• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“NA THONI, KUSH PARA SHQIPTARIT, I NGAU QETË SINORËVE TË BALLKANIT?“ — UNIVERSITETI I BERNËS NË ZVICËR VËRTETON DEKLARATËN E AT GJERGJ FISHTËS NË KONFERENCËN E PAQËS NË PARIS, MË 1919

July 26, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Universiteti i Bernës në Zvicër pohoi zyrtarisht se Lini në Pogradec, është vendbanimi më i vjetër në Europë, njoftojnë një numër mediash në trojet shqiptare, por edhe mëtej.  Sipas të dhënave në media, por dhe deklratave zyrtare, rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare, në bashkpunim midis arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec, është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë, sipas ekspertëve zviceranë e shqiptarë – një zbulim ky shumë i madh, sipas tyre. 

Në këtë ndërkohë edhe Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar në portalin e saj, duke e cilësuar punën e ekspertëve zviceranë e shqiptarë, si, “Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit!”  Ndërsa selia diplomatike zvicerane njofton se me rastin e këtij zbulimi vet Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka bërë një vizitë ditët e fundit në Lin afër Pogradecit, për të dëshmuar bashkëpunimin e frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve shqiptarë. 🇨🇭🇦🇱

Z. Albert Hafner, arkeologu nga Zvicra, citohet të jetë shprehur për media të ndryshme se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8 deri në 9 mijë vjet më parë, që më pas është përhapur në Itali dhe në të gjithë Europën. Ai tha gjithashtu se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër.   “Këtu është zhvilluar bujqësia, që më pas është zhvendosur në Itali dhe në të gjithë Europën”, shprehet arkeologu zviceran. “Njohuritë që kemi fituar në Zvicër do t’i zhvendosim këtu për të vijuar më tej me gërmime që të kemi më shumë të reja mbi vendbanimin më të vjetër në Europë”, është shprehur arkeologu zviceran. 

An aerial view of a town

Description automatically generated

                                                          Lin, Pogradec

Edhe për arkeologun shqiptar, Z. Adrian Anastasi, ky është një zbulim i madh, pasi edhe rezultatet e kanë konfirmuar, tha ai për mediat shqiptare.  Një zbulim i madh, me të vërtetë për shkencën – një sukses i madh gjithashtu edhe për bashkpunimin midis arkeologëve zviceranë e shqiptarë për këtë projekt, të financuar nga Bashkimi Evropian.  Por një zbulim dhe vërtetim shumë domethënës, sidomos, për historinë e mohuar të shqiptarëve, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër në ato anë të kontinentit evropian.  “Ky vendbanim rezulton të jetë më i vjetri në Europë”, është shprehur arkeologu shqiptar, Z. Adrian Anastasi.

Me kjëtë rast — për këtë zbulim historik arkeologjik të preardhjes së paraardhësve të lashtë të shqiptarëve, për vendbanimin e tyre të parë në Evropë — në Lin të Pogradecit — foli shumë bukur e bindshëm shkenca këto ditë e fundit. 

Sot, flet shkenca mbi preardhjen e shqiptarëve dhe trojet e tyre të lashta, kur flet për një vendbanim, siç është vendbanimi i parë në Evropë – në Lin të Pogradecit: “Këtu është zhvilluar bujqësia, që më pas është zhvendosur në Itali dhe në të gjithë Europën”, 8 deri në 9 mijë vjetë më parë, shprehen sot ekspertët dhe shkenca evropiane.

Ky “zbulim” i “vendbanimit të parë në Evropë”, dihej se ishte aty, si shumë të tjera trako-ilire anë e mbanë Ballkanit Perëndimor, por deri tani nuk flitej nga askush për gjëra të tilla – se nuk ishte dhe nuk është as sot në “modë”, se mund të ofendohen ata që kanë ardhur shumë më vonë e kanë zaptuar ato troje.  Por, atdhetarët e vërtetë e guximtarë të Kombit si At Gjergj Fishta jo vetëm e kanë ditur të vërtetën historike por edhe edhe kanë deklaruar para botës pa drojë, historinë e lashtë e të vërtetë të Kombit shqiptar, si pasardhës të Trako-Ilirëve.

Poeti i madh i Kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, në fjalimin e tij, “Në emën të dërgatës, të qeverisë e të kombit Shqiptar”, në Konferencën e paqës në Paris më 1919, sfidoi Evropën dhe botën, më shumë se një shekull më parë, me pyetjen: “Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”.  Frank Shkreli/ “Na thoni kush para shqiptarit i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?” | Gazeta Telegraf – 

Sot, zbulimet e reja vërtetojnë se Fishta kishte të drejtë kur foli për rrënjët e shqiptarëve dhe për bujqësinë që të parët e shqiptarëve jo vetëm që e praktikonin vet, po ia mësuan këto praktika edhe Evropës mbarë, 8-9 mijë vjetë më parë.

“Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimshme anieje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje Trako-Ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë e Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në stom të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët zanë vend a mbas murojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave gratçore dhe të kerthnesta, – banë e përmallshme e hyjnive të moshës prrallëzore. – u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, kjoftë thellimeve të kavaljeteve, kjoftë padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese…”, është shprehur Fishta më shumë se një shekull më parë.

Mbi një shekull më vonë, të gjithë ne dhe mbarë Evropa, e sidomos të gjithë ata që edhe sot e kësaj dite mohojnë prejardhjen dhe identitetin e shqiptarëve në trojet e të tyre shekullore Trako-Ilire — e mori përgjigjen ndaj pyetjes retorike të At Gjergj Fishtës, drejtuar Evropës më 1919 — nga shkenca – pikërisht, nga zbulimet arkeologjike në Lin të Pogradecit. “Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”.  

“Prej brigjeve gjimuese të Euksinit e në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej bigave bumbulluese të Akrokeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriut, në ato kavaljetet e kalueme, banonte, si zotnia juej mirë e di, ajo familja e madhe Trako-Ilirike, në nam’ e në za në histori të fiseve dhe të kombeve…”.

“…E mirë pra, Zotnij të nderuem, ky asht bash ai populli i vogël Shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë! I vjetër sa fosilet, sa stalagtitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, e le të thuesh prej vetë bucave të Shqipnisë, ai asht sot zot autokton e i pakundershtueshëm i tokave të veta. Ende sllavi nuk kishte dalë prej bjeshtës së thellë t’ Uralit e ende s’ ishte ngjizun e sotmja frotë laramane neohelenike, kur Shqiptari korrte me zagna, fushat e pafund të Ballkanit. Qe kështu, Shqiptari e kishte mbyllë nji periudhë të gjatë të historisë së vet në moshën e rruzullimit. “Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”. Ka qenë pyetja e At Gjergj Fishtës. 

Shumë mirë që sot foli shkenca, me prova, për preardhjen e lashtë të Kombit shqiptar nga rrënjët Trako-Ilire, por At Gjergj Fishta u ka thenë fuqive të mëdha të Evropës që në vitin 1919, se si atëherë ashtu dhe sot, përveç provave materiale shkencore të njoftuara këto ditë në Lin të Pogradecit, kush do të dijë të vërtetën, sipas At Gjergj Fishtës: “Historinë e kemi aty, Zotnij të mij, e ajo na flet shumë kjartë. E ashtë kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare ose gjysëzyrtare: zani i saj (historisë) i pingrueshëm, përshkon kavaljetët”, ka thënë, ndër të tjera në fjalimin “Shqiptarët e të Drejtat e Tyne”, At Gjergj Fishta në Konferencën e Paqës në Paris, në vitin 1919. 

Zëri i At Gjergj Fishtës meriton të dëgjohet edhe sot, ndoshta më shumë se kurrë më parë. Edhe sikur të duam ta harrojmë zërin e këtij apostulli të madh të Kombit shqiptar, e Vërteta, sikur na pengon duke u thenë shqiptarëve se mësimet dhe trashëgimia e tij duhen mbajtur gjallë, nëqoftse duam që Hylli i Kombit shqiptar të mos fiket  në hapësirën e kupës qiellore”, do të këshillonte shkrimtari e poeti Ernest Koliqi.

Frank Shkreli

A black and white text and a person with two heads

Description automatically generated
May be an image of 2 people, wetsuit and snorkel

 A group of people standing around a log

Description automatically generatedZbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit një bashkëpunim i frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve shqiptarë. 🤝🇨🇭🇦🇱 — Fotot nga zbulimet në Lin të Pogradecit janë nga portali fejsbuk i Ambasadës Zvicerane në TiranëMay be an image of 1 person and text

                  A person sitting in a chair

Description automatically generatedAt Gjergj Fishta në qershor 1919 me temën– “Shqiptarët e të drejtat e tyne”, në Konferencën e Paqes, Paris

Filed Under: Reportazh Tagged With: Frank shkreli

KARRIGIA BOSH E KOSOVËS NË TIRANË DHE MURI SHQIPTARO-SHQIPTAR

July 19, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli
A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Për mua java e kaluar ishte një javë që është vështirë të harrohet në rrjedhën e ngjarjeve të turpshme të politikës shqiptare në përgjithësi dhe asaj dhe ndër-shqiptare, në veçanti. Elita politike nga të dy anët e kufirit i tregoi botës – por sidomos miqëve të Kombit shqiptar – një pasqyrë, një fotografi të tmershme — që vetëm armiqët më të mëdhëj historikë të shqiptarëve do mund ta vizatonin e t’ia paraqisnin miqëve dhe armiqëve të kombit, për tu treguar se kush vërtetë janë shqiptarët dhe cilat janë, sidomos, marrëdhëniet me njëri tjetrin. E kam fjalën për fjalorin e ndyrë prej rrugaçësh, përdorur nga disa anëtarë të klasës politike aktuale që sot përfaqëson Kombin shqiptar — në nivel kombëtar e ndërkombëtar—por në veçanti – përleshjet dhe përplasjet, shtyrjet fizike në parlamentin e Shqipërisë dhe sulmet me grushta në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këto sjellje banale, në hapësirat e dy kuvendeve shqiptare, nga disa ligjvenës shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri, i treguan botës se sa konfliktuale është sot klasa politike në mes vedi dhe midis dy shteteve shqiptare – një situatë ndër-shqiptare që për fat të keq të shquiptarëve është, pikërisht, aty ku i ka dashur gjithmonë, historikisht, Beogradi e Moska shqiptarët – të ndarë e të përçarë! 

“Një komb i ndarë e i përçarë kundër vetvetes nuk mund të qëndrojë”, ashtu si nuk mund të qëndrojë edhe një familje kur anëtarët e saj nuk merren veshë me njëri-tjetrin.  

Kjo thënje është përdorur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkolni, në kohën e Luftës Civile midis jugut dhe veriut në Shtetet e Bashkuara, 1861-1865 dhe nga të tjerë pas tij, por që rrënjën e ka në Bibël (Mark 3:25).  Kuptimi i së cilës është se një komb i ndarë e i përçarë kundër vetvetes nuk mund të qëndrojë, ashtu si nuk mund të qëndrojë as të mbijetojë edhe një familje, kur anëtarët e saj nuk merren vesh me njëri tjetrin. Shikoni fotografitë ose videot e punimeve të javës që kaloi në Parlamentin e Kosovës dhe në Kuvendin e Shqipërisë – por edhe për fat të keq edhe karrigien bosh të Kosovës në takimin informal në Tiranë për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi. Ku morën pjesë gjithashtu Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić. Karrigia e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, ishte bosh. 

Për mua është vështirë t’i shikoj këto foto e video më shumë se njëherë sepse është vështirë tu besoj syve — jo se këto fotografi e video tregojnë ndonjë gjë të re, pasi këto pasqyrojnë realitetin fatkeq të marrëdhënieve aktuale shqiptaro-shqiptare për disa vite tani — por për zhgënjimin tim jo vetëm personal, por besoj se edhe të shumë shqiptarëve, anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në diasporë. Për vet faktin se ku qendrojnë sot marrëdhëniet politike në familjen e përbashkët shqiptare. Karrigia bosh e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në Tiranë, javën e kaluar, vërteton, atë që nuk e kisha besuar kurrë se vetë shqiptarët po ndërtojnë një “mur të ri të Berlinit”, jo midis shqiptarëve dhe botës tjetër, siç bënte dikur regjimi i Enver që izoloi Kombin për një gjysëm shekulli nga bota, por duket sikurë sot po ndërtohet një mur virtual midis shqiptarëve – nga vet shqiptarët.

 Shikoj këto fotografi dhe pyes veten se cila, në të vërtetë, është struktura e marrëdhënieve aktuale të Kombit shqiptar anë e mbanë trojeve të veta. Shikoj dhe pyes se cilat janë shpresat e përbashkëta – nëqoftse ekzistojnë fare – dhe nëse ekziston besimi i ndërsjelltë se Kombi shqiptar është dhe mbetet një popull i vetëm i bashkuar, me lidhje të përhershme, në mbrojtje të interesave të përbashkëta kombëtare.

I shikoj këto video e foto të sjelljeve të turpëshme të parlamentarëve shqiptarë në Prishtinë e Tiranë dhe i them vetes  se kjo klasë politike shqiptare është një klasë politike e dështuar – e pa shpresë se këta, vërtetë, po e tregojnë herë pas here, se nuk janë në nivelin e duhur – në nivelin që sot – në këtë moment historik — i nevojiten Kombit dhe interesave të shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të veta. 

Por, unë jam gjithnjë optimist se populli shqiptar – nga të dy anët e kufirit virtual politik – që po ndërtojnë përfaqsuesit e tij sot, do të dijë, më në fund të tejkalojë edhe këtë situatë absurde të krijuar midis vëllëzërve dhe mortave të një gjaku, një gjuhe e të një Kombi – Shqipëri-Kosovë. Jam i besimit se shqiptarët e vërtetë nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, dhe jo politikanët e tyre, do të jenë forca që bashkon dhe jo forca që ndanë e përçanë Kombin e lashtë iliro-arbëror. Do të jetë një brez tjetër shqiptarësh që do të jetë i vetdijshëm i detyrave dhe objektivave të pa realizuara gjatë shekujsh, për t’i arritur këto objektiva, sipas fjalëve të Linkolnit, me “Armiqësi kunder askujt, me mirësi ndaj të gjithëve…”, me bindjen se lufta për të drejta, për liri dhe demokraci nuk mund të shuhet kurrë dhe se përpjekjet për të drejta të barabarta dhe për një jetë më të mirë për të gjithë, nuk do të ndalen asnjëherë.  

Në të njëjtën kohë, liria dhe demokracia – megjithëse nuk është e përsosur — është gjithnjë shpresa më e mirë për të gjithë popujt anë e mbanë botës, përfshirë shqiptarët dhe fqinjtë e tyre — popujt e Ballkanit. Sidomos për popullin shqiptar, megjithëse udhëheqësit aktualë, të cilët për interesa jo kombëtare – por për përfitime personale dhe partiake — në këtë proces e sipër flirtimesh të rrezikshme e në kurriz të interesave të përgjithëshme kombëtare – në emër të demokracisë, po luajnë me fatin e Kombit, duke rrezikuar kështu shtëpinë e tyre të përbashkët shqiptare. At Gjergj Fishta do të thoshte se demokracia është diçka më tepër se, “me vu kapelë në krye e me lidhë kravatë në fyt”. 

Sjelljet primitive prej rrugaçësh të parlamentarve shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, javën që kaloi, në sytë e botës – miqëve dhe armiqëve –i nxinë fytyrën Shqipërisë e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Me sjelljet tuaja në hapësirat e përfaqësuesve të popullit – në vendin më të shenjtë të demokracisë – botërisht, ju keni koritur vetën, familjet tuaja dhe emrin e mirë shqiptar. Duhet të ndërmirren hetime nga organet kompetente, me rezoluta të veçanta, tu kërkohet falje shqiptarëve anë e mbanë trojeve për sjelljet primitive të të ashtuquajturve ligjëvenës dhe të miratohen ligje që sjellje të tilla në dy parlamentet shqiptare, të mos ndodhin kurrë më – në shkelje të dhunëshme të vlerave kombëtare dhe interesave të shqiptarëve.

Frank Shkreli

A group of men standing in front of a wood door

Description automatically generated

Filed Under: ESSE Tagged With: Frank shkreli

ZBRAZJA E TROJEVE SHQIPTARE SOT DHE RREZIKU I BRENDSHËM AKTUAL

July 15, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

(Me rastin e promovimit të librit të Z. Rrustem R. Berisha — “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”, mbajtur në sallën “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork).

Përshëndetjet e mia autorit të Rrustem R. Berisha për veprën, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” dhe Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej” për organizimin e këtij tubimi, pikërisht, këtu në sallën “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork.

Të nderuar pjesëmarrës – Pres me kënaqësi që të lexoj librin – them librin, por në të vërtetë është vepër tre vëllimesh – mbi këtë subjekt jashtzakonisht të rëndësishëm për historinë e Kombit shqiptar – jo vetëm nga përspektiva historike – sado e hidhët që është ajo. Por edhe për nga gjëndja aktuale në trojet shqiptare.

Trajtimi i zbrazjes së trojeve – me forcë ose vullnetarisht, është edhe një subjekt aktual që ka të bëjë me largimin në masë sot nga trojet shqiptare, një gjëndje reale dhe e rrezikshme që kjo zbrazje, aktualisht, përben për të tashmen dhe për të ardhmen e Kombit shqiptar.

Titulli i veprës së Rrustem Berishës është, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”. Një periudhë kjo që për më shumë se një shekull ka sjellur në trojet shqiptare tragjedi dhe gjenocid – me pasoja të tmershme për racën shqiptare — jo vetëm sa i përket dëbimit të shqiptarëve nga trojet e veta, por edhe për efektet që politikat serbo-malazeze kanë patur dhe kanë në zhdukjen eventuale të identitetit kombëtar të shqiptarëve nga ai rajon i Evropës – të cilit sot i referohemi si Ballkani Përendimor.

Në mungesë të leximit të kësaj vepre, paraprakisht, unë do kufizohem vetëm në një diskutim të përgjithshëm të këtij fenomeni fatkeq historik për Kombin shqiptar edhe në ditët e sotëme. Për më shumë se një shekull, kanë vazhduar shpërnguljet me forcë të shqiptarëve nga trojet e veta — që autori me të drejtë e cilëson si gjenocid serbo-malazez, shpesh në bashkpunim dhe marrëveshje edhe me Turqinë e asaj kohe.

Por sot, largimin në masë të shqiptarëve nga Shqipëria dhe nga Kosova e cilësojmë si “zbrazje” të tokave shqiptare. Një term pak më i “butë” ndoshta se fjala “gjenocid” – për kohën e sotëme “moderne” të lëvizjes së lirë të njerëzve, se sa dëbimi me forcë i shqiptarëve nga regjimet serbo-malazeze, gjatë dekadave.

Ta quajmë si të duam: përfundimi, fatkeqsisht, për shqiptarët, është i njëjti: trojet shqiptare, në të kaluarën janë boshatisur, detyrimisht, dhe me forcë e kërcënime, si pjesë e politikave të regjimeve nacionaliste-fashiste-komuniste, gjenocidale serbo-malazeze, por edhe greke.

Mos të harrojmë Çamërinë martire!

Sot, shqiptarët me dy shtete të tyre, nuk kanë qenë kurrë më të lirë dhe nuk kanë gëzuar asnjëherë më shumë të drejta se sa gëzojnë sot, anë e mbanë Ballkanit Perëndimor. Atëherë çka po ndodhë dhe pse po zbrazen sot trojet shqiptare?! Fakti është se gjatë viteve të fundit, Shqipëria prinë me largime masive shqiptarësh drejtë Evropës Përendimore dhe Amerikës, e ndjekur nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e tjera.

Është një fenomen që më ka shqetësuar për një kohë të gjatë. Për pothuaj një dekadë, jam munduar, në mënyrën time, me disa shkrime modeste, të shprehi shqetësimet e mia për largimin masiv të shqiptarëve nga trojet shqiptare, sidomos nga Shqipëria dhe nga Kosova, por jo vetëm. Kam shprehur shqetësim, jo vetëm për numrin e madh të largimeve të shqiptarëve gjatë viteve të fundit, një fakt i provuar edhe nga anketat e botuara vitet e fundit nga agjenci ndërkombëtare, sipas të cilave shqiptarët anë e mbanë trojeve tona — shprehen se po të kishin mundësi do të largoheshin aty për aty, me një përqindje marramendëse nga vendlindja.

Vetëm si një pasqyrim, për të treguar se sa serioz dhe i rrezikshëm është ky fenomen sot – zbrazja, pra e tokave shqiptare në Evropën jug-lindore. Sipas raporteve të ndryshme ndërkombëtare, që botohen nga koha në kohë, Shqipëria zë vendin e tretë në botë për numrin më të madh të qytetarëve të saj që dëshirojnë të emigrojnë duke përmendur një shifër marramendse mbi 56% e popullsisë shqiptare, po të kishte mundësi të largohej. Sot, kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe për Shqipërinë, (bazuar në lajmet e fundit në lidhje me këtë subjekt. Mjafton të lexoni kryeartikujt e kohëve të fundit në median shqiptare: “Shifrat e Eurostat për largimin e 700 mijë shqiptarëve në dekadën e fundit…”, “Shqipëria e katërta në botë, rekord për largimin e të arsimuarve…”, “Shqetësim largimi i të rinjve shqiptarë”, e tjera si këto.

Ndërsa, nuk besoj që as Kosova të jetë në një gjëndje më të favorshme sa i përket emigrimit, ndërsa ente të njëjta ndërkombëtare kanë cituar shifra nga 35% e më lartë të shqiptarëve të Republikës së Kosovës që do dëshironin të iknin nga vendi, po tu jepej rasti. Pak a shumë, të njëjtat shifra shqetësuese shënohen edhe sa i përket largimit masiv të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi, Preshëvë, e tjera.

Përball kësaj situate të krijuar sot, mund të thuhet se kemi të bëjmë me një tragjedi kombëtare në rritje, të përmasave të pa para ndonjëherë: zbrazjen e trojeve shqiptare në kohë paqeje – hiç më pak e rrezikshme se ç’ishte gjenocidi serbo-malazez gjatë shekullit të kaluar që përshkruet në veprën e Z. Rrustem Berisha, ndërkohë që, siç duket, askush nga autoritetet e larta në Prishtinë dhe Tiranë, nuk e çajnë kokën për këtë tragjedi kombëtare.

Sot, ne falënderojmë dhe përgëzojmë autorin Rrustem Berishën për veprën historike voluminoze, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”.

Emigrimi masiv i shqiptarëve sot është një pasqyrim i pakënaqsive masive të shqiptarëve me qeveritë e tyre dhe një paralajmërim serioz për klasën politike shqiptare, në të gjitha trojet shqiptare, e cila ka dështuar mizorisht të merret me këtë problem mbarëkombëtar, para se të jetë tepër vonë. Në asnjë rast, me ndonjë përjashtim aty këtu, nuk është diskutuar seriozisht ky fenomen i tmershëm për të ardhmen e shoqërisë shqiptare dhe të Kombit. Jo vetëm politikanët e karrierës, të cilët janë shkaku kryesor i këtij fenomeni dhe i kësaj gjëndjeje tragjike, por as media vizive as ajo e shkruar — pjesëtarë aleancash të ndryshme politike në pushtet — nuk e gjejnë të arsyeshme që, nga koha në kohë, të programojnë debate serioze publik në lidhje me këtë çeshtje.

Historia e emigrimit të detyruar të shqiptarëve gjatë shekullit të kaluar, për të cilën shkruan autori Rrustem Berisha, në veprën e tij, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”. njeh, fatkeqsisht, shumë shpërngulje tragjike të detyruara me forcë të shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia në bazë të marrveshjeve midis Serbisë e Turqisë, por edhe nga trojet e tjera, pa harruar, natyrisht, as shpërnguljen me forcë të shqiptarëve nga Çamëria, si pjesë e politikës gjenocidale greke për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Çamëria e zona të tjera.

Për fat të keq, sot duket sikur planet e kaluara gjenocidale anti-shqiptare serbo-malazeze të Çubrilloviqit dhe më vonë të Millosheviçit për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta, me dashje ose pa dashje, po i zbatojnë vetë shqiptarët me politikat e tyre anti-kombëtare. Ndryshimi është se për këtë fenomen tepër shqetsues për Kombin, shqiptarët nuk mund të fajësojnë komunizmin, as serbo-malazezët, as grekun, e as turkun, por vetëm politikat e tyre çkombëtarizuese.

Po t’i detyronte dikush tjetër shqiptarët që të largoheshin sot nga trojet e veta, siç bënin serbo-malazezët më heret, të gjithë shqiptarët e Amerikës do ishim rrugëve të qyteteve amerikane dhe të Evropës, por dhe korridoreve të kancelarive perëndimore për të kërkuar drejtësi për shqiptarët dhe për t’i thënë stop shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre, me forcë ose me detyrim.

Sot, shqiptarët jetojnë në paqë, në dy shtete që e quajnë veten demokratike dhe kontrollojnë fatin e tyre si kurrë më parë. Shqipëria, anëtare e NATO-s me shpresë për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe Republika e Kosovës, gjithashtu me ambicje për t’iu bashkuar një ditë integrimeve euro-atlantike.

Atëherë ku tjetër dhe si të kërkojmë drejtësi dhe zgjidhje për ndalimin e zbrazjes së trojeve shqiptare përveç – në Tiranën e Prishtinën zyrtare. Pikërisht, sot atje duhet të kërkohet drejtësia dhe përgjegjësia për këtë pakënaqsi të theksuar të një numri kaq të madh të shqiptarëve me jetën e tyre në vendlindje – e të cilët si të vetmen zgjidhje për një jetë më të mirë për veten dhe familjen, konsiderojnë marrjen e rrugës për në mërgim.

Trojet shqiptare, sot për sot, nuk përballen me konflikte e trazira si në disa pjesë të botës, ku lufta, uria, tragjeditë natyrore, shpërnguljet e detyruara dhe sëmundjet, e bëjnë jetën e njerzëve tepër të vështirë dhe të pamundur që të vazhdojnë të jetojnë në vendet e tyre.

Ata që sot janë në krye të Kombit shqiptar – nëqoftse ndonjëri prej tyre ndjenë ndonjë përgjegjësi sado pak të vogël politike, morale e kombëtare — duhet të pyesi veten se çka i shtynë shqiptarët që të largohen nga trojet e veta në një numër aqë të madh, në rritje e sipër dhe njëherazi të kërkojnë zgjidhje politike mbarë kombëtare për ngadalësimin e shpërnguljës së shqiptarëve, në përmasa kombëtare që rrallë herë janë parë në të kaluarën.

Zbrazja e trojeve shqiptare është një problem mbarë kombëtar dhe si i tillë, nevojitë zgjidhje mbarëkombëtare. Por, për fat të keq, shqiptarët kudo, janë të zhgënjyer me klasën politike të tre dekadave të tranzicionit “post-komunist” – dhe kjo është një prej arsyeve që shqiptarët, pa dallim, po largohen masivisht nga trojet e veta për një jetë më mirë dhe për një drejtësi dhe për mundësi më të mira jetese për veten e familjet, në botën perëndimore. Shqiptarët janë të qartë me atë që duan për veten dhe për familjet e tyre. Ata duan të jetojnë e të rrisin familjet e tyre në një shoqëri të lirë e demokratike të llojit perëndimor – larg trashëgimisë sllavo-komuniste majtiste gjysëm shekullore, fryma e të cilës dallohet kudo në shoqërinë dhe në zhvillimet politike shqiptare — si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Është e qartë se nëqoftse liderët aktualë shqiptarë nuk do të sigurojnë drejtësi, të drejtat bazë të njeriut — lirinë e demokracinë e vërtetë në trojet shqiptare, shqiptarët e të gjitha trojeve do t’i kërkojnë diku tjetër këto të drejta dhe mundësi për një jetë më të mirë, qoftë edhe me largimin e përhershëm nga trojet stërgjyshore.

Interesat personale dhe partiake të elitës politike shqiptare – “një pjesë e dobët e Kombit që kembëngul në pushtet”, siç e cilësoi atë kolegu i im Astrit Lulushi, në një shkrim të ditëve të fundit, por edhe konfliktet politike sot po shkatërrojnë harmoninë e brendshme shoqërore të botës shqiptare, në përgjithësi, dhe po nxisin armiqtë e Kombit që të peshkojnë në ujërat e turbullta shqiptare kurdoherë që shohin një rast të volitshëm dhe derën e hapur pej vet shqiptarëve, për realizimin e qëllimeve të tyre djallëzore kundër interesave mbarë-shqiptare.

“Rreziku i përmbrendshëm”, do ta quante At Gjergj Fishta. Gjëndja aktuale politike, mosmarrveshjet dhe konfliktet në radhët e politikës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, përbëjnë rrezikun më të madh që i kanoset sot Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, pasojë e të cilit është edhe zbrazja masive e trojeve shqiptare të viteve të fundit. Rrezik më të madh afatgjatë– të brendshëm ose të jashtëm për Kombin, sot për sot — nuk ka se zbrazja e trojeve shqiptare – shkaktuar nga vet politika shqiptare.

Dallimet e theksuara shoqërore në fushën politike dhe ekonomike, ku një segment i vogël i shoqërisë që kontrollon politikën dhe ekonominë, favorizohet mbi të tjerët – sidomos në një shoqëri të varfër siç është bota shqiptare – përbëjnë një rrezik për të ardhmen e shqiptarëve, jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por dhe në marrëdhënie me të tjerët. Ndërsa me një harmoni të brendshme politike dhe ekonomike, kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, sado serioze qofshin ato, do të mund të përballen më lehtë me bashkimin e shqiptarëve rreth një platforme të përbashkët interesash kombëtare, që do duhej të qëndronin mbi të gjitha interesat e tjera politike, partiake dhe ekonomike. Ky është edhe hapi i parë drejtë kufizimit dhe kontrollimit të zbrazjes së trojeve shqiptare në Ballkan.

Problemet e mëdha politike, sidomos grindjet dhe mosmarrveshjet në radhët e klasës politike “post-komuniste” shqiptare, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, korrupsioni në nivelet më të larta qeveritare që po lulëzon anë e mbanë trojeve shqiptare, sfidat e mëdha ekonomike dhe shoqërore – politikat çkombëtarizuese si një trashëgimi e doktrinës kriminale komuniste sllavo-enveriste prej gjysëm shekulli, të gjitha këto së bashku paralajmërojnë një rrezik të brendshëm, me pasoja aq të këqia për të ardhmen e Kombit shqiptar – përfshir zbrazjen masive të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore.

“Shqiptarët, të ndrydhun nën nji zgjedhë robnie pesëqindvjeçe, të rrejtun prej të huajve, të tradhtuem prej të mëdhenjve, deri shpresën e kishin bjerrë shqyptarët, se shofin kurrë atdheun e vet të lirë e të pamverme”, do të shkruante At Gjergj Fishta 100-vjetë më parë. Sot, ndonëse të lirë me dy shtete të pavarura, shqiptarët për fat të keq, në përgjithësi, kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë, të lirë e demokratike në trojet e veta dhe janë të zhgënjyer, thellësisht, nga klasa aktuale politike shqiptare, anë e mbanë trojeve shqiptare.

Nëse dikush është kureshtar e pyet se ç’do të thonte Fishta me “rrezik të përmbrendshëm”, që i kanoset Shqipërisë, Kosovës e shqiptarëve, shikoni zhvillimet e ditës së enjtë në parlamentet shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, një shpërthim grushtat e shtyrjesh njëkohësisht, sikur dikush të jepte urdhër: tani!, si dhe (mos)-komunikimet midis dy kryeministrave shqiptarë më heret. Aty e gjeni përgjigjen. Politika shqiptare dhe marrëdhëniet ndër-shqiptare janë, pikërisht, aty ku i do armiku, ka thënë At Gjergj Fishta: të ndarë e të përçarë. Çoroditjet ndër-shqiptare, si ato të javës së kaluar, midis dy shteteve shqiptare, vetëm kënaqin Beogradin e Moskën. Kjo është edhe një arsye shtesë që shqiptarët po largohen, masivisht, nga trojet e veta. Nevojitet, pra, një reflektim serioz mbarë-kombëtar mbi këtë urgjencë kombëtare, para se të jetë tepër vonë!

Zhvillimet politike deshtake, konfliktet dhe mosmarrveshjet ndërshqiptare të tre-dakadave të ashtuquajturit “tranzicion politik, post-komunist”, në Shqipëri dhe në Kosovë, e kanë tronditur aq thellë ndërgjegjen kombëtare, sa që një shumicë dërmuese e shqiptarëve – të zhgënjyer nga politikat aktuale anti-kombëtare të liderëve të sotëm shqiptarë — me dhëmbje në zemër dhe me lotë në sy — kanë vendosur, më në fund, të marrin rrugët e botës për një jetë më të mirë e më të lirë, për një jetë normale. Duke refuzuar t’i nënshtrohen pushtetit – të një pjesë e dobët e Kombit që këmbëngul në pushtet”, e që po shkatërron trojet shqiptare me korrupcion dhe me politika çkombtarizuese – shqiptarët të lodhur nga politikat shkatërruese kombëtare, sot po braktisin trojet e të parëve, drejtë Evropës dhe Amerikës. Për fat të keq, ky është një problem i vjetër për Kombin shqiptar – siç sugjeron edhe titulli i veprës së Z. Rrustem R. Berishës, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare, 1800-1999” – por është një problem aktual që kërkon dhe që duhet të zgjidhet nga vetë shqiptarët sot në nivel mbarë-kombëtar, me vetdije identiteti kombëtar, për hir të mbijetesës në trojet e veta historike të këtij kombi të lashtë e krenar – iliro-arbëror.

Zoti qoftë me Kombin shqiptar në këto kohë të vështira!

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

PO ME OSO KUKËN E ME MALËSORËT ÇKA KINI?!

July 10, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Diskursi i pagdhendur politik ndër-shqiptar i javës që kaloi ishte i pa-precedentë në shumë pikëpamje dhe i shëmtuar gjithashtu për vet faktin se si mund të kishte një komunikim të tillë midis shqiptarësh. Tallje me heroizmin e Oso Kukës dhe ofendim i malësorëve.  Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, Kryeministri i Shqipërisë u tallë me heroizmin e Oso Kukës dhe nga Prishtina, Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti duke komentuar– në një intervistë televizive — në lidhje me mos-takimin e Kryemistrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti me Kryeminisitrin e Shqipërisë, Edi Rama – u shpreh pak a shumë se vendimi i  Kurtit për të mos u takuar me Kryeministrin Rama – ishte një reagim prej “malësori”, sipas parlamentarit të njohur të Kosovës.  Unë nuk e di se çfarë kishte ndër mend Haliti me “reagim prej malësori”, por dua t’i sjellë në kujtesë parlamentarit të Kosovës se në fillim të 1980-ave, ishin pikërisht këta “malësorë” me reagimin e tyre prej “malësori”, që ishin në krye të demonstratave anti-serbo-jugosllave nepër rrugët e Washingtonit, para Kongresit e Shtëpisë së Bardhë, për të kundërshtuar politikat gjenocidale anti-shqiptare sllave në Kosovë.  Këtë fakt e vërtetoi edhe patrioti i madh shqiptaro-amerikan, Xhim Xhema në një fjalim shkurtin që kaloi në Prishtinë, me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës – parlamentar i të cilës është sot Haliti me shokë. Malësorët shqiptaro-amerikanë nuk duan as nuk presin ndonjë shpërblim për këtë, sepse ua kanë lenë amanet të parët si detyrim për të mbrojtur trojet. Por, shqiptaro-amerikanët, në tërësi dhe malësorët në veçanti nuk presin ofendime për veprimtarinë e tyre patriotiko-historike në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në fund të shekullit të kaluar, sidomos këtu në Amerikë. Jo vetëm nepër rrugët e qyteteve amerikane, por edhe nepër korridoret e diplomacisë dhe në zyrat e niveleve më të larta qeveritare të Shteteve të Bashkuara, ishin shqiptarët nga trojet shqiptare nën Mal të Zi, ata që u prinin demonstratave anti-jugosllave në Washington.  Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë në fund të shekullit të kaluar ishte një reagim normal “prej malësori”, e këtij komuniteti, sidomos në Nju Jork dhe në Detroit. Prej malësorëve, sidomos atyre në Amerikë, vetëm të mira ka parë Kosova këto 50-vitet e fundit, I nderuar Haliti.

Më duhet t’i kujtoj Z. Haliti dhe brezit të tij se kur malësorët e komunitetit shqiptaro-amerikan – në krye me udhëheqës të këtij komuniteti, si patrioti Xhim Xhema, demonstronin për të siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për çeshtjen e Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve anë e mbanë Ballkanit Perëndimor, brezi i tij në Kosovë, i kishte kthyer sytë dhe të gjitha shpresat për zgjidhjen e çeshtjes së Kosovës, tek regjimi i Enver Hoxhës.

Unë nuk dëshiroj të polemizoj me askënd, e sidomos jo me personalitete të larta shqiptare, pasi fatbardhësisht, përpiqem të mos jetoj në botën e tyre të mendimit politik. Por, këto dy raste të javës që kaloi, tregojnë se sa e pa informuar (ose Zot ruajna sa e djallëzuar) është bota shqiptare sot përball historisë së vërtetë të një pjese të Shqipërisë e të shqiptarëve,  pikërisht për arsye të historiografisë sllavo-komuniste të regjimit të Enver Hoxhës që gjithnjë, zyrtarisht dominon dhe që refuzohet të korrektohet, më shumë se tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit

Sidoqoftë, nëse dikush dëshiron të dij se kush ishte Oso Kuka dhe cili ishte heroizmi i tij, por edhe për rolin e malësorve dhe reagimet e tyre “prej malësori”, siç u shpreh deputeti Haliti – u ftoj të lexoni Lahutën e Malësisë të Poetit Kombëtar, At Gjergj Fishtës, vepër homerike e Kombit Shqiptar.  Aty Gjergj Fishta i ka kushtuar 5 vjershat e para të Lahutës, pikërisht Oso Kukës dhe Vraninës, por edhe rolit dhe luftërave të malësorëve gjatë historisë në mbrojtje të Shqipërisë dhe të Kosovës. gjatë shekujve. 

Dihet se një shumicë e politikanëve aktualë shqiptarë, anë e mbanë trojeve shqiptare, janë edukuar në frymën ideologjike enveriste, sllavo-aziatiko-komuniste – një frymë kjo që mbizotëron, në përgjithësi, edhe sot politikën dhe kulturën shqiptare, për fat të keq. Në trojet tona nën komunizëm pas Luftës së Dytë Botërore, Gjergj Fishta dhe Lahuta e Malëcisë ishin të ndaluar rreptësisht. Për më tepër, po t’përmendesh Fishta në komunizëm, njerzit e pësonin keq, në të dy anët e kufirit shqiptar. Siç tregojnë edhe komentet plot mllef, inate e tallje të javës që kaloi, antagonizmat ndaj At Gjergj Fishtës janë aqë të theksuara ende në botën shqiptare, sa që të bindin se sa e efektshme paska qenë propaganda sllavo-komuniste gjysëm shekullore kundër tij, e që ende vazhdon sot, ndonëse me mënyra të tjera më të sofistikuara. 

Si lexues i rregullt i Lahutës së Malcisë të At Gjergj Fishtës, bashkohem sinqerisht me At Danjel Gjeçajn – botuesin e Lahutës së Maësisës në vitin 1958, duke u bërë thirrje bashkatdhetarve kudo, e sidomos politikanëve aktualë:  “Lexoje me dashni Lahutën…Shfletoje me kujdes Lahutën e Homerit të kombit tand…Ndigjoje me vemendje Fishtën dhe fletët e Lahutës…Studjoje me peshim Lahutën dhe më në fund, Ruaje Lahutën sepse është ma fort e jotja se e Fishtës”, ka këshilluar At Daniel Gjeçaj.  Sepse, “Bërthama dhe thelbi i nji kombi” nuk shuhen për derisa nga shqiptarët të këndohet Lahuta, për derisa nga ata të ndiqet heroizmi i Oso Kukës dhe urtija e Marash Ucit, vendosmënia e Ali Pashës, bashkimi i Lidhjes së Prizrenit, trimënia e Drangojve legjendarë në Bigë të Shalës, fytyrat historike në Rrzhanicë…dashunija e vetmohimi i Pater Gjonit, guximi e burrnia e Ded Gjo Lulit, fisnikia e virtyti burrënor i Tringës…”, ka porositur ai.  Vet At Gjergj Fishta ishte i bindur se në veprën e tij, ai i kishte lënë Kombit të vet një “Pomendore”:

“Veç se po moj Zanë Shqyptare

Krah m’krah bashk na tue këndue

Ndërtue kemi ‘i pomendore

Rrfe as mot mos m’e dërmue”.

Rrfeja as moti, ndoshta jo nuk e dërmojnë Lahutën e Gjergj Fishtës as protagonistët e saj të Kombit, por shqiptarët vet po e “dërmojnë”, duke mos e përfillur, duke e tallur e duke e injoruar.  Po “dërmohet” nga ata që nuk dinë se në Lahutë, gjënden fatet e kombit se Lahuta Malësisë pasqyron historinë e shqiptarëve, pa të cilën nuk mund të shkruhet as historia e kombit.  Për më tepër, Lahuta është shtylla e traditave kombëtare pa të cilat, eskpertë të ndryshëm janë shprehur se nuk se mund të realizohet një qytetërim i përparuar shqiptar, as një zhvillim dhe shtet-ndërtim modern — në përpjekjet shekullore të shqiptarëve për tu bërë pjesë e botës, në të cilën jetojmë.

Traditat e trashëguara stërgjyshore, aq mjeshtërisht të gërshetuara në Lahutë, si nderi, besa, burrënia dhe mikpritja, jo vetëm që nderojnë emrin shqiptar ndër shekuj, por ato radhisin shqiptarët në rendin e kombeve më të përparuara të botës.  Në Lahutën e Malëcisë, At Gjergj Fishta, nepërmjet protagonistëve të Lahutës, i këndon popullit shqiptar, nderit dhe lirisë së fisit e të Kombit.  Vazhdon të jetë një burim i pashterrshëm atdhedashurie, trimërie dhe vlerash kombëtare – që aq shumë mungojnë sot ndër shqiptarët — por edhe një vepër që sipas At Danjel Gjeçajt — redaktorit të Botimit të dytë të Lahutës së Malcis në Romë, në vitin 1958 – “Përtërinë fuqitë e ligshtueme t’ushtarëve të lodhun, naltëson moralin e ramë, shton uzdajën në fitoren vendimtare, përforcon dashuninë për Atdhe, ngjall heroizmin dhe trimënon zemrat e molisuna”.

Lahuta e Malëëcisë është epopeja kombëtare, “pomendarja”, nga e cila mund të mësojnë shumë politikanët e sotëm shqiptarë – sidomos sa i përket atdhedashurisë – është një përmendore e përjetshme që do të kujtohet brez pas brezi, sepse ajo ka dalë nga vet populli, pa marrë parasysh trajtimin anti-kombëtar të regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj At Gjergj Fishtës, por edhe përball talljeve të kohëve tona me protagonistët kryesorë të Lahutës së Malësisë dhe rolit të malësorëve në historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Megjithë talljet me protagonistë të Lahutës së Malësisë dhe të rolit të malësorëve ditët e fundit nga politikanë të Prishtinës e Tiranës,  Gjergj Fishta, atëherë dhe sot, prapseprap, u bën thirrje shqiptarëve e sidomos liderëve të tij, të ndjekin shembullën e heroizmit të kreshnikut shqiptar Oso Kuka e të vdesin si ai, para se të lejojnë copëtimin e vendit.  

Çdo komb tjetër do të krenohej me At Gjergj Fishtën, dhe protagonistët e veprës së tij si Oso Kuka dhe malësorët, por jo klasa e sotëme politike shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.  Megjithkëtë, Lahuta e Fishtës mbetet si gurrë vlerash kombëtare që dalin nga toka dhe nga zemra shqiptare, një burim që nuk shterret kurrë, një burim i pashterrshëm vlerash që mbeten për tu zbukuruar nga brezat, megjith përpjekjet mizore për të minimizuar vlerat e veprës së tij— për të mos thënë përpjekjet zyrtare aktive çoroditëse për t’a zhdukur veprën dhe influencën e Gjergj Fishtës në Atdhe. 

Indiferenca zyrtare politike, akademike dhe historike ndaj At Gjergj Fishtës është një nënçmim, një tallje dhe dhunim ndaj historisë së Kombit. Çonju të Vdekur.  Zgjohu Gjergj Fishta. Megjithkëtë, mos vajto ma Lahutë, por kendo:

 “Merr Kaçel njiherë lahutën

E na e thuej nji kangë shqyptare

S’mbajmë na zi pa na qitë fare!”

Shqipëria, Kosova dhe Kombi shqiptar duhet të shpëtohen, patjetër, megjithëse sot ushtarët e At Gjergj Fishtës dhe protagonistët e Lahutës së Malësisë janë të pakët në numër!

Frank Shkreli

A group of men standing at podiums

Description automatically generated
A person in a suit and tie

Description automatically generated
A person with a mustache and a book

Description automatically generated

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli

DITA E PAVARËSISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA

July 4, 2023 by s p

Mesazhi i 4 Korrikut, 2023  

”Patriotizëm do të thotë të duash Atdheun tëndë gjithmonë, por të mbështetësh qeverinë e vendit tëndë, vetëm, atëherë kur ajo e meriton”. (Mark Twain) 

Nga Frank Shkreli                          

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Çdo vit me 4 Korrik, Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë.  Sivjet, 4 Korriku shënon 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, kur 13 kolonitë origjinale amerikane të asaj kohe kanë shpallur përgjithmonë pavarësinë dhe lirinë e tyre nga sundimi mbretëror britanik. 

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA është njëri ndër dokumentet – ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë – që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetimin dhe zhvillimin e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Gjatë gjithë historisë, popujt kanë besuar se të drejtat e tyre vinin nga qeveria, mbreti ose pushtetit dhe si të tilla, ato edhe mund të shkeleshin e të mohoheshin sipas deshirës e qejfit të autoritetit, ose mbretit, Sepse, sipas tyre, ato ishin privilegje që akordoheshin e hiqeshin sipas dëshirës së pushtetit në fuqi.  Shpallja e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara me 4 Korrik, 1776 ka hedhur poshtë këtë besim ose nocion, njëherë e mirë, duke shpallur se të drejtat e një personi dhe në populli nuk i jepen nga qeveria ose autoriteti, cilido qoftë ai, por nga vet Krijuesi I gjithësisë –nga Perendia.  ”Ne i konsiderojmë këto të vërteta si krejtësisht të qarta se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta, se Perëndia u ka falë atyre disa të Drejta të pamohueshme, ndër të cilat janë Jeta, Liria dhe mundësia për të ndjekur suksesin dhe lumturinë.” Është kjo fraza, ndoshta  më të famëshme në tekstin e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Mesazhi kryesor i kësaj dite, si për Amerikanët ashtu edhe për popujt anë e mbanë botës, është se këto mund të jenë fjalët më me rëndësi – jo vetëm në tekstin e dokumentit të pavarësisë së Amerikës – por edhe në historinë e njerëzimit në përgjithsi.  Duke shpallur se është Perëndia dhe jo qeveria, mbreti ose parlamenti — që jo vetëm amerikanëve, por të gjithë njerëzëve kudo, u ka falur të drejta themelore, të barabarta dhe të pamohueshme. Dhe se qeveritë krijohen nga populli për të vetmin qëllim e që është për t’i shërbyer atij në mbrojtjen e këtyre të drejtave natyrore dhe në ushtrimin e tyre në mbështetje të interesave dhe mirëqenjës së qytetarëve.A flag with fireworks in the background

Description automatically generated with low confidence

247 vjetë më parë, shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe por pavarësia ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht, indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.  

Por ç’prej nënshkrimit të këtij akti dramatik pthuaj dy shekuj e gjysëm parë, përpjekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar barazi dhe të drejta të barabarta për të gjithë, ndonëse kanë triumfuar me shumë fitore gjatë dekadave të kaluara, prapseparapë ekziston vetdija se mbetet ende shumë për t’u bërë.  Se ruajtja e këtyre të drejtave që na i ka falë Përëndia dhe natyra, kërkon vigjilencë të vazhdueshme për t’i ruajtur ato, sidomos nga intervenimet e qeverive, cilatdo qofshin ato – që kanë për obligim kushtetues t’i mbrojnë dhe jo t’i shkeli e t’i shkatërrojë liritë dhe të drejtat e popullit, të garantuar në Shpalljen e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Koncepti i fjalës liri, kjo e drejtë e pamohueshme e njeriut, për herë të parë u vendos në skenën botërore si një e drejtë e pamohueshme për të gjithë njeërzit pa dallim, më 4 Korrik 1776.  Ideja se njerëzit duhet të gëzojnë këto të drejta të pamohueshme, të akorduara nga Përendia dhe jo nga ndonjë pushtet i kësaj bote, ishte objekt talljeje nga bota e atëhershme e ”qytetëruar”, madje edhe sot, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të urrehen gjithnjë në shumë pjesë të botës nga diktatorë, autoritarë të llojllojshëm dhe regjime shtypëse, të cilat mendojnë se të drejtat dhe liritë e njeriut janë privilegje që vetëm ata si autoritarë të gjithpushtetshëm i rregullojnë dhe i zbatojnë sipas dëshirës dhe vullnetit të vet, për interesa personale.  Diktatorë të tillë edhe sot urrejnë gjithnjë Shtetet e Bashkuara se kanë mbrojtur dhe mbrojnë parimin e atëhershëm radikal të lindur nga Shpallja e Pavarësisë së Amerikës, më 4 Korrik 1776.  Parim ky , sipas të cilit, është e drejta e popullit kudo e në çdo vend të botës, të ndryshojë regjimin ose qeverinë dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër pushtet, i cili do të mbrojë këto të drejta e liri të pamohueshme, jo vetëm për amerikanët, por për të gjithë popujt anë e mbanë botës.

Për tu siguruar se këto të drejta do të ishin gur-themeli i shtetit të ri, kolonitë amerikane miratuan Kushtetutën e re më 1789 me dhjetë amandamente të cilat – sot e asja dite — garantojnë liritë bazë të njeriut, përfshirë lirinë e fesë, lirinë e fjalës dhe të shtypit si edhe amandamente të tjera në mbrojtje të qytetarit nga abuzimet e mundshëme të shtetit dhe nga autoritetet qeveritare. Patrik Henri, njëri prej udhëheqësve të përpjekjeve të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka thënë se, “Kushtetuta nuk është një instrument i qeverisë për të kufizuar të drejtat e popullit, por është një instrument i popullit për të kufizuar veprimtarinë e qeverisë, për ndryshe qeveria do të dominojë jetën dhe do të kufizojë të drejtat tona”.A picture containing building, fireworks, new year's eve, new years day

Description automatically generated

Është me vend që kto vlera e të drejta bazë e të pamohueshme të njeriut, të skalitura në dokumentin e Shpalljes së Pavarësisë dhe më vonë në Kushtetutën e Amerikës të kujtohen dhe të celebrohen sot, në në këtë 247-përvjetor të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por është gjithashtu e nnevojshme që këjo ngjarje historike për popullin amerikan, të kujtohet edhe nga popujt anë e mbanë botës, pasi këto parime të mishëruara në Shpalljen e Pavarësisë Amerikane, pasqyrohen gjithashtu në kushtetuta të shumë vendeve dhe janë të përfshira në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e nënshkruar nga shumica e shteteve të botës, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Le të jetë pra 4 Korriku, 2023, një festim i garancisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, jo vetëm për çdo shtetas amerikan, por të kujtohet gjithashtu edhe nga popujt anë e mbanë botës – përfshir Kombin shqptar — e që nga kjo ditë e shënuar patriotike për amerikanët, mund të na mësojë, se sipas Mark Twain, ”Patriotizëm do të thotë të duash Atdheun tëndë gjithmonë, por të mbështetësh qeverinë e vendit tëndë, vetëm kur ajo e meriton”.

Si e tillë, megjithë të metat dhe mos-kënaqësitë dhe sfidat që shprehen dhe me të cilat përbvallet ky vend, nga koha në koha – edhe 247-vjet pas Shpalljes së Pavarësisë së sajë, Amerika vazhdon përpjekjet e saja për një, “bashkim edhe më të pësosur” të këtij kombi të madh, ndërkohë që mbetet gjithnjë simboli i lirisë, demokracisë dhe i pavarësisë për popujt anë e mbanë botës, përtshir Kombin shqiptar.  Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara shënohet si një festim i vlerave të përbashkëta njerëzore, të bazuara në lirinë dhe të drejtat e pamohueshme për të gjithë, të pasqyruara në Shpalljen e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Në këtë 247-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Zoti e bekoftë Kombin amerikan dhe Kombin shqiptar – në miqësi të përjetshme me njëri tjetrin!

Red and white striped letters

Description automatically generated with medium confidence

Frank Shkreli

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT