• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MUSINE KOKALARI DHE HESHTJA E ZBULUAR

January 12, 2018 by dgreca

1 KOKALARI-front

Shkruar nga LAURA FARANDA-Perktheu per DIELL-in:EUGJEN MERLIKA/*

1musine visar zhiti  Mё 4 dhjetor 2017, nё Universitetin “Sapienza” (“Dija”) tё Romёs u zhvillua njё ditё studimesh, kushtuar Musine Kokalarit (1917 – 1983), shkrimtare, poete, aktiviste shqiptare e Nёntёqindit, qё prej vitit 2007 e nderuar me dekoratёn mё tё lartё qytetare tё Nderi i Kombit : njё rehabilitim politik dhe njё rivlerёsim letrar qё dёmshpёrblejnё vonё historinё dramatike tё njё vajze – uragan, e ndjeshme pёr çёshtjen  e sapolindur femёrore, e zotuar politikisht nё kёrkimin e njё rruge demokratike, kundёrshtare e çfarёdo diktature, e dёnuar pёr kёtё nga regjimi komunist me burgim e izolim tё detyruar qё nga viti 1946 deri nё çastin e vdekjes sё saj tragjike.

1 Musine okay 1.JPG

Dita e studimeve filloi me paraqitjen e njё libri tё bukur, tё nxjerrё nga shtёpia botuese Viella, nёn kujdesin e Simonetta Ceglia-s dhe Mauro Geraci-t, “Jeta ime universitare. Kujtime tё njё shkrimtareje shqiptare nё Romёn fashiste (1937 – 1941). Njё vёllim i mirёpritur nё mёnyrё kuptimplote nga seria e çmuar “Kujtesa e rikthyer. Burime pёr historinё e grave”, e drejtuar nga Marina Caffiero dhe Manola Ida Venzo, e menduar si njё detyrim stinёs rinore tё Musine Kokalarit qё, gjatё viteve universitare tё kaluara pranё Fakultetit tё Letёrsisё sё “Sapienza”-s, mbajti njё ditar nё gjuhёn italiane nё tё cilin pёrshkroi ditё mbas dite aventurёn e saj romane.

Me njё parathёnie tё saktё e plot pasion tё vёllimit Mauro Geraci (profesor i jashtёm i Antropologjisё kulturore nё Universitetin e Mesinёs), na shoqёron pёr dore nё grumbullimin sistematik tё pёrshtypjeve, lёvizjeve historike e kulturore, turbullirave jetёsore, intuitave pёruruese politike qё studentja e re dhe e shkёlqyer zbulon gjatё qёndrimit roman nёpёrmjet njё ushtrimi tё vazhdueshёm antropologjik tё dёgjimit, tё vёzhgimit, tё tёrheqjes kritike. Nga ana e saj Simonetta Ceglie (historiane dhe arkiviste pranё Arkivit tё Shtetit tё Romёs) na bёn tё hyjmё nё tekstin duke e quajtur historike vlerёn dёshmuese, duke rindёrtuar mjedisin universitar tё epokёs, duke na kthyer gjithё dokumentat qё pajisin redaktimin e dorёshkrimit (nga letёrkёmbimi vetiak me familiarёt, miqtё, tё njohurit nga fondi Kokalari, sot i dorёzuar pranё Arkivit qёndror tё Shtetit tё Tiranёs ; nga qёndrueshmёria origjinale e dorёshkrimit tek kriteret e zbatuara nё kopjimin dhe botimin e tij)

Libri na paraqitet si njё lloj rrugёtimi nё kthim tek topografitё simbolike rinore tё njё shkrimtareje tё gjithanёshme, tё zotuar herё nё prodhimin poetik vetiak (Kolla e vdekjes, 1937), herё nё pёrmbledhje poetike e tregimtare tё traditёs gojore tё bashkёsisё sё origjinёs (Rreth vatrёs ; …… Si ndryshon jeta, 1944), herё sё fundi nё njё shkrim luftarak e pёrvёlues, i botuar mbas vdekjes nё dy vёllime tё 2000 dhe 2004 (Si lindi Partia socialdemokrate. Artikuj, shёnime, esé, e kujtime dhe Antologjia e plagёve. Nёn terrorin komunist). Njё rrugёtim, ai i Jetёs sime universitare, qё i lejon lexuesit tё shtrijё kuptimin e kthimit – kthimi i Musinesё n’atdhe – nё kёrkim tё njё origjine, tё njё burimi identitar, tё njё peme gjenealogjike qё do tё pёrligjte dёshirёn pёr tё kthyer nё ndihmesё politike njё pёrvojё formuese tё pasur e tё gjithanёshme.

Pёrshkrimet e ditёve tё studimeve janё pёrvijuar nё kёtё perspektivё, si etapa tё mundёshme tё njё udhёtimi, tё njё takimi tё ndёrlikuar me rrugёt e unit tregues tё Musine Kokalarit, duke filluar nga pёrshёndetja hyrёse, prekёse dhe pёrsiatёse e Emanuela Prinzivalli-t, Drejtore e Departamentit tё “Historisё, Kulturave e Besimeve” qё ka nxitur dhe mbёshtetur nismёn. Jo mё pak tё sakta pёrsiatjet e referuesve Franco Altimari, Marina Caffiero, Ardian Ndreca, Anna Rosa Iraldo, Luigi Lombardi Satriani dhe tё vetё kujdestarёve Geraci e Ceglie. I pasur dhe i rrjedhshёm ka qenё projekti i punёs sё ripёrtёritjes botuese tё shkrimtares nё Shqipёri, i propozuar nga Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekёs Kombёtare tё Tiranёs. I dhimshёm dokumenti i dёrguar nga Visar Zhiti, poet e studjues shumё i vёmendshёm ndaj Musine Kokalarit ; jo mё pak nxitёs leximi i Rando Devoles, qё e ka zgjatur pёrvojёn e Musinesё deri nё atё tё grave tё Shqipёrisё bashkёkohore, me mёrgimet, traditat dhe modernizimin. Shumё prekёse, sё fundi, prania pjesёmarrёse dhe e plotё e familjes Kokalari, e pёrfaqёsuar zyrtarisht nga pёrshёndetja hapёse e stёrmbesёs Linda, qё ka mbёrritur nё Romё pёr tё ripёrshkuar kujtimet e Musinesё nё tё njёjtin skenar nё tё cilin janё zhvilluar, mbas mё shumё se shtatёdhjetё vitesh nga shkrimi i tyre.

Kёshtu teksti bёhet shkak pёrsiatёs pёr njё vёshtrim tё pёrbashkёt tё siglёs kritike dhe pёrbёrjes njerёzore tё Musine Kokalarit, Muzёs shqiptare tё rikthyer nё tё tashmen : qё nga ёndrra universitare nё vuajtjet e pёsuara nё vetminё e palejueshme tё njё gjёndjeje burgimi tё ashpёr e mё pas tё njё mёnjanimi, njё pёrjashtimi nga jeta shoqёrore nё atё fshat Rrёsheni, ku gjithsecili ishte i detyruar t’a injoronte nёn ndalimin absolut qё t’i thonte njё fjalё.  

Duke shfrytёzuar tё mirёn e pozicionit tim strategjik (fjala ime ishte parashikuar pёr nё fund tё seancёs sё paradites) mendova menjёherё se mund t’i lejonja vetes njё shtesё lirie pёr njё lexim tё parapёlqyer tё librit dhe autores sё saj. Nё tё vёrtetё e kisha menduar qё nga leximi i faqeve tё para tё vёllimit qё u bё shkas pёr tubimin roman, nga tё parat konsiderata hyrёse, si njё nderim pёr pёrgatitёsin pёr shtyp qё i kishte kushtuar heshtjes njё monografi tё pёrsosur antropologjike, ende aktuale (Geraci 2002), por edhe si njё strategji tё pazakontё dёgjimi tё njё historie jete tё njё “vajze – uragan”, qё rridhte drejt njё fundi tё papranueshёm, aq mё shumё tё dhimshёm sa mё shumё tё nёnёshtruar poshtёrimit tё heshtjes.

Musine Kokalari dhe heshtja e zbuluar m’u duk titulli mё i pёrshtatёshёm pёr tё pёrmbledhur nё njё metaforё tё vlefshme si dashurinё interpretuese me tё cilёn Mauro Geraci e ka mbёshtjellё qё nё faqet e para tё parathёnies sё tij, po ashtu  edhe rrugёn e pёrherёshme tё fatit tё njё gruaje qё sillte ndёr mёnd tё tjera gra, tё tjera trupa, tё tjera histori, tё tjera mungesa. E nёse ёshtё e vёrtetё – siç kujtonte Calvino nё tregimin e mrekullueshёm Njё mbret nё dёgjim (Calvino 2011) – se pёr çdo trup ka njё fillim, pёr çdo zё njё prani, asnjёherё mё shumё se nё kёtё rast zёri i Musinesё kthehet nё njё prani historike duke thurur (me njё veprimtari tё kushtuar dijeve mё tё larta tё njё modeli femёror tё zanafillёs sё herёshme) retorikat e njё heshtjeje tё ngjeshur me kuptim.

Do tё pёrpiqem tё jap, edhe nё kёtё seli, heshtjen e Musinesё nё kuptimin e saj antropologjik, duke depёrtuar nё siglёn e saj semantike, nё andrallat e njё zёri me ndёrprerje, nё pёrvojat e qeta tё kundrimit tё jetёs sё njё studenteje tё ngarkuar me shpresa, nё vetёizolimin e dhimshёm tё njё luftёtareje tё guximёshme, nё mospajtimet e papranueshme tё njё historie pa zё.

