• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Shqipëri, Basha: Përkushtim për fuqizimin e bashkëpunimit

March 10, 2016 by dgreca

-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, po ashtu shprehu përkrahjen dhe përkushtimin për proceset e mëtejshme në Kosovë si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Mars 2016/ Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, sot në Kosovë është pritur në takime të veçanta nga presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe nga liderë të partive politike.Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, po ashtu shprehu përkrahjen dhe përkushtimin për proceset e mëtejshme në Kosovë si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Jahjaga pret kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare thekson se, Jahjaga dhe Basha biseduan  për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, me theks në zhvillimet më të fundit në Kuvendin e  Republikës së Kosovës si dhe proceset e  tjera që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

 Presidentja Jahjaga e njoftoi Bashën me nismat e saj për të gjetur zgjidhje për dy kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë më Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës dhe me procesin e shënjimit të kufirit shtetëror midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Presidentja Jahjaga tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes për qeverinë se si duhet të veprohet në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ndërsa sa i përket demarkacionit tha se shumë shpejt do të fillojë punën një komision i pavarur me ekspertët ndërkombëtarë i cili do ta analizojë gjithë procesin.

 Presidentja Jahjaga dhe kryetari i   Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Presidentja  nënvizoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces dhe kërkoi që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e  integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

 Kryetari i   Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha shprehu mirënjohje dhe mbështetje për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë. Ai theksoi se Presidentja Jahjaga ka dëshmuar se ka qenë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe çmoi lart kontributin e saj për të ardhmen e Republikës së Kosovës.Mustafa-Basha: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim dhe partneritet me Shqipërinë

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.  Sipas njoftimit të dërguar nga Kryeministria kosovare, gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në dy vendet si dhe për bashkëpunimin dhe relacionet shumë të mira, në të gjitha nivelet, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

 Kryeministri Mustafa e njoftoi kryetarin Basha për progresin e gjithanshëm në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, avancimin e proceseve integruese evropiane si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

 Kryeministri Mustafa e falënderoi Republikën e Shqipërisë dhe të gjithë faktorët institucional, politik dhe shoqëror të saj për përkrahjen dhe bashkëpunimin, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

 Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur konsideratat e tij maksimale për lidershipin dhe konsistencën e Qeverisë së Kosovës në avancimin e proceseve zhvillimore.  Kryetari Basha, po ashtu, shprehu përkrahjen dhe përkushtimin për proceset e mëtejshme në Kosovë si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

 Basha-Veseli: Gazi nuk është model për Parlamentin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike  (PD) të Shqipërisë, Lulzim Basha.  Gjatë këtij takimi të ngrohtë, u bisedua për marrëdhëniet ndërparlamentare ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit në ato fusha, në të cilat Shqipëria ka eksperiencë më të madhe, e që kanë të bëjnë me  integrimet euroatlantike.Njoftimi i dërguar nga Kuvendi thekon se, kryetari i PD-së, Basha, me këtë rast i bëri një vështrim edhe gjendjes politike në Kosovë, ndërsa vlerësoi se opozita duhet të jetë më e përgjegjshme kundruall situatës së krijuar.

“Gazi nuk është model për Parlamentin”, tha Basha, dhe shfaqi drojën se veprimet e opozitës do të krijojnë imazh të keq për vendin, duke  penguar në rrugën  e integrimeve.

Kryeparlamentari Veseli vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet të dyja vendeve dhe u shpreh i bindur se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

 Basha- Ahmeti: Janë shumë çështje të përbashkëta

 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim, kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Bashën.
Në një bisedë të përzemërt Ahmeti e njoftoi Bashën për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, sfidat dhe kauzat e opozitës, qeverisjen dhe të arriturat në Komunën e Prishtinës, si dhe promovimin e demokracisë dhe interesin qytetar në përgjithësi.

Nga ana e tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha shprehi kënaqësinë e tij për takimin dhe tha se duhet të vazhdohet me një dialog kuptimplotë dhe thelbësor në mes faktorëve politikë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Janë shumë çështje të përbashkëta për të cilat duhet të diskutojmë, si në aspektin e dy partive opozitare që kanë të bëjnë me interesin qytetar e poashtu edhe në aspektin kombëtar, siç janë integrimi i të dy vendeve në strukturat veriatlantike”, tha Basha.

 

———- Forwarded message ———-
From: ZPRK – Departamenti i Informimit <zprk@president-ksgov.net>
Date: 2016-03-10 13:01 GMT+01:00
Subject: Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha / Predsednica Atifete Jahjaga dočekala je predsednika Demokratske partije Albanije, Lulzim-a Basha
To: ZPRK – Departamenti i Informimit <zprk@president-ksgov.net>

Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun

www.president-ksgov.net

Datë: 10 mars 2016

 

 

Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotëri Lulzim Basha.

 

Presidentja Jahjaga me z. Basha biseduan  për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks në zhvillimet më të fundit në Kuvendin e  Republikës së Kosovës si dhe proceset e  tjera që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

 

Presidentja Jahjaga e njoftoi z. Basha me nismat e saj për të gjetur zgjidhje për dy kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë më Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës dhe me procesin e shënjimit të kufirit shtetëror midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Presidentja Jahjaga tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes për qeverinë se si duhet të veprohet në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ndërsa sa i përket demarkacionit, Presidentja Jahjaga  tha se shumë shpejt do të fillojë punën një komision i pavarur me ekspertët ndërkombëtarë i cili do ta analizojë gjithë procesin.

 

Presidentja Jahjaga dhe kryetari i   Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotëri Lulzim Basha, biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Presidentja  nënvizoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces dhe kërkoi që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e  integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

 

Kryetari i   Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotëri Lulzim Basha shprehu mirënjohje dhe mbështetje për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë. Ai theksoi se Presidentja Jahjaga ka dëshmuar se ka qenë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe çmoi lart kontributin e saj për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Jahjaga, Lulzim Basha, Mustafa, ne Kosove, Veseli

KOSOVË-FESTOHET DITA E MËSUESIT

March 7, 2016 by dgreca

*Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë/

 *Urojnë Kryeministri Mustafa, Kryeparlamentari Veseli,Minstri i Arsimit Bajrami, Minsitri i daispores Murati etj…/

PRISHTINË, 7 Mars 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, vizitoi sot shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Zenel Hajdini” në Prishtinë, ku u prit nga drejtori, Nazif Jashari dhe stafi i kësaj shkolle. Presidentja Jahjaga, me këtë rast, takoi mësuesen Xhemajlie Oruçi, e cila ka dhënë kontribut në këtë shkollë mbi 40 vjet, si dhe klasën e saj. Presidentja e falënderoi mësuesen për kontributin e dhënë në arsimimin e brezave të qytetarëve të Kosovës.“Dëshiroj t’ju uroj për ditën e 7 Marsit, juve dhe gjithë mësuesve dhe arsimtarëve kudo në Kosovë. Punës dhe përkushtimit tuaj 40-vjeçar duhet falënderuar gjenerata të tëra, që kemi ardhur deri në këtë ditë të sotme. Unë çdo 7 Mars e bëjë një aktivitet të caktuar, por këtë vit kam zgjedhur shkollën tuaj. Ju uroj fat dhe suksese”, tha Presidentja Jahjaga. Mësuesja Xhemajlie Oruçi e falënderoi Presidenten Jahjaga për këtë vizitë. “Për mua është një kënaqësi e veçantë që kontribuova në këtë shkollë për 40 vite. Më 24 mars e përfundoj karrierën time në këtë shkollë. Unë të falënderoj në emër timin dhe të gjithë stafit për këtë vizitë. Për mua është kënaqësi që përvojën 40-vjeçare ta përfundoj me këtë befasi dhe me këtë vizitë të veçantë nga presidentja Jahjaga dhe këtë nuk do ta harrojë kurrë”, tha mësuesja Oruçi.

Veseli: Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ku u shpreh krenar që, pikërisht sot, në Ditën e Mësuesit, gjendet në shkollën, nxënës i të cilës ishte për tetë vjet rresht.Duke i uruar mësimdhënësit për ditën e tyre dhe përgëzuar ata për punën fisnike e të palodhshme në arsimimin e brezave, kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë për arsimin, por, megjithatë, asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft.

“Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha, në kohën kur arsimin tonë ende e presin sfida të shumta. Angazhimet e të gjithëve tani duhet të jenë të fokusuara në ngritjen e cilësisë në standardet më të larta”, theksoi kryetari Veseli.Duke iu drejtuar më të vegjëlve të shkollës, kryeparlamentari Veseli kërkoi nga ta që t’i përkushtohen mësimit dhe dijes, duke vënë, kështu, themele të shëndosha për një të ardhme të sigurt dhe të ndritur për vendin.“Mësuesit juve ju japin jo vetëm dije, por edhe kulturë e shpirt se si të bëheni qytetarë të të ardhmes, se si të silleni në jetë dhe shoqëri, dhe të jeni qytetarë të dinjitetshëm të shtetit që ju vet do ta drejtoni”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli takoi edhe mësuesen e tij të parë, Kimete Berisha dhe ndoqi recitimet e disa nxënësve.

 Mustafa: Urime Dita e themelimit të shkollës së parë shqipe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit.“Mësues të dashur, juve që për shumë gjenerata kishit dhe keni për mision shpërndarjen e mësimit dhe dijes, sot në përvjetorin e themelimit të shkollës së parë shqipe, ju uroj 7 Marsin Ditën e Mësuesit”, ka shkruar ai.

 Bajrami: 7 Marsi, ditë e veçantë në kalendarin e arsimit  kombëtar

 “Dita e Mësuesit, 7 Marsi, është një ditë e veçantë në kalendarin e arsimit  kombëtar”, është shprehur sot Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë e Kosovës. “Në këtë ditë, kujtojmë rolin historik të mësuesit shqiptar që nga fillet e arsimit shqip. Kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën e tyre në përhapjen dijes dhe kontributibutin e tyre në emancipimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare”, theksoi ai.

Roli i mësuesit, vijoi ministri, është shumë i rëndësishëm për  edukimin e brezave të rinj, të cilët do ta fuqizojnë familjen dhe shtetin tonë.“Vetëm me kontributin tuaj, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Jam i bindur se së bashku mundemi që Kosovës t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit”, përfundoi mesazhin ministri Bajrami me urimin: Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Murati: Krenarë me mësuesit në diasporë

 Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, ua ka uruar festën e 7 marsit, Ditën e Mësuesit, të gjithë mësimdhënësve të diasporës, me nderimet më të mëdha për ata që e kanë mbajtur identitetin tonë në diasporë. Sipas ministrit Murati, përkushtimi i Ministrisë së Diasporës, së bashku me mësimdhënësit, për ruajtjen e identitetit është shumë e nevojshme të vazhdojë, që kështu të jetësohet edhe marrëveshja e nënshkruar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Një komb ngrihet midis kombeve të tjera përmes vlerave të larta të tij. Kombi ynë nuk do t’i kishte këto vlera, nëse njerëzit e tij të shquar  do ta braktisnin identitetin e vet. Pikërisht për këtë arsye, dua t’ju falënderoj për punën tuaj në ruajtjen e identitetit dhe jetës së kombit tonë. Ne jemi krenarë me ju!”, theksoi në fund ministri Murati./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: 7 MARSI FESTOHET, Jahjaga, Mustafa, ne Kosove, veseli urojne

Presidentja Jahjaga vizitoi Kompleksin Memorial dhe familjen Jashari në Prekaz

March 6, 2016 by dgreca

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga qëndroi sot në Prekaz të Skenderajt, në kuadër aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së.Fillimisht ajo bëri homazhe në kompleksin Memorial ”Adem Jashari”, si dhe vizitoi një ekspozitë fotografish dhe muzeun që është i hapur në kuadër të kompleksit.Gjithashtu, Presidentja Jahjaga vizitoi familjen Jashari, ku u prit nga kryefamiljari Rifat Jashari.Në një deklaratë dhënë pas vizitës, Presidentja Jahjaga tha:

 Sot pata nderin që të vizitoj familjen Jashari, në këtë ditë plot dhimbje për ta por edhe për të gjithë Kosovën, në këtë 18-vjetor të rënies heroike të 53 pjesëtarëve të kësaj familjeje dhe të kësaj lagjeje.

 Pata nderin të takoj Rifat Jasharin dhe anëtarë të tjerë të kësaj familjeje, të bisedoj me bacën Rifat, të rikujtojmë sakrificën e madhe që ka bërë kjo familje, por edhe shumë familje të tjera anembanë Kosovës për ta jetësuar ëndërron tonë të përjetshme, ëndrrën tonë historike, për ta bërë Kosovën shtet të lirë, shtet të pavarur.Në këto varre këtu pranë janë moshatarët tanë, gjenerata të ndryshme të kësaj familjeje. Këtu është dhënë jeta për liri dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Kthimi im në Prekaz gjithmonë më emocionon, sepse ma rikujton çmimin e madh që kemi dhënë si popull dhe si shtet, si dhe borxhin që ua kemi gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë, për pavarësinë tonë, që ta ndërtojmë një Kosovë të të gjithë qytetarëve të saj, një Kosovë me perspektivë të qartë euroatlantike.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: familjen Jashari, Jahjaga, vizitoi

Jahjaga: Na duhet një platformë e re se si duhet të ecim përpara

February 20, 2016 by dgreca

-Na duhet të mbesim lojalë ndaj orientimit tonë properëndimor – anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO – në frymë dhe në vepër, theksoi Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në Stantërg të Mitrovicës/

 Nga Behlul Jashari/ MITROVICË-STANTËRG, 20 Shkurt 2016/ Na duhet një platformë e re se si duhet të ecim përpara, tha sot Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në shënimin e 27 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, në Stantërg të Mitrovicës.

 “Sot gjendemi para një sfide tjetër – atë të forcimit të shtetësisë tonë dhe subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Tani na duhet mobilizim po aq i qëndrueshëm dhe insistues që demokracinë tonë të brishtë dhe institucionet tona që duhet ta mbrojnë dhe avancojnë këtë demokraci t’i forcojmë çdo ditë”, u shpreh ajo.

Kjo, vijoi Jahjaga, është beteja jonë e radhës, beteja e së ardhmes, që varet nga ne dhe të cilën patjetër duhet ta fitojmë.
“Ne na duhet një platformë e re se si duhet të ecim përpara, një dialog i brendshëm për të ardhmen e Kosovën dhe drejtimin që do ta marrim si shtet dhe shoqëri. Na duhet të mbesim lojalë ndaj orientimit tonë properëndimor – anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO – në frymë dhe në vepër”, theksoi Presidentja kosovare.
Ajo drejtoi mesazhin se, na duhet t’i ripërtërijmë vazhdimisht vlerat që i vumë në themele të shtetësisë tonë.“Me ngulm dhe guxim duhet ta bëjmë reformën e ekonomisë tonë për të garantuar që vendeve si Stantërgu dhe banorëve të përkushtuar të tij t’i kthehet shkëlqimi dhe krenaria që e gëzonin dikur. Nuk kemi alternativë pos të ndërtojmë shtet ligjor. Besoj thellë se këto qëllime nuk janë të paarritshme, por duhet të jemi të vetëdijshëm që ato kërkojnë më shumë angazhim e punë”, u shpreh Jahjaga.
Presidentja e Kosovës përkujtoi se, thellë në nëntokën e Stantërgut, duke u hedhur në grevën më të gjatë që kishte njohur historia e asaj kohe minatorët e Trepçës ngritën fuqishëm zërin ndaj nacionalizmit që kanoste të zhbënte atë pak liri që Kosova gëzonte, kundër ndryshimeve kushtetuese të asaj kohe që dhunshëm po revokonin autonominë e Kosovës, që paralajmëronin ditë të zeza për shqiptarët e Kosovës e popujt e ish Jugosllavisë.“Para 27 vjetësh ju kontribuat në vetëdijesimin qytetar e ndërgjegjësimin ndërkombëtar për shtypjen që kishte marrë hov në Kosovë”, tha Presidentja Jahjaga duke iu drejtuar minatorëve të Trepçës.Në Stantërg të Mitrovicës u mbajt sot manifestimi qëndror i Javës së Minatorëve në 27 vjetorin e grevës së madhe të 1.300  minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  shkurt 1989, në mbrojtje të Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Jahjaga, platforme e re

Congratulations Kosovo

February 16, 2016 by dgreca

President Jahjaga’sspeech at the officialreception in honourof the eighthanniversaryof Independence of the Republic of Kosovo/
Prishtine, 16shkurt 2016/
Honourable Prime Minister Mustafa,/
Honourable representatives of the institutions of Kosovo,/
Honourable Senator Corker,/
Honourable Congressman Turner,/
Honourable Ambassadors and representatives of the international missions in our country,/
Honourable families of the martyrs,/
Dear citizens,/
Ladies and Gentlemen,/
Tonight we have gathered to mark the eighth anniversary of the Independence of Republic of Kosovo, our dear country, the birthday of our new state. This magnificent day, which ,many generations of a span of one hundred years, was no more than a dream, and which for a whole century we held in high esteem as an aim of our collective endeavours to live in peace and liberty.
Our state was born with lots of hardship. A massive human sacrifice was given, painful sufferings with grievous consequences, which many families continue to endure even 16 years after the end of the war, even on this night of the anniversary of the independence.
It is exactly this common journey of ours and the specific individual experience of every single one of us, which strengthens the foundations of Kosovo, which we together made it a state. It makes us all enjoy the privileges and responsibilities of being a Kosovar- including the historic responsibility to conclude this state building cycle- at the same time. It makes Kosovo the sole ideal, as Kosovo is more important than anyone of us.
The sacrifice to arrive at this point makes us conscious of the fact that Kosovo cannot be appropriated. It is not a property of any of political leaders. It belongs to its citizens, who today, are more united than ever in their refusal of divisions and disjuncture of its political class, in asking for accountability, in insistence for law and order, in ending of moral degradation and corruption, and for the repositioning of values and ideals which helped make Kosovo a state, a cause into which our greatest allies aligned themselves in, into the focus of our engagement. Thank you for being right by our side Ambassador Delawie, Kosovo has no greater friend. Honourable Ambassadors, thank you for your unreserved support.
This year, more than any other year, we have been suffering growth pains. In such a context, disagreements are understandable, as are the challenges of an approved but untested Constitution, which despite all things, must continue to provide weight and legitimacy to each decision making and activity of ours.
Our solutions must be constitutional and institutional, because only in such a manner we strengthen the trust we require to conclude this state making. It is undeniable that at this stage of state building as a society, we require an internal dialogue for our path ahead. But this discussion must never challenge the basic democratic consensus which we laid upon the foundations of the statehood of Kosovo and upon which we built our international and state legitimacy. It must never test our friendship with our allies or bring to doubt our determination to build a democratic state, to incite fear and create insecurities in our future. This is a long awaited day, a sacred day, which does not convert into a contest on the love for the fatherland.
It is undeniable that we have a lot of work to do. Lot of work in searching for justice for those no longer with us. Work in order to include every single citizen, regardless of ethnicity, in building of our joint home. Work in order to say no to corruption which is monopolizing the power in the hands of a minority which is denying the equal right to compete, to work and to augment the wellbeing to the citizen of Kosovo. Determination to hold accountable all those who have not represented the interests of the citizens in a dignified manner.
Without any doubt, Independence Day must be a day of reflection. But above all it is a day of celebration, day of joy, when we turn our heads back and feel proud of our greatest achievement in this century, making of Kosovo a state.
We share this day with our most beloved ones in order to celebrate our greatest love of all- our love for Kosovo, this dream of many a generation, which we have the obligation and a duty to enliven.
Kosovo will walk ahead, fearless. Its citizens will continue to be insistent on their irrevocable European future, unshaken in their belief that good days for Kosovo have only begun.
Citizens of the Republic of Kosovo, have a happy 8th anniversary of independence. Let us be proud of our joint achievements and let us not stop in aspiring for more.
Congratulations Kosovo!

Filed Under: Editorial Tagged With: Congratulations Kosovo, Jahjaga

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 10
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT