• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

-O UDHËTAR, NGA SHKON UDHA PËR NË MANASTRIN :“LINDJA E SHËN MËRISË” TË ARDENICËS?

October 11, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA*/
1.Këtë verë shkova në Ardenicë.Mbi një pllajë dominuese rreth 240 m lartësi deti, syri të kap në distancë nga autostrada Lushnjë –Fier, antenat e kompanive celulare që operojnë në këtë vend dhe disa objekte. Udhën e premë tek lokali , nga autostrada u mërguam për të ecur nëpër një udhë gjithë gropa zifti për të prekur afër muzgut fshatin e njohur të Kolonjës. Kolonja, administrohet nga Lushnja.Dhe gjithë kohës edhe në regjimin e shkuar, nga Lushnja është administruar.
-O udhëtar nga shkon udha për në manastirin “Lindja e Shën Mërisë” të Ardenicës?
-Drejt dhe përpara.
Kodra ku gjendet prej shekujsh ,kjo ngrehinë kulti fetar (manastiri) ka një udhë të ngushtë plot kthesa me një pjerrësi të madhe. Manastiri i Ardenicës në fakt ,ai në gjuhën fetare quhet :”Lindja e Shën Mërisë”, numërohet ndër objektet e kultit më të hershme të Myzeqesë kur ka nisur ky mendim lidhja është bërë me pozicionimin të kapelës së Shën Triadhës, mund te jetë ndërtuar përmbi themele tempujsh paganë kushtuar perëndive pagane, që adhuroheshin aso kohe në të gjithë lëmshin e dheut tonë. Ky manastir u bë i njohur nga një film shqiptar i cili për hir të Zotit , për kohën kur u shfaq njohu shikues. Unë në vetvete,besoj se diçka tjetër duhet të ketë ndikuar. Bioenergjia e ish-klerikëve ,për të mos harruar harresën,pra për të sjellë në mendje të besimtarëve,ngrehinën ku dikur kryheshin rituale fetare. Kujtojmë këtu rezistencën e peshkopit të Apolonisë Irenei në mbrojte të këtij objekti. Filmi kishte një titull gati të çuditshëm:”Kur zbardhi një ditë”. Filmi është prodhuar në vitin 1971 sipas producentëve të tij. Filmi i radhitur në tre pjesë: Armët, Ura, Meçua.
Skenari : Anastas Kondo,Ksenofon Dilo, Piro Milkani.Regjia : Piro Milkani.
Operator:Petraq Lubonja.Muzika:FeimIbrahimi.Prodhuar nga kinostudio :”Shqipëria e re”.Pjesa e manastirit e cila pothuajse i përket tërësisht këtij vendi është pjesa e tretë e titulluar : “Meçua”. Në këtë pjesë interpretojën aktorët shqiptarë.
Timo Flloko……Mecoja
Gjyzepina Kosturi……Shërbyesja e Manastirit
Kristaq Mitro……Partizani
Diana Panariti……Infermiere partizane
Piro Eshi……Partizan i plagosur
Kleopatra Skarco-Dokle……Mësuesja e partizaneve
Si është përmbajtje e kësaj pjese: Ish bariu Meco bashkë me partizanët janë të rrethuar në Manastirin e Fshatit. Mecoja shpëton jetën e shokëve të tij të plagosur. Filmi i cili shfaqej gjithë kohën në regjimin e shkuar e bëri të njohur ngrehinën e kultit e gjendur atje tej në një cep të kodrës, në jug të fushës së madhe dhe të pambarimtë të Myzeqesë. Kur udhëtonim në fund të viteve ‘80 me tren drejt jugut ,syri të rrokte kodrën ndërsa vendalinjtë edhe ata studentë shpreheshin të gatshëm për të mërguar me ne drejt kodrës ku gjendej objekti i kultit i mbyllur,por që kishte pasur një xhirim në celuloid . Objekti i kultit ishte i mbyllur për ritualet fetare, qysh nga dimri i vitit ’67 ,besimtarët në mënyrë të fshehtë gjenin kohë për të parë objektin e adhurimit. Peshkopi i Apolonisë Irene Banushi nga Shkodra thonë se e ka shpëtuar nga turmat që rendin ta shkrumbëzonin vendin e shenjtë. Peshkopi u tregoi turmave se aty ishte martuar Gjergji dhe Donika. Aty u internuan thotë një gazetar në shkrimin e tij Kryepeshkopi Kristofor Kisi si dhe Peshkopi i Irene.

2.Manastiret në vetvete ruajnë një hije misteri. Kjo ka joshur kineastët, që të gjurmojnë këto vende mistike për ti bërë pjesë e prodhimit të tyre artistik. Ftohtësinë e manastireve e përshkruajnë edhe poetët,shkrimtarët mjaftë të njohur me veprat e tyre artistike. Pas xhirimeve të filmit të parë ,pra viti 1971,aty nga viti ‘99 janë parë në udhën, që të shpie drejt manastirit,një udhë e pashtruar dy bukuroshe dhe një grup i madh xhirimi. Vath Koreshi, kishte gatitur një skenar për një prodhim tjetër artistik i cili do të ngërthente sërish objektet e manastirit në majë të kodrës 240 m të Ardenicës
”Porta Eva” ishte titulluar filmi ndërsa regjia i përkiste regjisorit Alber Minga.Kur u shfaq në titra prodhimi përmbante këto të dhëna identifikuese:”Porta Eva është një film shqiptarë i prodhuar në Shqipëri në vitin 2000. Regjia: Albert Minga, Skenari: Vath Koreshi, Pavel Finn, Producent: RTVSH B@G Filmproduction Studio 12A . Muzika: Mark Minkov. Aktorët dhe rolet e tyre në këtë film janë: Neritan Liçaj. Irina Nizina….Inxhi. Vangjel Toçe….Pirati Magdalena Ëójcik…..Lena.Ndriçim Xhepa……Davidi. Përmbajtja:”Porta Eva” ose tragjedia e trafikut të mishit të bardhë përmbledh në 88 minutat e filmit fatin e dy vajzave të reja Lindës dhe Inxhit të cilat të joshura nga ëndrra mashtruese për lumturinë përfundojnë në fund të detit.
Porta Eva “xhiroi një pjesë të tij në ambientet e brendshme të manastirit të”Ardenicës.
4 vjet më vonë, Arti i Popullit Albert Verria ngarkuar me plaçka dhe mjete xhirimi ,një mëngjes troket në dyert e manastirit. Në kostelacionin e yjeve të kinematografisë shqiptare A.Verria mbetet i pavdekshëm ashtu sikurse ardhja e tij. U shfaq si vegim boreal tek spektatorët e filmit shqiptar ,por ende e pazbuluar mbetet ,energjia nga ku buron gjithë ky potencial artistik e letrar.”Vdekja e një njeriu nuk është një fund,por një stacion i thjesht ndërmjetës në një varg të pandërprerë e rilindesh, thotë Buda.I nisur nga ky postulat i udhëheqësit shpirtëror të Budizmit ,artisti A.Vërria ka gjesdisur nëpër udhëkryqe plot mistere të cilat shënojnë çastet jetësore të njeriut,ardhja në “jetë,përpëlitja e syve përpara dritës është befasisht,çmendurisht një rajvizim ngjyrash endje në kastelacion tokësor,sikurse ikja pra mërgimi i njeriut,nëpër qiejt e Zotit tonë . Mbetet i çuditshëm jo vetën kërkimi i autorit rreth këtyre mistereve të pazhbirueshme nëpër breznitë njerëzore, ky kërkim ka qenë i pandërprerë ,por gjithë jeta njerëzore,që zhvillohet këtu ardhur diku nga një cep i galaktikës,fryma njerzore.A.Vërria kishte shpalosur përpara priftërinjve një pjesë të skenarit për filmin e tij.
Mirëpo priftërinjtë e kultit fetar, i treguan artistit A.Verria se ai vërtetë inspironte drejt një krijimi mistik dhe për të realizuar atë duhej sigurisht larg çdo përfytyrimi ftohtësi manastiresh,mirëpo filmi “Porta Eva”” i xhiruar në këto mjedise kishte thyer tabunë e kultit duke shfaqur skena jo favorshme pikërisht atje ku ruhej me fanatizëm bukuria e shpirtit,mendjes dhe dëlirësia. Këtë përgjigje mori artisti A.Vërria kur ishte duke kërkuar vende xhirimi për veprën e vet mistike, duke u kthyer nëpër rrugën pashtruar e gjithë çakëll,pa realizuar xhirimet nëpër ambientet e tij të mrekullueshme dhe shumë afër kohës së vjetër.
3.
Themeluesi i jetës manastiriale për herë të parë në botë ishte Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve, veprimtarive të tjera, etj. Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin: betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut. Manastiri është një institucion i veçantë që vepron Brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz më e vogël, banesat e murgjve, mensa (trapezaria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara. Njerëzit që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe i ishin kushtuar këtij shërbimi, për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e kryemurgut (Abatit, Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë, të bindur, dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla, ishin ngritur punishte etj, ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire, ndërsa në to murgj të specializuar shkruanin libra, kodike, traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan kodike, ikona, afreske, epitafe dhe vepra të tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit të VI kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë, duke krijuar traditën e saj, ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për ngritjen e manastireve.
Manastiri në këtë kodër të Ardenicës plotëson tre kushte : qendër kulturore, shpirtërore dhe historike. Biblioteka ka qenë ndër më të pasurat. Biblioteka ruante plotë 32.000 libra dhe dokumentacione u shkatërrua nga flakët e zjarrit që e përzhitën në një ditë të mbrapshtë të vitit 1932. Lidhur me pjesën mistike të saj duhet thënë se gjurmët nisin nga kohët pagane lidhja është bërë me pozicionimin të kapelës së Shën Triadhës, mund te jetë ndërtuar përmbi themele tempujsh paganë kushtuar perëndive pagane. Shumë murgj kanë pritur edhe besimtarë në të gjithë vitet e ekzistencës së saj. Martesa e Skënderbeut me Donikën. Ka së fundi një krijim muzikor folku rreth kësaj ngjarje. Rruga Egnatia, që kalonte e kishte bërë edhe të njohur objektin fetar ndër shekuj. Festa me të cilin manastiri njeh pelegrinë nga gjithë vendi është 8 shtatori kushtuar Marisë, si shumica e kishave të kësaj zone deri në jug siç janë edhe manastiri i Zvërnecit në Vlorë.
Rajvizimi brenda këtij mjedisi. Të dhëna për manastirin e Ardenicës. Imk Tiranë. Adresa: Kolonjë, Lushnje- Shqipëri . Koordinatat gjeografike N / E: 40 ° 49 ‘/ 19 ° 36’ .Lloji: monument i ortodokse Datimi: shekulli IX .Kategoria: monument i kategorisë së parë .Përdorimi aktuale: manastir. Prona ‘: Komuniteti ortodoks. Shpallja monument viti 1948. Manastiri është post-bizantine. Është vendosur në dhoma të cilat më vonë janë shtuar , arrin një sipërfaqe prej 2.500 m². Ky monument përbëhet nga kisha e Santa Maria, nga kapelës i Trinisë së Shenjtë, si dhe pjesët tjera përbërëse të tij janë:han, mulli dhe naftës nga furra, të qëndrueshme, dhe kështu me radhë. Në qendër është kisha “Lindja e Shën Mërisë”, “Il Nascimento Santa Maria” e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë nga Apolonia dhe guri shtuf. Kisha i përket llojit basilik. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me një tavan pjatë. Kisha përbëhet nga: një nef qendror (naosit) dhe dy në anët, e ndarë nga dy rreshtave e kolonive të drurit, narteks, ekzonarteks dy kate të, ku në fund bashkohet kambanore 24 m . Në jug shtrihet edhe portikun e hapur, e ndërtuar me kolona dhe harqe. Naosit ndahet nga altari me ikonostas i druri. Dyshemeja e kishës është shtruar në gur. Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Myzeqe), u bënë në këtë manastir punime rregulluese përfshirë edhe kishën e Shën Mërisë. Kapela e Shën Triadhës shtrihet në pjesën verilindore të manastirit dhe ka përmasa 7.50 x 3.70m .Hyrja e saj është në anën perëndimore dhe është e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë, muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapeles është mbuluar me hark guri, pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një reliev qeramike.
4.Duke vijuar rrugën me një të përpjetë hynë në portat e një mjedisi tjetër shlodhës .Është bar lokal Ardenica, nën dritëzën e hënës çifti Arber me Aksinjen marrin bekimin e jetës nga prifti i manastirit. Mes muzikës, zhurmës,këngës ,valleve,ka hyrë rishtas mëngjesi. Hedh një sy përreth. Mjegull e breruar,poshtë muzgu i heshtur,gjurma e ëndrrave të mia,shkruante :dritë,dritë,dritë.

Referencat: 1- Gj.Karaiskaj “5000 Vjet fortifikime”
.2 -A.Baçe, E.Riza, P.Thomo, Gj.Karaiskaj “Historia dhe arkitekturës Shqiptare “.L.Bojaxhi.Imk.Tirane.
*Master.Anëtar i akademisë Evropiane të arteve

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, lushnje, manastiri i Ardenices

DHE NE DIELL PO TE JEM…

October 1, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
Te ftuar nga Shkolla private e Arsimit të larte :”PAVARESIA “ Vlorë dhe klubi i shkrimtarëve:” PETRO MARKO”, u promovua në Vlorë libri më fundit i autores Albana Hodaj:” Dhe ne diell po te jem” .Morën pjese Këshilltari kryeministri Rama Fate Velaj, prefektja e Vlorës Etiona Hoxha si dhe shume drejtues institucionesh. Moderatorja duke filluar këtë veprimtari tha: Të nderuar miq!Mirëserdhët në këtë takim mes poetësh.Poezia është bijë e parë e bukurisë hyjnore. Poezia është vargu dhe muzika e magjishme.Është prafullima e zjarrte qe del nga damarët e ndjenjave, është fjala qe vret malin dhe qe shuan vullkanin, është shpërthim i brendshëm i ndjenjave te bukura, te përdhosura, te mençura, te çmendura. Është një vepër ku mund te dëgjohet llava vullkanike, ku mund te preket ajri i bardhe, ku mund te plase uji ne ngjyrat e kaltërsisë, ku kalon përtej kufirit te se bukures, dhe përtej kufirit te se magjepsës… Vargu qe prek qiellin, këndon zogjtë, ulurin rrufetë, përkëdhel hënën.
është arti me i mire qe te frymëzon dhe te jep shprese te jetosh
Poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje, thotë – Octavio Paz.Plutarku në lidhje me poezinë dhe pikturën është shprehur
se poezia është pikture e cila flet, kurse piktura është poezi pa fjalë;
Por si mendon Fate Velaj ,Këshilltari i Kryeministrit Rama ?Zoti Velaj foli për poezitë e autores dhe si ishte njohur me eposin e saj poetik nëpërmjet internetit.
-A.Xhuvani ,tha moderatorja e takimit shprehet :“Poezia,- thoshte ai,- është një harmoni poetike, që tregon një ngritje, një naltësim të veçantë të shpirtit, sikurse muzika.”
Shekspiri shkruan: “Ne jemi materiale me të cilat ndërtohen ëndrrat.”
Borges, thoshte: “Një revistë lexohet për t’u harruar, gjithashtu edhe një disk dëgjohet për t’u harruar, është diçka mekanike, jetëshkurtër. Ndërsa një libër lexohet për t’u kujtuar”.Vlora qyteti ynë ka nxjerrë jo vetëm artistë,sportistë por edhe poetë.Liriku i madh Ali Asllanin, Petro Marko, Fatos Arapi. Në ditët e sotme një numër i madh poetësh kanë krijuar vargmalin e madh poetik shqiptar me botimet e tyre. Midis këtij vërshimi poetik është edhe Albana Hodo krijuese autore e 5 botimeve në gjini te ndryshme midis të cilave libri me poezi. Dr Leka Skendaj shprehi mendimin e tij rreth këtij vëllimi poetik. Duke përvijuar mw tej u tha:Të nderuar miq. Po poetët çfarë janë:
Esenini besoj se e shpreh më mire se c’është poezia e te qenit poet.
Qe te jesh poet , kjo do te thotë te plagosesh veten kurdoherë
dhe me gjak te ndjenjave te tuat ne shpirt te ledhatosh te tjerë.”Poeti është kryefamiljari i dhjete botëve shpirtërore! Clirim Hoxha e solli rrugëtimin e Albanës në sofrën poetike shqiptare.Filozofi Osho shprehet:Krijimtaria është gjithmonë e përtejshme. Krijimtari më shumë se krijues; nuk është poeti por poezia, jo kërcimtari por vallja, jo lulja por aroma. Në meditim, çfarëdo që ndodh shprehet në krijimtari. Në fillim meditoni, pastaj do të krijoni vetvetiu. Krijimtaria është dytësore, meditimi është themelor, çdo gjë duhet të vijë prej meditimit tuaj. Krijimtaria vjen nëpërmjet pafajësisë meditative, pastërtisë medituese, dhe një krijues i vërtetë shpaloset vetëm prej meditimit.
Kryetari i Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë,Myrteza Mara mendon kështu për poezinë e Albanës .Dita e parë e muajit të letërsisë hapet me përurimin e një vëllimi poetik të poetes Albana Hodaj-anëtare e klubit të shkrimtarëve “Petro Marko”. Një ogur i mirë ky për këtë muaj letërsie që përkon edhe me 70 vjetorin e Çlirimit të Vlorës.
Poezia-kjo këngë e shpirtit udhëton nëpër shekuj e veshur me misterin e magjisë së fjalës së shkruar. Nuk është nevoja të bëjmë histori për gjenezën e poezisë, për kolosët që mbollën vargjet e tyre nëpër minierat e brengave dhe të dhembjeve, në lëndinat e lotëve dhe qiejt e dashurisë sepse poezia është si universi, është e pafundme!
Të shkruash poezi do të thotë të mohosh përkohësisht veten, të ndahesh nga të tjerët për të shkruar frymën e muzës dhe në kohën që të tjerët shëtisin, punojnë, apo dëfrejnë poeti fshin djersën që kullon mbi vargjet e tij. Dhe pastaj poezia bëhet si zogu me krah.
Në një pyll nuk janë të gjithë lisa, por edhe lisat vetëm, pa pyllin, i djeg vetëtima, ndaj poeti e gjen formatin e tij të plotë mes krijuesve, mes lexuesve, mes miqsh, mes komunitetit dhe brezave .Poetja Albana Hodaj vjen më vëllimin e saj të pestë në poezi duke e hedhur hapin më të plotë, më të sigurt, më të gjatë. Përvoja e autores duket qartë në gdhendjen e vargut sipas në funksion të motivit. Kapërcimi, ose ndërthurja e stilit, mënyrës së thurjes së vargut është aq sa e rregullt aq edhe spontane, por autorja ia del me sukses për të thënë e përcjell atë që do, idenë dhe qëllimin e motivit. Sot shkruhen shumë vargje dhe kushdo që shkruan vetëquhet poet. Liria e mendimit, e botimit dhe sidomos publikim në rrjetet sociale të lloj-lloj vargëzimesh është në një masë të atillë saqë edhe lexuesi i thjeshtë e ka të vështirë të ndaj “egjrën nga tërshëra”. Prandaj poetët dhe shkrimtarët e kanë për detyrë të krijojnë vlera të vërteta dhe t’i diskutojnë ato në ambiente krijuesish me intelektual të mirëfilltë, t’i promovojnë ato po në ambjente të tilla. Sepse poezia, sidomos, është shumë qibare, ajo nuk duron dot mediokritetin-thot Prof. Isuf Luzaj, sepse poezia është këngë, është mesazh, ajo recitohet, mësohet përmendsh, etj.“Dhe në qiell po të jem”-thotë poetja: Këngës do t’ia marr/Me një iso shtruar/ “Jam Shqiptar” / E kur zemra vëllezër /Të na rrah plot gëzim/ Aty/ Është lumturia e Atdheut tim!Pra kemi të bëjmë me këngën e poetit e endur nëpër hojet e mjaltit të vet poetik, thënë e shkruar në mënyra e stile bashkëkohore pa rrezikuar në asnjë çast të vetëm për t’ju afruar eksperimenteve hibride. Dhe poetja është në tokë. Dhe “Poezia e tokës nuk vdes kurrë.”-thotë poeti dhe filozofi angles Xhon Kits (1795-1821)
Nëse çdo poezi e këtij vëllimi do kishte edhe datën se kur është shkruar atëherë të gjithë do shikonim se si është mbushur ky det shpirti. Me reshjet e vrullshme të frymëzimit, me pikat e shiut të trishtimit, me gazin e fluturimit dhe me mallin e njeriut! Thënë më shkurt, ky vëllim është gati një përmbledhje e një pune disavjeçare me të cilën autorja ka të drejt të krenohet dhe ne kemi po aq të drejtë të themi mendimet, përshtypjet dhe urimet tona. Në një hapësirë pak a shumë të madhe, në 200 faqet e librit autorja ka krijuar një pyll të vërtet poetik duke mbjell lloj-lloj motivesh dhe duke ruajtur masën dhe formën për ta paraqitur poezinë ashtu siç e meriton: Të bukur, të pastër, me dritë e shije!Herë-herë autorja të krijon përshtypjen sikur është një vizitore e jashtme, e panjohur dhe e padukshme si poete dhe me laps e letër ka fiksuar momente duke i paqëruar ato në ekranin poetik të vëllimit. “Po plaken plakat e mëhallës”, “Rrugët”, “Paradoks”, “Gjyshet”, “Rruga me krisma”, “Në orën e vonë”, etj.Dimensionet artistike të këtij vëllimi poetik për mendimin tim janë të admirueshme. Duke lexuar poezinë e Albanës ndjen shlodhje, mbërthehesh në emocione dhe të duhet që shumë poezi t’i rilexosh. Të shkruash poezi të vërtet do të thotë jo vetëm ke përmbushur pasionin, por edhe misionin qytetar e atdhetar.“Mos mallko errësirën, por ndiz një qiri” Nënë Tereza. Dhe poeti gjithë shpirtin e tij e djeg si qiri!
Nw kwtw veprimtari Adelina Ibrahimi shprehi mendimet e saj për botimin poetik .Gazetarja Egla Imeraj në këndvështrimin e saj për poezinë. Si do të tingëllonte një poezi e kësaj poete përkthyer mjeshtërisht nga Laureta Petoshati. Në kulturat e mëdha thuhet shpesh se çdo valë e re poetike stimulohet nga përkthimet. Poezia shqipe, përveç kontaktit me artin oral, është zhvilluar nga kontaktet që ka pasur me poezinë e gjuhëve të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit. Për te kuptuar poezinë duhet ta dëgjosh…
Klaudja Nuredini do të recitojë poezinë e Albanës ,por Klaudja nuk harron se talentin i saj e ka zanafillën tek zbulimi që i bëri disa vjet më parë mësuese Albana.
Një autorë kosovar shkruan:Në asnjë vend të botës nuk ka më shumë poetë dhe libra poetikë, se sa ka Kosova dhe Shqipëria. Të gjitha libraritë e Francës bashkë, nuk kanë libra me poezi sa ka në libraritë shqiptare. Unë nuk di te hesht thotë poeti kur tek mua është zemra qe flet…..
Muzika dhe poezia. Muzika dhe poezia nuk mund të zëvendësojnë njëra tjetrën, pasi poezia nuk priret drejt muzikës, kurse muzika nuk ka nevojë për fjalë. Një ndërthurje mes vargjeve dhe muzikës,me origjinë burimin shpirtëror.
Ne jemi pikërisht
ajo cka te gjithë shohin.
Jemi ajo qe pak gjejnë.
Dhe qe pak,
shume pak kuptojnë….Thotë Angelo De Pascalis
Kam nostalgji për dicka shume te bukur, shume te thjeshte, një lloj parajse te humbur; kam nevoje për një lloje bukurie, kjo me bën te jetoj thotë-Igor Mitoraj.
Po recitoj një poezi te autores
Po ndërrohen stinët ne këtë kohe me zhurme..
E bubullimat pa gjumë do me lënë
Shiu do nis me ere e furtune
Nate, shkreptime ne qiellin pa hënë..
Një Plak i marre me thes mbi stuhi…
Dhe biri im do vije ne shtëpi
E dimri do fryje e fort do gjëmojë
Se biri shtëpinë me mall do shikoje..
Dhe stinët malli ne çast do i ndërrojë…
Kjo është një nga poezitë e autores .

Filed Under: Reportazh Tagged With: Albana Hodaj, DHE NE DIELL PO TE JEM, Gezim Llojdia

PETOVA -IME NJË ANDËRR E PËRPARIM HYSI

September 22, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Petova është një katund në Myzeqe.Ku gjëndet aktualisht Petova?Themi në Myzeqe . Pa kërkuar adresë.Por aerodrom nuk ka ,udhë sigurisht fushë dhe jetë ka gjithashtu frymon në të gjitha jetët. Dhe atje ku vagëllima e diellit dhe perëndimi i tij puthen ëmbëlsisht.Sipër është manastiri.Ky katund i vogël por shpirtërisht pa përmasa gjeografike ka qenë epiqëndra e një rrëfimi të tërë të shkrimtarit fierak, Përparim Hysi.
2.
Përparim Hysi është një tregimtar shqiptar.Përparim Hysi është një rrëfimtar i shkqlyer.Sapo kam përfunduar rrëfimet e tia, dhe ndjehem se kam lexuar Milto Sotir Gurën,Mitrush Kutelin,Sotir Andonin,Dhimitër Xhuvanin etj,ky rrëfimtar në penën time është Jakov Xoxe, i kohëve të sotme ,ky rrëfimtar i një mënyre shpjeguese. Qasja narrative, më shumë se çdo tjetër,u ofron shkrimtarëve një shans për të menduar dhe shkruar për veten e tyre. Ne të gjithë kemi përvoja të paraqitura në kujtesën tonë, të cilat janë të denja për ndarjen me lexuesit. Por nganjëherë ato janë ndërfutur kështu me kujtime të tjera, që vijnë nga kohët e largëta.Ky rrëfimtari ynë, Perparim Hysi na rrëfen në mënyrën më të bukur, po aq lirike dhe po thjeshtë ,jetën e e një katundi në zemër të Myzezqesë.Quhet Petovë.
3.
Tendencat e sotme e kanë lënë në hije librin.Një arsye e gjetur si shkak është zhvillmi i fuqishëm i internetit dhe mjeteve të tjera audiovizive.Një arsye tjetër është se botimet sidomos ato shqiptare të cilat thyejnë çdo rekord , janë vërshime ujërash në stinë dimëri,ujërash të trubulluara. Rrallë e tek në këtë përmbytje nëse kërkon si kërkuesit e arit,mes kësaj turbullire, nëse gjen si ata gurët e çmuar,ka vec pak botime.
Autorët e sotëm vargëzojnë shumë , por poezi të vërtetë nuk shkruajnë. Rrallë dhe për mall do të gjesh në këtë përrua të rrëmbyeshëm,poezi që të lënë mbresë dhe ndenjë. Ngase vjen kjo?Parëndësia e fjalës?Apo pathellësia e kërkimit,ka nxjerr botime të shterpëzuara!
Autorët e sotëm shkruajnë kilometra të tëra në prozë,por tregim të mirë apo roman nuk ka .Ku letërsia e viteve të hershme shqiptare, ajo e viteve “30 deri diku nga vitet50- 60 ,kur u ngritën murre.
4.
Një ndër ato botime, që dua ta krahasoj jo vetëm lëndën, por edhe mënyrën e të shkruarit me divët e letrave shqipe është botimi i fundit i autorit Përparim Hysi:”Një mesh për rrobaqepësin e Konti Monte Kristo”.
Në të vërtetë ky titull është i rremë për mua. Unë do ta kisha quajtur thjeshtë dhe bukur Petova .Ose dicka që fillon me Petovën ose dicka që përfundon me Petovën. Kjo Petova mu shfaq në ëndërr. E përfytyroj atje,diku C’frymë mistike kishte gëlltitur në vite? A është Petova si Gororneci ynë ku nëpër peragmente të zverdhur flitet se në katundet me pyje e ahorë hijerëndë,me burime e ujëra që pëlcasin në hënë të ngrënë dikur gatuhej edhe magjia.Në Goronecë ndryshe nga të tjerët ujërat rridhin në të kundërtë.Në Goronecë vashat laheshin në vivar gollomesh.Në Goronecë ,druri pritej vetëm në hënë të plotë.Me pak llafe ky iëhstë porterti i Goronecit.
Nga shkon udha o udhëtar i botës për në Petovë? Përvijojnë kërkimet e tyre në rrafshin gjatësor,për të gjetur ku bie Petova dhe dua të them se diku ajo bie është si katundet e tjerë të sofrës së madhe të begatë të Zotit.Petova është në Myzeqe.Është një katund në përfytyrimin tim si të gjithë katundet shqiptare.Por Petova ngjanë nga pena e këtij rrëfimtari, krejt ndryshe.Lexo Kutelin apo Milto Sotir Gurën,lexo rrëfimtarët e hershëm shqiptarë për të kuptuar ku bien katundet tanë dhe si jetojë atje,në kohë të kohës,
E quajta të rremë titullin e botimit. Petova është zemra e gjithë kësaj lënde apo zahire që ka prerë,shkundur e grumbulluar të bërë dëng nga rrëfimtari ynë. Përmasat e saj nuk kanë hapësira gjeografike, por vetëm shpirtërore. E pamatshme është Petova në sytë dhe mëndje të rrëfimtarit tonë. E gjithë kjo shtëllung shpirtërore ka ardhur tek ne,nga pena e këtij rrëfimtarit. U skriptua çdo ndryshim i frekuencës së shpirtit.
” Një zë,që ndal vrullin në mes.Fatin,lereni në vorbullën e vet!Fati është parathënë.Cdo copëz e ndryshuar.Për njeriun më mire, le të vdesë.Askund se gjejmë dot thelbin e së vërtetës.Dhimbshëm na lënë të presim. Rrëfimi është gjetur në të gjitha format e krijimtarisë njerëzore dhe artit, duke përfshirë atë të fjalës, shkrimit, këngës, filmit, televizionit, lojrave, fotografisë, teatërit.
Nëse autori del jashtë Petovës, tregon se ai diku ka ngecur,nëpër lluc apo baltë,pluhur e shi,jashtë asaj hapësire gjeografike edhe pena thyhet .Prandaj edhe rrëfimet që vijnë jashtë Petovës,që nuk kanë frymën dhe mirësinë saj i lexova shpejt dhe mu dukën pa ndenjë. Ndryshe ishte me tregimet ku autori mollohis çdo herë nga një rrëffim të ri . Është finë.Ka varg të bukur. Përdorë doza humori.Mjaftë kuptimplotë.Për të gjithë brezat.Këto janë rrëfimet e Perparim Hysit. Sigurisht jo nën hënë të ngrënë, por mes ditës me diell,në një katund të Myzeqesë,në Petovë.
Njihet fakti që letërsia e sotme vuan nga e njëjta temë. Shiko mik,se vetëm Petova ka prodhuar kaq tema ,ku mërfilli bëhet letërsi.
Dhe lexohet letërsi. Petova është si Gororneci ynë.Ku plakat e mëhallës mollohisnin historira për vashat,dhe nur e bukuri u ndrisnin kur shkonin në qish,veshur me atë bukuri e seriozitet o Zot,lemë të shoh!Kur ujërat e moqillës përmbysnin sofan,plakaria lëshonin kujën :C’bëni kështu o të shkretë,në natën xixëllëk,ku verbohej i verbëri,dhe vashat në Gjomitë, ëndërroheshin të shkoni nuse në fshatrat pranë detit.
Petova nuk është në një kohë, por në të gjitha kohët. Prandaj ,rrëfimet për Petovën tregojnë se çfarë diademi ka gjetur rrëfimtari. Shumë autorë shqiptarë kanë gabuar ngase kanë zgjedhur si tema vende, që kurrë si kanë parë apo si kanë njohur,për të bërë letërsi të madhe. Të mëdhenjtë e kësaj fushe u bënë të këtillë,ngase e kanë sjellë gjithë mademin e saj me po atë shkëlqim,bukuri e lezet si e kanë përjetuar në kohët e tyre.Pra kanë sjell atë, që kanë përjetuar dhe njohur. Nuk ka nevojë të krijosh fabula. Aty fabula flet vetë,ngase katundi shqiptar gjithë kohës ka vuajtur nga pesha e dhimbjes, dhe era të eklipsuara në mjegullnajën e shpirtit . Shtresa e parë shtëllung, përzihet. Por enigma mbyt të çarën, aq shpesh sa mëngjeseve ato i shikon me një ngrysje mistike. Ekzistencë e kufizuar. Nëpër itinerarin enigmatik të “këtij botimi ….Bëjmë rrugëtimin e mbrëmjes. Befasisht. Ngecim në vend. Rruga një siluetë e ngrirë. Cili tregim është ky zotëri?
5.
41 rrëfime të autorit Përparim Hysi, tregojnë nivelin e lartë krijues në botimin e fundit. Tregimet janë të shkurtra janë shkruar qartë dhe me finesë. Fabula është e gjetur për çdo tregim. Personazhet janë real.Cfarëdo të mbeten në kujtesë?Farua,apo mësuesi i fshatit,kulaku,mbledhje e partisë,zbori,prishja e objketeve të kulteve,besnikëria e qenëve, arixhofka,gjyshja hanko Hazbua,dhe të tjerë të rrëfyera me ndenjë nga rrëfimtari Përparim Hysi.Kur lexon këto rrëfime mëndja të gjesdis tek rrëfimtari i madh M.Kuteli.Proza e mirë është poezi dhe rrëfimtari është një llojë këngëtari,që rrëfen mirë,bukur dhe sinqerisht .
E njësova këtë autorë më të tjerë, që sot punohen nëpër shkolla në lëndën e letersisë ,por besojë do të kem të drejtë, sepse rrfëimet e këtij autori nuk bien poshtë atyre emrave, që kanë bërë letrat shqipe ndër kohëra.
Duke rrëfyer histori. Rrëfimi nga një pikë e caktuar e mendimit, shpesh autorit, e përcjell këtë ndenjë si dhe detajet specifike dhe të ofruara për ti marrë lexuesit duke përfshirë edhe elementet.Tregimet e këtij autori kanë një bazë dhe kjo pikë është përcaktuar shpesh në fjalinë hyrëse, por mund edhe të gjenden si të fjalisë së fundit në paragrafin e hapjes. Që një tregim mbështetet në përvojat personale, ajo shpesh është në formën e një historie. Kur shkrimtari e përdor këtë teknikë, ai duhet të jetë i sigurt për të përfshirë të gjitha konventat e tregimit: komplotin, karakterin, vendosjen, kulmin dhe sigurisht përfundimin. Tregimet ekëtij autori janë të mbushura zakonisht me të dhënat, që janë zgjedhur me kujdes për të shpjeguar, mbështetje, apo të tregoj të bukur një histori. Të gjitha detajet lidhen me pikën kryesore ku shkrimtari është duke u përpjekur për të bërë.Dhe në të fakt rrëfimtari Përparim Hysi e ka bërë.Disa nga elementët e përdorur nga autori;është thënë nga një këndvështrim i caktuar,e bën dhe mbështet njëbazë , është i mbushur me detaje të sakta,përdor fjali me kuptim, përdor konfliktin ,fare pak dialogun,të gjitha këto kanë sjell një prurje që rrall e ndesh ndër botimet e shumta,që bëhen sot. Dihet, që qëllimi i një raporti rrëfimi është për të përshkruar diçka.. Është teksti për dashurinë? Jeta në korsi të shpejtë? Shoqëria? Pasuria dhe pushteti? Varfëria? Me fjalë të tjera, raportet narrative shpesh dalin nga qëllimi i autorit apo nga pikëpamje të shprehur përmes libërit.Dihet gjithashtu se komponenti kryesor i një tregim është historia, të dhënat që duhen të jenë të zgjedhura me kujdes të shpjegojë, për të mbështetur, dhe të rritur këtë histori. Tregimet që ka sjell autori Përparim Hysi,janë përgjithësisht janë të shkruara në vetën e parë. Tregimet mbështeten fakte në konkrete, detaje shqisore për të përcjellë pikën e tyre. Këto detaje të krijojnë një efekt të unifikuar me forcë, një përshtypje dominuese.Dhe të gjithë këto,kaën një bazë ,fshatin myzeqar,Petovën dhe një rrëfimtar të shkëlqyer si Përparim Hysin.

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, perparim Hysi, Petova ime

KODRAT E “PARAJSËS”…

September 20, 2014 by dgreca

*Janë të lodhur netët nga vrasjet… Rroftë Krishti mbret…/
* Torturat si në kohën e invazioneve. Djegie,ngulje gozhdësh,copëtim mishi. Ashtu provoi prifti Don Ndre Zadeja.Si vdiq në Shkodër Simon Dragjati, Në fushë Krujë Baba i teqesë Myrteza Kruja,në Tiranë,Kol Kuqali…./
* “na lajmërojnë se në burgun e Shkodrës ka vdektë i mbytur nga torturat çnjerëzore Jakup Dervishi.Nga torturat e tmerrshme vdiq në burgun e Shkodrës Sadik Gruda…./
Nga Gëzim Llojdia/
Vitet‘50 gazeta Flamuri,botohej ne emigracionin shqiptar ne Itali
1.Nga kjo gazetë kemi shkëputur pasazhin e parë:Janë të lodhur netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre. Në vend të vazhdimit të jetës boerja e saj ishte çmenduria që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë. Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur ,iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi,por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. U dëgjua një pushkë. U hap qielli ikën retë,nuk vdes liria “:Rroftë Krishti mbretë”,pra rroftë “Shqipëria”.
2.Duke vijuar me këtë gazetë sjellim pasazhin e dytë:Torturat si në kohën e invazioneve. Djegie,ngulje gozhdësh,copëtim mishi. Ashtu provoi prifti Don Ndre Zadeja.Si vdiq në Shkodër Simon Dragjati,Në fushë Krujë Baba i teqesë Myrteza Kruja,në Tiranë,Kol Kuqali të cilët mbasi u torturuan u lëshuan nga dritaret e burgut
3.Dhe pasazhi i tretë i kësaj gazete thotë:
Nën një njoftim tjetër shkruhet se: “na lajmërojnë se në burgun e Shkodrës ka vdektë i mbytur nga torturat çnjerëzore Jakup Dervishi.Nga torturat e tmerrshme vdiq në burgun e Shkodrës Sadik Gruda.Një njoftim tjetër sjell këtë rast Përmendim vetëm se rreshter Hito Hitoja ka varrosur në një kanal të Korçës këta të internuam:ish-nënkolonel Tefik Hoxha,Baba Qazmi kryetar i sektit bektashi,At Josif Papamihali,kryetar i kishës katolike të Korçës. Me pushtimin e Shqipërisë nga ana e gjakësorëve të kuq, shkruan Dom Zef Shestani, Imzot Thaçi u ndry ne selinë e vetë,porsi në një kala tue prit qetësisht e i gatshëm menin bolshevikë .E pa priftin e tij të vramë e të burgosën,kishat të mbyllura kuvendet e profanume djelmin e nëpërkëmbur,por ai s’u shtrua deri kur ra si bien heronjtë. Mbas tij ra Emzot Volaj Ikpeshkvi i ri e i fortë, i cili aq shumë i shërbeu rezistencës kombëtare. Dhe nuk kaloi shumë kohë thotë Dom Shestani , që Imzot Gjini ,Abati i Mirditës, u martirizuar prej zhullivje të kuq e mbylli varg e të persekutuarve imzot Vicenc Prenushi,shqiptari,poeti,mbrojtësi i vlerave shpirtërore,që i gjallë i vuri Shqipërisë së tij kunore “Gjethesh e lulesh” dhe u shpërblye me një kurorë ferrash ashtu si mjeshtëri i madh në malin e kalvarit…. Shifra:Përqindja e vdekje tek të burgosurit është 20% në vit.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Kodra e Parajses

MËSUESIT E FSHATIT

September 15, 2014 by dgreca

Në udhëkryqe ndanë xhadeve ,ditët e shtuna dalin shpesh ,dhe zgjatin dorën nga makinat,herë dy nga dy herë veç e veç…..
Nga Gëzim Llojdia/
1.Më ngarkoi universiteti ku punoja, për të rrugëtuar në vatrat e dijes në lumin e Vlorës,ku mësojnë nga vocërrakët deri te gjimnazistët për këshillim karriere. Në timon vet dhe përpara kisha udhën e ngrënë nga disa faktorë :koha,lluca,suferina dhe ujërat.
Një zë i bukur sec më ndjell nga mikrofoni i një radioje ,krijimin më të bukur të Kadaresë,për mësuesit e fshatit:
Në udhëkryqe ndanë xhadeve.Ditët e shtuna dalin shpesh.Dhe zgjatin dorën nga makinat. Herë dy nga dy herë veç e veç.Po shpesh ata që janë Brenda.Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza.Si shumë pretendime kanë.Mor shoku Jani, këto vajza.Dhe janë ata që bëjnë zhurmë.Që kanë për vete dyzet gojë.Që i shkruajnë letër presidiumit.Për një guzhinë po t’ju mungojë.Dhe ato presin makinën tjetër.Atje në rrugë atje në shi.Ato të urtat gjer në dhembje.Të thjeshtat gjer në madhështi.Tek presin, java që kaloi.Iu kujtohet si në tym.Klasa me nxënësit, gabimet.Q’u përsëritën në hartim.Në mbrëmje radion dëgjon njëra.Tjetrës në mend i vjen sërish.Shikimi i fotoreporterit.Q’andej kaloj rastësisht.Koha e fejesës i ka ardhur.Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë.Pluhur i shkumësit, vello e bardhë.U bie mbi supe e i trondit.Po s’ngrenë ato botën në këmbë.Në komitet në ministri.Ato të urtat gjer në dhembje.Të thjeshtat gjer në madhështi.
Vllahina ka qenë një sektor ferme i NB Kotës.Ngrehinat e tipit të vjetër janë pallatet e aso kohe,të grupuara përmbi udhë.Të rejat ndërtime janë lokale ,më tej zyrat e ndërmarrjes së naftës,busti i njeriut që u shuri fshasitëve të ‘20,ultimatumin,emrin e ka Selim Mallkeqi.Vllahinën e kam gjezdisur nga të dya nët që e rreh xhadja.Nga sipër udha zbret nga fshtarat naftmbajtëse ,njërezervuar uji dhe nga poshtë duke ardhur nga ura e Peshkopisë ku bënte armë i biri i Xhixhisë…
Shkolla e katundit është sipër,mes një grumbulli banesash. Roja na hap portën. Pyesim.Të gjithë janë në shkollë. Ka ekzistuar një mëndim tërësisht i gabuar.Në shkollat e fshatit nuk bëhet mësim .Klasat të mbyllura dhe asgjë nuk përpinte. Hera-herës dëgjohej zëri i ndonjë mësuesi në dërrasën e zezë. Mësimi këtu nuk dallohej nga ai në qytet vetëm se shkolla ishte për ibret. Dyert që mezi mbylleshin,aq sa i hiqnim zvarrë, xhamat që mungonin në dyert dhe rrall e tek vihej edhe ndonjë gurë pas dere. Godina e shkollës ishte mjaftë e mirë por shteti aty kishte hequr dorë nga investimet që kurrë s’mbahet mend. Mësuesit ata të thjeshtët të palodhurit ishin si ata të poezia e Kadaresë. Vetëm se tani udhëtimet i kryenin me furgonë dhe nga xhepi i tyre.
2.Armeni ka shkollë të madhe , “Filo Ramadani “,quhet shkolla por në kontrastë me Vllahinë ka pak nxënës në shkollën e mesme. Duke ndjekur udhën e asfaltë e thyer ,shkolla e këtij fshati është ndër më të mirëmbajturat. Mermer,xheme,klasa të mëdha dhe ambiente të përshtatshme për të qenë shkollë.Mësuesi Qatip Mara ka shkruar kështu për shkollën e Armenit:Më 20 nëntor 1913 armenasit çelën shkollën e parë shqipe me mësuesin Nuro Ahmet Hoxha nga Tërbaçi Vlorës. Në librin “Armeni në rrugën e dtitës” autori Shpresim Kasaj thekson : “ Pleqësia e fshatit Armen ishte lajmëruar nga Vlora se më 20 nëntor do të hapej shkolla. Ishin marrë masat dhe ishte bërë rregjistrimi i nxënësve. Ishin 17 nxënës , nga mosha shtatë deri dhjetë vjeç. Ishin lajmëruar prindërit që të vinin bashkë me nxënësit te shkolla. Ditën e hapjes së shkollës u mblodhën në qendër të fshatit. Nënësit ishin porositur të mbanin tufa me lule . Nga Vlora erdhi mësuesi, një i deleguar dhe Osman Haxhiu.. nxënësit vrapuan drejt tyre dhe u dhuruan lule Pastaj me ta u përshëndetën gjithë paria e fshatit Osman Haxhiu, mori fjalën dhe prezantoi mësuesin dhe të deleguarin Ai, foli për rëndësinë e shkollës dhe arsimit shqip, dhe i uroi punë të mbarë të shkollës së Armenit. Pastaj , në emër të fshatarëve të Armenit, floën Refat Aliu e Sali Bedini, të cilët falnderuan Qeverinë e Vlorës ,për nderin, që i bëri fshatit të tyre, me çeljen e kësaj shkolle. Të gjitha fjalimet u pritën me duartrokitje dhe brohoritje për Qeverinë e Vlorës dhe Ismail Qemalin…Te sheshi Xhamisë ushtonin këngët dhe valet ushtonin këngët dhe valet. Komisioni i ngritur nga pleqësia e fshatit që më parë, po merrej me përgatitjet e drekës, që do të shtrohej me këtë rast. U therën njëzet e ca mishra e u shkuan në hell. Këngët dhe vallet, nuk pushuan për gjithë ditën. Në fytyrat e të gjithëve, kishte gëzim të madh, të paparë. Sali Bedini, që nuk e ndante mauzerin nga vetja, qëlloi atë ditë disa herë, në shënjë gëzimi dhe hareje. Pas tij, qëlluan dhe të tjerë ,duke i dhënë kësaj dite një atmosferë festive të paparë dhe një gëzim të papërshkruar. Dita e parë e punës më befasoi me mungesën e lokave shkollor për mësim. Në qendër të fshatit përball shtëpisë së kulturës ishte një godinë një katërshe me disa klasa për mësim., të cilat nuk plotësonin as kërkesat më minimale të klasës mësimore. Në largësi nga kjo godinë shkollore mbi mapon tregtare ishte improvizuar për mësim një tjetër godinë vjetërsirë me dy klasa mësimore, dhe në lagjen përball qëndrës së fshatit , në shtëpinë dykatëshe të familjes të pushkatuar nga pushteti komunist, ishin krijuar dy klasa mësmore. Në distancë nga njëra tjetra këto godina shkollore e vështirësonin orën e mësimit, sepse mësuesit ecnin me regjistër në dorë nëpër rrugët e fshatit. Në shumë fshatra të Vlorës ishin ndërtuar shkolla të reja, por për Armenin nuk ishte investuar. Kolektivi i mësuesve të shkollës më rrethoi me ngrohtësi u miqësova shumë shpejt me mësuesit vendas Lefter Haxhiraj, Kujtim Hasimi dhe Shpresim Kasaj. Ish mësuesi im Ylli Bora harmonizonte me humorin e tij jetën e kolektivit të mësuesve. Lefter Haxhiraj si mësues matematike ishte tepër korrekt dhe i përkushtuar për orën e mësimit të matematikës. Edhe pse kishte vetëm një dhomë ishte shumë mikpritës dhe dashamirës., ishte shumë ekzigjent në shkollë, në familje e shoqëri. Performanca e Lefter Haxhiraj ishte e admirueshme, një intelektual i mirë që rrezatonte kulturë qytetare .Kujtim Hasimaj me përvojën e gjatë në arsim , me humorin e tij ishte katalizator i harmonisë të kolektivit, ku shpesh herëdiversiteti i mendimeve dhe keqkuptimet eliminoheshin me taktin që ai përdorte. Mësuesi i gjuhës Shpresim Kasaj i apasionuar për letërsinë .Mësuesit vendas ishin të përgatitur nga ana shkencore, por drejtore shkolle emëroheshin të huaj. Megjithëse klasat ishin jo komode për mësim, aty të prisnin me shumë interes nxënës të zellshëm dhe shumë të edukuar. Në klasën e 8-tëtë vitit shkollor 1970-1971 ,sapo hyra në mësim dallova fytyra të qeshura, me sy tërë ndriçim të nxënësve Hair Hasani, Sokrat Sinaj, Margarita Deshaj ,Mbarime Koroveshi, Liri Veraj, Llamba Gjakatari etj, të cilët me përgatitje sistematike dalloheshin në përvetësimin e koncepteve shkencore. Në vazhdimësi njoha në procesin mësimor nxënës të tjerë të talentuar, si Margarita Haxhiraj, Aleksandër Haxhiraj, Agathi Gerveni, Ferdinand Haxhiraj, Shpresa Haxhiraj , Flutura Islami, Zhaneta Maliqi, Krenar Hasimaj, Arben Nuredini, Ismail Dinushi, Gëzim Islami, Vajsi Haxhiraj , Krenar Hasimi, Donika Veraj… E solla këtë pasazh për të treguar në çfarë kushtesh kanë punuar ata të thjeshtët,mësues dhe të sakrificës.
3.Kam zbritur nga Kuci,përmes rrjedhës së Shushicës. Shkolla,godina ndodhet në atë qafë ku dikur ishin edhe zyrat e kooperativës dhe spitali te ish-sarajet e Gjoleke. Shkolla ka pasur financime të përvitshme nga deputeti Fatmir Toci. Madje ajo ka një kalceto sporti që as në qytet nuk gjendet. Shkolla aty u transferua gjatë vitit 77 ,një ndërtesë e re dy kate me hapësira të mëdha ndërsa godina e vjetër te posta u transformua në konvikt .Aso kohe duhet thënë se në këtë shkollë nxënësit, që studionin vinin nga gjithë zona e lumit nga Vllahina,Drashovica,Kota,Bolena,Kallarati. Në kujtesë kam të skalitur emrat e disa mësuesve vendas,Cizja,Bako, Naimi, Vita,Bukuria,Gjena dhe Idajeti te shkolla e lumit dhe Dhimtri, Agroni,Fotua,Pirua,Stavri, Dafina të ardhura nga qyteti. Kadare duket sikur ka qenë në Kuc kur mësuesit,ditët shtuna prisnin makinat e druve ose gazin që sillte shtypin për të zbritur në qytet.
Siç dëshmon rasti i mësuesit Zaharia (Zahaj)shkruan Dr.Hasan Luçi, Kuçi ka patur shkollën e vet, qysh herët. Shkolla osmane në Kuç u hap në 1865, kurse më parë dërgoheshin edhe në Himarë, Janinë, Stamboll dhe në Evropë. Më 1916 u hap shkolla shqipe me mësues Neim Shehun. Në vitet = 20 u bënë tre shkolla. Më 1925 u ndërtua shkolla nga populli në qendër, u shtuan klasat në xhami dhe konvikti më 1929 për Kurveleshin. Vajzat e para kuçiote shkuan në shkollë më 1920. Më 1943 filluan kurset e analfabetizmit. Në shtator 1944 u hap shkolla e Grashecit, pastaj edhe 4 të tjera,që vijuan deri në vitet 70. Në 1946 u ndërtua shkolla 7 vjeçare, më 1971 konvikti i ri,më 1978 shkolla e mesme bujqësore. Nga çlirimi deri në 1986 mbaruan filloren 1100 nxënës dhe të mesmen 250 vetë. Sot ka 120 nxënës me 15 arsimtarë nga 30 mësues më parë.
Qëndra e sotme fshatit Kallarat. Shkolla qe mban emrin e Heroit të Popullit, “Mumin Selami”.Sipas dy autorëve në botimin: Kallarati ne shifra burimesh njerëzore”, botuar nga Llano Llanaj dhe Seit Jonuzaj, 2007,ka nxjerr këta mësues Mësues te periudhës se Pavarësisë: Meçan Selam Qejvani.Telo Duro Zhibaj.Mësues te periudhës se pasluftës se dytë botërore; Aferdita Xhafer XhaferajAida Lamçe Xhafera.Alfred Neki Xhaferaj.Alketa Qemal Jonuzaj.Altina Namaz Tozaj. Anila Razi Golloshaj. Ardian Çize Xhaferaj. Artur Lutfi Hoxhaj. Barjam Nuredin Karabollaj. Bashkim Muço Gjonbrataj.Bejkush Godo Karabollaj.Besnik Enver Strataj. Bilal Demo Breshanaj. Bilal Muslli Shakaj.Burbuqe Meçan Qejvana.j Çize Veip Xhaferaj.Çlirim Xhafer Xhaferaj. Dafina Meçan Qejvanaj. Dallandyshe Barxhul Jonuzaj. Dhurata Avdulla Qejvanaj. Donika Alem Qejvanaj.Eglantina Luto Demiraj. Elona Platon Jonuzaj. Eneida Niko Breshanaj. Entela Sami Karabollaj.Enver Xhebro Golloshaj. Fatmir Salo Mataj.Ferdinand Bilal Breshanaj.Feride Daut Shakaj. Gjinovefa Spiro Xhaferaj.Hadixhe Malo Llanaj.Hamit Hader Muharremaj.Hasan Boço Mehmetaj. Hiqmet Hasan MeçajIbro Veledin Rjepaj. Ibrush Maze Jonuzaj.Ilir Xhelo Jonuzaj. Jazo Barjam Davacaj.Kastriot Xhafer Xhaferaj.Klodiana Lavdi Hoxhaj.Kujtim Shaban Dautaj.Landi Servet Golloshaj. Lefter Jazo Hysaj.Liljana Dalan Memushaj.Liri Ago Qejvanaj. Llambro Velo Hysaj. Luiza Kujtim Dautaj.Luljeta Sadik Gjonbrataj.Lumturi Sherif Gjonaj. Maks Sinan Tozaj.Manushaqe Veledin Rjepaj. Marjeta Nexhip Memushaj.Marjeta Sulo Hoxhaj. Namik Llano Mehmetaj.Oltosta Servet Golloshaj. Petrit Ago Qejvanaj.Pranvera Sulo Hoxhaj. Proletare Kapo Habilaj. Qerime Hasan Meçaj (Arapi).Rajmonda Abaz Dautaj. Rajmonda Pelivan Shakaj.Rami Veip Memushaj.Rita Bilal Shakaj.Sami Shuko Karabollaj. Selim Xhebro Golloshaj. Servet Nelo Golloshaj. Shelege Mevlan Karabollaj. Shpresa Çune Qejvanaj. Sonja Cane Strataj. Suljote Ramiz HoxhajSulltane Razo Rjepaj.. Thelleza Sulo Hoxhaj.Vera Sulo Hoxhaj. Violeta Qerim Xhaferaj.Vitori Hyso Memushaj.. Vojo Jazo Davacaj.Vojsava Sami Davacaj. Xhemal Çelo Gjonaj. Xhiko Razo Rjepaj. Yllka Razi Golloshaj.
4.Në Horë Vranishtë,aty ku është qendra e komunës gjendet edhe shkolla .Ka prej vitesh aty që drejton mësuesi dhe poeti lab Muhamet Tartari.
Muhamet Tartari është poet dhe rapsod i Labërisë,thuhet në ëikipedia.U lind në vitin 1949 në Vranisht të Labërisë (rrethi i Vlorës). Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindja dhe më pas përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme Halim Xhelo në Vlorë. Pas dy vitesh si mësues vullnetar në veri (Kukës dhe Pukë) nis studimet për Histori-Gjeografi në institutin Luigj Gurakuqi në Shkodër. Ka punuar fillimisht si arsimtar. Më pas, i përfshirë në kërkimet lidhur me folklorin dhe këngën e Labërisë dhe veçanërisht të Vranishtit, Muhamet Tartari zgjidhet drejtues i grupit polifonik dhe drejtor i shtëpisë së kulturës në Vranisht. Grupi i Vranishtit, një ndër më të famshmit në Shqipëri, mer çmimin Evropa për Mbrojtjen e Folklorit në vitin 1986 nga Fondacioni Gjerman “Alfred Toepfer”. Grupi ka marrë pjesë në festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe kompeticione të tjera të asaj kohe me vallen e burrave të Vranishtit si “Shpata jone gris fermanë”, “O trima vallen ma mbani” etj. Grupi i Vranishtit performon me vallen “Cili je ti more burrë” kushtuar Ismail Qemalit, e cila bëhet edhe kolonë zanorë e filmit “Nëntori i Dytë”.
Muhametin e gjeta atë ditë të plakur ngase vitet kanë rënduar shpatullat e këtij poeti brilant lab. Muhameti më shoqëroi nëpër klasa e shkollës. Ishte po ajo mëndje e hollë, që ka thurur kaq këngë labe dhe poezi që kanë merituar vëmendje. Poeti i Lapardhasë , Feti Brahimi ka shkruar për Muhametin:ku je Muhamet Tartari,je atje ku punon bleta. Je aty ku është behari,je aty te e vërteta. Nderim Muhamet Tartari,shtëpia jote si shteti. o Muhamet mene madhi,Muhamet Tartar -lezeti.
Ne Foto: Shkolla ne Kallarat

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, MËSUESIT E FSHATIT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT