- SHBA: Kërçovarë, Struganë, Presparë, dhe Dibranë, shafqin interesim të jashtëzakonshëm për t’u regjistruar /
- Numri i të regjistruarve në zonën e “Tri-Shtetshtit”, pritet t’i kalojë të 1500 vetat deri të dielën – kur edhe skadon afati i registrimit për diasporën/
Nga BEQIR SINA/NEW YERSEY : Kandidati për deputet nga Diaspora për SHBA dhe Kanada, zoti Tefik Abdullai nga radhët e komunitetit të shqiptarëve të Illionoit, bashkë me një grup veprimtarësh të dalluar, nga Staten Island NYC, New Jersey, Connecticut, Dallasi – Teksasi , zotërinjët Nazar Mehmeti, Gani Fejza,Ismet Smajli, dhe Ylber Korça,(Bruno Ceka ishte në Çikago) realizuan këtë weekend disa takime me bashkatdhetarët shqiptarë të emigruara nga Maqedonia në vite, kohë dhe rrethana të ndryshme në SHBA. Dy veprimtarët e dalluar nga Teksasi, Mehmeti dhe Korça, në krye të këtij delegacioni kan bër thirrje vazhdimisht për regjistrimin e të gjithë shqiptarëve nga Maqedonia në zonën e “Tri – Shtetshit”- New York, New Jersey dhe Connecticut, në qoftëse se ata kan dokumentat zyrtare, pra sipas tyre ato që kërkon ligji i zgjedhjeve në Maqedoni(pashaportën biometrike të Maqedonisë dhe një kartë indentiteti të vendit ku jeton aktualisht). Duke kërkuar nga bashkëatdhetarët e tyre, që të jenë më të bashkuar me qëllim që të fitohet patjetër depueteti shqiptarë, pra vetëm e vetëm që deputeti i diasporës nga Amerika në Parlamentin e Maqedonisë, kësaj radhe të jetë një shqiptarë. Nazer Mehmeti kujtojë në këto takime se : “Kur ne u bashkuam të gjithë, si në kohën e luftës në Kosovë dhe Maqedoni, pra Kosova, Shqipëria, Lugina e Pershevës, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Çamërisë, ju vetë e patë se çfarë kontributi dhamë për çështjen kombëtare dhe cili ishte rezultati i kësaj ndihme, tha Nazer Mehmeti dhe vijojë se prandaj, edhe sot këtu ne nuk vijmë të evokojmë atë se çfarë bëm, dhe kush e bëri më pak apo më shumë, por vijmë këtu në mesin tuaj – për t’ju bër një thirrje, dhe të kërkojmë një moblizim të, të gjithëve, Presparve, Kërçovarve, Struganëve, Dibranëve e tjerëve, të regjistrohen dhe të mobilizohen për zgjedhjet e 26 Prillit në Maqedoni – “Ai përsëriti se kohë nuk ka më – dhe të merremi me njeri tjetrin , si në zgjedhjet e 2011 kur edhe e humbëm deputetin tonë, apo të merremi me atë si dhe kush është kandidat, tani, thirrja jonë është si shqiptarë kush ka dokumetat që kërkohen në ligjin e zgjedhjeve të Maqedonisë nga KQZ-ja, të shkojë e të regjistrohet sa më parë edhe këto ditë që kan mbetur dhe të dalë në votime më 26 Prill -. “Kjo që kërkohet sot nga të gjithë ne – duhet parë vetëm si nji obligim kombëtar – ne duhet të dëshmojmë që jemi shumicë në Amerikë dhe jemi ne ata që kemi zërin tonë në Parlamentin e Maqedonisë”, tha kryetari i delegacionit të Dallasit, zotëri Nazar Mehmeti, duke ftuar edhe një herë mërgatën shqiptare nga Maqedonia për një angazhim të përgjithshëm regjistrimi dhe votimi”. “Deputeti i diasporës, është i rëndësishëm, sepse e zyrtarizon dhe institucializon bashkëpunimin ndërmjet vendorigjinës tonë dhe mërgatës shqiptare, ai do të jetë zëri ynë do të jetë nyja lidhëse e diasporës me Senatorët dhe Kongresmenët, qeverinë Amerikane dhe vetë ne shoqatat dhe organizatat e komunitetit”, tha Ylber Korça, i cili ishte pjesë e delegacionit të Dallasit së bashku me veprimtarë të tjerë, dhe kishte ardhur t’ju bëjë thirrje bashkëqytetarëve të tij të regjistrohen dhe dalin në votime për Tefik Abdullain .
“Rock – Stari” strugan në New Jersey, Haxhi Dauti, i cili thotë se deri tani ai dhe dhjetra anëtarë të tjerë nga familja dhe miqtë e tij, janë regjistruar dhe janë bër gati sipas tij për të votuar Tefik Abdullain në 26 Prill , u shreh se “për ne shqiptarët të Maqedonisë, dhe meqense na erdhi rasti të kemi një shqiptarë, që do të merret me diasporën shqiptare në Amerikë, pra të jetë ky zëri ynë dhe të jetë ai që ka për të krijuar lidhjet më të mira midis vendorigjinës dhe ne mërgatës shqiptare, duke na afruar edhe më shumë me Prespën, Manastirin, Tetovën, Gostivarin, Strugën , Kërçovën dhe Dibrën, e tjerë, duhet që të regjistrohemi dhe të votojmë së bashku”, tha i bindur në fitoren e Tefik Abdullait “Rock-Stari”, strugan Haxhi Dauti . Kurse, Imamët e dy xhamive kryesore në këtë zonë ku jetojnë shumë Strugan dhe Dibranë, Imam Harrun Pollozhani dhe Imam Rifat Halili, u bënë thirrje të gjithë besmitarëve nga Maqedonia, që mënyrë të organizuar edhe kësaj radhe së bashku, të regjistrohen për të votuar më 26 Prill – pikërsiht kanididatin për deputetët shqiptarë Tefik Abdullai, i cili do të jetë sipas tyre, zëri i shqiptarëve të Maqedonisë në Parlamentin e Maqedonisë dhe do flasin shqip, do të prezantojë shqip dhe do të ngrejë zërin shqip të diasporës shqiptare në Amerikë”, than të dy Imamët më popullor në këtë zonë, pa vënë aspak në dyshim përkrahjen e tyre dhe mbështetjen e xhamisë.
“Deputeti i Diasporës nga Amerika, natyrishtë që do të jetë urë e mirë lidhëse midis mërgatës që jeton jashtë vendit dhe organit më të lartë ligjvënës dhe politikëbërës në shtetin e Maqedonisë. Ne si diasporë kemi nevoja të ndryshme, që nga lindja deri në vdekje, si njerëz të Zotit. Pra duhet të kemi një qasje që në mënyrë institucionale zëri juaj si komunitet nga këtu (SHBA) të troket nesër në derën e duhur në Parlamentin e Maqedonisë, edhe atë vetëm në gjuhën tonë të ëmbël dhe të bukur shqip”, tha Imam Rifat Halili.
Në telefon veprimtari i dalluar i komunitetit Fluturim Rizavani, thotë se në mënyrë indidviduale familjet shqiptare Waterburyt që janë një numër i madh nga Maqedonia, Struga Dibra, dhe Prespa, janë moblizuar të regjistrohen dhe të votojnë kandidatin shqiptarë Tefik Abdullai për në Parlamentin e Maqedonisë, duke e parë atë si një zë shqiptarë nga shqiptarët e Amerikës. Në fund duhet cekur se të gjithë deklaruan se regjistrimi në pikat e caktuara po ecën mjaft mirë, dhe ndoshta edhe më mirë ngase ata e kanë menduar, duke shtuar se deri tani qindra shqiptarë janë regjistruar dhe duke shtuar se çdo gjë po kryehet në mënyrë vullnetare, dhe individuale, në baza shoqërore dhe familjare . Numëri i të regjistruarve në zonën e “Tri-Shtetshtit” , sipas tyre pritet t’i kaloi të 1000 vetat deri të dielën kur edhe skadon afati i registrimit për diasporën.`