• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

30 Vjetori i gjeneratës së Plavë Gucisë

June 14, 2016 by dgreca

Nga Esad Gjonbalaj/New York/

Vitet po ikin shpejt por kujtimet shokëve të gjeneratës ringjallen serish duke u takuar pas 30 viteve të maturës. Gjenerata e jonë nga Plave Gucia e dëshmoj se koha kalon por kujtimet e bukura të femërisë tonë ende janë të fuqishme dhe të pa harrueshme në mesin shoqërisë së kohës së gjeneratës që ne i përkasim.

Mbrëmë në ambientet e lokalit Sapori në White Plains, NY pronë e vëllezërve Selman dhe Skënder Balidemaj u mbajt një takim që do të mbetet për një kohe të gjat në kujtimet shokëve dhe shoqeve të gjeneratës tonë.

Bashkimi i shokëve dhe shoqeve të gjeneratës u be po sikur e bënim dikur ne vendlindje, në oborret e shkollave tona, aty pastaj po sikur ishim në vendlindje dhe të vegjël posa ra zilja e shkollës  hymë të gjithë  të bere në rresht për dy dhe kështu stimuluam kujtimet e femërisë të një ore të rregullt “orë kujdestarie”.

Posa u ulem si dikur në bankat shkollore dhe me fletore në dorë filluam “orën e kujdestarisë”.

Të gjithë të shtangur nga malli i kohës dhe emocionet e një ribashkimi pas një kohe kaq të gjat filluam orën e kujdestarisë.

Arsimtar të klasës e kishim shokun tonë te gjeneratës Vesel Qosaj i cili posa hyri në “klasë” që te gjithë u ngritëm në këmbë dhe e përshëndesim. Në përshëndetje e tij  Veseli shprehi kënaqësinë e Ribashkimit tonë dhe fjalën ia dhe “kujdestares së klasës” shoqes tonë Hatmane Prelvukaje cila theksoj se sot fatkeqësisht të dashur shoqe dhe shokë në mesin tone na mungojnë dhe janë shuar nga jeta shokët dhe shoqe të gjeneratës, për te cilët ne mbajtëm një minutë heshtje për të nderuar ata që na mungojnë  por edhe shprehur mallin tonë të thell qe ndiejmë për mungesën e tyre sonte. Ora e stimuluar e mësimit vazhdoj me fjalimin e “kryetarit të kasës” Esad Gjonbalaj i cili theksoj se meritat për këtë mbrëmje u takojnë ju të gjithëve që kjo natë të jetë kaq madhështore me pjesëmarrjen e 33 shoqeve dhe shokëve të gjeneratës.

Pastaj ne të gjithë shprehem respektin dhe mburrjen tone për shokët e gjeneratës, luftëtaret e lirisë Sadri Mehaj dhe Deme Hasangjekaj të cilët me veprën e tyre të atdhedashurisë nderuan Plave Gucinë por edhe tërë gjeneratën tonë.

Kolë Camaj theksoj se kjo mbrëmje duhet të shndërrohet në diçka tradicionale sepse vitet po ikin e ne duhet të takohemi sërish por duke marr edhe familjet tona në këso mbrëmjesh të kësaj natyre.

Kjo mbrëmje ishte një gërshetim malli , një gërshetim kujtimesh, kjo mbrëmje dëshmoj se  edhe pse vitet dhe koha bëjnë të veten ne plavë-guciasit kemi ngrohtësinë e sinqert njerëzore dhe vëllazërore te ruajtur  dhe kalitur thell ne sinqeritetin malësorëve dhe ma malësoreve te Plave Gucisë.

Po kjo mbrëmje nuk përfundoj pa dëshmuar edhe humanizmin dhe solidaritetin me dy shokët e gjeneratës qe sot jetojnë ne vendlindje te cilëve ne ua tubuam nga $1000 për shoq, para këto qe do ua dërgojmë së shpejti si dhuratë nga ne në mërgim për ata qe qëndrojnë ne vendlindjet tona.

New York.12 Qershor 2016

Filed Under: Komente Tagged With: 30 vjetori, Esad Gjonbalaj, i gjeneratës, së Plavë Gucisë

ISTITUCIONET KOMUNALE TË PLAVËS MIRËPRESIN FERRAJT

May 10, 2016 by dgreca

Të shtunën në Plavë kryetari i Kuvendit Komunal të Plavës zt Orhan Shamanoviqi priti në një takim pjesëtaret e familjes Ferri që  jetojnë në Prishtinë : Akademik  Rexhep Ferri, Dr. Naser Ferri, ekonomist Arben Ferri, dhe Bind Ferri student i shkencave kompjuterike (djali i dr Naserit).   Takimi kaloj në një atmosferë të ngrohtë dhe u vendosen kontakte direkte  dhe të ndërsjella në mes familjes Ferri dhe organeve komunale të  Plavës  dhe njëkohësisht  u bashkëbisedua lidhur me rolin dhe peshën historike që ka familja Ferri për Plavë Gucinë si tërësi. Pastaj së bashku dhe me shoqërimin e kryetarit te  Kuvendit Komunal të Plavës zt Orhan Shamanoviq  shkuan për të bërë homazhe tek varri i heroit Kombëtar Jakup Ferrit.

Më këtë rast u konkludua se, fatkeqësisht, gjer më tani varri i kryetrimit te Plave Gucisë është neglizhuar por u dakorduan që për momentin do të bëhët  vendosja e gurëve identifikues tek varri i Jakup Ferrit, pastaj në një të ardhme të afërt shpresojmë të bëhët një zgjedhje adekuate për rregullimin e varrit dhe të ngritjës së një monumenti të merituar.

Pjesëtaret e familjës Ferri u ndan ta kënaqur nga takimi me zt Shahmanoviqin dhe me mikpritjen dhe premtimet që i bëri ai.(E dergoi per Diellin:Esad Gjonbalaj)

Filed Under: Komente Tagged With: Esad Gjonbalaj, Ferrajt mirepriten, nga institucionet

HISTORIA E NJË KRYENGRITJE NË PLAVË GUCI “DJEMTË E BESËS”

April 27, 2016 by dgreca

33 vjetori i  burgosjes  së pjesëtarëve  të grupit »Besa« në Plavë Guci/

NGA ESAD GJONBALAJ/

Gjatë historisë kurrë nuk është shuar flakadani i atdhetareve te paepur për lirinë e kombit shqiptar, flakadani  i atyre që fatet e jetës  ia dhuruan atdheut . Pas demonstratave të vitit 1981 që u zhvilluan në Kosovë aspekti kombëtar në tërë hapësirat e ish-Jugosllavisë mori hov dhe gjallëri duke  ndritur kështu mendjet e shqiptarëve se duhet të i dilet zot kombit dhe atdheut për të parandaluar asimilimin, shkeljen dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të shqiptarëve etnik të copëtuar në disa republika të ish-Jugosllavisë .

Në Plavë Guci rinia studentore e trevës tonë që asokohe studionte  në Kosovë barte në vendlindje frymën kombëtare dhe krenarinë e të qënunit shqiptar. Asimilimi i shqiptareve në Plave Guci ne këtë kohë kishte marr hov të paparë, agjentet dhe spiunet e UDB-së me bashkëpunëtoret e tyre shqipfolës përbuznin dhe nëpërkëmbnin çdo gjë që kishte të bënte me shqiptaret dhe shqiptarinë.  Nën dirigjimin dhe bekimin e shtetit mbillej urrejtja ndaj shqiptarëve dhe atdhetareve të mirëfillte, në bjeshkët tona këndoheshin  këngë anti shqiptare në gjuhe sllave: “shoku Tito na jep pushkët se kanë ngritur shqiptarët hundët, na janë ngopur me bukë të bardhë e tani donë Skënderbeun me e ringjall”.

Presioni ishte i madhe ndaj çdo gjëje shqiptare, burgosjet kishin filluar: Demë Ulaj arrestohet dhe dënohet me 5 vite burgim,  Ajshe Gjonbalaj 13 vite burgim dhe Beqir Gjonbalaj, 2 vite burgim, Ajshja dhe Beqiri motër dhe vëlla, vuthjan por ishin dënuar ne Kosovë.  Ndalesa  dhe pengesa institucionale në çdo aspekt të jetës, mirëpo edhe gjallëria dhe atdhetaria e atdhetarëve vetëm se shtohëshin dhe forcoheshin duke e parë këtë dhune sistematike të shtetit. Mirëpo rinia malësore e kohës  që  rritej me ndjenja të pastërta  kombëtare në Plavë Guci kishte vendosur që ndaj këtij terrori shtetëror të UDB-së dhe kuislingëve shqipfolës të përgjigjet me një kryengritje të armatosur  duke atakuar drejtpërdrejtë aparatin shtetëror dhe duke ua bërë me dije se ne shqiptaret e Plavë Gucisë nuk durojmë robërinë.

Përgatitjet për themelimin e grupit filluan që në dimrin e vitit 1983 në mes të iniciuesve të themelimit të grupit »Besa«, Tahir Smajli Prelvukaj dhe Esad Rexhep Gjonbalaj në një takim në qytetin e Gucisë ne gjysmëvjetorin  shkollor të vitit 1983 për tu finalizuar me themelimin e grupit »Besa« në pranverën e po këtij viti.

Misioni i grupit Besa ishte ndërmarrja e aksioneve të armatosura dhe likuidimi e kolaboracionisteve të pushtetit të uniformuar dhe të pa pauniformuar, kolaboracionist qe asokohe bënin terror ne familjet atdhetare në Plavë  Guci.

Iniciuesi i themelimit të grupit »Besa«, Tahir Smajl Prelvukaj po organizonte shokët e tij të lidhur rreth »Besës«  dhe fisnikërisë shqiptare, të bashkuar rreth flamurit dhe idealit të lart  kombëtar dhe tani në radhët e grupit Besa aktiv ishin edhe atdhetaret e devotshëm Sadri Mehaj,  Sadri Ahmetaj, Fadil Selimaj, Musë Selimaj, Burim Ahmetaj dhe Naim Selimaj  .

Në Plavë Guci pranvera erdhi përgatitjet kishin marr intensitet për fillimin e operacioneve të koordinuara të pjesëtareve te Grupit »Besa« që të gjithë nxënës të shkollës së mesme në Plavë.

Sipas planit ishte paraparë që grupi »Besa« do të vepronte në dy grupe: një grup gueril  që do të ishte aktiv në male dhe tjetri logjistik që do punonte në furnizim dhe në mbledhje informacionesh. Përgatitjet e duhura ishin bërë dhe një pjesë e grupit kishte aktivitetet në teren për përgatitjen e veprimeve  të duhura të planifikuara,  kuptohet me arsenalin e armatimit dhe potencialin njerëzor e material që kishin në dispozicion.

Me 28 Prill të vitit 1983 disa pjesëtar të grupit aktiv »Besa«, në këtë përbërje Tahir Prelvukaj, Sadri Mehaj, Sadri Ahmetaj dhe Burim Ahmetaj ishin duke  vëzhguar në hyrje të  fshatit Vuthaj në vendin e quajtur Shtrejt përbri Rrethit të Bagëtisë, ata me vete  kishin edhe një pjesë të armatimit që posedonin. Atë dite të 28 prillit, ditë e enjte në Vuthaj kishin dal për të shëtitur një grup nxënësish eserbo-malazias te gjimnazit te Plavës  që po këndonin këngë për Titon dhe këngë antishqiptare duke kaluar nëper fshatin Vuthaj. Pjesëtaret e grupit »Besa« sapo kishin vërejtë grupin e nxënësve  serbo-malazias, te provokuar nga klithmat e këtyre këngëve sllave kishin dal nga pylli te armatosur dhe kishin filluar t’i legjitimojnë ata, duke u bere te ditur njëkohësisht se këngët e Serbisë dhe te Cernagores dhe të Titos nuk janë të lejuara në Vuthaj të Kelmendit, sepse kjo është toke e Shqipërisë. Me dhjetra nxënës në panik e sipër kishin ikur, disa madje kishin kërcyer ne lumin Gerla dhe ia kishin mbathur nga kishin ardhur kurse një e pjesë  e tyre kishin arritur të shkojnë në Guci dhe ta raportojnë   ngjarjen në polici.

Në vendngjarje ishte arrestuar Sadri Ahmetaj, ndërsa Sadri Mehaj e kishin arrestuar rreth orës 10 të mbrëmjes. Përafërsisht ne këtë kohë ishte  arrestuar edhe Burim Ahmetaj, ndërkaq gjatë natës pas një rrethimi të hekurt të Vuthajve u arrestua edhe Tahir Prelvukaj.

Po te njëjtën ditë në Plavë arrestohen edhe pjesëtaret e familjes Selimaj, Fadil Selimaj, Musë Selimaj dhe Naim Selimaj.

Me datën 30 Qershor 1983 Gjykata  Komunale e Bijello Polës në Mal të Zi kishte shpallë aktvendimin kundër Grupit »Besa« dhe i kishte dënuar të rinjtë shqiptar me burgime të gjata:

Tahir Prelvukaj, 16 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim

Sadri Ahmetaj, 15 vjeçar  ishte dënuar me 5 vite burgim

Fadil Selimaj, 21 vjeçar, ishte dënuar me 5 vite burgim

Burim Ahmetaj, 15 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim

Sadri Mehaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 3 vite burgim

Muse Selimaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 2 vite burgim

Naim Selimaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 4 muaj burgim

Është e  rëndësishme të thuhet se shumë pjesëtarë të grupit »Besa« nuk ishin dënuan dhe kishin shpëtuar nga burgosja e tyre, fal qëndresës stoik  të pjesëtareve të grupit për të mos i qitur shokët e tyre para organeve të UDB-së. Dhuna e tmerrshme që u përdor nga UDB-ja gjate hetuesisë  ndaj te rinjve tanë ishte e tmerrshme dhe e pa përshkueshme , pasojat e të cilës i vuajnë edhe sot pjesëtarët grupit BESA.

Të arrestuar asokohe dhe të marrë  ne pyetje nga UDB-a kanë qenë edhe këtë persona: Ramë Qerimi Gjonbalaj (gjyshi i Tahirit dhe babai i Ajshe dhe Beqir Gjonbalaj),  Xhavit Zeqiri Balidemaj, Agron Zeqiri Balidemaj. Në Prishtinë ishin arrestuar nga sigurimi shtetëror i Malit të Zi, Esad Rexhep Gjonbalaj dhe Faik Dini Gjonbalaj (shtetas  amerikan).

Shikuar sot nga këndvështrimi i kohës ndokush mund të thotë, vallë  si është e mundur që këta të mitur të marrin një guxim të tillë, për ndërmarrjen e këtyre veprimeve kaq të guximshme , për të menduar dhe vepruar aq larg , që të dërgon këtë nismë gjerë në një kryengritje të armatosur kundër një regjimi totalitar dhe antishqiptar, atëherë duhet analizuar shumë faktor, duke filluar nga familja, rrethi dhe periudha kohore e veprimit. Nismëtari i themelimit të grupit, Tahir Smajl Prelvukaj u rrit në prehërin e hallës së tij,  heroinës së gjallë Ajshe Ramë Gjonbalaj. Ajo kishte qenë frymëzimi dhe inspirimi i një lëvizjeje që do mbetet në analet e historisë së trevës tonë por edhe të guximit të paparë të rinisë dhe të gjeneratave të kohës në Plavë Guci.

Të gjithë pjesëtarët e grupit »Besa« rrjedhin nga familje të cilat historikisht ishin fole të atdhetarisë dhe të dëshmuara në krahinën e Plavë Gucisë  për veprimtari kombëtare. Vepra dhe guximi i tyre barte në vete trashëgiminë e gjeneve, virtyteve dhe  shpirtit luftarak të trevës tonë ,dhe ishte realizim i amanetit të te parëve për mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare. gjerë ne flijim.

Pas vuajtjes së dënimit në kazmatët serbo-sllave dhe daljes në burgun e madh e të ashtuquajtur “Liri”,   Jugosllavinë Titiste, për të  rinjtë tanë vazhdoj diskriminimi në çdo aspekt të jetës si nga UDB-a ashtu edhe nga kuislingët shqipfolës dhe spiunët e pa uniformuar të trevës tonë, të cilët i përbuznin pjesëtarët e grupi »Besa« duke i quajtur armiqë të shtetit Jugosllav dhe duke i diferencuar edhe në gazmende familjare,  sepse frikësoheshin këta te gjorë kolaboracionist  se mos po i dëmtojnë raportet dhe besnikërinë e tyre qe kishin  ndaj UDB-së dhe miqëve të tyre sllavë.

Mirëpo grupi »Besa« dhe pjesëtaret e tij për veprat që i bënë u çmuan dhe u vlerësuan lartë nga atdhetaret e mirëfilltë  dhe të dëshmuar të krahinës së Plavë Gucisë  e që fatmirësisht ne Plavë Guci janë me shumicë.

Filed Under: Histori Tagged With: “DJEMTË E BESËS”, Esad Gjonbalaj, HISTORIA E NJË KRYENGRITJE NË PLAVË GUCI

PLAVA BASHKON NYJET E FERRAJVE

April 5, 2016 by dgreca

Nga Esad Gjonbalaj/

Kanë kaluar mëse 137 vite nga lufta heroike e Nokshiqit, por edhe pse kohë e gjatë dhe pushtimet e Plave Gucisë nuk u ndalën kurrë, qëndresa e trevës tonë gjatë historisë ka lënë gjurme të pa shlyeshme ne historinë kombëtare. Lufta e Nokshiqit i parapriu edhe vetë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë  sepse po në këtë luftë forcat vullnetare shqiptaret me Flamurin tonë kombëtar në ballë mundën forcat malaziase për të mbrojtur tokat shqiptare dhe atdheun e tyre nga okupimet sllave.

Po nga kjo betejë e lavdishme e Nokshiqit është i ruajtur në muzeun kombëtar të Tiranës edhe Flamuri më i vjetër shqiptar. Kjo betejë e lavdishme  përshkruhet shumë edhe me trimërinë e kryetrimit dhe strategut  ushtarak të trevës tonë legjendarit Jakup Ferrit.  Familja e kryetrimit plavjan, Familja Ferri pas vdekjes  heroike të Jakup Ferrit në betejën e Nokshiqit vazhdoi rezistencën në mbrojtje të interesave kombëtare, por me pushtimin malazias të Plavë Gucisë në Tetor të 1912-es, fati i Plave Gucisë mori një rrugëtim të dhimbshëm sepse përmëse 100 e më shumë vite në Plave Guci punohet që të çrrënjoset qenia shqiptare në këto treva të krenarisë kombëtare.

Heroi Jakup Ferri mbetet emblema e Historisë Kombëtare dhe i kalon kufijtë e Plave Gucise. Ai mbetet simbol frymëzimi për breznitë e sotme dhe të ardhme. Këngët kushtuar këtij trimi legjendar, e kane kthyer në pavdeksi aktin e tij heroik, që mbetet frymëzim për Kombin.

Rapsodi e jep në përmasat e legjendës aktin trimëror të këtij trimi:

Ç´është ai gjog i kuq e i bardh´

Nga beteja sjell haberin

Heu Mespërmes bjeshkës i bie

Fill i vetëm pa luftëtarin

Si dori i lashtë legjendash

Ai po vjen me vrap drejt pragut

As ujëvarat e Valbonës

Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut

 

***

Jakup Ferri mor ku je

Thërrasin malet me piskam

Tridhjet krena o i ke pre

Me shtatë plagë po rri në kambë….

Plave Gucia ndjehet krenare për birin e vet që u vetfliju në emër të Lirisë, duke mbetur i pavdekshëm në altarin e Kombit.

 

SHQIPJA GJITHENJE KTHEHET NE FOLEN E VETE

 

Në Plave  sot pas shumë kohë u takuan trashëgimtarët dhe pjesëtarë të Ferrajve Prof.dr. Naser Ferri me të birin  e tij Orestin dhe pjesëtar të tjerë të familjes Ferri që sot jetojnë në Plave Guci.

Dr Ferri me pjesëtarët e familjes vizituan varrin e kryetrimit Jakup Ferrit, pastaj së bashku dhe te shoqëruar nga bashkëvendësit tonë vizituan edhe xhaminë e Ferrajve që u ndërtuan në vitin 1899/1900 nga djemtë e Jakup Ferrit për të nderuar veprën dhe jetën e babit të tyre.  Takimi kaloi në një atmosferë te ngrohtë dhe familjare por vend të rëndësishëm në komunikimin e ndërsjellët zuri aspekti kombëtar shqiptar dhe realiteti i hidhur ku asimilimi ka bërë të vetën por Ferrajt e krenarisë kombëtare të vetdijeshëm me relitetin nuk ndërrojnë shqiptarinë me asgjë tjetër sepse krenaria e të qenurit pasardhës të Jakup Ferrit nuk e don ndryshe.

Nëse shtjellojmë dhe vështrojmë takimin e Ferrajve sot kjo më ngjason  me thënien e bukur “shqipja gjithnjë kthehet ne folën e vet”.

Ferrajt do të mbeten përgjithnjë krenarë të Plave Gucisë Shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: Esad Gjonbalaj, NYJET E FERRAJVE, PLAVA BASHKON

KOMUNITET SHQIPTAR NE SHBA FESTOI FESTEN E FLAMURIT

December 1, 2015 by dgreca

Nga Esad Gjonbalaj/Komuniteti shqiptaro-amerikan gjegjësisht shoqatat dhe asosacionet që veprojnë në treshtetshin NY, NJ dhe CT, te bashkuara si asnjëherë ma pare dhe në koordinim me asamblestin e shtetit të New Yorkut, zt. Mark Gjonajn  festuan  Festën e FLAMURIT KOMBETAR, 28 Nëntorin ditën e Pavarësisë së Shqipërisë . Ishte  ky një Manifestim i veçantë  në krahasim me organizimet e viteve paraprake sepse këtë vit organizimi u bë në anije dhe përfshinte lundrimin e anijes rreth Statuse së Lirisë dhe lumit të New Yorkut, Hadson . “The Majesty Yacht” ishte e vogël për të zënë mase 1000 bashkëkombës pjesëmarrës të këtij manifestimi madhështor dhe që do mbetet për një kohe të gjat në kujtesën e të rinjve të komunitetit tonë.Impresionuese  në këtë mbrëmje të rrallë ishte pjesëmarrja e gjërë si asnjëherë ma par  e  të rinjve  shqiptaro amerikan, pjesëmarrje kjo shumë domethënëse vështruar në aspektin se kjo pjesëmarrje  është edhe një dëshmi e mirë se të rinjet tan të lindur e të rritur në mërgim nuk po i harrojnë rrënjët e veta. Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe miku i shqiptarëve kongresmeni Eliot Engel,  Senatori i qytetit te Bronxit Jeffrey Kline përfaqësuesit diplomatik të shteteve tona të akredituara në SHBA si ambasadorja e Shqipërisë znj. Floreta Faber dhe konsulli i Kosovës zt Fatmir Zajmi, artistja e mirënjohur Eliza Dushku, fotografi me renome ndërkombëtare Fadil Berisha dhe shumë zyrtar te shtetit te New Yorkut. Për argëtimin e pjesëmarrëseve prezent ishin shume këngëtar te komunitetit dhe enkas nga Shqipëria kishte ardhur këngëtarja e mirënjohur Elizabeta Marku  po ashtu nga vendlindja gjegjësisht  nga Ulqini kishte ardhur  SHA “Tradita”  Ana Malit dhe SHA “Buzuku” te cilët me prezantimin e bukur tyre dëfryen këndshëm të gjithë të pranishmit . I tërë  ky manifestim madhështor u realizua fal angazhimit dhe punës se pa lodhshme te Mark Gjonajt dhe shoqatave tona, te cilat u pajtuan qe për natën e flamurit te jemi te gjithë bashke pa dallim. Bashkimi i komunitetit shqiptaro-amerikan për këtë manifestim te përbashkët  kishte peshë dhe rendësi te veçantë komunitetin tonë   dhe dëshmon se ne shqiptaret në diasporë jemi te bashkuar rreth flamurit kombëtar si një zë i vetëm ne shërbim dhe të mirën e atdheut.

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Esad Gjonbalaj, Festa e Flamurit, Mark Gjonaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT