• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E SHENJTA TEREZË DHE GJAKU I ARBËRIT NË GRECI

October 7, 2016 by dgreca

1-mesha-n-tereza

12-3-foto-e-perbashket

2ok-zef

4-zef-lina

12-familje

12-zefi-davidi13-me-joen-dhe-priftin

13-greci12-1-balaj-family13-grecia

13-2-ibrahim-joe

112-gjergj-me-joeNGA ZEF BALAJ/

Udhëtimi drejt Romës, për të përjetuar nga afër Shënjtërimin e Nënë Terezës, ishte i mbushur më emocione, informacione, ngjarje dhe krenari. Unë së bashku me 13 pjestarë të famimiljes Balaj,me nipa e zonjat e tyre, madje dhe me fëmijë të tyre,pra tre breza bashkë,me Linën,  me djalin tim,Davidin dhe nusen,  iu bashkëngjitëm grupit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye Joe DioGuardi. Kishte dhe vatranë të tjerë veç meje në grupin tonë, siç ishte Ibrahim Kolari me zonjën, Agim Aliçka etj.

Me ndihmën e Monsinjor Hilary Frenko, u vendosëm në një hotel pranë Vatikanit, gati ngjitur me qytetin e Vatikanit. Monsinjor Hilary Frenko, që është një personalitet i njohur për Vatikanin për shërbimet diplomatike që ka kryer nëpër botë,dhe që ka kontribuar për më shumë se 26 vjet në Vatikan,na e lehtësoi shumë qëndrimin, vendosjen edhe në meshën e shenjtërimit. I jemi mirënjohës.

Të premten në mbrëmje, me 2 Shtator, u bashkuam me një grup studentësh shqiptar nga Maqedonia, që studiojnë në Gjermani, të cilët janë të njohur për lidhjet e ngushta me Ligën dhe Joe DioGuardin. Gjatë këtij viti drejtuesit e Ligës qenë mysafirë tek Universiteti qe studiojnë këta studentë. Ishte një mbrëmje e këndshme ajo e 2 shtatorit mes gjallërisë dhe dinamizmit të të rinëjve studentë.

E Shtuna ishte sërish plot mbresa. Vizituam kisha, muze dhe pamë bukuritë e Romës. U ndamë në dy grupe gjatë turneut në Vatikan, për të pasur më shumë mundësi komunikimi me përkthyesit. Emocione të shumta na dhuroi e fmashmja Sistine Chapel, e vendosur brenda rezidencës së Papës,që na dha ndjesi të veçanta.

Sistine Chapel, e vendosura brenda rezidencës së Papës në Vatikan, është e njohur në të gjithë botën për një sërë arsyesh, duke përfshirë edhe faktin se aty është vendmbledhja e kardinalëve, kur mblidhen për të zgjedhur një Papë të ri.

Për më shumë se tre orë na u desh për të prekur me sytë tanë historitë që përcjellin muzetë e Vatikanit, Kapelia Sistine dhe bazilika e Shën Pjetrit, u njohëm me ikonografinë, koleksionet mbreslënse të artit, veprat e pavdekshme të artit romak, Mikelanxhelo, Davinçi e të tjerë. Turi që përshkuam ishte më i veçanti, që na dha shumë informacion e ndjesi emocionale.

I pashlyeshëm ishte Koncerti në nderim të Nënë Terezës, për nga niveli artistik dhe përfaqësimi kombëtar i artistëve shqiptar me famë europiane; nuk mund ta them këtë për nga organizimi.Po ashtu mendoj se ndoshta do të ishte mirë që në programin artistik të bëhej një përzgjedhje më e mirë e repertorit, për të treguar rrënjët e Kombit të Nënë Terezës, krahas pjesëve operistike, dhe këngëve të muzikës moderne, të sillej origjinaliteti folklorik i trevave shqiptare, për të treguar rrënjët e popullit të Nënë Terezës. Megjithatë koncerti ishte me vlera dhe interpretimi i artistëve shqiptar të njohur në Botë, ia rriti krenarinë shqiptarëve para botës. Vendi ynë i qëndrimit ishtë shumë i përshtatshëm, në lozhën përbri Elterit. E kishim gjithçka para syve. Pranë nesh ishte dhe zonja Liri Berisha, ndërsa poshtë në sallë shihnim diplomatët dhe udhëheqësit shqiptarë të pozitës dhe opozitës.

Mesha e Shënjtërimit të Nënë Terezës pat të veçantat e veta. Na u desh të zgjoheshim herët për të gjetur vende të përshtatshme. Gjithë ai shesh nuk kishe ku të fusje majën e gjilpërës, aq shumë besimtarë kishin ardhë. Ndoshta të dhënat e medias për numrin e pjesmarrëse nuk janë fort të skata. Në shesh kishte shumë shqiptarë. Flamujtë valviteshin dhe binin në sy në atë masë të madhe njerëzish. Një meshë e veçnatë, nën drejtimin e Papës, që çdo besimtari rrallë i bie fati, mbetet një kujtim i shtrenjtë për gjithë jetën. Pasi morëm kungimin u larguam për të vijuar shtegtimin tonë nëpër Romë. Vizituam mjedise të Vatikanët që nuk rezervohen lehtazi për publikun, vetëm me leje. E Hëna ishte një ditë e lodhshme, por plot mbresa.

Të Martën e 5 shtatorit, me autobuz udhëtuam drejt katundit arbëresh Greci, vendlindja e babait të Joe DioGuardit. Gjatë udhëtimit shijuam bukuritë e natyrës dhe vendosjen e fshatrave arbëreshë. Rreth orës 1 e 30 arritëm në qendër të fshatit. Po na prisnin me dashuri e padurim, edhe pse ishim vonuar më shumë se një orë e gjysëm. Vetë Kryetarja  komunës Demartino na priti e uroi mirëseardhjen. U takuam me përzemërsi e me dashuri si ëvllezër e motra të një gjaku. Fjala e mirëseardhjes së kryetares,herë shqip e herë italisht, e përkthyer në anglisht nga Rita, ishte e përmallshme. Ajo na tregoi edhe historinë edhe gjendjen e sotme të komunës, tarshëgiminë shqiptare, ruajtjen e traditave kulturore, muzikore, ruajtjen e veshjeve, me vështirësi edhe të gjuhës së bukur shqipe. Përshëndeti edhe Joe DioGuardi, që u duartrokit. Ai tregoi rrënjët e veta, lidhja me shqiptarët e Amerikës, veprimtarinë e përbashkët etj. Më pas na befasuan me një drekë të shijshme të gatuar nga zonjat arëbreshe nëpër familjet e tyre. Pasdite viztuam fshatin,duke ecur rrugëve të tij, u ndalëm gjatë tek Kisha e fshatit, që i përkiste viteve 1700. Pasdite morëm rrugën e kthimit të ngarkuar me emocione të fuqishme, respektin e jashtzakonshëm të atyre njerëzve të mirë, që për më shumë se pesë shekuj kanë ruajtë traditat e kombit që i përkasin, deri diku gjuhën shqipe, por edhe me brengën dhe dilemën: Po nesër çfarë do të ndodhë pasi të ikë dhe ai brez? Fshati braktiset nga të rinjët, të vjetrit po ikin…

Të Mërkurën sërish vazhduam vizitat nëpër Romë. Gjatë asaj dite pata rastin që të shihem edhe me ambasadorin e Shqipërisë në Vatikan,Visar Zhiti, poetin që nuk e thyen burgjet e diktaturës komuniste. Kaluam çaste të gëzuara me të dhe zonjën e tij, Eda.

Ishte me shumë interes vizita në Kishën e Shqiptarëve, Kisha “San Giovanni della Malva in Trastevere”, që në gjuhën shqipe përkthehet  Kisha e Shen Gjonit te Mullagave ne Trasteve (Lumi i Romes).

Është intersant fakti se këtë Kishë,shqiptarëve  ua dhuroi Papa Gjon Pali II para 15 vjeteve. Çdo të dielë në atë kishë mbahet mesha ne gjuhen shqipe, ku mblidhen shumë shqiptarë dhe organizohen veprimtari kulturore…

Kisha ka për rektor priftin arbëresh Don Pasquale Ferraro, ndërsa si meshtar mësuam se për disa kohë ksihte shërbyer  Don Gjovalin Sukaj, qe kishte pak kohe që ishte larguar dhe tani po shërben në Shkodër, dhe në vend të tij i kryen shërbesat  Don Mikel Pllumbaj, qe kryen dhe studimet ne nje nga universitet papnore ne Rome. Ambasadori Zhiti na tregoi edhe për kishën “San Atanasio” e ritit bizantin, pranë së cilës zhvillon veprimtarinë e vet shoqata italo-arbereshe “Besa”.

Aty nje here ne vit mbahet mesha ne arbërisht, por  kjo ndodh edhe në raste festash e përkujtimesh.

Vizituam dhe bëmë fotografi edhe në Sheshin”Albania” pranë shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky shtegtim, që kishte si motiv pjesmarrjen në Shenjtërimin e Nënë Terezës,  ishte i veçantë, dhe na dha shumë emocione të fuqishme. Faleminderit Shënjtëresha Terezë!

Filed Under: Reportazh Tagged With: Greci, Joseph DioGuardi, Nene Tereza, Zef Balaj

MOS-HARRESË: DIOGUARDI ME SENATORIN BOB DOLE, NJË ZË I FUQISHËM PËR KOSOVËN NË CAPITOL HILL

July 25, 2013 by dgreca

Më 15 maj 2007 ”Cekani i artë” për Senatorin legjendar Bob Dole, miku i madh i Kosovës dhe i të gjithë Shqipërisë. Në gusht 1990 ishte DioGuardi i cili u bë iniciator i inisiativës të vizitës së  Bob Dole (ish kandidat për president i SHBA-1996, dhe gjashtë senatorë të tjerë amerikanë në Kosvoë./

NGA BEQIR SINA /

CAPITOL HILL – WASHINGTON D.C: Në një koment të “IWPR” thuhej pak vite më parë se Kosova të shpallte pavarësinë, se :”Diplomacia “vullnetare” e shqiptarëve dhe e serbëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte e përfshirë në një intensifikim të ashpër të luftës lobiste për çështjen e Kosovës. Gara atëhere ishte ndezur në zyrat dhe institucionet e Uashingtonit dhe Nju Jorkut, ku të dy kampet po tregojnin njëra tjetrës “muskujt”, por edhe kuletat – parat që shepzonin për lobim. Në fund “IWPR”, sqaronte se :” Kur vjen çështja te kjo pikë, sërbët kanë mbetur shumë më prapa kundrejt rivaleve të tyre shqiptarë, të cilët e kanë nisur punën me Kosovën qysh në vitet 1980″. Dhe për koicidencë kjo mori më shumë “zjarr” në fundvitet e 90′ kur në Shqipëri komunizmi u rrëzua dhe ish-Jugosllavia nisi të shkerrmoqej. Në dritë doli lobi i parë shqiptarë i udhëhequr dhe i krijuar nga një arbereshë – nga një shqiptarë, si e quan veten ai – pikërishtë Joseph DioGuardi.

Joseph Dioguardi në fillim dhe më pas kur u martuan së bashku, Shirli Klojes Dioguardi, kanë vite që punojnë për çështjet më të rëndësishme që preokupojnë shqiptarët në Ballkan. Organizata e parë e krijuar për të lobuar në interes të shqiptarëve në SHBA, e cila është Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga Xhozef Dioguardi, një ish-kongresmen amerikan me origjinë shqiptare, ka sensabilizuar dhe ka futur në Kongres, Senat dhe Administratën amerikane, pa dallim çështjen shqiptare . Dioguardi vetë si ish kongresistë i njohur në Capitol Hill, sponsorizoi një numër rezolutash të Kongresit Amerikan për Kosovën, ndërsa mbajti me qindra takime e dhjetra  demostrata në Nju Jork e Washington, për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Ai ishte ndër të parët që organizoi vizitën e parë të një kongresmeni amerikan në Kosovë më 1990, ku mori pjesë Tom Lantosh, një tjetër lobist proshqiptar.” Dhe, në gusht 1990 ishte po DioGuardi, i cili u be iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (ish-kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të SHBA në Kosovë.

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Senatorit Bob Dole, do të ri sjell reportazhin nga Capitol Hill – i mbajtur ditën e enjte – 9 maj 2007, në një eveniment të veçantë, që tërhoqi vemendjen e këtij lobi, dhe të gjithë miqve të shqiptarëve në Capitol Hill. Ai ishte aktiviteti i inicuar prej dy lobistëve të njohur, ish-Kongresmenit republikan, Xhosef DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe Këshilltares së Çështjeve Ballkanike Shirli Klojes – DioGuardi, në kryeqytetin amerikan Capitol Hill – Washington D.C.

Kur mbas rreth 20 vitesh ish kongresmeni i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, u pa të ulej sërish, me ish kongresmenët e kongresmen në karrigen e Kongresit(House floor), për të nderuar mikun e tij të madh Bob Doll (Bob Dole), (ish-kandidat për President i SHBA në 1996)

Me këtë rastë një grup i ish – kongresitëve nderojë me pllakatën “Çekani i Artë ” – “Golden Gavel Award”, senatorin e përjetshëm dhe ish kandidatin për president të SHBA-ës, Robert Jospeh Dole. “Senatori legjendar Doll, është “klasifikuar” si mik i madh i Kosovës, dhe i shqiptarëve i cili për tre dekada, e ka përkrahur çështjen e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.” Ish kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA, Bob Dole, ka qenë dhe i emëruar si Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA, nga ndjeri Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë, ai emëroi Bob Dolin (Bob Dole), senator shumëvjeçar amerikan, Ambasador Nderi të Kosovës në SHBA, në ndërkohë që z Elmi Berisha, ka qenë atëhere ish përfaqësues i Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në ish Zyrën e ambasadorit të nderit të Kosovës në Amerikë, Bob Dole.

Për koincidencë, dita e enjte 9 maj 2007, për dy lobistët e njohur, ish-Kongresmenit republikan, Xhoe DioGuardi, presidenti vullnetar i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe mikut të tij Bob Doll në kryeqytetin amerikan Washington D.C. do të vazhdonte me takime, në të njëjtën sallë kuvendi, ku ata kishin diskutuar qysh më parë Kosovën, dhe rreth çështjeve të të drejtave të shqiptarëve në Mal te Zi, Luginën e Preshevës dhe shqiptarëve në Maqedoni .
Në këtë kuadër, dy lobistët e njohur që punuanë kaq shumë për çështjen shqiptare, thonin se duhet punuar më shumë, për të ndryshuar disa perceptime të gabuara që njerëzit kanë për shqiptarët, në, Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare dhe në Amerikë. Ata mendojnë se një imazh pozitiv për shqiptarët si popull do të ndihmonte mjaft për të shpejtuar zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Dhe se duhej edukuar politika amerikane me çështjen shqiptare.

Lobimi i DioGuardit, nisi në fillim të viteve 1990, mbasi në Amerikë vepronin prej vitesh shoqata Vatra, partia Lëvizja e Legalitetit, Balli Kombëtar (Fronti Nacional), Bllokut i pavarur (Blloku Independet),Bashkimi Kombëtar Demokrat në SHBA-a, etj,. Këto ishin sa për të mbajtur gjallë çështjen shqiptare në mërgim, sepse ai që frymojë atë  ishte një person – emri i të cilit tashmë është bërë mjaft i njohur në Amerikë, në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare, si lobues i fuqishëm i çështjes shqiptare. Ai është Joseph J. DioGuardi, ish kongresmen në SHBA nga pjesa e lartme e New Yorkut, dhe një miku i ngushtë i Senatorit Bob Dole, i cili sapo festoi 90 vjetorin e ditëlindjes së tij.

Ky ishte një kongresistë me origjinë shqiptare, që e nisi punën e tij me shqiptarët e Amerikës, me disa këshilla shumë të rëndësishme që shqiptarët e Amerikës, të cilët duke iu bashkëngjitur atij kan qenë në gjendje të bëjnë aq shumë sa bëri edhe vetë DioGuardi, në këto vite, mbasi u largua nga Capitol Hill dhe u lidh me shqiptarët për Shqipërinë, Kosovën, apo Çamëri, ose për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Mal të Zi, Josef DioGuardi ishte kyçi për të hapur dyert e qeverisë amerikane, Senatit dhe Kongresit, dhe i pari që solli liderit shqiptarë të Kosovës të dëshmonin gjendjen e tyre në Uashington në vitin 1990.
DioGuardi është pranuar shumë mirë nga shumë patriotë, demokratë, të cilët kishin qenë duke punuar për kombin dhe vendin e tyre për dekada të tëra, edhe pse ata e dinin se puna e tyre me rezultatet të cilat ata dëshironin dhe luftonin nuk kishin arritur deri atëhere pa ndihmën e pa kursyer të DioGuardit. Duke jetuar në Amerikë, shqiptarët e vjetër ishin të vetëdijshëm për mënyrën grupeve të diasporës dhe të lobimit në sistemin amerikan, megjithse kishin gjetur ish senatorin Bob Dole dhe ndonje senator apo kongresmen, ata asnjeher nuk arriten nivelin dhe rezultatet e udhëheqësit të parë dhe të vetëm në SHBA, Joe DioGuardit.

Emigrantë shqiptarë kanë qenë të organizuar në grupe të ndryshme duke u përpjekur të ndihmojnë kauzën kombëtare shqiptare, por ajo kurrë nuk ka ndodhur me ta për të kërkuar me një kongresmen ose senator në Amerikë, i cili do të ishte me origjinë shqiptare. Këto grupe ishin të etiketuara si armiq të vendit nga ana e regjimeve komuniste në vendet e tyre, dhe të vetmin mik në atë kohë kishn Bob Doll.
Tani, pyetja është ndoshta nga ajo që bënë çdo njeri nga ne; pse ka bërë për shqiptarët kaq shumë DioGuardi ? Përgjigjëia mendojë se është fare e thjeshtë:” Joseph J. DioGuardi, është i vetmi  nga politikanët më të njohur me origjinë shqiptare në Amerikë, i cili vjen nga ai “Gjaku i shprishur”  Greci, Itali . DioGuardi është i vetëm shqiptarë që ka shërbyer ndonjëherë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Themeluesi dhe udhëheqësi i të parit dhe të lob shqiptarë në Shetet e Bashkuara të Amerikës, miku i ngushtë i Senatorit Bob Dole, dhe sa e sa kongresmenve dhe senatorëve të tjerë, presidentëve dhe zyrtarëve të lart të administratës amerikane. Ai është pikërishtë njeriu që në gusht 1990  u be iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (ish-kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të SHBA në Kosovë. Kur populli i Kosovës do të dilte dhe të presinin Sentorin Bob Dole në Prishtinë,në vitin 1990  duke vrarë frikën e regjimit gjaktar të Serbisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bobe Dole, Joseph DioGuardi, nje ze i fuqishem, per Kosoven

Joseph J. DioGuardi: HAPPY JULY FOURTH AND HAPPY INDEPENDENCE DAY–AMERICA’S 236th BIRTHDAY!!

July 4, 2013 by dgreca

I can think of no better tribute to pay those men and woman who died to earn and preserve our freedom, and the freedom of so many others around the world, than to hear the words of one of our greatest Presidents, Ronald Reagan. He was a not only a great President for the United States, but a true world leader. Reagan was not like the “wimps” we have in Washington today–and I do not hesitate to include many members of Congress who are helping to destroy our country and the “American dream” that brought my father here from a very economically depressed Southern Italy in 1929.

Today, please think about–and pray for, if you believe in God (YOUR choice as an American)–those who came her to build this nation not only for Americans but for worldwide freedom, especially those who made the ultimate sacrifice of life itself so we can enjoy this very special Holiday with our family, friends and neighbors.

Again, HAPPY JULY 4th,

Joe

Joseph J. DioGuardi, CPA

President, Truth in Government
jjd@truthingovernment.org

 

Filed Under: Featured Tagged With: Happy yulay Fourth, Joseph DioGuardi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT