I pranishëm ishte edhe Senatori Charles Schumer, me të cilin bisedoi z. Rexhaj/
Në vijim të traditës së përvitshme, kongresmeni demokrat i Nju Jork-ut, Joseph Crowley, organizoi këtë fundjavë me miqtë dhe mbështetësit politik nga grupet etnike, partin tradicional në prag të Vitit të Ri. Në këtë parti ishte i fuar, ashtu si dhe vitet e kaluara, edhe zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj me bashkëshorten Laura.
Në këtë parti festive ishte i pranishëm edhe senatori demokrat i shtetit të Nju Jork-ut, Charles Schumer, me të cilin z. Rexhaj u takua dhe bisedoi për disa minuta. Duke iu prezantuar si zv/kryetar i Vatrës, z. Rexhaj e falenderoi senatorin për mbështetjen që i bën cështjes shqiptare.
Senatori, tha se kujton darkën madhështore të Vatrës me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj ne Chelsea Piers, ku ai ishte i pranishëm dhe përshënëndeti, duke vleresuar komunitetin shqiptar ne SHBA. Fjalet e zgjedhura te senatorit paten ngrite ne kembe me shume se 1200 pjesmarres ne ate darke madheshtore.
Zv/Kryetari i Vatrës, z. Rexhaj, e falenderoi senatorin për fjalët e bukura që tha në atë prshëndetje për shqiptarët në përgjithësi dhe për Vatrën në vecanti. Po ashtu vitin e kaluar senatori iu drejtua shqiptareve me rastin e 28 Nentorit permes Gazetes me shume se njeshekullore te Vatres- DIELLI, duke i uruar per Festen e Pavaresise.
Gjatë partit, z. Rexhaj dhe zonja bënë fotografi me senatorin Schumer, me kongresmenin Joe Crowley, si dhe me AnMaria Anzolone, Shefja e stafit te kongresmenit.
Në partin që u organizua në Studio Square Long Island City, merrni pjesë më shumë se 300 veta, përkrahës të kongresmenit nga shumë grupe etnike, politikanë të Nju Jork-ut e të tjerë.(Dielli)
I FTUAR NE SOFREN E DIELLIT-ROLAND GJOZA
Roland Gjoza/
NE VENDIN TIM NUK KA TE VARFER/
ne vendin tim nuk ka te varfer/
malli i ka marre shqiptaret per nje arne/
per nje fete buke me marmalate/
po s’ka/
te gjithe pijne uiski me akull/
xhin irlandez, rum xhamajke/
e kane lene rakine me shije katundare/
mishi piqet ne hell, peshku ne grille/
dhe buke s’hahet fare/
se eshte e turpshme te hash buke te zeze/
ne vila rrojne/
te gjithe vila kane/
makina te shtrenjta gjermane
dhe kafenete si atje si gjen ne asnje vend tjeter
rrojne te lumtur ne vendin tim
aq sa nje pendim me ze e me gerryen
pse ika dhe e lashe ne ditet e keqija
kur demokracia po pillte nje foshnje te vdekur
po foshnja u ngjall
u be i shendetshem
ka per te gjithe
per te gjithe ka!
s’ka te papune ne vendin tim
per papunesine i ka zene malli shqiptaret
duan te vine ne amerike
po ne shqiperi milioner behesh brenda dites
se aladini llampen magjike aty e humbi
e gjeten kusaret
deshira e pare ishte te kthehen
te ikurit si une
ne atdhe balta eshte me e embel se mjalta
keshtu kendon cajupi
dhe ka para me thase
do? merr! ka per te gjithe!
s’di c’te besh me pare me parate
kane vendosur te ndihmojne ameriken
ne vendin tim nuk vdes
e po kjo s’durohet
ne amerike vdesin perdite
ne amerike nuk rrohet!
kthehuni, o plangprishes
te madhe po e bejme zemren per ju
vec pa nje dru nuk do te shpetoni
na e keni prure ne maje te hundes
se mos na e beni shqiperine si ameriken
mjere ju
po i patet keto mend
ne hu do t’ju ngulim, ne hu!
dhe prej baltes si mjalte s’do t’ju japim te ngjeroni as nje pike
kthehuni o plangprishes, skllever te amerikes
te fitoni lirine!
NE NJU JORK NUK SHOH SHUME SI TY
ne nju jork nuk shoh shume si ty
por rralle, shume rralle, has ashtu humbshem
floket e tu te shkurter bionde
me krela ala merilin monro
te vihem pas
si ne vitet e hershem
po rruga eshte e shkurter, oh, sa e shkurter
nga starbaksi te makina jote ngjyre krem
ajo te pret fillikat te gejsi
dhe ti je fillikat
nje fanepsje si nje reklame
galaxy tete
po
ne nje reklame je shnderruar
shkelqen bujshem mbi nju jork
ngre koken
dhe te shoh
ah, sa me trondit e me dhemb pamja jote
s’je vetem imja, po e te gjitheve je
imja ishe, vetem imja, ne ato kohe
per here te pare me ty behem kaq xheloz
s’te kam me
ne nje skute intime te ruajta me shume mall
tani duhet te te nxjerr
mallkimi rente mbi galaxy tete
me shume te dua
dhe keshtu te humbur
sa budalla qe jam
i kendoj nje vajze tetembedhjetevjecare
ndersa kane kaluar dyzete e pese vjet.
OQEANI ATLANTIK ESHTE NE MUAJIN E DASHURISE
oqeani atlantik eshte ne muajin e dashurise
dhe hena ka nje purpur prej turpit
rri ne breg dhe veshtroj kopjen e yjeve ne uje
tmerresisht i vetmuar
ti s’erdhe te shikonim meduzat
kur bashkohen dhe bejne seks ne muzg
kam mbetur me hijen time
lexoj volterin ironikun e madh
po dashuria do dashuri
nje vere vallezoi me mua biondinka ruse
kercimin e kish epsh trulloses
po dhe finese e kish
volter, ti me ngushellon me perbuzjen per femrat
po une jam poet dhe femren e dua
jam gati t’i puth gjurmen e kembes
dhe ne gjurme t’i derdh vere te kuqe
aty te gjunjezohem dhe te ve buzet
s’ka gje se me la per nje tjeter
qofte fati i tij
per mua nje tjeter biondinke ruse
do te hape qepallat te me fuse brenda
bashke me volterin qe do te na qeshe
po ku i dihet, mund dhe te ktheje mendje
pastaj gjoksin do ta cjerre
te me nxjerre dy gjinjte e medhenj
gojen do te ma hape plot epsh
qe une brenda te fuse gjuhen
me vargjet mjalte te eseninit
shagane, shpirti im, shagane
me bekofte perendia, i bekofte dhe femrat ruse
packa se do te na talle volteri
TANI DHE QIRINJTE
tani dhe qirinjte s’me bejne pune
dhe vera s’me deh si me pare
llafazan dhe qesharak s’me ben si dikur
kur isha i bukur
jam forma e fundit e rolandit
shoh maskat qe mbeten udheve
i lashe pas
forma e formave ende s’eshte shfaqur
kur lilaku blu te ngjyhet me muzg
dhe vajza e re te shterngoje gjinjte
dhe te flere me duart mes kofsheve
duke shternguar me dhembe kujtimin e saj
si luani kelyshin
do te ve dhe masken e fundit
formen e formave
qofsha buze oqeanit
te kapem pas bishtit te nje pulebardhe
dhe te jap frymen ne ajer
midis dy bluve
TE KAM DASHUR
te kam dashur dhe kur ishe semure
me nje luge caji te fusja ne goje ilacin e hidhur
dhe me nje tjeter mjaltin
te kam dashur dhe kur me mua u ftohe
ta beja qejfin me dhurata te cmuara qe s’mi cmoje
te desha dhe kur me le pas dore
pothuaj me harrove
vargjet e mia s’te benin me pershtypje
une vazhdoja te kisha instinktin e qenit
per te zotin
te kam dashur dhe kur s’te kisha
dhe ne endrra te kam dashur kur me tradhtoje
te kam dashur pa e kuptuar
se poetet vetem duan
dhe prej se bukures kurre s’mund te ftohen.
PERMBYS U SHTRIVE
permbys u shtrive dhe me s’u ndjeve
floket te kullonin uje ne fund te shpines
te shkonin poshte qe fundin te lepinin
floket e zinj me shume muzgje brenda
henen s’e linin te dilte
me shputa e mbaje detin te mos vinte
forma te perkryera si rrafshulta dhe kodrineza
vija nazike te dukshme dhe te fshehura
gjeometri e mishit me rrathe dhe trekendesha qe shperbeheshin te vrimat
kaq shume ngjitur e kaq shume fshehur pergjysme
shenja epshi qe ulerijne dhe mashkullin ne kembe e bejne te gjunjezohet
asgje nuk vlen me teper se nje permbysje
mbi ate permbysje qe pret se mbari te kthehet
te jape te gjitha hiret dhe gjeometria e mishit prej seksit serish te ribehet.
TI DEL PREJ FOTOGRAFIVE
ti del prej fotografive
kjo eshte e dhimbshme
te ngul nje thike ne zemer
ti del prej fotografive bardh e zi
dhe me zhyt ne kujtime
me te shtrenjtat gjera ishin nje bilete kinemaje
kur ndalohej hyrja nen 16 vjec
se filmi ishte me dashuri
dhe nje zup te flora
une me feshfeshe
ti me fustan terital me pala dhe nje fjongo qe te zgjidhej
po sa i tmerrshem qenka kujtimi bardh e zi
ne kete bote me ngjyra
virgjerine ta cvirgjerojne gratacielat…
I FTUAR NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT, VULLNET MATO
ME PASIONIN TIM, MOS QOFTË ASKUSH!/
Fëmijëria ime s’pati babanë pranë,/
për dhjetë vjet./
Qielli më dërgonte shi./
Toka më dhuronte lot./
Mes shtatë sqepave të zogjve,/
gojëhapur ditë e net,/
buka e nënës nuk arriti/
të më ushqente dot…/
Fillova të vizatoj njerëz,/
për të nxjerrë ndonjë kaush.
Me pasionin tim për t’u rritur shpejt,
mos qoftë askush!..
Mora malet,
derisa më pranoi një ahishte në pyje,
nga ku gjethet vjeshtore
çonin fjalët e mia të mallit.
Aty u vëllazërova me çdo dru
që më bënte hije,
pasi lash pranë detit vëllezërit
dhe psherëtimat e zallit.
Letrat e nënës i bënte era gjethe
brigjeve me gëmush.
Me pasionin tim në punë të rënda,
mos qoftë askush!..
Djalërinë ma burrëroi
një Elenë e Trojës korçare,
në luftën për shkakun e dy feve
tona të ndryshme.
Ashtu, si Paridi, bir mbreti,
pasi e rrëmbeva për fare,
durova, si bir deti, dallgë
presionesh të stuhishme.
Elenën e desha si lisi,
pjergullën e vet me rrush.
Me pasionin tim në dashuri,
mos qoftë askush!…
Shfletova stivat e dispensave
nga të gjithë shekujt letrar.
Dhe u fala viteve,
gjumin bashkë me flokët e dendur.
Pas dy diplomave,
sfilita trurin për t’u njohur shkrimtar.
Derisa u ula në karrige druri,
mes njerëzve të mençur.
Librat e mi kishin dallgë Joni,
gjethe ahu dhe dushk.
Me pasionin tim në krijimtari,
mos qoftë askush!…
Gjurmët e mia nisën zanafillën
nga mali jugor në Finiq,
dhe shkuan deri te pllangat e akujve
në Alpet verior.
Nuk besoj të ketë ngrënë njeri
në jetë aq shumë fiq,
sa kam jetuar ngjarje
dhe kam njohur tipa njerëzor.
Fjalët e zemrës më kanë mbetur
në çdo mal dhe fushë.
Me pasionin tim përkushtuar miqve,
mos qoftë askush.
Fytyra që më qëndisi nëna me merak,
si të parin e djemve,
kam arsye të shpresoj se do mbetet
në vegime internetike.
Kur të vjelin njerëzit frutat qiellore
në degët e këtyre pemëve,
besoj do gjejnë dhe imazhin tim
në bërthamat elektronike.
Tani rend rrafshinave të kompjuterit,
derisa të vdes plakush.
Me pasionin tim në fraza dhe metafora,
mos qoftë askush!…
GRUA MË E LIGA, MË E MIRA NGA TË GJITHA
Grua, ti je më e liga dhe më e mira nga të gjitha,
sepse kur gabimin e kam pasur unë e të drejtën ti,
fajin shpesh e kemi ndarë përgjysmë nga dëshira,
të puthemi, sikur s’ka ndodhur asgjë me ne të dy.
Britmat i kemi mbytur mes dhëmbëve të njëri-tjetrit
të dukemi në lagje sikur po bëjmë pëshpëritje lutjesh.
Shtratin kemi pasur si varkën e vetme në mes të detit,
ku dallgët e jetës i kemi përzier me furtuna puthjesh
Me ke vështruar shtrembër pa folur një javë bashkë,
kur ke pikasur ndonjë buzagaz me bukuroshe të ëmbla.
Të kam përgjuar dy javë, kur dikush të vinte përqark,
dhe prapë i kemi fshirë si gjethe vjeshte nga mendja.
Kur nuk ke dashur kurrsesi të shtosh fëmijë të tjerë,
kam përdorur padrejtësisht përdhunën në dashuri.
Por ka ndodhur, pas lindjes së ngjizur me aq sherr,
beben e kemi mëkëmbur bashkë me shumë përkëdheli.
Me ke mallkuar si burrë pa kujdes në të shpenzuar
dhe më ke lavdëruar më shumë nga sa vlej si njeri.
Të kam sharë kot, për ngjasim negativ të trashëguar,
dhe të kam ngritur lart për kujdesin tënd me fëmijë.
Jemi nxituar dikur të kërkojmë deri në gjykatë divorcin,
por i kemi grisur lutjet, thjesht si gazeta për ambalazh.
Natën më ke kërkuar buzët dhe të kam kërkuar gjoksin,
sikur pas kurorëzimit të ri, jemi martuar rishtas bashkë.
Grua, më e liga, më e mira nga gjithë gratë në botë,
tek unë ti ke shpirtin, tek ti unë kam ekzistencën e plotë…
FATKEQËSIA E VESHËVE PA KAPAK
Veshët ndjehen organi
më fatkeq i trupit të njeriut
dhe shpesh mallkojnë
qenien e tyre thuajse pa fat,
që s’janë njësoj si goja,
si sytë e mbrojtur vetiu,
krijuar nga zanafilla
për t’u mbyllur me kapak.
Megjithëse, veshët
kanë shansin e parë organik,
të kapin fjalët më të ëmbla
kushtuar dashurisë,
t’ia çojnë sinjalet trurit,
që urdhëron receptorët erotik,
të magjepsen ndjenjat
me emocionet e lumturisë.
Kur ai, ose ajo thotë:
O shpirti im, sa fort të dua!
veshët bëhen si fije peri,
në përgjim të pëshpërimës
ta shpien te zemra
me gjëmim të shumëfishuar,
siç bëjnë veshët e maleve
me jehonën e oshtimës.
Sidomos kur dashuria
rënkon me ofshama kënaqësie,
veshët dehen në ekstazën
e frymëmarrjes së rëndë,
njësoj sikur thithin me ëndje
notat e një melodie,
me valë drithëruese
nga më e këndshmja këngë…
Pastaj, teksa buçasin
dy zanoret e para të foshnjës,
kur pas nëntë muajve natë,
agon nga barku i nënës,
veshët tendosen si dy krahët
e zgjatur të shqiponjës,
që presin një top drite
rënë nga vezullimi i hënës.
Por fatkeqësinë e vërtetë
të qenies së tyre pa kapak,
veshët e ndjejnë, kur
gojëfëlliquri lëshon breshëri,
fjalorin e tij vulgar
me banalitet shëmtarak,
dhe ata nuk mbyllen dot
automatikisht kurrsesi.
Ashtu siç janë të detyruar
të lejojnë dialogun e sherrit,
të depërtojë përmes tyre,
nga fillimi, në çastin e fundit,
kur njëri ikën i dëshpëruar,
tjetri stepet prej tmerrit,
apo nga krisma përmbyllëse
e gjakderdhjes së plumbit…
Në këto raste, sytë ulin qepenat
të mbyllet pamja përqark.
Goja kyç dyert të mos dalin
fjalët e rrezikshme kuturu.
Ah, sikur të kishin
dhe veshët të tillë kapakë,
të shmangte njeriu i gjorë
hyrjen e provokimit fatal në tru!…
BASHKË NË ÇDO ORBITË
Nëse disa ditë s’të vjen
mesazh në celular,
dije se jam kthyer
në këngë bilbili.
Hap dritaren të dëgjosh
në pemët vërdallë,
zërin tim të blertë
me fëshfërima pylli!
Nëse disa ditë nuk lexon,
emrin tim të shkruar,
diku mbi vargje,
apo në rreshtat e krijimit,
shiko mes dy malesh,
ku dielli ka ndriçuar
shkronjën e parë “V”
me rrezet e agimit.
Nëse disa ditë nuk shfaqem
te muri në internet,
dije se jam kthyer
në valë elektronike.
Hap monitorin e shpirtit
të më kesh aty ku je vet,
të përqafohemi sërish,
si nëpër netët magjike.
Pra, dije se nuk shkëputem
dot nga tërheqja jote
nga vlaga fuqidhënëse
që më japin buzët e tua.
Edhe sikur të na ndajnë
nga vërtitja e kësaj bote,
në dy hapësira planetësh,
unë prapë ty do të dua.
Oh, qofsha në gravitet
të përjetshëm me ty,
që të desha me të tëra
grimcat e shpirtit njerëzor!
Dhe paçim në tërheqjen
magnetike atë megafuqi,
që mban të pashkëputur
orbitat e dy trupave qiellor!…
PUTHJET NËPËR ËNDRRA
Kur adoleshencës
po i shkoja në skaj,
bota më thërriste
horizonteve tutje.
Vajzat më dukeshin
mrekullia e saj,
dhe netëve me to
ëndërroja puthje.
Gjatë asaj kohe
putha vajza dhe nuse,
nga më të bukurat
që kishte bota filmike.
Në perde kinemaje
putha artistet ruse:
Zvjetllanën, Ljudmillën,
Tatjanën magjike.
Putha Luçien, Nailen,
Pagarushën, Anitën,
me zërat drithmëtar
të zogëzave të pyllit.
Putha aktore Tinkën,
Violetën, Margaritën,
që më luanin brenda
skenës së shpirtit.
Po kur putha të parën
bukuroshe në realitet,
m’u duk se kish te buzët
gjysma hëne në vezullim.
Shkrepi një vetëtimë,
sikur putheshin retë
dhe u dehëm sqep më sqep
si dy fajkonj në fluturim…