• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOTA PERËNDIMORE TË DËNOJË SERBINË KRIMINALE

September 27, 2023 by s p

Ibrahim Kolari/

Bota e qytetëruar, mbarë Perëndimi duhet ta ndëshkojë e dënojë Serbinë kriminale për genocid në Kosovë. Vrasja e Afrim Bunjakut tregoi se Serbia kërkon gjak shqiptarësh. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ti tregojnë vendin e merituar Serbisë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kosova është e paprekshme. Bandat serbe dhe çdo keqbërës e kriminel i dirigjuar nga Serbia e Rusia do të marrë ndëshkimin më të fortë të ligjit. Askush nuk duhet të guxojë që të destabilizojnë Kosovën. Kosova ka ushtri dhe polici super profesioniste. Vrasja e policit Bunjaku në Leposaviq është një ngjarje tronditëse, kriminale dhe makabre. Kurrë më gjak shqiptari që derdhet udhëve të mëmëdheut. Krimineli Vuçiç që ndërsen krimin e organizuar në Kosovë, duhet të ndalet prej Perëndimit. Veç dialogu me njohje reciproke udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjidhja më e qëndrueshme për Kosovën.

Vatra dhe shqiptaro-amerikanët do ta mbrojnë dhe do të jenë përjetë në mbështetje të Kosovës. Rroftë përjetë e mot kombi shqiptar.

Filed Under: Fejton Tagged With: Ibrahim Kolari

MAQEDONI-MËRGIMTARËT KËRKOJNË STABILITET DHE SIGURI

January 17, 2017 by dgreca

INTERESIMIN PËR TË INVESTUAR NË VENDLIDJE E FRENON SITUATA/

1 vjollcaNga Vjollca Sadiku/

-Shumë mërgimtare dibran nga SHBA – ja duan të investojnë në vendlindjen e tyre  Dibrën , por problemi qëndron tek pasiguria dhe mungesa e stabilitetit politik në vend , thotë Ibrahim Kolari investitori i parë nga SHBA në Dibër pas proceseve pluraliste .,,Ka shumë mërgimtarë dibran që do të investojnë në Dibrën e tyre por kërkojnë  garancë për investimet ,, të cilët tani mungojnë thotë Kolari.2 Ibrahim

Dibër , janar  2017– Pas proceveve pluraliste në vendin tonë , një pjesë e mërgatës  dibrane në SHBA, ka shprehë interesim për të investuar në  vendlinjde . Por edhe pse ka patur shumë paralajmërime numri i atyre që investuan në Dibër është shum i vogël. Si problem kryesor për frenimin e investimeve nga ana e mërgimtarëve paraqitet siguria për investimet dhe stabiliteti politik  i vendit .

Mërgimtari dibran  Ibrahim Kolari  i cili është  biznismen i suksesshëm edhe në SHBA ishte i pari që bëri investime në sferën e ndërtimtarisë në vendlindje . Ai në fillim të viteve të 2ooo- ta privatizoi ndërmarjen nëdrtimore shtetërore  ,,Korabi,, duke e regjitruar atë si ,,Korabi Redy Mix ,, . Meret me prodhimin moder të  betonit me një tekonogji më moderne , duke investuar për paisje të standardeve botërore, me prodhimtari ditore prej 15oo M3, dhe me Pompa miksi me lartësi prej 48 metrosh . Ai nga 3 të punësuar  ka rritur numrin në 13  dhe sot punon me sukses . Edhe pse ka një rritje të punës, ai thot se ka pengesë birokratike por problem për investime të reja është edhe situata e sigurisë dhe stabiliteti nëpërgjithsi. ,,Këtë e thonë edhe  biznismenë dibranë  në Amerië të cilët janë të gatshëm që të investojnë në Dibër dhe ti ndihmojnë edhe vendlindjes por edhe biznesit të tyre,, thot Ibrahim Kolari . Ka interesim për të investuar në shumë sfera por problemi i sigurise dhe stabilitetit është primar shton ai. ,,Kam bindjen se është një numër i madh i dibranëve që duan të investojnë parat e tyre në Dibër por jon në një situatë të këtillë,, thekson bashkëbiseduesi i jonë, i cili shpesh viziton vendlindjen dhe biznesin e tij .

Deri sot në Dibër kanë investuar edhe biznisment dibran nga Amerika , familja Rusi në sferën e shendetsisë , familja Dobrova në në industri dhe Kol qendër, dhe famija Sela poashtu në një Kol Qendër . Por nëse meret parasysht fuqija ekonimike e mërgimtarëve dibran këta janë pak investime me që edhe shum të tjerë presin kushte më të mira për investim në vendlindjen e vet .

Ibrahim Kolari i cili në SHBA ka migruar në vitin 1979 në Amerikë ka shum  sukses me bizneset e tij, thot se për nje kohë të shkurtër , ka mundur të hapë firmën APEC Roofing Corp në Brooklin , e cila tani po menaxhohet nga djali i tij Dritan Kolari e pastaj edhe ka hapur edhe kompani të tjera të cilët punojnë me sukses. Duke marë parasysht se Ibrahim Kolari përveç biznesit meret edhe me aktivitete kombëtare dhe humane nëpër shoqatat mbardibrane dhe mbarkombetare në SHBA, ai vlerson se mërgimtarët në Amerikë në çdo moment  duan që të investojnë . Ka investime por ata janë ti numrosh me gështinj shton Kolari . ,, Mërgimtarët mes të cilëve edhe unë vetë, pres më shum siguri dhe stabilitet por edhe ndryshimin e Ligjeve për të investuar në Maqedoni ,në këtë aspekt në Dibër thot Ibrahimi dhe shton se kjo duhet të ndodhë me qëllim që të ket një zhvillin të Dibrës, dhe të parandalohet mërgimi i të rrijnve të cilët edhe me diploma fakulteti braktisin vendlindjen me që skanë punë vite me rradhë.  Ai në SHBA është një ndër aktivistët më të denjtë dibran . Në vitin 1986 është një nga themeluesit të  shoqatës  Dibra Fond , kurse në vitin 1988 si nënkryetar i shoqatës dibrane  sëbashku me aktivistët e tjerë ndërton shkollën dhe xhaminë . Atë vit bëhet edhe antar i kryesisë të shoqatës Vatra , kurse në vitin 1994  bëhet antar i Ligës Shqiptaro –amerikane me kryetar Jozef Diogardi . Në vitin 1996 , me shokët themelon  Shoqatën atdhetare Dibra  me Kryetar Emin Cilvulin. Në 2002. Themelues i Keshilli shqiptaro Amerikan, me kryetar Sami Repishtin.. Kolari la qenë udhëheqës I shum aktiviteteve kombëtar dhe humanitare në interes të kombit dhe Dibrës, dhe ka dhanë përkrahje për punën e shoqatave dibrane .,, Në të gjithë shoqatat në Amerikë , vlersohet se dibranët në mërgim duhet të bëjnë më shum për vëllezërit e tyre në vendlndje . Por duhet ndryshuar shum çka në vend thot Kolari dhe shton se pikërisht për këtë ka qen kandidat për kryetar I Dibrës  në vitin 2o13 , dhe tani kandidat për deputet në Kuvendin e Maqedonisë I Aleancës për Shqiptarët.

Dibranet në SHBA , kanë dërgesa të majme për familjarët e tyre që jetojnë në vendlindje , me që në Dibër 1/3 e polullates jeton në varferi të skaljshme. Por shton Kolari, biznismenët nga mërgimi shum shpejt do të hapin biznese dhe vende pune në vendëlindje nëse  definitivisht në vend ka stabilitet dhe siguri për investime.

Filed Under: Emigracion Tagged With: i frenon, Ibrahim Kolari, investimet ne diaspore, situata ne maqedoni

NJË VATRAN PËR PARLAMENTIN E MAQEDONISË

December 2, 2016 by dgreca

Intervistë e Editorit të Gazetës”DIELLI” në SHBA , Dalip Greca, me kandidatin për deputet, vatranin dhe biznesmenin e sukseshëm, prej 13 vitesh në Dibër, z. Ibrahim Kolari./

1-ibrahim_kolari-300x199

* Përse votuesit duhet ta votojnë Ibrahim Kolarin?/

I.Kolari: Sepse Ibrahim Kolari, ka një rezyme të pastër si Loti, është i pakorruptuar, u sjell shpresën, e një njeriu që vjen nga SHBA dhe njeh rregullat e demokracisë së pastër, -demokracisë amerikane. Unë, si veprimtar i dalluar në USA, Kosove, Shqiperi, dhe gjithe trojet shqiptare, sjell një frymë të re. Po ashtu unë kam më shumë se tre dekada në Vatër, në Bordin e saj, si dhe kontribues në Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, ç’ka më bën më të sigurtë në përcjelljen e frymës Kombëtare. Për mua Vatra ka qenë një Universitet më vete….Kam 13 vjet që kam cuar investimet e mia në Diber…/

NGA DALIP GRECA/

Mesazhi: I nderuar z. Kolari, në emër të Kryesisë së Federatës VATRA në SHBA dhe Gazetës së Saj “Dielli” uroj që të dilni fitues në zgjedhjet e afërta Parlamentare për në Kuvendin e Maqedonisë. Vatranët dhe lexuesit e Diellit po e ndjekin me emocion e vëmëndje garën tuaj. Tash që fushatës po i afrohet fundi, do të donim për të informuar më mirë vatranët dhe lexuesit e Diellit në SHBA,Kanada, Australi,  Europë, vendlindje, të sillnim më shumë informacion përmes bashkëbisedimit në online.

Ibrahim Kolari: Eshtë kënaqësi të bashkëbisedoj me gazetën më të vjetër të botës shqiptare,zërin e vatranëve, që vijon të botohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej 107 vitesh.

Pyetje: Si po ndjeheni tash që dita e zgjedhjeve është në prag? Sa optimist jeni për fitoren?

I.Kolari: Natyrisht ndjehem shumë mirë. Kam përcjellë mesazhe të qarta për elektoratin duke e garantuar se gjithçka kam premtuar do ta realizoj gjatë mandatit tim. Jam i gatshëm t’i shërbej popullit tim. Jam optimist për fitore. Fitorja do të jetë në anën tonë sepse ne sjellim shpresë për ndryshim.

 Pyetje: – Si e kanë pritë bashkatdhetarët kandidaturën e një vatrani, e një biznesmeni, që po kontribuon aq shumë në vendlindjen e vet prej 13 vitesh?

I.Kolari: Bashkatdhetarët dhe Vatranet, prej momentit kur u shpall kandidatura ime, reaguan pozitivisht. Unë mora urime të shumta për të fituar mandatin e deputetit, më ofruan mbështetje të pakufishme. Unë nuk do t’i zhgënjej, do të luftoj deri në momentin e fundit, kur të mbyllet fushata, me 11 Dhjetor 2016.

Pyetje: – Ju e provuat si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale për mandatin e kryetarit të Dibrës, por nuk ia dolët, edhe pse fituat shumë vota. Si e justifikoni rikthimin, jo si kandidat i pavarur por me mbështetje politike?

I.Kolari: Po ju them një fakt: Ne vitin 2015, kur lideri i Opozites Maqedonase z. Zoran Zaev, shpalli të dhënat nga përgjimet-bomba, që tronditën Maqedoninë; doli dhe fakti se votat e mia, si kandidat i pavarur, ishin manpuluar, ishin vjedhur, madje edhe blerë me $20.00 për çdo votues(për dibranët e varfër janë shumë edhe 20 dollarë). Unë nga ana ime e kisha konstatuar manipulimin, vjedhjen, dhe e denonçova me forçë, kritikova ashpër Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shkup, mirëpo ishte e kote mbasi VMRO & BDI ishin ne koaliçion te ngushte, të lidhura fort si vëllezërit siamezë dhe mbrojtën me forçë manipulimin. Ata ishin regjizoret dhe ekzekutuesit e maniopulimit. Unë isha pa mbështetje për të mbrojtë votat që dibranët mi patën dhënë.

Pyetje:-Si do t’i përgjigjeshit pyetjes: Përse votuesit duhet ta votojnë Ibrahim Kolarin?

I.Kolari: Sepse Ibrahim Kolari, ka një rezyme të pastër si Loti, është i pakorruptuar, u sjell shpresën, e një njeriu që vjen nga SHBA dhe njeh rregullat e demokraçisë së pastër, -demokraçisë amerikane. Unë, si veprimtar i dalluar në USA, Kosove, Shqiperi, dhe gjithe trojet shqiptare, sjell një frymë të re. Po ashtu unë kam më shumë se tre dekada në Vatër, në Bordin e saj, c’ka më bën më të sigurtë në përçjelljen e frymës Kombëtare. Për mua Vatra ka qenë një Universitet më vete.

Jam nga të paktët shqiptaro-amerikan që fitimet në shtetin amerikan i kam sjellë në vendlindje, ku po jap kontribut me investimet e mia, duke punësuar popullin tim dhe duke zbutur varfërinë e papunësinë. Shumë herë qytetarët e Dibres më drejtohet per shume halle, per çdo dite duke mu ankuar se u mungon sigurimi shendetsor, duke mu ankuar për mungesën e vendeve të punës, për jetën e vështirë, ku mungon shpresa për  një të nesërme të pasigurtë. Unë konstatoj se qytetartë janë të pasigurtë për të nesërmen, pa perspektivë, të friksuar deri në palçë nga partitë politike, nga pushteti.Të gjithë këtu, si të moshuarit ashtu edhe të rinjët ndjehen të pakënaqur nga pushteti. Unë shpresoj shumë se do të jem fitues në këto zgjedhje sepse kam çfarë u jap qytetarëve, kam garanci karakterin tim, përvojën që sjell, aftësitë, investimet e mia në vendlindje.

Me Experiencen time, dhe me mbeshtetjet e popullit dibran si në Diber ashtu edhe ne diaspore do të jemi fitues ne keto zgjedhje.

Pyetje- Sa ju ndihmon fryma Kombëtare e Vatrës dhe kontributi juaj prej më shumë se 30 Vjetë në Vatër?

I.Kolari: Natyrisht që fryma vatrane që unë sjell këtu në Dibër është një arsye më shumë përse qytetarët dibranë duhet të votojnë për mua. Vatra ka të shenjtë çështjen Kombëtare dhe me këtë frymë jam edukuar unë. Vatra ka ndikimin e vet,jo vetëm në diasporë por edhe në të gjitha trevat etnike të banuara nga shqiptarët, pra edhe këtu në Maqedoni, edhe në Dibër. Në Mandatin tim në Parlamentin e Maqedonisë, do të keë edhe mbështetjen e Vatrës, edhe frymën e Vatrës. Unë do të jem një zë I dobishëm për popullin tim, unë besoj në Demokraci dhe sjell përvojën e demokracisë amerikane, ku kam qenë I përfshirë aktivisht, me lidhje në politikën amerikane. Si pjesë e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe Vatrën, lidhjet e mia me politikën amerikane, veçanërisht me Republikanët e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, do të jenë të dobishme për elektoratin tim.

Zeri im do të jete shume i fuqishem ne Parlamentin e MK, mbasi besoj ne Demokraci, dhe në shtetin ligjor. Pa zbatim korrekt të ligjeve nuk funksionon shteti,nuk ka ekonomi të zhvilluar, kjo është fryma që sjell unë.

Pyetje – Ju keni drejtuar Shoqatën Atdhetare “Dibra” në SHBA”, përbën ky fakt një plus në konkurimin Tuaj?

I.Kolari: Shiko, unë jam dibran, jamë pjesë e popullit tim.Kjo ka qenë arsyeja që po u kërkoj votën qytetarëve të mi, por edhe mandatin që më patën dhënë dibranët e Amerikës për ta drejtuar shoqatën, përbën një besueshmëri Plus.

Sherbeva në Shoqatën Demokratike Dibrane në SHBA për dy mandate  të suksesshme. Unë do të jemë përherë në anën e dibranëve dhe askush nuk do t’më infektojë nga mikrobi i korrupsionit. Unë do të jem një avokat i fuqishëm i qytetarëve që përfaqësoj. Në fund të mandatit unë jam i bindur se do të jem po aq faqebardhë sa ç’jam para hyrjes në Parlament.

Pyetje:- Po formacioni i dr.Seles, që keni zgjedhur, sa ju ndihmon në mision tuaj për të qenë pjesë e Parlamentit?

I.Kolari: Se pari, kur une pranova ftesen nga dr.Sela qe te behem pjese LRPDSH, e Pyeta z. Sela per Platformen politike, për motivin e marrjes së tij me politikë, pashë rezymenë e tij, dhe u binda se une tek formacioni i tij gjeja veten dhe e pranova bashkëpunimin. Sot ne jemi në ALEANCE per Shqiptaret, kemi bërë bërë kualicion me dy partitë të tjera, UNITETIN që ka në krye Gjeneralin, Gezim Ostrenin, dhe RDK, me kryetar , Vesel Mehmeti. Kemi gjëra të përbashkëta dhe luftojmë me një Platformë që do të rikthejë shpresën e humbur të qytetarëve. Jemi një formacion politik qe besojmë se do të kurorëzohemi me fitore, natyrisht nëse do të respektohet ligji i zgjedhjeve, nëse zgjedhjet do të jenë të qeta dhe demokratike.

Pyetje: Çfarë mendoni Ju se i mungon Dibrës dhe çfarë do t’i jepni Ju asaj.

I.Kolari: Z.Editor i Diellit; Dibra per çdo dite po zbrazet nga nataliteti, por edhe po shkatrohet nga infrastruktura, ish,Myftiu i Dibres, sot Kryetar I Dibrës, po e drejton Dibren si mos më keq, po e keqmenaxhon qytetin, nuk respekton ligjin. Të gjitha premtimet e tij elektorale i ka marrë era, asgjë nuk ka realizuar. Ai po e drejton Dibrën sikur ta ketë çiflik të tij, nuk ka një plan urbanistik, nuk ka ujë në periudhën e Verës kur vijnë emigrantët, shumë punime në qytet nisin dhe nuk përfundojnë jo për një muaj e dy, por me vite, mbeten nëpër këmbë. Kur bashkëbisedoj me qytetarët, më thonë se janë shpresëhumbur, vetëm vizat për të ikur mund t’i shpëtojnë nga jeta mizerabël që bëjnë, ku mungon gjithçka. Duke qenë se unë vij nga Diaspora, e di se çfarë u duhet ofruar qytetarëve dibranë. Jam i bindur se Misioni im do të jetë i dobishëm për dibranët.Unë kam premtuar në elektorat se pagën time të deputetit do ta përdor për studentët e elitës dibrane, që nuk kanë mundësi financiare për t’u shkolluar.

– Cili është mesazhi Juaj për dibranët në prag të zgjedhjeve?

I.Kolari: Mesazhi im është i thjeshtë: Dibranë, ma jepni votën sepse do të jem zëri dhe shërbëtori Juaj në Parlament. Kam që në vitin 2003, që solla nga SHBA në Dibër investimet e mia, dhe nuk jam larguar edhe pse nuk kam pasë mbështetje, ç’ka tregon vendosmërinë time për të qenë pranë Jush.

Unë u bëj thirrje bashkqytetarëve të mi dibranë që së bashku ta largojmë me votë të keqen që është instaluar në Maqedoni që nga viti 2001, duke u bërë gangrenë e Demokracisë.Ju risjell në vëmendje dibranëve dhe të gjithë shqiptarëve, video incizimin që shpërndau në FB Gazmend Kërkuti, duke iu drejtue dibraneve, m’jaft  i duartrokitët ata qe ju shkatërrojnë per çdo dite, ata qe vendin e kane shnëdrrue ne Anarki.. Dibranet jane ata qe lotojnë jo vetem në morte, kur vajtojne, por fatkeqsisht edhe dasmat po i lajne me Lot…Le t’i themi ndal këtij relaiteti fatkeq të gatuar nga pushtetarët aktualë.MJAFT!

Partia Aleanca per Shqiptaret , me jep mbështetje te jashtzakonshme… Besoj se ketij vendi do i kthehet dinjiteti. Qytetarë, Ju garnatoj, ne nuk jemi Ata, Jemi Ndryshe..!

Zoti e bekoftë popullin shqiptar, Zoti i bekofte Shtetet e Bashkuar të Amerikes, dhe falenderim i veçantë per shpëtimin e Kosovës..!

-Faleminderit për Intervistën

Nju Jork-Dibër, 2 Dhjetor 2016

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, e maqedonise, Ibrahim Kolari, NJË VATRAN PËR PARLAMENTIN

NEW YORK: NJË DASËM E MADHE DIBRANE NË “EL CARAIBE”

December 28, 2014 by dgreca

Më shumë se 700 të ftuar kanë uruar Dritan Kolarin dhe Dafina Dikën: TË TRASHËGOHENI!/
Ibrahim Kolari, vatran prej tre dekadash, anëtar i Këshillit të Vatrës,ish kryetar i Shoqatës Dibrane, veprimtar i komunitetit shqiptar në Amerikë ndër më të dalluarit, një biznesmen i suksesshëm me investime në vendlindje, kandidat për bashkinë e Dibrës, të shtunën në mbrëmje, me 27 Dhjetor 2014, ka ftuar miqtë, të afërmit, bashkëpunëtorët në një dasëm të pazakontë, ku pjesmarrja i kalonte të 700 të ftuarit. Dritani, djali i tij dhe i bashkortes Merita, vuri kurorë me Dafinën, të bijën e familjes Dika, zonjushën Dafina Dika. Dasma u organizua në një nga restorantet më famoze të New Yorkut, ku harmonizohet tradita e shume gjeneratave me bashkohoren, El Caribe Country Club Caterers në Brooklyn, New York. Me një kapacitet prej rreth 1000 e më shumë të ftuarish, restoranti mbahet si një nga më konkuruesit sfidues për raste të tilla, veçanërisht për dasma.EL Caraibe shquhet për dekor klasik, dizajn elegant, tavane të harkuar dhe ndriçim spektakolar, ku gjithaçka duket fluorishente.
Sa për menynë e ushqimeve, kuzhina e Ela Caraibe është e pakonkurueshme. Piëkrisht në këtë mjedis u organizua dasma e martesës së djalit të Ibrahim dhe Merita Kolarit,-Dritanit, ku të fuarit ishin jo vetëm nga Dibra, por nga e gjithë Shqipëria, nga Çamëria dhe Kosova.
Orkestra, ku shkelqentejo vetem Raif Hyseni, por dhe instrumentistit e tjere, këngët e kënduara nga diva e këngës popullore Merita Halili, Shqipe Kastrati, i talentuari Bledi Maqellara e të tjerë këngëtarë të ftuar , ia shtuan emocionet dasmës. I Zoti i dasmës, Ibrahimi, tek u uron mysafirët pjesmarrës në këtë dasëm të madhe, uron çiftin, krushqinë, por nuk harron dhe individët, si biznesmenin dhe veprimtarin Rrustem Gecaj , veçon mysafirët nga Vatra, zv/Kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Zef Balaj, Marjan Cubi, Ramiz Mujaj,Uka Gjonbalaj,Ramadan Gashi, editorin e Diellit, përfaqësuesin e Çamërisë Sali Bollati, Lavdrim Cami,dhe shumë nga mysafirët e veçantë. Ai gjenë momentin dhe i thotë pak fjalë për Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës, e cila për 102 vite, nuk i është ndarë çështjes Kombëtare.
Dasma u përshkua nga tradita shqiptare, ku natyrisht mbizotëroi traditat e njohur dibrane, këngët dhe vallet e Dibrës, dhe në krye të valles janë ata, nusja, dhëndri, por dhe vetë Ibrahimi e Merita. Edhe motrat e dhëndrit- Dritanit, e “ngritën” në këmbë dasmën, duke kënduar, vallzuar, duke shoqëruar çiftin, qe shkëleqen nga bukuria.
Mysafirët e Vatrës përshëndesin familjen Kolari dhe çiftin me këngën -himn”XHamadani vija-vija” dhe të gjithë së bashku ngrihen në valle.
Nusja në valle, prerja e tortës,vallja e qelesheve, ishin disa nga çastet me më shumë emocione që u shoqëruan me duartrokitje. Dasma ka vazhduar deri në pasmesnatë dhe u mbyll me urimin e 700 të ftuarëve: Të trashëgohet çifti!(dg)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dlaip Greca, dritan Dafina, Ibrahim Kolari, NEW YORK: NJË DASËM E MADHE DIBRANE NË "EL CARAIBE"

KUSH PO E THANË DIBRËN ?

January 23, 2014 by dgreca

Nga Ibrahim Kolari/

Sot po zhvillohet një debat, për vendimarrjen e Qeverise së R. Të Maqedonisë për devijimin e lumit Radika me destinacion për përfitime ekonomike. Mirëpo në vendet me demokraci të mirëfilltë vendimarrjet e tilla gjithmonë vendosen me referendum mbarë popullor ose me një debat të gjerë publik ku fjalën kryesore e kanë ekspertet të cilët e vlerësojnë dhe e bëjnë të ditur rëndësinë e projekteve të tilla afatgjate. Në rastin e marrjes-devijimit të lumit Radika që ndodhet në rajonin e Dibrës së Madhe, jo vetëm që skemi debate me specialistët e fushës përkatëse, por nga ana e qeverisë së Maqedonisë kemi edhe injorim dhe indiferentizëm ndaj dëgjimit të zërit të popullatës vendase.

Qeveria e Maqedonisë në formë arbitrare po vepron në këtë rast dhe unë si qytetar i Dibrës dëshiroj që përfaqësuesit tanë shqiptar në qeveri të prononcohen drejtë dhe hapët rreth këtij projekti qëllimdashës për bashkëkombësit e mi. Përse qeveritarët dhe politikanët po sillen ka ashpër me Dibrën? Nuk mjafton plaga e mërgimit ekonomik prej 50 vitesh që e ka zbrazur këtë qytet të lashtë me tradita dhe histori kombëtare, por tani duan edhe ta kthejnë në një shkretëtirë në zemër të Ballkanit. Prandaj ne si dibran, por edhe të tjerët duhet ta mbrojmë sot pronën tonë të përbashkët, ujin e Radikës i cili është vetë jeta jonë. Ne, duhet bashkë, pa dallim kombësie dhe feje të protestojmë për këtë projekt që do zhduki Florën dhe Faunën, do shkatërrojë turizmit në këto anët, do të largojë njerëzit që vijnë për shërim në Banjat e Dibrës, shkurt do vdesin të gjitha ato pak biznese që funksionojnë sot.

Nuk mundet një lum të devijohet pa marrë miratimin edhe të shteteve fqinje, në këtë rast Shqipëria sepse uji është pronë e natyrës, pronë kolektive të njerëzimit jo vetëm të një kombi, por të disa kombësive, me këtë projekt qeveria po nxit edhe një urrejtje etnike duke prishur marrëdhëniet midis fqinjëve, midis shokëve dhe bizneseve.

Të gjithë qeveritarët shqiptar si në Tiranë ashtu edhe në Shkup rrahin gjoksin se marrëveshje nuk ka për devijimin e lumit Radika, se projekti është i parealizueshëm, por ka vite që kane nisur punimet në heshtje dhe fshehtësi. Duket sikur jemi të përgjumër këtë periudhë, duket sikur jemi indiferentë ndaj vetvetes, më duket sikur i thërrasim vdekjes kolektive klinike.

Prandaj si qytetar dibran, si biznesmen, si ish-kandidat i pavarur për komunën e Dibrës së Madhe e pash të arsyeshme të shkruaj këto rreshta për çështjen e lumit të Radikës me qëllimin e mirë që të gjithë se bashku të reagojmë si vëllezër  sepse uji është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetë ne bote.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ibrahim Kolari, kush po e thane Dibren, lumi Radika

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT