• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-“Viti i Gjergjit” me “Shije Shqiptare”

April 2, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Kosova dhe unë nuk kemi hyrë në asnjë punë të brendshme të Republikës së Turqisë dhe kjo është mese e vërtetë, as në të kaluarën, as sot, dhe as në të ardhmen. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do t’i bëjë kurrë askush në emër tonë në Kosovë, do t’i bëjmë vetëm ne, atëherë kur i bëjmë/1 behluli Jash1 Ramushi

-Nën patrontin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, sot në mbrëmje u bë promovimi i gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”/

-Kultura e gatimit dhe e mikpritjes është vlerë e padiskutueshme e shqiptarëve/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 2 PRILL 2018/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me një fjalë rasti hapi ceremoninë e promovimit të gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, organizim ky që u mbajt nën patronatin e Kryeministrit dhe që shënohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar  “Viti i Gjergjit”.Kryeministri Haradinaj, tha se kultura e gatimit dhe e mikpritjes është vlerë e padiskutueshme e shqiptarëve dhe këtë kulturë do ta ruajmë me përkushtimin më të madh. “Shije shqiptare” është darka simbolike e shënuar në nderim të kuzhinës dhe traditës shqiptare të mikpritjes dhe që ka bërë bashkë katër kuzhinierët më  të mirë, që vijnë nga treva të ndryshme. Sokol Prenga, Faruk Neziri, Përparim Babalija dhe Naser Gashi u bënë bashkë për të sjellë para të ftuarve shijet më të njohura të gatimit shqiptar.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se periudha e jetës së luftës dhe qeverisjes së Skënderbeut është një periudhë e artë shqiptare e vetëdijes së ngritur për të qenë vetja, njëkohësisht e përkushtimit, sakrificës për të ruajtur vetveten, atdheun, identitetin dhe bindjen e vet.Më tej, kryeministri Haradinaj tha se askush më mirë sesa shqiptarët nuk dinë t’i respektojë ata që jetojnë me ne, komunitetet në përgjithësi, identitetin kombëtar e fetar, gjuhën dhe çdo vlerë tjetër.“Duke kujtuar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, Kosova dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që nga larg na gjykojnë dua t’iu them se nuk na njohin, ju mungon njohja për shqiptarët në trojet e tyre, në atdheun e tyre. Bëjnë mirë të na njohin, sepse kur na njohin e dinë mirë se nuk është në traditën tonë me hy në punët e shtëpisë së dikujt tjetër. Kosova dhe unë nuk kemi hyrë në asnjë punë të brendshme të Republikës së Turqisë dhe kjo është mese e vërtetë, as në të kaluarën, as sot, dhe as në të ardhmen. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do t’i bëjë kurrë askush në emër tonë në Kosovë, do t’i bëjmë vetëm ne, atëherë kur i bëjmë”, tha kryeministri Haradinaj.

Organizimi “Shije shqiptare” përkon edhe me Ditën ndërkombëtare të Autizmit, për çka kryeministri tha se nuk do të mungoj asnjëherë përkujdesja ndaj kësaj kategorie.Promovimi i gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare” , është organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar dedikuar Skënderbeut, nismë kjo që ka bërë bashkë Qeverinë e Kosovës, atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe për të cilën nismë gjatë 2018- ës do të shënohen aktivitet të shumta në nderim të historisë dhe traditës shqiptare.Pjesë e kësaj ngjarje, të organizuar nga Jahja Lluka këshilltar i Kryeministrit, ishin përfaqësues të korit diplomatik, mes të cilëve ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, përfaqësues të institucioneve nga vendi dhe rajoni, të organizatave joqeveritare dhe atyre humanitare, muzicientë, emra të njohur të artit, politikës e medias.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Haradinaj, shije shqiptare, Viti i Gjergjit

PAS IKJES SE LISTES SERBE- HARADINAJ: KOSOVA, SIGURI DHE STABILITET

March 27, 2018 by dgreca

-Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës: Situata e sigurisë në vend e qetë dhe stabile/

–LDK: Nuk do lejojmë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës/

1 Haradinaj-Jo doreheqje

PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend është vlerësuar e qetë dhe stabile. Ky ishte konstatimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili u mbajt sot pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.Këshilli i Sigurisë së Kosovës, ka mbledhur përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, mekanizmave të sigurisë dhe të organeve të drejtësisë, për të shqyrtuar  situatën në vend, me theks të posaçëm pas zhvillimeve të fundit në veri dhe arrestimit të zyrtarit të Serbisë, Marko Gjuriç.

Poashtu, kryeministri në një konferencë për media tha se institucionet e rendit dhe të ligjit janë në nivel të përgjegjësisë, të punës së vet në gjithë territorin.“Veprimi i djeshëm i arrestimit të zyrtarit të Serbisë, Marko Gjuriç nuk ishte një veprim i këndshëm ose i pëlqyer nga ne, por ishte zbatim i ligjit, i pa alternativë. Meqenëse hyrja ka qenë ilegale, në këtë rast vlejnë procedurat standard të cilat i kanë zbatuar organet e rendit, policia dhe institucionet tjera me profesionalizëm”, tha kryeministri pas takimit.Në komunikatë thekohet se arrestimi dhe deportimi i Marko Gjuriç është procedurë standarde në zbatim të rendit dhe ligjit dhe se është e pashmangshme dhe e aplikueshme çdo herë në rast të veprimeve të ngjashme.

***

Lista Serbe del nga qeveria e Kosovës

 -Rakiç: në 20 prill formohet Bashkësia e 10 komunave serbe në Kosovë-

 PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Lista Serbe del nga qeveria e Kosovës, ndërsa 10 komunat me shumicë serbe  do formojnë në 20 prill Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, paralajmëroi sot kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas takimit në Beogard me presidentin e Serbisë Alaksandar Vuçiç.

 ***

Kosovë-Haradinaj: Dorëheqje s’e kam plan të jap

-Deklaratë pas njoftimeve për vendimin e Listës Serbe për largimin nga qeveria e Kosovës/

PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/“Dorëheqje s’e kam plan të jap”,  tha pak më parë kryeministri Ramush Haradinaj, pas njoftimeve për vendimin e Listës Serbe për largimin nga qeveria e Kosovës.“Punën e kam në plan ta vazhdojë seriozisht, atyre që e përkarhin punën e qeverisë iu shpreh partneritet, për ata që shkojnë, hyjnë e dalin, nuk kam ndonjë mendim tjetër për ta”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.Haradinaj është pytur në një konferencë shtypi për hapat e ardhshëm tash kur me largimin nga qeveria të Listës Serbe me grup parlamenatar prej 10 deputetësh koalicioni qeverisës me 61 deputetë ka humbur shumicën në Parlamentin 120 anëtarësh.Kryeministri Haradinaj deklaroi kështu në një konferencë shtypi pas mbledhjes sëë Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili ka diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend./b.j/

***

LDK: Nuk do lejojmë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës

-LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës/

PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka grupin më të madh parlamentar me 27 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, deklaroi sot se në asnjë rast nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës.“Dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës konfirmon vërejtjet që kemi bërë me rastin e themelimit të qeverisë, kur votimi i saj u vonua deri sa nuk mbërritën nga Beogradi deputetët e Listës Serbe”, thekson LDK.Më tej shton se, asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë stabile, kur shumica e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët, fatkeqësisht, janë bërë një instrument i Beogradit dhe nuk sillen si përfaqësues të interesave të qytetarëve të Kosovës, nga të cilët janë votuar.“Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës”, siguron deklarata.Përfundohet se, qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës.

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj, Jash qeverise, Jo doreheqje, Lista Serbe

Mitchell: Kosova duhet të ndërmarë disa hapa tepër të rëndësishëm

March 12, 2018 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti ndihmës-sekretarin Mitchell, flasin për perspektiven euroatlantike të Kosovës/

1 Mitchell-Thaci-5

–Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell në Prishtinë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për një Kosovë sovrane, shumetnike dhe demokratike dhe për t’u riangazhuar për mbështetjen e rrugëtimit evroatlantik për Ballkanin Perëndimor/

1 okMitchell-Thaci-6-Jam i vetëdijshëm se Kosova së fundmi shënoi dhjetëvjetorin e shtetësisë së saj. Kosova ka arritur shumë gjatë këtyre dhjetë viteve në ndërtimin e institucioneve të besueshme, duke treguar shkallë fenomale të lartë të rritjes ekonomike dhe përparim në transformimin e saj të sigurisë.  Kosova duhet të ndërmarë disa hapa tepër të rëndësishëm gjatë këtij viti për të siguruar rrugëtim të vazhdueshëm drejt të ardhmes perëndimore/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

1 Behluli

  PRISHTINË, 12 Mars  2018/ Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, mbërriti sot për vizitë në  Kosovë, ku fillimisht u prit në mesditë në Aeroportin e Prishtinës nga  Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi dhe pas takimit u mbajt një konferencë për shtyp.

Në konferencë të përbashkët me ndihmës-sekretarin Mitchell, presidenti Thaçi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të mbesin partner strategjik i Republikës së Kosovës, me miqësi të përhershme dhe marrëdhënie të veçanta.

Ai e ka falënderuar administratën e re amerikane për vëmendjen e veçantë që po i kushton Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.

“E informova z. Mitchell për mundësitë e reja dhe angazhimin tonë, përkushtim tonë, të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, që të përmbyllim sa më shpejtë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që Kosova ta bëjë edhe këtë hap vendimtar për liberalizimin e vizave. Askush më nuk ka asnjë arsye që ta vonojë votimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, qofshin ato parti shqiptare apo të komuniteteve, sepse është interes strategjik dhe shtetëror”, u shpreh presidenti Thaçi.

Me ndihmës-sekretarin Mitchell, presidenti Thaçi ka thënë se kanë diskutuar edhe për “hapat e mëtejshëm që do i ndërmerr FSK-ja në plotësimin e kritereve të nevojshme për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si një forcë e re, shumetnike, profesionale, në përbërje të të gjitha komuniteteve dhe në shërbim të paqes e stabilitetit”, si parakusht për anëtarësimin në NATO.

Kreu i shtetit ka thënë se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe forcim të perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, Ndihmës-Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për një Kosovë demokratike e shumetnike dhe riangazhohen për mbështetjen e saj në rrugëtimin euroatlantik.

“Do të kemi një rol aktiv në vitin e ardhshëm dhe kemi folur edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë, në ekonomi, në energji dhe në veçanti për bashkëpunimin e mirë që e kemi me Kosovën në përballje me terrorizmin dhe luftën kundër ISIS-it”, ka thënë ndihmës-sekretari Mitchell.

Ai ka shtuar se Kosova ka arritur shumë gjatë këtyre 10 vjetëve në ndërtimin e institucioneve të besueshme, duke treguar një rritje ekonomike dhe një transformim të thellë të ekonomisë.

Presidenti Thaçi dhe ndihmës-sekretari Mitchell kanë folur edhe për rëndësinë që Kosova të jetë e angazhuar në dialogun me Serbinë, për rëndësinë e ratifikimit të marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi, për transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese, për sundimin e ligjit dhe për rëndësinë e luftës së vazhdueshme kundër korrupsionit, për të siguruar kështu një të ardhme euroatlantike, me rritje edhe më të madhe ekonomike.

Konferenca për shtyp e z. Wess Mitchell, Ndihmës-sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Prishtinë, 12 mars 2018

Mitchell: Ju faleminderit, President Thaçi për mikpritje dhe pritjen e ngrohtë në Kosovë. Ishte shumë me rëndësi për mua, në vizitën e tim të parë si Ndihmës-sekretar i Shtetit për çështje evropiane dhe evroaziatike, që udhëtimit të parë në Ballkan t’ia filloj këtu në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme dhe të thella, kanë miqësi shumë të thellë dhe kjo administratë është e përkushtuar për vazhdimin dhe thellimin e kësaj miqësie.

Pata dëshira ta theksoja në ndalesën e parë se Shtetet e Bashkuara janë për një Kosovë sovrane, shumetnike dhe demokratike dhe për tu riangazhuar për mbështetjen e rrugëtimit evroatlantik për Ballkanin Perëndimor.Dëshiroj t’ju siguroj për rolin tonë të afërt dhe aktiv në vitin që e kemi përpara. Pata rast të mirë që me Presidentin të flisja për bashkëpunimin e ShBA-së me Kosovën në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe energjisë, si dhe në veçanti të shprehja mirënjohjen tonë për bashkëpunimin e ngushtë që e kemi me Kosovën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet për ta mposhtur ISIS-in.

Jam i vetëdijshëm se Kosova së fundmi shënoi dhjetëvjetorin e shtetësisë së saj. Kosova ka arritur shumë gjatë këtyre dhjetë viteve në ndërtimin e institucioneve të besueshme, duke treguar shkallë fenomale të lartë të rritjes ekonomike dhe përparim në transformimin e saj të sigurisë.  Kosova duhet të ndërmarë disa hapa tepër të rëndësishëm gjatë këtij viti për të siguruar rrugëtim të vazhdueshëm drejt të ardhmes perëndimore. Folëm për normalizimin dhe rëndësinë që Kosova të qëndrojë ngusht e angazhuar në dialog me Serbinë. Folëm për çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe për rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje si pjesë e shtegtimit drejt liberalizimit të vizave. Folëm për transformimin e sigurisë dhe që të sigurohet mbështetje prej të gjitha palëve dhe komuniteteve për ndryshim kushtetues, si dhe ia nënvizova presidentit dhe do ta them këtë edhe këtu: askush nuk ka veto për sigurinë e Kosovës.  Si dhe folëm për sundimin e ligjit dhe rëndësinë e vazhdimit të luftës kundër korrupsionit për të siguruar të ardhme demokratike dhe rritje ekonomike për Kosovën.  Në të gjitha këto fusha, Kosova mund ta zgjedhë vetë të ardhmen e vet, por dëshiroj t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar dhe do të vazhdojnë të punojnë përkrah Kosovës në çdo hap.

Pra, edhe njëherë, president Thaçi, ju faleminderit për mikpritje. Jam shumë i lumtur që jam këtu në Kosovë dhe i mirëpres pyetjet tuaja.

Pyetje: Përshëndetje. Jam Arton Mulliqi nga Radiotelevizioni i Kosovës. Kam një pyetje për juve, z. Mitchell. Mediet në Serbi, e po citohen edhe nga mediet në Kosovë kosovare, raportojnë se vizita juaj në vendet e Ballkanit perëndimor, me këtë rast edhe në Serbi, do të prodhojë një takim me presidentin dhe krerët e shtetit serb ku ju do t’ua prezantoni një plan të ri për Kosovën, i cili, sipas raporteve, është plan shtesë nga ajo që është prezantuar nga presidenti Ahtisaari dhe që ka të bëjë me kompetencat shtesë që ju do të propozoni për asociacionin e komunave me shumicë serbe e në këmbim të kësaj Kosova do të lejohet nga Serbia që të kërkojë anëtarësim në organizatat e ndryshme ndërkombëtare. A është e vërtetë? A ekziston një plan i tillë? A do ta bëni këtë gjatë vizitës në Serbi apo këto janë vetëm raportime të kota?

Mitchell: Ju faleminderit për këtë pyetje. I pashë këto spekulime në rrugë e sipër dhe mendova se kjo ishte gazetari shumë kreative. Mund t’ju them se nuk kam ardhur për të shpalosur asnjë plan specifik. Ajo që kam ardhur është për tu angazhuar me të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë për çështjen e të ardhmes së tyre të përbashkët, për të folur për dialogun, për të folur për shtegtimin perëndimor për të dy vendet dhe për Ballkanin perëndimor dhe pres me kënaqësi të diskutoj për këto çështje këtu dhe në Serbi.

Pyetje: Besnik Tahiri nga Klan Kosova. Z. Mitchell, pyetja e parë: Pak më herët thatë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë veto sa i përket çështjes së krijimit të armatës së Kosovës. A po flisni për serbët këtu, për politikanët vendorë dhe a do t’ua thoni këtë atyre këtu?

Dhe pyetja e dytë: shkurtimisht, a po shihni rritjes të ndikimit të Rusisë në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, në veri? Ju faleminderit!

Mitchell: Ju faleminderit për këto pyetje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetëse e ngushtë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Do të vazhdojmë ta mbështesim atë transformim në të gjitha nivelet. Mendoj se miqtë tanë në Beograd janë shumë të familjarizuar me qëndrimin amerikan dhe mirëpres mundësinë ta përsëris këtë qëndrim në Beograd.

Sa i përket pyetjes suaj të dytë: Po, po shohim se si Rusia po luan një rol rrënues gjithnjë e më të madh në shumicën e Ballkanit duke shpërndarë desinformata, duke minuar institucionet demokratike dhe kemi qenë të qartë në bisedat tona me rusët se kjo gjë nuk është as në interesin e tyre e as të popujve të këtij rajoni.

 ***

Assistant Secretary of State Mitchell Press Conference, Pristina Airport, March 12,  2018

A/S Mitchell: Thank you, President Thaçi for your hospitality and for welcoming me here in Kosovo.  It was very important for me, on my first trip as Assistant Secretary of State for Europe and Euroasia, to start my first trip to the Balkans in Kosovo.  The United States and Kosovo have a very strong and deep relationship, a very deep friendship and this administration is committed to continuing and deepening that friendship.

I wanted to reiterate in this first stop that the U.S. is for a sovereign, multiethnic and democratic Kosovo, and to reengage in support of the Euro-Atlantic path for the Western Balkans.

I want to assure you of our close and active role in the year ahead.  I had a good opportunity with the President to talk about the U.S. cooperation with Kosovo in the fields of security, economics, and energy, and particularly conveyed our appreciation to the close cooperation that we have with Kosovo in counterterrorism and the efforts to defeat ISIS.

I am cognizant of the fact that Kosovo has recently marked its tenth anniversary of statehood. And Kosovo has come a long way in those ten years in building credible institutions, in showing a phenomenally high economic growth rate, and progress in its security transformation.  The country has very important steps to take now in the year ahead to ensure a continued path towards a western future.  We talked about normalization and the importance for Kosovo staying very closely engaged with Serbia in the dialogue.  We talked about the border issue with Montenegro and the importance of resolving this as part of a path towards visa liberalization.  We talked about security transformation and securing support from all parties and communities for a constitutional amendment, and I underscored to the President and I will say it again here that no one has a veto on Kosovo’s security.  And we talked about the rule of law and the importance of continuing the fight against corruption in order to ensure a democratic future and economic growth for Kosovo.  In all these areas, only Kosovo can choose its own future, but I want to assure all of you that the United States has been and will continue to be working along side Kosovo every step of the way.

So, thank you again, President Thaçi for your hospitality.  Very happy to be here in Kosovo and look forward to hearing your questions.

Q:  Hello.  I am Arton Mulliqi from Radio Television of Kosovo.  I have a question for you, Mr. Mitchell. Media in Serbia, which are also being quoted by Kosovo’s media, report that your visit to the western Balkans countries, will bring a meeting with the President and other heads of the Serbian state where you will introduce a new plan for Kosovo, which – as it is reported – is an annex to President Ahtisaari’s plan dealing with additional authorities that you will propose for the Association of Serb Majority Municipalities. In exchange, Kosovo would get Serbia’s approval for membership in various international organizations.  Is this true?  Does such a plan exist?  Are you going to do this during your visit to Serbia or are these just useless reports?

A/S Mitchell: Thank you for that question.  I did see that speculation on the trip on the way over and I thought that was very creative journalism.  I can tell you I didn’t come to unveil any specific plan.  What I did come to do is engage with both Kosovo and Serbia on the question of their joint future, to talk about the Dialogue, to talk about a western path for both countries and for the western Balkans, and I am looking forward on having those discussions both here and in Serbia.

Q: Besnik Tahiri from Klan Kosova.  Mr. Mitchell, the first question is you said before that the United States will not leave a veto when it comes to creating the army of Kosovo.  Are you talking about Serbians here, local politicians, and are you going to tell them that here.

And the second question: shortly, do you see any growing influence of Russia in the Balkans, especially in Kosovo, when it comes to the north? Thank you!

A/S Mitchell: Thank you for those questions.  The United States has been a very close supporter of the transformation of the Kosovo Security Force.  We will continue to support that transformation at all levels.  I think our friends in Belgrade are very familiar with the American position.  I look forward to reiterating that when I’m in Belgrade.

To your second question: Yes, we do see Russia playing an increasingly destructive role in much of the Balkans, in spreading disinformation, undermining democratic institutions, and we’ve been clear in our conversations with the Russians that that is neither in their interests nor in the interest of people of this region.

SHBA, MBËSHTETJE KOSOVËS NË TË GJITHA FUSHAT/

2 Mitchell-Haradinaj-2

-Mitchell-Haradinaj, inkurajim që të punohet më shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por edhe në rritjen ekonomike të Kosovës/

 1 Mitchell-Haradinaj

-Kosova, e përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të/

 PRISHTINË, 12 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, sot  në Prishtinë rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës në të gjitha fushat, duke inkurajuar që të punohet më shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por edhe në rritjen ekonomike. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot pasdite në takim Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në fokus të bisedës ishin zhvillimet politike në vend, mbështetja që SHBA-të po japin në ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Ndihmës Sekretarin Mitchell për ndihmën e pakursyer të SHBA-ve, duke theksuar nevojën për mbështetje të mëtejme në të gjitha proceset integruese të Kosovës, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

“Mbështetja që SHBA-të i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe tani në rrugën e saj euroatlantike, është jetike për Republikën e Kosovës. Ne jemi mirënjohës për gjithë atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën, e po ashtu të gjithë ne jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton është e fokusuar në zbatim dhe prioritet e ka zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë takim, po ashtu u bisedua për krijimin e ushtrisë së Kosovës përmes një procesi kushtetues dhe ligjor, si dhe për dialogun me Serbinë, për të cilin kryeministri tha se duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Në takim të pranishëm ishin zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Dalibor Jevtiç, zëvendës ambasadorja amerikane  në Kosovë, Colleen Hyland dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, bën të ditur njoftimi dërguar nga Qeveria.

 Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, nisi sot një vizitë në  Kosovë, ku do jetë edhe nesër.

Ai filimisht u takua në mesditë me Presidentin Hashim Thaçi, ndërsa  ambasada e SHBA në Prishtinë ka paralajmëruar takime edhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile.

Njoftimi dërguar nga Ambasada Amerikane thekson se, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor.

 Në 8 shkurt 2018 qeveria kosovare njoftonte se kryeministri Ramush Haradinaj në vizitën zyrtare në Washington  ka takuar Wess Mitchell, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën, i cili shprehu mbështetjen e SHBA-ve në rrugën demokratike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj me atë rast, mes tjerash, tha se përfshirja e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi është me rëndësi për të dhënë rezultate dhe për ta përmbyllur këtë proces.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, pas vizitës në Prishtinë do qëndrojë në Beograd në 14 mars, ku, sipas medias serbe, do takojë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kryeministren Ana Brnabiç, si dhe liderë opozitarë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Haradinaj, kosova, Mitchell, SHBA, Thaci

SHBA-të, mbështetëse të fuqishme të Kosovës

February 19, 2018 by dgreca

-Senatori amerikan Ron Johnson ka ofruar mbështetjen e plotë për Kosovën në të gjitha fushat/

1 Senat Ron Johnson Thaci.JPG

-Presidenti Thaçi: SHBA-të, rol përcaktues në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës/

Kryeministri Haradinaj me Senatorin Ron Johnson_19 02 2018- ZKM 2 (3)

-Kryeministri Haradinaj: Përkrahja e SHBA-së shumë e rëndësishme për Kosovën/

PRISHTINË, 19 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojë të jetë mbështetëse të fuqishme në zhvillimin ekonomik, demokratik dhe të konsolidimit të shtetndërtimit të Kosovës, tha sot në Prishtinë Senatori amerikan Ron Johnson, duke uruar qeverinë dhe popullin kosovar për kremtimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë. Senatori Johnson ka ofruar mbështetjen e plotë në të gjitha fushat për Kosovën. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim senatorin amerikan, Ron Johnson, të cilin e ka falënderuar për mesazhet dhe urimet për 10 vjetorin e pavarësisë.“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, e cila ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mesazhet dhe urimet e presidentit Trump janë inkurajuese, për të punuar edhe më shumë”, ka shtuar presidenti Thaçi.Ai e ka informuar senatorin Johnson për konsenusin e krijuar lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për domosdoshmërinë e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

 Presidenti ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për këto tema, në mënyrë që këto procese të kenë sukses.Presidenti në fund ka thënë SHBA-të janë partneri më i rëndësishëm i Kosovës dhe miku më i madh i popullit te Kosovës.Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim senatorin amerikan, Ron Johnson, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare. Në takim, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiç dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, u bisedua për zhvillimet politike aktuale në vend, për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në procesin e shtetndërtimit dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit.Kryeministri Haradinaj, falënderoi senatorin Johnson për vizitën në Kosovë, duke theksuar nevojën për mbështetje të mëtejme në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.“Përkrahja e SHBA-ve është shumë e rëndësishme për ne. Kosova dhe populli i saj do të jetë përherë falënderues për ndihmën që SHBA-të dhe populli amerikan kanë dhënë në të gjitha periudhat”, theksoi kryeministri Haradinaj.Ai tha se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euroatlantike duke thelluar reformat e brendshme, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në forcimin e institucioneve demokratike.“Kosova është sot një faktor paqeje dhe stabiliteti dhe shembull i fqinjësisë së mirë dhe e angazhuar në dialog me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të afatizohet në kohë dhe të përmbyllet me njohje reciproke.Duke uruar Qeverinë dhe popullin e Kosovës për kremtimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë, senatori amerikan Ron Johnson, tha se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë mbështetëse e fuqishme në zhvillimin ekonomik, demokratik dhe të konsolidimit të shtetndërtimit të Kosovës.Senatori amerikan Ron Johnson mbërriti sot pasdite për vizitë në Kosovë. Para se të mbërrijë në Kosovë ka qëndruar në Serbi, ku ka takuar presidentin Aleksandar Vuçiç. Në takim, sipas medias serbe, kanë folur edhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Haradinaj, Kosove-SHBA, Senatori Jonson, Thaci

Haradinaj:Senatori Dole, rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës

February 9, 2018 by dgreca

Washington, 9 shkurt 2018/

1 Dole BobeKryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar ish-senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mikun e madh të shqiptarëve, Bob Dole.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e SHBA-ve për Kosovën, po ashtu edhe rolin e çmuar dhe të pazëvendësueshëm të Senatorit Dole në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Populli dhe institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për ndihmën e miqve tanë amerikanë për lirinë dhe pavarësinë dhe tani për rrugën e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj në takim me ish Senatorin Dole.Kryeministri Haradinaj e njoftoi Senatorin Dole edhe për sukseset dhe vështirësitë e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.

***

Kosova përherë falënderuese për ndihmën e Madeleine Albright

1 Harad AlbrightWashington, 9 shkurt 2018/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright  dhe drejtorin e NDI, Kenneth Wollack, me bashkëpunëtorë.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar zonjën Albright për angazhimin e saj në luftën për liri të Kosovës dhe në ndërtimin e paqes.
“Ju na ndihmuat në kohën kur kosovarëve u duhej ndihma e një miku. Sot në emër të secilit qytetar, ju falënderoj nga zemra, për gjithë angazhimin tuaj” , tha kryeministri Haradinaj.
Në këtë takim u bisedua për të gjitha temat që preokupojnë lirinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.
Zonja Albright shprehu përkushtimin e saj në përkrahjen e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit të saj.

Filed Under: Komente Tagged With: Bobe Dole, Haradinaj, pavaresia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 13
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT