Nga Megi Zonja/. Stilisti i madh italian, Giorgio Armanin në sfilatën e prezantuar në Milano ka shfaqur tendeca ndryshe. Ai ka perdorur gjate kesaj sfilate , ngjyrat gri, te bardhe, jeshile ushtarake dhe te zeze.
Këto me sa duket do te jene edhe ngjyrat me të cilat do te vishen partizanet e Armanit, në tre muajt e stinës se pranveres . Keshtu pretendohet të jene vertete modern dhe me shumë klas.
Ne kete kuader, Naomi Campbell dhe Rita Ora “shpërthyen ” pasarelën e “Milan Fashion Week”. Veshja e Campbell ka qenë një “shpërthim” i vërtetë, edhe pse veshja e saj nuk ishte nga ato klasiket, një fustan tepër i shkurtër dhe një dekolte e hapur. Ndërsa e ëmbla, këngëtarja e famshme Rita Ora, me një stil si Campbell, gjithashtu ekzaltoi të gjithë të pranishmit me performancën e saj, hipur mbi një makinë.