• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ME 20 SHKURT 1991 SHQIPTARET RREZUAN BUSTIN E ENVERIT…..

February 20, 2019 by dgreca

POR JO KOMUNIZMIN DHE ENVERIZMIN/

1 Entela

NGA ENTELA KASI/Tirane/

Sot përsëri më kthehet ngultas në kujtesë Sebastiano Grasso kur më pyeti : – Ju besoni se diktatura ka vdekur me Enver Hoxhën? ( ndërsa ecnim përmes bllokut të famshëm, për darkën me miq të PEN International,                                                                                    .

Ndërsa Francine Prose, shkrimtare amerikane dhe gazetare e the New York Times në vitin 2009, në udhëtimin tonë drejt Petrelës e tronditur tha :

” E dashur, këtu xhelatët janë ulur në tryezë duke ngrënë çka munden prej viktimave të tyre. Kjo më trishton e më dhemb. Të duket sikur jetohet mes fantazmash..

.” E, për të përmbyllur kujtimin e kësaj date, e cila duhej të kishte sjellë ndryshimin e madh e të shumëpritur për një popull që jetoi tragjedinë e izolimit , diktaturën, ende edhe sot janë shqiptarët që përjetojnë traumën e kaosit social, ekonomik, kulturor dhe politik të post diktaturës. Sot në Shqipërinë e njerëzve të ikur, të lodhur, e të pa qetë, të varfëruar në zgripin e mbijetesës, duket sikur kemi mbetur nën rrënojat e lirisë së munguar… Kujtesa është një dëshmi e pa kompromis e historisë. E vërteta është tronditëse për çdo shoqëri. E vërteta ka shijen e hidhur të aktualitetit. 20 Shkurt 2019, ( p.s. – dikush që shqetesimet i ka për gjuhën të korrigjojë gabimet e drejtshkrimit…të tjerët të shqetësohen për vlerën e lirisë, parimet e demokracisë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, e po ashtu për dinjitetin e shtetit shqiptar i cili përbëhet nga institucionet…)

Filed Under: Histori Tagged With: ENTELA KASI, enverizmi, rrezimi i bustit

KRYEMINISTRI NUK FOLI SHQIP ME DIPLOMATET

January 11, 2019 by dgreca

-Për cilat arsye Kryetari i qeverisë rrëzoi standartin e komunikimit Institucional me diplomatët? Gjuha na drejton kah logjika! /

1 entela Kasi2

Nga Entela KASI/

Gjuha e Kryeministrit përballë diplomatëve të akredituar në Shqipëri, përveç jashtë standardit të komunikimit diplomatik, nuk ishte shqip. Disa fjalë nga osmanishtja nuk i përdor as turqishtja moderne në komunikimin institucional. Që të flasim për gjuhën, në rastin e shqipes e cila është një prej gjuhëve të rralla të botës, kjo mbetet temë për studiuesit, shkencetarët. Gjuha është kombi. Për tenecitetin e kombeve, është shprehur Çabej, mjeshtëri. Pyetja që shtrohet është tepër e thjeshtë. Përse Kryeministri i Shqipërisë në fund të takimit me diplomatët nuk foli shqip? Thënë shqip dhe shkurt ka disa çështje.

1. Cila është arsyeja e cila e drejton Kryeministrin Rama të dalë tej standartit të komunikimit institucional, e të rrëzohet në sy të botës, duke u veshur me agresivitet dhe fyerje ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës?

2. Përse Kryeministri i Shqipërisë zgjedh fjalët e osmanishtes kur i drejtohet diplomatëve kundër Institucionit të Presidentit të Republikës?

3. Pse gjuha e Kryetarit të qeverisë, është konfliktuale?

Komunikimi jashtë çdo standardi prej Kryeministrit si institucion, nuk ndihmon aspak në integrimin Evropian të Shqipërisë, e nuk ndihmon po ashtu as Kosovën. Për cilat arsye Kryetari i qeverisë rrëzoi standartin e komunikimit Institucional me diplomatët? Gjuha na drejton kah logjika!

Filed Under: Komente Tagged With: diplomatet, ENTELA KASI, kryeministri, shqipja

PEN Albania, Ceremoni për Çmimet për Letërsinë, përkthimin dhe studimet Albanologjike

December 13, 2017 by dgreca

2 Grup3 Zhupa5 Flutura4 Cecua6 Entela

Nga Entela Kasi/ Presidente e Qendrës PEN të Shqipërisë/

1 EntelaQendra PEN e Shqipërisë, qendër e PEN International në Tiranë, zhvilloi në Bibliotekën e Librit Akademik, ceremoninë e Çmimeve PEN Albania për letërsinë, përkthimin dhe studimet Albanologjike. PEN International, Organizata ndërkombëtare e shkrimtarëve , me seli në Londër e themeluar në vitin 1921 nga autoritetet e letërsisë botërore ushtron veprimtarinë e saj bazuar në parimet dhe Kartën e PEN International. Kjo organizatë e cila promovon letërsinë dhe garanton të drejtën e lirisë së shprehjes ka status bashkëpunimi dhe konsultativ me OKB, UNESCO, Amnesty International, dhe të tjera organizata ndërkombëtare për kulturën. Aktiviteti i përvitshëm I Qendrës PEN të Shqipërisë është pikërisht edhe ceremonia e Çmimeve PEN Albania për letërsinë. Laureatët e PEN Albania 2017 u shpallën : Ylljet Aliçka : Shkrimtari shqiptar i vitit 2017, Ilirian Zhupa – Poeti shqiptar i vitit 2017, Romeo Çollaku – përkthyes i vitit 2017. Prof. Dr. Fatmir Sulejmani nga Universiteti Shtetëror i Tetovës u shpall laureat i çmimit PEN Albania 2017, në fushën e studimeve Albanologjike. Qendra PEN e Shqipërisë si çdo vit shpalli autorin e ri të vitit 2017, poetin dhe eseistin Akri Çipa, I cili është aktualisht me studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PEN Albania gjithashtu ndau titujt honorifike për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare dhe promovimin e urave kulturore pavarësisht kufijve etnikë, politikë, dhe gjuhësorë. Me titullin e lartë të Mirënjohjes për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare u vlerësua Z. Zef Mark Zeka, studiues, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shpëtimin e Kambanës së Kishës së Pogut, e cila sot ndodhet në Muzeun Dioqezan të Shkodrës. Mirënjohja u takon atyre burrave të malësisë së Dukagjinit të cilët mundën ta shpëtojnë këtë dëshmi autentike të kulturës së Shqipërisë mesjetare nga shkatërrimi – u shpreh studiuesi Zef Mark Zeka gjatë ceremonisë së PEN Albania. Me titullin e lartë të Mirenjohjes për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare dhe promovimin e gjuhës shqipe në hapësirat mbarëshqiptare dhe diasporë u vlerësua Z. Ali Daci, intelektual, krijues, veprimtar politik dhe aktualisht kryetar i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi. Z. Ali Daci u shpreh se ky është vlerësimi më i lartë që i bëhet nga Shqipëria, vendi me të cilin e lidh identiteti nacional. Titullin e mirënjohjes për promovimin e urave të kulturës në botë përmes letërsisë Qendra PEN e Shqipërisë ia akordoi shkrimtarit Safet Vrbički Hadrović, dhe po ashtu u promovua vepra e tij letrare ‘ Viktima’ për të cilën referuan Dr. Sadik Bejko, si dhe Smajl Smaka përkthyes i autorit në gjuhën shqipe. Shkrimtari Safet Vrbički Hadrović në fjalën e tij të rastit theksoi rëndësinë e komunikimit përmes letërsisë. Ai u shpreh se ky do të mbetet në kujtesën e shkrimtarit si një prej ditëve më të rëndësishme. Qëllimi i PEN është promovimi i letërsisë dhe garantimi i të drejtave gjuhësore por edhe i lirisë së shprehjes. Letërsia është atdheu universal i njerëzimit, është përmasë dhe dimension lirie , u shpreh presidentja e Qendrës PEN Albania znj. Entela Kasi. Në këtë ceremoni u anëtarësuan edhe autorët e rinj, e po ashtu u zgjerua bordi i Qendrës PEN. Aktivitetin e përshëndeti deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Znj. Kejdi Mehmetaj e cila theksoi rëndësinë e investimeve për kulturën. Shkrimtarja Flutura Açka, drejtuese e komitetit të shkrimtareve femra në PEN Albania, theksoi faktin se kultura dhe letërsia kanë nevojë për mbështetjen e institucioneve të shtetit. Ceremoninë e çmimeve PEN Albania e drejtuan Dr. Sadik Bejko, I cili bëri një paraqitje të aktiviteteve të PEN në Shqipëri dhe botë, Çerçiz Loloci, Kryetar I Bordit të PEN Albania, i cili theksoi motivacionet për laureatët, dhe Z. Dorian Koçi, Drejtore I Muzeut Historik Kombëtar, njëkohësisht anëtar i Bordit Drejtues të Qendrës PEN të Shqipërisë. Këtë aktivitet e përshëndeti z. Flamur Shala, Dekani i Fakultetit Filologjik, të Universitetit Shtetëror ‘ Ukshin Hoti’ , Prizren. Laureatët e Çmimeve PEN Albania 2017 për letërsinë falenderuan PEN Albania, për vleresimin ndaj veprës letrare dhe theksuan rëndësinë dhe rolin e PEN Qendrës së Shqipërisë dhe PEN International për ndërtimin e urave të komunikimit dhe dialogut brenda vendit dhe promovimin e letërsisë shqipe në arenën ndërkombëtare. Shkrimtari Ismail Kadare është President Nderi i Qendrës PEN të Shqipërisë. PEN International në arenën ndërkombëtare aktualisht drejtohet nga autoritetet e letërsisë botërore midis të cilëve janë shkrimtarët e Çmimit prestigjioz Nobel në fushën e letërsisë dhe Çmimit Nobel për Paqe. Entela Kasi Presidente e Qendrës PEN të Shqipërisë Tiranë , 13. 12. 2017

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ceremoni për Çmimet, ENTELA KASI, PEN Albania, per Letersine

Për krimet e komunizmit nuk ndodhi Nuremberg, viktimat e tij u shenjtëruan

November 15, 2016 by dgreca

1-entela-kasiNga Entela Safeti KASI/ Sot është dita ndërkombëtare që i kushtohet intelektualëve, shkrimtarëve të burgosur, vrarë, persekutuar, atyre që ende e sot vriten, burgosen persekutohen në kohën tonë moderne. Ndërsa ne  besojmë se ka marrë fund epoka e komunizmit, në sytë tanë vazhdon të luhet drama dhe tragjedia jonë humane: mungesa e lirisë, ndëshkimi i shkrimtarëve nga diktatura të politikës, mafies, fundamentalizmit.

Historia e qytetërimit nga kohët antike dhe deri në këtë epokën tonë, që e njohim si era globale e kapërcimit të madh teknologjik, përsëri na kthen kah kujtesa e botës, e mbushur kjo me traumën që ne trashëgojmë, dhe e mbartim si plagë e vragë, në shoqërinë moderne.

Ajo që s’ka kthim, është koha, jeta, vuajtja dhe stërmundimi, torturimi më çnjerëzor e anti-human i intelektualëve që jetuan, përjetuan, u dhunuan nga diktaturat.

Përse perëndimi dikur ka heshtur për krimet e diktaturës lindore kur bota u nda midis me murin e Berlinit? Kush pranoi përmes heshtjes që këto krime të ndodhnin? Kush i lejoi këto krime? Përse kjo ndodhi?

Këto janë pyetjet që na drejtojnë kah logjika. Logjika mbështet argumentin, dhe argumenti mbështetet mbi fakte, mbi të vërtetën për të cilën ende nuk është folur!

Kjo është e frikshme, dhe njëkohësisht e rëndë. E rëndë për shoqërinë globale, e cila ndahet në kufij ideologjik, në kufij politikë, në kufizime gjeopolitike, në kufij religjionesh, në botë të tronditur qeniesh të lodhura humane.

Dikur, e pyeta shkrimtarin Eugene Schoulgin, një prej intelektualëve më të rëndësishëm të Evropës moderne, për atë çka ndodhi menjëherë pas luftës së dytë botërore midis lindjes dhe perëndimit, dhe nëse në këtë shekullin e XXI,  lufta ka vdekur?

-Lufta asnjëherë nuk ka vdekur.- u shpreh Schoulgin.  Breza të tërë jetuan në një gjendje të rrezikshme, dhe në një keqinterpretim të faktit se ç’ndodhi  me botën pas luftës së dytë botërore. Bader Meinhof- Shtatori i zi, brigadat e kuqe, etj. Por ajo që mendoj unë është se; lufta është vdekje. Lufta është fundi, është e fundit.- përfundoi ai.

Në një ditë si kjo, kur ne i kthehemi kujtesës, e sidomos kësaj sonës, kujtesës shqiptare, në këtë dheun e kësaj copës tokë , atdheut, ku ne kemi vrarë, e lënë pa varr, shkrimtarë, klerikë, artistë, intelektualë, kur ne i kemi vrarë e prerë në qafë,  ndërsa na është bërë lëkura zhguall, si zhgualli i breshkës që ajo e mban mbi trup si shtëpi, të cilën ne po e tërheqim ngadalë, për të mbërritur diku…..jemi tepër vonë…

Mbase ne e kemi dënuar diktaturën, pasi ata që janë vrarë prej saj ( nesh) dikur, i kemi bërë heronj sot. Ata që u vranë prej diktaturës dikur u martirizuan. Po.

Ajo që s’ka kthim është drama që ka ndodhur, gjëma tragjike në sytë tanë, dhe ajo që mbetet e mbartet prej nesh është trauma që ne trashëgojmë.

Nëse kthehemi e ndalemi në Shqipëri, në këtë cep të Evropës jugperëndimore, ne turmat e lodhura, ende mbytemi në tru-shpëlarjen tonë kolektive, duke ngritur telefonat drejt ekraneve, somnambul  pa qenë të aftë të zgjohemi kthjellët. Ndërsa duhej të na kishte shërbyer vepra e At Zef Pllumit, librat e tij, dhe veçanërisht ‘Rrno vetëm për me tregue’ për tu drejtuar kah rruga e së vërtetës,  e lirisë, e dashurisë, drejtpeshimit….

Sot është dita kur ekranet tona zhurmuan për  shkrimtarë bestseller, e askush prej televizioneve e gazetave tona që nxijnë nuk e tha një fjalë të vetme për shkrimtarët e vrarë në këtë vend…..

Ndërsa shoqëria jonë e cila kërcet si daulle është ende e paaftë për të kuptuar, përtypur, artikuluar, shpjeguar, argumentuar, pranuar, të vërtetën .

*Po në vitin 2006 Át Zef Pllumi merr çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime ‘Rrno vetëm për me tregue’ të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: ENTELA KASI, krimete komunizmit, NUREMBERG” !!.., viktimat

Ekuilibri shoqëror dhe autoritarizmi burokratik

January 12, 2016 by dgreca

Nga Entela KASI/
(mbi reagimet që janë bërë rreth qëndrimit tim publik)
Institucionet në përgjithësi, në shoqërinë e sotme globale e cila është në lëvizje të vazhdueshme teknologjike, dhe për më tepër në shoqërinë shqiptare e cila është një mjedis i rrëshqitshëm, gjëja e parë që këshillohet është nevoja për ekuilibër.
Si mund të vendoset ky ekuilibër, ndërsa forcohet autoritarizmi burokratik?
Vendosja e balancës në mjedisin social kulturor edhe më gjerë është një proces, i cili përfshin jo vetëm institucionet por krejt shoqërinë shqiptare, dhe po ashtu opinionin publik.
Në këtë proces, institucionet i mbyt klasa politike dhe fuqia e saj. Reflektimi i opinionit publik e gjen veten nën vorbullën e politizimit në skajet më ekstreme. Liria e mendimit kufizohet nga kuadratet në të cilat e vendosin ndasitë dhe divergjencat false në këtë shoqëri postkomuniste.
Në fakt, media ka nevojë për inkurajim, dhe për më tepër kurajë intelektuale kanë të gjithë ata që sjellin në vëmendjen e publikut çështje të shoqërisë shqiptare në zhvillim.
Shoqëria shqiptare ka në kujtesën e saj akte rebelimi të dhunshme të cilat e kanë kthyer prapa në kohë. Mendimi i pavarur intelektual, degët e së cilit priten si pyjet, ka nevojë për frymëmarrje, ndërsa ne na përmbyt pikërisht akti barbar kur iu kundërvumë natyrës, njëri pas tjetrit secili.
Mendimi publik nuk ka nevojë për akte heroizmi, pasi besoj se të gjithë ne së bashku nuk kemi hyrë në një fushë beteje për të kërkuar lavdi, dhe as për tu ankuar. E rëndë do të ishte për të gjithë ne nëse do të dorë-hiqeshim nga liria, e nëse në vend të saj do të zgjidhnim të bëheshim shërbëtorë të pushteteve politike dhe interesave meskine të klasës politike në Shqipëri.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe autoritarizmi burokratik, Ekuilibri shoqëror, ENTELA KASI

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • LAMTUMIRË DALIP GRECA
  • SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj
  • Liria e popujve kërkon sakrificë dhe vetëmohim
  • Poezi nga Lulëzime Malaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT