• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjenocidi serb në Makofc të Prishtinës me rrethinë!

April 18, 2021 by dgreca

MOS-HARRESA NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE!/

Në këtë krim gjenocidal Serbia fashiste, më 17, 18 e 19 prill 1999,  i vrau 160 shqiptarë civilë, pa kursyer moshë as gjini, pleq e fëmijë, në mesin e tyre 8 trupa ende konsiderohen të zhdukur./

Nga Prof. dr. Nusret Pllana*/

Të rënët për liri kanë përmasë historike dhe kombëtare. Të rënët në luftën për liri dhe çlirim, janë themeli i kësaj Kosove që kemi sot, por edhe procesi i madh historik i bashkimit kombëtar. 

Të rënët në logun e betejës janë peshorja e ndërgjegjës së shqiptarëve. Ideali i lirisë, i të rënëve në të njëjtën kohë, për ata shqiptarë që ende kanë dilema se a duhej të bëhej lufta çlirimtare, është  kamxhikosje e psikologjisë së robit. Atdheu i të rënëve për lirinë e Kosovës është atdheu i të gjithë shqiptarëve. 

Masakra  në Gollak, përkatsisht në Makofc, më 17, 18 e 19  prill të vitit 1999, është ajo pjesa tragjike e jetës historike të popullit shqiptar, vazhdimësi e masakrës gjenocidale të masakrës së Parapashticës e Keqekollës, ku edhe para 100 viteve regjim barbar serb i pat vrarë dhe djegur 1020 shqiptarë të kësaj Prapashticës, kurse 514 të Keqekollës, e që pat shpëtuar vetëm një foshnjë në djep, dhe për fat të keq, sot e kësaj dite, as edhe një film dokumentar nuk e kanë bërë institucionet tona kompetente për këtë gjenocid të paparë të fillim shekullit XX në Kosovë.

Mëngjesin e 18 prillit 1999 forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe sulmuan shumë fshatra të Gollakut, të Komunës së Prishtinës,  ku vranë e masakruan në mënyrën më barbare 160 civilë shqiptarë duarthatë, burra, gra, pleq e fëmijë. Kjo ngjarje tragjike ka hyrë në histori me emrin Masakra e Makofcit me rrethinë.

Në Kosovë Lufta e UÇK-së kundër forcave ushtarake dhe policore pushtuese serbe kishte mbi dy vjet që zhvillohej. Gjatë kësaj periudhe në Kosovë kishin ndodhur edhe masakra të tjera, secila më e rëndë se tjetra, shumë tragjike dhe shumë të tmerrshme, por ajo që ndodhi në Makofc, kur edhe me sharrë druri ekzekutoheshin njerëzit e kësaj ane, andaj, këtë barbari e mizori fashizoide nuk do ta  duronte as logjika e as truri i njeriut, po të ndodhte edhe në kohë të mesjetës, e lëre më në zemër të Evropës, të ashtuquajtur ‘demokratike’, e cila për fat të keq, me gjithë këtë gjenocid të ushtruar nga barbaria dhe mizoria serbe mbi shqiptarët, për gati dy shekuj me radhë, ajo(Evropa pra) shqiptarët edhe sot e kësaj dite i konsideron qytetarë të rendit të dytë, ndërkaq Serbinë pushtuese e gjenocidiale e trajton edhe më tutje  si  të përkëdhelurën e Ballkanit.  

Skenat barbare nga masakra e Makofcit kishin tronditur opinionin ndërkombëtar, por edhe ngjarjet me kufomat e kësaj masakre dhe të masakrave të shumta gjithandej Kosovës, ishin akte shumë çnjerëzore, që e vërtetonte  për të satën herë brenda dy shekujve, urrejtjen patologjike të çmendurisë serbe ndaj racës pellazgo-iliro-dardane, përkatësisht shqiptare. 

Të nderuar udhëheqës të Republikës së përgjakur të Kosovës,

Të nderuar qytetarë të Gollakut me rrethinë,

Të nderuar të pranishëm të këtij këtij tubimi përkujtimor,

Nuk e mban në mend as një periudhë e historisë njerëzore lojen me të vdekurit, varrosjen dhe zhvarrosjen e tyre sa herë ju tekej, siç e kanë bërë regjimet barbare serbe mbi shqiptarët në vazhdimësi, e sidomos në fund luftën e viteve 1998/1999, vetëm e vetëm që të zhduknin gjurmët e këtij gjenocidi të paparë në Evropë, pas luftës së dytë botërore. Këtë lojë të çmendurisë së tyre me kufomat shqiptare, vazhdojnë ta bëjnë qe 22 vite rresht, dhe për fat të keq, në mungesë të presionit të mirëfillt ndërkombëtar, edhe më tutje na i mbajnë gjithandej Serbisë gjenocidale trupat e 1645 shqiptarëve civilë, që i vranë e masakruan barbarisht, vetëm e vetëm pse ishin racë e kundërt me ekzekutorin.

Dihet se pas masakrës, një luftë tjetër e ashpër u zhvillua për marrjen e kufomave, për varrimin e tyre dhe për analizat e komisionit ndërkombëtar, të cilat për pushtetin e satrapit të Ballkanit Milosheviq kishin pak rëndësi. 

Krimi shtetëror serb në Makofc ndikoi drejtpërdrejtë në ndërgjegjësimin e  opinionit ndërkombëtar dhe të qarqeve e të qendrave botërore vendimmarrëse për atë çfarë po ndodhte në të vërtetë në Kosovë. 

Prandaj, mos – harresa e kujtesës historike është jo vetëm obligim moral, edukativ e kulturor për ne të gjallët e vdekur, por edhe obligim historik, që t’i kujtojmë më të dashurit tanë, jo vetëm gjatë përvjetorëve të rënjes së tyre, por me vepra e punë të mira për atdheun tonë të larë me gjakun e djemëve dhe vajzave tona, të nënave dhe baballarëve tanë që u therrorizuan me shekuj për lirinë e Kosovës dhe Bashkimin e trojeve shqiptare. Sa herë atdheu i një populli të robëruar përgjaket, janë të rënët ata që bëjnë shenjat e ringjalljes së tij.

Andaj, sot jemi tubuar këtu të përkulemi para tyre, edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme pandemike, të betohemi para gjeneratave të reja dhe brezave që do të vijnë, se këto flijime me përmasë antologjike të djemëve dhe vajzave tona më të mira, të nënave dhe baballarëve tanë, nuk do t’i harrojmë kurrë, sepse gjaku i tyre është vet liria e Kosovës.

Sido që të merret, flijimi dhe sakrifica e të rënëve për lirinë e atdheut, janë pjesë e kujtesës sonë historike, të brezave që do të vijnë, sepse çdo gjë mund të harrohet, por gjaku i derdhur për liri nuk harrohet kurrë. Andaj, nuk harrohet as gjaku i këtyre 160 qytetarëve të Makofcit e fshatrave të tjera të Gollakut me rrethinë, të rënë këtu, sot e 22 vite më parë, nuk harrohet as gjaku i asaj nëne, i atij plaku, por as gjaku i asaj foshnje, që është bërë pjesë e lirisë sonë.

Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, të rënët për lirinë e Kosovës kanë përmasë historike dhe kombëtare. 

Të kësaj përmase janë edhe të rënët e Masakrës së Makofcit e të fshatrave të Gollakut me rrethinë.

LAVDI!

* Fjala e mbajtur ne takimin perkujtimor me 18 Prill 2021 

P.S. Një falënderim i veçantë nga ky manifestim përkujtimor i takon studentit të familjes së martirizuar Haxholli, z.Albion Haxholli, i cili sot(më 18 prill 2021) me shpenzime të veta e kishte stolisur Kompleksin Memorial të Makofcit, rreth e rreth me flamuj kuq e zi. 

Filed Under: Featured Tagged With: Gjenocidi Serb, Makofc, Prof.dr. Nusret Pllana

GJENOCIDI SERB MBI SHQIPTARËT

June 28, 2020 by dgreca

Shkruan:Nikë Gashaj/

Viktimat e luftës në Kosovë 1998 – 1999/

        Regjimi shtetëror politik i Serbisë, respektivisht i RFJ nuk ka pas aftësi, as forcë që me matricën e paqës të zgjidhi konfliktet e brendëshsme dhe pëçarjet, në veçanti ndaj shqiptarëve në Kosovë.

        Forcat ushtarake-policore dhe formacionet paraushtarake të Serbisë/ RFJ, gjatë luftës në Kosovë 1998-1999. kanë bë krime të mëdha. Ato kanë bër vrasje masive, masakra, shfarosje dhe persekutime të popullsisë shqiptare nga Kosova me qëllim të spastrimit etnik. Për atë dëshmojnë dhe të dhënat vijuese: rreth 12000 pjesëtarë të nacionalitetit shqiptarë janë vra, masakrua dhe përndjekur. Nga ai numër janë 1741 gra dhe 1396 fëmijë. Në Kosovë ka 660 varresa me shumicë nga ajo luftë. Gjithasht janë përdhunua rreth 20.000 gra. Më tutje, janë persekutuar më shumë se një milion shqiptarë nga Kosova. Përveç, vrasjeve, masakrave dhe përndjekjeve të qytetarëve nga shtëpit e tyre, janë shkatërrua një numër i madh i objekteve për banim, si dhe objektet fetare, arsimore, kulturore dhe ekonomike(Burimet:Agjencia arkivore shtetërore e Kosovës, Tubimi i shqyrtimit të viktimave në luftë në Kosovë 1998-1999, e mbajtur në Prishtinë, më 24.02.2017, si dhe të dhënat statistikore nga UNHCR).

                       Masakrat e popullësië civile në Shqipëri 1913

Në maj 1913 Fuqitë e Mëdha u kërkuan trupave serbe e malazeze të tërhiqeshin nga Shqipëria Qendrore dhe Veriore të pushtuara prej tyre. Serbia, nga zemërimi që po humbte portet e Shkodrës dhe të Durrësit, la pas një vazhdë shkatërrimesh gjatë tërheqjes së trupave të saj. Ashtu që në shtator 1913 shpërtheu një valë e re mizorish. Më 20 shtator ushtria serbe mori me vete të gjithë gjedhët e Malësisë së Dibrës. Barinjtë u munduan të mbroheshin dhe luftuan, por u vranë të gjithë.

Serbët vranë gjithashtu dy prijës të fisit të Lumës, Mehmet Ademin e Xhafer Elezin, dhe nisën të plaçkitnin e të digjnin të gjithë fshatrat që hasnin gjatë rrugës(dhjetë). Në të gjithë këta fshatra serbët kryen akte masakrash të tmerrshme dhe dhunime grash, fëmijësh e pleqsh… Duke hyrë në fshatrin e Porçasit, ushtria serbe i nxori të gjithë burrat jashtë fshatit dhe pastaj dërgoi atje gratë që t’u merrnin para si shpërblim për lirimin e tyre; burrat e gjorë i kishin mbyllur në xhami, të cilën e hodhën në erë me katër predha. Në fshatin e Sulpit 73 shqiptarë pësuan një vdekje të tmerrshme , kurse 57 të tjerë nga fshati Çolopek u vranë në mënyrë të shëmtuar. Prefekti i Krushevës i kërkoi ushtrisë serbe haptas që të digjnin të gjitha fshatrat në ndodheshin midis Krushevës dhe Ohrit.

Në një letër të një ushtari serb , që u botua më 22 tetor të atij viti, thuhet: Nuk kam kohë t’ju shkruaj gjatë, por do t’ju tregoj për gjërat e tmerrshme që po ndodhin këtej. Jam tmerruar prej tyre dhe vazhdimisht pyes veten se si mund të bëhet njeriu kaq barbar, sa të kryejë mizori të tilla. Është e tmerrshme. Nuk ma mban të them më shumë, por mund t’ju them se Luma (një fshat shqiptar anës lumit me të njëjtin emër),  nuk ekziston më. Nuk kanë mbetur veçse kufoma, pluhur e hi. Ka fshatra me 100, 150 dhe 200 shtëpi, ku nuk gjendet më këmbë njeriu. Njerëzit i mbledhim në tufa me nga dyzet a pesëdhjetë vetë dhe pastaj i shpojmë me bajoneta deri tek i fundit(Edwin Jacques: Historia e Popullit Shqiptar nga Lashtësia deri në ditët sotme, Carolina, USA, 1995, f. 379).

Bie erë plaçkitje gjithandej. Oficerët u thanë ushtarëve që të shkonin në Prizren e të shisnin gjënë e vjedhur. Gazeta që botoi këtë letër shtonte: “Miku ynë na tregon  për gjëra më  të frikshme se këto(!), mirëpo ato janë aq të tmerrshme dhe sfilitëse,  saqë preferojmë të mos i botojmë”.

Atë tetor një ushtri serbe prej 60.000 vetësh shkretoi krahinat e Dibrës, Strugës, Liqenit të Ohrit dhe Gollobordës në Shqipërinë Qendrore, si  edhe Gashin, Krasniqin e Valbonën në veri.

B. Peel Uillet, një agjent i ndihmës amerikane, shkroi një raport rreth vëzhgimeve të tij.

Në Shqipërinë Veriore trupat serbe shkatërruan njëqind fshatra pa paralajmërim, pa asnjë provokim dhe pa kurrfarë arsyeje…12.000 shtëpi u dogjën e u hodhën në erë, 8.000 bujq u vranë ose u dogjën të gjallë, 125.000 mbetën të pastrehë. Të gjithë bagtinë e rrëmbyen. Kështu bënë edhe  me drithërat e sapokorrura. Bujqit, si kafshë të përndjekura, merrnin arratinë për në Elbasan, Tiranë, Shkodër e fshatra të largët. Tani sa jam kthyer nga një udhëtim , përmes këtyre zonave të goditura. Pashë fshatra të rrënuar dhe shtëpi të djegura ose të hedhura në erë. Pashë refugjatë të uritur. Pashë gra e fëmijë që vdisnin nga uria.

              Komisioni Karnegi përmblodhi vëzhgimet e tij si më poshtë:

Trupat e rregullta serbe nuk lanë gjë pa bërë, që nga dita e parë kur pushtuan Shqipërinë, me qëllim që t’i detyronin banorët të linin kombësinë e tyre ose të shtypnin me egërsi racën shqiptare. Shtëpi e fshatra të tërë u bënë shkrumb e hi, popullsia e pafajshme dhe e paarmatosur u masakrua në masë, u kryen akte të shëmtuara dhune, plaçkitje dhe mizorie, – të tilla ishin mjetet që përdorën dhe vazhdojnë të përdorin ushtarët serbë, me qëllim që të transformojnë rrënjësisht karakterin etnik të rajoneve të banuara dikur vetëm nga shqiptarë.

Kjo luftë shfarosëse e sërbëve përgjatë kufirit verior të Shqipërisë u përshkrua edhe nga Edit Durham, bamirësja britanike që kaloi vite të shumta midis fiseve të malësisë.

Një shqiptar, të cilit i ra rruga nga Podgorica, deklaroi se në vilajetin e Kosovës në shumë vende toka ishte mbuluar me trupat e grave e të fëmijve dhe se kishte parë një gjymtyrë që ende përpëlitej mbi tokë.

Një oficer serb ishte mburrur gjithë gëzim: “ Fisin e Lumës e shfarosëm. “ Pastaj ai përshkroi masakrën e paparë të burrave, grave e fëmijëve, si edhe djegjen e fshatrave. Oficerët serbë kishin rënë në ujdi që “kur vendi të bëhet sërish i yni, nuk do të ketë më asnjë këmbë myslimani”.

Mirëpo, më 7 nëntor 1913 Austria dhe Italia u kërkuan serbëve që të evakuonin tokat shqiptare të pushtuara, kështu që ata, pa dëshirë, u tërhoqën në kufijtë e përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës. Disa muaj më vonë, më 28 qershor 1914, një nacionalist serb e shfryu zhgënjimin e tij të thellë duke vrarë Princin Austriak, Franc Jozefin, në Sarajevë. Kështu, falë ngathtësisë së Evropës në trajtimin e çështjes shqiptare, fuçia e barutit në Ballkan shpërtheu në një Luftë Botërore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjenocidi Serb, mbi shqiptaret, Nik Gashaj

Territoret shqiptare u tkurren në bazë të gjenocidit serb

August 4, 2018 by dgreca

Nga Skënder MULLIQI?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi I zgjedhur  më vota të LDK-se, e  I zgjedhur  gadi në gjendje  të shtetrrethimit,  është duke e futur Kosovën në rrugën pa krye.  Pikëpamja e Thaçit për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjoja së nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën, nuk përkon fare më realitetin .Disa muaj më parë ishte hedhur ideja për ndarjen e Kosovës, e tash gjoja bashkim te Luginës , e qe për mua është mashtrim . Kjo është një  nismë e cila nese realizohet  do të jetë katastrofale për shqiptarët.Sigurisht së kjo marveshje e hedhur nga Thaçi kontravers dhe I frikësuar nga Specialja është teza më e rrezikshme deri me sot për ekzistimin e shtetit të Kosovës. Po shtyrohet pyetja, çfarë kuptimi ka ndërrimi I territoreve shqiptaro-shqiptare më Serbinë  ? Si është e  mundur që të lejohet një aventurë e tillë shumë e rrezikshme për paqën në rajon e ndoshta edhe më gjerë? Ti rrudhim kufijet shteteror e nacional prap  pas gjithë këtye  tragjedive që i pësuam historikisht, dhe gjithë atyre padrejtësive që na u bënë  nga fuqitë e mëdha të kohës, jo që nuk justifikohet, por nuk ish dashur të lejohet të ndodhë kurrë.  Çdo ide për ndërrimin e territoreve është ide vrastare. Ne shqiptarët do të jemi humbësit e mëdhenj. Shqiptarët duhet  që të zgjohen, se është koha e fundit.Do të ndodheshin  zhvendosje  të popullatës që është e pa pranueshme për shqiptaret . Nga e gjithë kjo bëhet fjalë për këmbimin e gjysmës e Mitrovicës, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, që janë tre komuna e gjysmë, pra pjesa veriore më pjesën Lindore të Kosovës që është Lugina e Preshevës.Ndarja e Kosovës sipas planit të qetnikut, Dobrica Qosiqit ,kriminelit te luftës ,Sllobodan Millosheviqt , Akademise së Shkenacave dhe Arteve  e shumë elaborateve kundershqiptare serbe  ,jo që janë planet  më ogurzeza , por është edhe dhe lajmi më  i keq   për Kosovën dhe shqiptarët në këto 100 vitet e fundit .Jo vetëm Hashim Thaçi , por komplet kjo klasë politike ka deshtuar në shtetndertim dhe mirëqenje të përgjthshme dhe mban pergjegjersi të madhe  nese ndodhë coptimi i ri i trojeve shqiptare.Ne vend të përparimit , lulëzuan krimi e korrupcioni, kontrabandat , hajnit masovike të pronës shoqërore, e shumë negativitete të tjera . E kemi dhi punën më ka krejt , kur na u dha rasti historic ti kemi dy shtete shqiptare dhe gradualisht ti bashkojmë  edhe tokat tona etnike. Gjithëçka do të ishte shumë në rregull  dhe e drejtë sikur Kosovës ti bashkohet  pjesa natyrale siq është Kosova Lindore , por  është apsurde që Serbia të pranon një opcion politik të tillë, kur dihet për planet e tyre okupuese.Territoret shqiptare u tkurren në bazë të gjenocidit, dhe duhet të kthehen heret apo vonë , e jo të falim territore të reja Serbisë fashiste . Po flitet së do të këtë ridefinim të kufijve në Ballkan .Kjo çështje nga shumë kush komentohet së është ngritur nga takimi Tramp –Putin , ku nuk do të ekzistojnë  më si shtete Kosova, Mali i Zi e Maqedonia.Zor që ka kush informacione të sakëta së a është biseduar  në Helsinki për temën e ndarjës së Kosovës. Kjo  duket se është më shumë tezë dhe propagandë ruse .Nuk ka asnjë sinjal që amerikanët  kan ndryshuar qendrim rreth ndryshimit të kufijve .Zor që Tramp mbeshtet ndonjë skenar rus në Ballkan , duke I cenuar  serioziosht interesat amerikane  . Rivizatimi i hartave në Ballkan ose përpjekja e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve me çdo kusht në çfarëdo pjese të Ballkanit, pa dyshim që çon në konflikte të përgjakshme, transfer të popullatës, spastrim etnik etj. Më së paku kjo sot u duhet shqiptarëve kudo që janë. E nesërmja është diçka tjetër…

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjenocidi Serb, Skender Mulliqi, territoriet shqiptare, tkurrja

Dëbimi dhe gjenocidi serb- Harresa historike, nuk guxon të ndodhë!

September 2, 2015 by dgreca

…Që të mos harrohet , që të mos shtrembërohet , qe te ruhet në kujtesën popullore, e kemi një nisme “ Një pllakë vajtuese ne mesin e Prishtinës kushtuar dëbimit dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve te Sanxhakut të Nishit , me emrat e fshatrave dhe qyteteve te shkretuara./
Nga Fahri Xharra/
Sanxhaku i Nishit (1868-1878 ) ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Prandaj prej shumicës dërmuese të popullsisë, edhe Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri ( Arnautllëk fxh). Në pyetjet që u bëheshin të shpërngulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam shpërngulur prej Shqipërie (nga Arnautllyku fxh), Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupës, katundi Vllasë, katundi Mehanë, katundi Maqastenë, katundi Gjakë, katundi Kertok”, e fshatra të tjera që e konsideronin veten pjesë integrale etnike e Shqipërisë(Arnaut llyku xh).
Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë vendasit autokton ne shumicën e qyteteve dhe qytezave,fshatrave te Sanxhakut te Nishit e me gjerë. pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ishin përqendruar ne qarkun e Toplices (Rethi I Prokuples,Dobriqit,Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli),Qarkun e Vranjes(pjes rethit e te Pustarekes dhe Jabllanicers,rrethi i Leskocit,Polanica,Gerdelica,Masurica,Pqinja,Inogoshtetj.),si dhe ne qarkune e Nishit e disa edhe ne at te Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera,e sidomos ne qytete,si p.sh..ne Qupri,Paraqin,Uzhic,Krushec,Aleksinc,Karanovc(Kraleve) e deri te beogradi. Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht ne këto vendbanime: – Alikinci, Alabana ,Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; – Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Eperme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjes, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, bujanovci, Bugujevci (ne rrethin e Jabllanices), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Eperm, Byqmeti i Poshtem, Byqmeti i Mesem, Bugunuvci; -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Eperm, Cerrcavci i Poshtem, Cerrnatova; – Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një ne qarkun e Nishit e një ne Jabllanic), Çukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Eperme, degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Eperma, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, draganci, drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, dukati, Drugalevci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (ne Jabllanic), Gerguri (ne rrethin te Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, gurivica, Gubetini, gurgurofci, gurgurova, Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Eperme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Eperme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta(e Vranjes), Igrishta ( e Pusta Rekes), Ivankulla Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Eperme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, kerqmara e Eperme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i eperm, Kutllovci I Poshtem, Kuqi, krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtem, Kordinci i Eperm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Eperme, Lebana, leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna ,Lumeqi, Lepenica, lipovica, Lusha; -Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; – Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, marovci, maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i madh, Matajevci I Vogel, merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), te gjith këta emra ne kllapa jan me (e paza pas M), Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica,Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Eperm, Neredovci i Poshtem, Negosavla, Novosella ( një ne qarkune e Toplices e një ne at te vranjes), Neveda, Nelaku ,Nesushta; -Orlishte, Orana, orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa(Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, pevatica, Perunika, Pestishi, pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogel, Plakova, Plloqniku, perkatesisht Pllashniku i Eperm, Pllashniku i Poshtem, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (një ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples), Prebeza e Eperme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla; -Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, rashka, Rashica, Rastelica, raqa, rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Eperme, Reqica e Poshtme (ne Toplic), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Eperm, Retkoceri i Poshtem, Resinci, Ribinci,Rudari, rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku ,Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svin jarina, Sfarqa e eperme, Sfarqa Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, shatra e Eperme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, perkatesisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, Ternava e Poshtme, Ternave e Eperme, Ternava(Nish), terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Eperme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) te gjith këta emra ne kllapa jan me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari,(Jabllanic), Tullari(Prokuple), Tmava,Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi,Uzllok,Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) këta emra ne kllapa jan me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Eperme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuples), Vllasa (e qarkut te Vranjes), Vllahova, vova, Vojllovci i Eperm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Eperm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova(Nish); -Zagragja, zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; -Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipoyoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi. -Qytetet: Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj(Piroti), Bellapallanka, Tërni. Gjithsej:551 vendbanime. Mirpo ekzistojn edhe vendbanime te tjera. Numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime.
Nismëtar :Fahri Xharra , Gjakovë dhe Selim Dragobuzhda Gashi , Gjilan!
Referencat “
:”KOLONIZIMI SERB I KOSOVES” Jusuf Osmani.
“ Debimi i shqiptarve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878”, Dr.Sabit Uka.
“Vendosja dhe pozitat e shqiptarve ne Kosovë,1878-1912” , Dr.Sabit Uka
Shpërngulja e madhe nga Sanxhaku i Nishit. Fahri Xharra
Gjakovë, Shtator 2015

Filed Under: Histori Tagged With: Debimi, Fahri Xharra, Gjenocidi Serb, ne Kosove

GJENOCIDI SËRB NDAJ SHQIPTARVE I TREGUAR NGA VETË SËRBËT (1912-1913)

March 24, 2014 by dgreca

Dëshmi e fakte të kohës/

Shkruan: Ilia S. KARANXHA /Firence-Itali/

Të flasësh sot për Leon Trockin shumë shqiptarve  do t’u ngjalleshe  një farë nervozizmi. Kush cilësohej trockist duhej t’i linte lamturën kësaj bote mbas ai simbolizonte kundërshtarin dhe disidentin e parë ndërkombëtar kundra ideve dhe formave të qeverisjes  diktatoriale të Leninit dhe më pas të Stalinit. Praktikisht një nga figurat më të uryera të regjimit komunist shqiptar i cili nuk pati ndonjë rehabilitim as  pas përmbysjes të regjimit komunist.

Nuk njiheshin shkrimet e Trockit e kështu ishte mjaft e lehtë t’i shkarkoje  mëkat të bëra e të pa bëra. Sidoqoftë këtu nuk do të kapim ndonjë aspekt të teorive marskiste -leniniste aq të pa dëshirura sot nga një masë e madhe shqiptarësh. Por me gjithëkëtë  na duhet të themi se arsyet e urejtjes  nuk kanë qënë vëtëm  antistalinizmi i Trockit por edhe qëndrimi i tij kundra shovinizmit të shteteve ballkanike e në veçanti kundra Sërbisë në raport me shqiptarët.  Kush e urente dje për motive e nga pozicione të ndryshme është i lirë ta urejë edhe sot se në fund të fundit ai nuk u nis të shkruante ndonjë gjë në favor të shqiptarve apo për të përkrahur shqiptarët por thjesht për të treguar realitetin e atyre luftrave mëse kriminale kundra popullsish civile.

Trocki si një korespondent gazetar ka shëtitur vëndet e ndryshme pjesmarse në luftrat ballkanike(1912-1913)  dhe me sytë e tij por edhe nga dëshmitarë të drejtpërdrejtë në ato ngjarje  na ka trasmetuar ndodhi  me të vërtetë rënqethëse  të kryera nga kriminelë  ordinerë sërbë të inkuadruar rregullisht në ushtërinë qeveritare dhe me porosi të qeverisë për shfrosjen  dhe shpërnguljen e shqipatrve.

Nga një luftë tek tjetra krimet përsëriteshin dhe fshiheshin. Nga një epokë tek tjerta ndryshojnë mjetet e dhunës por qëndrimi shovinist sërb e dhuna mbetet po ajo këtu e mbi 100 vjet.  Kush i denonconte e pësonte dhe kjo shpinte në shpërbërjen e tretjen e vazhdueshme  të  kombit  e trojeve shqiptare. Duke çmuar faktet e shkrojtura në librin e Leon Trockit shkrimi i më poshtëm do t’u ndihmojë të krijoni një ide  të qartë e të pavarur për politikat sërbe dhe antishqiptare në vite.

(Shkrimi është shkëputur e përkthyer nga vepra: Lev Trocki: Le Guerre Balcaniche 1912-1913. Milano 1999, ff. 146-152 )

Le të mbetet ky shkrim në ballafaqim me shkrimin e mëposhtëm  që qarkulloi sot në rjetin socila ku në një luftë me karakter ekspansionist-etnik e politik nuk meret vesh se kush është viktima dhe kush janë  kriminelët. Por duket se në Evropë fiton ai që bërtet më shumë jo kush ka të drejtë më shumë.

http://preshevajone.blogspot.it/2014/03/skandaloze-tekst-antishqiptar-do-tju.html

Firenze 16.III.2014

PËRTEJ PERDHES

(Krimet e shovinizmit)

(Kjo që do të vazhdojë, është pothuajse fjalë për fjalë (e kam shkrojtur nën  diktimin), tregimi i një prej miqve të mij sërbë.)

  Gjatë luftës pata mundësinë, nuk di të them se me dëshirë apo pa dëshirë, të vizitonja Shkupin, pak ditë pas betejës të Kumanovës. Acarimi  me të cilën  në Beograd kishin  pranuar kërkesën time për një lejë  dhe pengesat artificiale  që më parashtroheshin  nga Ministria e Luftës  më kishin bërë të nuhasnja se zotërinjtë që drejtonin ngjarjet luftarake nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe ngjarjet që po ndodhnin aty poshtë korespondonin shumë pak me të vërtetat zyrtare të komunikatave qeveritare. Përshtypja, apo më mirë parandjenjat, u përforcuan nga takimi i favorshëm në tren, në Nish, me një oficer që ishte duke shkuar në Shkup me një mison nga shtabi i përgjithshëm.  

Ky oficer, një burrë i drejtë dhe i ndershëm që e njihnja prej kohësh, kur mori vesh se isha duke shkuar në Shkup me një lejë të regullt, nuk mundi dot të përmbante  mospëqimin e tij. I shpëtoj të theshte se në se nuk do të kisha ndonjë çështje urgjente  të mos e bëja atë udhëtim në  Shkup,  duke shtuar se autoritetet e Beogradit nuk e dinin atë që ne bënim dhe duhet ti ndalohet  “të huajve” që të udhëtojnë në  Shkup. Me të mbritur në Vranjë, në kufiri sërb, oficeri,  e pa  se nuk kisha ndruar mëndjen. Atëhere  ndroi tonin e bisedës, mërmëriti disa fjalë të pakuptueshme   dhe kërkoj të më pregatiste nga përplasja me gjëndjen e Shkupit. “Janë gjëra të papëlqyeshme, por fatkeqësisht të pa evitureshem ” më tha në thelb. Vërejtjet e bashkëbiseduesit tim përmëndnin, mes të tjerave, e më duket  bile edhe e natyrshme, “çështjet e Shtetit”. Të gjithë këto më bënë akoma më shumë me mëdyshje. Me sa duket,  mendova, krimet, për të cilat një farë ekoje  kishte mbritur edhe  në Beograd, nuk ishin episode  aksidentale, të vetmuara e të jashtëzakonshme përndryshe një oficer i nderuar nuk  kishte pse t’i justifikonte si “çështje të Shteit” Megjithëatë dikush duhet të ma bënte të ditur. Kush? Autoritetet ushtarake?  Qeveria? Përgjigjia e kësaj  pyetjeve më ardhi shumë shpejt me mbritjen time në Shkup.

Në të vërtetë shumë më parë, përgjatë   kufirit të vjetër sërb, na pllakosë  tmeret. Ishte pesë e mbasdites, dhe ishim duke u afruar në Kumanovë; dielli po perëndonte dhe ishte duke u erësuar. Mirëpo sa më shumë që qielli erësohej aq më shumë shquheshin  vezullimet e zjarreve. Rrethe rrotull nesh  gjithçka ishte në flakë. Fshatra të tëra shqiptare ishin shndruar në grumbuj shkrumbi të ndezura – afër edhe larg, bile edhe ngjitur me strukturat e mëdhaja të hekurudhës. Ishte e para, e drejtpërdrejtë,  shfarosje  e vërtetë reciproke e qënieve njërzore të cilat unë kurrë nuk i kisha parë në  luftë.  Banesa,  pasuri të grumbulluara nga baballarët, gjyshrit dhe stërgjyshrit ishin duke u kthyer në hi. Në monotoninë e saj flakëruese kjo skenë na shoqëroj për gjithë udhëtimin deri në Shkup.

Arrtiëm në orë dhjetë të mbrëmjes. Kur zbrita nga vagoni i kafshëve në bordin e të cilit kisha udhëtuar, mbi qytet mbretëone heshtja, rrugëve nuk dukej frymë e gjallë. Vetëm përpara stacionit, kishte një grup ushtarësh perej të cilëve dëgjohej  zërri dërr-mërr i një  pijaniku. Pasagjerët e tjerë që zbritën nga treni u larguan nëpër rrugët e tyre dhe unë mbeta mbrapa në stacion i vetëm. Ju afrova grupit. Katër ushtarë me bajoneta të ngritura rrethonin dy të rinj shqiptarë me kapelën e bardhë në kokë. Një nënoficet i pirë, një komitaxhi (çetnik), mbante në njërën dorë një kamë (shpatë meqedonase) dhe në tjetrën jë shishe me konjak. Nënoficeri i urdhëronte:  “Poshtë!” Shqiptarët gjysëm të vdekur nga frika  uleshin në gjunjë: “Lart !” dhe ata ngriheshin. Kjo skenë u përsërit shumë herë. Më pas nënoficeri mes kërcënimesh dhe mallkimesh, ja drejtonte shpatën në fillim në grykë pastaj mbi gjoksin e viktimave. I detyronte ndërkohë të pinin konjak dhe….i puthte.  I dehur nga pushteti, nga konjaku dhe nga gjaku nënoficeri kënaqej e argëtohej me ata si një i poshtër, si një mace rrugësh që lot me një  mi. Kishte të njëjtat teka  të njëjtën psikollogji. Tre ushtarët e tjerë, që nuk ishin të pirë, qëndronin si unjë dhe mbikëqyrnin dy shqiptarët për të mos lejuar që të aratiseshin ose për të penguar çfarëdo lloj përpjekje për rezistencë. Nënoficeri zbavitej me kënaqësitë e tij. “Janë arnautë”  më tha thjesht një nga ushtarët: “Tani do t’i therim”

  I kapur nga tmeri u largova nga grupi. Ishte e padobishme të kërkoje t’i mbroje shqiptarët. Vetëm një fuqi e armatosur  do të kishte mundur t’i shpëtonte ata të dy  nga thonjtë e ushtarve dhe të nënoficerit.  Dhe kjo ndothte përpara stacionit të hekurudhës, pak më parë  se të arinte një tren.    U largova tutje i tmeruar, për të mos dëgjuar ulërimat e dhimbjeve  ose thirjet për ndihmë.

Gjatë rrugës gjithçka ishte  e qetë. Të krijohej ndjenja se ishe në një qytet të braktisur. Qysh më  gjashtë të mbrëmjes të gjitha kangjllat dhe portat ishin të mbyllura. Me rënjen e erësirës komitaxhinjtë bëheshin të papërmbajtur.   Shkallmoni  shtëpitë turke apo shqiptare, e në të gjitha  kryenin të  njëjtat rituale  të grabitjeve dhe të vrasjeve. Shkupi kishte gjashtëdhjet mijë banorë e gjysma e të cilëve shqiptarë e turq. Një pjesë  ishte aratisur por më të shumtit kishin mbetur në Qytet. Dhe çdo natë kishte një lumë gjakderdhjesh.

Para  aritjes time  në Shkup, çdo mëngjez, për dy ditë me radhë, banorët kishin gjetur poshtë urës  kryesore  mbi  Vardar, që do të thotë mu në qëndrën e qytetit, kapica me kufoma. Ishin shqiptarë   me kokën e prerë; disa theshin se që ishin shqiptarë  nga qyteti të vrarë nga komitaxhinjtë, të tjerët  insistonin që kufomat kishin mbritur deri aty të sjellë nga korentet e ujrave . Sidoqoftë ishte e qartë  që ata burra me kokë të prerë nuk ishin vrarë në luftime.

Shkupi pothuaj se është katandisur në një kamp ushtarak. Banorët, myslimanët mbi të gjithë , fshihen dhe nëpër rrugët takohen vetëm ushtarakë. Mes masës të ushtarve shikohen edhe fshatarë  sërbë me prejardhje nga të gjitha anët e Sërbisë. Me pretekstin se  kishin ardhur të takonin të bijtë ose vëllezërit  nëpërmjet fushë Kosovës dhe dalldiseshin në grabitjet. Shkëmbeva disa fjalë me një  treshe prej këtyre çakallve. Kishin ardhur më këmbë që nga Shumadija në qëndër të Sërbisë  dhe kishin përshkuar  gjithë fushën e  Kosovës. Më i riu, me shtat të shkurtër e më pamjen e një kapadaiu, mbureshe se kishte vrarë në Kosovë, me një pushkë automatike dy arnautë. “Ishin katër mirëpo dy aritën të shpëtonin”. Shokët e tij të udhës, fshatarë të  moshuar e me një pamje serioze , konfermuan këtë tregim. “Gjynah – filluan të ankohen – që nuk kemi shumë para me vehte . Këtu ka    qe dhe kuaj të  shumtë- Ushtari, që  merr  një  rrogë prej dy dinarë (shtatëdhjet e pesë kopejka) shkon në fshatin shqiptar më të afërt dhe mer një kalë shumë të mirë. Nga ushtarët mund të  sigurosh dy  dema   bile nga ata  më të mirët për 20 dinarë.”  Nga zona e Vranjës masa e popullsisë zbrisnin nëpër  fshatrat shqiptare dhe kanë vënë dorë mbi gjithçka që mund të rëmbëheshe.  Fshatarsia  ngarkoni  mbi kuriz deri tek portat dhe dritaret e shtëpive shqiptare.

Dy ushtarë që i përkisnin prapavijave të ngarkuar për të çarmatosur Shqiptarët e fshatrave   u   shkëputën nga rradhët. Njëri prej të dyve më pyeti se ku mund ta shkëmbëje një lirë flori.   I kërkova të ma tregonte , me që nuk më kishte ndodhur kurrë të shikoja një monedhë ari turke.  Ushtari shikoj rreth  e rrotull me dyshim   dhe pastaj e nxori lirën nga  çanta. Me një gjest   shumë të qartë më dha të kuptonja se kishte  edhe të tjera brenda çantës, mirëpo nuk deshte që të merej vesh    nga të tjerët. Dhe një lirë turke, siç dihet, vlente njëzet e tre franga.

Tre ushtarë më kaluan pranë dhe më ndodhi që të më zinte veshi  bisedën e tyre. “Nuk kam idenë   se  sa shqiptrë kam vrarë- theshte njëri prej tyre –  mirëpo nuk kishin asgjë që  t’ja vlente barra qiranë për të marë. Pastaj vrava një bula (grua myslimane) dhe i gjeta në trup 10 lira ari.”

Dhe kështu flisnin fare hapur, me një qëndrim krejt indeferent, si për një gjë normale. Njërzit nuk arinin  dot të mernin vesh mbi ndryshimet e mëdhaja të brëndëshme të shkaktuara në pak ditë nga lufta. Ja se deri në çfarë niveli njeriu varej nga kondita të paracaktuara. Në kontekstin e brutalitetetit  të organizuar nga lufta njerzit kafshëzohen pa arritur që ta kuptojnë .

Një skuadër ushtarësh ishte në marshim gjatë rrugës kryesore të Shkupit. Një turk, i pirë e me shumë të ngjarë gjysmë i çmëndur, mallkonte në drejtim të ushtarve. Këta të fundit qëndrojnë, shtyjnë turkun drtejt murit të shtëpisë më të  afërt dhe e vrasin në vend. Skuadra vazhdon pastaj drejt rrugës së vet, duke u imituar nga kalimtarët. Incidenti u mbyll.

Të njëjtën mbrëmje takova në një  hotel një kapter të cilin e njihnja. Reparti i tij kishte qëndruar në Ferizov, një lloj shqiptari i Sërbisë të Vjetër. Kapteri kishte marë si detyrë që të tërhiqte me trupat e tij një top të rëndë, nga të rrethimeve,  nëpërmjet grykave të Koçani-t deri në Shkup. Që këtu , topi duhej të trasportohej deri tek ushtërija që ishte rreshtuar para Adrinapolit.

-E çfarë bën tani mes shqiptarve në Ferizov ? – e pyeta

-Pjek pula dhe vras arnautët. Mirëpo jam bërë derr- shtovi me një të hapur të gojës, duke shoqëruar fjalët me një gjest raskapitës dhe indeferent. – Mes tyre ka pasunarë. Afër Ferizovi hymë në një fshat të kamur, me shtëpi që ngjanin si  kështjella.  U futëm në oborrin e njërës prej këtyre shtëpive. Pronari, një plak shumë i pasur, kishte tre djem. Me që ishin vetëm katër kishin shumë gra. I nxorëm të gjithë jashtë shtëpisë, i vumë në resht e pastaj i therëm  burrat para syve të tyre. Gratë nuk nxorën asnjë  rënkim sikur të mos ju interesonin fare . Na pyetën vetëm ne se mund të hynin në shtëpi  e të mernin gjërat e tyre si gra. I lamë që t’i mernin. Ç’ do njërit prej nesh i bënë nga një peshqesh shumë të shtrenjtë . Në fund i vumë zjarin  shtëpisë.

-Po  përse  përdorët  gjithë atë  brutalitet ? – e pyeta  i skandalizuar  nga tregimi i tij .

-Nuk mund të bëhej ndryshe  dhe pastaj të bëhet zakon.  Desha të thesha që në kohë të tjera  nuk do të  kisha qënë i zoti  të vrisnja një plak apo një të fëmijë të pafajshëm. Kur je në luftë, dihet, komandanti të jep urdhëra  të cilat duhet që t’i zbatosh.  Në fakt si kjo që të tregova kanë ndodhur shumë edhe  së fundi .  Ndërsa tërhiqnim atë topin drejt Shkupit   u takuam me një karocë brenda të cilës  ishin shtrirë  katër  fshatarë  me kuverta të mbuluar deri në mez . E ndjeva menjëherë  erën e jodoformit.  Diçka nuk shkon , mendova. I urdhërova të ndalonin karocën dhe i pyeta se  kush ishin dhe ku shkonin. Bënë gjoja sikur nuk kuptonin sërbishten  dhe nuk u përgjigjën .  Në drejtimin  e karocës ishte një evgjit . Na shpjegoi  se ishin katër shqiptarë  që ktheheshin nga luftimet në Merdar. Kishin mbetur të plagosur në këmbët  dhe po ktheheshin në shtëpi. Ishte gjithçka e qartë.

-Zbrisni – ju thashë atyre. E kuptuan por nuk deshin të zbrisnin  nga karoca. Ç’farë mund të bëja ? Ngrita bajonetën  dhe i vrava që të katërt mbi karrocë.

E njihnja atë burrë. Kishte punuar si kamarjar në Kragujevac. Ishte një djalë pa ndonjë cilësi të veçantë me një natyrë aspak agresive një kamarier si të gjithë. Në atë kohë bile kishte hyrë të bënte pjesë në sindikatat e kamarierve, më duket se për një farë kohe kishte qënë bile sekretari, më pas u largua…e tani  vetëm pas tre javësh që ka filluar lufta  dhe ja se çfarë ishte shndruar.

-Por kështu po veproni  si banditë. Vrisni dhe  vidhni në mënyrë ç’njerzore!  Bërtita  duke ju larguar atij  burri , për të  cilin ndjenja një neveri fizike.Kapteri u duk sikur u drodh i tëri. Ndonjë kujtim i idhur  duhet t’i ketë shkaktuar një ringjallje që përpiqej ta shtypte brenda vetvehtes. Qe kështu pra që u përpoq  të justifikoheshe duke shpallur me ton solemn e të bindur një frazë që hedhte një dritë  akomë më  ogurzezë  nga ajo që kisha parë dhe dëgjuar.

Jo, nuk është e vërtetë. Ne të ushtërisë së regullt i përmbahemi regullave dhe nuk vrasim kurrë persona nën dymbëdhjetë  vjeç. Nuk mund të bëhem garant për komitaxhinjtë, ata janë krejt ndryshe, mirëpo mund të garantoj për ushtërinë.

Kapteri nuk mund të garantonte për komitaxhinjtë. E në të vërtetë ata nuk njihnin asnjë kufizim. Pjesa më e madhe  ishin rekurtuar mes horave, vagabondëve, fundërinat e proletariati dhe  nga llumi i shoqërisë. Kishin shndruar  vrasjet, vjedhjet e dhunën një sport  zbavitës. Veprimet e tyre flasin vetë, deri autoritetet ushtarake u vunë në  vështirësi nga kriminelë gjakatarë në të cilët kishte degjeneruar lufta e çetnikëve dhe morën masa të ashpra. Nuk pritën bile as fundin e luftës por i çarmatosën dhe i dërguan në shtëpi.

Ajri i Shkupit ishte duke ma zënë frymën nuk mundesha dot ta duronja më. Interesi politik dhe kurioziteti intelektual për t’i parë  gjërat me sytë tim ishte zbehur i gjithi, ishte shojtur krejt. Dëshëronja të iknja sa më parë që të ishte e mundur. U gjenda përsëri mbi vagonin e kafshëve duke parë fushat e Shkupi. Ç’farë hapësirash, ç’farë bukurije . Në një vend si ky njerzit do të kishin mundur të jetonin  mirë, e në të kundërt…Por nuk është rati të t’i them ty këto gjëra, ke të njëjtat ide me mua. Një çerek ore më vonë treni doli nga stacioni.  Hodha një sy jashtë.  Dyqind hapa larg nga binarët dallova një kufomë  me një fez (tip i kapelës turke-I.K.) aty anash. Suratin e kishte për tokë, me krahët  të hapura. Pak më tutje, dy ushtarë sërbë nga njësitet që mbikëqyrnin rojet në binarët bisedonin e talleshin duke qeshur.  Një prej të dyve ishte duke treguar kufomën. Nga të gjitha shënjat dukej se kishte qënë vepër e tyre. Dal nga dal po largohesha tutje nga ai vënd.

Jo larg nga Kumanova, në një fushë të mbjellë me foragjerë afër rrugës hekurudhore disa ushtarë po hapnin gropa të mëdha. Pyeta për arsyet. Më shpjeguan që duhej të groposnin një sasi të madhe mishi të qelbur i cili gjëndej  në  pesëmbëdhjetë apo njëzezt vagona që kishin qëndruar mbi një binarë  të vdekur.  Me sa duket ushtarër refuzonin racionin e mishit. Pra për atë që kanë  aq nevojë, por ka diçka më shumë , e marnin drejtpërdrejt  nga shtëpitë e shqiptarve. Qumësht, djathë, mjaltë. “Kam ngrën më shumë mjaltë në këtë periudhë,  duke ja u marrë shqiptarëve, se sa nuk  kam mundur kurrë  të ha në të gjithë jetën time” më tha një ushtar që e njihnja. Ushtarët vrasin çdo ditë viça,  dele, derra, pula dhe hedhin tutje atë që tepron. “Mish kemi me bollëk” – më the një oficer  që merej me furnizimet. “Ajo që na mungon është buka. Ju kemi shkriojtur nja  njëqind herë në Beograd për t’i informuar që të mos dërgojnë mish por vazhdojnë të  na sjellin  në zbatim të proçedurave të parashikura.”

Desha që t’i shikonja nga afër këtë  apo atë që pashë. Mishi qelbet, ai i lopëve si ai i njeriut . Fshatrat janë plot me kasapana në flakë, ushtarë shfarosin njërërzit, “në moshë jo më të vegjel se dymbëdhjetë vjeç”. Duke ndenjur aty shndrohesh  brutal,  humbasin cilësitë njerzore. Mjaft që të ngresh  vetëm buzën e perdhes,  mbi të ashtuquajturat përleshjet e shquara ushtarake,  dhe lufta të paraqitetet, mbi të gjitha, në veshjen e saj të neveritëshme.

(Botuar për herë të parë në:) Kievskaja  Mysl’ N* 355.  23 dhjetor 1913. Ne Foto:Sebet ne Prishtine, 1913

Filed Under: Histori Tagged With: Gjenocidi Serb, Ilia Karanxha, Trocki

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT