• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dy realitete të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

April 15, 2016 by dgreca

Nga Frank SHKRELI/

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke bërë këtë javë një vizitë zyrtare në Shtetetet e Bashkuara, ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptaro-amerikan, me anëtarë të Kongresit Amerikan dhe me udhëheqës të lartë të këtij vendi. Kryeqeveritari shqiptar mori gjithashtu pjesë në disa diskutime mbi Shqipërinë dhe mbi rajonin e Ballkanit dhe gjatë një ceremonie në Varrezat Kombëtare në Arlington vendosi një kurorë me lule tek Varri i Ushtarit të Panjohur.

Jo keq për një kryeministër të një vendi të vogël – i cili deri para një çerek shekulli ishte betuar për shkatërrimin e Amerikës dhe të “imperializmit amerikan” — në vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër, në një vend siç janë Shtetet e Bashkuara. Është kjo një vizitë që pak a shumë pasqyron edhe vizitat e mëparshme të përfaqsuesve të shtetit dhe të qeverisë shqiptare gjatë këtyre 25 viteve të fundit. Historikisht, këto pritje kanë qenë tepër miqësore në SHBA, të përfaqsuesve të kombit shqiptar si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova gjatë këtyre 25 viteve të fundit. Me këto pritje të ngrohta, Washingtoni nuk ka pasur as nuk ka për qëllim për të treguar ndonjë adhurim të posaçëm për politikanët individë shqiptarë të cilët shkojnë e vijnë në këtë vend, ose mbështetje për politikat e tyre, megjithse pothuaj të gjithë pa përjashtim tentojnë t’i paraqesin vizitat në Amerikë si një “mbështetje” të Washingtonit zyrtar për ‘ta si politikanë dhe për politikat e tyre qeverisëse.

Por ndryshe nga ç’mund të mendojnë politikanët shqiptarë, këto vizita të pakën nga pikëpamja amerikane mendoj unë, janë më tepër një reflektim i miqësisë, për të mos thënë i dashurisë së SHBA-ve për një komb të vogël liridashës. Për një popull, fati i të cilit, gjatë historisë së shekullit të kaluar, ishte vendosur nga zbatimi i një politike të përbetuar anti-amerikane, falë politikave të mbrendshme fatzeza të regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj ShBA-ave, por edhe si pasojë e rrethanave historike.

Gjatë asaj periudhe dhe sot, Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur historikisht dhe vazhdojnë të mbështesin — kombin shqiptar që ai të jetojë i lirë e i pavarur, i begatë, në demokraci dhe në paqë, pikëspari me vetëveten, por edhe me të tjerët, pa marrë parasyshë se kush e udhëheq. Ky është motivi kryesor i pritjeve që Washingtoni zyrtar u akordon qeveritarëve shqiptarë kur vizitojnë këtë vend. Një interpretim tjetër i kësaj të vërtete, nga cilido udhëheqës shqiptar dhe i cilës do parti ose bindje politike qoftë, nuk reflekton të vërtetën. Politika e jashtëme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare amerikane afat gjata, nuk lidhen as nuk kanë të bëjnë me individë ose parti politike të një periudhe ose një tjetre – por me popuj e kombe mike që ndajnë dhe besojnë disa vlera bazë, siç është në rend të parë angazhimi serioz për zhvillimin e një demokracie të vërtetë, si një vlerë universale dhe mbrojtja e të drejtave bazë të njeriut.

Nga pamjet publike, nga pritjet dhe deklaratat e bëra nga vet kyreminsitri dhe pala shqiptare, në sipërfaqe duket se vizita e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Amerikë, përfshirë edhe takimet e tija zyrtare në Washington, ishte një vizitë e suksesshme, gjë që i vendosë këto marrëdhënie në një dritë pozitive. Mirëpo, ky është vetëm realiteti i parë i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, që natyrisht e ka rëndësinë e vet për marrëddhëniet bilaterale.

12973275_10153641234941523_4792955203005925534_o

Por kjo vizitë, si dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në përgjithësi gjatë këtyre 25-viteve – megjithë sukseset e arritura të Shqipërisë — siç është anëtarësimi në NATO dhe kandidatura për antarësim në Bashkimin Europian – përveç anës publike kanë pasqyruar dhe vazhdojnë të reflektojnë një realitet tjetër në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Me të drejtë Kryeministri Rama, ashtu siç kanë bërë edhe para tij ish-zyrtarë të tjerë shqiptarë, foli gjatë një takimi në New York për vlerat shqiptare siç është besa dhe toleranca fetare në radhët e shqiptarëve. Ai përmendi shpëtimin e hebrenjve, një histori që tani ka marrë nam nga familje të ndryshme shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe vuri në dukje tolerancën fetare në radhët e shqiptarëve me besime të ndryshme, që është shembull për gjithë botën. Dakort, por shpëtimi i hebrenjve u bë nga një gjeneratë tjetër shqiptarësh që meritojnë lëvdata dhe toleranca fetare është një trashëgimi shekullore e shqiptarëve, vlera këto të vërteta dhe dalluese edhe sot, por janë meritë dhe trashëgimi e brezave të kaluar të shqiptarëve. Kjo është meritë e të gjithë shqiptarëve edhe sot që i ruajnë këto veti e vlera respekti ndaj njëri tjetrit, por mendoj gjithashtu se për 25 vjetë tani e kemi shtryllur këtë lemon dhe kam drojë se ky lemon (i shpëtimit të hebrenjve dhe i tolerancës fetare) nuk ka më lëngë dhe se politikanët shqiptarë të kësaj gjenerate duhet t’i tregojnë Amerikës dhe botës se ata janë të aftë për diçka më tepër. Si fillim, pse mos të përpiqet kjo klasë politike anë e mbanë trojeve shqiptare që tolerancën historike fetare në radhët e shqiptarëve t’a këthejnë në një tolerance politike midis tyre, duke u lënë kështu brezave të ardhëshëm një trashëgimi me të cilën do të jenë krenarë?

Ja këtu hasim në realitetin tjetër jo aq të këndshëm dhe të kënaqshëm të marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Ndoshta u duk si e papërshtatshme që për koincidencë, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)botoi raportin vjetor mbi të Drejtat e Njeriut në botë, përfshirë Shqipërinë, gjatë vizitës së Kryeminsitrit Rama në Washington. Ky raport nënvijoi pa mëdyshje, problemet që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet midis dy kombeve si dhe mungesën e vullnetit të qeverisë dhe shtetit shqiptar për tu marrë me zgjidhjen e tyre. Në rend të parë, Raporti i DASH thekson problemin kryesor të shoqërisë shqiptare e që është korrupsioni, që sipas raportit në fjalë është përhapur në të gjitha institucionet qeveritare, sidomos në sistemin e drejtësisë dhe të shërbimit shëndetsor. Edhe organizata jo-qeveritare e të Drejtave të Njeriut, Freedom House me qëndër në Washington, erdhi në të njëjtin përfundim me DASH në raportin që botoi këtë javë se, “Korrupsioni në Shqipëri është pa diskutim treguesi më negativ në bazë të matjeve që bëjmë ne në 7 drejtime të ndryshme.”

VOA shqip citon raportin e DASH se pandëshkueshmëria është një prej problemeve të tjera me të cilat përballet Shqipëria: “Ndjekjet ligjore dhe sidomos dënimet e zyrtarëve që kanë kryer shkelje kanë mbetur sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me lidhje të fuqishme biznesi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes penale,” nënvizon raporti. Qeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çështje”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë. Shqetësimet e qeverisë amerikane ndaj korrupsionit që ka depërtuar thellë në shoqërinë shqiptare, u mbështeten gjithashtu edhe nga një rezolutë e miratuar të ënjtën mbi Shqipërinë nga eurodeputët. Sipas VOA shqip, ata “mbeten të shqetësuar për korrupsionin e përhapur në arsim, shëndetësi, gjyqësor dhe fusha të tjera” dhe shfaqën gjithashtu shqetësimin e tyre
për “autocensurën e përhapur mes gazetarëve, të cilët ndonjëherë janë penguar fizikisht për të mbuluar ngjarje të vecanta, janë sulmuar dhe kërcënuar për shkak të detyrës së tyre”, thuhet në rezolutën e eurodeputetëve.

Ndër probleme të tjera që thekson raporti i DASH përfshihet edhe shkelja e të drejtave të njeriut ku ndër të tjera përmendet përparimi i vogël që është bërë për kthimin e pronës së shtetëzuar gjatë periudhës komuniste. Një tjetër problem që ve në dukje reporti amerikan është se Shqipëria vazhdon të mbetet një burim dhe destinacion i trafikimit të qënieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe për punë të detyruar. Mendoj se për shumicën e shqiptarëve sot nuk ka gjë më të papranueshëm dhe më të urrejtshëm moralisht për kulturën dhe traditën shqiptare se këtë fenomen.

Raporti zyrtar i DASH mbi të Drejtat e Njeriut në Shqipëri si edhe raporti i Freedom House pasqyrojnë gjëndjen aktuale politike në Shqipëri. Ndonëse të papëlqyeshme për marrëdhëniet dy palëshe – ato prapseprap përbëjnë realitetin e dytë të këtyre lidhjeve miqësore dhe janë gjithmonë subjekt i paevitueshëm dhe diskutimi serioz me dyerë të mbyllura midis zyratëve amerikanë dhe udhëheqsve shqiptarë gjatë vizitave të tyre në Washington dhe anasjelltas. Megjithë euforinë mbi anën publike të saj, as vizita e kësaj jave e Kryeministrit Rama në Washington nuk mund të ishte ndryshe.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dy realitete të marrëdhënieve, Frank shkreli, shqiptaro-amerikane

RREZIK PËR MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANE?!

April 10, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Ishte kjo një deklaratë sa bombastike aq edhe e papërgjegjëshme nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga udhëheqsi i një vendi siç është Shqipëria, e cila historikisht, por sidomos në këto 25 vitet e fundit, ka gëzuar marrëdhënje të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara.  Dhe për çka?  Duket se Zoti Rama është futur në “pyllë pa kmesë” ndërsa iu përgjigj pyetjeve hipotetike mbi mundësinë e fitores së kandidatit republikan amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste në televizionin Klan- Kosova.   Fitorja e kandidatit republikan për president Trump, deklaroi Kryeministri shqiptar, do të ishte një kërcënim ndaj vendit të tij dhe ndaj marrëdhënieve bilaterale midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.  Sipas agjencive të lajmeve Rama u citua të jetë deklaruar, jo vetëm si Edi Rama, por si Kryeministër i Shqipërisë dhe si i tillë ai u shpreh në emër të Shqipërisë dhe të Shqiptarëve se, “Donald Trump do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe pa dyshim është një kërcënim real edhe për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane”.  Megjith peshën e rëndë të këtij prononcimi, Zoti Rama nuk dha asnjë shpjegim dhe  asnjë fakt për të jutsifikuar deklaratën e tij se pse zgjedhja e mundëshme e Donald Trump do të kërcënonte marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.  Edhe unë si shumë amerikanë i kam mendimet dhe rezervimet e mia serioze për Donald Trump.  Prandaj për mua nuk kanë rëndësi pikëpamjet e Edi Ramës për Donald Trumpin, por ka rëndësi fakti që ai e lidhë Trumpin me marrëdhënjet shqiptaro-amerikane dhe me pasojat që mund të ketë fitorja e tij mbi marrëdhënjet dy-palëshe.

       Janë shumë gjëra që mund të thuhen e të shkruhen për këtë deklaratë të papërgjegjshme nga një udhëheqës qeveritar dhe njeriu nuk di se ku t’ia fillojë. Por si fillim: Le ta marrim me mendë për një minutë se Donald Trump zgjidhet president i Amerikës, çdo bëjë Kryeministri Rama me 20 janar, 2017, ditën e inuagurimit të presidentit të ri?  A do të njoftojë ai prerjen e menjëhershme të marrëdhënieve midis Tiranës dhe Washingtonit, në mënyrë të njëanshme?  Çfarë do bëjë? A do të mbyllë menjëherë ambasadën amerikane në Tiranë dhe të përjashtojë gjithë personelin diplomatik amerikan nga Shqipëria?  Janë pyetje për të cilat shoqëria dhe media shqiptare duhet të kërkojnë përgjigje prej kryeqeveritarit të zgjedhur me vota e tyre, për të ardhmen e marrëdhënieve të vendit me vendin që sot konsiderohet si kryealeati dhe mbështetsi të drejtave të shqiptarëve.

    Për ndryshe pse bën një kërcënim të tillë publik Edi Rama? Është e pabesueshme që ai të dëshirojë me të vërtetë prishjen e marrëdhënieve, por nga ana tjetër është një deklaratë aq e papërgjegjshme sa të bën të mendosh. Me sa kam ndjekur fushatën për zgjedhjet paraprake këtu në Amerikë, nuk më kujtohet që Donald Trump të ketë përmendur ndonjë herë Shqipërinë ose shqiptarët as për mirë as për keq – prandaj lindë pyetja se çka e shtyri, çka e motivoi Edi Ramën të bënte një deklaratë të tillë, madje me vendosmëri, “e kam thënë e do ta them” nënvijoi ai, deklaratë e cila është shumë vështirë të tërhiqet tani.

Deklarata e Zotit Rama ishte krejtësisht a paprovokur.  Në çdo vend tjetër normal të botës, sidomos në vigjiljen e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, diplomatët dhe eskpertët do kalonin këtë fund jave duke u përpjekur të bënin atë që njihet si “damage control” ndaj kësaj deklarate të papërgjegjëshme të një kryeministri, si masë të parë dhe ndër të tjera, duke ftuar ambasadorin amerikan në Tiranë për t’i shpjeguar se në të vërtetë, “ajo që donte të thonte Kryeministri mbi marrëdhëniet amerikano-shqiptare është  kjo dhe jo ajo..…se marrëdhënjet tona janë të forta pa marrë parasyshë se kush është në Shtëpinë e Bardhë….” e të tjera.   Sepse ndryshe nga ambasadat shqiptare nepër botë, ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk përfaqson asnjë individ të veçantë ose një parti politike, por mbarë popullin dhe qeverinë amerikane, (përfshirë edhe Donald Trump) pa marrë parasyshë dallimet politike dhe partiake. 

Është në rregull, por a pakëshillueshme për një Kryeministër shqiptar që me komentet e tija si individ i lirë të përzihej drejtë për drejtë në fushatën politike amerikane, në mbështetje ose kundër një kandidati të cilës do qoftë parti, kjo është e drejtë e tij si dhe e gjithë neve.  Por ajo që tërhoqi vëmendjen dhe pyetja që i duhet drejtuar Zotit Rama është: po me marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ç’pate, Zoti Kryeministër?  Çfarë kanë të bëjnë ato me Donald Trump?

     Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, i nderuar Zoti Kryeministër, nuk varen nga një person as nuk prishen prej një personi, as nuk kultivohen e as nuk përparojnë nga një parti, as duke u bazuar në ideologji ose në pikëpamjet e një udhëheqsi të caktuar.  Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë marrëdhëniet amerikano-shqiptare, si dhe me çdo vend tjetër, si marrëdhënie popull me popull — midis dy popujve të lirë, jo midis udhëheqsish në kohë të caktuara as midis partishë politike për interesat e tyre ideologjike afat shkurtë e sy qorrë.  

Në të vërtetë, deklarata e Kryeminsitrit Rama mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane është edhe një shuplakë ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilin pritet ta vizitojë këtë javë.   Them shuplakë ndaj këtij komuniteti, i cili për një shekull punoi rëndë dhe me gjithë zemër për ruajtjen dhe forcimin e këtyre marrëdhënieve midis dy popujve, të cilat kohët e fundit shënuan 25-vjetorin e rivendosjes së tyre.  Sepse historia e komunitetit shqiptaro-amerikan është në të vërtetë historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ç’prej kohës së Fan Nolit dhe Faik Konicës.   Atëherë, si edhe sot – diaspora shqiptare në Amerikë madje edhe gjatë periudhës më të vështirë të këtyre marrëdhënieve gjatë regjimit enverist në Shqipëri — ka luajtur dhe vazhdon të luaj rolin kryesor në çimentimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat diaspora shqiptare pa dallim, i ka konsideruar gjithmonë si të pa zevëndsueshme për interesat afatgjata dhe afatshkurta të kombit shqiptar, anë e mbanë trojeve të veta autoktone në Ballkan.  Diaspora shqiptare në Amerikë, të cilët mund të jenë demokratë ose republikanë, historikisht janë përpjekur të sigurojnë së bashku mbështetjen e përfaqsuesve të këtyre dy partive në mbështetje të kauzave të shqiptarëve. Në këtë pikëpamje komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë i bashkuar. Deklarata e Ramës mund të prishë këtë ekuilibër që ka mbajtur komuniteti midis republikanëve dhe demokratëve.   Përballë deklaratës së tij, lindë pyetja nëse udhëheqsi i sotëm i Shqipërisë Edi Rama i konsideron këto marrëdhënje si të tilla — me ose pa Trumpin — ose cilindo tjetër kandidat në Shtëpinë e Bardhë? A po ndoshta preferon një parti kundrejtë një tjetre. Gabim më të madh nuk do të kishte për mirëvajtjen e marrëdhënieve amerikano-shqiptare.  Është kjo në përçarje që do të kishte pasoja serioze për dy vendet. Prandaj duhet të ketë vëmendje ndaj deklaratave të tilla nga një udhëheqës shteti.

Edi Rama nuk është as i pari as i mbrami, i cili si individ ose si udhëheqës i një qeverie, kritikon Donald Trump, pasi Trump duhet të kritikohet për shumë qëndrime të tia.  Por deri më tani nuk kam parë ndonjë kërcënim si të Edi Ramës, nga ndonjë udhëheqës tjetër botëror megjith kritikat e shumta që të jetë shprehur ashtu siç u shpreh në Prishtinë Kryeministri shqiptar I cili u shpreh se fitorja e një kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, në këtë rast Donald Trump, do të sillte pasoja të këqia dhe prishjen e marrëdhënieve.  Madje as udhëheqsit meksikanë, të cilët ndër të tjerë kanë kritikuar  më ashpër se askush duke hedhur poshtë politikat dhe qëndrimet e kandidatit Trump karshi vendit të tyre, sidomos në lidhje me propozimin e tij për ndërtimin e një muri midis dy vendeve për të ndaluar imigracionin illegal. Madje as ata nuk kanë kërcënuar prishjen e marrëdhënieve me Amerikën në rast të fitores së Trump, që tani duket gjithnjë e më e pamundur, megjithëse këtyre gjërave nuk u dihet.

Prandaj, Kryeministri Rama do bënte mirë të mësonte diçka nga më të mirët udhëheqës botërorë në lidhje me këtë bisedë.  Në një intervistë me gazetën Huffington Post, Kryeministri i ri i Kanadasë, Justin Trudeau u shpreh se megjithë ndryshimet e mëdha politike që ai ka me Donald Trump, nëqoftse është e nevojshme ai do të gjëjë mënyrat për të punuar me të, nëqoftse zgjidhet.  Nuk është kjo hera e parë, shtoi ai, që ideologjia e presidentëve amerikanë dhe kryeministrave kanadezë, në të kaluarën, të mos ketë qenë gjithmonë në përputhje me njëra tjetrën, por megjith këtë, midis dy vendeve janë zhvilluar marrëdhënje konstruktive dhe pozitive.   Megjithë kundërshtimet e tija me politikat e Trumpit, udhëheqsi kanadez gjatë intervistës me Huffington Post as nuk kritikoi Trumpin as nuk kërcënoi prishjen e marrëdhënieve midis Otavasë dhe Washingtonit, nëqoftse fiton Trump.  Kryeministri i Kanadasë shtoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë tepër të rëndësishme për tu marrë me individ, por se njëkohsisht ai është duke ndjekur nga afër këtë moment tepër të rëndësishëm, “në demokracinë më të madhe të botës”, u shpreh udhëheqsi kanadez.

Edhe ti Zoti Rama mos u shqetso aspak, por të keshë besim dhe bindje se populli amerikan, si gjithmonë gjatë historisë, në fund të këtij procesi politik, do të dijë se cilin kandidat të zgjedhë për ta udhëhequr atë për katër vitet e ardhëshëm.  Dhe njëkohsisht uroj që gjatë vizitës këtë javë në Shtetet e Bashkuara të bindeni dhe të zotoheni Zoti Rama – pa marrë parasyshë se cili nga kandidatët nga cilado parti politike qoftë, do të votohet me shumicë nga populli amerikan nëntorin që vjen – se marrëdhëniet midis kombit shqiptar dhe kombit amerikan do të konsiderohen nga ju si tepër të rëndësishme për tu marrë me paragjykime ndaj kandidatëve të veçantë.  Uroj gjithashtu që në fund të vizitës suaj në Shtetet e Bashkuara të largoheni nga ky vend, i bindur se marrëdhëniet e kombit shqiptar me Washingtonin, sidomos në këtë periudhë kritike, mbeten të pazëvëndsueshme dhe në interesin afat shkurtë dhe afat gjatë për shqiptarët anë e mbanë trojeve të veta autoktone në Ballkan.  Uroj Zoti Kryeministër që në fund të vizitës të largoheni gjithashtu – me besimin tek votuesit amerikanë, se më në fund, ata do të jenë të aftë të votojnë kandidatin që ata konsiderojnë si më të mirin për president dhe që  kur të këthehesh në Shqipëri të sigurosh bashkombasit tu se vendimi i votës së lirë të amerikanëve, nuk do të ketë kurrfarë pasojash për marrëdhëniet amerikano-shqiptare megjithë deklaratën tuaj të papërgjegjëshme, për të kundërtën, në Prishtinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, PËR MARRËDHËNIET, RREZIK, shqiptaro-amerikane

NDËRROI JETË APOSTULLI I DARDANISË

April 6, 2016 by dgreca

Frank SHKRELI/

Ne Foto: Prof. Dr. Zef Mirdita  (1936-2016)/

Mediat elektronike dhe gazetat përhapën lajmin e zi anë e mbanë trojeve shqiptare se Prof. Doktor Zef Mirdita, në moshën 80-vjeçare  e la këtë shekull për në jetën e amshuar, duke i mbyllur sytë në Zagreb të Kroacisë ku kishte jetuar dhe zhvilluar për shumë vite aktivitetin e tij akademik dhe shkencor.  Kombi shqiptar është sot më i varfër me zhdukjen e këtij  historiani dhe kolosi të shkencës dhe letrave shqipe.  Është më i varfër kombi shqiptar dhe sidomos Dardania, me humbjen e një shqiptari dhe shkencëtari të madh, i cili me sjelljet e tija fisnike dhe me një përvojë të gjatë akademike dhe kombëtare — ai me jetën dhe veprat e tija në gjuhë të ndryshme europiane dhe sidomos përballë të huajve, nderonte kombin shqiptar kudo që shkonte dhe kudo ligjëronte nepër kryeqytete të Europës, në mbrojtje të historisë mija vjeçare të kombit shqiptar në trojet e veta autoktone, duke filluar nga periudha e iliro-dardane e deri në ditët e sotëme.

Fatkeqsisht, përveç nëpërmjet disa shkrimeve të tija, unë nuk patur rastin ta njihja personalisht Profesor Zef Mirditën, por ata që e kanë njohur për së afërmi dhe të cilët kanë pasë fatin të ishin edhe studentë të tij në Universitetin e Prishtinës dhe universitete e fakultete të tjera të Kosovës, e konsiderojnë kalimin në amshim të Profesor Zef Mirditës sot si një fatkeqsi për botën arbërore, për  të vërtetën e saj historike dhe për shqiptarizmin në përgjithësi. Ndër vetitë e Profesor Zef Mirditës, pohojnë ata, ishte e vërteta mbi historinë iliro-shqiptare si dhe mbrojta e saj kudo dhe kurdo, por ai njëkohsisht ruante edhe vetitë që nuk mësohen në libra, por të cilat historikisht e kanë dalluar fisin e vjetër të shqiptarit nga popujt e tjerë – e që janë  burrënia, nderi, besnikëria.  Mision të jetës së tij, ai kishte përcaktuar mbrojtjen e historisë dhe të së vërtetës së zanafillës së shqiptarëve, sidomos të Dardanisë dhe dardanëve.

Megjithëse Dardanët kanë qenë njëri prej fiseve më të dalluar të botës ilire, fatkeqësisht gjeneza dhe historia e tyre nuk kishte tërhequr më parë vëmendjen dhe interesimin e studiuesve dhe të historianëve të vërtetë si Profesor Zef Mirdita.  Për më tepër, edhe ato pak studime që mund të ishin bërë gjatë dekadave të kaluara, sidomos nga të huajt, historia e Dardanisë dhe Dardanëve mohohej dhe madje kur paraqitej, ajo shtrembërohej qëllimisht nga të huajt, me mungesa të mëdha historike dhe kulturore, përfshirë edhe mohimin e etnogjenezës së tyre.

Por akademik Zef Mirdita si rradhë ndonjë tjetër historian, e kishte marrë përsipër si përgjegjësi personale intelektuale por edhe kombëtare, për të provuar me veprat dhe shkrimete tija me argumentat shkencorë, se Dardania ishte Iliri dhe se dardanët ishin me prejardhje ilire, njëkohësisht duke hedhur poshtë njëherë e mirë edhe tezat kryesisht të shtrembëruesve të historisë së shqiptarëve pasardhësve të ilirëve — se dardanët nuk na paskan qenë me prejardhje ilire.  Mirëpo, Profesor Zef Mirdita gjatë gjithë jetës së tij me veprat dhe studimet që ka bërë në këtë fushë, argumenton me fakte historike dhe mbështetur në zbulime arkeologjike se e kundërta është e vërteta nga ato që kanë paraqitur shtrembëruesit e historisë së ilirëve dhe të shqiptarëve.  Në shkrimet e tija, Profesor Zef Mirdita ka mbrojtur vazhdimisht tezën e etnogjenezës iliro-shiptare se dardanët në të vërtetë kanë ekzistuar si një popullsi banuese në trojet e veta në Dardani nga kohët e hershme e ndoshta edhe deri në mesjetë dhe si të tillë ata janë aty padyshim parardhës të shqiptarëve në Kosovën e sotme dhe më gjërë.

Historiani shqiptar Moikom Zeqo, duke vlerësuar figurën dhe veprën e Profesor Zef Mirditës me rastin e vdekjes së tij, pohon se, “Zef Mirdita qe një mjeshtër i madh i analizës, i referencës shkencore bibliografike dhe arkeologjike si dhe i metodologjisë moderne të parashtrimit dhe të sintezës së mirëfilltë.  Studimet e tij për Dardaninë dhe iliricitetin e Kosovës në antikitet janë substanciale dhe të patjetërsueshme.  Dhe të mos harrojmë që një vështrim të tillë historik dhe konceptual ai e ka bërë dhe e ka botuar shumë më përpara arritjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, është shprehur historiani Moikom Zeqo.  Ndërkaq, njoftohet se në Zagreb sapo është botuar dhe promovuar vepra voluminoze e akademik Zef Mirditës me titullin: “Dardanët dhe Dardania Antike”. Duhet të jetë kjo një vepër e madhe, e mbarë dhe e frytshme e këtij Apostulli të Dardanisë, një vepër kjo besoj që pasqyron shprehje të ndriçimit mendor historik dhe të atdhedashurisë së tij për kombin e vet dhe për të vërtetën e preardhjes së tij historike, nga rrjedhte edhe vet.  Një vepër kjo e fundit nga Profesor Zef Mirdita, që shpresojmë të shërbejë si porosi dhe flakë për brezin e sotëm të shqiptarëve, pasardhës të dardanëve – si flakë që të mos shuhet por të shëndritë si trashëgimi e Apostullit të Dardanisë, Zef Mirditës për ruajtjen e identitetit kombëtar për brezat e tanishëm dhe të ardhëshëm të shqiptarëve — në udhën e historisë se re të Kosovës dardane të pavarur dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të veta.

***

Kush ishte Prof. Zef Mirdita?

Prof. Dr. Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936. Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimnazin klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb. Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, absolvoi Filozofinë. Në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë. Nga viti shkollor 1961/62 ishte demonstrator në Katedrën për Histori Kroate te prof. dr. Jaroslav Šidak. Qysh si student i vitit të tretë dhe të katërt ligjëroi lëndën e Historisë në gjimnazin e mbrëmjes “Ise Kršnjavoga” në Zagreb. Diplomoi më 8 korrik të vitit 1965.

Pas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, punoi profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.  Nga 1 janari i vitit 1967 kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike dhe më 3 nëntor 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën Dardanët dhe Dardania në Antikë.  Më 1973 u zgjodh docent me ç’rast e mori përsipër Katedrën e Historisë së Kohës së Vjetër në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, të cilën lëndë e ligjëroi në dy gjuhë, për studentët shqiptarë dhe serbë.  Në gusht të të njëjtit vit qëndroi në Shqipëri ku bëri gërmime e hulumtime arkeologjike.  Më 1974 si bursist i Qeverisë Italiane qëndroi në specializim në Katedrën e Historisë së Vjetër në Universitetin “La Sapienza” e Romës. Në vitet 1976-1977, si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung” qëndroi në specializim (Për Historinë e Vjetër dhe Paleobalkanistikën) në Universitetin e Heidelberg-ut në Gjermani.  Më 1978 u zgjodh profesor, ndërkaq më 1983 profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës.  Më 3 prill 1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.  Njëkohësisht, si profesor mysafir ligjëroi në disa universitete europiane, si në Vjenë, Jena, München, Romë, Sofje dhe Tiranë.    Më 1991-1992 qëndroi në Gjermani (München) për të dytën herë si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung”.  Nga 1 marsi i vitit 1993 është këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë ku e udhëheq projektin “Vlasi –popullatë e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot”.   Që nga viti akademik 1997/98 deri në atë 2006/07 ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit “J. J. Strossmayer” në Osijek, ku e ligjëroi lëndën: Historia e Vjetër – Lindja e Vjetër.   Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika etj. Po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht.  Që nga viti 1999 është nënkryetar i Shoqatës së Miqësisë Kroato-Shqiptare, ndërsa në periudhën kohore 2003-2007 ishte anëtar i Këshillit për Pakica Kombëtare në Qeverinë e Republikës së Kroacisë.  Më 16 qershor 2004, Alfred Moisiu, kryetar i Republikës së Shqipërisë e dekoroi Profesor Zef Mirditën me shpërblim për kontributin e dhënë albanologjisë dhe për përfaqësim të denjë të komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë.  Më 29 prill 2005, u laureua me shpërblimin e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve   për librin, “Vllehët në historiografi”, i cili u shpall libër i vitit 2004.  Më 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit të lindjes, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës e shpalli shkencëtar të vitit 2011.(Biografia e Profesor Zef Mirditës është marrë nga Revista Drita – e përmuajshme Fetare-Kulturore e Kishës Katolike në Kosovë).

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: APOSTULLI I DARDANISË, Frank shkreli, nderroi jete

“Djajtë e Donovanit”- AUTORI SHQIPTARO-AMERIKAN ALBERT LULUSHI ME NJË LIBËR TË RI

April 2, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Shqiptaro-Amerikani Albert Lulushi njihet si autor tepër i suksesshëm këtu në Shtetet e Bashkuara i disa librave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe jo vetëm në këtë fushë. Ai konsiderohet si njëri ndër ekspertët më të dalluar në këtë fushë gjatë 20-viteve të kaluara këtu në Amerikë, ndërkohë që ekspërtizën e tij në fushën e Teknologjisë së Informacionit, ai e ka përdorur me mjeshtëri duke punuar për ente të ndryshme të qeverisë federale të SHBA-së dhe për disa nga kompanitë më të njohura dhe më të suksesshme amerikane dhe ndërkombëtare .Përveç librave të botuar mbi Teknologjinë e Informacionit gjatë dy dekadave të fundit,në verën e viti 2014 ai vendosi të dilte krejtësisht nga fusha e tij e veprimtarisë së Teknologjisë së Informacionit në të cilën, me punë të rëndë dhe përkushtim të vendosur kishte bërë emër.  Atë vit ai botoi librin mbi historinë e misionit të parë të Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan, CIA me titullin, “Operation Valuable Fiend” ose në shqip, “Operacioni Kundërshtari i Dobishëm.”   Është ky një libër në të cilin përshkruhen në hollësi — bazuar në gjurmimet shkencore të autorit Lulushi dhe në dokumentat arkivore të dorës së parë të asaj kohe si dhe në një bibliografi të pasur — përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, përpjekje këto që kishin filluar në në vitin 1949.

Libri më i ri i autorit Albert Lulushi, i posa botuar nga shtëpia botuese Arcade Publishing e New Yorkut mban titullin, “Donovan’s Devils” ose “Djajtë e Donovanit”, sipas komandantit të parë të Forcave Speciale OSS, William Donovan, një avokat republikan nga New Yorku i emëruar në atë detyrë nga Presidenti i atëhershëm amerikan Franklin Delano Roosevelt, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiteshin për luftë me Gjermaninë dhe me Japoninë.  Është kjo një histori për të cilën është shkruar edhe më parë nga autorë të tjerë amerikanë, por megjithkëtë mbetet një histori shumë pak e njohur e këtyre Forcave Speciale para-ardhëse e atyre që sot njihen si, “Forcat Speciale Amerikane” dhe para-ardhëse gjithashtu të CIA-s së sotëme.   Subjekti i librit të ri të Albert Lulushit është pra krijimi dhe veprimtaria e zyrës sëparë moderne amerikane të shërbimit të fshehtë,të quajtur Zyra e Shërbimeve Strategjike të Shteteve të Bashkuara,që njihej shkurtimisht me germat OSS. Libri i ri “Donovan’s Devils” i Albert Lulushit, plotëson boshllëkun që ekzistonte në njohurinë dhe historinë e veprimtarive të OSS-it, libër ky i cili është vlerësuar nga kryehistoriani i CIA-s, Z. David Robarge, i cili është shprehur se “Më në fund, në sajë të Albert Lulushit, OSS-it i jepet vendi i duhur në histori.”

Ndryshe nga librat e autorëve tjerë mbi këtë subjekt — të cilët sipas autorit janë përqëndruar në antarësimin në këto grupe të pjesëtarëve të elitës amerikane të asaj kohe –Lulushi thekson se qëllimi i tij me botimin e këtij libri ishte që të portretizonte dhe të dokumentontemë tepër historinë e “njerëzve të thjeshtë që ishin rekrutuar nga radhët e brezave të parë dhe brezave të dytë të emigrantëve në këtë vend”. Lulushi shkruan se këta imigrantë, njerëz të thjeshtë e të rëndomtë, të cilët iu përgjigjen thirrjes për të shërbyer –u vendosën prapa vijave të armikut për të luftuar gjermanët dhe italianët. Ata, shton autori,u paraqitën vullnetarë për të marrë pjesë në akcione tepër të rrezikshme duke rrezikuar jetën e vet me veprimtaritë e tyreprapa vijave të armikut,kryesisht në Europë, përfshirë Francën, Italinë, por edhe vendet e Ballkanit. Lulushi është shprehur se me këtë libër ai është përpjekur të paraqesë një pasqyrë të gjithanshme dhe sa më afër realitetit që ishte e mundur”.

Albert Lulushi shkruan se ishte e pamundur që në librin e tij të përfshiheshin aktivitetet e shumta të OSS-it anë e mbanë botës, andaj ai vendosi të përqëndrohej mbi veprimtarinë dhe misionet e Komandës të Grupeve Operative në zonën e Mesdheut dhe në teatrin e operacioneve të luftës në Europë. Ndërsa pjesëmarrësit në këto operacione hidheshin si parashutistë nga ajri apo deti për të infiltruar në territorin e kontrolluar nga armiku nën fshehtësinë absolute të territ të natës, misioni i fshehtë i këtyre grupeve operative, sipas autorit, ishte që t’ishkaktonin  armikutshkatërrim dhe konfuzion duke kryer sabotime, por edhe duke organizuar rezistencën vendase kundër armikut.  Pjesë e rëndësishme e operacioneve të këtyre grupeve operative të OSS-it ishte ndër të tjera edhe shpëtimi i ushtarakëve dhe personelit amerikanë, të robërve të luftës, evakuimi siç ishte rasti i shpëtimittë infermiereve amerikane nga territori i Shqipërisë.

Zyra e OSS-it që mbulonte Shqipërinë dhe Ballkanin ishte e vendosur në Bari të Italisë dhe kishte zhvilluar një përvojë të konsiderueshme për shpëtimin e personelit amerikan prapa vijave të armikut. Lulushi konsideron se njëra prej operacioneve të para dhe më të suksesshme e këtij grupi ishte shpëtimi i 13 infermiereve, 13 teknikëve mjekësorë amerikanëdhe ekipazhit prej katër antarësh, pasi aeroplani i tyre në udhtim e sipër nga Katania e Sicilisë përnë Bari, më 8 nëntor 1943, për arsye të kohës së keqe mbi Mesdhe kishte humbur drejtimin duke e detyruar të fluturonte gabimisht mbi territorin e Shqipërisë. Aeroplani amerikan me pasagjerët brenda u qëllua nga armiku me top kundërajror duke e detyruar të ulej në një fushë të Shqipërisë qëndrore.  Ndërkohë që aeroplani u shkatërrua nga sulmi, fatbardhësisht pasagjerët dhe ekipazhi i shpëtuan përplasjes së aeroplanit. Një grup partizanësh shqiptarë, shkruan Lulushi, i transportoi ata në një zonë malore në jug të Shqipërisë që kontrollohej nga ata.Sidoqoftë, megjithë rreziqet me të cilat përballeshin amerikanët në një territortë panjohur për ta — të kontrolluar nga partizanët dhe nga forcat nacionaliste — ishte oficeri i Forcave Speciale Amerikane, OSS, Lloyd G. Smith, ai i cili me ndihmën e një oficeri britanik, i atashuar pranë grupeve partizane, pothuaj dy muaj pas sulmit dhe përplasjes së aeroplanit amerikan në Shqipërinë e Mesme, evakuoi me fshehtësinë më të madhe nga territori shqiptargrupin mjekësor amerikan.  Ishte data 9 janar, 1944 kur në Bari të Italisë nga bregdeti shqiptar arrijti anija në të cilën gjëndeshin 10-infermiere amerikane, 13 teknikë mjekësorë dhe katër antarë të ekipazhit, të shoqëruar nga oficeri i Forcave Speciale amerikane OSS, i cili me aftësinë dhe prëvojën e tij i shpëtoi ata duke i larguar ata nga territori shqiptar. Lulushi citon oficerin britanik i cili shoqëronte grupin e infermiereve dhe teknikëve shëndetsorë amerikanë, të ketë thënë se atij, “i kishte lënë përshtypje të madhe mikpritja e banorëve të fshatrave shqiptare nepër të cilat ata kaluan fshehurazi, madje edhe përball reprezaljeve të forcave gjermane.”

Megjithëse evakuimi i amerikanëve nag Shqipëria doli me sukses, ky nuk ishte një mision i kryer, pasi 3 infermiere amerikane, shkruan autori, ishin ndarë nga grupi si përfundim i një sulmi gjerman, ndërkohë qëeprorët e Oficerit Smith të OSS-it i kërkuanatij që të këthehej përsëri në Shqipëri për të gjetur dhe për të tërhequr së andejmi 3 infermieret amerikane të mbetura pas.Ndërsa ai kishte pranuar të këthehej për një operacion tjetër shpëtimi në Shqipëri,oficeri Smith ishte informuar nga grupe nacionaliste shqiptare se 3 infermieret amerikane ishin gjallë dhe se po strehoheshin nga një familje shqiptare në Berat, zonë që në atë kohë kontrollohej nga forcat nacionaliste.Me ndihmën e forcave nacionaliste, shkruan Lulushi, Oficeri i Forcave Speciale Amerikane OSS Lloyd Smith, mundësoi që 3 infermieret amerikane të arrinin më në fund nga strehimi i tyre në Berat në bregdetin shqiptar, ku me 19 mars takojnë oficerin Smith i cili me përpjekjet e tija bëri të mundur trasportimin e tyre nga bregdeti shqiptar në Itali, ndërkohë që heret në mengjesin e 22 marsit, 1944 ata arrijnë shëndosh e mirë në Bari të Italisë, pas një periudhe prej 5 muajsh të fshehur në Shqipëri, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe nuk dihej fati i tyre, pasi kishin mbetur prapa vijave të armikut në Shqipëri dhe larg forcave aleate, shkruan Lulushi. Ishte ky një operacion i sukseshëm evakuimi nga Shqipëria i Forcave Speciale Amerikane.

 Botimii librit të ri të Albert Lulushit ka siguruar vlerësime të shumëta javët dhe ditët e fundit nga ekspertë, pjesëmarrës në ato aktivitete dhe njohës të historisë së asaj periudhe. Njëri prej tyre, miku i shqiptarëve, Frank Wisner është shprehur se libri,“Donovan’s Devils më la gojëhapur. Albert Lulushi na ka dhënë sfondin thelbësor të forcave special”, ka thënëIsh-ambasadori, Nën Sekretari i Mbrojtjes për Politika, dhe Nënsekretari i Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Frank Wisner.

Vlerësime të tjera të librit të Lulushit përfshijnë pohimin e Jack Devine, ish zëvendës drejtor i CIA-s dhe president aktual i Grupit Arkin, i cili ka vlerësuar librin e ri duke pohuar se, “Lulushi ka prodhuar një libër që duhet lexuar nga çdo nxënës i OSS-it dhe nga publiku i gjerë në përgjithësi. Libri është mbushur me detaje interesante në lidhje me pak sprova të njohura dhe vështirësi të operacioneve të OSS-it gjatë Luftës së Dytë Botërore.”Ndërsa enti i librave “Publishers Weekly”, vlerëson se leximi i librit të Lulushit,Donovan Devils është,“Me interes të veçantë për ata që janë sidomos të interesuar në përvojën amerikane të emigranteve dhe në historinë e operacioneve speciale.”   Natyrisht se njohuria e gjuhëve dhe e kulturave të ndryshme të  emigrantëve pjesëtarë të Forcave Speciale, si OSS, e bënte më të lehtë komunkimin e tyre me popullësinë vendase.

Në përgjithësi, vlerësimet nga ekspertë, ish pjesëmarrës në Forcat Speciale dhe njohës të historisë së asaj periudhe janë të shumta dhe tepër pozitive për librin më të ri të autorit shqiptaro-amerikan Albert Lulushi, ashtu siç ishin edhe për librin e tij të parafundit, botuar më 2014 mbi historinë e misionit të parë të Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan, CIA në Shqipëri me titullin, “Operation Valuable Fiend”,në të cilin dokumentohen përpjekjet e pasukseshme të Shteteve të Bashkuara për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës, në mbarim të ‘40-ave dhe në fillim të ‘50-ave.

Me këtë libër dhe me veprat e tjera para kësaj–si në fushën e historisë ashtu edhe të teknologjisë së informacionit — Albert Lulushi, gjithnjë sipas pohimeve të ekspertëve më të njohur amerikanë në këto fushë, është duke dhënë një kontribut tepër të rëndësishëm dhe të veçantë mbi operacionet e fshehta dhe heroike, por shpeshëherë të keqkuptuara – mbi sukseset por dhe mbi dështimete asaj periudhe të Luftës së Dytë Botërore në të cilën vepronin Forcave Speciale — tëenteve amerikane siç ishte OSS dhe më vonë CIA-s, pasardhëse e saj. Libri, përveç dokumentimit të veprimtarive të asaj periudhe, ofron njëkohsisht edhe mësime nga ajo histori–ashtu me sukseset dhe dështimet e saj — edhe për operacionet e sotëme të Forcave Speciale moderne amerikane, të cilat mund të nxjerrin mësime nga ajo histori që përmblidhet në librin e Lulushit, Donovan’s Devils.

Natyrishtse veprat e shumëta të këtij autori në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në fushën e inteligjencës ushtarake dhe të Luftës së Ftohtë,   janë rezultat i talentit të dalluar por edhe i shembull i punës së rëndë dhe serioze të tij në këto fushë. Si i tillë, Albert Lulushi nderon veten si ekspert në këto fushë, ndërkohë që konkuron me më mirët e këtij vendi.  Por,me kontributin e tij të shquar në fushën e botimeve me subjekte të ndryshme si edhe me angazhimin e tij në marrëdhënjet e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë dhe Kosovën gjatë viteve të kaluara –autori tashmë i njohur për publikun amerikan dhe jo vetëm, Albert Lulushi, me veprimtarinë e tij dhe me punën e palodhur, nderon njëkohsisht edhe mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Albert Lulushi, i lindur në Shqipëri, iku në Perëndim në vitin 1990 dhe u zhvendos në SHBA në vitin 1991. Ai ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si sipërmarrës i teknologjisë së informacionit duke punuar me agjencitë qeveritare amerikane dhe kompanitë Fortune 500. Lulushi ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në kryerjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Kosovën. Albert Lulushi është autor i librit Operation Valuabe Fiend, nje përzgjedhje e History Book Club dhe Military History Book Club. Ai jeton në Oakton, të shtetitVirginia, afër Washingtonit.

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Lulushi, Donovan’s Devils, Frank shkreli

Roli i diasporës në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

March 30, 2016 by dgreca

Nga Frank SHKRELI/

Muaji mars i këtij viti shënoi 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Marrëdhënjet amerikano-shqiptare janë aq të vjetëra, sa është edhe diaspora shqiptare në Amerikë. Ato kanë filluar në vitet e para të shekullit të kaluar, në kohën e Fan Nolit dhe Faik Konicës, atëherë kur diaspora shqiptare në këtë vend, megjithëse e vogël në krahasim me komunitetin e tanishëm shqiptaro-amerikan anë e mbanë Amerikës, mundi të siguronte nëpërmjet Presidentit Woodrow Wilson, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për shtetin e ri shqiptar. Atëherë, si edhe një gjysëm shekulli më vonë pas shembjes së komunizmit në Shqipëri — diaspora shqiptare në Amerikë edhe gjatë periudhës më të vështirë të këtyre marrëdhënieve gjatë regjimit enverist në Shqipëri — ka luajtur dhe vazhdon të luaj rolin kryesor në çimentimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat diaspora shqiptare pa dallim, i ka konsideruar gjithmonë si të pa zevëndsueshme për interesat afatgjata dhe afatshkurta të kombit shqiptar anë e mbanë trojeve të veta autoktone në Ballkan.

Njëzet e pesë vjetë më parë, në ceremoninë historike të nënshkrimit të Memorandumit për Rivendosjen e Marrëdhënjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në mars vitit 1991, nënshkruesi i këtij memorandumi nga pala amerikane, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Punët Europiane, Raymond Seitz, ka njohur publikisht rolin e diasporës së vjetër shqiptare në Amerikë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, duke theksuar se megjithëse kishte kaluar një gjysëm shekulli ç’prej kohës kur Enver Hoxha prishi marrëdhënjet me Amerikën, “Këto marrëdhënje mdis dy kombeve nuk u harruan kurrë nga mijëra amerikanë me origjinë shqiptare….”

Mesin e këtij muaji u shënua në mënyrë modeste 25 vjetori i rivendosjes së këtyre marrëdhënjeve ndër të tjera edhe me një pritje që organizoi me këtë rast Ambasada e Shqipërisë në Washington, ku sipas lajmeve ishin të ftuar amerikanë dhe shqiptarë, ndonëse shqiptaro-amerikanët, me përjashtim të disa gazetarve përfshirë ata të VOA-s shqip, sipas një pjesëmarrësi mund të numëroheshin me gishtat e një dore. Megjithëse siç duket, me qëllim ose pa qëllim në një përkujtim të tillë u injorua diaspora shqiptare, sidomos ajo e vjetëra që jeton jashtë Washingtonit, Ambasadores së Shqipërisë në Washington, Floreta Luli-Faber duhet t’i jepet kredia që në këtë përkujtim ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike opozitare të Shqipërisë, Lulzim Basha me delegacionin e tij, që ndodhej në Washington për një vizitë pune dhe për të shënuar përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane 25 vjetë më parë në Washington. Ky zhvillim duhet të përshëndetet si fillimi i një epoke të re në veprimtarinë e ambasadës shqiptare në Washington, sepse nuk ishte gjithmonë kështu. Është ky një gjest tepër pozitiv i ambasadores Faber duke marrë parasyshë se si trajtoheshin, nga të dy palët, përfaqsues të opozitës kur vizitonin Washingtonin, megjithëse në botën që jetojmë, një gjë e tillë është krejt normale në rrethanat si kjo. Mbaj mend se gjatë 25-viteve të kaluara, ambasadën e Shqipërisë në Washington (kur ishte e hapur), varësisht se cila parti ishte në pushtet, nuk e vizitonin zyrtarët e partisë në opozitë, duke lënë përshtypjen ndër amerikanët dhe në radhët e shqiptarëve, se ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin e botës, përfaqësonte vetëm partinë në pushtet dhe jo të gjithë shqiptarët. S’do mend se ambasada e cilit do vend kudo duhet t’i ketë dyert e hapura për të gjithë shtetasit e vet taksapagues, pa marrë parasysh pikëpamjet politike të njërës ose tjetrës palë, ose cilës parti politike i përkasin ata. Grindjet politike të Tiranës ç’vendoseshin në Washington për afatin e vizitave të zyrtarëve të lartë shqiptarë në kryeqytetin amerikan. Shpresohet që ky gjest të përjetësohet jo vetëm nga ambasada shqiptare në Washington por edhe nga të gjitha ambasadat shqiptare me përfaqësi në kryeqytete të tjera të botës. Mbi të gjitha, kjo duhet të jetë politikë e përhershme e urdhëruar nga Ministria e Punëve të Jashtëme të Shqipërisë dhe jo të lihet në dorë të ambasadorëve të ndryshëm.

Në këtë frymë pranimi e tolerance, do të ishte mirë që edhe diaspora shqiptare të trajtohej dhe të pranohet në një frymë bashkëpunimi. E vërteta është se angazhimi i diasporës duhet të trajtohet si diçka jo vetëm në interesin e vet ambasadës por edhe në interesin afat gjatë të Shqipërisë. Ambasada dhe Shqipëria kanë më shumë nevojë për diasporën, për këtë diasporë — të vjetër e të re — e cila si individë dhe si komunitet, historikisht dhe në periudha të ndryshme gjatë një shekulli dhe jo vetëm në 25-vitet e fundit, ka mbajtur lidhje të forta me Washingtonin zyrtar dhe me përfaqësues të dy partive kryesore në Kongres, gjithmonë duke punuar në interesin e bashkatdhetarëve të vet kudo në trojet etnike, sidomos në periudha të vështira për kombin shqiptar.

Kohët e fundit udhëheqsi i opozitës Lulzim Basha vizitoi Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi takime me zyrtarë amerikan në Washington, ndërsa zhvilloi edhe vizita me komunitetin shqiptaro-amerikan në New York. Lajmet njoftojnë se edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka në agjendë një vizitë muajin që vjen në Washington. Mbetet për tu parë angazhimi i Kryeminstrit shqiptar gjatë vizitës së tij në Amerikë me diasporën e vjetër dhe të re. Në lidhje me këtë subjekt, Kryeministri shqiptar kishte premtuar gjithashtu, vitin që kaloi, se në fillim të këtij viti, një përpjekje për të angazhuar më shumë diasporën, ai kishte njoftuar se do të organizonte një konferencë për diasporën në Tiranë. Nismë e mirë si fillesë por të pakën publikisht nuk vihen re shënja të ndonjë organizimi të tillë ndonëse po fillon muaji i katërt i këtij viti.

Në të vërtetë, fund vitin e kaluar Departmenti Amerikan i Shtetit – në kuadër të veprimtarive të javës së diasporave anë e mbanë botës — kishte organizuar një konferencë kushtuar rolit të diasporës në politikën e jashtme amerikane dhe në diplomaci si dhe ndikimit të diasporës në zhvillimet botërore. Në atë konferencë ka marrë pjesë edhe Kryediplomati amerikan John Kerry i cili vlerësoi veprimtarinë e diasporave në këtë vend duke u shprehur se ishte tepër krenarë për rolin që luan diaspora në Shtetet e Bashkuara dhe theksoi zhvillimin e partneritetit publik dhe privat në fushën e diplomacisë dhe të politikës së jashtëme amerikane. Ai vlerësoi rolin e diasporave të ndryshme në Amerikë, duke thënë se, “Komunitetet e diasporës janë shpeshëherë ndër aktorët e parë që u përgjigjen ngjarjeve me rëndësi, qoftë në rast fatkeqsishë natyrore ose sulmesh terroriste, krizash financiare dhe politike, ose madje edhe në rast mundësishë të reja biznesi.” Në të vërtetë, angazhimi i komunitetit shqiptaro-amerikan në mbështetje të interesave të shqiptarëve kudo gjatë 100-viteve të shkuara, mund të jetë shembulli më i mirë i kontributit të një diaspore në Amerikë, për të cilën foli Kryediplomati amerikan, fund vitin e kaluar në konferencën e Washingtonit kushtuar rolit të diasporave në përpilimin e politikës së jashtme amerikane.

Është ky një rol që — pa marrë parasyshë se e vlerëson përpiluesi kryesor i politikës së jashtme amerikane tani — duhet të vlerësohet edhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare dhe jo vetëm me rastin e 25-vjetorit të lidhjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, pasi ky angazhim i diasporës shqiptare në Amerikë, siç dihet ka një histori më të gjatë dhe të suksesshme. Ka ardhur koha që diaspora shqiptare, e re dhe e vjetër, të mos konsiderohet më si një realitet kundërshtarësh të përherëshëm, si një luftë që vazhdon midis “nesh dhe atyre” për më shumë se 50-vjetë. Kombi shqiptar, nepërmjet përfaqsuesve zyrtar në Tiranë dhe në Prishtinë, ka nevojë të angazhojë më shumë diasporën pa dallim, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me vendet mike të shqiptarëve kudo, por sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të mirën e Shqipërisë e të Kosovës dhe për mirëvajtjen afatgjatë të mbarë kombit shqiptar. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhdënjeve shqiptaro-amerikane se shpresa është rinia e lindur gjatë 25-viteve të kaluara, duke thënë se, “Për mua Shqipëria është me të rinjtë e jashtëzakonshëm të saj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur gjatë këtyre 25 viteve. Më e mira nuk ka ardhur ende në marrëdhënien tonë. Ne qëndrojmë së bashku me krenari. Ky është vetëm fillimi”, është shprehur ambasadori Lu.
Nuk është aspak vonë as për këtë gjeneratë politikanësh që t’i njohë vlerat, veprimtarinë dhe pasurinë që përmban diaspora. Nuk ka asnjë arsye që të presim një brez tjetër shqiptarësh me qëllim që të njihet kontributi i diasporës së vjetër dhe të re në Shtetet e Bashkuara dhe që njëkohsisht të ndërmirren masa zyrtare për angazhimin e tyre të mëtejshëm edhe më të fortë në mbështetje të interesave të shqiptarëve. Diaspora shqiptare në Amerikë e ka treguar historikisht se, siç është shprehur John Kerry në konferencën e Washingtonit të vitit të kaluar mbi diasporën — përfaqsuesit e këtyre komuniteteve në këtë vend, “Janë ndër ambasadorët më të mirë që mund të kemi.”

Të kujtojmë në këtë 25-vjetor se në mungesë të zhvillimit të marrëdhënieve normale diplomatike shqiptaro-amerikane, gjatë pjesës më të madhe të shekullit të kaluar, komuniteti shqiptaro-amerikan, me dinjitet dhe plot atdhedashuri, luajti rolin e ambasadës dhe të ambasadorit të kombit shqiptar në Washington.

Filed Under: Editorial Tagged With: Frank shkreli, Roli i diasporës në marrëdhëniet, shqiptaro-amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • 120
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT