Mes perlave të ëndrrës…/
Nga Kiara Taormina/
Kiara Taormina (Chiara Taormina) lindi në Palermo në vitin 1973 ku dhe aktualisht banon. E apasionuar pas artit dhe kulturës orientale merret edhe me krijimtari letrare, si p.sh me poezinë haiku. Ka marrë çmime dhe është dalluar në shumë konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka qënë finaliste në konkurse të ndryshme. Poezitë dhe tregimet e saj janë botuar në antologji dhe revista letrare. Ka botuar përmbledhje me poezi Zëri i mbrëmjes në vitin 2002, Kamyja dhe tempulli i diellit në vitin 2013.
1
Hëna tek dritarja
përhap
një dritë të bardhë
mes perlave
të ëndrrës
davaritet hija
e dimrit
dora jote
mes barit të argjendtë
që valëvitet në erë
si borën i tret
lotët
që tash në mbrëmje
me valët e tyre i spërkat
kopshtet e padukshëm.
2
Thuprat e holla
të përvëluara
prej nostalgjisë
përkulen
nën qiellin
e vjeshtës.
Drita dhe hije
shpërthejnë
me harresë
në qetësinë
e një nate
që s’ka të mbaruar.
3
Zvarritet horizonti
mes shkëlqimit të ditës
dhe humnerës së errët
të natës.
Pëluhuri
i hidhur dhe i vetmuar
shkëlqen mbi tavolinën
që pret letrat
prej myku dhe braktisjeje.
Pikëlon pika
ngrohtësie të djegura
me hënën e plotë
që i fut në korniza
fushat e gjera.
Rrezet e dritës dhe mëngjesi janë
lotët e së nesërmes.
4
Kthehet lindja
në kujtimet e njelmëta
me të bardhë zbukuruar
me tingullin
e zerave pa kohë
që plasariten
mes tapeteve
dhe dritareve të hapura nga e shkuara.
E shoh fytyrën e të huajit
të më bëhet familjare
me bardhësinë e saposhfaqur
të harmonisë.
E shoh rrugën e ngushtë
ta ftojë keqardhjen time
thelbin e fundit të vëllazërimit
t’ia zbutë ndryshimet.
5
Rripa shpresash
janë fantazma në perëndim.
Rënoja të lashta që
joshin nota
në qytetet e së shkuarës.
Pleqtë kujtojnë
Tek shihen në pasqyra
me rrecka të pahijshme.
Mendojnë për rojet
e dyerve.
Fytyra të gurta
që përgjojnë
të ardhmen.
Përktheu Arjan Th. Kallço
Janar – Shkurt 2014