Përurimi i anijes ushtarake më e madhe në botë Presidenti Donald Trump i jep mesazhin botës se, me aeroplanmbajtësen 100.000 tonë, armiqtë e Amerikës do të “dridhen nga frika” kur të shohin “USS Gerald R. Ford-78” përgjatë horizontit/
Përktheu për “Dielli-n”, Herion Kërcelli/ Naval Station Norfolk, Virxhinia, 22 korrik 2017 / Një lavdërim dhe një bekim për ushtrinë tonë, e filloi fjalën e tij presidenti Trump, gjatë marjes në dorëzim nga Flota Detare e SHBA-ve, të Aeroplanmbajtëses bërthamore USS Gerald R.Ford. Kjo anije do i cojë botës një mesazh: 100.000 tonë?! Duke i treguar përfundimisht të gjithëve se cila është fuqia ushtarake e Amerikës. Ndërsa aleatët e amerikës do të pushojnë të qetë, armiqtë tanë do të “dridhen nga frika” kur të shohin Fordin që lundron përgjatë horizontit, tha zoti Trump.
Presidenti Trump, njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të SH.B.A-së e krahasoi luftanijen me vlerë 12.9 miliardë dollar me “një vepër të pabesueshme të artit”, dhe lavdëroi punën e specialistëve dhe anijendërtuesve amerikanë që ndërtuan një anijeje të tillë me kapacitet dislokimi për mijëra detarë dhe anëtarë të ekuipazhit. Pjesëmarrja e zotit Trump në këtë ceremoni mbylli dhe javën “Made in America”, të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, gjatë së cilës Zyrtarët e Presidentit dhe të administratës u përpoqën të tërheqin vëmendjen e opinionit ndaj prodhimeve amerikane.
“Çeliku amerikan dhe duart amerikane kanë ndërtuar këtë anije 100,000 ton, më e madhja në botë”, tha zoti Trump për USS G.Ford, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e komisionimit të saj. Ai lavdëroi guximin dhe frymën e bashkëpunimit të anëtarëve të shërbimit në Uashington dhe shfaqi dëshirën e tij për ndërtime të tjera, pas disa vitesh kufizimi të shpenzimeve. “Fuqia amerikane nuk është e dyta dhe ne po bëhemi më të mëdhenj dhe më të mirë në çdo ditë të administratës sime. Këtë mund t’jua them me plot gojën”, u tha zotiTrump mijëra marinarëve, ushtarakëve dhe mysafirëve, duke përfshirë ish-sekretarët e mbrojtjes Dik Çeni dhe Donald Rumsfeld, të vendosur në hangarët dhe kuvertën kryesore të anijes. “Kudo që kjo anije do të kalojë përmes horizontit, aleatët tanë do të jenë të lehtësuar dhe armiqtë tanë do të ndjejnë frikën, sepse të gjithë do kuptojnë se Amerika po vjen, dhe Amerika po vjen më e fortë!”, theksoi zoti Trump.
Mbas fjalimit, ai e vuri Fordin në komision dhe ju lut Perëndisë që “ta bekojë dhe ta drejtojë këtë luftanije dhe të gjithë ata që do të lundrojnë në të!”. Në vijim zonja Susan Ford Bales, sponsore e anijes dhe vajza e Presidentit të 38-të të SHBA, G.Ford, emrin e të cilit nderon kjo anije, u shpreh se, “Nuk ka asnjë person, i cili do të ishte më krenar sesa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Gerald R. Ford, për ta komanduar këtë anije të fuqishme “, tha ajo. “Unë sot jam e nderuar që të jap komandën në vend të babës tim”. Zyrtarët dhe ekuipazhi i Gerald R. Ford, me ndërtimin e kësaj anije, duket se ringjallën këtë njeri dhe president të madh, nënvizoi zonja Bales.
“Anchors Aweigh”, Spiranca e rëndë e anijes, lëvizi pas rreshtit të marinarëve me uniforma të bardha, që kishin qëndruar në formacion, për të marrë në dorëzim aparaturat, pajisjet dhe postin e tyre luftarak.Sirenat dhe këmbanat shoqëruan ngritjen e flamurit të SHBA mbi kuvertë.Menjëherë pas kësaj, Kapiteni i anijes, Richard McCormack, u informua se “anija është e drejtuar dhe e gatshme për cdo detyrë të Flotës së SHBA”. Zoti Trump, i cili vizitoi aeroplanmbajtësen në mars të këtij viti, i tha Revistës “Time” se, këtë vit Flota Amerikane duhet të kthehet në përdorimin e katapultave me avull për të nisur marinsat. Sepse, disa prej sistemeve dhe teknologjisë së përparuar të USS Ford, kushtojnë qindra miliona dollarë. Ndërtimi i USS G.Ford 78, filloi në vitin 2009 dhe duhej të përfundonte deri në shtator 2015, me një kosto prej 10.5 miliardë dollarësh. Për këtë vonesë, Flota ka fajësuar vonesat dhe tejkalimet e buxhetit në sistemet dhe teknologjinë e avancuar të anijes, duke përfshirë sistemet e lëshimit elektromagnetik për avionët, që do të zëvendësojnë katapultat e avullit. Anija e re ka një pistë shtesë për rinisjen e avionëve, dhe një central bërthamor të projektuar për të siguruar shpejtësi me më shumë se 30 nyje dhe operacionalitet për 20 vjet, pa karburant.
E dokuar në Naval Station Norfolk, USS Ford 78, përfundimisht mund të mbajë rreth 2,600 marinarë dhe do të kursejë më shumë se 4 miliardë dollarë gjatë jetëgjatësisë 50-vjeçare të saj. Krahu i ajrit që mbështet Fordin, mund të mbajë më shumë personel në anije. Ai është projektuar për të strehuar më shumë se 4600 marinsa dhe anëtarë të ekuipazhit.
USS Ford u ndërtua në Newport News Construction Shipbuilding, një kontraktor gjigand ky i Marinës në Virxhinia. Ndërkohë, komisionimin e kësaj anije, zoti Trump e shfrytëzoi për të nxitur Kongresin që të miratojë kërkesën e tij për një shtesë 54 miliardë dollarë për ushtrinë, vitin e ardhshëm 2018. Ligjbërësit e Uashingtonit, po punojnë për të plotësuar kërkesën e tij. Gjithashtu zoti Trump bëri thirrje për t’i dhënë fund reduktimeve të detyrueshme të shpenzimeve, të cilat sic tha ai, kanë çuar në vonesat e mirëmbajtjes së anijeve dhe mjeteve luftarake. Këto, bashkë me shpenzimet e pamjaftueshme për pajisjet dhe teknologjinë e re, kanë ndikuar në gatishmërinë ushtarake. Ai tha se, nevojiten ndryshime në procesin e blerjes së pajisjeve mbrojtjëse për të siguruar që SHBA të ketë pajisjet më të mira dhe me çmimet më të lira. “Ne duam pajisjet më të mira, por ne duam që ato të ndërtohet përpara afatit dhe ne duam që ato të ndërtohet nën vlerat buxhetore”, theksoi në fjalën e tij presidenti Trump. {Zyra e Shtypit e Flotës së SHBA}.