NGA ERALDO MEÇALLA/*
Hapja e negociatave me Bashkimin Europian është një proçes i shumëpritur për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo “jo” ishte e merituar dhe kush nuk mendon kështu gabon dhe shumë madje. Arsyeja është e thjeshtë moshapja e negociatave për Shqipërinë në vetëvete nuk i pëlqen as shteteve europiane sepse dalin kundër parimeve politike, ekonomike dhe diplomatike që kërkon koha dhe sfidat europiane. Refuzimi mbart vlera duke treguar seriozitetin e BE-së në mosmbylljen e syve si të verbër përpara shumë problematikave që na karakterizojnë në përgjithësi si shtet dhe shoqëri.
Momenti politik, ekonomik, diplomatik dhe shoqëror që jëtojmë ne si shqiptarë europian në hartë por aspak në rezultate ndikoi 100% në moshapjen e negociatave. Problemin kryesor duhet ta shohim tek rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve ose “Ligji i Vettingut”. Ky është një alarm një grusht europian drejtuar institucioneve që po kryejnë këtë proçes të cilët duhet të punojnë më seriozisht dhe të rrisin stekën në mënyrën e rivlerësimit, vetëm kur të ketë arrestime të bujshme ose “peshq të mëdhëj” në rrjet do të hapen negociatat.
Vetë politika ndërkombëtare dhe konkretisht ajo europiane është e interesuar për zgjerimin sepse zgjerim do të thotë stabilitet dhe siguri rajonale dhe ndërkombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare kanë në bazë hapjen dhe jo mbylljen. Për të kuptuar ngurimin nga ana e BE-së në hapjen e negociatave mjafton të analizojmë reformat e kryera nga shteti shqiptarë dhe mënyrën e plotësimit të 5-së kritereve kyçe, ka shumë hapësira boshe që duhen mbushur. Shteti duhet të marrë masa urgjente në përmirësimin e hetimit dhe ndjekjes së personave të implikuar në trafik droge, aktivitetet e krimit të organizuar, korrupsionin brenda sektorit publik, uljen e numrit të emigrantëve shqiptarë në BE, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe reforma zgjedhore.
Normalisht Bashkimi Europian mund të kishte thënë “po” por një “jo” e fortë tregon se BE-ja po kujdeset politikisht dhe diplomatikisht për rajonin e Ballkanit. Tashmë rruga për hapjen e negociatave shkon përtje qeshorit 2019 dhe deri atëherë Shqipërisi i duhet të punoj fort për të arritur përparim në reformat e mësipërmë.
- Specialist i Marrëdhënieve Ndërkombëtare/
E-mail:mecallaeraldo@yahoo.com/
Tiranë, Shqipëri
Tiranë më 27.06.2018