Do tё mundohem tё kujtoj mbi tё gjitha fuqinё kritike tё njё izolimi nё rritje, tё njё heshtjeje qё kthehet nё ligjёrim, nёse ёshtё e vёrtetё ajo qё kujton vetё nёna e Musinesё, e cila duke i qёndruar pranё nё stinёn e gjatё tё internimit politik, kuptoi mirё jehonat e memecёrisё sё saj tё detyruar nё pёrdorimin politik si njё sfidё, armё mbrojtjeje kundrejt provokimeve tё vazhdueshme, mbikqyrjeve, marrjeve nё pyetje dhe shpagimeve politike.

Njё heshtje kёmbёngulёs edhe e stёrholluar ajo e Musinesё, qё duhet kuptuar edhe si mjet pёrgjigjeje ndaj “asgjёsё shoqёrore” tё detyruar nga shёrbimet e fshehta, si njё solipsizёm i njё autori tё hekurt e tё çakёrdisur. Heshtja e njё martireje, do tё thoshim, qё pёrballon me krenari e dinjitet gjymtimin e njё trupi e tё njё mendimi. Heshtje e pёrsёritur dhe e ftohtё ajo e institucioneve (mё parё politike, mё pas shёndetёsore), pёrballё kёrkesave tё besuara shkrimeve drithёronjёse tё njё Musineje tё sёmurё pёr vdekje, tё goditur nё gji, tё goditur nё zemёr, trupi i sё cilёs – njё pasqyrё tingёlluese e njё vetmie tё prerё – kёrkon dinjitet dёgjimi.

Por rrugёtimi nё heshtje i Musine Kokalarit fillon herёt, mё parё se burgosja e saj politike, shumё mё parё se sa zёri i saj tё mbytet nga tmerri i njё regjimi. Fillon nё shenjёn e njё pedagogjie femёrishte, ndoshta tё pёrfshirё nё lidhjen familiare e shoqёrore tё pёrkatёsisё. Shёmbull i njё harmonie dhe urtёsie qё fitohen me kohё, nё vitin e parё tё studimeve universitare, heshtja ёshtё pasoja e njё farё vёshtirёsie gjuhёsre dhe tё njё vetёdijёsimi tё ri : gjuha italishte, e mёsuar nё vitet e formimit shkollor nё Shqipёri, kёrkon   njё rilindje qё inkurajon njё stinё tё njё inkubacioni tё heshtur. “Muajt e parё nuk hapnja gojё”, kujton nё autobiografinё e saj, duke vёnё nё dukje se si gjёndja e saj e vёshtirё ndahej edhe me shoqe tё shkollёs qё vinin nga “vёnde tё tjera italiane”, e mateshin pёr herё tё parё, si ajo, me njё gjuhё letrare aq tё ndryshme nga ajo e folura nё sferёn shtёpiake dhe e dorёzuar sё folmes sё shifruar tё ndjenjave. Heshtja e detyruar e muajve tё parё gjen shpёrblim nё vajin çlirues tё orёve tё natёs dhe nё njё botё ёndёrrash, tё shёndetёshme qё nxit zgjimin drejt njё jete tё re. Duke pёrshkuar me mendim mbrapa skenarёt qytetarё, rrugёt e gjalla, ngazёllimin e njё tregu, Musineja nuk mungon tё rrёfejё bezdinё e zhurmёs qytetare, mospajtimin me zёrat dhe turmat, kur me trupin e saj tё hajthёm ajo kalon nё majё tё gishtave shqetёsimin.

Pёrsёri heshtjes i dorёzon peshёn e njё trupi qё rifiton “me hapa tё mёdha” prani dhe emocione nё kundrimin e njё refleksi tё ujit tё lumit nё brigjet e Teveres, tё njё varri etrusk, tё njё Koloseu “tё zhytur nё njё heshtje tё thellё”, nё njё mёndje me vizitorёt tё kthyer nё memecё nga mrekullitё e historisё.

Heshtjes sё saj i bёjnё jehonё tё tjera zёra femёrorё, tё vjedhur gjatё njё qёndrimi tё shkurtёr mbi njё stol tё lagjes nomentane : ankimet e dy kamariereve nё drejtim tё zonjave tё rrepta ose lёvdatave nё adresё tё tё vegjёlve tё tyre  nga dy nёna tё reja : llafe , shkruan Musineja, tё mbrujtura simbas shkallёs sё kulturёs ose tё gjёndjes shoqёrore, zёra qё ndjellin gёnjeshtra tё pa tё keq, por tё cilave “ёshtё mёkat tё mos i besosh”, sepse mishёrojnё jehona tё dёgjuara historish femёrore qё ushqehen me skenarё tё thjeshtё vetiakё tё njё sfere shtёpiake nё tё cilёn jeta rrjedh nё shenjёn e harmonisё gjinore, qё mё sё shumti ndёrpritet me dёgjimin e burrave.

Heshtje dhe cilёsi dёgjimi ushqejnё edhe udhёtimet e kthimit tё Musinesё nё Shqipёri : vera tё kaluara me shoqen e shkollёs, gjithmonё gazmore, nё kundёrshtim me natyrёn e saj tё heshtur ; çaste soditёse pёrballё njё peisazhi detar, ditё tё kaluara “vetёm duke dёgjuar”, pёr tё mbledhur rrёfenjat, kёngёt, zakonet popullore tё Gjirokastrёs, vёndi i banimit, tё kumtuara asaj si njё dhuratё nga gra tё rritura, nёna e gjyshe, tё befasuara pёrballё njё interesimi kaq tё pazakontё pёr botёn e tyre.

Njё heshtje melankolike shoqёron Musinenё studente gjatё kthimeve nё Romё, kur vjeshta e zhvesh natyrёn, n’ata çaste vetmie nё tё cilёt mendimi, pёr arsye tё pakuptueshme e tё pashprehёshme i lё rrugё tё lirё njё humori shurdh e tё mbyllur. Duke bёrё levё mbi heshtjen ajo pёrballon detyrёn e ndihmёs nё spital, nё fillim kundrejt njё tё afёrmi tё ri shqiptar, i sёmurё me tuberkuloz e i shtruar nё Romё, qё ditё mbas dite do t’a shohё tё shuhet pa derdhur asnjё pikё loti ; mё pas kundrejt njё nipi tё vogёl, i detyruar tё qёndrojё i shtruar me muaj e tё pёsojё disa ndёrhyrje korigjuese pёr njё ndrydhje tё lindur tё kёrdhokllёs : “ nuk flisnja pothuajse kurrё dhe shoqja mё linte tё qёndroja”. Nё verёn e gjatё romane, kushtuar kurave tё nipit dhe zgjedhjes sё argumentit pёr tezёn e diplomёs, heshtja do tё ishte shoqja e pushimit te mbasditёs nё njё qoshe tё qetё tё Veranos, nёn qiparisёt e heshtur qё i kujtonin fёmijёrinё nё tё cilёn e ndrojtur dhe e heshtur, nё dimrat e ashpёr tё vendit tё saj ajo dёgjonte fishkёllimёn e mprehtё tё majave tё hazdisura tё erёs.

Nё shenjёn e njё heshtjeje tё çorientuar Musineja priti edhe dashurinё e njё djali tё ri, emri i tё cilit nuk do tё zbulohet kurrё ; njё koleg studimesh qё nё fillim fiton respektin e saj, me tё cilin shkon me njё shpirt miqёsor e qё sё fundi kthehet nё njё ndjenjё dashurie e cila i nuk sjell qetёsi por njё luftё tё thellё nё brёndёsinё e saj. Kёshtu, ndёrsa djali ankohet pёr heshtjen e saj tё cilёn e merr pёr njё shenjё mangёsie ndjenjash, Musineja pyet veten nёse njё lidhje shumё e ngushtё do tё rrezikonte tё vinte nё dyshim pasurinё e saj tё patjetёrsueshme, lirinё. Nё fund tё historisё sё ndrydhur e tё brejtur nga gjёra tё vogla tё pёrditёshme, Musineja vjen nё pёrfundimin se nёse dashuria ёshtё e bukur “mё e bukur akoma ёshtё liria e shpirtit, kur ai nuk ёshtё i burgosur nё njё mendim tё vetёm qё thith gjithshka, por qё endet si njё gjё e egёr [….] Njeriu ёshtё lindur pёr tё jetuar vetёm.” (Kokalari, 2017, 185).

Nё stinёt e fundit romane ditёt kalojnё mes zotimesh, pritjesh e mallit pёr t’ardhmen : megjithёse ngjarjet historike t’atyre viteve frymёzojnё njё vёshtrim zhgёnjimi, kthimi nё Shqipёri ёshtё pёr tё njё kthim nё “vendin e brёndshёm”, thirrja e tё cilit i duket Musinesё si i fundmi veprim i detyrueshёm, nё fund tё njё pёrvoje sendёrtuese tё drejtuar nё shenjёn e asaj rreptёsie etike e cila do tё kthejё Muzёn apo Tacitёn e rinisё sё parё nё njё disidente intelektuale tё papajtueshme. Nё katёr vitet qё kalojnё nga kthimi nё atdhe e deri tek arrestimi, gjykimi i shpejtё e dёnimi, zёri i saj dёgjohet i fuqishёm dhe i qartё : do tё jetё Zёri i lirisё, si organi i informacionit tё partisё tё sapolindur socialdemokrate dhe si zё i padisё sё mjerimit tё shoqёrisё fshatare, tё dallimeve politike, tё rreziqeve tё njё populizmi komunist pёr tё cilin ajo shpejt kupton fuqinё shkatёrruese e tё dhunёshme. Do tё jetё zёri qё kёrkon votime demokratike, qё i bёn thirrje pёrfaqёsive diplomatike tё Vendeve perёndimore, qё ndihet nё tё gjithё fuqinё e tij shpёrthyese nga Shteti komunist.

Ёshtё njё zё nё heshtje apo njё zё i heshtjes sё zbuluar qё infekton dhe dёnon nё mёnyrё tё prerё. Cilitdo, qё nё vitet tepёr tё ashpra tё burgimit, mundohet t’i nxjerrё rrёfime, pendime apo tёrheqje Musineja i pёrgjigjet me njё parimёsi qё do t’i kushtojё heshtjen pёr gjithё jetёn.

Si njё shtojzovalle mali, si zana Eko, zonja e vetmisё sё maleve, si tregimi mitik i njё zёri depёrtues, Musineja do tё bёhet e njёjtё me vetminё e tё vetmit tё dashur tё saj : njё popull i munduar dhe i dёnuar nga regjimi i ndyrё me heshtjen politike, me shmangien zanore, me tretjen melankolike. Por nёse ёshtё e vёrtetё se nuk mund tё pёrfytyrohet heshtja pa bashkёthurjen e tё folurit, heshtja e Musinesё meriton sot nё njё formё tё re njё dёmshpёrblim historik. Duhet lёruar fusha semantike, ёshtё e nevojshme tё kthehet nё polifoninё e saj historike dhe poetike.

Mbi shkrimet dhe trashёgiminё etike, politike, antropologjike tё Musine Kokalarit do tё flitet ende shumё. Pёr heshtjen e saj nё kujtimet rinore mbetet njё gjurmё kuptimplotё qё na thёrret nё njё mёnyrё tё re dёgjimi e qё ёshtё e mbyllur nё shenjat e pashlyera tё trupit tё saj tё raskapitur, nё telin e ndryshkur tё dёnimit, edhe mbas vdekjes, nё rrugёn e kryqit tё zgjedhёs, nё njё lidhje qё ysht frikёn pёr kthimin e tё vdekurvet. Mbas dy vitesh lutjesh tё paplotёsuara klinikёs onkologjike tё spitalit tё Tiranёs Musineja u la tё vdiste nga tumori nё gji. Edhe e vdekur vazhdoi tё pёrfaqёsojё njё armike tё rrezikёshme dhe trupi i saj u vu tё heshtё nga njё lidhje e duarve. E zbuloi kёtё nipi i saj, Hektori, qё nё çastin e nxjerrjes sё eshtrave, nё janar 1991, mbasi i kishte nxjerrё ato pёr t’i pastruar nga balta, preku me dorё mbetjet e njё veprimi skajor tё pёrjashtimit, tё kryer ndoshta nga policёt e ngarkuar me kontrollin e pёrditshёm tё Musinesё, ende nё agoni. Varrimi tragjik dhe i thjeshtё i kryer tё nesёrmen e ndёrrimit jetё, duke sfiduar armiqёsinё e regjimit, pёrshkruhet nga njё mik, edhe ai ish i dёnuar politik, si njё veprim i shpёtimit tё vёshtirё tё trupit tё saj, nё tё kundёrt i paracaktuar tё zhdukej, siç bёhej me kufomat e disidentёve tё pushkatuar.

Mbas rivarrimit e duke filluar nga 1993 Musine Kokalari u rehabilitua nga historia shoqёrore e letrare e Shqipёrisё me titullin “Martire e Demokracisё”. Zёri i mungesёs, prania nё mungesё, Musine Kokalari kthehet sot tё flasё si pёrfytyrim i njё heshtjeje tё zbuluar. Dhe tё njё poshtёrimi qё meriton shpёrblim.

Riferime bibliografike

Calvino Italo  Njё mbret nё dёgjim, Nёn diellin e jaguarit, Mondadori Milano 2001 : 49 – 77

Geraci Mauro Heshtja e zbuluar. Shfaqje tё mungesёs nё poezinё popullore nё Siqili.  Meltemi, Romё 2001

Kokalari Musine, Kolla e vdekjes, nё “Shtypi” (La Stampa), 56, 24 korrik 1937

            -, Rreth vatrёs,  Mesagjeritё shqiptare, Tiranё 1944

-, Sa u tunt jeta, Mesagjeritё shqiptare, Tiranё 1944

-, Si lindi Partia socialdemokrate. Artikuj, shkrime, ese dhe kujtime. Nёn kujdesin e P.S. Kokalari, Naim Frashёri, Tiranё 2000

            -, Antologjia e plagёve. Nёn terrorin komunist nёn kujdesin e K.Katit, 2 vёllime, Qendra shqiptare e Rehabilitimit tё traumёs dhe torturёs, Tiranё 2004

            -, Jeta ime universitare. Kujtime tё njё shkrimtareje shqiptare nё Romёn fashiste.(i037 – 1941) Nёn kujdesin e S. Ceglie dhe M. Geraci, Viella, Roma 2017

Laura Faranda, profesore e Antropologjisё kulturore nё Universitetin “Dija”(Sapienza) tё Romёs, gjatё rrugёtimeve tё kёrkimit tё saj studjon antropologjinё e botёs sё lashtё; antropologjia simbolike, me njё vёmёndje tё veçantё ndaj marrёdhёnieve mes  trupit, identitetit tё gjinisё dhe gjuhёs sё emocioneve ; antropologjia e proçeseve mёrguese ; etnopsikiatria dhe psikiatria koloniale ; pakicat etniko – fetare dhe proçeset e ndёrmjetёsimit kulturor ndёrmjet Italisё dhe Tunizisё, nё tё tashmen e nё tё shkuarёn. Ёshtё autore e shumё botimeve. Ndёrmjet titujve mё tё vonё janё : Jo njё mё pak, Ditarё tё shkurtёr pёr njё antropologji tё ndёrmjetёsimit shkollor (2005) ; Udhёtime kthimi. Itinerarё antropologjikё nё Greqinё e lashtё (2009); Zonja e Blidёs. Suzanne Taleb dhe parandjenja e etnopsikiatrisё (2012) ; Jo mё nё jugё tё Lampeduzёs. Italianёt nё Tunizi ndёrmjet sё shkuarёs dhe tё sotmes (2016).

***

*KUMTI I NJЁ “DITE STUDIMESH” NЁ UNIVERSITETIN E ROMЁS

Fakti qё, mё 4 dhjetor 2017, Universiteti “Sapienza” i Romёs i kushtoi ish studentes sё tij tё letёrsisё, Musine Kokalari, njё “ditё studimesh”, mendoj se ёshtё njё ngjarje me rёndёsi nё jetёn kulturore tё shqiptarёve. E veçanta e asaj dite, tё mbushur me kumtesa studjuesish tё njohur nё panoramёn universitare italiane, nё prani tё familjes Kokalari, qёndron nё respektin e thellё dhe nё konsideratёn e lartё qё rrethoi kujtimin e asaj bije fisnike tё Gjirokastrёs dhe njёra nga gratё mё tё kulturuara tё Shqipёrisё sё kohёs, Musine Kokalarit. Ishte nё nderin e universitetit mё tё madh tё Italisё tё kujtonte njё studente shqiptare tё tij me rastin e botimit nё italisht tё kujtimeve tё saj qё lidheshin me atё Vёnd e tё botuara nёn kujdesin e dy profesorёve italianё me titullin “Jeta ime universitare. Kujtime tё njё shkrimtareje shqiptare nё Romёn fashiste (1937 – 1941). Nuk ishte thjesht njё veprim sentimentalizmi gjesti i Universitetit “Sapienza”. Studiuesit e ndryshёm, mes tё cilёve edhe profesor Ardian Ndreca, nёpёrmjet kumtesave tё tyre ndёrtuan pёrfytyresёn e Musine Kokalarit, jo vetёm si njё “studente e shkёlqyer” e njё universiteti italian, por edhe tё asaj si njё poete, shkrimtare e publiciste e shquar qё bёri emёr nё Vendin e saj, jo vetёm me veprat e botuara, por edhe me qёndrimin e saj nё jetёn shoqёrore, kryesisht si njё luftёtare e paepur pёr idealet njerёzore tё mishёruara nё qytetёrimin perёndimor, qё bindjet e saj nuk i vuri asnjёherё nё dyshim, as para diktaturёs mё tё ashpёr komuniste tё Vendit tё saj.

Mendoj se pёr ne ka edhe njё motiv tjetёr tё veçantё pёr tё qёnё tё kёnaqur nga tubimi i katёr dhjetorit nё Romё. Musine Kokalari nuk qe vetёm studentja e nderuar e Sapienzёs, pёr tё cilёn ai universitet mund tё krenohet edhe gati mbas tetёdhjetё vitesh. Ajo qe edhe njёra nga viktimat mё tё shkёlqyera tё regjimit komunist tё bashkёqytetarit tё saj nё Shqipёri. Viktimat e komunizmit, fatkeqёsisht, nё Itali e mё gjёrё nё Evropёn Perёndimore janё si “bijtё e njerkёs”, pёr tё cilёt nuk parapёlqehet tё flitet shumё nga kultura zyrtare. Ngritja nё piedistal e Musine Kokalarit ёshtё jo vetёm vlerёsimi i merituar i figurёs sё njё shqiptareje tё rrallё, por edhe dёnim i qartё dhe i prerё i njё regjimi lirivrasёs, qё ka nё ndёrgjegjen e tij mizore jo vetёm jetёn e gjymtuar tё shkrimtares gjirokastrite, por dhe ato tё njё brezi tё tёrё intelektualёsh atdhetarё, qё pёrbёnin ajkёn e kombit e qё u goditёn pёr vdekje pa mёshirё, duke paragjykuar tmerrёsisht fatet e Shqipёrisё, qё vuajti pёr gjysёm shekulli sundimin e kundёr vlerave nё tё gjithё drejtimet.

Simpoziumi i Romёs mendoj se duhet tё na nxisё pёr tё kryer njё provim ndёrgjegjeje, nё lidhje me punёn tonё nё vitet paskomuniste mbi heqjen e pluhurit tё harresёs mbi vlerat e vёrteta tё kombit ende tё mbuluara, ende tё pёrdhosura nga kultura zyrtare, ende tё panjohura e tё pazbuluara, me pёrjashtime tё rralla tё nismave vetiake e familjare, nisma qё nuk gjejnё pёrkrahjen e duhur nё kontekstin e pёrgjithshёm tё veprimtarisё kulturore shtetёrore. Pa u zgjatur shumё nё kёtё argument, do t’a pёrfundoj pёrsiatjen time tё thjeshtё me njё pyetje qё i drejtohet  jo njё personi tё vetёm, cilido qoftё roli dhe pozita e tij, por njё tёrёsie njerёzish tё fushave tё ndryshme tё jetёs shqiptare, qё nga ajo studimore e kulturore deri tek ajo politike : a nuk do tё kishte qёnё nё nderin e kёsaj shoqёrie, tё kёtij shteti e tё institucioneve tё tij, qё njё fakulteti letёrsie tё njё universiteti shqiptar t’i vihej emri i nderuar i Musine Kokalarit ? Mendoj se ai emёr do t’i jepte hir atij institucioni, do t’a stoliste me vlerёn e pёrjetёsisё qё bart nё vetvete.

Sa pёr kumtesёn e profesoreshёs Laura Faranda, tё cilёn u mundova t’a pёrkthej me shumё kёnaqёsi, mendoj se ёshtё njё ndihmesё e vlefshme nё portretizimin e shkrimtares e publicistes sonё, “Muzёs shqiptare tё rikthyer nё tё tashmen”,mbasi e trajton atё nga njё kёnd vёshtrimi mjaft origjinal e tё pazakontё, duke vёnё nё dukje vlerat e veprave tё saj, por edhe tё heshtjeve qё kanё shoqёruar karakterin dhe jetёn e saj.

“Mos besoni se heshtja ёshtё urtia e tё marrёve : ajo ёshtё me kohё e vend nderi i t’urtёve, qё nuk kanё dobёsinё por virtutin tё heshtin”.

Kёshtu shprehej rreth katёqind vite mё parё Thomas Browne, njё mjek e filozof i njohur anglez. Besoj se kjo perlё e gjykimit njerёzor i shkon pёr shtat edhe Musinesё sonё, nё interpretimin qё bёn profesoresha Faranda nё kumtesёn e saj tё vyer.

Janar 2018                                                                             Eugjen Merlika

Filed Under: Featured Tagged With: DHE HESHTJA, E ZBULUAR, Eugjen Merlika, Laura faranda, Musine Kokalari

MERITAT E HARRUARA TЁ KURDЁVE

November 6, 2017 by dgreca

…Ne perёndimorёt kishim premtuar se nё rast se ajo betejё do t’ishte fituar, nuk do t’i kishim braktisur kurrё nё dorё tё ushtrive shiite tё armatosura nga Bagdadi dhe Teherani. Dhe ata na besuan. Tё themi tё vёrtetёn : n’atё kohё, as edhe mё ciniku prej nesh, do tё mund tё pёrfytyronte qё (mbasi i kishim pёrdorur pёr tre vite tё pambarueshme nё luftime trup me trup e metёr pёr metёr), do t’i kishim braktisur nё fatin e tyre. E qё, madje, do t’u kishim hapur rrugёn xhelatёve tё tyre, sa hap e mbyll sytё. Por ndodhi./

1PAOLO MIELI

Shkruar nga PAOLO MIELI/“Corriere della Sera”/E shqipёroi pёr Dielli-n Eugjen Merlika /

Nё orёt nё tё cilat bota e tёrё (dhe ne bashkё me tё) prekeshim pёr viktimat e atentatit terrorist tё Manhattan-it, na duket e detyrueshme – pёr tё kuptuar nёse ka tё çara ose vetёm paqartёsi nё zotimin tonё kundёr radikalizmit t’armatosur tё islamistёve – tё ndaleshim pёr tё pёrsiatur mbi tragjedinё qё po jeton populli kurd. T’atyre kurdёve qё, mbasi kanё ndihmuar gjatё tre vjetёsh tё pafund Amerikёn dhe Perёndimin pёr tё shpartalluar  terroristёt e Daesh-it, janё lёnё prè e ushtrive shiite Hashd al – Shaabi, tё drejtuara nga gjakёsori Kasem Sulejmani. E sё bashku me tё tё kujtdo nё rajon, qё do tё donte tё pёrfitonte nga cfilitja e tyre nё luftёn e gjatё kundёr Kalifatit, pёr t’i shqyer njёherё e pёrgjithmonё. Njё tradhёti e tmerrshme, e jona. Ai popull qё, me çmimin e flijimeve tё papёrfytyrueshme nё jetё njerёzore, na ka bёrё tё mundur tё hidhnim n’erё qёndrёn e terrorizmit botёror (pa menduar se nё sajё tё tyre skajorёt islamikё mund tё quhen pёrfundimisht tё shpartalluar), pikёrisht nё kёto ditё i jepet pёr haje xhelatёve t’ardhur nga Irani dhe Iraku. Ndёrsa kryetari i tyre, Massoud Barzani, edhe sepse i tradhёtuar nga njё grupim kundёrshtar, ёshtё i shtrёnguar tё japё dorёheqjen me fjalё plot dinjitet, tё cilat mbas pak vitesh do tё pёrfundojnё nё librat e historisё. Edhe kurdёt, nё tё njёjtёt ditё tё Katalonjёs, kishin shpallur njё referendum pёr tё pёrcaktuar pavarёsinё e tyre. Bota nuk tregoi vёmёndje pёr kёtё kalim tё çёshtjes sё tyre historike.

Edhe se, nё ndryshim nga pasuesit e Puigdemont-it, populli i Barzanit gёzonte tituj tё posaçёm ligjёshmёrie morale pёr tё ecur n’atё drejtim. Ashtu si – pёr tё sjellё njё shёmbull fantazie (nёnvizoj fantazie tё thjeshtё) – do t’i kishte patur populli katalanas nёse, nё fillim tё viteve 40, tё kishte mbetur i vetёm duke luftuar kundёr ushtrive naziste. Katalanasve nuk i u ёshtё dhёnё rasti tё tregonin vlerёn e kёtyre meritave. Kurdёve po. Dhe ёshtё njё padrejtёsi e stёrmadhe fakti, qё e gjithё bota perёndimore nuk don tё njohё borxhin moral qё duhej tё ndiente kundrejt tyre. E qё, pёrballё dramёs sё kёtyre njerёzve, tё kthejё kokёn nga ana tjetёr.

Historia nuk ёshtё e re pёrballё kёtyre pabesive tё tmerrshme. Mjafton tё kujtojmё, duke zgjedhur rastёsisht, traktatin e Campoformio-s, qё mori emrin nga njё fshat friulan nё tё cilin mё 17 tetor 1797 Napoleon Bonaparti i dhuroi Austrisё qytetin e Venedikut, krenarisht i pavarur prej mё shumё se njёmijё vjetёsh. Venediku, me asnjanёsinё e tij, deri nё atё çast kishte ndihmuar ushtrinё franceze n’Itali, madje dhe i ishte dorёzuar asaj. Mbasandaj gjenerali francez e kishte shpёrblyer me Campoformio-n. Ai veprim cinik i Bonapartit shkaktoi pёrçmim tek intelektualёt e gadishullit, pёrveçse, nga ai çast e mё tutje, njё mosbesim skajor  kundrejt Napoleonit. Ёshtё e mjaftueshme tё lexohet ndonjё faqe nga Letrat e fundit tё Jacopo Ortis, pёr tё matur  fuqinё e atyre ndjenjave tё mospёlqimit. Por tashmё, sa i pёrket kurdёve nuk ka (me pёrjashtime rastesh shumё tё rralla) ndonjё Ugo Foscolo qё tё kujdeset pёr fatin e tyre.

Ajo kurde ёshtё njё histori e gjatё dhe e mundimёshme. Pёr tё ndenjur vetёm nё 150 vitet e fundit, kurdёt u pёrdorёn nga turqit nё luftёrat me rusёt tё viteve 1877 – 1878. Por kur, tё udhёhequr nga Ubayd Allah, kёrkuan tё merrnin autonominё, e cila u ishte premtuar nё mёnyrё tё heshtur, u shtypёn barbarisht nga vetё turqit (me miratimin e heshtur t’anglezёve). Pastaj u pёrdorёn nga otomanёt, mё 1915, nё holokaustin armen, e vetmja njollё e pashlyeshme nё tё shkuarёn e tyre. Edhe atё here nuk fituan asgjё. Ndёrmjet 16 e 18, qenё nxitur kundёr perandorisё sё Portёs sё Lartё, mё parё nga Rusia cariste e mё pas, nё fazёn pёrmbyllёse tё luftёs sё Parё botёrore, nga Britania e madhe qё u premtoi atyre, ashtu sikurse arabёve dhe hebrenjve, njё “vatёr” kombёtare.

Mbas luftёs, mё 1920, me traktatin e Sèvre-s arritёn tё kenё kёnaqёsi e mё sё fundi u pёrcaktua nё hartёn gjeografike njё Shtet i Kurdistanit. Ose, sё paku, kёshtu u duk : ёndёrra zgjati shumё pak dhe u bё copё e çikё nga mёsyemja e turkut Mustafa Qemal (e jo vetёm nga ai). Kaluan tre vjet e me Traktatin e Lozanёs (1923) bashkёsia kurde u copёtua ndёrmjet Turqisё, Sirisё, Irakut dhe Iranit. Qё nga ai çast loja e fuqive rrethuese ishte ajo e tё nxiturit njёri kundёr tjetrit. Nё kёtё qe shumё e vlefshme Turqia, por akoma mё shumё, qё nga vitet Tetёdhjetё, Irani i ajatollahёvet. Nё fillim tё viteve Nёntёdhjetё, mbas luftёs sё parё tё Gjirit (1991) Shtetet e Bashkuara dhanё shenja pendese dhe detyruan njё no-fly zone, mbi territoret kurdё, deri atёherё, tё masakruar nga Sadam Huseini. Doli si njё farё vetqeverie, e majisur nga nji luftё mes tarafesh kurde kundёrshtare (veçanёrisht e pёrgjakёshme ndёrmjet 1994 e 1997). Kaluan katёrmbёdhjetё vite tё tjera – me luftёn e dytё kundёr Sadamit (2003) – dhe nga 2005 u krijua njё krahinё kurde gjysёm e pavarur nё Veriun e Irakut. Njё e tillё u krijua, mё 2012, nё Veri-Lindje tё Sirisё, t’asaj Sirie nё tё cilёn kishte filluar kryengritja kundёr Asadit. Mё pas, mё 2014, erdhi stina e Kalifatit dhe kurdёve i u besue misioni qё t’a luftonte nё terren, aty ku ushtritё, irakene e siriane, ishin pёrlarё nga njerёzit e Al Bagdatit. Peshmergat luftuan me njё guxim e njё kёmbёngulje qё, nё fillim, asnjё nuk mund t’i pёrfytyronte. Amerikanёt dhe rusёt dhanё ndihmesёn e tyre nga qielli, por tё pёrgjakeshin nё terren kundёr atyre kokёprerёsve tё tmerrshёm ishin ata e, pothuajse, vetёm ata : kurdёt. Ne perёndimorёt kishim premtuar se nё rast se ajo betejё do t’ishte fituar, nuk do t’i kishim braktisur kurrё nё dorё tё ushtrive shiite tё armatosura nga Bagdadi dhe Teherani. Dhe ata na besuan. Tё themi tё vёrtetёn : n’atё kohё, as edhe mё ciniku prej nesh, do tё mund tё pёrfytyronte qё (mbasi i kishim pёrdorur pёr tre vite tё pambarueshme nё luftime trup me trup e metёr pёr metёr), do t’i kishim braktisur nё fatin e tyre. E qё, madje, do t’u kishim hapur rrugёn xhelatёve tё tyre, sa hap e mbyll sytё. Por ndodhi.

E tani ? Shteteve tё Bashkuara nuk u bёhet vonё fare pёr ta. Evropa, si gjithmonё, tregohet e shkujdesur nё prani tё kёtyre lloj tragjedive. Ndoshta me pёrjashtim tё Parisit ku sonde, nё kinemanё e Saint – Germain numur 22 tё rrugёs Guillaume – Apollinaire, do tё organizohet njё manifestim solidariteti kundrejt atij populli heroik : do tё titullohet “Sё bashku me Kurdёt mё shumё se kurrё”. Do tё marrin pjesё Bernard Kouchner, Kendal Nezan, Caroline Fourest, Bernard – Henri Lévy, gjenerali Hajar Aumar Ismail, Anne Hidalgo dhe Manuel Valls. N’atё rast mund tё dёgjohen fjalё adhurimi pёr luftёtarёt e kthyer mbasi kanё dhёnё njё ndihmesё themelore sipёrmarrjes qё bёri copё e thёrrime tiraninё e Isis-it. Nё tё njёjtёn kohё tё padisё – lexojmё nё afishen e thirrjes nё ngjarjen e Saint – Germain – tё “tankseve amerikane Abrams, qё i kanё bёrё tё mundur divizioneve irakene dhe ushtrive iraniane t’ardhura nga Teherani tё zotёrojnё Kirkukun”. Ёshtё pak ? Po ёshtё pak. Shumё pak. Gjithsesi tek neve, n’Itali, nuk do tё ketё asnjё kinema qё do tё strehojё njё mbrёmje tё tillё.

“Corriere della Sera”, 2 nёndor 20017     E shqipёroi Eugjen Merlika

Filed Under: Politike Tagged With: Eugjen Merlika, MERITAT E HARRUARA TЁ KURDЁVE, PAOLO MIELI

DHUNIMET E PЁRSЁRITURA MBI GRATЁ DHE AJO HESHTJE E BURRAVE QЁ NUK E VEMЁ NЁN PADI

October 25, 2017 by dgreca

Harvey Weinstein

(Bezditё e Weinstein-it dhe debati vetёm nё njё kah)

1 Harvey Weinstein, Damon

Shkruar nga Pierluigi Battista/E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika/

Tani ёshtё rradha e Quentin Tarantino-s, deri tani i fundmi qё ёshtё rrёfyer se kishte heshtur nga frika dhe oportunizmi mbi bezditё seksuale qё Harvey Weinstein kishte ushtruar mbi ish tё dashurёn e tij, Mira Sorvinon. Tarantino pranon se ka qenё njё i poshtёr, duke lёnё vetёm gruan qё dashuronte pёr tё mos rrezikuar marrёdhёniet qё kishte me prodhuesin e “Pulp fiction”. Por, sikur t’ishte njё grua, tё gjithё do tё pyesnin : pёrse nuk e ka paditur mё parё, pёrse ka pritur kaq shumё kohё pёr tё bёrё tё njohur fajet e Weinstein-it ? Por me qё ёshtё njё burrё, edhe se kanё kaluar tё njёjtёt vite, edhe se heshtja shpjegohet me tё njёjtёn ndruajtje kundrejt njё arroganti tё fuqishёm, askush nuk do t’i kёrkojё gjё Tarantino-s. Do tё vazhdojmё tё diskutojmё nё pafundёsi pёr tё njёjtat gjёra qё kanё tё bёjnё me gratё, nёse janё dorёzuar pёr tё bёrё karrierё, nёse me tё vёrtetё nuk do tё kishin mundur t’i shmangeshin pёrfrikёsimeve seksuale, etj. etj, por ndёrkaq poshtёrsia e Tarantino-s do tё bjerё nё parashkrim. Ndoshta vetёm Mira Sorvino do tё vazhdojё tё pyesё veten se me çfarё rrace burri tё poshtёr ishte bashkuar kohё mё parё : as edhe njё pёshpёritje pёr t’a mbrojtur nga katallani i keq.

Njё rrahje mendimesh ёshtё me interes pёr atё qё thuhet, por dhe pёr atё pёr tё cilёn nuk bёzahet, pёr pohimet por edhe pёr heshtjet, pёr gjёrat qё nxjerr nё dritё por edhe pёr ato qё fsheh nё hije, madje n’errёsirёn e tё pathёnёs. Qё kur shpёrtheu çёshtja Weinstein, e pathёna e madhe, kolosale, ёshtё pikёrisht qёndrimi i burrave, frikacakё, bashkёpuntorё, mjeranё, t’ulёt, oportunistё, burracakё. Asgjё, as edhe njё fjalё. Ka ndodhur edhe me Brad Pitt-in. Tё gjithё duke i u vёrsulur Gwyneth Paltrow -t, sё pari sepse nuk dijti tё thoshte jo e, sё dyti, pse la tё kalojnё kaq vite. Por Paltrow ishte 21 vjeçe ndёrsa i fejuari i saj, Brad Pitt ishte njё yll kinemaje i mbrojtur nga fama. Pёrse as edhe njё fjalё pёr Brad Pitt ? I cili vёrtetohet se ka patur njё bisedё tё stuhishme me Weinstein-in, por vetёm aqё. Heshtje nga ana e tij e, tashmё, heshtje nga ana e mediave. Heshtje mё parё e mё pas. Poshtёrsi. Dhe pafytyrёsia (jonё) edhe njё herё pёr tё goditur njё shёnjestёr tё rehatёshme. Tё gjithё e dinin, tё gjithё domethёnё pikёrisht tё gjithё. Ndёrsa paditё derdhen mbi Meryl Streep qё bёn sikur e ka marrё vesh tani. Por jo mbi Matt Damon, i cili kishte patur edhe ai, sy mё sy, shumё veçmas njё bisedё me Weinstein-in qё kishte bezdisur gruan e tij. Por pastaj e kishte bёrё asgjё, kishte pёrligjur “pretarin” e madh, pёr tё mos i dhёnё tё drejtё padive tё njё gazetareje tё New York Times -it, qё sapo ka paditur trysnitё e ushtruara (por tё mohuara nga t’interesuarit) sё bashku me Russell Crowe, pёr tё varrosur njё hulumtim tё sё pёrditёshmes mbi prapёsitё seksuale tё prodhuesit tё stёrmadh e tё stёrfuqishёm.

N’Itali regjizori Giovanni Veronesi pati guximin, qё mungon tek shumё prej nesh meshkujve, tё mos quhej i vetёkёnaqur si njё njeri shumё i ndershёm, duke pranuar se prej kohёsh kishte dijeni mbi trajtimin poshtёrues qё kishte pёsuar Asia Argento. Sa janё nё gjendje tё pohojnё tё njёjtёn tё vёrtetё, nё vend qё tё qёndrojnё mёnjanё, duke marrё pjesё nё gjuajtjen shёnjestrёs mё tё lehtё e mё tё ngutёshme ? Pёrse nuk kanё folur gjatё gjithё kёtyre viteve ? Mbi tё gjitha : pёrse asnjё burrё nuk vihet nё bangёn e t’akuzuarit sepse ka heshtur deri tani ? Tё mbash gjithshka nё hije, tё kthehesh nga ana tjetёr, tё pranosh pa bёrё zё, madje duke heshtur edhe pёrmbi ndjenjat mё tё shtrenjta, mbi dashuritё e dhunuara, mbi dinjitetin e nёpёrkёmbur t’asaj qё ёshtё mё pranё teje, a nuk ёshtё edhe kjo njё formё shkurtoreje drejt suksesit, e njёjtё si ajo qё kishin pёrshkuar, simbas akuzave tё sotme, gratё qё i u nёnёshtruan pёrfrikёsimeve seksuale tё Weinstein-it ?

Ja sepse mёnyra e shtrembёr me tё cilёn pёrballohen sot kёto tema, nxjerr nё pah njё ves kulturor qё pёrsёri quan “tё natyrshёm” qёndrimin e burrave, duke qortuar vetёm atё tё grave. Jo tё burrave pretarё, natyrisht, por tё frikacakёve, pa pёrjashtuar asnjё, pёrfshirё dhe atё qё shkruan. Mbas njёzet vjetёsh do tё thonё : tё gjithё dinin. Por nuk thanё asgjё, veçse tё merreshin me atё qё, edhe se shumё vonё, vendosi tё thyejё heshtjen. E kanё kaluar shtegun tani burrat frikacakё, do t’a kalojnё pёrsёri.

 

“Corriere della Sera”, 23 tetor 2017       E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: DHUNIMET E PЁRSЁRITURA MBI GRATЁ, Eugjen Merlika, Pierluigi Battista

RASTI I KORESЁ SЁ VERIUT DHE KЁRCЁNIMET (REALE) TЁ REGJIMEVET

August 30, 2017 by dgreca

Shkruar nga Angelo Panebianco/

170829202115-02-north-korea-missile-launch-0829-exlarge-169

E shqipёroi per Diellin nga  Corriere della Sera-Eugjen Merlika/

            Dihet se Shteti I Izraelit, edhe se nuk e ka pranuar asnjёherё zyrtarisht, zotёron bombёn atomike. Por edhe armiqtё e tij mё tё tёrbuar nuk mendojnё se Izraeli mund tё lёshojё “papritmas” njё sulm bёrthamor kundёr Shtetesh (si Irani) qё çdo ditё bёjnё thirrje pёr shkatёrrimin e tij. Ndёrsa zotёrimi i raketave ndёrkontinentale, tё paisura me mbushje bёrthamore, nga ana e Koresё sё Veriut i kall datёn tё gjithёve : amerikanёve (Guami ёshtё njё shёnjestёr e mundёshme), Japonisё, Koresё sё Jugut. Si ёshtё e mundur ?

Natyrisht, ky ndryshim qёndrimesh e pritjesh ka njё shpjegim tё thjeshtё, varet nga natyra e ndryshme e dy regjimeve politike. Njёri ёshtё njё demokraci e nёnёshtruar detyrimeve tё brёndёshme e tё jashtёme : mund tё pёrdorё armёn bёrthamore vetёm nё prani tё njё kёrcёnimi ushtarak shkatёrrues, tё njё rreziku konkret asgjёsimi nga ana e armiqve tё tij. Ndёrsa armёt bёrthamore tё njё regjimi totalitar, nё tё cilin diktatori ёshtё i lirё tё bёjё çfarё t’i teket (deri tani kinezёt e kanё lejuar) shtijnё frikё gjithsesi. Ky shpjegim mund tё duket i natyrshёm, i thjeshtё, por nuk ёshtё ashtu. Sё paku nuk ёshtё pёr shumё evropianё. Shumё duket se mendojnё se nuk ka asnjё lidhje mes natyrёs sё njё regjimi politik dhe mёnyrёs sё tё qёndruarit nё bashkёsinё ndёrkombёtare. Vёrejnё se edhe demokracitё udhёhiqen nga interesat e tyre e, shpesh, e ndjekin atё duke shkelur interesat e tё tjerёve. Kjo ёshtё shumё e vёrtetё, por nuk pёrjashton qё ndryshimet tё jenё e tё jenё tё dukёshme.

Pёr shёmbull, ka mjaft njerёz n’Evropё qё, duke urryer amerikanёt, do tё parapёlqenin qё tё zёvendёsonin aleancёn me Shtetet e Bashkuara me njё aleancё me Rusinё, t’i besonin sigurinё e tyre rusёve. Bёjnё gjoja se nuk e dijnё (ose nuk e dijnё) qё tё kalohet nga aleanca me njё demokraci tё vёrtetё – qё mbetet e tillё madje edhe n’epokёn e Trump-it – nё njё aleancё me njё regjim autoritar (ose, siç pёlqehet tё thuhet, me njё demokraci iliberale, do tё thotё tё pranohet qё, me kohё, tё vёrtetohen ndryshime nё cilёsinё e vetё jetёs publike, tё pranohet qё aleati i ri tё shtjerё helme autoritare. Ashtu sikurse Rusia, nё versionin carist, sovjetik apo pas komunist ka bёrё gjithmonё nё shekuj.

Nga ana tjetёr, a nuk ёshtё njё fakt qё Turqia laike e farkёtuar nga Atatürku (themeluesi i Turqisё bashkёkohore), kishte njё politikё tё jashtёme filoperёndimore e qё ajo ka ndryshuar energjikisht si pasojё e ri(islamizimit) tё detyruar dhe zhvillimeve autoritare t’imponuara Vendit nga partia e Erdoganit ?

Natyrisht, jo gjithmonё nё nёnvlerёsimin e kёtyre ndryshimeve, luan vetёm padija. Nganjёherё peshon edhe ligёsia. Ka njerёz, pёr tё cilёt edhe regjimi mё mizor, edhe ai qё pavarёsisht nga politika e jashtёme e tij, i bёn shumё keq nёnshtetasve tё tij (duke i vrarё, duke i dёnuar me uri, duke i bёrё tё jetojnё me frikё) ёshtё gjithsesi mё i mirё se sa demokracia perёndimore. Ёshtё kundёrshtia pёr qytetёrimin liberal qё drejton gjykimet. Mendoni pёr simpatitё qё gёzon, nё disa mjedise perёndimore, Hamasi.

Ёshtё e vёrtetё se jo tё gjithё regjimet iliberale janё agresivё e tё rrezikshёm. Ndonjё herё agresiviteti kundrejt sё jashtёmi ёshtё vetёm me llafe. Por kjo nuk do tё thotё se ata janё tё denjё pёr respekt, aq mё pak se mund tё tregohen si model pёr t’u imituar. Nuk ishte nevoja tё priteshin veprimet e fundit tё kryetarit Maduro pёr tё kuptuar se çfarё ishte bёrё Venezuela, se çfarё ishte qё n’epokёn e Cháves-it. Por meqё caudillio-t e lartpёrmendur i kundёrviheshin “kapitalit financiar ndёrkombёtar” ose Shteteve tё Bashkuara, pёr disa ishin gjithsesi tё denjё pёr duartrokitje. Ka qenё gjithmonё sa tragjike aq edhe ironike tё shiheshin aq tё vetёquajtur antifashistё tё duartrokisnin çfarёdo regjimi fashistoid, mjafton qё tё ishte armik i betuar i “demokracive plutokratike e reaksionare” (copyright i Benito Mussolinit). Ajo duartrokitje ёshtё justifikuar gjithmonё se bёhej fjalё pёr njё zotim tё supozuar tё regjimit nё dobi tё “drejtёsisё shoqёrore”. Nё fakt, ndodh shpesh qё autoritarizmat, tё sё djathtёs e tё sё majtёs, tё marrin pёrsipёr – me politika populiste – “tё varfёrit”, tё “descamisados” (pa kёmishё), aq tё dashur pёr peronistёt argjentinas. Nёse don tё shkatёrrosh pa u ndёshkuar liritё qytetare e politike, duhet tё shpёrndash zorile rezerva masivisht nё dobi tё “popullit”. Nё afatet e mesme, kjo do tё shkaktojё varfёrimin e pёrgjithshёm (edhe populli do tё jetё mё keq se mё parё), por nё kohёn e shkurtёr do t’i japё regjimit miratimin pёr tё cilin ka nevojё.

Kjo, sa i pёrket regjimeve totalitare, tё cilёt nuk pёrfaqёsojnё ndonjё rrezik tё menjёhershёm pёr fqinjёt e tij. Por kur, nё politikёn e jashtёme, kalohet nga fjalёt nё faktet (si Koreja e Veriut qё ёshtё armatosur nё mёnyrёn qё ёshtё parё) regjimi nё fjalё i fut frikёn tё gjithёve. Askush nuk mund tё dijё nёse diktatori do t’a tёrheqё apo jo kёmbёzёn. Nga ana tjetёr nuk mund tё jetё njё zgjudhje ndonjё sulm parambrojtёs, i ashtuquajtur “kirurgjik”, me qёllim pёr tё shkatёrruar aftёsinё bёrthamore. Sepse ёshtё gjithmonё e mundur, nё kёta raste, qё diktatorit apo klikёs sё tij t’i mbetet njё mundёsi tё fillojё njё sulm shkatёrrues kundёr popullsisё civile tё njё Vendi tjetёr.

Pёr kinezёt Koreja e Veriut ka patur gjithmonё njё kuptim tё dyfishtё strategjik, mbrojtёs dhe sulmues. Ёshtё shteti jastёk (dhe satelit), qё i ndalon Koresё sё Jugut, aleate e amerikanёve, tё vendoset nё kufi me Kinёn. Por ёshtё edhe gjembi, qё nga kohёt e luftёs sё Koresё (1950 – 1953) ata e mbajnё tё futur nё ijet e Shteteve tё Bashkuara.

Tashmё qё gjembi i sipёr pёrmendur i ka hyrё nё ije dhe atyre, shpresohet se do tё gjejnё mёnyrёn pёr tё zgjidhur problemin. Neve, kёtu, ndёrsa presim me ankth zhvillimet e njё krize qё rrezikon tё degjenerojё, shpejt a vonё, nё njё pёrballim bёrthamor, nuk na mbetet tjetёr veçse tё pёrsiasim mbi ndryshimet qё janё mes demokracive e tё tjerёve.

Corriere della Sera, 28 gusht 2017                       E shqipёroi Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Corriere dela Sera, Eugjen Merlika, Kercenimet e regjimeve, Korea e Veriut

DЁNIMI I PAFAJSISЁ APO FAJЁSIA E DЁNIMIT

August 30, 2017 by dgreca

1-Eugjen-Merlika-225x300

NGA EUGJEN MERLIKA/

odiseja.pafajsisё

(Mbresa dhe pёrsiatje nga leximi i librit “Odiseja e Pafajsisё” i Lek Pёrvizit )/

Kohёt e fundit, “Panteonit tё Nёnёdheshёm”, letёrsisё sё “armiqve tё klasёs”, i u shtua njё vepёr e re, “Roman i jetuar”, “Odiseja e Pafajsisё”, me autor piktorin , poetin e publiçistin e njohur, Lek Pёrvizin. Ky roman qё i jepet lexuesit shqiptar ёshtё shpalosja e jetёs sё vёllait tё madh tё shkrimtarit, tё ndjerit Valentin Pёrvizi. Ёshtё tregimi i njё jete plot peripeci, qё filloi nё ditёn e parё tё korrikut 1920, nё kullёn e Skurajve, rrёzё Malit tё Skёnderbeut, nё malёsinё mes Krujёs e Matit, qё kishte qёnё zemra e Principatёs sё Kastriotёve dhe pёrfundoi nё njё ditё vere, nё 13 marsin 1999, nё njё spital nё Bolonjё tё Italisё. Duke mbajtur parasysh kёto dy data e ngjarjet qё lidhen me ta, do tё mendohej se ajo jetё i pёrkiste njё qytetari shqiptar qё u largua nga vёndlindja nё njё moshё tё re, pёr tё gjetur fatin nё Vendin pёrtej Adriatikut e mbeti atje deri nё fund.

Titulli i veprёs, mjaft domethёnёs, shtyn kёrshёrinё pёr t’a zbuluar atё jetё, nё tё gjitha shfaqjet e saj mё tё rёndёsishme. Ajo kёrshёri kthehet nё njё makth tё vёrtetё, i cili e mban tё pushtuar deri nё fund, deri nё çastin qё ajo jetё fiket, pёr t’u ndezur diku nё botёn e pёrjetёsisё. Ai makth pёrcaktohet nga fakte e ndodhi tё vёrteta, qё sa mё shumё lexuesi zhytet nё to aq mё shumё zgjojnё tek ai pyetje pa pёrgjigje, nё tё cilat pёrpёlitet vetёdija qytetare e tij : a mund tё ketё dёnim pёr njё njeri pёr tё cilin nuk ka asnjё farё padije tё vёrtetё pёr veprimet e tij ? ; cili kod etik, moral apo ligjor mund tё pёrligjё njё dukuri tё tillё tё llahtarёshme ?; deri ku arrin pёrgjegjёsia morale e njё shoqёrie dhe e njё shteti qё ligjet e tyre i hartojnё mbi kritere tё tilla?

Autori i le tё nёnkuptuara kёto pyetje tё vetёdijes sё lexuesit, ai mjaftohet me pёrshkrimin besnik tё ndodhivet qё kanё pёrcaktuar jetёn e njё çifti njerёzish tё dashuruar. Historia e saj mbetet hullia kryesore e romanit, nё tё cilёn derdhen rrjedha ngjarjesh tё tjera qё kanё pёrcaktuar epokёn historike. Ajo dashuri ndёrthuret me ngjarjet e kohёs sё luftёs sё dytё botёrore, jo vetёm se lind e zhvillohet gjatё saj, por se ato bёhen pёrcaktuese, me ashpёrsinё e tyre, nё ecurinё e saj. Ka diçka madhёshtore, deri nё kufijtё e legjendёs, nё fuqinё dhe qёndrueshmёrinё e asaj ndjenje, qё sfidon ligёsinё e botёs, por triumfon mbi gjithshka. Ajo dashuri ёshtё mё jetёgjatё se diktatura komuniste qё pllakosi Shqipёrinё, duke e vёnё çiftin nё njё provё jashtёnjerёzore, 47 vjet ndarjeje tё detyruar nga ligjet e shkruara e tё pashkruara tё njё regjimi, sa mizor aq dhe unik, nё historinё e komunizmit evropian.

Shkrimtari kapet fort mbi kujtesёn e studimeve klasike, duke peshkuar nё to historinё e Odiseut, princit tё Itakёs, i cili, mbasi i dha fund njё lufte dhjetёvjeçare nёpёrmjet njё dredhie qё mbante erё pabesie, pra mёkati, u end nёpёr Mesdhe pёr dhjetё vjet tё tjera, nё kёrkim tё ishullit tё tij, duke pёsuar njё farё ndёshkimi tё Perёndive pёr tё keqen qё kishte shkaktuar. Njёzet vjetori i aventurёs sё Uliksit, i ndarё nga Penelopa, ёshtё njё refren qё lexuesi e has nё roman, pёr tё bёrё njё krahasim nё mёndjen e tij mes dy epokash. Zhytja nё botёn e Homerit i duhet shkrimtarit pёr tё nxitur pёrsiatjen e lexuesit mbi ndryshimin e kohёve. Bashkёkohёsia, shekulli i njёzetё, me tё gjithё pasurinё e tij tё sukseseve tё gjithanёshme tё shkencёs nё pёrmirёsimin e jetёs njerёzore, ёshtё njё kthim mbrapa nё errёsirёn e sё shkuarёs, pёrsa i pёrket shtatit tё tij moral. Njё shekull qё numuron dhjetra milionё njerёz tё vrarё nё luftёra apo tё vdekur  si pasojё pёrndjekjesh sistematike nga regjime çnjerёzore, qё kishin mohuar dhe vetё Perёndinё, qё ka nёpёrkёmbur mizorisht parimet morale bazё tё ndёrtimit tё shoqёrisё njerёzore, ka pak ose aspak tё ngjajshёm nё rrjedhёn e gjatё tё historisё sё kёtij planeti.

Fatkeqёsisht, edhe ne si regjim komunist, dhamё ndihmesёn tonё bujare nё kёtё katrahurё qё qe shkelja e tё drejtave mё parake njerёzore. Viktimat e kёsaj ndihmese janё tё shumta e secila prej tyre pagoi tributin e saj padrejtёsisё endemike tё kriminalitetit tё regjimit. Nё mes tё kёsaj kasaphane, pa caqe nё mizori, u gjend i pёrfshirё edhe çifti i romanit : Valentini, oficeri nё shёrbim tё ushtrisё italiane nё Romё dhe Maria Gorizia, studenteja bolonjeze qё u dashurua me djaloshin e pashёm shqiptar e lidhi jetёn me tё nё mes tё njё batёrdie qё qe lufta e dytё botёrore. E veçanta e kёsaj dukurie nuk qёndron nё vetё faktin, mbasi martesat mes shqiptarёsh e italianesh dhe anasjelltas, nuk pёrbёnin ndonjё sensacion n’atё kohё, por nё njё tjetёr fakt : qё çifti i sapo martuar, i shtyrё nga vёshtirёsi, edhe se mjaft serioze, tё çastit n’Itali, vendos tё kthehet nё Shqipёri nё vjeshtёn e vitit 1944, kur ishin tё shumtё ata qё e braktisnin atё.

Ngjarjet nё roman jepen nё kohёndodhjen e tyre, tё renditura me saktёsinё e njё dokumenti historik. Valentini filloi e mbaroi shkollat n’Itali nga viti 1926 deri nё vitin 1941, me pёrfundimin e studimeve nё njё nga shkollat mё tё njohura ushtarake tё Mbretёrisё, n’Akademinё e Modenёs, duke dalё oficer me gradёn toger kalorёsie e shёrbim nё Merano, nё verilindje t’Italisё. Nё vitin 1942 kreu njё kurs njёvjeçar pёr mjetet e blinduara nё qytetet Civitavekia e Trieste e u caktua me shёrbim nё Bolonjё, ku u njoh e u dashurua me njё vajzё liceiste, Maria Gorizia Manini. Viti 1943 e gjeti komandant tё njё reparti tankist nё Romё. Mё 8 shtator, kapitullimi dhe armёpushimi i parё ndёrmjet italianёve dhe aleatёve, e gjeti n’atё detyrё. Pёr afёr dy javё ai luftoi nё krye tё plotonit tё tij, kundёr ushtrisё gjermane qё pushtoi Italinё, nё Tivoli, nё mbrojtje tё Romёs. Mё 20 shtator qёndresa e repartit tё tij u thye dhe ai u zu rob, e sё bashku me oficerё tё tjerё antifashistё u caktua pёr t’u dёrguar nё kampin e Dakaut, nё Bavari. Mundi tё arratiset nga grumbullimi nё Fraskati e tё kthehet ilegal nё Bolonjё tek e fejuara. Pёr disa muaj qёndroi fshehur aty, kreu martesёn me gruan e dashuruar e nё korrik 1944 vendosi tё kthehet nё Shqipёri, i ndikuar nga dy shokё qё kishin tё njёjtin synim.

Odiseja e vogёl e kthimit nё Vendin e lindjes zgjati disa muaj e ka njё çast mjaft interesant nё zhvillimin e ngjarjeve : “Nё fakt Valentini desh tё ja mbushte mёndjen Gorit qё ajo tё mos nisej me tё, por tё priste nё Bolonja, ku ai, sapo tё mbaronte lufta do tё vinte t’a merrte. Gori nuk pranoi dhe kёshtu ata vendosёn tё merrnin udhёtimin pёr nё Shqipёri, qё nisi nё muajin gusht 1944. Nё rrugёtimin e tyre u ndalёn nё Verona, ku Gori kishte njё motёr tё martuar me drejtorin e filiales sё Mondadorit. Burrё e grua u munduan me u a mbushё mendjen tё mos shkonin nё Shqipёri. Bile tё qёndronin tek ata sa tё donin, deri sa tё merrte fund ajo luftё e mallkueme. Por jo ! Fati i tyne ishte tashma i caktuem…..”

Kёshtu e pёrshkruan autori, nё bazё tё shёnimeve tё lёna nga vёllai, atё çast pёrcaktues sё jetёs sё personazhit. Sikur tё kishte pranuar dhuntinё e mikpritjes sё baxhanakut e tё mos vazhdonte sendёrtimin e projektit tё kthimit nё Shqipёri, do tё ishte shmangur odiseja e gjatё dhe e dhimbёshme qё shoqёroi pёr gati gjysёm shekulli jetёn e dy njerёzve, tё lidhur pazgjidhshmёrisht nga njё ndjenjё dashurie me D tё madhe. Por odiseja e vogёl qё kaloi nёpёr qytetet e Vjenёs, Zagrebit, Budapestit, Beogradit, Prizrenit, mbaroi nё qytetin e Shkodrёs, ku autokolona gjermane i zbriti.

Aty filloi odiseja e madhe, qё mbas pak javёsh do tё merrte formёn e saj dramatke, me arrestimin e Valentinit dhe mbetjen nё rrugё tё madhe tё njё gruaje tё re nё njё vёnd tё huaj. Drama e fuqishme qё luhej nё zemrat e mёndjet e dy tё rinjve, si pasojё e ndarjes, ndёrthurej me tragjedinё qё pllakosi njё pjesё tё mirё tё shqiptarёve, t’atyre qё besonin nё Shtetin e bashkuar shqiptar e nё shoqёrinё e lirё. Valentini u dёrgua nё njё nga burgjet e Shkodrёs e u mbajt aty pёr dy vjet, pa asnjё proçes, sepse mbi tё nuk kishte asnjё padi tё bazuar nё ligj qё mund t’a dёnonte. Gruaja e re qё, gjatё gati dy viteve, i qёndroi pranё, me aq sa e lejonin rregullat, me kujdesin dhe dashurinё e saj, duke shpresuar nё “mrekullinё” e lirimit tё tij e duke e kёrkuar atё mё kot nё dyertё e zyrёs sё Mehmet Shehut, mё sё fundi, nё marrёveshje me tё vendosi tё riatdhesohet.

Riatdhesimi i Gorit, nёse nga ana materiale jep pёrshtypjen se shpejton proçesin e “normalizimit” tё jetёve tё personazheve, me nxjerrjen e Valentinit nga burgu e bashkimin me familjen nё njё kamp internimi dhe kthimin e nuses nё gjirin e familjes sё saj nё Bolonja, ishte njё goditje e fortё qё i u dha shpresave tё tyre pёr vazhdimin e jetёs sё bashku. Qё nga ai çast secili ka jetёn e tij : Valentini nё serinё e pafundme tё kampeve t’internimit e Gorizia nё Vendin e saj tё lindjes, nё njё jetё tё tёrhequr, si ajo e njё murgeshe, duke i shёrbyer nёnёs sё saj tё sёmurё dhe mbas largimit tё saj nga kjo botё, duke pёrkёdhelur, nё heshtjen e vetmisё e nёn peshёn e viteve, shpresёn e vakёt tё njё ribashkimi me djalin e saj tё zemrёs. Tё vetmet objekte qё materialisht i mbanin tё lidhur ishin letrat apo kartolinat e pakta nё vite qё çensura e regjimit i dorёzonte me pikatoren e “mёshirёs” sё saj.

Kjo ndarje dramatike prej 47 vjetёsh, besoj njё nga shembujt e rrallё nё nivel planetar, me tё gjithё problemet e veta tё sferёs sё ndjenjave njerёzore tё masakruara nga njё rend gjёrash qё nuk kishte asgjё njerёzore nё pёrbёrjen e tij, ka nё sfond diktaturёn e proletariatit tё komunistёve shqiptarё. Nё morinё e krimeve, mbi tё cilёt “udhёheqёsit” shqiptarё ndёrtuan “botёn e re”, ata tё ndarjes sё familjeve pёr arsye politike, tё cilat janё shumё mijёra raste, pёrbёjnё jo vetёm mёkate tё rёnda pёr shpirtёrat e tyre qё ballafaqohen çdo ditё me drejtёsinё hyjnore, por edhe njё njollё tё zezё pёr gjithё shoqёrinё tonё, tё djeshme e tё sotme, mbasi as sot nuk shfaqet asnjё brejtje ndёrgjegjeje n’atё drejtim, asnjё kёrkesё faljeje, asnjё shprehje pendese, nga ajo mori njerёzish qё, dashje pa dashje, i shёrbyen asaj tё keqeje.

Romani, jo pёr njё “deus ex machina” t’autorit, por pёr njё ndryshim epokal historik, qё mban vulёn e vullnetit tё Zotit, atё tё dёshtimit tё komunizmit si sistem n’Evropё, e tё pasojave tё detyrueshme tё asaj dukurie edhe nё Shqipёri, ka njё fund qё i shёmbёllen njё pёrralle. Mё 21 shkurt 1991, kur populli dhe rinia e Tiranёs tёrhiqnin zvarrё statujёn e Enver Hoxhёs nёpёr rrugёt e kryeqytetit, Valentini nisej me aeroplan pёr nё Bolonjё, ku e priste Gorizia, gruaja e ёndrrave tё rinisё dhe e shpresave tё qetёsisё sё viteve tё fundit tё jetёs. Ҫifti, tashmё i futur nё rrugёn e pleqёrisё, u ribashkua mbas gati gjysёm shekulli ndarjeje tё detyruar, duke pasё bёrё vetёm tё mira nё gjithё jetёn e tyre. Lexuesi ndjen njё farё lehtёsimi kur lexon episodin e takimit  tё burrit me gruan mbas 47 vjetёsh, por mёndja i shkon tek mijra rastet e tjera tё ndarjeve tё detyruara, tё cilёve fati nuk u dhuroi kurrё njё rast tё tillё, tё cilin ndoshta e shijuan n’atё botёn tjetёr, mbasi prej kёtej nuk mundёn kurrё tё gjejnё ngushullim…..

Jeta e pёrbashkёt e çiftit tё rigjetur vazhdoi shtatё vjet, qё pёrbёjnё njё tё shtatёn e kohёs sё humbur nga ndarja. Qenё vite lumturie tё brёndёshme por edhe tё shqetёsimeve trupore qё vetё mosha i paraqet pёr tё gjithё. Nё fund tё tyre Valentini u largua nga jeta tokёsore, duke e lёnё pёrsёri vetёm Gorizian e tij tё shtrenjtё. Por nё kёtё kohё, qё do tё kishte qёnё mё e vёshtira pёr kёtё heroinё tё vёrtetё tё tempullit tё familjes, i u gjendёn pranё kunati Lek dhe bashkёshortja e tij, Angjelina, tё cilёt, me kujdesin dhe dashurinё e tyre, shpёrblyen, aq sa ishte e mundur, virtutet e njё gruaje qё meritonte admirim e mirёnjohje.

“Koha ban tё vetёn dhe kёshtu edhe Gori, kjo Penelope e shekullit tё njёzetё, ndёrroi jetё pёr t’u bashkue me Uliksin e saj, Valentinin, nё pёrjetёsinё e Parajsёs. Ky ishte romani i jetuem nga ky çift, njё Odise e vёrtetё e Pafajsisё”, pёrfundon Lek Pёrvizi, thjeshtё e bukur romanin e tij.

Si lexues e mik i tij i shpreh falёnderimin e sinqertё pёr kёtё vepёr t’arrirё e tё dobishme, jo vetёm pёr tё pёrjetёsuar figurat lartёsisht njerёzore e tё virtutёshme tё vёllait e bashkёshortes sё tij, por edhe pёr dёshminё, skajshmёrisht objektive, tё njё epoke tё zezё, nё tё cilёn qemё viktima tё dhunёs shtetёrore e pjestarё tё “Odisesё sё Pafajsisё”.

Duke pёrfunduar kёta rrjeshta me lot ndёr sy, mё vijnё nё kujtesё qindra episode tё njё jete tё kaluar, pёr vite me rradhё, me Valentinin e Lekёn nё kampin e Plukut. Figura e Valentinit ёshtё skalitur nё kujtesё si ajo e njё Njeriu, tek i cili nё çdo veprim spikaste ndershmёria, karakteri i fortё e shpirtmadhёsia, virtute tё rralla pёr kohёn tonё. Ai qe pёr mua njё mik i shtrenjtё, nga i cili mёsova shumё e tё cilit i shpreh gjithё respektin, dashamirёsinё e vlerёsimin tim tё sinqertё. Dritё e paqe shpirtit tё Tij, tё provuar aq shumё nё kёtё jetё !

Gusht 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: “Odiseja e Pafajsisё”, Eugjen Merlika, i Lek Pёrvizit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT