[ Homazh në përkujtim të masakrave kundër popullatës shqiptare të Çamërisë]
Nga ERVIN FETAHU/
“Sërisht po vijnë ata…! ata që nuk harrojnë kurrë,hapat e tyre dëgjohen atje tej përsëlargu,gumuzhijnë zërat e të gjallëve e bashkë me ta, bashkohet refreni i gjyshërve tanë të vdekur…! ”Qafë Botë moj të raftë nëma, ndave foshqën nga nëna “
27 Qershor…! dielli bënë hije mbi kokat tona, ndërkohë rruga gjarpëronjëse e tejmbushur me shqiptarë të Çamërisë , të cilët ngjyrosin rrugën kuq e zi me flamujt në duart e tyre. Atje ku afshi përvëlonjës dhe vapa vështirësojnë ecjen, gjymtyrët motivohen e marrin forcë, vështrimin hedhin atje tej në Çamëri…! Ky ritual që duhet të jetë i përvitshëm, bart simbolika që vetëm shpirtrat e plagosur mund ti dëshifrojnë,e kështu koha i jep pak nga pak trajtën e një peligrinazhi. Të moshuar, gra, të rinj e të reja marshojnë drejt përkujtimit të viktimave e të rënëve të pafajshëm me plot përulje e respekt.Ecim me kokë ulur, të duket sikur po numërojmë pikërisht hapat e dhimbjes e rraskapitjeve që kalun ata shqiptarë fatkeq, meditojmë të kaluarën që nuk u buzëqeshi gjyshërve tanë,e nën zë u themi se ne,bijtë tuaj,kurrë nuk ju kemi harrurar, sinergjia shpirtërore rrezonon shpresë e kurajo, jehona e zërit të shpirtrave martir na udhëheq drejt “Tokës Çame” si flamurtar të fitoreve që na ka rezervuar e ardhmja.Aty ku forca magnetike e Çamërisë tërheq kah vetja qënien tonë me gjithë fuqinë e saj.Syri ziliqar e i zënë në faj nuk fle,i ndier në ankth vështron aty përtej një kodre,matan kufirit ndihet atmosferë nervoze,rojet e gardës kufitare greke afrohen duke qartësuar planin me dylbi ushtarak, zëra që pëshpërisin, erdhën ,erdhën ata që na janë qepur keq,po afrohen zotërit e Çamërisë! Mund të themi se vërtet aty ndodhet një kufi “zyrtar”, por jo për ne,bijtë e asaj toke…! ai kufi ndarës funksionon vetëm për palën greke që ruan me fanatizëm tokën e grabitur…! e si mundet vallë të ketë kufi mes birit dhe nënës, kufiri ynë mbaron atje ku era e Jonit përhumbet,ku aroma e portokallit venitet,ku fillojnë shkëmbinjtë e thatë,e ku ulliri nuk lulëzon më, aty mbaron Çamëria ! Dramë e dhimbshme,njollos e damkos Greqinë me hije turpi.Pretendentët si stërnipa të Demostenit apo Perikliut, krenohen me këtë inskenim e regji të fantazuar dhe realizuar pikërisht prej tyre.Kufiri i hekurt ka vetëm një qëllim tinzar,izolon dhe hermetizon Çamërinë,ndalon shqiptarët vendas të kthehen në vendlindjen e tyre,dhe aq më tepër mban peng një miqësi të pretenduar mes dy popujve,them të “pretenduar” për vetë faktin se asnjë “traktat miqësie” nuk është zbatuar mes dy fqinjëve.Bota e qytetruar,shpesh herë hesht dhe vëzhgon me naivitet për padrejtësitë dhe mënxyrat që ndodhën haptas në ditë me diell.Ndaj ne viktimat e këtyre padrejtësive duhet ti dalim zot vetes,të dëshmojmë me mjete demoktratike që nuk kemi për te reshtur në asnjë çast,dhe do i japim vlerën meritonjëse të drejtës sonë.Kjo ditë qershori shërben për një rizgjim dhe zgjidhje sa më të shpejtë, me shpresën se do përmbushim amanetin, e do lehtësonim sadopak ato shpirtra të praruar. Kjo,më së shumti vlen për ata që kanë diçka në dorë,e kam fjalën për institucionet e shtetit tonë, që nuk e kanë idene apo ndoshta nuk e kuptojnë aq sa duhet rëndësine e çështjes çame, e cila obligon dhe ngarkon me përgjegjësisi, pse jo, vë në sprove ndërgjegjen tonë kombëtare, pra sa kujtesë e memorie kemi si komb…! mbetet për tu pare nëse do ta përmbushim urdhëresën e shenjtë…!
Vetë terminologjia e fjalës peligrinazh tregon shenjtërim e respekt dedikues nga ana jonë në çdo datë 27 qershor,ku vendosim kurora me lule, spërkasim me ujë ngadalë tokën që ruan brenda saj qindra e mijëra eshtra në atë varrezë masive të shkaktuar nga genocidi vrastar, dëbimi masiv e spastrimi etnik për të cilat bëjmë përgjegjës shtetin fqinjë të asaj kohe dhe shtetin e tanishëm që ecën pak a shumë në të njëjtën linjë, pra Greqinë e cila injoron në mënyrë të paturpshme vuajtjet e persekutimet e popullësisë came! Ndoshta rastësia,ose më saktë “ironia e fatit” e quan grykën apo qafën në të cilën emigruan çamët ”Qafë Bota”,sepse pikërisht aty ndahen dy botë, bota e së mirës dhe së keqes, bota e mizores e bota e pafajsisë, aty ku padrejtësia ulet këmbëkryq. Ehhh ç’maraz na ka kapluar tash e sa vjet me rradhë…! Kur do vij ajo ditë që era e Çamërisë të na flladis ballin tonë kryelart …?!
E di që rrëfejnja të tilla u takojnë pasionantëve, këtu nuk ka aspak ngarkesë emocionale,por është e vërtetë drithëruese që shpon thellë. Deri më tash,Greqia ka refuzuar të pranojë zgjidhjen e “çështjes çame” por nuk mendoj se do zgjasi edhe shumë kjo situatë,realitetet e fillimit të mijëvjeçarit të ri nuk do i lejojnë greqisë luksin të ndihet pengmarrëse e përjetëshme.Shqipëria dhe populli shqiptar tashmë janë shumë afër “de jure” me familjen europiane,ne fituam statusin si vend kandidat,e më pas drejt një antarsimi me të drejta të plota në kontinentin e lirisë e demokracisë.Siç kemi detyrime ndaj kushteve dhe reformave që duhet të përmbushim, ashtu edhe Evropa ka detyrim moral dhe juridik që “çështjes came” ti japë zgjidhjen e merituar.Greqia si një vend antar i “Bashkimit Europian” duhet të kthejë sa më shpejtë drejtësinë e munguar,nëse vërtet pretendon se ruan vlerat e vendit prej nga u kultivua dhe u eksportua demokracia, pra të rikthejë të zotët e vendit atje ku kanë shtëpitë e gurta, buzë Jonit, në trojet e tyre stërgjyshore. Ëndrra jonë, jeton vetëm në realitet, kahera prania e popullësisë çame në atë ditë qershori në “Qafë Botë” thërret dhe komunikon mes gjeneratash,gjyshër që s’patën dot mundësi tu tregonin nipërve atë kalvar vuajtjesh, duket sikur thonë….djelthmit tanë ! nëse ju do të lodheni së kërkuari Çamërinë, atëherë kush tjetër veç jush do e kërkoj atë tokë të bekuar…?!
Sikur degët e drurëve të Çamërisë të priteshin e të bëheshin pena, e prej lumit Kalama të buronte bojë, sërisht nuk do mjaftonte të shkruheshin e të molloiseshin vuajtjet e dhimbjet e kësaj popullsie martire që nuk u dorëzua për asnjë çast. Brezat që pasuan ndonëse nuk ishin dëshmitar okular të atyre ngjarjeve dramatike, dëshmitë e të mbijetuarve i bënë ata pjesë të asaj tragjedie. Imagjinata na çon diku larg në kohë, tek vapa vrastare e vitit 1944, ku mungonte një pikë uji për të freskuar etjet e foshnjave në djep,shikimet e atyre njerëzve në ato çaste shkëmbehshin e dukeshin si të zëna në faj, në apelin që familjarët bënin për pjestarët e tyre,mungonte një-dy, apo ndoshta e gjithë familja e masakruar.Nuk gjendej një mundësi ngushëllimi e reagimi mbrojtës, veç një “Zoti” sipër… medet për barbarizmat Zerviste, medet !
Diku aty,në një vend pushimi pranë Konispolit ndodhej një komision ndërkombëtar i “Lidhjes Kombeve” që kujdesej e mbante raporte mbi gjendjen e refugjatëve të luftës, proçedura kërkonte disa dëshmi okulare nga të mbijetuarit, e kësisoj mblodhën shumë prej dëshmive trishtuese, befas afrohet një nënë me flokë të shpleksur e të pluhurosur tek nxjirrte nga gjiri i saj, e çfarë do të thoni ju…?! mos ndoshta hajmali…! jo joo aspak, e gjora nënë hapi shaminë, e nxjerr bashkë me të një pjesë kafke të mbuluar me flokë ,ishte kafka e të vetmit djalë,që i fluturoj para kembëve të saj…! çaste shokuese , aty mbizotëroi heshtja, komisioni i dëshmive shtangu e tha njëzëri, “sikur të ishte thjesht kjo e vetmja dëshmi në gjithë këto masakra, do mjaftonte të ngarkonim me faj e turp ata kriminel barbarë. Ndaj në përfundim të këtij shkrimi i kërkoj të gjithëve që sëbashku të solidarizohemi e të kujtojmë për mos të harruar “27 Qershorin” kalvarin e dhimbjeve tona …!
Statusi legal i pronave Çame,dhe traktatet që i mbrojnë ato….!
Ne Foto: Tapi origjinale te kohes se Turqise dhene ne Cameri/
nga Ervin FETAHU/
Tashmë e drejta e çdo individi apo bashkësie për të jetuar i lirë e me dinjitet në trojet e tij nuk është më utopi.Veç fakteve historike mijëra vjecare,të cilat dëshmojnë qartazi të drejtën legale të popullsisë Çame,gëzonjëse e dinjitetit të saj në tokat stergjyshore.Padyshim,dokumentacionet,arkivat dhe traktatet e shumta ndihmojnë dhe mbështesin fortë për rikthimin e popullsisë çame në vatrat e tyre.Do doja që shtjellimin dhe qasjen time ta cek në dy etapa,ne etapën e parë,ate “Historike” ,por pa dashur të bëj historianin, thjesht më ndihmon të plotësoj analizën time për etapën e dyte,pra atë “Juridiko-Teknike”,e mbështetur nga traktatet apo marrveshjet shumëpalëshe në lidhje me komunitetin autokton shqiptar të Çamërise. Ndaj është e udhës mos të flejmë gjumë,por të lëvrojmë traktatet e fuqive dhe perandorive të kohës,të cilat garantojnë të drejtat legjitime të trashëgimisë tonë pronësore,kulturore dhe religjoze,ku sigurisht i kemi të garantuara në kuadrin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.Etapa e pare,përkon me vazhdimësinë historiko-territoriale,ku domosdo e drejta e trashgimisë pronësore,apo ajo etniko-gjuhësore përballet me rendet e reja botërore,ku format e pushtimeve dhe sundimeve të zgjatura linin gjurmë, dhe krijonin realitete të reja siç ishin instalimet në forma të organizuara “Shteterore” nga perandoritë e kohës,dhe si rezultat i predominimit ushtarak,këto perandori ushtronin administrimin e tyre në trojet tona,kësisoj gjendeshim përballe inkorporimit me hir apo me pahir si pjesë përbërëse me ndarjet përkatëse administrative.Si kudo,edhe tek ne,njiheshin shtresat e ndryshme sociale ,si ato feudalo-ushtarake,artizane,apo fshataro-blegtore.Kuptohet perandoritë ngrinin politika mbështetëse të shtresave të ndryshme,ku bënin pjesë aristokratët vendas,mandej krijoheshin ligje përkatëse sipase mendësisë së asaj kohe.Rebelizmi i shqiptarëve ndaj perandorive ishte i njohur,por sërisht ata nuk mundeshin ti kundërviheshin pafundësisht këtyre fuqive ushtarake,dhe papritur e shikonin veten herë si vasalë e herë si kundërshtarë.Shqiptarëve nuk u mungonte aspak aftësia e përshtatjes në elitat perandorake.Nuk mund të mos përmendim perandorët Romak me origjin Ilire,apo perandorë Bizantin,si Kostandini i madhë,duke shtuar titujt e aristokracise si Despot, Qefal, Sebastokrator, Arkont, Baron, Bej, Aga apo Vezir e Grand-Vezir.Kalimi nga perandoria “Romake” e cila u shqua si perandori administrative,me të drejta të sanksionuara për qytetarët e shtresave të ndrsyhme,siç njihet ndryshe në jurispodencë si e “Dretjta Romake”.Më pas vjen “Bizanti” si një perandori me një këmbë në lindje e një në perëndim,e cila mbijetoi më gjatë nga të gjitha perandoritë.Le të ndalemi pak tek perandoria Bizantine,ku arkivat dëshmojnë mbi rolin e shqiptarëve dhe kontributin e tyre në këtë perandori.Prijësat dhe familjet feudale të kohës, gëzonin një status tejet të veçantë,kjo jo si dhurate, por si vitaliet dhe zotësi nga ana e tyre.Ata poseidonin zotërime dhe administronin territore në të gjithë Ballkanin,nga Kroacia në Moldavi, nga Bosnia në More e Peloponez.Mijëvjaçari i dytë do i gjente shqiptarët përballë disa realiteteve ku bota si asnjëherë më parë nuk i kishte hasur,pra fillimshekulli i XI-të do të vërshonte me inicimin e kryqëzatave nga “Papati Katolik” drejt tokës shenjtë,të cilat zgjatën për shekuj me rradhë.Në kthimin nga toka e shenjtë për në Evropë,familje feudalo-ushtarake Latine,filluan të pushtonin dhe çanin mes për mes perandorinë Bizantine,papritmas po krijoheshin principata të vogla autonome dhe shpeshherë rrebele ndaj perandorisë Bizantine,ku pjesë e këtyre fragmentarizimeve të feudeve u bënë edhe territoret Arbërore,gjatë kësaj kohe dalin në skenë familje Lordësh shqiptarë, të cilët nuk mund të lejonin që tokat e zotërimet e tyre të pushtoheshin nga prijësa Sllave, Latin apo Greko-Bizantin,edhe pse në shumë raste trojet tona gjendeshin të pushtuara.Fisniket apo Aristokratet shqiptarë, e dinin fare mirë,se ruajtja e dinastive dhe e zotërimeve kërkonte aleanca politiko-diplomatike, lidhje martesore me familje aristokratësh,qofshin këto Latine,Sllave,apo Bizantine.Pra aristokracia shqiptare kishte hyrë në një fazë të re konsolidimi e pozicionimi në territorin e Ballkanit,ku disa forcoheshin së tepërmi e disa dobësoheshin,dhe kjo herë-herë i çonte në konfrontim njëri me tjetrin.Logjika ishte e thjeshtë,ruajtja dhe mos humbja e territoreve,që rrjedhimisht përbënin hallka feudesh shqiptare nga Kroacia deri ne Peloponez.Po ç’lidhje kishte Çamëria me këto realitete…?! pas kryqëzatës së IV,Despoti Mihal Komneni themelon Despotatin e Epirit.Nuk zgjat shumë,Bullgarët dhe Sllavët e pushtojnë këtë despotat dhe e bëjnë pjesë të mbretërive e principatave të tyre, nuk do të zgjasë shumë,diku nga lindja,doli në skenë një njësi ushtarake në një kohe fare të shkurtër kthehet në një perandori kërcënuese që do gëlltiste shumë zotërime në mbare ballkanin,përfshi këtu dhe vetë Bizantin njëmijë e ca vjeçar.Ballkani po humbiste sovranitetin, nuk kishte politika solide ushtarake,ndërkohë Osmanët kishin arritur të penetronin kudo në Ballkan, madje dukej se ata kishin kishin marrë seriozisht dhe kishin plane afatgjata në rajon.Roli i Fisnikëve dhe Arkondëve shqiptarë të Epirit dhe mbarë shqipërise ishte të ruanin me doemos zotërimet e tyre,shpesh herë i kundërviheshin Latineve nga njëra anë,Sllavëve dhe Osmanëve nga ana tjetër,pa harruar këtu dhe greko-bizantinët.Pra Epiri u bë arenë e betejave të përgjakshme midis Sllavëve,Latinëve, Bizantinëve,dhe Shqiptarëve autoktonë.Në pah dolën kastat e feudalëve dhe Aristokratëve shqiptarë si psh : Shpatajt, Loshajt, Fratët, Zenebishët, Matrangat, Barbatët, Kravarët, Mikrat, Rëndajt, Rrallët,Kallogjerët e tjera familje fisnikësh, ku për asnjë çast nuk reshten së luftuari për zotërimet e tyre në Epir,Thesali,me qendra Janinën,Prevezën,Agrafën dhe malet Mikra e Kravar.E tillë klasë feudalësh me legjione të mirëorganizuara ushtarakisht,ku si në asnjë teritor tjetër të Bizantit, nuk njihte shtresë Arkontologjie kaq të pathyeshme,ndaj nuk ishte e lehtë mposhtja e tyre.Interesat ishin tepër të mëdha,korridoret që ata zotëronin me linjat e karvaneve lindje-perëndim e anasjelltas,gjallëronin tregtinë e Venedikut drejt Bizantit.Ndaj çdo fuqi Latine,Sllavo-Bizantine,apo Osmane duhej të binte në ujdi dhe marrveshje me këta njerëz potent,ku me të drejtë historiani grek “Lazarou” kishte parasysh këtë pozicion gjeo-strategjik,ndaj dhe i quante çamët “Paria e Epirit”.Familjet fisnike pas shumë rezistencash më në fund të dëtyruar bëjnë disa marrëveshje dhe kompromise me “Perandorinë Osmane. Derivat i etapës historike është Etapa e dytë,pra ajo ligjore,pa dashur sërisht të bëj juristin,por ngjarjet legale e ligjore të çertifikuar në shekuj,japin një panoramë brilante të së drejtës ndërkombëtare.Traktati i parë i shkruar midis fisnikëve të Epirit dhe perandorisë Osmane është ai i vitit 1430-të,mbajtur nga Kara Sinan Pasha dhe aristokracisë vendase për dorzimin e Janinës pa luftë,një kopjo origjinale e traktatit ruhet mirë edhe sot.Para kësaj marrëveshje,prinin edhe marrëveshje të tjera me Venedikun apo Bizantin,por nuk zgjatën shumë për shkak të destabilizimit dhe instalimit Osman, ku u përzien shumë interesa në rajon.Marrveshja me “Bejlerbeun e Rumelise” shënonte fazën e parë “Juridiko-Politike” ku më pas siç shihet nga arkivat,u pasua me tjera marrveshje të cilat angazhonin perandorinë Osmane të njihte dhe respektonte transaksionet e mëparshme,të cilat jo më kot marrin vlerë juridike sot e kësaj dite,prej nga derivon edhe e drejta pronësore mbi origjinën e pronës,e trashguar kjo brez pas brezi me: “1- Ruajtjen e lirisë, 2-E drejta pronesore e aristokracise vendase,3-Ruajtja e besimit krishter, si kishat e manastiret”.Koha rridhte me shpejtësi rrebeshi,disa mbanin fenë kristiane, e disa të tjerë përqafonin Islamin,por kjo nuk i pengonte të ruanin identitetin e tyre etnik që trashgojnë sot.Shqiptarët,si të krishterët dhe muslimanët shkëlqenin në fusha të ndryshme,si në atë ushtarake si spahi të krishterë,me kalimin e kohës shumë prej tyre u konvertuan në muslimanë si një zgjedhje personale,karriere,apo ekonomike.Shtresat kalorsiako-ushtarake predominoheshin në të shumtën nga musliman, për vetë faktin se privilegjet ishin më të mëdha,por kjo nuk i pengoi të krishterët të bënin karrierë,si Guvernatorë krahinash,ku kemi rastin e familjes Gjika apo familja Mavrokordato në Moldavi e Vllahi,apo si Stratiot e Armatol, si tregtar të fuqishëm,që dispononin banka me kapital të madhë kredidhënës.Nga momenti ku perandoria Osmane u instalua në Ballkan,pikërisht në Epir,filloi regjistrimi i detajuar i pronësive , qofshin ato private, apo publike, si ferma, çifliqe,Hase,Zeamete apo kullota të ndryshme.Titujt dhe dëshmitë e pronësisë shoqëroheshin me Tapi përkatëse,të njohura e çertifikuara për mbarë qytetarët e perandorisë pa dallim religjoz apo etnik.Njihet fare mirë aristokracia e ortodoksëve të “Fanarit” Stambollit,ku pasuritë “ Vakëf ” të grekërve,dhe të tregtarëve Hebrej të Selanikut,ruheshin në mënyrë të përkryer,pra me pak fjalë konçesionet dhe transaksionet e qytetarëve të ndryshëm ishin të aksesuara në çdo skaj të perandorisë. Pronat me një status të veçantë ku hyjnë transaksionet e “Popullsisë Çame”, merrnin garanci të vaçanta hipotekore dhe kalonin në “Institucionin e Sigurisë Lartë – Vakëf ” ku njihet nga të gjithë organizmat ndërkombëtare-ligjore me statusin e pronës së patjetërsueshme në çdo rrethanë qoftë ajo,ndaj edhe ligji i sekuestros mbi pronat Çame është “Nul”, edhe gjykata më e “lodhur” në botë e rrëzon atë ligj të pakuptimtë.Madje shumë qytetarë evropian të asaj kohe,si psh tregtarë venedikas,franceze apo anglez blenin prona në perandorinë Osmane,dhe pajiseshin me çertifikata pronësie legale.Në shekullin e XVIII-XIX-të me daljen në pah të iluminizmit evropian,filloi të kishte një tendencë për vetëdijen kombëtare,deri në atë kohë njihej shumë pak nga etnitë brenda perandorisë Osmane.Idetë iluministe përfshinin disa popuj brenda perandorisë,biles edhe vetë Turqit,pra çdo popull filloi të krijonte vetëdije,e pak nga pak një shkëputje nga perandoria,si psh:Rumunët,Serbët,Bullgarët dhe Grekët,domosdo u pasua edhe nga Shqiptarët.Historia dhe kalvari i mundimshëm për popullsinë shqiptare të Çamërise nis me fillimet e themelimit të shtetit grek më 1832-shin,pas një lufte 10-të vjeçare të Greqisë për pavarësi,ku një rol të rëndësishëm kishin edhe arvanitasit.Më 1830-31,Greqia u morr në protektoriat nga fuqitë e mëdha,“Protokolli i fuqive të mëdha garantonte të drejtat e minoriteteve etnike dhe fetare në çdo aspekt,pra Greqia duhej të njihte shtetin ligjor,dhe sigurisht filloi të përballej me një realitet të ri,ku obligohej të ruante e respektonte pakicat qe tashmë gjendeshin në mbretërinë e porsaformuar Greke,gjithashtu detyrohej nga fuqitë e mëdha të nënshkruante respektivisht transaksionet pronesore të mëparshme nën perandorinë Osmane”.Marrveshja e dytë konsiston më 1832,me traktatin që mbreti i Greqisë,Bavarezi Otto nënshkruan“Traktati i Kostandinopojës i cili parashikonte mbrojtjen e minoriteteve religjoze dhe pronave të tyre”.Me kalimin e kohës Greqia shfrytëzonte aleancat me fuqitë e mëdha dhe njëkohësisht i qante syri për territore të tjera nën perandorinë Osmane.Si rezultat i oreksit të mëtejshem,më 1881-shin,Greqia nuk u mjaftua me territoin e 1830-ës,por aneksoi Thesaline, Arten dhe Prevezen,dhe i shkeput nga Vilajeti i Janines,pra aneksoi teritoret e Çamërisë jugore.Këtu nisin seriozisht tragjedia e popullsisë çame,ku përherë të parë “Greqia Moderne“pushton territore me popullsi jo greke,edhe pse nënshkruan sërisht “Konventën e Kostandinopojës për ruajtjen e popullsive muslimane në Epir dhe Thesali,ku prekeshin direkt o-popullsia çame, shqiptaro-muslimane.Qindramijëra shqiptarë të Artës dhe Prevezës edhe pse mbroheshin me konventat për ruajtjen e minoriteteve religjoze,ata detyrohen të lenë shtëpite e tyre dhe të shpërngulen me dhunë prej andej”. Pavarësia e Shqipërisë shoqërohet e cunguar,një vit më vone, pra më 1913-ë sërisht me ndihmën e fuqive të mëdha Greqia shfrytëzon dobësimin dhe rënien e perandorisë Osmane,dhe kafshon territore të tjera shqiptare nën perandorinë Osmane siç ishte Çamëria dhe qarku i Janinës me rrethinat Kostur,Konice,Follorinë etj.Epiri “Çamëria” ishte pjesë e “Vilajetit të Janinës” një prej katër “Vilajeteve Shqiptare” nga më të rëndësishmit në Ballkan.Këto aneksime gjithësesi merrnin vlerë “Juridike” kur firmoseshin nga fuqitë e kohës, siç ishte “Traktati i Londres” . Pasohet me traktatin tjetër “Traktati i Athines” në mes Turqisë dhe Greqisë, të 14 nëntorit 1913 ” Neni 6-të Traktatit të Paqes,Obligonte Greqinë për të respektuar të drejtat pronesore dhe fetare të popullsive që mbeteshin nën juridiksionin e shtetit Grek”.Për të kaluar më tej në luftrat që do vijonin më pas, ” Traktati i Sevres” dhe ”Traktati i Lozanes” i dha të drejta pronësore dhe religjoze,popullsive që shpëtuan nga shkëmbimi,midis Turqisë dhe Greqisë,ku u bë një përpjekje për të quajtur popullsinë muslimane të Çamerise si popullsi turke, shumë çamë u imponuan apo u detyruan nga pala greke të emigronin për në Turqi,dhe anasjeltas,shumë shqiptarë ortodoksë të Turqisë të shpërnguleshin nga Turiqa për në Greqi si grekë,për fat të mirë,përfaqësuesi grek Kaklamanos,dhe ai turk Riza Nuri deklaruan,“se banorëve Shqiptarë të Turqisë dhe të Greqisë do të përjashtoheshin nga marrveshja e shkëmbimit ”edhe pse ishte tepër vonë,një pjesë jo e vogël ishin shkëmbyer. Shumica e Çamëve ia doli të fitonte këtë betejë fal ndërhyrjes dhe presionit të shtetit shqiptar duke deklaruar se çamët ishin shqiptarë autoktonë,por mos harrojme,kjo nuk mjaftonte,shteti shqiptarë i kujton shtetit grekë se do të aplikoheshin të njëjtat masa edhe për minoritetin grekë në shqipëri, ka të dhëna që edhe qeveria Turke i bëri po të njëjtin presion Greqisë,nëse ajo do shkëmbente dhe depërtonte muslimanet e Trakës për në Turqi,do përfshiheshin në shkëmbim edhe grekët e Stambollit. Kuptohet qartë përse grekët nuk tentuan më tej,për ta ishte shumë e rëndësishme dhe simbolike qëndrimi i popullsisë greke në Kostandinopol.Sakaq sipas raportit të“Komisionit Evropian për Ligj e Demokraci “në “Këshillin e Evropes” pas negociatash të gjata në komisionin miks “Më 19/1/1923 përfaqsuesi grek Kaklamanos deklarron se askush nga shqiptarët e Epirit nuk do të dëbohet,dhe premton publikisht se Çamët nuk do ishin kontigjent shkembimi midis Turqise dhe Greqise”. Edhe pse Greqia sanksionohej të njihte minoritetet dhe trashëgimnitë e tyre religjoze, të cilat nuk ishin të pakta,si Shkollat,Medresetë,Xhamiat,Tyrbet,Teqetë,Kullat e kështjellat me stil të veçantë arkitekturor, apo pazaret e çarshitë karakteriske plotë e përplotë me dyqane,ku për fat të keq tashmë i kanë zaptuar me pa të drejtë njerëz të ardhur,pa indentitet. Aspak nuk po respektoheshin të drejtat e popullsive me statusin e “pakicave etnike”,si psh:Çamët,Armenët,Sllavo-Maqedonasit,Turqit,Hebrenjtë,Arvanitasit etj,edhe pse këto popullsi gëzonin statusin e qytetarit të barabartë dhe të lirë,pra automatikisht Çamët përfitonin dy statuse të munguara,statusin etnik dhe atë religjoz i siguruar nga Traktati i Sevrës dhe ai i Lozanes.Prej 1923-shit e deri në fillimin e luftës dytë botërore,qeveria greke filloi me reforma agrare,kinse vetëm për zonën e Epirit ku dihej historikisht që banohej me shqiptarë,në kundërshtim me çdo konventë të nënshkuar prej saj,ajo shfrytëzon sërisht epërsinë dhe dhunon popullatën e pambrojtur çame,me pretekse të paqëna,duke u sekuestruar pronat e pa tjetërsueshme ”Vakf-Trashgues” që do i kishte zili çdo qytetar grek,për nga rregullsia e vërtetësia që buronte brez pas brezi,nga koha e Bizantit ,ku shumë “Familje të mëdha Çame” ruajnë pemën ”gjenalogjike” familjare deri në 20-të breza.Mbarimi i luftës dytë botërore më 1944-ën do kulmonte me dëbimin dhe largimin e shqiptarëve të Çamërisë duke ushtruar një genocid tejet barbar dhe i pa shoq,me moton tokat pranë kufirit duhen të popullohen vetëm me grekë,dhe duhen dëbuar pjestarët e etnive të tjera si rrezik për shtetin grek,sikundër na vranë fizikisht,ata dhunuan religjonin tonë,prishën monumentet e kultit,i katandisën në stalla bagëtish,vranë e masakruan pjestarë të klerit musliman,shpërdoruan e përdhosën Vakëfet dhe vendet e shenjta të religjionit tonë.Greqia i anashkalon këto traktate,edhe pse është e detyruar ti njohë ato,por ndoshta edhe ne jemi disi të plogësht dhe në gjumë,nuk po tregohemi aq aktiv sa duhet.Qeveritë greke me të njëjtat traktate,me të njëjtat Tapi-Hipotekore hedhin në gjyq shtetin Turk e i kërkojnë të zbatoj po të njëjtat marrveshje identike për pasuritë e grekërve në Stamboll,mandej po me të njëjtat Tapi-Hipotekore,kërkojnë pronat “Vakëf ” të Libanit, Egjiptit, Jeruzalemit, Turqisë e gjetkë.Standardi i dyfishtë dhe i papranueshëm përqafon mendësinë greke,kurse shqiptarëve e njëjta vlerë juridike u mohoet nga grekët,dhe për pronat e tyre ata u referohen traktateve në fjalë.Sikur mos mjaftohej me kaq,Greqia firmos edhe një tjetër traktat më 1947-ën “Traktati i Parisit” Këtu bëhet fjalë për të drejtat e qytetarëve me nënshtetësi greke që janë të një feje apo kombësie tjetër,ku sipas traktit të Parisit Nr 14,paragrafi 9,thuhet egzaktësisht se “Greqia obligohet dhe duhet të respektoj të drejtën e pronës të njohur në mënyrë ligjore nga organizmat ndërkombëtar”.Pra bëhet fjalë “edhe për nënshtetasit greke me kombësi shqiptare si popullsia Çame”Uroj të kem hedhur sadopak dritë në këtë hulumtim modest,i cili paraqet kalvarin historiko-juridik të shqiptarë të Çamërisë,ku kërkon dhe lufton në mënyrë qytetare,për të bërë të mundur kthimin në shtëpitë dhe vatrat e tyre shekullore…!
.
Rezoluta Çame nuk është kuti Pandore, ajo kërkon drejtësi njerëzore…!
NGA ERVIN FETAHU
Nuk po zgjatem tek mitologjia dhe historiku i “Kutisë së Pandorës “ ku simbolizohej izolimi i shumë të këqijave, e përpasojë njerëzit largoheshin për mos u ndeshur e përballur me problematikat që ajo mbarte në brendinë e saj. Jo më kot, po godas dhe kundërshtoj ashpër filozofinë dhe frikën e cila në kohën e shkuar, të largët apo të afërt,pra pak vite më parë,dukej sikur mbërthente e reflektonte në mendjen e një pjese të politikës, kjo nga mosdashja apo mosinformacioni këtë nuk mund ta di,por ama, di që i ka mbajtur këta politikanë konfuzë dhe të paqartë, duke mos votuar herën e parë,pra ne vitin 2004 prezencën e rezolutës së shqiptarëve të Çamërise, të drejtën e popullatës çame,e cila kërkonte një zë të fortë dhe unanim të institucionit më të lartë të vendit tonë,siç ishte “Parlamenti Shqiptar”. Sot mesa duket jemi në kushte tjera,të cilat na favorizojnë në çdo aspekt duke mos e çuar ne mendje të kundërtën. Rezoluta nuk është asgjë më tepër se një e drejtë njerëzore e humane, e cila simbolizon solidaritetin kombëtar ndaj kësaj popullate martire.Boll të shfeltojmë pak historinë do të vërejmë se shqiptarët e Çamërisë janë një nga unazat dhe hallkat më të forta të kollonës vertebrale të kombit shqiptar.Po na soset durimi,kemi gati 70 vjet në “truallin amë” ku kërkojme dorën e ndihmës dhe solidaritetit për hallin tonë madhorë, dhe asnjëherë nuk kemi parë një angazhim seriozë zyrtar, ashtu siç i ka hije shtetit shqiptarë,për këtë popullësi të dëbuar e përndjekur nga vatrat e tyre shumëshekullore.Koha nuk pret më, çështja çame duhet konsideruar si melhemi e balsami i marrdhënieve midis dy shteteve fqinj. Ajo synon drejtësi dhe ura bashkëpunimi të cilat më shumë se kurrë na lypen “Sot” dhe vetëm sot. Marrdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërise medomosdo duhet të kalojnë nga kjo çështje,e cila që në gjenezën e saj ka okupuar dhe angazhuar faktorin kombëtar dhe atë ndërkombetar si një nyje gordiane, ku direktë apo indirektë terhqite vëmendjen e kancelarive dhe diplomacive të huaja. Kurrësesi nuk mund ta lemë në harresë këtë amanet, nuk mund ta lejojmë pa e trajtuar në gjithë specifikat që ai mbart.Këto 20-të vite tranzicioni disi të stërgjatur të vendit tonë,”kauza çame” ka ndjekur një sërë zhvillimesh, të cilat për të qenë të sinqertë kane qenë disi te ngadalta, me gjithe dëshiren e komunitetit tonë për të ecur më shpejtë drejt përmbushjes së ketij amaneti.Por ama,sot jemi në një çast të volitshëm,si asnjëherë nuk kemi pasur në parlament dy deputetë përfaqësues të kauzës tonë,dhe ja tek erdhi ora ku rezoluta të parashtrohet dhe paraqitet për votim tek 140-të deputët e parlamentit shqiptar.Opinioni publik ka vite e vite që është i përgatitur për këtë rezolutë,sepse mundi dhe sakrifica e shqiptarëve të Çamërise dhe bashke me ta edhe shqiptarët e tjerë patriot orientoheshin drejt këtij synimi,patjetër një nga këto objektiva madhore ishte votimi I rezolutës në kuvendin e shqipërisë. Pra pikërisht ngritja dhe propozimi në grup ekspertësh të hartonte me kujdes gjithë pikat kruciale,dhe më pas ta dorëzonte në parlamentin shqiptar për votim.Mendoj se jemi në limitet e kohës,s’kemi pse vonohemi,s’kemi pse druhemi, të gjithë ata që sadopak marrin vesh nga e drejta ndërkombëtare e dine fare mirë se sa shumë organizma ndërkombëtare që merren me të drejtat e minoriteteve si objekt studimi,ku “popullata çame autoktone” zë një vendë specifik ,si trajtimi i të drejtave dhe identiteteve etniko-religjoze, ku shumë katedra të fakulteteve si Harvardi, Oksfordi apo Miçigani, trajtojnë në mënyrë të hollësishme,në publikimet e tyre të drejtën e shqiptarëve të Çamërisë, në aspektin të drejtave që derivojnë si grup etniko-lingual dhe religjoz që burojnë prej qindra e mijëra vjetësh. S’ ka se si mos të angazhohet seriozisht parlamenti ynë, kur kjo çështje është tashmë trend i kohës,ku për më teper që e ka edhe detyrim kushtetues të merret me problemin madhorë dhe plagën e hapur të shqiptarëve Çam. Jam i bindur se çështja çame do të jetë një precedent pozitiv për të zgjidhur shumë çështje të mbetura pezull midis Shqiperisë dhe Greqisë,të cilat janë gangrenë për vetë shtetin grek,siç mund të jetë një nga këto probleme të shumta edhe çështja e pronës ku bashkë me shqiptarët e Çamërisë përfshihen edhe shumë shqiptarë të Shqipërisë. Ku dihet fare mirë se të drejtat pronësore të shqiptarëve e kalojnë territorin e Çamërisë,pra ato zgjaten në shumë territore të tjera si Thesalia, Selaniku, Kavalla, Traka e gjetkë, dhe këtu nuk po flasim për kuptimin e rëndomtë të pronës,por për shenjtërinë që ka trualli jonë,po flasim për mijëra vjet autoktoni të cilat janë të shoqëruara me vula të arta si “krisovule apo tapi” me një gjenalogji që të mahnit për nga saktësia,dhe këto i njeh e drejta jonë historike,i njeh e drejta ligjore,i njeh tradita dhe kultura jonë e pasur. Një tregues optimist është edhe një debat i kahershëm midis shtetit Turk dhe atij Grek për rikthimin e objekteve pronësore,individuale,religjoze dhe kulturore respektivisht të nënshtetasve të dy vendeve. As më shumë e as më pak shteti jonë duhet të fillojë nga ketu e të kërkojë në mënyrë aktive dhe dinamike,me anë të pikave të arsyeshme që përmban ky projekt-rezolutë,me pak fjalë gjithë ato çka na takojnë nga trashëgimia jonë dhe asgjë më shumë.Rezoluta do angazhonte shtetin tonë që në çdo takim bilateral, me ngritjen e një komisioni dypalësh ku të diskutohej për pikat që parashtrohen brenda saj,e jo ta lejë çështjen çame si përmendje sporadike me gjysëm zëri të mekur.Nëse Greqia pretendon se është vend me qasje europiane,i takon të distancohet nga masakrat e ushtruara mbi ne gjatë fillimshekullit të kaluar,pse jo dhe një falje publike,shembuj ndjese kemi plot,Gjermania ka kërkuar falje për shfarrosje ndaj Hebrenjve,poashtu Izraeli kërkoi ndjese ndaj shtetit Turk,dhe kjo jo shumë,por pak ditë më pare për maskren e anijes humanitare drejt Rripit të Gazës, pra ndjesa nuk është gjë tjetër veçse një xhest fisnikërie. Kthimi i gjithë të drejtave “legale” pronësore, kulturore dhe religjoze, të cilat janë të shumta në numër e në vlerë , patjetër do të na bënte ti shikonim gjërat me sy optimist.Do doja të cekja shkurtimisht disa monumente muzeale, që na bëjnë të ndihemi krenar,edhe pse ka shumë herë më shumë se kaq,por po e filloj me kishën e prijësit legjendar “Gjin Bue Shpata”,e cila ndodhet në Filipjadhe,dhe druhem ta them,por me ato çka kam lexuar ajo gjendet në kushte mjerane. Duke kaluar më pas tek xhamia muze e “Asllan Pashës” në Janinë, varrin e “Ali Pashë Tepelenës” sërisht në Janinë,dhe pa harruar gjimnazin “Zosimea” ku prej tij kanë dalë një pjese e mirë e korithejve të rilindjes kombëtare.I bindur dhe me keqardhje theme, se zyrtarisht asnjë nga shtetarët tanë nuk i ka vizituar këto monumente trashëgimie, për mos përmendur më tej pazaret,çarshitë,kullat,xhamitë,teqetë dhe tyrbet e shumta.Ndërsa nga pala tjetër dhe kur nuk ka gjë për të vizituar,modoemos shpikin diçka. E pra këto janë pjesë e identitetit tone kombëtar,e kush tjetër veç nesh do kujdeset dhe interesohet për këto vepra të rralla monumentale qe i kanë rezistuar shekujve.Sot më shume se kurrë jemi ne epokën e teknologjisë së shpejtë informative,ku çdo studiues që dëshiron të hulumtojë për çështjen çame e ka gjithë mundësinë e informacionit, dhe aty shikon fare lehtë se sa shumë është përmendur kjo çështje në librat e autorëve dhe studiuesve të huaj, saqë me vete pëshpërit e thua,sa pak paskam ditur për Çamërinë…! Në informacionet e mia,janë gati më shumë se 300 libra dhe autor të huaj,ku dikush direkt e dikush indirekt,apo diku në mënyrë tangente kanë trajtuar gjurmët që ka kaluar çështja çame në gjithë dimensionet e saj historike,etnike,religjoze,diplomatike,humane dhe mbi te gjitha si nje popullatë e vuajtur,me një spastrim etnik nga më të egrit në gadishulin e Ballkanit.Nuk arrij dot ta kuptoj “Akademinë e shkencave të Shqipërisë” heshtje totale, asnjë reagim zyrtar prej saj për këtë çështje kaq patriote dhe sensitive.Ndaj klasa jonë politike duhet të jetë krenare dhe e privilegjuar që në këtë legjislacion u hidhet për votim në tavolinat e tyre kjo rezolute fisnike,që bart mbi vete çelësat e miqësisë së mirë mes dy vendeve duke parë nga e ardhmja dhe njëkohësisht mos harruar të shkuarën,duke falur dhe jo duke urryer, ndërkohë të gjitha këto bëjnë pjesë në kuadrin e të drejtave dhe lirive të njeriut.Dhe nëse ka një popullësi shqiptare qe “de juro” është në bashkimin europian,ajo sigurisht ështe popullësia çame…!
SHQIPERIA 100 VJET PAVARESI, ÇAMERIA 99 VJET ROBERI
NGA ERVIN FETAHU/
“Supozohet se fantashkenca po mundëson ëndrrën e kahershme të njerëzmit,depërtimin në të shkuarën e ngjarjeve duke jetuar të tashmen,duket paksa joreale,por njeriu e ka seriozisht këtë tentativë,novacionet dhe shpikjet e mëparshme i mbushin mendjen njeriut se mund tia dalë të ndërtojë një satelit eksplorues e zhbirilues të hapesirës yjore, ky satelit nuk përngjan me satelitët e tjerë,është disi ndryshe,ai rrëket të thithi valë hapsinore duke tentuar të takoj një yll fotograf “Yllin memorizues”, i cili ka për funksion regjistrimin e së tashmes e cila kthehet në të shkuar, pra në të gjitha dimensionet,edhe pse ky yll ndodhe mijëra vite drite larg nesh,ai afron objektivin,e me lehtësi të madhe,na regjistron në detaj. Madje edhe “N.A.S.A” bashkë me gjigandin “Google Earth” kur lëshojnë satelitët e tyre regjistrues në hapësirë,domosdo këtë yll do të kenë kopjuar. Ndoshta nuk do të jetë e largët dita kur ai të dëshmoj,po po,jam i bindur se një ditë e kaluara jonë do paraqitet si dëshmitare e asaj çka mendja e gjymtyrët tanë kanë vepruar, do të na zëri rrugën e do të na thojë hej ti, hej ju…! shikoni me sytë tuaj njgjarjet e moteve të shkuar,e bashkë me to,do të rrefehen të vertetat…!”
E nisa kështu jo më kot,dëshiroj të ndalem pak,e të vlerësoj memorien, pa të cilën s do kishim trashëgimi,e jo vetëm kaq,por ajo rivalizon gjithë shqisat e marra sëbashku.Madje,siç do gjë në këtë ruzull,edhe ajo ka një armik e antagonist të fortë,dualizon e ndeshet me të, “harresa dhe kujtesa”,armike të vjetra së njëra tjetrës,betejë e hershme sa vetë njerëzimi.Madje në civilizimet e popujve të lindjes,njeriu etiketohej me cilësinë predominante të tij “Harrues”, rreziku qëndron gjetkë,nëse harron,patjetër që mohon.Kujtesa shpesh herë të zgjat jetën,ajo mundëson të jetosh në dy kohë,të ngacmon nostalgjitë e së kaluares,por ama,jo pak herë gërvisht plagë të zëna kore nga e shkuara,mund të themi që të dyja janë një mrekulli,lum ai që i menaxhon.Popujt e kombet e ndryshëm,edhe pse e dinë fare mirë se harresa është veti njerëzore,kjo nuk i ka penguar të marrin masa,e të kacavirren në trungun e kujtesës duke vjelë në degët e saj memorien e tyre histroike,duke e shtrydhur fort e fort,e kështu lëngu i dalë prej saj shndërrohet në melhem,bëhet mësim e përvojë për të ardhmen.
Shqipëtarët duke qenë qytetarë të kësaj bote,normalisht janë antarë të familjes madhe njërëzore,e ndarë në fise e fara,popuj e kombe, edhe ne na takon të kemi pozicionin tonë historik,po vallë, deri në ç’masë po e shtrydhim frutin e memories…!Shekulli që po përcjellim,pra jo ai kalendarik,por shekulli historik i joni,duket se atribuohen shumë fatkeqësi të,dhimbje,përpjekje e mundime,pse jo,edhe arritje, evenimente e ngjarje historike,ku vlen të veçojmë pavarësinë e Kosovës,realizimin e disa të drejtave të kufizuara tek shqiptarët e Malit të Zi e Maqedonisë e gjetkë,dhe ja tek jemi në jubileun e “100-vjetorit” të pavarësisë,ku u vunë gurët e parë të themelimit të shtetit shqipëtar.Pikërisht ky vit,ekzaktësisht ky muaj,kulmon ëndrën e kahershme,sakrificën e burrave dhe grave të këtij vendi për të arritur ditën madhështore,pra “ 100 vjet shtet ”.Fillimisht,si shqiptar i Çamërisë,më takon tia uroj vetes sime këtë pavarësi,e më pas gjithë kombit tim.Mos harrojmë se shumë popuj në botë kanë sakrifikuar dhe ende nuk kanë një shtet të tyren,ndaj ne si shqipëtarë duhet të falenderojmë të madhin Zot,që bëri të mundur të kemi “shtëpizën tonë të vogël”,por të madhe në shpirt,ku mblidhen gjithë shqiptarët anë e kënd,dhe kjo është “Shqipëria jonë”.E si mund të mos cekim rolin e shqiptarëve të Kosovës e Çamërisë,ku fronti i parë i betejave ishin këto dy treva martire,ku ranë dëshmorët e parë të kësaj Shqipërie që gëzojmë sot.Pak më lart në mënyrë simbolike përmenda “shtëpizën tonë të vogël”,themë kështu,sepse shumë bukur mund të kishim shtëpinë e vërtetë shumë herë më të madhe,por siduket gërshërët e fqinjve ishin goxha të mprehta,shqiponjës ia prenë krahët. Ç’kërkonin shqiptarët,ata kurrë nuk i hynë në hak askujt ? normal që ata nuk kërkonin asgjë më shumë sesa hallallin që u takonte,atë që mijëra vjet u ka takuar.U sakrifikuan trojet më të mbegata e më strategjike,e kështu ngeli “shtëpiza e vogël me zemër të madhe”.Ky vit jubile na bënë disi më të fortë,jemi antarsuar në “N.A.T.O”,kandidat për në “B.E”,rrëzuam komunizmin,po luftojmë ende me komplekset e së kaluarës,e kështu me rradhë po kalojmë tranicionin e gjatë.Nëse për një çast meditojmë pak më thellë,do të shohim që rrugës na ka ngelur ende shumë obligime e detyra pa mbaruar,e nëse nuk i bëjmë ato,atëher brezat pasonjës do hakmerren ndaj nesh,ndoshta do të na harrojnë,ndoshta do të na abandonojnë,ndoshta mallkim i madhë do bjerë mbi ne…! Në fund të fundit detyrat duhen ndarë,e më pas bashkëveprojnë të koordinuara,psh shqiptarët e Çamërise festojnë këtë pavarësi të atdheut tyre në dy realitete, njëri sy i shndrin, i qeshur nga gëzimi,teksa tjetri,vajtonjës me ligje,e brejtur me mallë Çamërie.Nuk jam emocional,por deri tani kjo hise na ka rënë pë pjesë.Astrologët e vlersojnë shumë renditjen e yjeve,ndoshta edhe ata janë dëshmitar prej andej larg,ekunoksi vjeshtar,ku cikli plot “99” vjet po na largohet,ky numër mesa duket paska goxha simbolikë,ndoshta i merr me vete brengat tona,ku dimret e acarta kthehen në pranvera, ku vatani ynë i marrë peng kthehet tek të zotët,të cilët janë flakur e dëbuar në shurdhërine e miopinë e atyre që “drejtësi vendosin”.Shekull i çuditshëm,ritmi i dhe dinamizmi i këtij 100-vjeçari ia ka kaluar mijëra viteve sëbashku.Veçse shqiptarët e Çamërisë në planin individual kanë arritur të kapin kohën,por në planin e tyre historik të mbetur në periferinë e shoqërisë,s’mund të shijojnin sukseset dhe inovacionet e politikës,ekonomisë,diplomacisë etj.Të gjitha këto që sapo përmenda i kanë pas kundra,për mos mjaftuar me kaq,ata kanë pësuar mbi shpinë presionin dhe trysninë e makinës luftarake kriminale të barbarëve dhe forcave të errta grekë,që mbi ta ushtruan genocid të pa shoq.Treçereku i këtij shekulli e mbajti botën mbërthyer me dy luftra shkatërruese,krijoi drama e tragjedi,fatkeqesisht la shumë pak hapesirë të viheshin në vendë të drejtat e mungura,e për pasojë po dëshmojmë 99-të vite mërguar e malluar,me shpresën se patjetër do të ketë zgjidhje për ne,përderisa ka Zot,përderisa ka memorie,përderisa ka ende lapës e letër, e përderisa ka “Gen të fortë”,zgjidhja është tek pragu i derës,pak nuhatje,pak durim dhe ne do ta shohim veten protagonist të zgjidhjes.Dikush,ndoshta me të drejtë mund të mendojë se drama juaj nuk mund të jetë e vetmja,qoftë brenda kombit shqiptarë,qoftë edhe në kombe të tjerë,pra pse duhet ta përjetojmë,e të ndihemi kaq të lenduar…! Sigurisht,nuk është hera e parë ku tokat shqiptare robërohen,ato kanë njohur pushtime e robërime prej Romakëve, Bizantinëve,Sllavëve,Venedikasve,Otomanëve etj, pse pikërisht duhet të ketë ndryshim dhe të jetë më e dhimbëshme kjo robëri nga ato të mëparshmet?! S’do shumë mend të dashur miq,në pushtime ka vrasje,masakra,ka edhe grabitje e dhunime,por ama,askush më parë nuk mundi ta zbrazte Çamërinë nga popullësia e saj autoktone,askush nuk e zhbëri fisnikërinë,askush nuk prishi kultet,askush nuk ndaloi të flitej shqip aty,askush nuk arriti të pengonte kulturën,vallet dhe etnografinë tonë,askush nuk eksperimentoi me “ADN” tonë,pra ne ishim kollonë vertebrale e Çamërisë.Nuk lejuam askënd të na nëpërkëmbte,e as kemi ndërmend të lejojmë shtetin “uzurpatoro-modern”grek.Nuk mund të shtyhet duke vazhduar akoma me pengmarrje,s’mund të zhurisi dot nderin tonë. Këtij 100-të vjeçari po i vjen fundi,komshiu ynë jugor po e kupton rëndësinë e një zgjidhje për çështjen çame e të transaksioneve tona ligjore e legale,këtë ia imponon vetvetiu koha, veriu i Greqisë ka vite që ka ngecur në një ngërç ekonomik,s’mund të ketë investime në tokat e tjetër kujt,ndaj të bëjmë thirje ty o Greqi,që vetë na ke regjistruar si nënshtetasit e tu, bëhu realiste,mjaft më me tokat tona nën sqetull…! bëhu pak koherente,çdo gjë e ka një limit e një hark kohor.Jemi në një kurs të ri botëror,i cili krijon mundësi e hapësira për rregulla e situata të reja gjeostrategjike,ku çdo 100-të vjet prodhohen e dalin personalitete që marrin popujt prej dore e u tregojnë atyre rrugët e së ardhmes.Sigurisht,edhe për ne shqiptaret,do ketë gjenerata të cilat do drejtojnë vendin drejt aspiratave të drejta e sublime,ndaj duhet të shpresojmë…! Pas rrebesheve,qielli kthjellohet e dielli ndrin i bukur si dikur. Pyetja shtrohet se si do tia dalim të rikthejmë atë që ky 100-të vjeçarë na e rrëmbeu prej duarve,e na la jetim në mes të udhëkryqeve të kohës.Shpresën e parë duket se na e dhuron koha,ajo na divorcoi nga ky shekull,duke na përcjellë tek pasuesi i tij,që kurrësesi nuk do i ngjasoj pararendësit.Ndodhur në realitete krejt të ndryshme,ku bota nuk i ka hasur më pare,në kriza monetare,ku xhepa e rripa konfliktesh ziejnë ngado,korridoret ku kombi unë është i ngulur prej mijëra vjetësh, mundësojne një rol predominant në rajon,pra shqiptarët do rikonfigurohen edhe njëherë Arkontët (Zotërit) e korridoreve lindje-perëndim,pra do riaktivzojnë zanatin e vjetër,atë të posedimit të rrugëve ekonomike,ku prekin akset më të rëndësishme të rajonit e më gjerë, patjetër që ne shqiptarët e Çamërisë kemi hipotekuar asetet tona , në hapësirat ujore e tokësore të Epirit.Shqiptarëve të Çamërisë u duhet rizgjuar disi nervi,nuk mund të jesh aktiv nga boksit të televizionit apo kompjuterit,nuk mund ta prekësh lindjen e perëndimin thjesht duke qenë vëzhgues apo tifoz.Normal,kjo situate sjell disi konfuzion,por s mund të jemi thjesht poseduesit e fjalëve të ngrohta.Duhet ritëm e kurajo për sfidat që na presin,normal,nuk do të jenë edhe aq të lehta, pa një projekt dhe platformë mbarëkombëtare. Mënyra e vetme e reformimit të kauzës tonë është unifikimi dhe dakortësia e mendimeve të pjakura,por edhe larmia e tyre nuk na bënë dëm.Vjelja dhe gjetja e burimeve humane,ku këto dy dekada shihet qartë se kanë ndihmuar në një produkt cilësor të kapaciteteve intelektuale e drejtuese të komunitetit Çamë,do ishte adekuate.Po perse vallë,duhet një rizgjim,përse novojitet një subkoshiencë…? është fare e thjeshtë,fëmija nëse nuk qan,nëna nuk i jep të pijë, bota e madhe nuk dëgjon nëse nuk e ngremë zërin,të drejtat nëse nuk kërkohen, nuk realizohen,dhe për pasojë vdesin kauzat e bashkë me to edhe zotërit e tyre. Për të evidentuar anë pozitive përherë ka vend,aspak nuk është se kemi qëndruar në vendë numëro,nga një organizim qytetar,pra Shoqatë Atdhetare Patriotike Çamëria,me pak vonesë,por gjithësesi kaluam në një platformë të mirëfilltë politike,kemi tashmë një parti që e krijuam me mund e me djersë,pra partinë Drejtësi,Integrim dhe Unitet“P.D.I.U”.Shpeshherë na kap kriticizmi për ato çka veprojmë,por kjo s na pengon të vlerësojmë ato çka kemi arritur,në këto çaste duhet të mbështesim nismën për rezolutën Çame në parlament,zëri parlamentar është i domosdoshëm,askush nuk e mbron dot këtë kauzë më mirë se bijtë e saj.Ky vit gjithashtu është vit elektoral,çdo kush do mblidhet në kosheren e vet,ne na takon të koordinohemi tek kosherja jonë,tek kosherja e bletëve punëtore,nuk duhet të kemi filozofinë “mbush e mbush,e më pas vëri shkelmin”, nëse do presim degën ku kemi hipur,ne të parë do vritemi e lëndohemi,boll jemi lënduar nga ata që na dëbuan.Duke lexuar një thënie profetike e cila thotë,”punët gjykohen nga qëllimi që ke në to” të gjykojmë qëllimet është pak e vështirë,duhet pak kohë,ne nuk posedojmë të fshehtat e zemrave,ndaj koha është gjykuesi më i drejtë.Në mbyllje i uroj edhe njëherë kombit shqiptarë këtë 100-vjetor,jetë të gjatë sa malet e Shqipërisë…!
STATUSI LEGAL I PRONAVE ÇAME DHE TRAKTATET QË I MBROJNË ATO
nga Ervin FETAHU/
Ne foto: Tapi Osmane e lëshuar në Çamëri/