• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nata hapëse e Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael 2021 ndriçon Tiranën

September 14, 2021 by s p

Dielli

Muzikë, kërcime ritmike, tinguj të papërsëdytshëm erdhën në Sheshin ”Nënë Tereza” nga Klezmer Orchestra, në këtë natë hareje që shënoi fillimin e kremtimit të shkëmbimeve kulturore ndërmjet dy vendeve.
Mbrëmja e djeshme u çel me përshëndetjet e dy anëtarëve të Bordit Honorifik të Festivalit, znj. Avital Leibovich, Drejtore e Komitetit Hebre Amerikan (American Jewish Committee) në Jeruzalem dhe të Drejtorit të Rabinatit të Shqipërisë, Rabinit Yisroel Finman. Në fjalën e saj nga Jeruzalemi, znj. Leibovich e vuri theksin te potenciali i madh që mund të eksplorohet në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, duke filluar nga turizmi, teknologjia, marrëdhëniet midis njerëzve, biznesi, arsimi dhe akademia.
 
Në fjalën e saj hapëse, Drejtorja Artistike e Festivalit znj. Almira Emiri, theksoi se kjo risi kulturore synon të shndërrohet në një event të përvitshëm dhe se ”frymëzimi i Festivalit është dëshira për të krijuar një platformë shkëmbimesh dhe vizibiliteti që përfaqëson një brand referencë të ekselencës artistike në Shqipëri dhe Ballkan.” Ajo nënvijëzoi se ”arti dhe kultura krijojnë lidhje të forta mes vendeve e popujve përmes urave të komunikimit që ato ndërtojnë dhe përmes kultivimit të njohjes e vlerësimit të ndërsjelltë.”
 
Ky event përkoi me performancën e parë në vendin tonë të Klezmer Orchestra nga Izraeli. Zhanri muzikor Klezmer është një nga më të veçantët e kulturës hebraike dhe është një zhanër që ka përtypur shumë elementë nga tradita të tjera muzikore duke përfshirë atë otomane, muzikën baroke, vallet gjermanike dhe sllave, si dhe muzikën fetare hebraike. Klezmer Orchestra përbëhej nga drejtuesi i grupit Gershon Leizerson, nga Aria Shifman, David Wiesel, Itay Dayan, Regev Baruch, Yehuda Fogel.
 
Pjesë e mbrëmjes ishin dhe këngëtarja nga Kosova Vesa Smolica dhe Agron Peni Band, të cilët performuan një repertor këngësh shqiptare për publikun e gjerë të mbledhur në këtë festivitet.
 
Kujtojmë që më herët, si pjesë e Festivalit, u hap ekspozita me piktura ”Streha” e artistit të talentuar Arben Golemi – ekspozitë që do jetë e hapur te Muzeu Historik Kombëtar për publikun e gjerë shqiptar deri në datën 20 shtator. Znj. Leibovich, duke komentuar punimet e z. Golemi, u shpreh se arti i tij përcjell ”teknika unike dhe të ndryshueshme, të pakrahasueshme me asnjë stil tjetër”.
 
Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael mbështetet nga Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Jashtme e e Shqipërisë, Ambasada e Izraelit në Tiranë, si dhe Komiteti Hebre Amerikan (American Jewish Committee) dhe Kongresi Hebre Amerikan (American Jewish Congress).
 
Të gjithë netët e Festivalit do mund të ndiqen live në faqen tonë Facebook. Programin e plotë mund ta gjeni në faqen zyrtare të Festivalit

Filed Under: Kulture Tagged With: Festivali muzikor, Izrael -Shqiperi

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT