Nga Almarina Gegvataj/-Shkodra është padyshim një vend magjepsës për natyrën e saj.
E pasur me resurse, kulture, traditë, bukuri peisazhesh, tingujsh dhe ngjyrash.
Me këtë sfond kaq të pasur stimujsh, krijimtarishë, folklori, lidhen pazgjithshmërisht karnavalet në Shkodër, që prej vitesh kanë marrë statusin që qytetarët shkodranë krenohen me të drejtë, Kanavalet e Shkodrës.
Ato ngjallin vit pas viti vëmendjen e të gjithëve si një lule që çel në sezon të vështirë dimëror, në një vend si Shkodra, e gjitha për tu zbuluar.
E fokusuar mbi maskat e larmishme, paradat, kostumet e mrekullueshme veneciane, mbi gjallërinë, në bejtet e famshme dhe ritet e traditës, Karnavalet e Shkodrës kanë ditur të japin gjithmonë një imazh spontan, të freskët, të gjallë e dinamik.
Ato janë të kujdesshme karshi kërkesave të kohës, gjithashtu të lidhura në mënyrë konkrete me rrënjët e saj historike dhe kulturore.
Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “këtë vit Karnavalet e Shkodrës janë fokusuar në vështirësitë sociale ekonomike që po kalon vendi ynë . Ky është një vit i vështirë për të gjithë Shqipërinë , e cila po vuan nga përmbytjet natyrore. Dielli është në fokus pasi Shqipëria është një vend i bekuar sepse gjatë një viti ka 262 ditë me diell, energji kjo e cila është e rrallë dhe duhet vlerësuar dhe konvertuar në të mirë të njerëzimit. Marrim shkas këtu për të përcjellë rigjallërimin e jetës në një formë më dinamike që në fillim viti me ide progresive, duke e mbushur me pozitivistet. Duke mos u dorëzuar sepse jeta është dhuratë dhe ka sfida që duhen përballuar”.
Grupet pjesëmarrëse do të përcjellin me anë të performancës së tyre energjinë pozitive, mesazhe për jetën dhe kritika mbi aktualitetin e vështirë. Bashkia i fton të gjithë të vlerësojnë praninë e diellit dhe ta kthejnë atë në favor të jetës pasi simbolika e përdorur në këtë temë është një metafore për të paralelizuar me aktualitetin social, ekonomik, kulturor të vendit, i cili po kalon momente të vështira.
Shembulli i gjallë do jenë grupet e ndryshme të karnevaleve që do të shëtisin me biçiklita dhe jo vetëm ne të gjitha zonat e qytetit, duke i paraprirë pranverës që po afron.
Bashkia e Shkodrës thekson se me impenjimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve , përveçse t’u prezantojme atyre një program argëtues kërkojmë edhe prej tyre t’i bashkangjiten iniciativës për të festuar sa më bukur karnavalet. Me këtë festëe, do vendosnim gjithashtu një gur të çmuar në artin dhe kulturën e Shkodrës tonë të bukur, duke vazhduar rrugëtimin tonë të suksesshëm në mbështetje edhe të turizmit kulturor.
Më poshtë programi i plotë i Karnavaleve të Shkodrës:
Dita e parë –
E hënë 16 shkurt 2015
Grand Parade
Ora 10.00
Sheshi para bashkisë Shkodër ( Pika e grumbullimit )
Nisja nga drejtime të ndryshme të kuadrateve artistike të shkollave të mesme dhe 9 vjeçare të qytetit, me maska dhe kostume drejtë pedonales tek bashkia . Grupet e shkollave pjesëmarrëse qendrojnë sipas kuadrateve
Ora 10:45
Performance nga Banda e Qytetit MARSHE FESTIVE
Të gjithë grupet një nga një në kortezh nisen pas bandës së qytetit nga sheshi i bashkisë drejtë sheshit ‘Luigj Gurakuqi’( aty ëështë vendosur skena ku të gjithë grupet do performojnë me rradhë )
Sheshi Luigj Gurakuqi
Ora 11.00 – 13.00
Performancat e shkollave të mesme dhe 9 vjeçare të qytetit njëra pas tjetrës që alternohen me surpriza herë pas here ( Kenge / bejte / pantonima/ Kercime etj )
Dita e dytë
E marte 17 shkurt 2015
Shëtitja dhe djegia e dordolecit
Ora 10:00
Sheshi përpara Teatrit Migjeni
Ora 10:30
Nisja nga shkollat me kuadratet e karnevaleve për të ardhur tek sheshi i Teatrit Migjeni. Aty ku fillon edhe shëtitja e dordolecit në karvanin alegorik. Të gjithe grupet e shkollave vendosen në kortezh njëri pas tjetrit, për të shëtitur dordolecin nga Teatri Migjeni drejtë Parruces, pastaj sheshi ‘Isa Boletini’, pastaj tek kryqezimi i ish degës , për të arritur tek sheshi Nënë Tereza në qender Piace.
Ora 11:40
3 performancat e shkollave më të mira do të performohen edhe një herë përpara se te digjet dordoleci ! Kjo ndodh për arsye se njëra prej tyre do marri ëmimin best performance! E zgjedhur me anë të duartrokitjeve të gjithë karnavaleve.
Ora 12:20
Djegia e dordolecit- Mesazhet për një vit më te mbarë dhe plot alegri e diell për Shqipërinë