-Veprimtari e zhvilluar në kishën e Shën Gjergjit në Boston/
Nga Fuat Memelli/
Është e treta herë që brenda 6 muajve, në kishën e” Shën Gjergjit” në Boston, ose siç quhet ndryshe “Kisha e Nolit”, zhvillohen veprimtari kushtuar figures së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeut. E veçanta e kësaj veprimtarie përmbyllëse, ishte gërshetimi i saj me dy ngjarje të rëndësishme të kësaj kishe: 110 vjetorin e themelimit të Katedrales së Shën Gjergjit dhe mbajtjen e meshës së parë në gjuhën shqipe nga imzot Noli. Për të marë pjesë në këtë veprimtari të shënuar kishin ardhur shqiptaro-amerikanë e amerikanë nga Bostoni e qytetet rreth tij si dhe nga Neë Yorku , Ëashingtoni, etj. Ishte kjo jo vetëm një veprimtari përkujtimore por edhe si një dite feste. Neka Doko, punonjëse e Bibliotekës “Fan Noli” dhe e Qendrës Kulturore pranë kësaj kishe, një nga organizatoret kryesore të kësaj veprimtarie, thekson se ditës së sotme, i kanë paraprirë dy veprimtari të tjera në këtë kishë. Meqënëse janë pjesë të një “zinxhiri” veprimtarish, po ndalem shkurtimisht tek ato, për t’i lënë pastaj “sofrën” kryesore veprimtarisë përmbyllëse.
PROLOGU I VEPRIMTARIVE
Nisi më 6 maj të këtij viti. Kjo datë nuk ishte e rastësishme. Më 6 maj është ditlindja e Skënderbeut. Gjithashtu 110 vjet më parë, më 6 maj 1908, Noli mbajti liturgjinë e parë në gjuhën shqipe. Atë ditë ai lexoi shkrimin e tij për Skënderbeun, botuar një vit më parë te gazeta “Albania” që nxirte Konica. Një pjesë të kësaj fjale, e mbajti Neka Doko më 6 maj të këtij viti. Është ky një fjalim prekës i Nolit për Skëndërbeun. Ajo kujton disa nga fjalët e Nolit, drejtuar bashkëatdhetarëve në Shqipëri:…”Ju lutem juve, luftëtarë të mëdhenj, prijës, më hapni mua të gjorit një vend të vajtoj për Skënderbeun”. Fjalën e plotë të Nolit, ia kishte dërguar kishës bashkë me librin e tij “Antologji për Skënderbeun”, studjuesi Fotaq Andrea. Veprimtaria e mësipërme u mbështet nga At Artur Liolini dhe vajzat e Shën Gjergjit. Po atë ditë u paraqitën botime për Skënderbeun, fotografi, etj.
Ngjarja e dytë me temë “Punime në arte për Skënderbeun dhe Nolin në kishën e Shën Gjergjit”, ishte më 7 tetor të këtij viti. Me këtë rast u mblodhën fonde për Bibliotekën “Fan Noli” si dhe për veprimtarinë e fundit. U hap edhe një Ëebside për bibliotekën dhe Qendrën Kulturore pranë kësaj kishe, ku një ndihmesë të veçantë dha Loreta Dhamo, veprimtare e Shoqatës së Motrave “Qiriazi”.
NJË FESTË BINJAKE
Veprimtarinë përmbyllëse e çeli “i zoti shtëpisë” ,kancelari i kishës së Shën Gjergjit, At Artur Liolini. Ndër të tjera ai theksoi:” Sot kemi një festë binjake: së pari jubilleun e 550 vjetorit të ndarjes nga jeta të Skënderbeut. Po këtë vit kujtojmë edhe 110 vjetorin e themelimit të Katedrales së Shën Gjergjit si dhe të mbajtjes së litrugjisë së parë në gjuhën shqipe nga imzot Noli. Kisha e Shën Gjergjit ka qënë dhe do të jëtë gjithëmonë e hapur për shqiptarët, të krishterë e myslimanë”. Më pas afrohet në mikrofon studjuesi i njohur, Prof. Nikolla Pano. Ai u ndal në figurën e Skënderbeut, duke iu referuar ligjëratës së tij të mbajtur pak kohë më parë për herioin tonë në Tiranë. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar si këshilltar dhe kontribues për pasurimin e bibloitekës së Nolit. Referues në këtë veprimtari ishin edhe dy amerikanë. Grant Harris, punonjës i Librarisë së Kongresit Amerikan në Ëashington, foli për një studim të tij për Skënderbeun dhe emigrimin e shqiptarëve pas vdekjes së tij. Tom Mclain, ish student i departamentit të Historisë në Universitetin e Bostonit, ku ka studjuar edhe Noli, në punimin e tij tok me Grigor Panon, u ndal në punën e bërë nga Noli për “Historinë e Skënderbeut”, vepër të cilën e ka shkruar kur vazhdonte këtë uiniversitet dhe e ka botuar në vitin 1947. Këtë punim Mclain e kishte referuar kur ishte student edhe para pedagogëve të tij.
Si një Skënderbei gjallë, me shpatë e përkrenare dhe veshje kombëtare, u paraqit në sallë aktori i njohur, Xheviat Limani. Ai interpretoi plot emocion fjalën e Skënderbeut kur u kthye në Krujë:” Lirinë nuk e solla unë por e gjeta midis jush….”. Në këtë interpretim ai kishte përfshirë edhe fjalë të shkruara prej vetë atij për Skënderbeun. Më pas ai recitoi poezinë e famëshme të Nolit”Jepni për nënën”…”Mbaju nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë…”. Në të dy interpretimet, të cilat ishin ndër pjesët më të bukura të veprimtarisë,”Skënderbeu i gjallë” u “shpërblye” disa herë me duartrokitje nga të pranishmit.
Edlira Athanas, një nga moderatoret e kësaj veprimtarie, foli për figurën e Skënderbeut në operan shqiptare me të njëjtin titull, premeiera e të cilës u dha në vitin 1968. Kompozitor i saj ishte Prenk jakova , ndërsa rolin e Skënderbeut e lunate , Gjoni Athanas, , babai i Edlirës. Një koincidencë e bukur kjo! Prej disa vjetësh Gjoni jeton në Boston dhe me këngët e tij ka qënë i pranishëm në disa veprimtari të shqiptarëve në këtë qytet.
Moment me interes i veprimtarisë ishte paraqitja e një punimi grafik për Skënderbeun, realizuar 100 vjet më parë por që nuk i dihej autori. Punimi kishte pseduonimin “Shkëmb e gur”. Ai i ishte dorëzuar kishës në vitin 1975 , nga shqiptaro-amerikani Van Kristo, aktualisht konsull Nderi i Shqipërisë në Boston. Pas një pune këmbëngulëse disa mujore të Neka Dokos dhe dardhares Adriana Stefani, u bë e mundur gjetja e autorit. Ai ishte patrioti Spiridon Ilo. Shpjegimin plotësues për këtë gjetje, e bëri motra e Adrianës, Odeta Stefani, duke thënë se pseudonimi ishte gjetur te dokumenta të tjera të Spiridonit, të cilat i kishte patur djali i tij i adoptuar, dardhari i ndjerë, Vangjo Ilo.
Edhe poema e Long Fellout për Skënderbeun,zuri vend në atë veprimtai. Pjesë të saj u interpretuan në anglisht nga Erdlira Athanas dhe në shqip nga aktori, Julian Nënshati. Në emër të Federatës Pan Shqiptare “Vatra” përshëndeti nën kryetari i saj, Agim Rexha, ku mes të tjerash theksoi:” Kisha Orthodokse Shqiptare në Amerikë dhe “Vatra”, ishin dy shtyllat që mbajtën gjallë çështjen kombëtare shqiptare në Amerikë dhe i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë. Imzot Noli është një gur themeli në kështjellën e shqiptarizmit në Amerikë. Ai është edhe te kisha, edhe te “Dielli”, edhe të “Vatra”. Kujtojmë në këtë përvjetor heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot- Skënderbeun, sepse një popull pa kujtesë, shuhet. Federat “Vatra” dhe gazeta “Dielli” me editor Dalip Grecën si dhe gazeta “Illyria” me editor Ruben Avxhiun, e kanë patur në qendër të vëmëndjes figurën e Skënderbeut në këtë vit jubilar”.
***
Veprimtaria përmbledhëse “Skënderbeu dhe Noli në kishën e Shën Gjergjit”, ishte konceptuar me disa element si referime, paraqitje vizuale me foto e dokumenta të gjetura në Amerikë dhe disa shtete të Europës. Ishte konceptuar edhe me interpretime, etj. Bostoni, qyteti të cilin Fan Noli e ka quajtuar “Një Shqipëri e vogël”, mbylli kështu veprimtaritë e shqiptarëve të Amerikës për figurën e heroit tonë legjendar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.