• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nadia Tukiçi, një emër që vjen nga Parisi zgjoi Tiranën e fjetur të ekranëve trash ! Nga Elida Buçpapaj

January 4, 2020 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj

Nuk e di se çfarë i emocionon tani shqiptarët, të shtetit amë e kam fjalën !

Çfarë i bën të psherëtijnë, të marrin frymë thellë, të përloten, të mallëngjehen,  të shkunden!

Një libër i mirë, do t’i bënte, por ata nuk lexojnë më libra!Një poezi e mirë, do t’i trondiste, por tani kanë filluar të prodhojnë kolektivisht folklor banal.

Një shkrim i mirë do t’i çlironte nga paragjykimet, por tani ata që të lexojnë e të pëlqejnë diçka, duhet të marrin aprovimin e partive…

Botën e qytetëruar, muzika – këngët e kanë çuar hov në këmbë. Le të kujtojmë këngët e The Beatles, Bob Marley, Pink Floyed, John Lennon, Bob Dylan, Jim Morrison, Janis Joplin, Jimi Hendrix që  kanë shkaktuar revolucion, kanë çuar shpirtin peshë e frymëzuar  e revoltuar miliona e miliona i kanë ngritur në protesta, këngë që kanë bërë histori. Nuk ka rëndësi rock, pop, metalica, soft, dance, country apo blues! Rëndësi ka që të jetë Art i vërtetë!

Shqiptarët e shtetit amë janë zhveshur nga emocionet, janë varfëruar mendërisht e shpirtërisht…

Natë e ditë shohin një teatër vulgar me siglat ERTV, që ua ka shkatërruar gjithë shijet për të bukurën!

Shteti po e vret kulturën, me indiferencë po i vret artistët, po i shumëzon me zero kompozitorët, poetët, po e kthen jetën në një rezervuar kafshësh të egra!

Shqiptarët e shtetit amë, kur shohin festivalin kombëtar të këngës i kërkojnë emocionet tek trupat lakuriq, tek fryrjet me silikon, tek tundjet vulgare, si striptiza, tek zbrazësia shpirtërore, tek kotësia,

shqiptarët e shtetit amë po kthehen në komb koti!

Më tepër u interesojnë format e kolme të Albërie Hadërgjonajt dhe të bëjnë baste për moshën e saj se të dëgjojnë e të edukojnë fëmijët e tyre me muzikë të vërtetë.

Shqiptarët e shtetit amë nuk po e jetojnë jetën!

Sepse nuk ka jetë pa emocione, prandaj është krijuar muzika, poezia, piktura!

“Emocionet e pastra ju ngrejnë lart” thosh Rainer Maria Rilke, “ndërsa emocionet e papastra, ju shtrembërojnë.”

E bukura të emocion, e bukura zgjon emocionet e pastra!

Ndërsa po ndiqja indiferente Festivalin Kombëtar të Këngës, me ndonjë përjashtim të rrallë,

u befasova nga një zë i ngrohtë plot ngjyra, që buronte natyrshëm e të zgjonte nga gjumi letargjik i të rëndomtës e monotones.

Ishte një zë që nuk këndonte ritme të forta, jo, ishte një baladë, pak hymn, pak marsh, por që të hapte sytë e mendjes të lodhur nga banaliteti i ngritur në institucion!

Ju flet Tirana, këndonte vajza e brishtë, me një zë gjithë sfumatura, e shoqëruar nga i jati, artisti i mirënjohur Genc Tukiçi. Atë e bijë interpretonin duke luajtur në piano, pa zhurma, pa slang, por me art, nën shoqërinë e një orkestre që ndihej madhështore.

Nadia Tukiçi vjen nga Parisi, ajo e ka në gjak muzikën sepse është bijë dhe mbesë arti. Nadia ka tre nacionalitete, shqiptare, japoneze, franceze dhe në skenën e Festivalit këndoi shqip “Ju flet Tirana”.

Nadia këndoi plot emocion dhe zgjoi emocionet tona të fjetura.

Ndërsa shqiptarët krenohen kur flasin gjuhë të huaja, Nadia krenohet se flet shqip.

Gjatë mbrëmjeve të Festivalit të 58 të këngës në RTSH Nadia Tukiçi nuk ishte veshur sexy, nuk ekspozoi linja, përkundrazi , bukura e saj natyrale vihej më në pah nga maksifustanët e thjeshtë dhe elegantë.

Nadia Tukiçi ishte gati pa truk në fytyrë, me bukurinë e pastër të moshës, që bënte të shfaqeshin qartë ndjenjat e Artistes gjatë interpretimit.

Nadia Tukiçi e ndjente atë që këndonte, mallin kur dëgjojmë atë trifjalësh të thjeshtë “Ju flet Tirana”, Tirana ku është lindur e rritur i jati i saj, ku ajo vjen jo shpesh, por prapë e kupton se çfarë do të thonë ato tre fjalëza magjike, edhe për ata që janë brënda, edhe për ata qindra mijë emigrantë jashtë, që ikën nga Tirana të zbulojnë Amerikën në Perëndim, ndërsa Nadia me zërin e saj, me shqipen e saj të bukur në shkodranisht, kërkon të zbulojë Amerikën në Tiranën e ftohur nga muzika tallava dhe arti rrumpallë!

Shqiptarët kanë nevojë, sikur thosh, Bob Marley, “të emancipohen nga skllavëria mendore”.

Arti i vërtetë të emancipon, të arratis nga shëmtimi i përditshëm që i ushqen shqiptarët përmes skenave dhe televizioneve tona.

Sepse sa më tepër art trash nga kryemetropoli, aq më tepër kultivohet skllevëria!

Ndërsa Nadia Tukiçi me Ju flet Tirana dhe Sara Bajraktari me Ajrin ishin risia e këtij Festivali sepse bën art të mirëfilltë, çlirues, zgjues, qytetërues!

Fjalë kyçe: Elida Buçpapaj, TIRANA, Paris, Nadia Tukiçi, Ju flet Tirana

Filed Under: Featured Tagged With: elida bucpapaj, Nadia Tukiçi, Paris, tirana

GAZETARJA , POETJA ELIDA BUÇPAPAJ NDEROHET NGA RUBEN DIAZ JR

September 26, 2019 by dgreca

Z.Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC nderon për kontributet e saj në gazetari dhe poezi Elida Buçpapaj.

Me anë të një proklamate, Ruben Diaz Jr, Kryetari i Bashkisë të Bronx, NYC  të datës 20 shtator 2019, shkruan se:“Duke patur parasysh se: Elida Buçpapaj është një gazetare dhe poete e mirënjohur e cila ka raportuar për momentet historike të historisë të Kosovës dhe Shqipërisë. Sot, ne jemi krenarë të njohim kontributet dhe sakrificat e saj për të informuar dhe ndriçuar popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe;

“Duke patur parasysh se: Historia e bashkisë sonë me komunitetin shqiptar fillon në vitet 1930, në rrugët e Van Nest dhe Morris Park, ku është rritur Regis Philibin. Sot, nga Belmonti, në Pelham Parkway e deri tek Morris Parkt dhe kudo ndërmjet, Shqiptarët po ndihmojnë për të forcuar thelbin e Bronxit përmes komunitetit të biznesit, kulturës dhe organizatave jofitimprurëse. Zyra e Presidentit të Bashkisë të Bronx me partnerët e saj dhe organizatat shqiptare në të gjithë qytetin promovon suksesin e emigrantëve shqiptarë në zonat metropolitane të qytetit të New York – deri tani popullsia më e madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara, dhe;
Duke patur parasysh se: Bronx ka lidhje shumë të fuqishme me Shqipërinë, ne jemi krenarë për të ndarë trashëgiminë e një popullsie prej më tepër 20.000 vetë me origjinë shqiptare – më shumë se çdo bashki tjetër në New York City dhe komuniteti më i madh në Shtetet e Bashkuara dhe organizatat janë të përkushtuara për të vazhduar këtë traditë të jashtëzakonshme të patriotizmit e vlerave, dhe;Duke patur parasysh se: Për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, në vitin 2018, Zyra e Presidentit të Bashkisë Bronx bëri që flamuri i Shqipërisë të valvitej, për herë të parë në histori, mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx, dhe;
Duke patur parasysh se: Shoqatat, The Albanian American Society Foundation (Fondacioni Shoqëria Shqiptaro- Amerikane), Son & Daughters of Albanian in America (Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në Amerikë) dhe the Albanian Community Center (Qendrën e Komunitetit Shqiptar); së bashku me punën e palodhur të mikut tim, Esad A. Rizai, kemi krijuar një lidhje të fortë me bashkinë e madhe, duke na ndihmuar të festojmë pavarësinë e Shqipërisë çdo vit, duke përfshirë, për të parën herë, edhe ngritjen e flamurit të Shqipërisë mbi Ndërtesën e Qarkut Bronx në 2018,  dhe;
Prandaj, tani: Unë, Ruben Diaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx, më 20 shtator 2019, në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve, nderojmë  dhe vlerësojmë  kontributet e Elida Buçpapaj, të Shqiptarëve të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, të heronjve të tyre, duke kremtuar kontributin e pamasë ndaj kulturës dhe historisë që ata kanë dhënë dhe do të vijojnë të japin në qytetin dhe bashkinë tonë.Ruben Diaz Jr.”

Shënim i VOAL:Gazetarja dhe poetja Elida Buçpapaj së bashku me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Skënder Buçpapaj, prej gati 3 dekada, kanë lidhje shumë të forta bashkëpunimi me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA .Elida Buçpapaj ka raportuar nga Tirana për VOA – Voice of Amerika në vigjije të rrëzimit të diktaturës;Ajo po ashtu ka kontribuar për Gazetën Illyria, me seli në Bronx, në fillim të viteve ’90.Radio-Televizioni Shqiptar ku Skënder Buçpapaj ishte drejtues pati rol të veçantë në përmbysjen përfundimtare të monizmit, vënien e shoqërisë shqiptare në rrugën drejt demokracisë perëndimore dhe në promovimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare, sidomos çështjes së Kosovës; Skënder Buçpapaj krijoi lidhje bashkëpunimi me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në SHBA, personalitete të këtij komuniteti si dhe me institucione të SHBA.
Gazeta Bota Sot, ku për dhjetë vjet, Skënder Buçpapaj ishte kryeredaktor dhe Elida Buçpapaj, kolumniste, kishte degë të redaksisë në Bronx, New York, SHBA, ku çifti Buçpapaj i kontribuoi sensibilizimit dhe  mirëinformimit, duke e kthyer në platformë politike lidhjen jetike që ekziston midis SHBA dhe Kombit Shqiptar.Të dy bashkëshortët, Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj kanë bashkëpunuar fort me ish Kongresmenin Joe DioGuardi dhe eksperten e Ballkanit, Shirley DioGuardi që drejtojnë lobin më të fuqishëm Shqiptarë-Amerikan, atë të Lidhjes Qytetare Shqiptarë-Amerikane.Të dy bashkëshortët, Elida dhe Skënder Buçpapaj, që tani janë botues të portalit Voice of Albanians – www.voal.chpo ashtu për tre dekada kanë bashkëpunuar dhe vijojnë të bashkëpunojnë me organizatën më të vjetër panshqiptare në SHBA, The Hearth – Vatrën,krijuar nga kokat e kombit Faik Konica e Fan Noli, aktualisht me qendër po në Bronx dhe gazetën Dielli (The Sun),si dhe me shumë shoqata dhe personalitete të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, duke përmendur Mikun  e tyre të nderuar, patriotin e palodhur Esad A.Rizai,që krijon ura besimi dhe vlerash me personalitete të administratës publike Amerikane dhe promovon vlerat shqiptar.

Filed Under: Featured Tagged With: Bucpapaj, Elida, elida bucpapaj

Ndryshimi i madh midis Skënder Buçpapajt dhe Andi Bushatit

December 15, 2018 by dgreca

Andi Bushati-Fajin nuk ta ka Skënder Buçpapaj!

1 elida andi B

Nga Elida Buçpapaj

Andi Bushati me miza nën kësulë, kur thotë populli, gërvisht plagë të mbyllura nga koha. Në opinionin e tij tek lapsi.al provokon me stilin e kohës së të parëve të tij Andi Bushati shkruan: “ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?”

Pasi nuk i kanë dalë ato tepsi e tenxhere, pjesë e të cilave është edhe vetë, Andi Bushati kthehet  çerek shekulli pas në kohë!

Meqë Andi Bushati ka nisur një sulm të hapur kundër Skënder Buçpapajt, duke e dënuar kohën më të artë që ka kaluar RTSH në 27 vjet tranzicion, po i kujtoj pjesë të CV së tij:

Andi Bushati:

1. është pjesë e oligarkisë të mediave i katapultuar  nga regjimi okult që sundon në Shqipëri;

2. është i nipi Hysni Kapos, bashkëpunëtorit më të ngushtë të diktatorit Hoxha;

3. është i nipi i Vito Kapos, emër i nomenklaturës të lartë të diktaturës komuniste;

4. është i biri i Mehdi Bushatit, zyrtar i lartë i ish-Sigurimit të Shtetit;

5. është kushëriri i parë i Ilir Xhelil Gjonit që ka mbi pesë vjet Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Zvicër, i emëruar nga Edi Rama.

Ndryshe nga Andi Bushati, Skënder Buçpapaj është shkrimtar, publicist dhe botues që ka krijuar gjithçka me potencialin e tij si intelektual me mund, djersë e sakrifica.

Ndërsa RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt ishte njëri nga pesë faktorët që solli fitoren e 22 marsit 1992 që përmbysi diktaturën e gjyshërve dhe etërve të kuq!

RTSH i Skënder Buçpapajt ishte mediumi i parë pluralist ku i gjithë spektri politik kishte vendin e vet dhe reflektohej me minutazh dhe kohë;

RTSH i Skënder Buçpapajt ka sjellë të gjithë gjeneratën e gazetarëve që sot kontribuojnë nëpër të gjitha TV kombëtare të Shqipërisë;

RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj, natyrisht që në qendër të vemendjes kishte krimet e diktaturës, një dimension që i mungon të gjitha televizioneve sot në Shqipëri, një dimension që nuk mund të mohohet kurrë!

Skënder Buçpapaj është emblemë e gazetarisë së papërlyer me politikën. Skënder Buçpapaj nuk është klient i askujt, ai iu përulet interesave të kombit shqiptar dhe transformimit të Shqipërisë në një vend të denjë për ta jetuar të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo orientimi politik.

Skënder Buçpapaj drejtoi për dhjetë vjet  gazetën Bota Sot prej 1998 deri 2008 dhe e transformoi në gazetën më të madhe në gjithë historinë e shtypit shqiptar, me një shitje prej 200 mijë kopjesh, në Europë, SHBA, Kosovë dhe një kohë Maqedoni!

Ti Andi Bushati je i paaftë ta bësh diçka të tillë!

Ti Andi Bushati je si Edi Rama, vini nga e njëjta kastë! Gjithmonë i ke patur krahët e ngrohta, që nga koha e gjyshit tënd, kur shokët e tu diktatura i degdiste nëpër kampet e internimit në fshatra të humbura duke ua shfarosur të ardhmen vetëm se ishin të bijtë e armiqve të diktatorit, pa marrë parasysh se në të shkuarën e afërt kishin qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të monstrës komuniste!

Koha e gjyshit tënd Andi Bushati ishte koha a turpit e shqiptarëve dhe jo RTSH e kohës të Skënder Buçpapajt!

Koha e turpit është edhe kjo e tranzicionit, ku oponionistë si puna jote dhe e kolegëve të tu nuk janë asnjëherë të pavarur, por janë klientë që i mbushin xhepat plot!

E ka thënë Fatos Nano, se opinionistët e TV-ve të Shqipërisë janë më të pasur se politikanët.

Ti Andi Bushati je pjesë sistemit të kapur, herë ti je me Sali Berishën, herë me Edi Ramën dhe vice versa. Po të ishe ndryshe ti Andi Bushati, sot do të ishe pa punë ose do të ishe larg Shqipërisë nga është Skënder Buçpapaj me familjen e tij sikur miliona familje shqiptare.

Ti Andi Bushati je gjithmonë i katapultuar, asgjë nuk e ke fituar me forcat e tua, gjithçka e ke patur në tabaka që nga koha e Hysni Kapos, Vito Kapos dhe Mehdi Bushatit!

A ke dalë ndonjëherë t’u kërkosh ndjesë shqiptarëve për kohën e turpit të diktaturës që ty të sillte vetëm privilegje?!

Ti përsëri je i privilegjuar, dmth koha e diktaturës në Shqipëri vazhdon!

Ti e vazhdon luftën e klasave nga një pozicion klientelist!

Tani i kthehesh Skënder Buçpapajt që ka 23 vjet që e kanë larguar nga Shqipëria njerëz si Ylli Rakipi me shokë që i rrinin ngjitur si muti pas këpucës Sali Berishës dhe që sot na shesin moral, kur morali i tyre është nxirë me kohë e me vakt!

Ne Sali Berishën dhe PD e kemi mbështetur me të gjitha kapacitetet, por asnjëherë me para, asnjëherë duke e shitur mbështetjen tonë me ndonjë post, me ndonjë copë tokë apo me ndonjë pallat apo tender!

Nuk ia kemi patur kurrë nevojën Sali Berishës, Sali Berisha na e ka patur nevojën ne! Nuk ia kemi kurrë nevojën kryepolitikanëve të Shqipërisë që e kanë kthyer në kohë të turpit kombëtar këtë tranzicion 27 vjeçar!

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet që e larguan nga Shqipëria ata që sot janë pjesë e kësaj elite të nxirë politike që ka dëbuar nga Shqipëria 3 milionë shqiptarë, shumë më zi se Milosheviçi.

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet në Perëndim që bën gazetari të pavarur, prej dhjetë vitesh kemi portalin tonë Zëri i Shqiptarëve, voal.ch më i lexuari në diasporë. Po të shkosh të shikosh https://www.voal.ch/tag/andi-bushati/ do të gjesh opinionet e tua, që Skënder Buçpapaj i ka botuar pa të bërë luftë klasash, duke dëshmuar ndryshimin se kush është ai dhe kush je ti! Ti ke mbetur gjithmonë i përkëdheluri i gjyshit dhe babait, ndërsa Skënder Buçpapaj lufton në mënyrë civile për të përçuar fjalën e lirë në një terren të mbuluar nga mediat klienteliste ku secila mbron politikanin që ia mbush xhepin!

Ti vazhdon ta konsiderosh armik Skënder Buçpapajn sikur e konsideronte gjithë nomenklatura e kuqe, sepse RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj ishte nga të parët që e çau terrin e kohës të ferrit komunist, pasi në diktaturë RTSH ishte insitucioni kryesor i superstrukturës që mbrohej nga regjimi kriminal si një objekt i rëndësisë të veçantë njëlloj si Komiteti Qendror i PPSH!

RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt solli atë që nuk e kishin patur kurrë shqiptarët, lirinë për t’u informuar. Këtë liri sot shqiptarëve ua keni vjedhur ju oligarkët dhe trashëgimtarët e nomenklaturës së kuqe që gjithçka e doni vetëm për vete, paçka se potenciali juaj intelektual mund të drejtonte me sukses ndonjë kooperativë bujqësore!

A mund të botosh tek lapsi me majë të thyer opinionet e Skënder Buçpapajt Andi Bushati, sikur Skënder Buçpapaj t’i ka botuar opinionet e tua?! Nuk e ke bërë kurrë, sepse ti pushtetin e sheh si pushtet të trashëguar jo të fituar me merita dhe votë të lirë!

Ti Andi Bushati i ke uzurpuar mediat në Shqipëri e prapë nuk ngopesh dhe e ke mendjen tek Skënder Buçpapaj që ka 23 vjet në Perëndim !  Ti ke mbetur 27 vite prapa, kur nuk ishte rrëzuar ende diktatura  i mbushur me urrejtje dhe hakmarrje sikur të parët e tu!

Por fajin nuk ta ka Skënder Buçpapaj!

Filed Under: Analiza Tagged With: elida bucpapaj, Skender Bucpapaj, TVSH

Elida Buçpapaj:U nda nga jeta Lili Skënderi bashkëshortja e poetit Vehbi Skënderi dhe Nëna ime

February 10, 2016 by dgreca

U nda nga kjo jetë dhe nga kjo botë, Lili Skënderi, bashkëshortja e poetit Vehbi Skënderi dhe Nëna ime.
Nëna ime ishte Zoti në këtë Tokë për mua, vajzën e saj, Elida Buçpapaj, që bashkë me tim atë më rritën dhe edukuan me të gjitha vlerat njerëzore, dhe po ashtu me përkushtim të pakufishëm, me dashuri të pakufishme rritën edhe dy nipat e tyre, të cilët po ashtu i deshën me të njëjtën masë të pakufishme.
Jam përpjekur gjithë jetën time që t’ua plotësojë prindërve të mi portretin tim si qënie njerëzore, ashtu si e kishin dashur dhe ëndërruar ata.
Nuk e di nëse ia kam arritur, por ajo që nuk vihet në dyshim është se i kam dashur me dashuri të pakufishme. Kur Im Atë mori udhëtimin për në Parajsë, atëherë Mamin e desha për të dy bashkë. E desha si vajzën time, dhe unë u bëra si të isha mamaja e saj. Ajo qeshte kur unë ia përsërisja aq shpesh.
E gjithë Familja ndjejmë një boshllëk të pazëvendësueshëm, sepse Mami kishte një autoritet dhe personalitet të jashtëzakonshëm që buronte prej mirësisë së zemrës së saj.
Lus Zotin që të na ndihmojë që ta përballojmë këtë dhimbje!
Unë ndihem vajza më krenare në botë që të kam patur ty Nënë, dhe në të gjitha jetët e jetëve, unë do të jem vajza jote e ti mrekullia e jetës time, Nëna ime.
Po e ilustroj këtë lajm kaq të hidhur, që nuk desha ta kumtoja kurrë me një foton tonë. Mami ishte nuse e re dhe unë fëmijë një vjeç e ca.
Foton na e ka bërë Babi. Ne ishim me pushime në Pogradec tek gjyshja e dajua.
Siç shihet, Mami dhe unë i qeshim me gjithë shpirt Babit.
Ishim Familja më e lumtur në botë.
Lumturinë tonë, ashtu si të mijra e mijra familjeve shqiptare, e shkatërroi diktatura mizore,
por megjithatë, ne ishim me fat dhe mbijetuam, me ndihmën e Zotit dhe sepse të tre bashkë, Mami, Babi dhe unë e deshëm njëri-tjetrin me dashurinë e Zotit.
Pastaj Familja jonë u shtua dhe prindërit e mi, prej nipave të tyre dhe prej nesh, Skënderit e prej meje, gjetën qetësinë dhe gjithmonë dashurinë.
Ata janë në çdo çast të kësaj jete me ne!
Ndërkohë që prehen në Parajsën e Zotit!
Sepse ishin Njerëz të pastër e të kulluar ashtu si Zoti i lind krijesat e veta!
****
NGUSHELLIME

E nderuar Elida
Pranoni ju lutem ngushëllimet më të thella nga unë dhe Gazeta Dielli për humbjen e Nënës tuaj të dashur, Lili Skënderi.
Shpirti në Parajsë nënës tuaj!
Dalip Greca
Editor i Diellit
Nju Jork, 10 Shkurt 2016

Filed Under: Featured Tagged With: elida bucpapaj, Lili Skënderi, Nena ime, VEHBI SKËNDERI

ELIDA BUÇPAPAJ ME DY LIBRA NË PANAIRIN E LIBRIT NË TIRANË

November 13, 2013 by dgreca

Në stendën e Shtëpisë Botuese Onufri, e cila ka ekskluzivitetin e botimit të librave të Ismail Kadaresë, qëndrojnë edhe “Tirania e Tranzicionit” dhe “Traumat e Tranzicionit” – të Elida Buçpapajt.

Librat përfshijnë periudhën e ngjarjeve 2011-2012-2013 të mbushur me ngërçe dhe kriza në politikën shqiptare ndaj të cilave autorja mban një qendrim kritik dhe antikonformist, ndryshe nga opinionistët e Tiranës të cilët janë në kthyer në zëdhënës të politikës dhe oligarkisë financiare, duke tradhëtuar interesat e opinionit publik dhe profesionin e tyre. “Traumat e Tranzicionit” Libri ka edhe një kapitull me blogje të botuara si statuse në Facebook dhe kapitujt ndahen midis tyre me poezi të autorëve me famë botërore, të cilat Elida Buçpapaj i përkthen zakonisht gjatë pauzave të punës si gazetare.
Libri i parë ka si redaktor Akademik Mark Krasniqin. Parathëniet e librit i kanë shkruar shkrimtari i shquar Jusuf Buxhovi dhe një nga zërat më të fuqishëm të elitës në Shqipëri Dr.Përparim Kabo.
Për librin e dytë “Traumat e Tranzicionit” është redaktor Skënder Buçpapaj, ndërsa parathënia është shkruar nga gazetari i shquar shqiptaro-amerikan Frank Shkreli, ish Drejtor i seksionit shqip dhe ish Drejtor i Divizionit të Euroazisë në Radion Zëri i Amerikës.
Librat janë botuar të sponsorizuar nga dy shqiptaro-zviceranë, ndaj të cilëve autorja shpreh mirënjohje dhe respekt të thellë.
Ndërsa fton lexuesin që t’i blejë.

Filed Under: Kulture Tagged With: elida bucpapaj, ELIDA BUCPAPAJ., me dy libra, ne Panarin Kombetar, Tirane

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT