Para 70 e ca vjetësh Ernest Koliqi i madh, hapi shkollat shqipe në territoret etnike nga Rozhaja deri në Peshterë e Pazar të Ri. Fotografitë e kohës janë emocionuese: qindra nxënës shqiptarë me qeleshe në kokë e rroba të pastra kombëtare rrinë gatitu para flamurit kombëtar, ose mësojnë më përkushtim në klasat e tyre. Askush nuk ia ngriti një përmendore dhe nuk e kujtoi për këtë vepër madhore Koliqin, askush nuk e vazhdoi punën e tij…/Nga Gani MEHMETAJ/Avokatin Velija Muriq e takuam në qendër të qytetit të Rozhajës, ditën e manifestimit përkujtimor “Ora e maleve” më 26 nëntor 2016. Me kafen e drekës na rrëfeu historinë e përpjekjeve për të dëshmuar krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës me 18 prill 1999, kur ushtarët serbo-malazezë vranë mizorisht 22 civilë në katundin Husaj. Mbi dhjetë vjet avokati Muriq mblodhi shënime, fakte, dëshmi, të cilat i paraqiti në gjyqet malazeze, por kriminelët nuk u dënuan, gjyqësia nuk e pranoi krimin, lënda u kthye në fillim. Avokati së bashku më të birin, që jeton në Vjenë, xhiroi edhe filmin dokumentar për këtë ngjarje tragjike me shpenzime të familjes. E dha edhe RTK-ja. Ndihma nga organet zyrtare të Kosovës nuk mori, nuk pati as mbështetje morale.
-Kur ishte Nekibe Kelmendi ministre e drejtësisë pati mirëkuptim, më vonë zyrtarët heshtën- rrëfen ai i dëshpëruar. Avokati Muriq, pinjoll i fisit të Kelmendit (gjaku nuk bëhet ujë, kjo ishte shtytje që të përballet më aq shumë peripeci, na tha), ende nuk heq dorë nga synimi që t’i nxjerrë para drejtësisë ushtarakët kriminelë.
Në kujtim të shqiptarëve të vrarë, në Rozhajë, tetët vjet radhazi organizohet nga intelektuali Ali Daci takimi përkujtimor “Ora e maleve”, ku vijnë personalitete e shkrimtarë nga të gjitha territoret etnike. Ata e rifreskojnë kujtesën, sepse pjesa jo e vogël e kësaj popullate dikur puro shqiptare, kanë nis ta harrojnë gjuhën shqipe dhe të kaluarën. Rozhajasit me 1999, u ndihmuan refugjatëve të sistemohen, bashkëjetuan me vuajtjet e tyre, sepse ishin të një kombi, poetët e qytetit u kushtuan balada të dhimbshme që të emocionojnë kur i dëgjon. Atë mbrëmje u lexuan poezi, por u bënë edhe biseda për pozitën e shqiptarëve në territoret etnike.
Pjesë e madhe e shqiptarëve nga presioni janë regjistruar boshnjak. Disa më vështirësi e flasin shqipen, ndërsa nuk harrojnë të ta thonë se babai e nëna e tyre dinin vetëm shqip. Të pikëlluar rrëfejnë se si fëmijët e tyre nuk dinë shqip. Sllavishtja është futur nëpër shtëpi, shkolla, çerdhe, zyre, treg, kafene. Shqip flasin vetëm kur u vinë mysafirë-të afërm nga Kosova e Shqipëria, shqip flasin vetëm më ndonjë të moshuar.
Kur nisin të ta qajnë hallin heton se kohë të gjatë i lamë në harresë, nuk u morëm me ta, i braktisëm. Ata mbeten jetimë. I lamë të sllavizohen,nuk i mbështetem, nuk i ndihmuam të hapnim shkolla e çerdhe në gjuhën shqipe, nuk u dërguam libra, nuk ua afruam mundësinë e ndjekjes së televizioneve shqiptare. Bujaria e solidariteti kombëtar na mungoi tërësisht. Asnjëherë nuk u treguam të gatshëm t’i trajtojmë pjesë të trungut tonë të shkëputur. Asnjëherë nuk e bëmë një fond të veçantë që t’i shkëpusim nga ndikimi kulturor e gjuhësor sllavë.
Zyrtarët e Kosovës e të Shqipërisë janë treguar shpërfillës deri në cinizëm. Nuk u dhembi koka për shqiptarët e Rozhajës, e të Malit të Zi, përgjithësisht, nuk u interesoi pozita e shqiptarëve në Peshterë e Pazarin e Ri që janë nën okupimin e Serbisë. Pa i vizituar banorët e këtyre territoreve nuk e ndjenë tragjedinë e shuarjes së shqiptarëve të okupuar. Peshterin e Pazarin e Ri e kam vizituar para tridhjetë vjetësh, kur dhuna ishte e madhe, po edhe rezistenca e të vjetërve të mos asimiloheshin nuk mungonte. Sot kjo rezistencë është në shuarje e sipër. “Me sllav nuk na lidh asgja, po bahemi si ata”, më fliste dikur i pikëlluar një malësorë nga Shkreli. Ai nuk pajtohej që vajza a djali i tij të martoheshin më boshnjakë, por e dinte që kjo gjë do të ndodhte. Shprishja e shkombëtarizimi ishte “e ardhmja” e tyre…
Para 70 e ca vjetësh Ernest Koliqi i madh, hapi shkollat shqipe në territoret etnike nga Rozhaja deri në Peshterë e Pazar të Ri. Fotografitë e kohës janë emocionuese: qindra nxënës shqiptarë me qeleshe në kokë e rroba të pastra kombëtare rrinë gatitu para flamurit kombëtar, ose mësojnë më përkushtim në klasat e tyre. Askush nuk ia ngriti një përmendore dhe nuk e kujtoi për këtë vepër madhore, askush nuk e thotë se punën e tij nuk e vazhduan, përkundrazi e rrënuam. Brezi i vjetër i kujtonte më mall kur isha i ri shkollat e Koliqit, ashtu sikurse e kujtonin Shqipërinë Etnike. “Ma të forta ishin shkollat fillore të Shqipnisë Etnike së sa shkollat e mesme sot”, ta thoshte i sigurt secili që kishte mësuar në ato shkolla, këtë ma thoshte gati çdo ditë babai im. Vullnetarët e Rrafshit të Dukagjinit e të Malësisë e mbrojtën më gjak Shqipërinë Etnike e shkollat shqipe, duke iu kundërvënë forcave çetnike që bënë masakra të frikshme në këto zona. Rrëfimet e babait tim, vullnetar dukagjini, që sa nuk e la kokën në kufijtë e atdheut diku mbi Peshterë i kujtoj me emocione. Popullatën e pambrojtur e shpëtuan nga gjenocidi forcat nacionaliste-balliste, por kur u futën brigadat serbo-malazeze, të ndihmuara nga partizanët shqiptarë, mori fund Shqipëria Etnike, nisi gjenocidi. Ushtria serbo-malazeze vrau si kurrë më parë shqiptarë etnik, mbyllën të gjitha shkollat shqipe nga Rozhaja deri në Pazar të Ri, dëbuan më shumë së gjysmën e popullatës, ndërsa ata që mbetën i detyruan të regjistroheshin boshnjak. Heshtja e shqiptarëve të nëpërkëmbur vazhdoi mbi 60 vjet.
Vjetëve të fundit, kur nisi të forcohet faktori shqiptarë në Gadishull, ata që dikur fshiheshin prapa zhguallit “boshnjakë” a “myslimanë” kanë nis ta thonë herë më gjysmë zëri, herë më mburrje se të parët e tyre janë shqiptarë, të fisit të Kelmendit. Ata duan t’u kthehen rrënjëve, duan që fëmijët e tyre të mos harrojnë çka ishin. Por kush do t’i ndihmojë? Ftesat e shqiptarëve të rizgjuar në territoret etnike janë gjithnjë e më të zëshme. Ndonjëherë shndërrohen në klithma. Nga Pazari i Ri vijnë thirrje të vazhdueshme për ndihmë, për mbështetje morale e materiale. Një thirrje të tillë për rrënjët ilire e bëri edhe hoxha Zukorliq, hoxha më i njohur e më kontraverz i Sanxhakut. Janë lodhur nga terrori, dhuna serbe, diskriminimi e përbuzja. Ata që nuk ikën kah sytë këmbët, nuk kanë shkolla fillore, nuk kanë shkolla të mesme në gjuhën shqipe. Ata po shuhen…
Sikur të kishim institucione shtetërore për së mbari shqiptarëve në Rozhaje e rrethe, atyre në Peshterë e harkun e madh të Pazarit të Ri, do të duhej me urgjencë t’u ndihmojmë në hapjen e shkollave fillore e të mesme në gjuhën shqipe, të angazhohemi që të kenë fakultete private a shtetërore. Njëkohësisht duhet të bëjmë programe konkrete që t’u jepet mundësia të studiojnë në Prishtinë, të hapin qendra kulturore, çerdhe fëmijësh e vend takime. Ata janë aq të etshëm për gjëra të tilla.
Shqiptarët e territoreve etnike në pesëmbëdhjetë vjeteshin e fundit kanë bërë thirrje të vazhdueshme, duke e vënë në pah se janë bijtë e kelmendasve të famshëm. Dhuna e madhe një herë nga turku i detyroi të ndërrojnë fe, pastaj okupuesi serbo-malazezë i detyroi të ndryshojnë gjuhë, duke ua ndaluar shqipen në rrugë e në vende publike. Në shtëpi e flisnin dhe e flasin më frikë. Përgjumja e tyre mund të shërohet, por përgjumja e tyre mund të kalojë në koma, kur s’ka kthim prapa dhe do t’i humbim mbi 40.0000 shqiptarë në Sanxhak me Pazarin e Ri epiqendër, Mijëra të tjerë janë nga Rozhaja në Berane. Në fakt Sanxhaku ishte i tëri shqiptarë më pak boshnjakë- muhaxhirë të ardhur nga Bosnja.
Ndërkaq, në Malësi më popullatën shqiptarë katolike gjendja është më ndryshe, megjithëse atje është i madh presioni dhe shpërngulja në SHBA. Ulqinin e katundet e tjera po i godet krimbi i islamizimit agresiv, i financuar nga shtetet arabe e të mbështetura nga Podgorica.
Në Rozhajë e Pazar të Ri fondet islamike me agresivitet po përpiqej t’i shkëpusin nga rizgjimi kombëtar, duke i bërë mish për top në luftërat e Sirisë e të Irakut. Ne po vonohemi, kurse islamikët po nxitojnë, ata kanë hapur shkolla, madje edh Fakultetin Islamik në Pazar të Ri, ndërkaq, sa herë na e kanë kërkuar qe ne të hapim fakultete laike.
I rikujtoja këto fakte të dhimbshme, ndërsa e dëgjoja thirrjen e vajzës së re nga Pazari i Ri. Ajo e kërkonte Shqipërinë Etnike, atë të arsimimit e të barazisë së kohës së Ernest Koliqit, sepse sikurse e thanë edhe të tjerët vetëm atëherë do t’i realizonin të gjitha të drejtat e nëpërkëmbura 70 vjet. Thirrja emocionuese e vajzës nga Pazarit i Ri, i përloti shumicën. Ajo kërkonte t’u kthehej rrënjëve. Ajo vetëm sa s’qante, ndërsa zëri i dridhej. Emocionohej edhe më shumë, sepse emocionet e veta nuk dinte t’i thoshte shqip, i fliste sllavisht.
“Athua do të binte prapë kjo thirrje në kadenca të klithjes në vesh të shurdhër?”, ia bëra vetës këtë pyetje, ndërsa të tjerët duartrokitnin të emocionuar vajzën atdhetare. E biseduam gjendjen kritike të shqiptarëve rrugës në të kthyer me mikun e kolegun, Shaban Arifaj, derisa ktheheshim nga tubimi përkujtimor vetë i katërti: Nuhi Vinca e Smajl Smakaj. Mjegulla e dendur e kthesat e forta të rrëpirës nga Dacajt deri në Rranzë të Burimit të Drinit nuk na shpërqendronin nga biseda.
A do të shuhen mejtepet e Gulenit dhe xhamitë e Erdoganit?
Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e në Prizren i shërbyen Rankoviqit, i shërbyen Milosheviqit, po i shërbejnë Erdoganit, do t’i shërbejnë nesër Gulenit, e të gjithë antishqiptarëve, sepse janë jeniçerë që e shitën kombin./
Nga Gani MEHMETAJ/*
Mejtepet shkombëtarizuese të Gulenit erdhën në Kosovë kur Turqia i ripushtoi xhamitë. Vehabistët e Arabisë Saudite i ndihmuan. Serbia fërkonte duart, sepse fatkeqësia që po u binte mbi kokë shqiptarëve, nuk e kishte imagjinuar as në skenarët më të errëta që i sajonte në laboratorët e veta. Qindra mulla (mësues) u instaluan nëpër mejtepet e porsahapura, mijëra instruktorë të islamizmit të skajshëm anadollak e vehabistë u shpërndanë nëpër territoret shqiptare më shumë se kurrë më parë. Xhamitë mbinë si kërpudhat pas shiut aty ku nuk pati kurrë xhami: skaj rrugëve magjistrale e kombëtare, afër objekteve strategjike e simboleve kombëtare.
Në fillim talleshim me shpellarët e Anadollit e beduinët e shkretëtirës, më pamjen, veshjet e primitivizmin e tyre. Pastaj reaguam kur arabët e turqit e ndihmave “humanitare” preknin në moralin e grave të veja, veçmas në Drenicë, apo i kushtëzonin fëmijët që të recitonin lutje në gjuhën arabe, nëse donin t’i shijonin hurmat. Dikur i heshtëm shantazhet e arabëve e turqve që ua bënin grave të veja, i heshtëm kur i morën vajzat tona grua të tretë apo të katërt në haremin e tyre, i heshtëm sharjet që i flisnin kundër SHBA-së, shpëtimtarit tonë. Gulenistët, erdoganistët, vehabistët e djajtë e tjerë bënin punën e tyre. Bënin garë kush do t’ua shpërlante trurin më shumë të rinjve. Ata po e përhapnin ideologjinë më të egër që ka njohur historia njerëzore. Fryma e tyre nuk ishte përhapje e fesë, ishte nxitja e luftës fetare, konfrontimi dhe përgjakja brendakombëtare. Ata tërë kohën kanë vjell vrer kundër bashkëkombësve tonë të fesë katolike, kundër heronjve kombëtarë, kundër mënyrës së qytetëruar të jetesës, ata predikonin jetën e shpellave e të shkretëtirave. Veprimtaria e tyre që në fillim doli nga xhamitë në rrugë, u përhap nëpër institucione shtetërore e publike, duke gllabëruar struktura të tëra zyrtarësh.
Fryma turke në shkollat e Gulenit e xhamitë e Erdoganit nuk është fe, por ideologji shkombëtarizuese, e kobshme për ne, sikurse ishte e kobshme ideologjia komuniste serbe që zuri rrënjë në Shqipëri e në Kosovë. Medresetë guleniste e mejtepet e xhamitë e Erdoganit në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, përpiqen t’i shkombëtarizojnë nxënësit shqiptarë, t’i kthejnë kundër nesh, duke i mësuar se ata janë nipa të turqve selxhuk- osmanlive e jo nipa të arbërorëve. Historinë tonë ua shtrembërojnë në mënyrë të frikshme, ashtu sikurse e shtrembëronin dikur serbët. Nëpër mejtepe guleniste e xhami erdoganiste neve na quajnë ardhacakë, kurse serbët qenkan vendës! Nxënësit nga medresetë e mejtepet dalin të gjymtë, të hutuar, janë fëmijët më fatkeq në botë, sepse nuk e dinë çka janë, kujt i përkasin, për kë duhet të luftojnë, nuk e dinë ku e kanë atdheun. Të gjithë ata që kanë shkuar në luftën e e ISS-it nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia ishin nxënës të medreseve e mejtepeve. Ata që predikojnë mos durimin fetar janë nga medresetë e mejtepet.
Pjellë e financimeve të Ankarasë janë xhamitë-kazerma, ku e himnizojnë kryetarin e shtetit të huaj, Erdoganin, kurse në jo pak raste e kanë fyer presidenten e shtetit tonë, që është e palejueshme dhe imorale. Por nga shumë hoxhallarë është luks të kërkosh moral, ata janë jeniçerë, mercenarë që bëjnë çdo gjë për para: i morën në qafë një pjesë të të rinjve, i ndërsejnë kundër shqiptarëve katolik, ortodoks, protestantë, agnostik e ateist. Të vjen ndotë kur e dëgjon hoxhën çerkez me pamje të shëmtuar duke recituar në gjuhën shqipe një poezi përgjërimi për Erdoganin, kryetarin e shtetit të huaj. Poezia ishte shkruar dikur për diktatorët Stalin e Tito, kurse hoxha e përshtati për Erdoganin, por në të kishte nxitje të frikshme të urrejtjes, sepse sipas hoxhës qafirat dhe e tërë bota po e luftonte Erdoganin. Ai nxiste luftën islamike kundër botës më në krye kryetarin e vet. Ky aziatik mi kujtonte hoxhallarët e fëmijërisë sime që e lavdëronin me servilizëm Titon e Rankoviqin.
Një hoxhë tjetër recitonte si pionieri i Titos, kinse Turqia po na mbanë më bukë! Meqë ai e ha bukën e turpit nga Turqia, i errën sytë e gënjen edhe për të tjerët. Bukën e turpit e hanin qindra hoxhallarë të cilët e lavdëronin Jugosllavinë, që “po na mbante në bukë”, thoshin ata maskarenj.
Menjëherë pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi, Ankaraja nisi 14 hoxhallarë në Kosovë me mision të caktuar. Po pavarësia e Bashkësisë Islame të Kosovës? Tërë jetën këtë bashkësi jeniçerësh e urdhëroi Beogradi, sot e ka në dorë Anakaraja, Moska e Rijadi, asnjëherë nuk ishte e shqiptarëve, nuk është as sot, është një bërthamë antishqiptare. Hoxhallarët e paftuar erdhën të luftonin shqiptarizmin që nisi të rezistonte brenda disa xhamive, erdhën të luftojnë gulenizmin, një ideologji po aq antishqiptare.
Mbështetjen për Erdoganit në territoret shqiptare e nisen disa portale, ftuan jeniçerët të dalin në mbrojtje të Turqisë. Një portal nga Lugina e Preshevës, i fton preshevarët të dalin në mbështetje të Erdoganit, “aleatit të SHBA-ve”, sikurse gënjen ky portal, madje vazhdon gënjeshtrën “Turqia na ndihmoi para, gjatë dhe pas luftës!”, prandaj o burra, ta mbështesim Erdoganin. Por i dolën ca gra të paburra, vogëlush e çupa puberteti. Kurrë nuk i ftoi ky portal shqiptarët të ngrihen për mbrojtjen e të drejtave kombëtare që ua shkel Serbia më të dy këmbët.
Nuk janë vetëm mejtepet e medresetë me xhamitë që kultivojnë kundërshtarë të shtetit tonë. Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e në Prizren i shërbyen Rankoviqit, i shërbyen Milosheviqit, po i shërbejnë Erdoganit, do t’i shërbejnë nesër Gulenit, e të gjithë antishqiptarëve, sepse janë jeniçerë që e shitën kombin. Edhe në një lagje të Preshevës dolën 20 veta, kryesisht gra muhaxhere nga Turqia e ndonjë vajzë e manipuluar vendëse që e joshën me bursë sa për t’i filmuar agjencia turke Anadolli, e cila i ftoi në demonstrata. Dikur po këta “turq” i ftonte Agjencia serbe Tanjug ta mbështesnin Milosheviqin dhe i filmonte.
Këto grupe jeniçerësh rrënimtarë, nëse i lejojmë, nesër mund të bëhen të rrezikshëm, mund ta destabilizojnë shtetin tonë, atëherë kur t’i ftoj Turqia, sepse ky shtet është duke e provuar ndikimin në Kosovë përmes jeniçerëve. Minoritarët “turq” nuk janë më urë afrie me Turqinë, ata po bëhen grupe rrënimtare të shtetit të Kosovës. Pas disa muajsh mund të fillojnë përplasjet e mëdha Ankara-Prishtinë, kur do të shkëputemi përfundimisht nga tutela turke e t’i ngjitem trenit të BE-së. Besimtarët tru shpërlarë janë rrënimtarët tjerë të shtetit, prandaj policia e shërbimi ynë inteligjent duhet t’i kenë parasysh, sepse nesër do të dalin hoxhallarët në minare e do të thërrasin xhematin për ta rrënuar shtetin tonë: 14 hoxhë nga Turqia nuk erdhën më kot. Ata i dërgoi dikush me instruksione…
*Per Diellin e dergoi autori.
Çamëria-ndërgjegjja e vrarë e shqiptarëve
Të vrarë e të dëbuar nga grekët, të fyer e të sharë jo rrallë nga bashkëkombësit, të shpërfillur nga pjesa tjetër e kombit jashtë kufirit, të shpërfytyruar nga hallet e shumta, të pambështetje nga institucionet evropiane, shqiptarët e Çamërisë e ruajtën gjuhën, traditën e kulturën shqiptare si askush tjetër./
Nga Gani MEHMETAJ/
Kur Armando Sadiku, lojtari i kombëtares shqiptare e dha golin kundër rumunëve, dhjetë milion shqiptarë u gëzuan si asnjëherë më parë. Të gjithë u bëmë shqiptarë krenarë, të gjithë nxituam të mburremi që jemi nipërit e Gjergj Kastriotit. Euforia zgjati tërë natën. Por të nesërmen gdhiu një portal i cili e bëri Armando Sadikun tabelë qitje, sepse qenka çam, ndërsa shqiptarët e Çamërisë u bënë objekt i fyerjeve nga më të pistat që kam lexuar ndonjëherë në gjuhën shqipe. Grekët- xhelatët e shqiptarëve të Çamërisë nuk u përmenden më asnjë fjalë. Krimi i tyre fshihej, amnistoheshin, kurse shaheshin viktimat.
Shqiptarët e Çamërisë janë kaptina më e dhimbshme e historisë sonë kombëtare. Një krahinë të tërë gati sa Kosova e shkombëtarizuan grekët dhe e bënë pronë të tyre. Gur mbi gur nuk lanë në qytete e katunde. Shqiptarët e Çamërisë pinjoll të njërit ndër fiset më të vjetra ilire, i shndërruan me 1945 në kolona të pafundme refugjatësh. Çamëria e sotme ishte Thesprotia e lashtë ilire, luftëtarë të përkushtuar të çështjes shqiptare, ushtarë trima të Gjin Bua Shpatës e princërve të tjerë arbëror të jugut, sot bredhin dyerve të botës nga Konispoli deri në kufinjtë më të skajshëm të Anadollit, në Eskisheher, pa të drejtën elementare-kthimin në tokat e veta.
Të vrarë e të dëbuar nga grekët, të fyer e të sharë jo rrallë nga bashkëkombësit, të shpërfillur nga pjesa tjetër e kombit jashtë kufirit, të shpërfytyruar nga hallet e shumta, të pambështetje nga institucionet evropiane, ata megjithatë e ruajtën gjuhën, traditën e kulturën shqiptare si askush tjetër, kanë muzikë e këngë që të mrekullojnë, kanë valle që të mbajnë pezull, ndërsa përpiqen ta tregojnë tragjedinë -gjenocidin e përmasave biblike, por që jo rrallë tragjedia e tyre bie në vesh të shurdhër.
Papa duhet të zbresë në Çamëri
Çamëria nuk është vetëm ndërgjegjja e vrarë e Evropës, Çamëria është edhe ndërgjegjja e vrarë e shqiptarëve. Papa duhet të zbresë një ditë në Çamëri e t’ua qajë hallin, shqiptarët duhet t’i mbështesim më shumë se sa deri me tash. Greqia i masakroi dhe i dëboi nga territori etnik, bëri gjenocid ndaj tyre, krimin më të madh në shekullin XX, Shqipëria nuk i mbështeti, komunizmi i vuri nën dyshim e karantinë, i nëpërkëmbi e përbuzi, Kosova e kishte hallin e vet, po edhe egoizmin e madh, Turqia, ish pushtuesi mizor, i përdori për kthim resto sikurse të gjithë shqiptarët myslimanë: të jep grekët e armenët e Anadollit, i tha Greqisë, më jep shqiptarët myslimanë të Çamërisë, dhe jemi të larë. Ushtria greke i dëboi shqiptarët e Çamërisë të besimit myslimanë në Turqi, shqiptarët ortodoks i shpërndau më kërcënime më thellë në kontinent apo ua këputi gjuhën. Për njëqind vjet gati i shkriu më shkombëtarizim, pra i vriste në heshtje, ata që nuk arriti t’i vriste më pushkë a më bajoneta. Të tjerët i detyroi të deklaroheshin grekë. Sa herë më ka rastisur mua dhe turistëve të tjerë nga Kosova të takojmë, apo të banojmë në shtëpitë e çamëve ortodoks, të cilët na prisnin aq përmallshëm deri në përlotje, kujdeseshin si askush tjetër ndaj nesh, pikërisht sepse ishim të gjakut të tyre, na e rrëfenin tragjedinë e tyre, por gjithnjë më një sy në dritare se mos i përgjonte kush, apo me veshët nga dera se mos futej ndonjë policë i fshehtë grekë. Shqiptarë ortodoks të Çamërisë për herë të fundit kam takuam më 1991.
Ndërkaq, shqiptarë të dëbuar të Çamërisë kam takuar pas vitit 1992, kryesisht në Shqipëri, por edhe në Francë e Turqi. Sa brengos fakti që greku nuk i lejon të kthehen në krahinën shqiptare, po aq brengosëse është pse një pjesë e bashkëkombësve nuk ua dinë hallin, i përbuzin e përçmojnë si të gjithë të dëbuarit, sepse ashtu i mësuan në kohën e Enver Hoxhës, ashtu po i mësojnë shtrembër edhe në kohën e demokracisë. Lobi i fuqishëm grekë në Shqipëri ka shtrirë rrënjë kudo dhe nuk i lë të ngrehin kokë, zëmër ngushtësia provinciale shqiptare është armiku tjetër, që i nxit shqiptarët kundër shqiptarëve, ashtu sikurse i nxiste dikur lobi serb shqiptarët kundër “kosovarëve”. Shqiptarët e Çamërisë ishin tragjikë në dy plane. Shqiptarët ortodoks që shpëtuan nga masakrat greke, i shkriu dhunshëm pushteti i Athinës, duke ua prerë gjuhën e traditën kombëtare, duke i kërcënuar se po dhanë shenja ringjallje do ta pësonin; shqiptarët myslimanë Greqia i dëboi një herë në Turqi, duke ua humbur farën, ndërsa pjesën tjetër i dëboi në Shqipëri, pasi masakroi pjesën më të madhe të popullatës, gra e fëmijë. Grekët nuk bënë dallime fetare, ata bënë gjenocid ndaj shqiptarëve në Çamëri.
Gjenocidi grekë është i pashembullt, vetëm gjenocidi turk kundër armenëve mund t’i afrohet, ndërsa vetë shqiptarët nuk e ngrehin zërin kundër këtij gjenocidi, ose reagimet janë të flashkëta, shpesh të pasinqerta. Kryesisht reagojnë shqiptarët e Çamërisë, por nuk reagojnë ose fare pak reagojnë shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, Preshevës e Bujanovcit. Secili e ka futur kokën në zhguallin e breshkës dhe nuk i intereson çfarë ngjet jashtë katundit të vet.
Si arsyetoheshin krimet greke?
“Çamët duhet të kenë bërë diçka, prandaj i dëbuan”, më tha më 1991 Llaqi, një ish pjesëtar i strukturave të Enver Hoxhës. Më la pa fjalë se si i arsyetonte krimet greke, ndërsa i fajësonte viktimat çame. Arsyetimin cinik të gjenocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë e kam dëgjuar dhjetëra herë në Tiranë. Një arsyetim që s’ta kapte mendja. Gjenocidi arsyetohej me kinse bashkëpunimin më fashistët. Grekëve u lejohej bashkëpunimi më nazistët, kurse shqiptarët duhej të vriteshin e të dëboheshin. Faktet tregojnë se ishin grekët kombi më bashkëpunues më pushtuesin gjermanë në Gadishullin Ilirik. Nuk e di a e kanë shikuar mbrojtësit e gjenocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë, filmin “Mediteraneo”, ku vajza e dëlirë greke, ua fal dëlirësinë e vet njëkohësisht dy ushtarëve italianë. Janë dhjetëra filma që e paraqesin këtë bashkëpunim greko-italian, apo greko-gjerman edhe në instanca më të larta dhe në shtrirje më të gjëra se sa në dashuri. Megjithatë strukturat komuniste anti kombëtarizmin e qyqarin ndaj çamëve e mbulonin me ideologji, pra çamët ishin armiq, sepse ishin bashkëpunëtorë të nazizmit, nuk i ndihmuan sepse u mbetej hatri serbëve e rusëve.
Në demokraci ka zëra e grupe që i sulmojnë e fyejnë, sepse po bashkëpunuakan më Turqinë e Arabinë Saudite, ndërsa citojnë deklarata të kreut të partisë çame. Nuk e di a duhej të formohej partia çame në Shqipëri, por duket që shpërfillja e pafalshme e shtetit ndaj çamëve mund të ketë ndikuar në formimin e partisë krahinore, ndërsa nuk përjashtohet që kjo shpërfillje cinike t’i ketë hedhur në prehrin e Turqisë e islamizmit, gjë që do të ishte tragjike për këtë komunitet. Nuk ishte më i mirë pushtuesi turk nga ai grek, prandaj është kriminale nëse i afrohen Turqisë. Po ashtu, sulmi kundër Armando Sadikut, u nis, sepse një portal shkruan që ai qenka takuar më një hoxhë- korb islamik. Takimi i një sportisti më një islamik që e ngreh gishtin si antenë televizori në një shtet laik është i dëmshëm për uniformën kuq e zi e për emrin e mirë të kombit të tij, kurse bashkëpunimi apo ndihma turke për shqiptarët e Çamërisë do të ishte fatale, sepse do t’u jepte shkas grekëve të refuzojnë çdo kërkesë çame, madje s’do ta kenë as mbështetjen perëndimore. Kush u garanton përfaqësuesve të çamëve që nuk ka marrëveshje të fshehtë greko-turke për tregtimin e interesave çame. Do t’i shes Turqia interesat e çamëve sikurse i shet limonin e kontaminuar të bregdetit mesdhetar.
Dëmet e Turqisë, një pjesë e pushtetarëve në kthetrat e Erdoganit
Opinion Nga Gani MEHMETAJ/
Sipas ligjit turk, shteti nuk ka të drejtë të financojë xhamitë e bashkësitë fetare brenda Turqisë, mirëpo për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e territoret etnike shqiptare, shteti turk ka fonde të veçanta për ndërtimin e qindra xhamive, për pagat e hoxhallarëve të islamizmit radikal, për rekrutimin e xhihadistëve në ISSIS, për portale islamike e për gazetarë-mercenarë, për politikanë e shtetarë të korruptuar. Atë që e tha mbreti jordanez për Turqinë e përhapjes së terrorit islamik, e dinë të gjithë politikanët shqiptarë, por e heshtin, sepse pjesa më e madhe e pushtetarëve tanë janë në kthetrat e Erdoganit.
Dëmet që ua shkaktoi shqiptarëve Turqia e Erdoganit më shoqatat fetare, nuk i bëri as Serbia e Jugosllavia për tetëdhjetë vjet okupimi. Me narkozën vrastare të fesë e paranë e pafundme që po e derdhin lum për të korruptuar shtresat sociale, elitën fetare, politike e institucionale, më presionet e vazhdueshme ndaj veprimeve tona properëndimore, është çarë koraca mbrojtëse anti turke. Kështu, fryma shkombëtarizuese, servile ndaj lindjes islamike e egërshane ndaj Perëndimit, ka nis ta brejë si kanceri trungun shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Bujanovc e Maqedoni. Kjo frymë po e shpërfytyron qenien tonë, po e cenon interesin kombëtar. Në veçanti po e shprish qenien kombëtare në mjediset e varfra, përmes qarqeve mercenare të intelektualëve të rrejshëm, përmes segmenteve më të larta të shtetit e të partive politike. Dikur mjediset e periferisë janë shquar për ideale kombëtare e luftë të armatosur kundër pushtuesit serb e turk. Sot janë pjesa më problematike, sepse islamikët anadollak e iranian, vehabistët e salafistët , në aleancë më armiqtë tonë tradicional: Serbinë, Greqinë, e sllavët e Maqedonisë goditën këto shtresa sociale, duke i blerë më para, duke ua pastruar trurin, apo duke i mashtruar.
Të braktisurit na sfidojnë më terrorizëm
Shteti ynë i braktisi të varfrit, i shpërfilli të humburit, nuk u mor fare më ata që patën identitet të luhatur kombëtar. Në Kosovë komandantët që nuk e çliruan asnjë katund, e rrëmbyen pasurinë kombëtare, e mbërthyen shtetin, e morën universitetin e institucionet e dijës, u vunë në shërbim të shoqatave islamike duke ndihmuar në kërcënime e rekrutime. Në këtë klimë rrëmbimesh e mbërthimesh perëndimorët nuk investojnë. Të vetmet investime janë paratë e pista të shoqatave islamike, që i japin për shpëlarje truri, për rekrutime në luftën fetare dhe për përgatitjen e grupeve terroriste.
Goditja fillimisht nisi në Shqipëri menjëherë pas rënies së diktaturës. Në emër të ringjalljes së fesë u bë islamizimi e greqizimi i dhunshëm i shqiptarëve, u ndërtuar qindra xhami turke, vehabiste e kisha greke, ndërsa shqiptarët e shkret patën nevojë për shkolla e ambulanca. Feja që ua përplasën fytyrës të huajt e djallëzuar, nuk u jepte bukë, ndërsa kishin nevojë për bukë. Në vend të ndihmoheshin shtresat e varfra, shoqatat islamike, të lidhura me organizatat terroriste rekrutuan më para besimtarë profesionistë të cilët për t’u dukur faleshin nëpër xhami, por në fakt bënin punë të tjera kundër shtetit e kombit. Xhamitë ultra luksoze e sfidonin më cinizëm varfërinë e skajshme. Ndërkaq, varfanjakët, të gatshëm t’ia shesin shpirtin djallit për para, me t’u rekrutuar u bënë njerëz të kamur pa bërë asnjë punë që shihej, pos punëve të pista nën rrogoz.
Goditja e dytë u bë në Kosovë, ku nisi përhapja e mos durimit fetar nga vehabistë arab e mercenarë të Turqisë që rekrutuan qindra militantë e myslimanë të frymës anadollake, të gatshëm për luftë fetare. Për shpëlarje truri e pengim të arsimimit u ndërtuan tre herë më shumë xhami se sa shkolla, në dhjetëra katunde e lagje i ngritën nga dy xhami dhe asnjë shkollë (në lagjen e autorit, në Prishtinë, turqit e ndërtuan xhaminë pa pyetur askënd e pa marr leje ndërtimi askund, në vendin ku planifikohej të ndërtohej shkolla fillore). Vehabistët e islamikët anadollakë ndërtuan më shumë xhami për dhjetë vjet se sa Turqia për pesëqind vjet okupimi.
Goditja më e dhimbshme shkombëtarizuese po bëhet në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, të okupuara nga Serbia. Më ngufatjen e problemit kombëtar e agresionin e fesë, islamikët- turq e arab po e ndihmojnë Serbinë të bëjë spastrim etnik të këtij territori që iu shkëputë Kosovës më 1963 . Grupet e paguara nga Ankaraja, çirren si të çmendur për islamin e Erdoganin; në vend të kërkojnë bashkim më Kosovën, kërkojnë bashkim me Turqinë e Bosnjën, sikurse thonë, që ta bëjnë një shtet të fuqishëm islamik! Grupi militantë shqipfolës nuk agjitojnë në rrjetet sociale për Shqipërinë etnike, por për Perandorinë turke, një sajesë monstrum, që vetëm në mendjet e sëmura shqipfolëse mund të projektohet. Është qesharake kur i lexon këto marrëzira në rrjetet sociale, por ata kanë detyrë ta ndihmojnë Serbinë, aleatin e Turqisë për të shkombëtarizuar tri qytetet shqiptare të okupuara nga Beogradi. Aleanca e këtyre anadollakëve shqipfolës me Beogradin është e dukshme.
Islamizmi shkombëtarizues në Maqedoni
Kulmi i shkombëtarizimit agresiv po bëhet në Maqedoni. Turqia atje po e bënë hatanë, më keq se sa në kohën e okupimit otoman e jugosllav. Islamizmi ka marrë përmasa të tilla sa një lider partiak në fushatën zgjedhore, kur pritej t’u thoshte elektoratit: “ky është vendi i shqiptarëve, ku bukës i thonë bukë e ujit ujë”, në dëlirin e çmendisë islamike, çirret: “ky është vendi i lajiilaiillallah!”, sikur ta kishin paguar serbët e sllavët e Maqedonisë. Ndërkaq, turma e pa tru, apo turma e porositur i duartrokiste! Lideri tjetër shqiptar nga presioni i “xhematit” të kundërshtarit të tij xhihadist, ka nis të flirtoj rrezikshëm me islamikë. Një “komandant” në Maqedoni, i cili nuk e çliroi asnjë zabel, i thotë A. Ahmetit, “e kë fyer profetin Muhamet”, thua se është në Afganistan, ku pret që liderin armik të tij, ta mbysin me gurë. Ku jeton ky komandant i shpifur?
Në këtë territor shqiptar, në emër të kinse fesë islame janë trajnuar e përgatitur për luftë terroriste formacione ushtarake me mjekra e pa mjekra, të financuara e të trajnuar nga shërbimet e fshehta të shteteve turke e arabe. Kazerma i kanë bërë xhamitë, oficerë trajnimi e frymëzimi i kanë hoxhallarët, më parë të trajnuar për këto punë të pista në shtete arabe e Turqi. Pjellë e shëmtuar e hoxhallarëve të paguar nga Turqia e Serbia, në disa katunde shqiptare të Maqedonisë janë mijëra shqiptarë që po kërkojnë ndërrimin e emrave shqiptarë në emra turko- arabë, qindra të tjerë çirren për Erdoganin, madje kanë formuar parti politike më prapavijë erdoganiste kundër interesave kombëtare shqiptare. Kështu po e ilustrojnë tezën sllave, kinse në Maqedoni nuk ka shqiptarë, por bashkësi myslimane të cilat kanë ardhur nga Turqia e Arabia. Këtë gënjeshtër e kanë thënë dendur propagandistët sllavë në 100 vjetet e fundit, këtë po e thonë edhe disa hoxhallarë pro serb në Prizren, ketë tezë po përpiqen ta nxjerrin edhe delirantët mercenarë që çirren çmendurisht “ky është vendi i lajilajiinallah!”
Si durojnë nipat e Dervish Carës? Ku shkuan trimat e Dibrës, që e bënë më turp Hajredin Pashën mizor, duke ia vrarë 12. 000 ushtarë. Trimat dibranë i përjetësoi njëra ndër këngët më të bukura në gjuhën shqipe “Hajredin Pasha po na i bjen Radikës”. Ku janë nipat e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit? Ku janë pasardhësit e trimave që e luftuan okupatorin turk e bullgarë? Si nuk turpërohen bijtë e atyre burrave që para 60 vjetësh luftuan e ranë për Shqipëri etnike, kurse pasardhësit e tyre kopilë (bastard) luftojnë që Shqipëria etnike të bëhet oazë erdoganiste, e ndarë më sllavët e Maqedonisë.
Shteti shqiptar duket bëri tregti të pistë me shtetet fqinje e me Turqinë, lejoi shkombëtarizimin çoroditës. Shteti shqiptar bëri tregti të pistë më Erdoganin, duke ia lënë Shqipërinë sipëri Shkumbinit me xhami e oaza haxhiqamiliste. Por edhe Kosova, i shiti shqiptarët e Maqedonisë të turku e të maqedonasi sllav. Kwshtu, janë krijuar oaza haxhiqamiliste në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, që do të na nxjerrin shumë probleme, kam frikë që do të derdhet gjak.
Fatkeqësia shqiptare e islamizimit kriminal po ndodh në kohën kur e tërë bota e qytetëruar na ndihmoi: na çliruan nga okupatori serb, na e rindërtuan vendin, i ndihmuan shqiptarët e Maqedonisë ti merrnin ato pak të drejta që i gëzojnë (ndërsa liderët shqiptarë pastaj i tradhtuan), na i hapën dyert e parajsës evropiane. Ndërkaq një pjesë e shqiptarëve të mashtruar, në vend të parajsës evropiane, po e mësyjnë ferrin islamik, ku jeta e njeriut s’ka vlerë as sa e një qeni rruge.
O, sa vështirë me qenë shqiptarë!
Nga Gani MEHMETAJ/
Nuk më pëlqen slogani “O sa mirë më qenë shqiptar”, shpreh kompleks inferioriteti, me tha miku im. E si të thonë? “O sa mirë me qenë grek, apo serb!”, ia ktheva pa të drejtë, sepse ai nuk e thoshte për këtë qëllim, atë e pengonte slogani i tifozëve “Kuq e Zi”. Jashtë dialogut me mikun tim, të cilin e çmoj dhe kuptohemi për shumë gjëra, po e nis monologun me vetën.As mua nuk më tingëllon reale kjo shprehje, sepse nuk është kënaqësi të qenit shqiptarë. Mbase kishim pse të mburreshim dikur. Po sot? Askush nuk na trajton si duhet; as ne nuk e trajtojmë vetën me dinjitet; jo rrallëherë sillemi si palaço tragjikomik në rrugë, në Kuvend, në institucionet publike e shtetërore; bëhemi servil para të huajve duke e denoncuar njëri-tjetrin, e tallim shtetin, i përdhosim institucionet, e lavdërojmë vetën dhe kërkojmë nga të huajt të na mbështesin që ta rrëzojmë kundërshtarin; e denigrojmë njeriun tonë që ka personalitet; e përdhosim atë që ka dinjitet; veprojmë egërsisht deri në zhdukje fizike ndaj kundërshtarit politik e atij personal; sillemi me qyqari me armikun apo fqinjin përtej kufirit; tallemi me përkatësinë tonë kombëtare; i fyejmë personalitetet historike si asnjë komb tjetër në botë; duam të bëhemi tjerë më përkatësi kombëtare e jo ta ndryshojmë vetën.
Megjithatë, tifozët e futbollit i mbështesë në sloganin e tyre. S ‘kanë si thonë ndryshe, vështirë që i pranojnë për grekë, serbë apo turq sado të thonë në gjuhën e tyre “O sa mirë me qenë grek, apo ” O sa mirë me qenë serb, apo turq”. Fqinjët tanë që dikur u sollën mizorisht ndaj nesh na e kanë ngulitur aq thellë kompleksin e kombit të pavlerë, aq shumë janë tallur mizorisht me neve sa nuk guxojmë as të kënaqemi me shqiptarësi në euforinë e animit sportiv. Jo rrallë që t’ua bëjmë qejfin fqinjëve arrogantë u themi: e dini si? Ata janë primitiv, mos ua zini për të madhe, ne jemi ndryshe, ne nuk jemi nacionalist, ne nuk u urrejmë, përkundrazi u duam. Dhe nisim të betohen disa servil të shpërfytyruar në gazeta e televizione që i duam serbët, i adhurojnë grekët, shkrihen për turqit. “S’na bie kurrë ndër mend t’u mbajmë inat, a zoti na ruajt t’u urrejmë pse na vranë gati sa s’na zhdukën”, nisin të arsyetohen për krimet e tyre mjeranët shqipfolës. “Kishin një arsye, prandaj na vranë”, ka deklarata të tilla idiotësh nga bashkëkombësit tonë. Hapini portalet elektronike e do të lexoni edhe idiotësira të tilla. “Kot nuk i vrau greku çamët!”, kam lexuar apo kam dëgjuar publikisht dhjetëra herë shqipfolës ta thonë pa fije turpi në portalet shqiptare. “Kot nuk i masakroi serbi kosovarët!”, jo rrallë e thonë pa ngurruar disa të tjerë. “Edhe turku pati një hall që na vrau e na dëboi përtej detit aq pa mëshirë. Pse i dolën në rrugë, në vend të bëheshim skllevër të tyre”, thonë mjeranët e tjerë në gjuhën shqipe. “Skënderbeu nuk është heroi im, sepse vrau shumë turq”, thonë jo pak hoxhallarë bastard. Pse duhej ti përkëdhelte pushtuesit mizor, Skënderbeu, sipas tyre? Sikur të vazhdonin të tjerët si Gjergj Kastrioti nuk do t’u dëgjohej fjala këtyre bastardeve, as nuk do të merreshim fare me ta.
Disa mburrën me eufori idiotësh pse e mbajnë fenë e turkut, apo pse ua “ringjallën” kishën shovinistët grek, duke e theksuar se jemi pasardhës shqiptaro- osman. Janë pasardhës shqiptaro-osman, apo janë pasardhës grekë nëse janë nipër të gjysheve të përdhunuara, por atëherë duhet t’i quajmë kopilë shqiptaro-osman, apo bastard grek. Nëse nuk ndjejnë turp që janë bastard, të mos mburren që janë pjellë përdhunimi. Duhet ta mbanin anën e gjyshes së përdhunuar, apo të gjyshit përdhunues, sipas kësaj logjike. Ç’t’u thuash të tillëve?
A jemi popull kot?
“Jemi popull kot”, thotë miku im nga Tirana në dëshpërim, sepse sigurisht nuk i kupton këto sjellje anormale të grupeve shqipfolëse. Prej nga ky kompleks i qyqarit i këtyre grupeve, që ta duam pushtuesin përdhunues? Një shtresë mjerane e mburrin pushtuesin mizor dhe përpiqen ta denigrojnë kombin e tyre? Janë mercenarë? Nuk kanë identitet kombëtar? Apo e kthejnë gëzofin si të fryn era? Megjithëse nuk e thonë nëpër rrugë “O sa mirë më qenë grekë, apo turk, apo serbe”, sepse do t’ua thyenin kokat ca “nacionalistë primitiv” , ata e thonë nëpër portale, e shkruajnë në ndonjë paçavure gazete apo në ndonjë emision televiziv të financuar nga armiku. Dy shtetet shqiptare nuk i trazojnë shoqatat, bashkësitë fetare greke e turke edhe pse punojnë kundër interesave shtetërore e kombëtare.
Mercenarët bastard po e provokojnë keqas shqiptarësinë e Shkodrës, strumbullarin e Shqipërisë etnike, duke tundur flamuj turk e sllav. Me shoqata islamike turke, me xhami vehabiste e salafiste, më ulërimat e altoparlantëve, me portalet që bëjnë thirrje për luftë të shenjtë islamike, më zbritjen e tërë shëmtisë aziatike e të gadishullit arabik në djepin e kulturës shqiptare, janë duke e shpërfytyruar Shkodër locen e Marin Barletit e të Gjergj Fishtes, kur dihet se këtu u derdh aq shumë gjak kundër këtyre hordhive aziatike që të mos e përdhosnin qytetërimin tonë. Mercenarët e tjerë bastard po ua lëvizin eshtrat patriotëve të Korçës e të jugut shqiptar me shantazhe e agresione kundër shqiptarësisë korçare, me parulla e presione të hapura që të konvertohen shqiptarët e varfër në grekë; vehabistët e spiunë islamik të Serbisë e të Turqisë po e përdhosin Prishtinën e Pjetër Bogdanit, ku ai e dha jetën për çlirimin e kryeqytetit të Dardanisë ; pushtetarët nuk kanë guxim t’ia bëjnë një shtatore monumentale këtij personaliteti më të madh pas Gjergj Kastriotit nga presioni i Turqisë e mercenarëve të tyre.
Greqia, Serbia e Turqia po futën sërish në Shqipëri, Kosovë e në territoret etnike shqiptare përmes nipërve të gjysheve të përdhunuara, përmes mercenarëve e maskarenjve, përmes ish spiunëve të Serbisë, ndërsa dy shtetet shqiptare marrin pjesë në këtë përdhosje kombëtare, sepse janë të korruptuar. Prandaj i ndjekin me indiferencë të pafalshme gjithë këto veprime rrënimtare.
Tifozët “kuq e zi”, pjesa më e ndritur e kombit
Duke e përsiatur sloganin e tifozëve kuq e zi, mu kujtuan grekët e turqit e shkretë dikur. Para tridhjetë vjetësh të ishe grek e turk ishte turp e denigruese para evropianëve. Atëbotë më vinte keq për grekët e turqit e varfër të trenit Akropolis- Munhen, të cilët policia serbe, kroate e sllovene i fyente e i shante secili për hesap të vetin me fjalën sllave “stoka” (kafshë). Austriakët ishin më fin, e mbyllnin hundën më tu futur në kupe, sepse vinte era ajër të ndenjur, gazra të stomakut të trazuar nga rruga e gjatë e ushqimi i prishur i kuzhinës turke e greke: qofte, vezë të ziera e bakllava të thartuara. Grekët e turqit e shkretë ulnin kokën që të mos e acaronin policin serb, kroat, slloven apo austriak, sepse do ti zbriste nga treni. Me vinte keq për mjerimin e tyre. Asnjëherë nuk me shkoi nëpër mend se nipërit e këtyre grekëve të mjerë, e turqve që nuk e kishin kaluar ende mesjetën, nesër do të silleshin edhe më egër më shqiptarët e varfër.
“O sa mirë me qenë shqiptar”, mbase nuk është kënaqësi e veçantë (megjithëse kur i shoh në televizion këta tifozë me duket se kënaqen, veçmas kur e përsërisin këtë refren), por është turp kur shqiptarët deklarohen grekë, serbë apo turq. Tifozët e sportit lë ta vazhdojnë sloganin e tyre, askujt nuk i bëjnë dëm, tryeza e shqiptarëve as nuk do të pasurohet, as nuk do të varfërohet nga tifozllëku i tyre, ndërsa ka gjasa t’ua ngrehin krenarinë kombëtare të nëpërkëmbur aq shumë vjet nga serbi, nga diktatura e varfëria. Një brez i ri pa njolla nga diktatura e pushtuesi i huaj e ndjenë vetën mirë, ka dinjitet e krenari kombëtare. Tifozët më duken janë pjesa më e ndritur e kombit, kurse brezi i tyre do t’ia kthejë krenarinë e munguar shqiptarëve.
- 1
- 2
- 3
- …
- 7
- Next Page »