Nga Harry Bajraktari
NEW YORK/
Urime mikut tim Jim Xhema për nderimet e bukura dhe të merituara që iu bënë sot nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Jim Xhema pranoi sot Urdhërin Presidencial të Lirisë së Kosovës. Dhe duke filluar që sot, një rrugë e kryeqytetit të Kosovës do të mbajë emrin e aktivistit të shquar shqiptaro-amerikan.
Jim Xhema ka qenë pjesë e pandarë e çdo ngjarjeje apo nisme të madhe që kemi pasur në Washington apo New York në gjysëmshekullin e fundit, në shërbim të kombit shqiptar.
Miqësia e tij me Senatorin e Amerikës Bob Dole ka qenë një nga themelet e mbështetjes dypartiake që shqiptaro-amerikanët ndërtuan në Washington kur Kosova dhe kombi shqiptar kishin më shumë nevojë.
Vendosja e emrit të tij një rruge në Prishtinë nderon jo vetëm patriotin Jim Xhema por edhe gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan për ndihmën e madhe dhe kontributin që kanë dhënë për Kosovën.
Urime miku im, Jim Xhema! Faleminderit Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari Përparim Rama!
Zoti e bekoftë Kosovën e lirë dhe të pavarur.