• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rexhep Qosja rikthehet te opsioni i Dobrica Qosiç për Kosovën?!

January 22, 2017 by dgreca

1-enver-Bytyci-1

Shkruan: Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi/

Mediat e Kosovës kanë transmetuar një intervistë të akademikut shqiptar, Rexhep Qosja, në të cilën shkrimtari i njohur dhe i vetëshpallur si “babai i kombit” shpalos një projekt të tijin për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë. Sipas tij “Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën”. Më tej ai vazhdon: “Në vizionin tim, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Si do të zgjidhet problemi i veriut dhe Luginës së Preshvës varet nga ne dhe këmbëngulja, mencuria jonë. Por ne do të bashkohemi. Kjo nuk është vetëm në të mirën tonë, por në të mirën e të gjithë Ballkanit” Dhe këtë lloj projekti e arësyeton kësisoj: “Tash për tash pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve është utopik dhe i pamundshëm. Në Serbi gjithmonë ka pasur një unitet të fuqishëm mes kishës dhe politikës. Në festat e Krishtlindjes, kleriku kryesor tha: “Në Kosovë kemi trupin dhe shpirtin dhe Kosova do të jetë serbe”.

Po ia paraqes lexuesit fjalë për fjalë kërkesën dhe arësyetimin e akademikut Rexhep Qosja marrë nga gazeta e Prishtinës “Express”, me qëllim që të mos lë asnje fije dyshimi e mos krijoj asnjë dilemë edhe te fansat e akademikut për autorësinë e propozimit të tij. Ndërsa arësyetimi që do të parashtroj në kundështi të projekt-propozimit të zotit Qosja ka të bëjë thjesht me mendimin tim.

Rexhep Qosjen si emër, si shkrimtar, si patriot të servirur nga regjimi komunist në Shqipëri, e njoh që para viteve ’90. E njoha fillimisht nga romani i tij “Vdekja më vjen prej syve të tillë”. Më vonë kam lexuar dhe libra të tjerë, sidomos të kritikës letrare, si “Panteoni i rralluar” e të tjerë. Ndërsa në tri volumet e përmbledhjes për kërkesat e shqiptarëve të botuar më 1990 nga Ramiz Alia, Rexhep Qosja zinte një vend të veçantë. Më vonë kemi mësuar diskursin e guximshëm të Ibrahim Rugovës në Lidhjen e Shkrimtarëve të Serbisë apo në mediume të ndryshme, pasiqë në Shqipëri Rugova eklipsohej prej Rexhep Qoses asokohe. Aq shumë e vlerësoja akademikun Qose, sa kur në korrik 1990 më ran ë dorë një gazetë “Rilindja” dhe pashë një replikë të Arben Popocit me të, m’u duk pak e çuditshme. Pas dy-tri vitesh Arben Popoci do vinte në Tiranë e do të punonte te gazeta “Republika” e prej tij mësova shumë të vërteta.

Kjo njohje si dhe deklaratat e Rexhep Qosjes në “Zëri i Amerikës” na bënë asokohe që të ishim idhtarë të tij edhe ne në Shqipëri. Na dukej si njeriu i urtë, që transmetonte mençurinë popullore me këshillat që jepte. Edhe qëndrimet e tij na dukeshin të ekuilibruara, aq sa u pranua plotësisht edhe prej antikomunistëve në Shqipëri dhe partia e parë opozitare. Madje gazeta e Partisë Demokratike mori emrin “Rilindja” të rekomanduar prej tij. Ishte një kohë kur kërkohej një fije bari për t’u kapur e për t’u kthyer shqiptarëve shpresën. Uji ishte turbulluar dhe sytë tanë nuk shihnin bregun për t’i shpëtuar rrjedhës. Prandaj u prirëm të kapeshim pas myshqeve dhe gurëve për t’i shpëtuar asaj. Një prej këtyre fijeve të barit, rezultoi më vonë të ishte akademik Rexhep Qosja.

Rexhep Qosja u pa fillimisht si shpresë, por shpejt mori anë dhe në vend të na fundoste ne, fundosi vetëveten. Ia hoqi vetes shumë shpejt aureolën e prijësit të fshatit të madh shqiptar, sepse iu kundërvu me të gjitha mjetet demokracisë dhe u shfaq hapur në mbrojtje të ideve neokomuniste, duke shkuar shpesh herë më larg se neokomunistët e duke promovuar diktatorin Hoxha.  Dalëngadalë akademiku Rexhep Qosja i bindi shqiptarët vetë se nuk është ai akademiku i projektuar në mendjen tonë. Ndërsa në Kosovë e kishin njohur më mirë. Shqiptarët e Kosovës nuk ia dhanë kurrë ndonjëherë rol prijësi këtij akademiku fodull e arrogant jo vetëm në sjellje, por edhe në ide dhe mendimet e tij.  Ai u bë skajshëm i neveritshëm dhe tani me rekomandimet e tij për ndarjen e Kosovës shfaqet njëkohësisht shumë i rrezikshëm. Po jo më pak të rrezikshme janë mediat që promovojnë idetë e tij shkatërruese për kombin shqiptar. Nuk e di përse nuk e lënë të japë intervista në gazetat e mediat e Beogradit, pasiqë idetë e Qoses dhe akademikut serb, Dobrica Qosiç janë identike, pa asnjë dallim me të njëjtin objekt: Ndarjen e Kosovës.

Rexhep Qosja ndarjen e veriut të Kosovës dhe kthimit të kësaj pjese të territorit shqiptar Serbisë e justifikon dhe motivon në mënyrë krejt të gabuar. Me demagogjinë dhe sofizmin e bashkimit kombëtar, ai elaboron humbjen e territoreve shqiptare, madje të pjesës më vitale dhe më të pasur të territorit të Kosovës e në të gjithë Ballkanin Perendimor. Ai e di se ka një numër të madh shqiptarësh, të cilët e duan bashkimin kombëtar, dhe këta nuk janë në gjendje të arësyetojnë bilancin e humbjeve dhe të asaj që fitojmë ne. Prandaj spekullon me idenë e bashkimit kombëtar. Siç spekullon Tv që e interviston si dhe shefi I ekzekutivit shqiptar në Tiranë.

Nëse keni vënë re, prej disa vitesh jam shprehur dhe shprehem se bashkimi kombëtar i shqiptarëve nuk është alternativë e këtij moment, të cilin ne e kalojmë. Dhe këtë e bëj jo se jam kundër bashkimit, porse një bashkim me humbje të territoreve, të cilat sot i kemi në administrim, do të ishte një katastrofë e dytë kombëtare e shqiptarëve, pas asaj që ndodhi me vendimet e Konferencës së Londrës. Kushdo që pajtohet me humbjen e territoreve në emër të bashkimit kombëtar, siç bën akademiku Rexhep Qosja, ose është i rrjedhur ose është i shitur te djalli. Nuk ka asnjë arësye tjetër që dikush ndër shqiptarët, kushdo qoftë ai, të trembet nga ekzistenca e dy shteteve shqiptare dhe t’i qajë hallin botës se “nuk mundka të menaxhojë dy shtete”, siç shprehet Qosja në intervistën e tij te televizioni “Klan Kosova”.

Shtetet shqiptare duhet ta menaxhojnë veteveten. E nëse ne menaxhojmë veten, duke bashkëpunuar, bashkëvepruar, bashkërenduar politikat e zhvillimit, si dhe politikën e diplomacinë ndërkombëtare, nuk ka nevojë t’i ofrojmë Serbisë pasuritë e territoret tona që të na përkdhelë ambicjen qosjane të bashkimit kombëtar. Në fund të fundit Serbia është shprehur shumë qartë. Po citoj Daçiçin: “Për ne nuk ka rëndësi se bashkohen ose jo shqiptarët në një shtet të vetin, nuk ka rëndësi në sa shtete jetojnë ata, për ne ka rëndësi të bashkojmë serbët”. Nuk besoj se ka më qartë se kaq. Atë që thotë Qosja e thoshte fjalë për fjalë Dobrica Qosiç, por e thotë gjithashtu ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Kësaj skeme i shërben në ditët e sotme muri në veri si dhe provokimi me trenin nacionalist serb. E në javët në vazhdim do të shohim provkime të tjera për ta realizuar idenë e ndarjes së Kosovës, ide të cilën elaboron akademiku shqiptar, Rexhep Qosja. Kështu Qosja i bashkohet provokimit të Serbisë kundër Kosovës. Nuk ka lajthitje më të rrezikshme se kjo.

Mua më bën përshtypje se si është e mundur që akademiku i shndërruar në idol në periudhën 1989-1992, akademiku Rexhep Qosja, të konvergojë në të njëjtën tezë serbe, t’i bëhet patericë programeve të Serbisë për ndarjen e territorit të Kosovës dhe të kërkojë humbjen e territoreve tona?! Si është e mundur që një profesor, shkrimtar shqiptar, revokon idetë më regresive të së ardhmes së kombit shqiptar?! Si është e mundur që ky njeri t’i japë vetes të drejtën e faljes së tokave të shqiptarëve?! Nga i buron kjo ide, kush ia mëkon ende sot në këtë moshë të thyer?! Pleqtë tanë na thonin se “Burri ka gjithmonë kohë me u korit”! Mesa duket Rexhep Qosja nuk po don ta kalojë pleqërinë e tij pa u lënë shqiptarëve shijen e hidhur të “koritjes” në ekstrem, me tregëtinë e trojeve të vendit!

Por duket se idetë e Qosjes për ndarjen e territorit të Kosovës nuk vijnë kaq thjeshtë në vëmendjen e tij. Idetë e Rexhep Qosjes për gjoja shkëmbimin e territoreve, përveçse ide të Beogradit, vijnë gjithashtu në pajtim me idetë e drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, si dhe të të gjithë atyre që predikojnë “pajtimin (vëllazërimin) shqiptaro-serb”, pra edhe të Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë. A keni dëgjuar gjatë gjithë kësaj kohe kur Serbia po provokon ndarjen e Kosovës me dhunë, të flasë kryeministri ynë për këtë çeshtje?! E kemi lexuar në Tëiter të shkruajë përralla se “Ushtria serbe do të vijë si turiste në Prishtinë”. Po nuk thotë se si vjen ajo në veriun e Mitrovicës?! Nuk shprehet aspak kryeministri shqiptar për këtë çeshtje, madje nuk e përmend as angazhimin e Prishtinës zyrtare për të ndalur provokimet me trena dhe provokimet me mure në veri të Kosovës. Nuk thotë asnjë fjalë për deklaratat luftënxitëse të kryeministrit dhe presidentit të Serbisë, madje e promovon homologun e tij serb si “një kryeministër tolerant, të moderuar dhe proeuropian”.

Zoti Rama flet në emër të një opcioni serb me mbështetje te qarqet antishqiptare në Europë për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb dhe të njëjtën gjë bën edhe Rexhep Qosja. Të dy e shohin zi zgjidhje ndarjen e territorit të Kosovës. Në emër të pajtimit, çka bie mirë në sy në deklaratën e Qoses, ata duan të shkohet te humbja e territoreve. Të dy, njëri pa zë e tjetri me zë e me figurë, predikojnë zgjerimin e territorit të Serbisë dhe ngushtimin e territoreve shqiptare të Kosovës! Çfarë komedie, e cila nëse nuk lexohet qartë nga ana e autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës mund të shndërrohet në një tragjedi për ta.

Nuk po elaboroj qasjen e Qosjes për bashkimin kombëtar, sepse këtë e kam bërë në shumë komente e analiza të miat. Nuk po ndalem në çeshtjet që hapin iniciativa të tilla në rajonin tonë. Dhe nuk dua ta besoj se një akademik shqiptar si Qose, është i gatshëm të shkatërrojë shtetin e Maqedonisë, pse këtë shkatërrim e duan serbët, grekët dhe bullgarët! Nuk dua ta besoj se Qosja dhe Rama duan gjithashtu shkatërrimin e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës! Eshtë e pabesueshme që në Prishtinë dhe në Tiranë të ketë akademikë që rekomandojnë krijimin e Serbisë së Madhe dhe krijimin e një shteti minor shqiptar në territore të ngushtuara. Eshtë e paimagjinueshme se si akademikë shqiptarë, si Qosja, të kërkojnë t’i falin Serbisë ende sot pas 105 viteve, kur u copëtuan shqiptarët, territoret më të pasura si dhe qytete të mëdha shqiptare në Ballkan.

Nëse e vini re fjalën e cituar në fillim, akademiku Qosja në opsionin e tij për ndarjen e Kosovës i referohet patriarkut serb, Irinej, duke e cituar atë të thotë se Kosova është zemra e shpirti i Serbisë. Dmth, nëse Irinej, Nikoliç, Vuçiç, Shejsheli, Daçiçi, flasin për Kosovë e Metohi, atëherë ne duhet t’i japim zgjidhje kësaj dileme serbe dhe Kosovën ta mbajmë për shqiptarët e Metohinë t’ia dhurojmë Serbisë?! Nuk ka asnjë kuptim tjetër “zemërgjerësia” e Rexhep Qosjes për ta ngushëlluar e kompensuar patriarkun ultranacionalist të Serbisë me territoret shqiptare të veriut të Mitrovicës!

Do të doja të besoja se Rexhep Qosja tashmë ka rrjedhur, pra nuk dua të besoj se ai me vetëdije kërkon të shkatërrojë ëndërrën e shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por nuk e shoh si një fenomen dhe rrezik të izoluar. Po aq i rrezikshëm është në këtë rrjedhje energjish tona kombëtare TV Klan Kosova dhe drejtuesi i saj, Baton Haxhiu. Sa kohë që këta “gjuajnë” të promovojnë ide, skema dhe opsione antishqiptare e proserbe, do të jenë një rrezik permanent yni. Dhe në fund, më i rrezikshmi ndër të rrezikshmit është dhe mbetet me aventurat e tij shefi i Baton Haxhiut në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama!

Këta nuk i shëron asgjë, as ndarja e Kosovës, as krijimi i Serbisë së Madhe. Këta punojnë që shqiptarët të përçahen, të kenë një perspektivë të mjergullt, të mos dijnë se çfarë do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre. Lerini shqiptarët të besojnë te e ardhmja dhe ta shohin atë pa syzet e këtyre njerëzve, të cilët përveç përçarjes, mbjelljes së dëshprimit dhe amullisë, nuk dijnë të bëjnë tjetër!

Filed Under: Politike Tagged With: Dobrica Qosic, kosova, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi, rexhep qosja

Associated Press -Serbian Nationalist Train Halts at Border With Kosovo

January 15, 2017 by dgreca

A train left Belgrade, Serbia, on Saturday for Mitrovica, in northern Kosovo, where most of Kosovo’s ethnic Serbs live. The train was painted with Serbian flags, religious Christian Orthodox scenes and the words “Kosovo is Serbian” in 20 languages.

1 Treni Beograd Mitrivice

By Darko Vojinovic/Associated Press/BELGRADE, Serbia — A train decorated with Serbian nationalist slogans and images departed on Saturday from Belgrade, Serbia’s capital, and headed for northern Kosovo, but it halted at the border in a stunt that set off a dramatic escalation of tensions between the former wartime foes.

Officials in Kosovo had protested that the train’s planned route into Kosovo was a violation of their country’s sovereignty and promised not to let it in.

Prime Minister Aleksandar Vucic of Serbia ordered the train stopped in Raska, Serbia, as it approached the border with Kosovo, a former Serbian province, claiming that ethnic Albanians in Kosovo had tried to mine the railway.

The train was painted with Serbian flags, religious Christian Orthodox scenes and the words “Kosovo is Serbian” in 20 languages.

Kosovo declared independence from Serbia in 2008, but Serbia does not recognize the split and has sought to maintain influence in northern Kosovo, where most of the country’s ethnic Serbian minority lives.

At a news conference in Belgrade on Saturday, Mr. Vucic accused Kosovo of plans to arrest the train’s driver and passengers.

“This was an ambition to provoke a conflict, to start a wider conflict in this territory that we consider as ours,” he said. “It was my decision to stop the train in Raska to preserve the freedom and lives of our people, to prevent a wider conflict and show that we want peace.”

“We sent a train, not a tank,” he added.

President Hashim Thaci of Kosovo wrote on his Facebook page on Saturday that his country respected the free movement of people and goods but that a train covered in nationalist banners that violated Kosovo’s Constitution and laws was “completely unacceptable.”

The train was to be the first to travel from Belgrade to Mitrovica, in northern Kosovo, since the 1998-99 Kosovo war. The train later turned back to Belgrade.

Filed Under: Analiza Tagged With: A train, Belgrade, kosova, Mitrovica, Serbia

Kosova, shtatore Ambasadorit Amerikan William Walker

January 14, 2017 by dgreca

-Në 18 vjetorin e masakres së Reçakut zbulohet shtatorja e  Ambasadorit Amerikan William Walker, në kohën e luftës ishef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë/recak-shtatore-WalkerPRISHTINË, 14 Janar 2017-B.Jashari/ Ambasadorit Amerikan William Walker sot do t’i zbulohet shtatorja në fshatin Reçak, ku para 18 viteve, derisa ishte shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrimin nga forcat serbe të mbi 40 civilëve shqiptarë të rrëmbyer në shtëptë e tyre në 15 janar 1999 e cilësoi krim kundër njerëzimit.recak 3 (1)

Në zbullimin e shtatores do marrë pjesë edhe vetë ambasadori, si dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili edhe do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.0

Në veprimtaritë përkujtimore, sot  shfaqet filmi dokumentar “Saga e Reçekut”, ndërsa nesër mbahet akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në qendrën komunale, në Shtime.Reçaku është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë, rreth 6 mijë rezultonin të zhdukur, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

Rreth dy muaj  pas masakrës së Reçakut, aviacioni i NATO-s filloi bombardimet kundër caqeve të forcave kriminale serbe, të cilat zgjatën 78 ditë, deri në kapitulimin e Slobodan Milosheviçit, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Në Kompleksi Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.

Në prag të shënimit të përvjetorit të tetëmbëdhjetë të Masakrës së Reçakut, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, priti në ambiente familjare ambasadorin William Walker, të cilit  i ndau një pllakat-falënderimi të veçantë.

Ambasadori William Waker, kryesues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, me motivacionin për kontributin e jashtëzakonshëm në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për masakrat dhe krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, Kolegji AAB këto ditë i dha Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Presidenti Thaçi: Shtatorja e  Walker në Reçak, simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

1 ok Reçak2– Presidenti Thaçi theksoi se Shtetet e Bashkuara e kishin thënë të vërtetën e tyre, NATO-ja asokohe po përgatitej për aksion kundër forcave të ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kishin filluar t’i shikonin nga afër zhvillimet në Kosovë/

Reçak, 14 janar 2017 – Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak dhe ka zbuluar shtatoren e ish-ambasadorit William Walker në këtë fshat.Presidenti Thaçi tha se në Reçak kishte ndodhur ajo që më së paku ishte pritur të ndodhte, por, sipas tij, krejt bota pastaj e pa sesi në Kosovë po ndodhte gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme.“Gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme ia hapi sytë gjithë diplomacisë botërore”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi theksoi se Shtetet e Bashkuara e kishin thënë të vërtetën e tyre, NATO-ja asokohe po përgatitej për aksion kundër forcave të ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kishin filluar t’i shikonin nga afër zhvillimet në Kosovë.“Në kuadër të këtyre organizatave ndërkombëtare ishte njeriu i duhur, në emër të shtetit të duhur, pra ambasadori William Walker, me mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.“Walker ishte njeriu i duhur që tha të vërtetën, e cila ia hapi sytë botës dhe bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje”, shtoi presidenti Thaçi.Ai theksoi se jo vetëm tash pas 18 vjetëve, por gjithmonë do të kujtohen viktimat dhe heroizmi i pashoq i popullatës shqiptare, bashkë me përpjekjet madhore dhe unike të popullit të Kosovës.“Sot çdo qytetar i vendit duhet të ndihet mirë, kudo që jeton në Kosovë e diasporë, sepse ka atributet e një çlirimtari”, theksoi presidenti Thaçi.Gjithashtu, i pari i vendit tha se të gjithë duhet të punojmë për të ardhmen e vendit, që Kosova të jetë sa më shpejtë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe t’i kultivojmë raportet e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë ishin dhe mbeten përkrah Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.Para zbulimit të shtatores së ish-ambasadorit amerikan, William Walker, presidenti Thaçi e falënderoi atë për kontributin e tij për lirinë e Kosovës dhe për praninë e sotme në Reçak, duke theksuar se shtatorja e tij simbolizon të vërtetën për Kosovën para botës dhe përfaqëson simbolin e lirisë dhe të pavarësisë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, shtatore Ambasadorit Amerikan, William Walker

Kosova, Gëzuar 2017

December 31, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Prishtina në fundvitin 2016/

prishtina-foto-gazeta-dielli-behlul-jashari-28dhjetor2016-mbremje-3

-Kosova pret Vitin e Ri 2017 me festë edhe në sheshet plot njerëz në festë dhe dritë e shkëlqim fishekzjarresh drejt qiellit në natën e ndërrimit të moteve, mes shumë dekorimesh edhe me bredhat e mëdhenjë/

-Kosovës së pavarur nga 17 Shkurti historik 2008, viti 2016  i solli edhe dy njohje të reja, nga Suriname dhe Singapori, të cilat ngritën në 113 numrin e njohjeve nga shtetet anëtare të Oeganizatës së Kombeve të Bashkuara/

prishtina-foto-gazeta-dielli-behlul-jashari-31dhjetor2016

PRISHTINË, 31 Dhjetor 2016-BEHLUL JASHARI/ Kosova përmbylli 2016-ën e nisjes së zbatimit, nga 1 prilli,  të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, të krijimit për herë të parë të marrëdhënies kontraktuale me Bashkimin Evropian, edhe me një ngjarje tjetër viti – miratimin e Buxhetit të Shtetit 2017 që arrin rekord me mbi 2 miliardë euro dhe ka pajtimin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.Kosovës së pavarur nga 17 Shkurti historik 2008, viti 2016  i solli edhe dy njohje të reja, nga Suriname dhe Singapori, të cilat ngritën në 113 numrin e njohjeve nga shtetet anëtare të Oeganizatës së Kombeve të Bashkuara.

Viti 2016 u përmbyll sot edhe  me një ceremoni të hapjes së disa nyjeve lidhëse në autostradën e Kosovës drejt Maqedonisë, e cila nisi të ndërtohet në 3 korrik 2014, ndërsa në 25  tetor 2015 u lidh me autostradën e ndërtuar drejt Shqipërisë – dy projekte këto më të mëdhatë të infrastrukturës kosovare të rëndësishme edhe për gjithë rajonin.

Në Kosovë Viti i Ri 2017, i 18-ti në liri e i 9-ti në pavarësi,  do pritet si tradicionalisht këtyre viteve edhe me koncerte në sheshe qytetesh plot njerëz në festë dhe dritë e shkëlqim fishekzjarresh drejt qiellit në natën e ndërrimit të moteve, mes shumë dekorimesh edhe me bredhat e mëdhenjë.Në vitin e parë të lirisë së Kosovës nga mbrëmja e 31 dhjetorit 1999 e deri pas mesnatës mëse 100 mijë njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës në pritjen e Vitit të Ri 2000, ndërsa festime të mëdha në sheshe kishte edhe në qytetet e tjera kosovare“Në robëri pritet veç festa e lirisë”, ishin raportimet që kam bërë nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Gëzuar 2017, kosova

Kosova, Ligji për Veteranët e Luftës së UÇK-së

December 31, 2016 by dgreca

-Me ndryshime e plotësime të miratuara mbrëmë në seancën plenare të Kuvendit, me të cilën u përmbyll sesioni vjeshtor, ndërsa pranverori do nisë në 16 janar 2017/

-Viti 2016 në Kuvendin e Kosovës edhe me mungesa kuorumi/

1-kuvendiPRISHTINË, 31 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ligji për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar, u miratua mbrëmë pas shqyrtimit të dytë në Kuvend me shumicë – 44 pro, 8 kundër e 11 abstenime në votimin me 63 deputetë pjesëmarrës. Ky ishte një votim i përsëritur, pasi më parë Ligji nuk mund të kalonte me 58 deputetë pjesëmarrës në votim, që ishin më pak se gjysma dhe nuk përbënin kuorumin,  e ku 45 ishin pro, 6 kundër e 7 abstenuan. Me këtë seancë u përmbyll sesioni vjeshtor dhe puna e vitit 2016 e Kuvendit të Kosovës,  ndërsa sesioni i ri, pranverori, do të nisë në 16 janar të vitit të ri 2017.

Në seancën tjetër të jashtëzakonshme, më parë, po mbrëmë Kuvendi i Kosovës 120 anëtarësh me 58 vota pro e 4 abstenime miratoi në parim pas shqyrtimit të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u paralajmërua se në procedurën e përshpejtuar Kuvendi do mblidhej përsëri mbrëmjen e djeshme në një seancë tjetër të veçantë për leximin e dytë.

Seanca ishte e ftuar për pardje pasdite, por nuk u zhvillua në mungesë kuorumi, i cili mungoi edhe dje pasdite për miratim të Projektligjit në fund të debatit, derisa opozita lëshoi seancën.

Procedura e votimit e shqyrtimit të parë u përsërit mbrëmë pasi u arrit që në sallën e seancës  plenare të Kuvendit të Kosovës të jenë dy më shumë se gjysma e deputetëve – 62, e për kuorum duhen së paku 61.

Grupi parlamentar i Listës Serbe ka vazhduar edhe dje “ngrirjen” e pjesëmarrjes në Kuvend prej më shumë se dy muaj e gjysëm, nga 9 tetori 2016, dhe në mungesë edhe të opozitës dhe disa deputetëve të maxhorancës nga partitë shqiptare kalimin e Projektligjit e mundësoi prania dhe vota e grupit parlamentar të komunitetev e pakicë joserbe Gjashtë Plus.

Gjatë vitit 2016 Kuvendi i Kosovës kishte edhe seanca tjera me mungesa kuorumi.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka arsyetuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ai theksoi se qëllimi i projektligjit është kategorizimi sipas periodave kohore i kontributit të individëve në luftën e UÇK-së: kategoria I, nga 1991 deri në përfundim të luftës; II, nga 1998 deri në përfundim të luftës dhe III, nga marsi i vitit 1999 deri në përfundim të luftës. Pjesëtarët e UÇK-së do të përfitojnë paga, sipas kategorive respektive , në vlerë prej 250 euro, 170 euro dhe 120 euro. Ai ka theksuar se lidhur me Projektligjin Ministria është konsultuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar-FMN, i cili institucion ka kërkuar që vlera financiare për kontributin veteranëve të UÇK-së të mos kalojë 0.7 për qind të brutoproduktit vendor, si dhe ka përmendur dy-tre shqetësime të FMN-së lidhur me projektligjin e propozuar,e që konsistojnë me gjysmën e pagës për pjesëtarët e UÇK-së, që punojnë në bizneset private dhe për pagën e trashëgimtarëve të veteranëve të vdekur.

Kryeministri, Isa Mustafa, ngutjen për shqyrtimin e Projektligjit e ka arsyetuar me insistimin e FMN-së që çështja të përmbyllet brenda këtij viti Duke e përmendur numrin e shtuar të veteranëve të luftës , ai ka pohuar se sipas rekomandimeve të FMN-së mund të sigurohen rreth 38 milionë euro, ndërkohë që nga numri i veteranëve të certifikuar kërkohen rreth 60 milionë euro. Për shkak të listave të fryra të veteranëve të luftës, Mustafa ka pohuar se Kosova ka humbur 195 milionë euro donacione , si dhe ka shprehur brengosjen e tij se nëse çështja nuk rregullohet Kosova rrezikon të humbë edhe investime të mëdha nga kredi dhe grante ndërkombëtare.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka shfaqur kënaqësinë që Kuvendi i Kosovës po e përmbyll këtë sesion me miratimin e plotësimit të Ligjit për Veteranët e UÇK-së. Ai ka pohuar se projektligji i ofruar nuk i zgjidh të gjitha problemet e veteranëve , por ka mbajtur qëndrim se megjithatë është më mirë që çështjet të zgjidhen hap pas hapi. Ai e ka vlerësuar modeste ndihmën prej 250 euro për familjarët e veteranëve që nuk janë gjallë, ndërksa ka kërkuar që me këtë projektligj veteranët e luftës së UÇK-së të mos eliminohen nga tregu i punës në Kosovë. Veseli ka falënderuar përfaqësuesit e shoqatave të luftëtarëve të lirisë për kontributin e dhënë për hartimin e projektligjit.

 

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e zhvilluar dje, u ftua pasi pasditen e një dite më parë qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e 124-të të rregullt, të 56-tën në vitin 2016, në të cilën miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëllimi i nxjerrjes së këtij projektligji ishte kategorizimi i veteranit luftëtar të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe benificioneve të tjera, që përcaktohen në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa tha se ky projektligj është dakorduar me përfaqësuesit e veteranëve, gjatë një takimi edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, sa i përket nevojës që për veteranët të ndahen 0.7 për qind të GDP-së vjetore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, e Luftës së UÇK-së, kosova, Ligji për Veteranët

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT