Në vend të reagimit/
Distancohem nga çdo punë në institucionet publike, që lidhen, me PDK-LDK/
Nga Jeton Kelmendi, Prishtinë/
Ndonëse kishte 8 vite që isha larguar nga Kosova edhe pse e kisha njohur natyrën e funksionimit të jetës institucionale ne vendin tim, këto vite më mashtruan. Mendova se gjërat kanë ndryshuar dhe vërtet kishin ndryshuar, por jo për të mirë, por në atdheun tim çdogjë është degraduar deri në shkallën më ekstreme. Me propozimin e disa miqve të mij, provova të bëhem anëtar i Bordit të Mediumit Publik RTK.Pa modesti, mendova se mund të shërbej per evndin tim nga ai pozicion.Që në fillim një nga anëtaret e komisionit parlamentar më tha se koti po konkurron, sepse këto punë i ka në dorë partia, në fakt dy partitë më të mëdha LDK-PDK. E merrja me mend edhe ketë, por jo edhe centralizimin e krejtë pushteteve që lidhen me tre emra: Hashim, Kadri dhe Isa. Nejse, për mos t’u marrë më shumë me ketë punë, po dal tek ngjarja që më ndodhi.Erdhi dita, kur 55 kandidatët që kishim konkuruar për anëtarë të Bordit të RTK-së,të dalim para komisionit parlamentar për t’u intervistuar.Isha diku pas te 20-tit dhe sapo hyra në sallën S-2, ku,ky grup i quajtur Ad-hok intervistonte, më morën në pyetje për afër një minutë e gjysëm. Realisht nuk di çka më pyetën, sepse doren në zemër,ky komision nuk kishte nivel as për së afërmi që të dijë gjë nga shkenca e medies, për të mosthënë se shumica nga ata nuk dinë as të shkruajnë dhe as të flasin mirë gjuhën e tyre. Nejse edhe kjo nuk është punë e imja sepse ata dhe ato i ka sjellur aty “populli”, por ajo që më bëri përshtypje ishte mungesa e disave nga anëtaret, nga njëra anë, ndërsa në anën tjetër disa flisnin me telefona, e disa bënin shaka. Sido që të jetë ky grup bëri punën e vet, në fakt bëri punën e shefave të tyre: përzgjodhën 8 anëtarët që shkojnë në Kuvend për t’u votuar. Nga 55 konkurrentet, sigurisht që kishte kandidat me gradashkencore, me përvoja ndërkombëtare, kishte autoritete të njohura ndërkombëtarisht në fusha të artite tje, por në mesine atyre 8 të përzgjedhurve nuk hynri asnjëri.Nga të përgjedhurit e këtij grupi parlamentarë, ka pensioniste, njerëz pa profesion, por sigurisht militante të partishëm.Fundja kjo është e drejta e komisionit të përzgjedhin këtë duan ata, nuk ka rëndësi pse nuk janë profesionist, me rëndësi është se ata janë përsona të besuar te shefave që po e sundojnë ketëpopull.Ajo që dua të them është se Kosovës nuk i duhet më të hap konkurse për asnjë vend pune në institucionet publike, sepse kot i mundon njerëzit të konkurojnë, të shpenzojnë, kur nuk janë të preferuarit e shefave. Ndoshta konkurset hapen sa për meditje të komisioneve parlamentare, ndërsa kush punësohet dihet mirë që në fillim, paar konkursit,ashtusiç u ditën këta 8 persona, që para intervistimeve, sepse këta ishin më të “mençur”, pra ishin përsonat e partishëm. Unë mund të jem ekspert i cilësdo parti, por jo nuk mund të jem i partishëm dhe delitant, prandaj mua nuk më bëjnë punë as të qenit veteran i luftës, as përgatitja shkollore me dy master dhe para përfundimit të doktoratës, as të qenit shkrimtar i përkthyer në dhjetra gjuhë dhe lauerat i shumë çmimeve ndërkombëtare, prandaj përjashtoj vetën nga çdokonkurim në institucionet publike të vendit, derisa atdheun time ta sundojë kjo kastë politike. Vendimi hyn në fuqi që nga sot. Gjithashtu ju kërkoj falje disa anëtarëve të komisionit që u detyruan të më gënjejnë (nuk i detyrova unë, por vetëvetën e detyruan para meje) se do më vlerësojnë me maksimum pikësh, gjithnjë duke u bazuar në bagazhin timprofesional dhe shkencor, e artistik,ndërsa urdhërat nga Lartë-Partia ju kishte ardhur:që duhen vlerësuar të preferuarit e shefave, prandaj prej sot distancohem nga çdopunë apo bashkëpunim me partizanët e partive që po sundojnë popullin tim.Në pamundësi për t’i shërbyer vendit tim, më ka mbetur vetëm një shpresë: ta lus Perëndinë ta shpëtojë atdheun tim, sepse keq i kapunët kypopull nga kjo kastë politike, ndëresa unë i faleminderohem Zotit që nuk varem nga ata dhe serish detyrohem ta lë Kosovën time, dhe të ktheme në atdheun e huaj (Belgjikë), atje ku mënyra se si trajtohem më dhemb, jo përfaktin se trajtohem keq, por se ashtu do të doja të trajtohësha në vendintim.Ndërsa këtyre politikanëve u mbetet faqja e tyre e zezë!
Prishtinë/ me 21 korrik 2015
“Si shkohet për të vet vetja”…
Shkruan: Ricardo Rubio-Buenos Aires, Argjentinë/*
E njoha Jeton Kelmendin në qytetin e Curtea de Arges, ish kryeqyteti i mbretërisë së Vllahisë, Rumani, në vitin 2014, gjatë aktiviteteve në një festival të poezisë, virtyti më i madh i të cilit ishte për të mbledhur poetë të distancave të ndryshme, të largëta në të vërtetë, nga ato të cilat bashkojnë rregullisht autorët latinë me të cilat jam mësuar.
Kelmendi është dhe ka qenë një luftëtar në spektër të gjerë të fjalës; është një ish luftëtar ballkanas i cili u përball me peripecitë me të cilat politikat e rradhës i mbajnë pezull popujt, duke ua parandaluar lirinë dhesi pasojë e kësaj edhe buzëqeshjen; këtë temë e shtjellon Richard A. Brosio në parathënien e botimit në gjuhën angleze të paraqitur në vahzdim; preferoj, nga ana ime, tani të flas për punën e përkthimit dhe disa nga tiparet dhe karakteristikat e poetit tonë.
Ne e dimë se përkthimin në mes të gjuhëve të largëta, të tilla si gjuha spanjolle dhe ajo shqiptare ofrojnë më shumë vështirësi se ato me të cilat përballemi gjatë përkthimeve të teksteve të gjuhëve romane mes veti, sepse, në një mënyrë, në këto të fundit, substrati i përbashkët i latinishtes vulgare i bashkon
pjesërisht.
Kam vënë re se si anglishttja, me barrierat e saja që synojnë reduktimin e
fjalëve nuk e përballon sintetizimin energjik të shqipes, dhe në disa metafora ose alegori është dashur të ndërhyhet për t´i mbart nga një gjuhë në një tjetër, në mënyrë që të sigurojë vullnetin dhe synimin e poetit. E shoh në gjuhën shqipe një fuqi të fshehtë, të ngjashme me ate të gjuhës gjermane, por me më shumë mundësi të ekstraktit.
E kam bërë përkthimin nga gjuha angleze, nuk i di gjuhët ballkanike, arsye kjo që nuk më bënë të turpërohem që iukam drejtuar fjalor shqip kur versionet e poezive në gjuhën angleze ishin të papërcaktuara. Papërcaktime që, të detyruara nga idealizimi permanent i synimeve në tropet e Kelmendit, është dashur disa herë të modifikohen për të dhënë kredon e vërtetë të autorit, duke u përpjekur që të jam më besnik ndaj mendimit origjinal dhe sa më pak “tradhëtar”; një lojë e vështirë tekstualiteti, interpretimi dhe përshtatjaje, sepse kthimi i kuptimeve me përkthim të thjeshtë, duke e respetuar renditjen e fjalëve, do të rezultonte në një marrëzi të pakuptueshme.
Janë tri çështje qendrore që zënë plan të parë të “Si shkohet për të vet vetja”, domethënë: çrrënjosja (“atdheu”, “Albanica “,” Iliria “); dashuria, ndoshta më e madhja; dhe kalimi i viteve. Të tjerat, që i konsideroj nëntema, janë homazhe dhe përkujtime (“Gonxhe”, “Familja Dukaj “), disa prej tyre të ndërthurura edhe me çrrënjosjen, me dashurinë dhe me kalimin e viteve.
Tema e çrrënjosjes manifestohet si një nostalgji që madhëron peisazhet e fëmijërisë, madje edhe duke i mbart ato në imazhe të një të kaluare të krenarisë historike, u afrohet njerëzve dhe ngjarjeve që kurorëzojnë përzgjedhjen e tij, duke e cituar familjen e tij origjinale, më të mëdhenjtë e tij dhe më të mëdhenjtë e atdheut të tij.
Tema e dashurisë zë një numri më të madh të punimeve, dashuri që duket
të mos jetë gjithmonë e njëjta dhe në të cilën çifti takohet në vende të ndryshme dhe të largëta, si të mos kishin mundësi të vendoseshin në një vend, në këto raste
ku shpirti paqëndrueshme i autorit tonë i bashkon pasionet e dashurisë me temën e çrrënjosjes-, në këto situata, të dashuruarit janë të detyruar gjithmonë që të vijnë me kohë, që të presin një ardhje, që të ikin në kohë të caktuar, që të ëndërrojnë, dhe që të janë përherë të përmalluar.
Tema e moshës kronologjike e shqetëson autorin tonë në disa nga
tekstet e shfaqura këtu, kjo fazë është e njohur në mjedisin tonë si krizë e moshës së mesme, që e përshkruan një periudhë të pyetjeve personale që prezantohet me të arritur një midis të papeshë konceptuar si pritje jetësore, në të cilën, ai e cili vuan, zakonisht e ndjen si të humbur moshën e rinisë dhe të mjerë hyrjen në moshën e pjekurisë: fakt është se në këtë moshë nuk është se jihet njeri i vjetër e poashtu as
një i ri që ëndërron të fluturoi. Ndoshta poezia “E dashur, më mëso të
dashuroj “(fq. 54), ka një nga çelësat për sintetizimin e të paktën dy
nga temat kryesore të librit.
Momenti kur manifestohet shpronësimi nga ndruajtjet është padyshim një nga virtytet e mëdha të Jeton Kelmendit, na flet se si nuk i shmanget të vërtetës ose ndjenjave të mëdha thumbuese: na flet ca për pak kripë të dashurisë, duke e përdorur simbolin e kripës në përshtatje të përsosur, “koha” pak kohë në dashuri do të jetë kërkesa e tyre; në mënyrë që mund të shihet në këto prekje të vogla, jo vetëm aftësia, por edhe sinqeriteti me të cilin i ndan me ne betejat e tij të inteligjencës dhe nevojat e tij emocionale. Ia vlen për këtë, përveç sintezës, tropeve krahasuese dhe metaforave të pastra që shpesh sintetizojnë në mënyrë figurative semantikën e vargjeve të para, duke u dhënë një “hyrje”, paj janë këto vargjet e para shkaktare të ideve që do t´i shqyrton në çdo rast, këto figura që janë futur në rrjedhën e zhvillimit të teksteve si një fat në lojë, ku shfaqet një pikëllim dhe fill më pastaj krahasohet, e ndërron, në metaforë ose e lë të kuptohet si alegori, si në rastin e poezisë së parë, e cila i jep emrin e saj librit “Si shkohet për të vet vetja”. Për latinët, padyshim është një risi, pavaërsisht se sintetikja, në rastin tonë, afrohet të fshehtës, ajo nuk ndodh te Kelmendi, nuk do të hasim në zona aq të errëta që ngatërrojnë qëllimet, ndoshta analogjitë, të ndryshme nga ato që ne i trajtojmë në gjuhën tonë, do të na paraqitnin disa vështirësi. Për t´u shmangur gabimeve, na mjafton të dimë se poeti ka një gjuhë të drejtërpërdrejtë, pa rrotlla, pa motive të fshehta, edhe pse me aluzione të shpeshta; nuk kërkon të mashtroj lexuesit me dyshime e as nuk dëshiron të thotë e të fshehet ose të dua të shprehet dhe të fshehet pas murit të palexueshëm; ndoshta po, na kërkohet një kënd i ri i të analizuarit dhe i të kuptuarit nga i cili do ti afrohemi kësaj mënyre të pamurit dhe dhe të të shprehurit.
Një vepër poetike si kjo e Jeton Kelmendit, tematikisht e gjerë dhe gjithëpërfshirëse, e krijon një univers të plotë e cila natyrisht mban rregullat e veta -dhe kjo ka të bëj me veprën artistike, e cila është e bazuar në një strukturë organike të rastit, e cila duket se i shkon më shumë për shtati fuqisë konceptuale të poezive dhe jo njësisë tematike, sikur çështjet nuk mund të ndaheshin apo Kelmendi nuk deshi t´i ndajë ato, sepse janë “të pandashme” nga vetja e tij, dhe përziehen dhe përputhen në mënyrë të përhershme; e pranoj dhe e mirëpres këtë vullnet, në të njëjtën mënyrë që e pranoj se punimet që më shumë i “ndjen” apo me të cilat është më i kënaqur janë ato në fillim të këtij libri, poezitë e para që arsyetojnë dhe e vërtetojnë poetin, shumë të angazhuara për cilësinë ontologjike të panoramës emocionale që i parandjen nga kronologjikja — të mos harrojmë se një nga temat kryesore është kalimi i viteve. Ndoshta kjo është arsyeja themelore që çdo dukuri artistike duhet të pranohet me rregullat e saj, nga vetja, nga ligjet e veta, në qoftë se doni t´i analizoni arsyet e të qenurit. Duke u bazuar në këtë koncept, roli i poetit në veten e tij dhe kah vetja e tij, miratojmë një hapësirë shoqërues emocionale, Einfühlung*, parim ose gjysëm teori e Theodor Lipps, duke e formuluar një projektim sentimental për dashurinë duke e kombinuar dashurinë e tërë në konkluzionin:
“Thuaje edhe një fjalë / shqip / Zoti e bekoftë Arbërinë / ndizeni një qiri / le ta ndriçon vendin / e Ilirisë / Kjo është hera e parë / nënë, që je drita në veten tënde”
nga poezia “Duke jetuar përtej vetvetes” (fq. 18), ku shkrihet drita e Nënë Terezës me gjuhën shqipe dhe atdheun historik, tri dashuri të bashkuara në poezinë e dytë të librit, që lirojnë vendimin nga ajo që pritet gjatë këtij udhëtimi poetik. Që nga aty, një fat i panoramës historike të rajonit, një peizazh i brendshëm që ngjall të vërtetën, të mbajturën mend, atë që në te është jetuar, apo që dëshirohet të jetohet, dhe pastaj temat e dashurisë, të futura me sinjalet e shpallura. Një udhëtim i tërë nëpër energjinë dhe njohuritë e Jeton Kelmendit, një udhëtim që afron një hapësirë të bukurisë, një ngushëllim me muzikën e fjalëve dhe referenca të shumta për veprimtarinë e një poeti.
Ricardo Rubio
Buenos Aires, Argjentinë, 2015.
*Parathenia e librit “Si shkohet për të vet vetja”
Skenari i protestave në Prishtinë i bërë jashtë Kosovës
Shkruan: Jeton Kelmendi, Bruksel/
Kosova tanimë ka institucionet e dala nga zgjedhjet e qershorit të viti të kaluar, mirëpo kjo nuk plotësojë dëshirat e të gjithëve. Kaluan disa muaj dhe institucionet nuk u krijuan, ngase kishte dashuri të madhe për pushtet nga të gjitha partitë politike, e veçmas nga liderët e partive, pavarësisht nëse ata kishin dalë mirë, apo keq, me rezultate nga zgjedhjet. Një koalicion i disa partive dështoj mu për ketë shkas, ku apetitet e dikujt ishin aq të mëdha saqë, u bënë të pakalueshme. Në politikë është e natyrshme që secili kalkulon për përfitimet e veta sa më shumë, por edhe atyre përtej interesave ka një qëllim, dhe ai është interesi i përgjithshëm. Madje secili lider gjatë terë kohës, por me theks të veçantë gjatë fushatave elektorale, e ka plotë gojën transparencë dhe interes i përgjithshëm qytetarë, mirëpo kjo po del krejt ndryshe. Parti Demokratike e Kosovës e kishte qeverisur vendin për dy mandate, dhe gjatë qeverisjes së saj kishte pasur shumë dështime dhe madje edhe skandale, mirëpo nga zgjedhjet e fundit doli më e votuara, kjo natyrisht falë menaxhimit partisë nga Thaçi, por gjithashtu falë taktikave të inskenuar nga njerëz të Thaçit (SHIK-u), për ti hasmuar subjektet e atëhershme opozitare dhe për ta shpërndarë votën sa më shumë. Kësi soji zgjedhjet prodhuan një rezultat dëshpërues për gati të gjitha partitë politike. Lidhja Demokratike nuk ja doli ti fitoj zgjedhjet, sigurisht si pasojë e menaxhimit jo të mirë nga drejtuesit e kësaj parti, mirëpo pas zgjedhjeve, kreu i këtij subjekti luajti një lojë të mençur dhe arriti ta marrë drejtimin e qeverisë. Partia e Albin Kurtit, doli e treta, duke mos marrë më shume se 16 deputet, prandaj edhe e detyroj liderin e këtij subjekti Albin Kurtin të thyej konceptin e vet politik dhe të bëjë një koalicion me partitë, që ai dhe partia e tij i quanin me emra të ndryshëm, deri edhe hajna të Ligës së Dytë. Sigurisht se kjo ka vetëm një arsye, pra lakmia e pakontrolluar për pushtet nga Kurti dhe Lëvizja e tij, detyrojnë atë të dal nga vetvetja. Parti a Ramush Haradinajt doli goxha keq, madje as që ja doli të marr shifër dyshifrore, dhe në ketë rast, kreu i këtij subjekti qe në fillim doli në pazar: kush i jep më shumë do ta ketë në koalicion partinë e tij. I njohur si njeri me ambicie të mëdha, madje me apetite të stër-tepruara, Haradinaj ja doli që të behet Kryeministër në tentativë, për disa muaj, mirëpo Thaçi ishte më i zgjuar, dhe si zakonisht e mashtroj Rambon, duke ja kallëzuar karrigen e kreut të qeverisë, sa për ta larguar nga Blloku dhe pastaj e la jashtë ‘fushës së qeverisë’. Parti NISMA e Limaj-Krasniqi, siç dihet ishte dalë nga PDK-ja dhe shumëkush edhe e quan copë e PDK-së, të pa-reformuar, pra ashtu siç ishte kjo parti ne fillim kur u krijua, krejtësisht me orientim drejt së majtës ekstreme. Ishte e natyrshme që ky subjekt të rreshtohej me këdo tjetër, por kundër ish shefave të tyre Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Nëse i hedhim një vështrim historikut të kësaj parti, nuk del keq, sepse ishte parimorë edhe gjatë kohës sa ishte në koalicion me Bllokun, por edhe pastaj. Parti a milionerit Pacolli, deshtoj krejt, ajo nuk ja doli të kaloj pragun prej pesë përqind, mirëpo as ky lider nuk është treguar i ashpër, thjeshtë duket se u pajtua me fatin e partisë së tij.
Kush i mbështet demonstratat
Për ti analizuar më objektivisht, rezultatet dhe qëllimet be këtyre demonstratave, që filluan nga një deklaratë e gabuar dhe jonormale e ministrit Jabllanoviç, duhet serish ti kthehemi pak mbrapa kohës që kur u krijua qeveria dhe institucionet. Koalicioni PDK-LDK edhe pse nuk ju pëlqeu goxha do politikanëve, përfshirë edhe brenda këtyre partive, në fakt paraqet një koalicion të qëndrueshëm dhe stabil, sepse i ka numrat në kuvend, dhe në demokraci, kur i ke numrat, e ke edhe komunitetin qeverisës. Përveç parive opozitare, që akuzuan, shanë e pështynë në ketë qeveri dhe koalicion, kishte edhe një deklaratë nga lista serbe, ku thuhej se nuk e pëlqenin ketë koalicion, sepse shqiptaret ishin shumicë dhe roli i minoritetit serb është më i vogël. Pra, edhe pse në qeveri, ky minoritet nuk duket edhe aq i kënaqur. Partitë e opozitës, për nga numri janë pakë, ndërsa për nga idetë duken edhe më të lodhura për të bërë opozitë parimore, prandaj edhe nisen me disa skenarë, të dikujt jashtë vendit. Grevat e arsimtarëve ishin një pikë shtrese për ta, por gëzimi i opozitarëve u rrit pas grevës së minatorëve, por që zgjati pakë, sepse ata u tërhoqën.
Sot, Prishtina ishte kapluar nga mira njerëz, të ardhur nga qytete e fshatra të ndryshme të vendit, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe OJQ Thirrjet e Nënave, por protesta nuk shkoj mirë, kurë disa protestues huliganë filluan të thyejnë dhe të sulmojnë Policinë e vendit. Shqetësuese tani është fakti se liderët e dëshpëruar opozitar Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, u bënë pjesë e orientimit politik majtist të Albin Kurit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një vend normal, ku funksionon shteti ligjor, një demonstratë e tillë nuk do të lejohej kurrë, sepse nuk është informuar policia e shtetit, prandaj mendoj se duhet kërkuar përgjegjësi nga policia, madje edhe ministri, për mos reagim konform ligjeve të Shtetit. Janë për t’u dhimbsur dy liderët, Haradinaj dhe Limaj, madje nga dy aspekte: së pari që nuk patën fatin, ose nuk ju ra lotaria të jenë pjesë e qeverisë, për çka fajet i ka ky i pari, me apetitet e tij të ekzaltuara dhe fuqinë e vogël politike, që e humbi shancin e vet të jetë pjesë e qeverisë, ndërsa aspekti tjetër, qe të bënë te të vije keq për këta zotërinj është se krejt këto marifete politike, me demonstrata e krrokatje tjera, e kanë skenaristin jashtë Kosovës. Mendoj se Serbisë nuk i konvenon një Qeveri e fuqishme e Kosovës, sepse roli i minoritetit serb në qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është i fuqishëm, prandaj kanë arsye ata që mendojnë se skenarin trazirave në Kosovë e bëjnë shërbimet e caktuara, që nuk ja duan të mirën vendit tonë. Në Bruksel ka zëra që flasin për involvim të mundshëm të Serbisë, por nuk përjashtohen edhe shërbime tjera, që stimulojnë trazira, duke përdorur gjendjen ekonomike dhe paritë politike opozitare, për ta realizuar qëllimin e tyre.
Ajo që do të duhet kuptuar secili politikanë, para se të merr pjesë në trazira në vend, është se Kosova nuk ka kohë të humb dhe të merret me çështje terciare politike. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për vendime të rëndësishme duhen votat e shumicës dërmuese shqiptare por edhe të minoriteteve. Bazuar në ketë fakt, sikur të krijohet një mosmarrëveshje me minoritetin serb, ata nuk do ta votojnë formimin Ushtrisë së Kosovës, prandaj duhet vënë gishtin kokës dhe mos hë hedhin hy syve popullit dhe ti manipulojnë edhe familjarët e viktimave të luftës, se duhet shkarkuar ministri, se Trepça është jona etj etj. Kosova ka prioritete shumë më të mëdha se sa kopallat e Albinave, që ua janë verbuar sytë për pushtet. Duhet kryer edhe punën e formimi të FARK-ut, e ndryshimit të Kushtetutës dhe formimin e një shteti normal, me të gjitha mekanizmat shtetëror, pastaj edhe mund tu vije koha për eksperimente me partitë dhe liderët e dëshpëruar. Një Kosovë e destabilizuar dhe me probleme të shumta i konvenon vetëm armikut historik të vendit, Serbisë, prandaj duhet kuptuar se nuk duhet bartur politika nga Parlamenti në rrugë, siç po tentojnë disa ta bëjnë, përndryshe shteti nuk duhet të rri duarkryq përballë, por duhet ti dënojë të gjithë ata që shkelën lidhin, pavarësisht pozitës së tyre, dhe pavarësisht se kush janë ata apo ajo. Dhe krejt për fund, mendoj se organizatorët e demonstratave të tilla, nuk e kanë qëllimin ta shkarkojnë Jabllanoviçin, sepse kështu ata po i shërbejnë atij, por duan ta rrëzojnë qeverinë, ndërsa përfitues janë vetëm Serbia dhe interesat e saj, ndërsa këta lider të dëshpëruar, disa nga këta lider rrezikojnë që të mos e kalojnë as pragun zgjedhor.
Poezi nga Mark Angeles, Filipine
Përktheu nga Anglishtja dhe i dergoi per DIELLIN-Jeton Kelmendi/
Mark Angeles ishte shkrimtar rezident i Programit Ndërkombëtar të Shkrimi me 2013 në Universitetin e Iowa, SHBA. Gjithashtu, në të njëjtin vit, ai ka marrë njohje nga Komisyon sa Wikang Filipine (Komisioni mbi Gjuhën Tagalogisht) si Kënga Taon Mananaysay (eseist i Vitit), Carlos Palanca, çmimin memorial për letërsi për koleksionin e tij dhe përmbledhjen e tij të poezisë, dhe PBBY- Çmimnt e nderit Salanga për përrallat e tij për fëmijë. Në 2014, ai ndoqi Universitetin e dytë 53-të të Filipineve “Punëtorinë e Shkrimtarëve Kombëtare Filipinas dhe Kritikën: Punëtorisë Kombëtare të Artit dhe Kritikës Kulturore. Gjatë të njëjtit vit, libërin e tij tjetër për fëmijë Si Znork, Ang Kabayong Mahilig Matulog (“Znork, kali që donte gjumin “) e pa shtypur. Autori i katër librave indie, ai gjithashtu ka botuar në anthologji edhe shkrimtarë progresive në zines përfshirë Ka MAO (grushti i shokut Mao /), përkthimet e poezive nga ana e Mao Ce Dunit. Aktualisht shkruan zgjedhje letrare për K-12 e teksteve, ai gjithashtu shkruan një kolonë dymujor për Pinoy Weekly dhe kontribuon me reportazhe për GMA News Online. Ai është anëtar i Kataga Manila-s dhe PEN-it Filipinian.
Botës tretë
E dua agimin tuaj pas lindjes së Diellit
dhe vajin që shënon verën tënde.
E dua lëkurën-tënde ngjyrë kafe të errët
poroz si një enë prej argjile
dhe nganjëherë fosforik si bronzi.
E dua aromën e shëllirë në djersët tua
dhe bukën që ngrihet mbi drurin e zjarrit tënd.
E dua harlisjen e frutave tuaja dhe mineraleve
e peshqit që ia plasin me radhë nga detet tuaja.
Ta dua gjuhën harkore të lumenjve tu,
luginat e kujdesshme si zogjtë e trembur,
dhe pyjet që shtrihen në gjumin e tyre.
Dua baladat tua dhe meloset,
lutjet sekrete që ti pëshpërisje,
dhe këngë tua të luftës shumë-rrfeshme
që tmerron armiqtë në gjunjë e tyre.
Dua që duhma e kanalizimeve tua,
brigada këmbëngulëse e punëtorëve
të karburantit, tregjet tuaja dhe fabrika,
dhe fëlliqësirat që mbarsojnë arat tuaja.
I dua rrënjët e lotëve tu
shtypur kundër urisë dhe helmit.
Ta dua diamantin e historisë sate
falsifikuar në thelbin
i kulturës vendasit tu ‘.
Dhe mbi të gjitha, unë dua skllevërit e juaj
që ngrenë plumba në oborrin e tyre
dhe ngarkesën armët të tyre
me programet e rezistencës.
Koncertina
Nëse folur, ajo merr frymë
në gjuhën tënde (nxjerrje-
frymëmarrjeje e keqe)
sikur një grua
me gatishmëri të pretendojë nusja-e tij të jetë;
solfeggio
unica Hija master.
Jo hexagons,
por mbështjellje e ferrave;
dhe hums një muzikë
jo vetvetiu, por erës
si ajo pengohet
në çdo brisk,
por nuk butësohet
dhe pa paralajmërim përfundimtar.
Marshuesit e dëgjueshëm atë këndojnë.
Pakë dritë nxjerrur jasht
“Kokak!” tha bretkoca
kur ajo nga lartë kërceu mirë.
“Kokak!” tha bretkoca
kur një dorë pandershëm e kapi atë
prej qafe.
“Kokak!” tha bretkoca
kur ajo ishte vënë në tavolinë.
“Kokak!” tha bretkoca
kur i është bërë një prerje laterale
nga veshi i saj në vesh.
“Kokak!” tha bretkoca
kur i është bërë një prerje vertikale
nga fyti i saj të këmbët e prapme.
“Kokak!” tha bretkoca
kur kafazi i kraharorit saj është i shkëputur.
“Gaddamit!” I mallkuar e kapës,
përqeshte. Dhe tha:
“Kjo është ende duke kuak-ur!”
Ai njollosi emrin e zemrës tij;
Duke grabitur perikardin e saj.
Por bretkocë tha,
“Kokak! Kokak! Kokak! ”
(Më 2 tetor 2010, u ftova nga grupi Artiststi i arratisur për të dhënë një bisedë të vogël në poezinë e 43-t të shëndetit të punëtorëve të njohur si Mëngjesi i 43-të burgosurve në kampin e kërkim të ri Diwa. Oficeri përgjegjës në qelinë e paraburgimit të grave nuk e lejojë një faqe të prospect të një poezie time mostër e titulluar “Kokak” nga Gelacio Guillermo. Oficeri i ngarkuar në qelinë e paraburgimit për meshkuj, megjithatë, konfiskoi të gjithë materialet përfshirë faqet që diskutojnë përkufizimin e teksteve shkollore dhe elementet e poezisë. 0ficeri tha se ata nuk lejojnë “lloj tillë” e materialeve brenda në burg. Ata morën fotografitë dhe filluan të na pyesnin për sfondin tonë. Oficer tha se ata do të kenë nevoja materiale për hetim të mëtejshëm sikur ne të ishim të tillë që mbanim dokumente të paligjshme. Kjo poemë u botua një të diel në revistën Inquirer dhe bulatlat.com)
Një lis para pasqyre
Pemë në rrugë
Të papjekura degët e tij
Si një ombrellë e madhe e gjelbër.
Mbështjellur me gjethe
Se si shkëlqen, uji i detit
krenaria e tij, qëndron gjatë
Shndritshëm kalohet spektakli
I të gjithëve. kuptoje
Neveria e saj kur një degëz,
ndjenjash si një kryengritës,
Qëlloi një fletë të kuqe si flaka
të shtënat nga një shpërthim dore.
Sa mizor! Një zog
do të ndjehet i njëjti fluturues
kur ai e gjen një pendë
që nuk i përket.
Paramendoni se si ai duroi
turpin e vet, kapitulimin
në fletë të tij si një sëmundje
që kurrë nuk do të largohet,
duke thënë për të, “Më fal
tani për këtë dyshim”.
Kjo verë
Dielli qendron në qiell.
Mjaftueshëm për të shkëlqyer në fushën e barit
reflekton në drejtim të çarë të horizontit.
Në zemër të saj, ju dhe unë
qëndrojmë të qetë. Nën një hem
i shkon lavanderi: pothuajse i thatë,
pothuajse trishtueshëm si miell-misri.
Sytë tu mbyllur të ngjajnë
figurave binjake depbutuese.
I dhuron një puthje druajtur në harqet
e qerpikëve tuaj të hollë.
Ti thua nënës tënde
I’u shkurtuan ato fillesa
kur keni qenë një muaj i vjetër.
Unë mendoj për burrin se e doni
në Manila ku ju punoni.
I ndihmoni dhe e leni një pikë pështyje
në teh shpatulle të këmishës.
Unë përgjigjem përsëri me duar lidhura përreth
por mendoj se për vezë pulë deti,
Nuk ishte në gjendje të shiste këtë muaj.
Nga një pikëpamje sy-mjegulle
ne formuam një ishull në formë zemre;
sikur bukuria rrahte vetën
në atë breg të heshtjes,
si vargjet e erës
të verës së vitit të kaluar jemi ndarë
me lopët dhe kullotat.
Shtëpia
Një shtëpi plot me thika,
çfarë janë ato për të?
Një kub i vogël i
hapësirës së jetës.
Mendoni beqar.
Mendoni rastin.
Një llambë të lehtë
varur nga qendra
si një vështrim i ngulur fiks.
Një karrige.
Dhoma gjumi Zhdukur.
Kuzhinë e Zhdukur.
Ku qirij
janë dritaret?
Një kfakë duket,
një derë e hapur plotësisht
pastaj zhduket përsëri
pasi ajo është e mbyllur.
Dy qentë e lidhur
me njëri tjetrin
jashtë; hijet e tyre
gulçijnë dhe lehin.
Emrat e tyre janë të thirrur,
një për çdo qëllim:
Plumbi, pastaj Retë-
shtijnë dhe perdja e tymit
-Për një ruajtje,
tjetër për gërmime arkeologjike
disa vrima më shumë
për kostume solemne
disa copa më shumë
të provave
si pjesa tjetër e botës
janë të detyruar teposhtëzes
në gjunjë e tyre
mësynin për diçka
të përjetojnë ndjenjën e shkuarjes.
Trupi i kujtimeve
Trupi e mban mend se çfarë ai
përpin.
Trupi juaj, për shembull, qëndron
mbi flokët e saj
si ajo rrëmihja nga një trup
në një tjetër.
Tjerët flasin për lëkurën tënde,
nuhasin.
Ti leri ata
Në-
fshij ato si patate,
i përafërt dhe i vështirë
dhe kij me fëlliqtirat;
zhvishu krejt
shiritat e tyre të zhvillimit të sipërm për të ekspozuar
mishin.
Trupi kujton mishin
dhe frymën:
ngrohjen e tyre dhe shkathtësinë.
Çfarë trupi juaj merr,
lë gunga prapa.
Dolores, paksmimin tënd
trup, kurioz
dhe i ngrirë me ato të jetesës
organike,
më përshëndeti mua dhe dëgjoi
emrin tim.
A e jam zgjuar deri sa dëgjova këngën;
E zogjëve
që shushurjnë në një kopsht
çdo mëngjes?
Ajo thotë, Desire, dhe nuk është,
fshehur, ndëgjom,
përbaltur me parfumin- e një njeriu
ngrohtësisë së tij:
djersa që është kthyer në
avull;
puna e tij që e ka kthyer
në peshë.
Barra e kujtuar
koha dhe vendi,
e ndërlidhet e para, e para
gjuha mbi lëkurë,
dhimbje e mprehtë e parë. përgjithmonë
i nevrikosur,
lundrues si drit e mëngjesit.
Vetëm Vjeshta mund të bëjë këtë
Bota vë mbi ne si një neto mushkonjë
kostum solemn të ajrit që thithim.
Për orë të tëra, ne kemi qenë duke fjetur
në krahët e njëri-tjetrit. Ti gërhisje
si një elefant, akuzoje armikun e saj
ndërsa unë ëndërroj ëndrrën e një mace me rrotë.
Si paqësore, ajo është për qenë në jetë me ty.
Unë kam vajtur me çmendinë tuaj;
madje dashuria që duhma e pallavra tua
dhe era e keqe therëse e sqetullave.
Ju po frikësoheni flokë-shprishjes kapur
në kthetrat e mia, i lagur me dhëmbët e mi.
Unë do të zgjohem më shpejt dhe ashtu si përpara
ti do ti hapësh sytë tu, ndërsa gishtat e mi
era dredh rrotull flokëve tua.
Si unë, uroj që të qëndrojnë të lidhura në hekurat e tyre.
Por vetëm vjeshta mund ta bëjë këtë për pemët
dhe ne jemi, por rrënjët e saj duke pritur për dëborë.
Në mes nesh
Si errësira na vij
Ti më pyet, edhe mua brenda meje
pse gjethet ndikojnë
pse shkëmbinjtë qajnë
pse një puthje është e ëmbël
pse duarlidhjet e mia janë të ngrohtë
pse ju gjeni se duart tuaja
janë ngushtë në krahët e mi
pse ndodhi të ndodhë
dhe ekzistimi i gjërave ekziston
bazuar nga vullneti i tyre, dhe jo i joni
pse gdhirja është e patrembur
dhe pse ra shi kur u largova.
Gishtat hulumtohen
fillesat e flokëve të mij,
vetullat e mia dhe qerpikët,
rrethinat e buzët e mia
ndoshta ju do të gjeni përgjigjet
për të gjitha këto, do të lexojë nga konturet e fytyrës sime
si unë le t’ia shkojë frikës time
atë natë që shtoi deri në një mijë netë
se ti je ai që e kanë fiksuar sytë e mi mbi, jo ata
dhe unë jam ai që ju fiksova sytë tu në, jo ndonjë prej tyre.
Ekzistenca e gjërave ekzistonë
bazuar nga vullneti i tyre
si kjo, një mijë hiri e dyshimit
mund valle në kreshtën e shpatullës tonë
dhe mendjen tënde dërgon lutjet për zemrën
kështu i përmbajtur nuk do të lirohe
kështu muret e ndërtuara nuk do të shqyhen poshtë
edhe pse ne shohim përmes njëri-tjetrit
i tejdukshëm, me një shpirt të lidhur.
Unë po të them tani
që e gjitha do të zbulohet për ty kur ti bie në dashuri.
Pantofla
Ata mbajnë peshën tuaj
mbi vete
si toka që heq
një mollë drejt qiellit
nga burimi i saj.
Megjithatë ju shtyni ata
në tokë
me forcë të tillë të jashtëzakonshme.
Kjo shtyrje konstante
dhe duke tërhequr,
si e bën atë shifër
në skemën e gjërave
përveç se
lojë e rrezikshme
ne e quajmë ‘nënshtrim’?
Krimet serbe në Kosovë
Pritje madhështore e Dr.N.Pllanës në Middel East Technical University në Ankara, njëri ndër Universitetet më prestigjioze në botë/
Nga: Jeton Dukagjini/Ankara/
Me ftesën e Prof. Dr. Hüseyin Bağcı– Shef i departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kontributin e absolventit të këtij Universiteti z.Jeton Dukagjini, në amfiteatrin e mbushur plotë me studentë dhe profesorë, ku morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës z.Avni Spahiu, Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Prof.dr. Milan Jacbek, Namik Shabi, Enis Krasniqi, Oktay Pomak, Penet Kokalari, Laura Agolli, Dr.sc.Onur Bahçecik, Tolgahan Akdan, Murat Demirel, Dr.sc. Taner Zorbay – historian, etj.u promovuan suksesshëm libri Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, filmi dokumentar Rrugëtimi i një libri nëpër botë, dhe Dr.Pllana mbajti një ligjëratë para studentëve dhe mësimdhënësve të këtij Universiteti për gjenocidin serb mbi shqiptarët, me titull: Një foto sa njëmijë fjalë. Filmi dokumentar ishte i përkthyer me titra në gjuhën turke u ndoq me një interesim të veçantë nga të pranishmit, nga se për 30 minuta aq sa zgjati ky film, ishte aq përmbajtësor sa që, rrugëtimi shumëvjeçar i Profesor Pllanës nëpër botë dhe promovimi i suksesshëm i veprave të tij në më shumë se 45 qendrat kryesore evropiane e botërore, deri në Amerikën mike dhe Australinë e largët, nxiti kurreshtjen e studentëve dhe profesorëve të këtij Universiteti, që të zhvillohet një debat shumë i frytshëm mes tyre dhe Profesor Pllanës, përmes pyetjeve të shumta, e të cilat merrnin përgjigje shumë konkrete nga Prof. Pllana, që pastaj shoqëroheshin edhe me duartrokitje frenetike nga të pranishmit në Amfiteatër. Pamjet shokuese të librit të ilustruar në 7 gjuhë të huaja: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, serbisht e maqedonisht, me më tepër se 500 foto, por edhe niveli i lartë shkencor dhe argumentues, i pasuruar me dokumente të rëndësishme arkivore, bënë që studentët e këtij Univeristeti, dhe jo vetëm këta, të binden me fakte për gjenocidin serb mbi shqiptarët dhe vrasjen e pafajshme të tyre, të më shumë se gjysëm milioni civilëve (djem e vajza, burra e gra, pleq e plaka, gra shtatzëna, invalidë e fëmijë të të gjitha moshave) brenda periudhës së viteve 1844-1999. Andaj, u bindën sa i domosdoshëm ka qenë intervenimi humanitar dhe ushtarak i NATO-s në Kosovë, për ta shpëtuar nga zhdukja kolektive popullin tonë të shumëvuajtur e liridashës.
Ja edhe ligjërata e Profesor Pllanës para këtij auditoriumi të rëndësishëm të këtij Universiteti:
Një foto sa njëmijë fjalë
E kaluara historike e popullit shqiptar ka qenë shumë e rëndë. Luftërat ishin të vazhdueshme dhe shkatrrimtare, ndër më barbaret që njeh historia e njerëzimit. Trashëgimia e kulturës materiale dhe shpirtërore e shqiptarëve dëshmon lashtësinë historike dhe autoktoninë shqiptare në tërë gjeografinë e tyre etnike, andaj edhe në Kosovë. Synimi i pushtuesit serb, së paku që nga viti 1844 e këndej, ishte që duke zhdukur këtë pjesë të popullit shqiptar të zhdukte edhe këto dëshmi. Duke zhdukur gjurmët e së kaluarës, pushtuesi plasoi tezën false se gjoja Kosova është tokë serbe dhe se historia e saj filluaka nga mesjeta. Populli shqiptar, ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, duke mbrojtur tokën dhe lirinë e vet, shumë herë u përgjysmua nga luftërat, u pre, u dogj, u vra dhe u masakrua nga zjarrvënësit e Ballkanit – pushtuesit serbë.
Për dhunën serbe mbi popullin shqiptar ka argumente të shumta. Ato janë të pranishme që nga ardhja e sllavëve në këto troje të Ilirisë. Dhunë është bërë në mënyrë sistematike, herë me metoda perfide e herë haptazi. Shkalla e çmendurisë dhe e urrejtjes patologjike ndaj shqiptarëve ka shku deri aty sa edhe foshnja është nxjerr nga barku i nënës shqiptare, siç ka ndodhur edhe në luftën e fundit në Kosovë, 1998/1999.
Në të gjitha këto veprime dhune, pos organeve shtetërore, ushtarake e policore serbe, gjithmonë janë implikuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, por edhe Kisha ortodokse serbe.
Kjo dhunë dhe kjo barbari është e dëshmuar me më tepër se 500 fotot e saj, edhe në këtë libër që po e promovojmë sot, e cila është e sajuar në këto gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht.
Gjenocidi serb mbi shqiptarët zyrtarizohet nga “Naçertania” e Ilija Garashaninit, e vitit 1844 dhe vazhdon deri në mbarim të shekullit XX. Prej atëhere politika serbe ka hartuar 24 elaborate për zhdukjen kolektive të popullit shqiptar nga faqja e dheut. Përmasat tragjike të këtij krimi nuk e kanë rrezikuar paqen vetëm në Ballkan por edhe në tërë rajonin. Ky është shkaku që e kemi parë të rrugës të ofrojmë argumentet tona për politiken gjenocidale serbe, e cila u ndërpre vetëm me Intervenimin humanitar e ushtarak të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.
Po sjellim vetëm dy-tri të dhëna nga historia serbe, të vërtetuara edhe nga arkivat e tyre, citoj:
“Kur ushtria jonë hyri në Sanxhakun e Nishit më 1878, fshatrat mbetën të shkreta. Nuk dihej si ishin quajtur më parë. Çdo gjë ishte shkretëruar”…”gjobat, arrestimet, vrasjet, zbatimi i pamëshirshëm i masave policore, prerja e pyjeve, ndjekjet, lëshimi i qenve, puna angari, rrënimi i varrezave i detyrojnë shqiptarët ta marrin rrugën e Anadollit”.
Më 1941, një kryeçetnik shkruante: “ Do të jem shumë i lumtur kur Kosta Peçanci do të më jap urdhër – Llapi, Sitnica dhe Drini do të bartin dy muaj koka të shqiptarëve. Atje në Kosovë nuk do të mbetet asnjë plis për fare”.
“ A do ti formojmë kampet e përqëndrimit. Të gjithë shqiptarët janë kriminelë..”shkruhej më 1945.
Ndërkaq në planin e Kryekriminelit, satrapit të Ballkanit – Millosheviq 1989-1999, për shfarosjen e popullit shqiptar thuhej:
Në Kosovë toka e djegur duhet të përfshijë të gjitha anët e saj.
Tymi i vatrave shqiptare të dëshmojë se ato vise janë fikur përgjithmonë.
Kufomat e karbonizuara dhe shtëpitë e bëra shkrumb të shkaktojnë trishtim vdekjeprurës.
Botës t’i themi: “Po i vrasim se po na detyrojnë”.
Toka e Shën Savës duhet të hakmerret. Shqiptarët i pastron vetëm thika dhe zjarri(Kisha serbe).
Gjenocidi serb në periudhën e viteve 1878-1912
Gjatë viteve 1878-1912, pushtuesi serb, duke shfrytëzuar disponimin antishqiptar të Evropës, okupoi dhe serbizoi 714 fshatra shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Sipas llogarive që i ka bërë Komiteti “Mbrojtja Kombetare e Kosovës, populli shqiptar i Sanxhakut të Nishit është dëmtuar për 40 miliardë dollarë.
Krimet serbe në Kosovë 1912-1915
Politika dhe dhe diplomacia e qeverisë së Nikolla Pashiqit, për ta mbajtur Kosovën do të përdorë dy metoda perfide:
Do t’i izolojë dhe do t’i burgosë udhëheqësit kryesorë shqiptarë në krye me Hasan Prishtinën. I liron në fund të marsit 1913, kur e kishte kuptuar se në Londër çdo gjë kishte marrë fund.
Qeveria serbe në Kosovë organizon nënshkrimin e peticioneve në emër të shqiptarëve, gjoja se ata dëshirojnë të mbesin nën Serbinë.
Të dhënat që ruhen në Arkivin e Serbisë (dokum. Nr.1246) dëshmojnë së në Turqi, nga terrori serb dhe malazez janë shpërngulur një numër shumë i madh i shqiptarëve. Dokumenti dëshmon edhe këtë të vërtetë: në Anadoll, 395 anije evropiane kanë bartur 239.807 shqiptarë. Në këtë numër nuk janë llogaritur fëmijët nën moshën 6 vjeçe.
Komiteti i Kosovës ka argumente se gjatë viteve 1912-1915 në Anadoll janë shpërngulur afro 500.000 mijë shqiptarë, kurse sipas Ligjit mbi kolonizimin e Kosovës(1914) në Kosovë janë vendosur 20.000 serbë dhe 5.000 malazez.
Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e likuiduar qindra e mijëra shqiptarë.
Kosova gjatë viteve 1918-1941 shndërrohet në Kamp të përqëndrimit.
Vrasjet dhë shpërnguljet e shqiptarëve vazhdojnë gjithnjë me intensitet e më të shtuar.
Në Konferencën e Paqes në Versajë, më 1919, Qeveria e Mbretërisë SKS, në mënyrë perfide arriti ta mënjanojë çështjen e Kosovës. Ata i shkruajnë Konferencës se gjoja shqiptarët dëshirojnë t’i bashkohen Serbisë.
Sipas të dhënave në Arkivin e Jugosllavisë (Fondi S. 14), më 1919 -1921 fillon dërgimi i popullatë së Kosovës në kampet e përqëndrimit në Leskovc e në Nish. Në këto kampe ishin të vendosura 640 familje shqiptare. Në këtë periudhë vriten mijëra e mijëra shqiptarë. Në këtë libër që po e promovojmë sot është edhe numri i të vrarëve sipas prefekturave.
Konventa jugosllavo – turke për shpërnguljen e shqiptarëve më 1938
Kjo Konventë planifikonte spastrimin e viseve shqiptare nga viti 1939 deri më 1944.
Sipas dokumentit (DASIP B. Drushtvo Naroda u Zhenevi, viti 1939, D.II/39 – Konvencija o iseljavanju Albanaca prinudnim putem), në periudhën e viteve 1918-1941, Serbia i ka dëmtuar shqiptarët për 30 miliardë dollarë me rrëmbimin e pronave dhe dëme të tjera materiale.
Në viset shqiptare të ripushtuara nga Jugosllavia likuidohen 49.000 shqiptarë. Pasuria e tyre u ipet kolonistëve serbë që ishin kthyer sipas direktivës së Politbyrosë së Komitetit Qendror të PKJ-se.
Në Kuvendin e Bujanit (dhjetor 1943-janar 1944) përfaqësuesut e shqiptarëve deklarohen se dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë. Evropa edhe kësaj here heshti dhe i tradhtoi shqiptarët, duke kënaqur apetitet hegjemoniste të Serbisë.
Krimet ndaj shqiptarëve vazhdojnë edhe nga pushteti i dal pas Luftës së Dytë Botërore. Elaboratet famkeqe te Çubrilloviqit dhe të Drazha Mihajlloviqit për zhdukjen kolektive të shqiptarëve vazhdojnë deri më 5 shkurt 1945.
Shtabi i Titos për likuidimin e shqiptarëve 1950-1966
Edhe në shtabin e Titos, i themeluar në vitin 1950, ku sidomos veçoheshin kriminelët Aleksandër Rankoviç e Kërsta Cërvenkovski, janë përdorur metodat më barbare kundër shqiptarëve, sidomos ato nëpër burgje. Metoda të ngjashme janë përdorur edhe nga regjimi i kriminelit Millosheviq, nga viti 1989 deri në qershor të vitit 1999.
Më 23 mars 1989 Kosovës i suprimohet me dhunë Kushtetuta e vitit 1974.
Luftërat e përgjakshme gjenocidale që u bënë në hapësirat e ish- Jugosllavisë, gjatë viteve 1990-1999, sidomos mbi boshnjakët dhe shqiptarët, dëshmuan sa e padrejtë ishte historia, kur më 1918 u lejua krijimi i Jugosllavisë artificiale. Prandaj ishte e pashmangshme edhe lufta çlirimtare në Kosovë, të cilën e zhvilloi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila triumfoi në qershor të vitit 1999, me ndihmën dhe përkrahjen e Evropës, Britanisë së Madhe, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krye me Aleancën Veriatlantike, kur përfundimisht regjimi fashist serb kapitulloi në Kosovë, por duke lënë pasoja të mëdha të cilat populli i Kosovës po i vuan edhe më tutje. Vrasja e më shumë se gjysëm milioni shqiptarëve të pafajshëm midis viteve 1844-1999, si dhe vrasja e më tepër se 15.000 njerëzve civilë dhe zhdukja e më tepër se 1700 shqiptarëve të pafajshëm vetëm në luftën e viteve 1998/1999, edhe më tutje rëndon mbi supet e popullit tonë të shumëvuajtur e liridashës, e të mos flasim për dëmet materiale që janë shumë të mëdha.
Për krimet që janë bërë gjatë këtyre viteve, Këshilli i Sigurimit i OKB-së themeloi Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës në ish – Jugosllavi, por fatkeqësisht prap Serbia kursehet dhe nuk akuzohet për gjenocid!!?
Më 17 shkurt 2008, Kosova shpallet shtet Sovran dhe i pavarur, të cilin deri më tani e kanë njohur ndërkombëtarisht më shumë së 100 shtete të Evropës dhe botës. Ajo synon të bëhet anëtare e BE dhe e mekanizmave të tjerë euro – atlantik, që në një të ardhme jo të largët ta ketë edhe ulësen e vet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Jufaleminderit për vëmendjen Tuaj!
ANKARA, 17 dhjetor 2014