi
Më 10 prill fuqitë e mëdha shpallën bllokadën e bregdetit të Malit të Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshojë pe dhe, më 4 maj, me një telegram që ia dërgoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodrës e la në duar të fuqive të mëdha. Okupimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore .
II – NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI MIDIS SERBISË E GREQISË
Megjithëse nën presionin e fuqive të mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqipëria Veriore, Serbia nuk e humbte shpresën.
Në deklaratën që ishte shtojcë e fshehtë e Traktatit të aleancës midis Greqisë dhe Serbisë, më 19 maj të vitit 1913, u ndanë sferat e interesit midis Greqisë e Serbisë në Shqipërinë autonome sapo të formuar. Territori që gjendet në veri të grykës së lumit Seman në det, pastaj buzë këtij lumi deri në grykën e Devollit, mandej buzë Devollit deri në malin e Kamjes – hynte në sferën serbe të ndikimit. Pjesa jugore e Shqipërisë, prej kësaj vije, hynte në sferën greke të ndikimit. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet duhej të merreshin vesh për qëndrimin që do të merrnin.
Këto janë kërkesat maksimale që i kemi paraqitur në një dokument me shkrim ndaj Shqipërisë.
III – PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA
Pakti i Londrës, i lidhur më 16 prill të vitit 1915 midis Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë, kishte këto dispozita lidhur me Shqipërinë:
1) Në vërejtjen e nenit 5 thuhej: “Katër fuqitë aleate do t’u ndajnë tokat e Adriatikut, të përmendura më poshtë, Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi (…..). Në Adriatikun e poshtëm (në viset që e interesojnë Serbinë e Malin e Zi) tërë bregdetin prej kepit të Plakës deri në lumin Drin me portet e rëndësishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorin, Tivarin, Ulqinin e Shën Gjinin… Porti i Durrësit do t’i dorëzohet shtetit të pavarur mysliman Shqipërisë”.
2) Në nenin 6 thuhej: “Italia do ta marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Sazan dhe, përveç këtyre, një territor mjaft të gjerë për mbrojtjen e tyre, do të thotë pjesën midis lumit Vjosa në veri e në lindje dhe në jug deri në Himarë.”
3) Në nenin 7 thuhet: “Në qoftë se formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që viset veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë”.
“Italia do ta fitojë të drejtën që t’i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë”.
Që në vitin 1915, fuqitë e mëdha, pra, e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranuan se në Shqipëri i kanë interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndërsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.
IV – SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES
Pikëpamjet e fuqive të mëdha
Në Konferencën e paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për Shqipërinë propozuan më parë, në veri dhe në lindje, ata kufij që kanë qenë caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin për administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve.
(Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919).
Pikëpamja jonë – (Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e lirë. Argumentet për korrigjimin e kufirit dhe për marrjen e Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore).
Në përgjigjen tonë të 8 janarit të vitit 1920, ne e kundërshtuam propozimin që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhej në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufirin ofensivë kundër shtetit tonë, i cili do të ishte i privuar nga mjetet për mbrojtje. Kjo do të ishte, njëfarë dore, përparësi ofensive, por edhe mbështetje tjetër e përsosur strategjike”.
Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në lidhje me fiset e Kelmendëve dhe të Kastratëve), që i ka caktuar Konferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, Delegacioni ynë ka deklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me administratë autonome.
Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë se pjesa jugore e Shqipërisë do t’u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë kërkoi për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Dri. “Shteti ynë ka të drejta të vjetra karshi këtyre viseve, – thuhet në memorandumin tonë. – Shkodra ka qenë kryeqytet i mbretërve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisë shumë mijëra ushtarë të saj e Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për t’i plotësuar dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe e malazeze e zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria, duke e mobilizuar ushtrinë, u kërcënua me luftë. Shkodra mund t’i takonte Malit të Zi sikur të kishte pranuar që Llovqenin t’ia lëshonte Austrisë, ose që të neutralizohej. Por Mali i Zi nuk pranoi t’ia lëshonte Austrisë këtë pozitë të rëndësishme strategjike”.
“Lugina e Drinit dhe Shkodra përbëjnë një tërësi gjeografike dhe ekonomike me Malin e Zi dhe viset kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi lugina e Drinit është e vetmja rrugë e drejtpërdrejtë dhe më e shkurtër për në Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub-Adriatik duhet të kalojë nëpër luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913 ia ka pranuar Serbisë të drejtën e daljes në det.”
“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtisë malazeze rrugën e natyrshme për në det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi e gëzon të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe, i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë turke, tokat më të mira malazeze ende janë të përmbytura nga uji i liqenit të Shkodrës. Prandaj shtetin tonë, në masën më të madhe, e intereson rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit nëpër Bunë, por edhe për arsye se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri 20.000 hektarë tokë shumë pjellore dhe po aq do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi.
Pikëpamja italiane (Sipas memorandumit të 10 janarit të vitit 1920)
1) Italia kërkon nga Lidhja Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.
2) Kufijtë shqiptarë në veri dhe në lindje do të jenë ata që kanë qenë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri jugor do të jetë objekt shqyrtimi.
3) Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë në sovranitet të plotë me prapavijën e nevojshme për mbrojtjen e saj dhe për zhvillimin ekonomik.
Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria Veriore t’i bashkohen Jugosllavisë.
Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, e në lidhje me dorëzimin e Riekës Italisë, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, më 13 janar të vitit 1920, u tha Pashiçit e Trumbiqit: “Pra, Shteti i Serbëve, i Kroatëve dhe i Sllovenëve do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, ani edhe kur ta ketë Shkodrën, Drinin dhe Shën-Gjinin e Medovanit”.
Niti e pat pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta merrte mandatin mbi Shqipërinë.
Përgjigja jonë e fundit Konferencës së Paqes
Në përgjigjen tonë të fundit Konferencës së Paqes, më 14 janar të vitit 1920, ne kemi parashtruar përsëri qëndrimin se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrata e Shqipërisë, në kufijtë e caktuar në vitin 1913, t’i besohet qeverisë lokale autonome, pa ingerenca të asnjë fuqie të huaj. E në qoftë se kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, Delegacioni ynë e kërkoi pjesën e Shqipërisë Veriore (duke paraqitur një hartë me kufirin e shënuar), për të cilën premtoi regjim autonom.
Pikëpamja e të ndjerit Pashiç
Kur dukej si e sigurt se aleatët do ta lejonin Italinë që të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i Delegacionit tonë Pashiç, në mbarim të vitit 1919, e informoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur çasti që, të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshonim politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së saj nga ana e fuqive të mëdha, nuk mund ta kthejmë në Shqipëri gjendjen që ishte para evakuimit të ushtrisë sonë dhe në kohën e pushtetit të Esad Pashës; pasi fuqitë e mëdha po duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe Shqipëria nuk do të jetë ajo që ne e kemi kërkuar dhe aleatët do t’ia japin Italisë Vlorën me hinterland dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë, në këto rrethana, duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë me territoret shqiptare që do të jenë nën protektoratin e Italisë.
“Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufiri buzë Drinit të Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhë e prej aty buzë Drinit deri në det.”
“Ne duhet të kërkojmë maksimumin, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: lumi i Matit deri në burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë me protektoratin italian.”
V – PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËS DHE TËRHEQJA DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA
Pas mbarimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak të aleatëve, trupat italiane e pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën veriore, e cila na ishte dhënë me Paktin e Londrës. Vetëm Shkodra kishte mbetur nën pushtetin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.
Për shkak të qëndrimit armiqësor që kishte atëherë Italia ndaj shtetit të Serbëve, të Kroatëve e të Sllovenëve, ne e konsideronim këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë rrezik më të madh për ekzistencën tonë. Në tokën shqiptare u zhvillua një luftë e rreptë midis nesh dhe Italisë. Italianët atëherë e inicuan çështjen malazeze dhe atë maqedone si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne zhvilluam kundër tyre aksione herë të fshehta herë të hapëta, duke blerë me para parinë shqiptare dhe duke proklamuar idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkani popujve ballkanikë”.
Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, të cilën e kemi përkrahur edhe ne, i detyroi italianët që, në fillim të vitit 1920, t’i tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të ndaleshin vetëm rreth Vlorës, prej nga, në qershor po të atij viti, u detyruan të tërhiqen dhe të lidhin me qeverinë e Tiranës një marrëveshje për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.
Evakuimi nga Shqipëria u bë, pra, në saje të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se Italia, në atë kohë, ishte politikisht dhe ushtarakisht shumë e dobët. Edhe sot ka shqiptarë që mendojnë se kur të donin do të mund t’i dëbonin italianët nga Shqipëria. Ky vetëbesim është fatal për ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeveritë parlamentare të Nitit, të Gjolitit dhe të Faktës.
VI – SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVE
Meqenëse me evakuimin e trupave italiane nga Shqipëria situata në terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadorëve, në nëntor të vitit 1921, mund të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe mandatin mbi Shqipërinë, fuqitë e mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj special për ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria u pranua edhe në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.
Para Konferencës së Ambasadorëve provuam kot edhe një herë që ta fitonim të drejtën e korrigjimit të kufirit në drejtim të Shkodrës dhe në drejtim të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike e për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të komunikacionit. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar që, në kohën e vet, nuk e ka pranuar propozimin për ndarjen e Shqipërisë. Pashiçi ka qenë pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit e pat refuzuar”. Që të mos i lejonim italianët në Vlorë, ne u detyruam të heqim dorë nga Shkodra dhe kufijtë deri në Dri.
Meqenëse ne e përkrahnim gjithnjë idenë për pandashmërinë e territorit shqiptar, që ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve ishte e kënaqshme për ne. Ndërkaq, kjo nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë, po rëndohen më tutje edhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.
Republika e Mirditës
Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po vendoste për kufijtë e Shqipërisë dhe për organizimin e pavarësisë së saj, nga gjysma e vitit 1921, ne e nënshkruam me parinë e Mirditës marrëveshjen për bashkëpunim. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të SKS dhe interesat e të cilës në botën e jashtme do t’i përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje e ne u akuzuam dhe u dënuam para Lidhjes së Kombeve.
VII – PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIA
Pakti i Romës, i janarit të vitit 1924, për nga fryma e vet, ua imponoi Romës e Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mos përzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë mbi ngjarjet në Shqipëri. Ndërkaq, kjo nuk qe pengesë që qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut e as që qeveria jonë, në dhjetor po të atij viti, t’ia bënte të mundshme Ahmet Zogut që, nga territori ynë, të futet në Shqipëri dhe ta marrë pushtetin. As Roma as Beogradi nuk mundën t’u bëjnë ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të vet shqiptarë, që kërkonin ndihmë për ta mbajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet dhe që premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse me rastin e parë e ndërronin orientimin.
VIII – PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI
I ndjeri Pashiç, duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e parregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme të qëndronte. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do të kërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t’i gjente këto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej ne, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne, kërkonte mbrojtje nga Italia.
Shqipëria e dobët dhe e parregulluar, në vitin 1926, kërkoi mbrojtje e ndihmë nga Italia. Ahmet zogu së pari mori garanci për regjimin e vet, e pastaj, në vitin 1927, pranoi të lidhë Aleancën Ushtarake për 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta për punë botore, ia nënshtroi plotësisht Shqipërinë Italisë në pikëpamje ekonomike e financiare, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, pra, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit ne luftonim në konferencën e Paqes.
Rreziku më i madh që viteve të fundit na vinte nga Shqipëria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe atë “kufirin ofensiv” kundër të cilit kishim luftuar para aleatëve në Paris, kur ata propozonin që Italisë t’i jepej mandati në Shqipëri.
Është me interes të përmendim në këtë vend se vetëm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë shtet tjetër ballkanik nuk na përkrahu në këtë pikëpamje. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çemberlen, në takimin me Musolinin në Livorno, në vitin 1926, e dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë gjithnjë e këshillonin mbretin Zog që të mos hynte në konflikt me italianët.
IX – PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQËSISË I 25 MARSIT 1937
Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politikë miqësore njëra me tjetrën, mund të merren vesh në lidhje me Shqipërinë, në këtë bazë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë; kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojmë këtë interes dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është që të mos jetë e rrezikuar në kufirin e Shqipërisë me Serbinë Jugore as me Kosovën (e banuar me shqiptarë) e as me Shkodrën dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo është marrë parasysh në protokollin e fshehtë të Paktit të Miqësisë kur është paraparë se do të ndalet fortifikimi i mëtejshëm në zonat e Librazhdit e të Milotit. Sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne nuk kemi as nuk dëshirojmë të investojmë farë mjetesh të posaçme. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, që e kanë marrë ndaj nesh para dy vjetëve se në pikëpamje politike, ekonomike ose financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë dobish speciale që do ta komprometonin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë pavarësinë e shtetit shqiptar.
Në këtë mënyrë, Pakti i Miqësisë, i 25 marsit 1937, krijoi një “modus vivendi” të durueshëm midis nesh dhe Italisë në terrenin shqiptar, ku, viteve të mëparshme, kishim aq shumë konflikte dhe mosmarrëveshje.
Është çështje tjetër se sa ky qetësim në Shqipëri do të mund t’u bënte ballë sprovave të ndonjë situate më të rëndë e më të ndërlikuar në detin Mesdhe ose në Ballkan.
– RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS
Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shuar
Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithmonë është nocion relativ. Duke marrë parasysh edhe rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është e zvogëluar. Për Shqipërinë sot nuk mund të thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. E megjithatë, në bashkësinë ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik ndërkombëtar, bregdeti shqiptar nuk është italian, por është nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet në një pjesë të territorit të Zarës, por kjo nuk i jep mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Italia ushtron ndikimin e vet në Shqipëri, por nuk ka liri aksioni si në territorin e vet. Shqiptarët, megjithatë, e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi, e ngadalësojnë.
“Ballkani popujve ballkanikë”
Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani popujve ballkanikë”. Ky parim, në kohën e vet, është përdorur në luftë kundër Perandorisë Otomane dhe Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili e fuste Italinë në Dalmaci dhe në Shqipëri. Në aplikimin e këtij parimi ne kemi parë gjithmonë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim midis popujve ballkanikë, për zhvillimin normal të popujve ballkanikë. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan është derë e hapur për intriga e pushtime.
Ekspansioni i Italisë
A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetëve, kur fuqitë e mëdha ia ofruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Aq më pak mund të besojmë sot kur Italia po tregon aq dinamizëm dhe guxim në politikën e vet të jashtme.
Një precedent i rrezikshëm
Marrja e një pjese të territorit ballkanik nga ana e një fuqie të madhe jashtë ballkanike, pa kurrfarë baze etnike, për të gjithë popujt ballkanikë, pra, edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Fuqitë e tjera të mëdha, nga drejtimet e tjera, mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i Italisë në Shqipëri është posaçërisht i rrezikshëm për ne, sepse, me Paktin e Londrës, me të cilin Italisë iu njoh për herë të parë Shqipëria Jugore, iu njoh edhe Dalmacia Veriore. Precedenti për ngjalljen e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit e hap derën edhe për ngjalljen e dispozitave të tjera.
Ndarja e Shqipërisë
Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t’i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyrë do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme – në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë.
Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipërisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, të cilës nuk do të mund t’i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet të zgjedhim atë që është më e vogël.
Kompensimet tona
Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë.
Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës.
Gjithashtu duhet t’i sigurojë luginat e liqenit të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës.
Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.
Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200.000 deri 300.000 shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira.
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj.
Beograd, më 30 janar 1939.
* Ivo Adriç nacionalist serb i lindur në Bosnjë.
Antishqiptarë i tërbuar.
Pas Luftës së Parë Botërore u bë diplomat jugosllav.
Më 1940 ishte ambasadori i Jugosllavisë në Berlin.
Më 1961 fitoi çmimin Nobel në letërsi.
***
1.http://gazetatelegraf.com/serbia-nepermjet-kines-se-larget-mori-shengjinin/
2.http://prishtinapress.info/perpjekjet-e-serbise-per-ndarjen-e-shqiperise-dhe-rrugedaljen-e-saj-ne-adriatik-permes-kosoves/
EDI RAMA DUHET TA ÇRRËNJOSË KUPOLËN FEUDALE-TRIBALE TË DIKTATURËS 23 VJEÇARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
kandalet e fundit në Shqipëri janë ai i Bankës të Shtetit dhe sekretarit të punësimit të deputetit Kokëdhima. Këto skandale flasin qartë për degradimin e sistemit në Shqipëri, si pasojë e abuzimit me pushtetin përmes mitmarrjes, klientelizmit dhe nepotizimit.
Në Bankën e Shtetit, për shembull, janë të punësuar njerëzit e afërt të majës së Piramidës shtetërore të ndërtuar këta 23 vjet tranzicion. Të PD, PS dhe LSI. Prandaj palët heshtin.
I keni dëgjuar boritë e kooperativës folkorike të deputetëve të PD-së kundër ish-sekretarit të Kokëdhimës? Po përse heshtin për skandalin e Guvernatorit Fullani. Heshti edhe kryeministri Rama kur u bë me dije se bashkëshorti i Ministres Gjermeni është në një pozicion kyç në Bankën e Shtetit. Ky zotëri rezulton të jetë punësuar këtu prej 2001. Por pyetja është, a kemi këtu konflikt interesi?
Pyetja tjetër është, a kemi shpërdorim të pushtetit nga ana e zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar, të cilët i kanë punësuar bijtë e të afërmit e tyre në BSH?
Pyetja tjetër është se kush do t’i dënojë këta zyrtarë të lartë për shkelje të Kushtetutës, kur drejtësia është e pushtuar nga njerëz me lidhje familjare apo politike si gruaja e Fullanit and Co!
Prandaj themi se shteti është i kapur dhe sistemi ka rënë! Sepse në një sistem demokratik kemi shtetin e së drejtës, ku pushtetet janë të pavarura.
Le t’i kthehemi skandalit të ish-sekretarit të deputetit Kokëdhima në Sarandë, i cili u shoqërua me një fushatë linçuese të gazetës Shekulli kundër gruas që denoncoi tentativën për krim ndaj bijës së saj të mitur. Nga njëra anë deputeti Kokëdhima me të drejtë denonconte sekretarin e tij si pervers, nga ana tjetër gazeta Shekulli, botuesi i së cilës ka qenë Kokëdhima, e linçonte zonjën në fjalë, duke e nxjerrë të pafajshëm perversin. A kemi moral këtu?
Por personi që linçonte gruan trime tek Shekulli, i cili është pronari i hotelit ku ajo kishte punuar, nxjerr në pah „sekretin“ se si funksionon klientelizmi politik, i cili ka kalbur jo vetëm administratën publike, por edhe sektorin privat, duke ia marrë frymën tregut të lirë, pa të cilin nuk mund të ekzistojë kapitalizmi.
Në intervistën e dhënë tek gazeta e Kokëdhimës midis të tjerave ai thotë se „E. (Elvirën – shënimi im) ma pruri partia tek një mbledhje që kemi bërë me deputetin tek restorant hotel “Nertili”. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në linkun që e kam publikuar http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=53803&kat=100)
Partia dhe deputeti që përmend i intervistuari nga Shekulli janë PS dhe deputeti Kokëdhima. Dhe prej këtej del se deputetët e partisë janë të plotfuqishëm. Ata kanë lidhje me biznesmenë, të cilët janë të detyruar të punësojnë njerëzit e deputetëve.
Kështu funksionon sistemi klientelisto-nepotik i krijuar nga trioja PD, PS e LSI. Prandaj shteti është i krimbur. Sepse kjo kalbje është e gjithë kupolës. Në një intervistë tek Zëri i Amerikës zonja Mirela Arqimandriti, drejtuese e Aleancës Gjinore për Zhvillim thotë se ngjarja e Sarandës nuk është një rast i izoluar, por është vetëm maja e ajsbergut të një morie ngjarjesh të tilla. “Kërkohet o para o seks në këmbim të një vendi pune, në këmbim të një të mire materiale në një vend të caktuar. Kjo është masive, kudo kërkohet o para o favore seksuale si në rastin e kësaj zonje.” Pra sekretarë si ai i Kokëdhimës ka plot, dmth kanë edhe deputetët e PD e LSI-së apo sekserët e tyre.Në emisionin e mëngjezit sot tek Koha për t’u zgjuar në News24, një qytetar denoncoi deputetin e PD Igli Cara i cili, sipas tij, kishte punësuar njerëz të vetët me diploma fallco marrë tek Kristal.
Denoncimi i këtij qytetari mund të jetë edhe hakmarrje e pastër, sepse Igli Cara është nga të vetmit deputetë të PD që ka kërkuar,dy ditë më parë, dorëheqjen e Guvernatorit Fullani.
Por gangrena mbetet. Shqiptarët janë të detyruar nga politika të votojnë jo për më të mirët, por për ata të cilët u premtojnë punë, si favor dhe jo si e drejtë thenelore e njeriut në një shoqëri të lirë. Punëdhënësit e tyre janë abuzues të pushtetit të popullit. Sepse deputeti votohet jo t’i shërbejë një pakice të privilegjuar, por gjithë komunitetit. Nga ana tjetër, edhe të punësuarit janë profiterë. Kesisoj kemi edhe degradimin e shoqërisë shqiptare. „Moraliteti ka marrë fund në Shqipëri, i tha Zërit të Amerikës zonja Arqimandriti“.
Nga ana e tij, Erion Veliaj, ministër i punës në kabinetin Rama, reagoi ndaj metodës Kokëdhima – e cila aplikohet si një metodë masive nga politika – duke thënë që të papunët të shkojnë në zyrat e punës dhe jo të deputetëve.
Por me një fjalë goje nuk ndryshon ai pisllëk që është ngritur për 23 vite rresht. Sepse këtë mekanizëm degradant e mbajnë në fuqi PD, PS dhe LSI. Prandaj zgjedhjet janë si fushëbetejash. Sepse riciklohet pushteti në dëm të shtetit ligjor. Partitë në Shqipëri funksionojnë si feude, ndërsa deputetët si feudalë me një pushtet të pakufizuar.
Edi Rama ka premtuar se do të luftojë plagët e tranzicionit. Të cilat i dalin si fantazma çdo ditë para syve. Po mbushet viti që ka ardhur në pushtet. Edi Rama nuk e ka të vështirë. Pasi ka me vete votat e 1 milionë shqiptarëve dhe do të ketë me vete edhe gjithë opinionin mbarë . Aq më tepër kur feudalët e tranzicionit janë prej kartoni, pa asnjë lloj legjitimiteti. Ata largohen me një të rënë të lapsit. Ashtu si u veprua në Lazarat, e cila dukej një kështjellë e pamposhtur e kupolës të krimit. Por duhet të veprojë tani.
21 Gusht 2014
Kryeministri Rama: Shfaqje e shpifur politike, Shqipëria s’ka qenë e s’është Kolumbi
Tiranë- Kryeministri, Edi Rama, ashtu si në rastin e zhurmës për armët kimike zgjodhi një komunikim pa gazetarë për të reaguar për herë të parë pas rrëzimit të avionit në Divjakë.
Duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj opozitës dhe asaj që ai i konsideroi trillime dhe përbaltje politike, Rama garantoi se nuk ka asgjë të vërtetë nën lukuninë e shpifjeve kriminale të ish-qeveritarëve të djeshëm.
Ja fjalimi i Ramës
Shfaqje e shpifur politike
“Pa rrumbullakosur asnjë fjali, ju rrëfej çfarë di e kuptoj po edhe ndjej, teksa një shfaqje e shpifur politike po luhet prej 3 ditësh. Një avion i ulur çuditërisht në rërë nga një profesionist italian, në ditën me diell, pasi fluturon aq sa për t’u pikasur nga njerëz, për t’u fotografuar e filmuar; një makinë e rastisur pikërisht aty plot me drogë. Piloti, një italian që s’kishte kaluar kurrë në atë rrugë, i ndodhur në pyllin e Divjakës. Me një parti në opozitë, që me të dalë titrat në televizione, lëshohet me kuç e me maç kundër meje, kundër Ministrit të Brendshëm, kundër Policisë, kundër interesit kombëtar; pa asnjë skrupull, pa asnjë sens mase, pa asnjë respekt për kohën që i duhet të vërtetës të dalë në shesh.”
S’ka asgjë të vërtetë në asnjë fjalë, që lidh emrin tim me të zezat
“S’ka asgjë të vërtetë në asnjë fjalë, asnjë fjalë që lidh emrin tim me të zezat e të këqijat e këtij vendi që e dua me gjithë fuqinë time, dhe ndaj jush që ju detyrohem gjithë jetën pë këtë nder që më keni bërë për të më vënë në krye të qeverisë. Nuk jam bërë kryeministër për tu bërë i pasur”
“S’ jam bërë kryeministër për tu bërë i pasur”
“S’ka asgjë të vërtetë në asnjë fjalë që lidh emrin tim me të zeza e të këqija të këtij vendi që e dua me shpirt, dhe ju njerëzi e këtij vendi që me keni bërë nder duke më vënë në krye të qeverisë së vendit tim. Unë nuk jam i pagabueshëm, por kurrë nuk do mund ë bëj gabimin për të punuar pas shpinës tuaj, nuk jam bërë kryeministër për t’u pasuruar në kurrizin tuaj.
Shqipëria s’ka qenë dhe s’do jetë me Kolumbi
Kujt lidh emrin tim me trafikun e drogës unë i rezervoj mëshirën time për llumin ku është i zhytur shpirtërisht, moralisht dhe mendërisht. Por kush lidh Shqipërinë e sotme me Kolumbinë e djeshme, meriton pa mëdyshje përbuzjen e çdo të vdekuri që e deshi dhe e çdo të gjalli që e do këtë vend! Shqipëria jonë e vogël nuk ka qenë si Kolumbia e djeshme e narkotrafikut, as dje, kur qeverisnin këta që sot janë lëshuar me tërbimin e tyre prej lukunie të egër, e padyshim nuk ka asnjë lidhje me Kolumbinë dje, Shqipëria jonë e vogël sot, kur gjatë tre muajve të fundit është kapur pesë herë më shumë drogë, se sa gjatë dhjetë muajve të fundit të qeverisjes së tyre.Të krahasosh Shqipërinë me Kolumbinë, duke qenë shqiptar, në këto kushte, kur pas kaq vitesh Shqipëria dhe shqiptarët kanë vuajtur e vazhdojnë të vuajnë jo pak e jo vetëm për faj të tyre, nga paragjykimet e të tjerëve ndaj nesh dhe vendit tonë, e ta bësh këtë sot, duke shpifur në mënyrë kaq monstruoze me qëllimin e ulët të manipulimit të opinionit publik, shqiptar dhe ndërkombëtar, ndërkohë që ky popull meriton, një orë e më parë, një vend më të mirë në gjirin e Familjes Europiane, – do të thotë jo të mos mbështesësh vendin tënd, po të frymëzosh krimin dhe çdo forcë që s’do t’ia dijë fare brenda ose ashtë vendit për fatet, interesat, shpresat e ëndrrat e këtij populli.
Saimir Tahiri e Mimi Kodheli, Ministra me integritet
“Ministri i Brendshëm nuk është i pagabueshëm dhe ka gjëra që duhet t’i bëjë mirë por e gjithë sakrificën personale familjare ska asnjë krahasim. Cdo shqiptar sot duhet të jetë i bindur për aftësinë e integritetin e Saimir Tahirit. Po ashtu edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Lufta që kemi hapur kundër trafikut të drogës është vetëm faza e parë” tha Rama.
Opozita politikë me hallet e shqiptarëve
“Atyre ua kam thënë vazhdimisht në Parlament se duan të përfitojnë nga hallet e panumërta që njerëzit e këtij vendi kanë plot.Puna e Qeverisë së re është në fillimet e veta. E dinë se sa më shumë kalon koha, ju njerëzit e këtij vendi, do shihni do prekni do jetoni me ndryshimet e rilindjes, që do të sjellim, për Shqipërinë, ne ekonomi, arsim, rend, shëndetësi, drejtësi. Ekonomia ka filluar të japë shenjat e parë të daljes nga agonia.E dinë fare mire se nuk mund të thonë me se taksat nuk u ulën për 97% të shqiptarëve. Nuk mund të thonë se shtëpitë nuk mund të legalizohen falas. Ka nisur të marrë rrugën e duhur çdo gjë, pasi ministria e Brendshme nuk është me streha e bashkëpunimit të shtetit me krimin. Këtë e dinë mirë ata që janë në krye të kësaj shfaqje.Policia që ne po kthejmë në krye të detyrës është një kërcënim i pashoq për burimet e vjetra të të ardhurave nga krimi.Do provojmë me fakte dhe shifra, por dhe me nivelin e qetësisë, mirëqenies dhe dinjitetit vendit po në sytë e botës se çfarë investimi të mençur ka bërë populli shqiptar në 23 qershor. Çdo shqiptar të bëjë drejtësi për krime e vjedhje për askënd që nuk do mund të amnistohen”.
Ja pse nuk e mora seriozisht plakun e SHQUP-it
I kam dëgjuar disa, shumë ndër ta edhe dashamirës, kur thonë se unë nuk e mora seriozisht plakun e SHQUP-it kur na tha për avionët e drogës.Çfarë ka këtu për t’u marrë seriozisht dhe për çfarë arsye? Po sot që po flasim ka ndonjë shqiptar që e ka ndjekur gjithë ngjarjen që të mendojë se në Divjakë paska funksionuar një rrugë e trafikut të drogës dhe askush të mos e ketë parë përveç plakut të SHQUP-it. Ky film ishte si një film, se plazhi i Divjakës është një aeroport. Po të ma thoshin përsëri në Parlament nesër pasnesër se në Divjakë ngrihen avionë përnatë, do të përgjigjesha se aty ngrihet një lukuni mushkonjash. Ne nuk mund të merrnim seriozisht çmendurinë se në Divjakë e Gjadër paska linjë të përnatshme. Dyshimet e paprovuara, siç dolën ilegalisht, në një periudhë që përfshin kohën e qeverisë sonë nga strukturat inteligjente datojnë shumë para qeverisjes sonë. Përderisa ngreënë akuza ku ne nuk na shkon as mendja, do të thotë se diçka dinë. Do t’ju gënjeja nëse do ju thoja sot se ne i kemi këputur të gjitha fijet e korrupsionin në polici e ushtri, lufta kudër trafikut të drogës është në fazën e tij të parë.Lazarati as nuk u mboll me drogë në vjeshtën tonë në qeveri, as nuk u mbrojt nga qeveria jonë. Droga që u kap është mbjellë rehat në qeverisjen e kaluar.Reagimi i shtetit ka ardhur dhe do vijë vetëm duke u forcuar, e rrethi duke u bërë më mbytës për trafikantët e çdo lloji.Opozita bën politikë me krimin dhe e frymëzon krimin. Madje është po aq i interesuar të dëmtojë policinë e shtetit. Kjo quhet luftë interesash të një pushteti të humbur, që jep shpirt e nuk heq dorë. Ju kërkoj të mos ju bëjnë për budallenj njerëz që nuk ju kanë kërkuar aspak ndjesë për të këqijat e problemet që ju kanë shkaktuar.
Sa më shumë afron qershori, opozitës i hyn dreqi në bark
Logjikës suaj të thjeshtë do t’i bëj thirrje sot për të mos lejuar që t’ju marrin për budallenj njerëz që ende nuk kanë kërkuar asnjë ndjesë për plagët e dhimbjet, për gënjeshtrat dhe zhgënjimet që ju kanë bërë e shkaktuar deri më pak se një vit më parë; për të mos rënë pre e shkurajimit përpara vështirësive të jetës së përditshme, përpara dhimbjeve që më besoni, çdo ditë që kalon i ndjej shumë e përpiqem që t’i ndjej si ju, përballë problemeve të mëdha të jetës suaj; për të mos u tërhequr zvarrë në rrugën qorre të varfërisë së aspiratave që ushqehet me politikën e tërbimit; për të mos harruar sidoqoftë se pavarësisht se kemi shumë për të bërë e plot problem për të zgjidhur, rruga e re ka nisur, projekti i Shqipërisë Europiane që meritojnë fëmijët tanë po lëviz përpara, portat e Europës nuk janë më të mbyllura me përçmim para nesh, si dy apo tre vjet më parë.Si mendoni ju vëllezër e motra, shqiptarë që keni parë botën tanimë dhe askush nuk mund t’u mbajë peng të gënjeshtrave në një vend të izoluar, do të qëndronte e heshtur Europa që ka folur me zë të lartë për shumë më pak se sa kaq, nëse vërtet Shqipëria do të ishte kthyer pas, në këta muaj të qeverisjes sonë?Lëre pastaj nëse do të kishte shkuar aq teposhtë, sa brenda kaq pak kohe të ishte bërë Eldoradoja e avionëve të drogës në mes të Europës!Europa jo vetëm s’ka qëndruar e heshtur, po ka shprehur gjithnjë e më qartë optimizmin e rifituar tek Shqipëria e pas 23 qershorit, mbështetjen për reformat e ndërmarra në Shqipëri nga shumica e re qeverisëse, në një terren që miqtë dhe partnerët tanë, e dinë fort mirë se sa i vështirë është, tonet shumë inkurajuese për rezultatet e arritura në këta muaj në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit!Unë jam gjithnjë e më pak prej vitesh i prirur të përmend takimet e mia me kryeqeveritarët e vendeve të tjera, por dua t’ju siguroj se Shqipëria po fiton përditë e më shumë respekt në sytë e botës.Lejomëni të ndalem për sot këtu, të nderuar bashkëqytetarë e bashkëqytetare, me shpresën se munda t’ju lehtësoj sadopak nga trazimi cinik e tinëzar i këtyre ditëve, ku Europa na pret të mbyllim një kapitull të vjetër e të hapim një të ri në qershor, ndërsa disa këtu ndër ne, shqiptarë si ne ngjajnë sikur sa më shumë afron qershori aq më shumë u hyn dreqi në bark!Duan të prishin mendjen e ngritur tanimë të Familjes Europiane në prag të statusit? Nuk e di, por do të ishte një gabim fatal, sepse kjo është hera e fundit, kur për statusin mund të marrin edhe ata meritat e tyre.Të tjerat ia lemë ditëve në vijim, nga nesër paradite kur do të takohem me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe do kemi rastin të komunikojmë përsëri, jo më për mushkonjat, po për fazën e dytë të luftës kundër krimit dhe drogës në rrugën e Shqipërisë Europiane.
LETËR KRYEMINSTRIT: REFEROJUNI LIGJIT DHE KUSHTETUTËS MBI TË CILËN JENI BETUAR Z KRYEMINISTËR!
Z Kryeministër, një qeveri që nuk zbaton vendimet e një gjykate sipërore Europiane që ndodhet nën juridiksionin e sajë, sic është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe nuk operon në respekt të Kushtetutës së vendit e frymës së sajë, gjithcka mund të jetë, por qeveri e një shteti demokratik nuk mund të jetë./
NGA AJET DELAJ/ New York/ Z Kryeministër në fillim dëshiroj të bëj një marrëveshje fjale me Ju pasi Shteti Shqiptar tashmë është si një thes i kalbur që ku ta kapësh e lëshojnë penjtë megjithse për hir të së vërtetës nuk jeni ju shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje, megjithatë, edhe ju jeni një kontribues ansor i kësaje gjendeje.Kontributi juaj në këtë gjendje skandaloze të Shtetit Shqiptar konsiston në rrahje shpatullash Kryeministrit të kohës e mbyllje goje opozitare karshi tragjedisë më të madhe të pas 1997tës “Gërdecit”një krimi të pastër shtetëror kur dihet se roli i opozitës në sistemet demokratike është i domosdoshëm e ndikon drejtëpërdrejtë në mirqëverisjen e vendit nga pozita..
Jo vetëm kaq por referuar filozofisë suaj të vazhdimit të sundimtarëve në Shqipëri menduat se me 2009 do kapje karrigen e Kryeministrit të vendit dhe për këtë pranove brenda natës ndryshimet kushtetuese në 2008 duke kontribuar drejtëpërdrejtë në gjendjen aktuale jo vetëm të Shtetit Shqiptar por edhe të demokracisë në përgjithsi e asaj së brendëshme në partitë politike në vecanti e institiucionet kushtetuese që janë kthyer në institucione partiake.
Z Kryeministër, shoqëritë e lira e sistemet demokratike funksionojnë në respekt të Kushtetutës së vendit e lirive dhe të drejtat themelore të njeriut që janë realisht të sanksionuar mirë në Kushtetutën e Repuplikës së Shqipërisë ku janë të papranueshme vazhdimsia e filozofisë dhe praktikat e sistemit kriminal komunist që menduam se e lamë pas në 1990tën.
E them kete pasi te gjitha Qeverite Shqiptare te pas 90tes ne kundershtim me lirite themelore te njeriut dhe Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pas 2000 kane vazhduar rigrabitjen e prones private te shqiptareve me ligje antikushtetuese qe i nderrojne nje here ne gjashte muaj por asnjehere dhe askush nuk i ka derguar keto ligje ne Gjykaten Kushtetues te Shqiperise gje qe mund ta beje edhe kur ishe ne opozite z Kryeminister.
Z Rama po ju drejtohem me kete leter pasi mendoj se gjate ketyre kater muajsh jeni duke u luhatur ndermjet ligjshmerise dhe paligjshmerise ku duhet pershendetur VKM juaj per te ndalur vazhdimin e ligjit 7501 si ligj tersisht antikushtetues por fatekeqesisht vazhdoni te mbani ne kembe mbase per inerci te qeverisjes se meparshme ALUZNin si agjensi sheterore tersisht me object pune antikushtetues pasi antiligji nuk mund te behet ligj ne asnje vend demokratik te botes.
Lavdi Zotit Shqiperia ka hyre pa kthim ne rrugen e demokracise e shtetit ligjor duke qene antar me te drejta te plota dhe i asocuar ne institucione te rendesishme nderkombetare ku padyshim nder me te rendesishme per qytetarin shqiptar mbetet Gjykata per te drejtat e njeriut ne Strasburg ku Shqiperia ka firmosur te jete nen juridiksionin e kesaj Gjykate.
Te jeshe nen juridiksionin e Gjykates se Strasburgut do te thote qe Shteti Shqiptar dhe Qeveria Shqiptare e kane detyrim te zbatojne vendimet e kesaje Gjykate gje qe fatekeqesisht nuk ka ndollur nga qeverite shqiptare pergjate 23 viteve te shkuara.
Z Kryeminister drejtori juaj I ALUZINit z Artan Lame deklarooi mbreme ne nje TV te Tiranes se kostoja e papaguar e vendimeve te Gjykates se Strasburgut per ceshtjen e prones private te qytetareve shqiptare te grabitur nga Qeverite Shqiptare pa ndalur per rreth 68 vjet te shkuara me “ligje” kriminale e antikushtetuese pas vitit 1998 eshte me shume se 1 Miljard Euro.
Sic dihet Gjykata e Strasburgut e pezulloje punen e saje ne drejtim te trajtimit te ceshtjes se prones se qytetareve shqiptare per ti dhene kohe Qeverise Shqiptare qe shkoje por edhe Qeverise suaj z Rama qe te zbatojne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise gje qe fatekeqesisht akoma nuk keni levizur se Qeveria e shkuar jo e jo pasi ka pas marre ekspert nga Ekuadori per te trajtuar grabitjen e prones se qytetareve shqiptare nga ‘Qeveria e tyre”.
Nese kemi ne konsiderate qe ne Gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strazburg presin shqyrtimin edhe me shume se 415 ceshtje te tjera por qe kane object te njejte pronen e grabitur nga shteti shqiptar qytetareve te vet cfare do te thote edhe 1 Miljon Euro apo me shume atehere groposja e sigurte e buxhet te shtetit nga vete Qeverite Shqiptare eshte ne prag.
Kjo ndodh sepse Qeverite Shqiptare te pas 1998 ku futet edhe Qeveria juaj z Rama jane betuar me doren ne Kushtetute se do te qeverisin konforme kushtetutes e frymes se saje ne zemrat dhe mendjet e qeveritareve shqiptare udhehiqen akoma nga filozofia dhe praktikat kriminale komuniste te rabitjes se prones private qytetareve shqiptare e mosrespektim te ligjeve te vendit.
Z Kryeminister grabitja qe i behet tokes se qytetareve shqiptare per here te trete ne 68 vitet e fundit eshte ne kundershtim edhe me ligjet qe vete Parlamenti Shqiptar i pas 1991 ka aprovuar . E thashe tre here pasi nje here u vodh gjate komunizmit mbas 1946 , te dyten me 7501 dhe e treta tani me vazhdimin e veprimtarise se ALUZINit ne kundershtim edhe me vete 7501.
Ne ligjin gjithsesi antikushtetues 7501 qe me te drejte e keni pezulluar z Kryeminister nje ligj qe trajton vetem token bujqesore pasi trojet e banimit sipas ligjeve te kohes duhej ti ktheheshin pronareve legjitim megjithse qarte thuhet ne Kushtetuten e Shqiperise kure eshte aprovuar ne 1998 nga partia juaj socialiste se brenda dy viteve te gjitha ligjet e aprovuara me pare qe bien ndesh me Kushtetuten duhet te abrogohen qe padyshim 7501 duhej te ishte ne radhe te pare.
Z Kryeminister vazhdimi i qeverisjes se vendit ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise duke aplikuar filozofine e praktikat komuniste ne nje shoqeri te hapur e shtet demokratik eshte deshtim i plote dhe i sigurte i kesaj lloj qeverisje gje qe thellesisht besoj se jeni i bindur.
Qeverite parardhese kane krijuar me veprimtarine e tyre ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise e lirite themelore te njeriut nje kosto per buxhetin e shpuar te Shtetit Shqiptar me shume se 2 Miljard Euro e konfirmuar nga zyrtaret tuaj gje qe po te vazhdohet ne te njejten rruge padyshim qe kjo kosto do te rritet deri ne falimentimin e plote te Shtetit Shqiptar pasi ne prag te falimentimit eshte.
Z Kreminister nje qeveri qe nuk zbaton vendimet e nje gjykate siperore Europiane qe ndollet nen juridiksionin e saje sic eshte Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strazburg dhe nuk operon ne respect te Kushtetutes se vendit e frymes se saje gjithcka mund te jete por qeveri e nje shteti demokratik nuk mund te jete.
A e dini z Kryeminister se moszbatimi i vendimeve te Gjykates se Strasburgut jo vetem qe mund te penalizoje Shtetin Shqiptar ne syte e Europes e botes demokratike gje qe mbarte kosto suplementare por e rrit shumen e parave te papaguara me ineresa tregtare duke e zmadhuar gropen finaciare ne buxhetin e shtetit..
Z Kryeminister ju bej thirrje qe te qeverisni Shqiperine e shqiptaret konforme Kushtetutes se Shqiperise e frymes se saje si ligjin themelor te shtetit e kontrates se qytetareve shqiptare me shtetin dhe pushtetin e tyre duke shmangur falimentimin e shpejte dhe te sigurte te Shtetit Shqiptar . E them kete pasi thellesisht besoj se me shume se 2 Miljard Euro detyrime ndaj qytetareve shqiptare nga Gjykata e Strasburgut e me shume se 700 Miljon Euro me se pakti qe ju la qeverisja e meparshme borxhe te papaguara ndaj biznesit , plus interesat per borxhin ndaj kreditoreve te huaj qe shkojne rreth 450 miljon Euro pa principialin padyshim qe e falimetojne Shetin Shqiptar gjithsesi ne buze te gremines.
Nuk dua te ndalem se cfare bie per ekonomine e shoqerine shqiptare njohja kthimi e shenjterimi i prones private ne Shqiperi konforme Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtave themelare te njeriut pasi kjo teme do nje analize te plote e te gjithanshme .
Nese i referohmi deklerates suaj z Kryeminister ne Parlamentin Shqiptar se jane 8 mije jete shqiptaresh te humbura qe kane zanafille konfliktet per pronen pa permendur edhe 18 mije te tjere me se pakti qe kane prere bileten per boten tjeter ne zingjirin e gjate e te dhimbeshem te gjakmarrjes kaq besoj eshte mjaftueshemper ti thene stop vazhdimit te grabitjes se prones se qytetareve shqiptare pasi prona e krijuar me mund e me gjak prej qindra vjetesh as nuk falet as nuk lejohet te vidhet e stervidhet. Ne te tilla kushte nje qeveri e parlamet demokratik i nje vendi te vogel ku jeta e cdo shtetasi eshte e shtrejte z Kryeminister qe parlamenti e qeveria te qendrojne mbledhur ne kushtet e emergjences 24 ore nonstop.
Fatekeqesisht kam vene re se pas ardhjes suaj ne karrigen e Kryeministrit te Shqiperise jeni bere i pandieshem ndaj shqetesimeve te qytetareve shqiptare te shprehur ne letra e E-mail tuaja zyrtare prapeseprape une vazhdoj te kryej detyren time qytetare ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve duke ndikuar sadopak per te prure ne fokusin tuaj shqetesime reale te se sotmes e te nesermes ne Atdheun tone te perbashket.
- « Previous Page
- 1
- …
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- …
- 17
- Next Page »