LE GAULOIS (1913) / MIRATIMI I ISMAIL QEMALIT PËR KRIJIMIN KOMITETIT SHQIPTAR TË MILANOS/
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Janar 2019/
“Le Gaulois” ka botuar, të premten e 11 prillit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me krijimin e një komiteti shqiptar në Milano me miratim të Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një komitet shqiptar/
Milano, 10 prill./
“Në mesin e refugjatëve shqiptarë u formua një komitet, nën patronazhin e princit mirditor Bibdoda, me ndihmën e disa personaliteteve të kolonive shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe Itali.
Ky komitet, i miratuar nga Ismaïl Qemal Beu, ka për qëllim të informojë opinionin publik evropian mbi kërkesat e kombit shqiptar dhe të mbrojë të drejtat e tij; ai përfshin përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë;
Ky komitet do të fillojë publikimin e një gazete me seli të përkohshme në Milano.”