Sot shënohet ”Eksodi 99”, data 16 prill e vitit 1999, kur forcat ushtarake, policore e paramilitare sërbe, dëbuan masovikisht nga trojet e tyre popullatën shqiptare nga mbarë Kosova, duke ushtruar dhunë çnjerëzore mbi ta.Për të shënuar ditën e dëbimin masiv të shqiptarëve, ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me ministrin e FSK, Haki Demolli, deputetin e Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, Raif Qela, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetarët e komunave të Prishtinës, Mitrovicës e Ferizajit, kaluan kufirin shqiptaro – shqiptar në këmbë së bashku me qindra pjesëmarrës nga anembanë Kosova. Në kufi u pritën nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.Ministri Murati, theksoi se dëbimi i shqiptarëve të Kosovës para 17 viteve ishte një prej momenteve më të rënda në historinë tonë.
ARDHJA E KOSOVARËVE NË NDIHMË TURIZMIT TË RËRËS DHE DIELLIT
Nga Gëzim Llojdia/
1.Lexova një shkrim në një të përditshme ku flitej për turizmin, ose më saktë ardhja e kosovarëve në plazhet publike shqiptare. Adresimi, që duhej bërë për dyndjen e kosovarëve në plazhet publike shqiptare është në kuadër të “turizmit patriotik “një nismë e filluar vite më parë. Besnikërisht vëllezërit tanë të lënë përtej kufirit, popullojnë plazhet shqiptare duke xhiruar kështu të ardhura për ekonominë tonë dhe sivjet ata kryen të njëjtin ritual duke zbarkuar në bregdetin shqiptar pas përfundimit të muajit të agjerimit. Dihet, që turizmi ka disa ndarje ku përfshihen dhe turizmi i rërës dhe diellit. Ky lloj turizmi është më masivi në të gjithë botën ngase edhe është më i nevojshëm nga ana shëndetësore. Turizmi i rërës dhe diellit në Shqipëri ka vite, që frekuentohet masivisht madje, që nga koha e diktaturës
2.Krijimi i Ministrisë së Kulturës popullore shënoi edhe hapin zyrtar të fillimit të turizmit kulturor etj.Ja cfarë përmend shtypi i asaj kohe:”Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore në vitin 1939, cilësohet si një nga reformat e mbretit Zog me përkushtim për kulturën e vendit të tij.Në gazetën:” Drita “ të vitit’ 39 e cila në mënyrë koncize zbulon faktin e mirëpritur prej njerëzve të kësaj fushe ku cilësohet përpjekje për zhvillim dhe përparim sipas gazetës në fjalë, Mbreti Zog I dekretoi ligjin për Krijimin e Ministrisë së Kulturës Popullore .Në çështjen e turizmit ministria do të mbikëqyr dhe drejtojë aktivitetin turistik i cili zhvillohet në Shqipëri nën patronazhin e N. S. Mbretërore princesha Mexhite . Ky aktivitete cilësohet se jo vetëm pasurohet vendi por ka të bëjë me tërheqjen e të huajve por dhe ti shtyjë shqiptarët të njohin Shqipërinë dhe bukurit e saj dhe ta dashurojnë më shumë vendin e tyre . Thuhet se qëllimi në këtë aktivitete hynë bënë pjesë edhe organizmi i mirë i kremtimeve popullore që do të shërbenin me shtegtimet e tyre edhe me shfaqjet folklorike për të zgjuar krenarinë dhe sedrën kombëtare .Gjithashtu këto kremtime do të shërbejnë për ti ruajtur dhe kremtuar veshjet tradicionale, muzikën dhe vallet e popullit tonë “.
3.Në turizmin e rërës dhe diellit, Shqipëria ka një bregdet të shtrirë në dhjetra km dhe plazhe ,që përfshinë dy dete,nga veriu kryesisht nga Shëngjini në jug,në Sarandë.
Frekuentuesit e këtij lloji janë vëndas, por edhe të huaj.Pretendimet e kësaj kategorie janë të vogla.Jo vetëm kosovarët ,por dhe të huajt, italiane apo turistë nga Evropa qëndrore që përfshihen në këtë nëndarje të turizmit kryejnë të njëjtin ritual ditor :plazh ,hotel,pasdite plazh ose qëndrimi në lokal dhe sic është theksuar ata nuk shprehin interesa për historinë apo kulturën e vendit,që janë duke pushuar.Vetëm një kategori e vogël del jashtë guacke.Kur menaxhoja dy parqet arkeologjike në jug,ishte i cuditshëm fakti,që dhjetra pushues ,turistë të huaj e vendas merrnin rreze dielli dhe kalonin pasdite duke pirë birë, por nuk shfaqnin asnjë interes për të vizituar Orikun e lashtë vetëm 5 m larg plazhit të tyre.Kur maqedonësit, 5 vite më parë erdhën në plazhet e Orikumit,ata e bënin më të theshtë jetesën,bukë me vete dhe asnjë interes për kulturën apo historin,për vende ataraktive,natyrale etj.
Një fakt tjetër, që dua të sjell është ky.Në Orikum është porti i jahteve.Pronarët e tyre janë të gjithë të huaj shumica italian etj, e ngrysnin dhe e gdhinin ditën në detë, por asnjëherë nuk shprehën interesë për të vizituar portin më të vjetër në gjiun e Vlorës,Orikun ,portin dikur e kishte zotëruar Pompei dhe e mori gati pa luftë Julio Cezar, në kohët e luftës civile.Është një fakt tjetër turizimi kulturor, fetar,mjekësor,balnar,malor ka frekuntuesit e tij.Në turizmin kulturor vetëm 10% e popullësisë ,përfshihet dhe është e interesuar për ti vizituar vendet kulturore apo historike.Prandaj thuhet se numri i tyre mbetet gjithmon në rritje,por gjithsesi i vogël në krahasim me turizmin e rërës dhe diellit.Këtë lloj turizmi e frekuentojnë intelektualët, studentet,njerzitë e artit,kulturës dhe një pakicë e vogël.Ka edhe një arsye që e mbanë të vogël numrin e turistëve në këtë fushë.Një vizitor e viziton vetëm një herë një sitë arkeologjik,qëndër historike apo dicka tjetër të këtij lloji.Askush nuk i rikthehet për herë të dytë të rivizitojë Butrintin,Apoloninë,Orikun,Antigonen etj.Ndryshe qëndron puna me të interesuarit sic janë studiuesit.Pier Cabane prej 20 vjetësh sjell në sitet arkeologjike të Shqipërisë,grupe studiuesish francez.Apo grupet turistike, që janë në patronazh të agjencive turistike.Turistëtë e tjerë vijnë të pa organizuar dhe janë frekuentuesit e rërës dhe diellit ata mërijnë në kohë dhe kryejnë ritualet e zakonshme për cdo vit. Kështu duke gjykuar shkrimin e disa ditëve më parë duhet të thekësoj se turistët e rërës dhe diellit janë ata të cilët gjenerojnë të ardhura për ekonominë.Dhjetra kosovarë të cilët mërijnë nga Morina në plazhet e këtij vendi,me automobilat e tyre konsumojnë karburante, ujë, bukë, ushqime,djath,mish,vezë,perime,pije,kafe,alkol etj dhe këto të ardhura u shkojnë pronarëve shqiptarë.Në një farë mënyre kosovarët janë duke e bërë mjaftë mirë detyrën e tyre patriotike, madje prej disa vjetësh,ata mbeten frekuentuesit më të mëdhenj të turizmit, të rërës dhe diellit.Edhe një fakt tjetër shkollat e Kosovës, që prej 100 vjetorit të pavarësisë kanë ndërmarë një nismë.Të vizitojnë muzeumin e pavarësisë në Vlorë dhe të tjera pika historike , në vjeshtë apo në pranverë,ata mërijnë në autobuzët e turistik duke e bërë realitet nismën e ndërmarrë.Edhe më sipër theksova se kosovarët po e bëjnë cdo vit detyrën e tyre dhe duhet ti jemi mirënjohës jo vetëm atyre që shfrytëzojnë turizmin e rërës dhe diellit, turizmin elitar,malor,kulturor,fetar etj ,por duhet të kujtohemi se kosovarët cdo vit po i përndjekim me rritjen e cmimeve në cdo pikë që blejne kosovarët.Po ua kthejme pushimet në ferr e dëshpërim me cmime të kripura dhe më pas ankohemi se :përse nuk vijnë turistë e pushues në këtë bregdetin tonë.Ata vijnë madje cdo vit, po ne vijojmë avazin e vjetër.I presim me fjalë,me citate patriotike se jemi vëllezër dhe nga pas i dyfishojmë faturat dhe cmimet e hoteleve ku atyre u bie më mirë të shkojnë të pushojnë në Malë të Zi e gjetkë ku tarfiat janë sa gjysmat e lokaleve prej kashte në jug të vendit.
“Kosovarët”, azilkërkuesit e pabazë
Nga Aurel Dasareti, USA/*
Vazhdojnë ikjet masive të qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës. Alarmante. Sikur “kosovarët” të fitonin azil do të bëheshe kjo PRECEDENT: ngjarje, rast a veprim që ka ndodhur më parë, dhe më pas nga avokatët e azilkërkuesve afrikan-aziatik, do të merreshe si mbështetje në raste të tjera të ngjashme me të. Sipas ligjeve aktuale të BE-së askush prej shqiptarëve nuk mund të fiton azil, por nëse ikja e tyre është ndonjë komplot i gatuar në kuzhinën e ndonjë anëtare të sajë, dashamirëse e Serbisë, atëherë ajo që unë do të përmendi në vazhdim do të jetë e pavlefshme.
***
Shqiptarët e trojeve etnike të FYROM-it, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi janë nën pushtimin e huaj të egër sllavo-ortodoks dhe shtypen, diskriminohen në çdo aspekt, u eksponohen burgosjeve të përditshme politike, vrasjeve…vetëm për shkak të prejardhjes së tyre etnike. Vlerësimi i përgjithshëm: janë në një gjendje më të keqe se bashkëkombësit e tyre të Kosovës. Megjithatë, nuk ikin ashtu siç veprojnë këta të fundit.
***
Azil: Azili do të thotë një strehim nga persekutimi. Të huajve që frikohen nga persekutimi në vendet e tyre mund t`u jepet azil në Perëndim nëse ata kualifikohen për të, individualisht e jo si grup t`a dokumentojnë persekutimin eventual.
Për të marrë azil duhet të plotësojnë kushtet për t`u njohur si refugjatë. Si rregull, personi duhet të ketë një frikë të bazuar nga persekutimi për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror apo për shkak të mendimeve politike (aktivitetit politik). Njerëzit të cilët për arsye të tjera janë në rrezik për të qenë subjekt i dënimit me vdekje ose të torturës në qoftë se ata kthehen në vendin e tyre, gjithashtu mund të njihen si refugjatë.
“Kosovarët” nuk i plotësojnë aspak kushtet e lartë-përmendura, ikin për shkaqe ekonomike për të cilat nuk jepet azil. Janë azilkërkues të pabazë. Dhe, sa për orientim, Kosova, Shqipëria, FYROM-i, Serbia, Mali Zi dhe Bosnja, nga OKB-ja konsiderohen si vende të sigurta dhe qytetarëve të tyre nuk u jepet azil.
***
Ligji mbi azilin: Sipas të drejtës ndërkombëtare, shtetet përkatëse kanë të drejtë të japin azil, por asnjë detyrim. Kjo do të thotë, se askush nuk mund ta detyron një shtet sovran t`i jap azil ndonjë personi edhe nëse ky i përmbush të gjitha kushtet të quhet refugjat. Azili zakonisht nuk u jepet hajdutëve, rrugaçëve, atyre që kanë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte, krimet që kanë për qëllim pengimin e paqes dhe krimet ndërkombëtare – shkelje të parimeve dhe objektivave të Kartës së OKB-së. Elementi më i rëndësishëm në ligjin e azilit është se Shteti pritës duhet të përmbahet për të ekstraduar personin në një shtet ku ai mund të persekutohet rëndë.
***
Rastet Dublin: Në Konventën e Dublinit të 15 korrik 1990 që më vonë zëvendësohet me Rregulloren 2003/01/09 Dublin II, janë përcaktuar kriteret se cili shteti është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil.
Përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesës së azilit i është caktuar një shteti anëtar i bashkëpunimit Dublin nëse ai shtet ka lëshuar një vizë Schengen ose leje qëndrimi për azilkërkuesin, nëse azilkërkuesi është arrestuar për kalim ilegal të kufirit, nëse herën e parë e ka paraqitur atje kërkesën për azil ose nëse këmba e azilkërkuesit ka shkel atje më përpara se me kaluar në shtetin fqinj. Pra Rregullorja Dublin II përmban vetëm rregulla procedurale se cili shteti është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil, dhe jo rregullat në lidhje me trajtimin serioz ose jo të kërkesave.
“Kosovarët” para se me shkelë në vendet “e bekuara” ku ata synojnë azilin: Gjermani, Austri, Francë, Angli, Skandinavi etj patjetër të kalojnë nëpërmjet shteteve tjera anëtare të BE: Hungarisë, Kroacisë apo Sllovenisë. Si rrjedhojë, shtetet “e bekuara” do t`i kthejnë sërish në Hungari, Kroaci, Slloveni të cilat sipas Konventës së Dublinit janë përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave të tyre. Rezultati do të jetë i njëjtë: DËBIM për në Kosovë. Kërkesat nuk do të trajtohen seriozisht.
***
Trafikimi dhe kontrabanda me njerëz
Trafikimi i njerëzve: është tregti e organizuar me njerëz. Trafikimi i qenieve njerëzore është për të shfrytëzuar fëmijët, gratë dhe burrat për të kryer punë dhe shërbime nga përdorimi i forcës, dhunës, kërcënimeve, mashtrimit ose duke shfrytëzuar situatën e prekshme të personit nevojtar. Viktimat e trafikimit mund të shfrytëzohen në prostitucion ose qëllime të tjera seksuale, punë ose shërbime të detyruara, të tilla si lypsarë etj. Viktimat tipike të trafikimit të njerëzve janë fukarenjtë, jetimët, të papunët. Ata vijnë nga vende me standardet e ulëta të jetesës dhe joshen me oferta të (rrejshme) të punës në vendet me standarde të larta të jetesës. Trafikimi i qenieve njerëzore është një formë e rëndë e krimit, vepër penale e cila përfshin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Kontrabanda me njerëz: lëvizje e organizuar e paligjshme të njerëzve nga një shtet në tjetrin kundrejt pagesës së lartë, shpesh e kushtëzuar nga dëshira dhe oferta për të përmirësuar kushtet e jetesës. Futja a nxjerrja fshehurazi e njerëzve nëpër kufirin shtetëror duke përdorur mënyra të jashtëligjshme për t’i shpëtuar kontrollit kufitar. Merret me kontrabandë, kontrabandist. Vepër penale, formë e krimit.
***
Dënimet për trafikim dhe kontrabandë me njerëz: Dënimet janë shumë të rënda, varet prej nivelit, llojit të krimit dhe legjislacionit të shtetit përkatës, 7-20 vjet burgime të pakushtëzuara. Prandaj kisha me i këshilluar të interesuarit e diasporës mos u japin strehim të ikurve sepse do të kontribuonin jo vetëm në boshatisjen e Kosovës, por shumë lehtë mund t`i qesin telashe vetvetes, të akuzohen për trafikim ose kontrabandë me njerëz.
Sipas definicionit të OKB-së trafikimi (tregtia e organizuar me njerëz) ndryshon nga kontrabanda me njerëz sepse trafikimi përfshin keqpërdorimin, abuzimin e pushtetit dhe eksploatimin e njerëzve. Ndërkaq kontrabanda e njeriut zbatohet me njerëz të cilët janë të gatshëm të paguajnë për të blerë hyrje të paligjshme në një vend ku ata nuk janë as qytetarë as banorë të përhershëm. Në legjislacionin e shteteve përkatëse trafikimi është një krim kundër kapitullit të Kodit Penal për lëvizjen në liri, ndërsa kontrabanda është krim kundër Ligjit të Imigracionit.
***
Çrregullim politik dhe konfuzioni, mungesa e parimeve udhëzuese, standardeve dhe objektivave të përbashkëta, dështimi i madh e i bujshëm i qeverisë antikombëtare PDK & LDK, shkaktuan tronditje të madhe që mund të rezulton me shkatërrimin e shoqërisë “kosovare” e më gjerë…
Të gjithë ne ndjemë dhembje për situatën e krijuar, megjithatë nuk jemi në mediume të shpalosim ndjenjat por të provojmë rrugët, format dhe mënyrat e shpëtimit. Detyra jonë është për të thënë të vërtetën, guximin për të reaguar s`bashku kundër padrejtësisë dhe boshatisjes së Kosovës.
*ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
ME CILIN FLAMUR E SHPALLI SHQIPËRINË E BASHKUAR DHE TË PAVARUR ISMAIL QEMALI
*Kush jane patriotet kosovare, tetovar, dibrane, strugane, qe moren pjese ne aktin e shpalljes se Pavarsise?
* Me këtë flamur u shpall Pavarësia e Shqipërisë Etnike, më 28 nëntor 1912 në Vlorë
Nga Prof. Vehbi Xhemaili/
Ismail Qemali, me dorën e tij ngriti Flamurin e Pavarësisë, të qëndisur me fije ari. Pra, Ismail Qemali ngriti Flamurin e qëndisur rretheve me gjethe nga Marigoja, në të cilin flamur ishte shkruar dhe parulla: ‘Rroftë Shqipëria’. Ky flamur simbolizon bashkimin e popullit shqiptar kudo që jeton si një komb i vetëm midis Ballkanit. Ky Flamur më vonë u dogj nga grekët.
Me këtë akt kombëtar u shpall Pavarësia e plotë e Shqipërisë Etnike. Pas këtij akti, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, më 29 nëntor 1912, me telegram iu drejtua konsujve të Vlorës, të parin telegram njoftimi i bëri për konsullin e Austro-Hungarisë, pastaj Italisë, Francës, Gjermanisë e Rusisë, me anën e të cilit njoftonte për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kërkon njohjen zyrtare nga ana e tyre.
HISTORIKU DHE ORIGJINA E FLAMURIT KOMBËTAR I NGRITUR NË VLORË, MË 28 NËNTOR,
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912; thuhet se Marigo Pozio brenda natës ka qëndisur vetëm thekët e flamurit (jo krejt flamurin) që e kishte sjellë z. Spiridon llo nga Bukureshti. Ndërkaq, Vangjo llo (djali i Spiridon llos) në kujtimet e tij thotë se ”flamuri që ka sjellë i atij i tij nga Bukureshti në Vlorë , ishte i stampuar, jo i qëndisur dhe me përmasa ka qenë 1 metër me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qëndisur me fije ari, siç është pohuar deri më tani, por ka pasur thekë të verdha, të cilat, siç u tha më lart, i ka qëndisur Marigo Pozio. Ekziston edhe një version tjetër rreth prurjes së flamurit në Vlorë, e që lidhet me emrin e Marigo Pozios. Shpeshherë mes komunitetit shqiptar që jeton në Amerikë, pikërisht në ditën e flamurit përflitet se flamuri që u ngritë në Vlorë është qëndisur në Boston të Masacusest-it, ku ka vepruar edhe Kristo Dako. Për këtë çështje ka shkruar edhe gazeta “Dielli”, që botohej në SHBA. Në një shkrim të Qerim Panaritit, thuhet si vijon: Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali. Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë “Besa –Besë”. Më tutje z. Panariti thotë se ”detyra e mbajtësit të flamurit iu ngarkua z. Naçi Nuçi, ky i fundit ishte edhe anëtar i Komitetit të Fshehtë Shqiptar për lirinë e Shqipërisë, themeluar në Manastir, në vitin 1905, po ashtu edhe ish anëtar i klubit “Bashkimi”. Ky po ashtu nga organet qeveritare turke u akuzua si drejtor shkolle, me pretekstin se drejtoria e vajzave të shkollës së Korçës kishte kërkuar nga konsulli August Kral që të siguronte për shkollën hartën Shqipërisë, të përpiluar nga Faik Konica. Po ashtu ishte edhe bashkëveprimtar i ngushtë i një shkolle tregtare në Korfuz dhe ndihmonte tregtarët shqiptarë”. Po ashtu, z. Naçi ishte një mik i çiftit tregtar Pozio nga Vlora, të cilëve iu besoi flamurin që ta shpinin në Vlorë dhe ta mbanin fshehur, derisa t’iu kërkohej nga patriotët, të cilët kishin vendosur që Shqipërinë ta ndanin nga Turqia. Flamuri ishte i tëri mëndafsh i kuq, rrethuar me thekë ari dhe në mes kishte shqiponjën me dy krerë në ngjyrë të zezë. Shtiza mbajtëse qe prej bambuje dhe e lyer me ar, në majën e së cilës gjendej një shqiponjë me dy koka prej fildishi … Për hollësi të tjera se si Marigoja e solli flamurin në Vlorë, ka shkruar edhe shtypi në Tiranë, bazuar në rrëfimin e kryetarit të shoqërisë “Shqiptaro-Amerikane”, Koli Rodhe Aty vihet në pah se Marigo Pozio nga Hoçishti i Korçës (grua e një tregtari vlonjat), ndonëse atë ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri (për shkak të pengesave të mëdha doganore nga autoritetet turke), këtë gjë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.
CILA ËSHTË E VËRTETA PËR FLAMURIN
QË U NGRITË NË VLORË
Çështja e origjinës së ardhjes së Flamurit Kombëtar: Marigo Pozio, Qamil Panariti, Spiridon Ilo, Eqërem bej Vlora, – varianti i fundit duket me i besueshëm dhe pikërisht këtu menduam te ndalemi: Në AQSH, gjendet një shkresë e Kry. Koço Kota, datuar 10 shkurt 1930 drejtuar MPJ të Mbretërisë Shqiptare: “MPB, e mbështetur në hetimet e bëra prej Prefekturës së Vlorës, me shkresën e saj Nr. 8431/1, datë 29.01.1930 njofton se i pari flamur që është ngritur në Vlorë më 28 XI.1912 ndodhet në duart e Z. Eqrem Vlora, Ministër i Mbretërisë në Athinë” Dëshmi tjetër: është dhe ajo e Rauf Ficos ministër i jashtëm “MPB me një shkresë na bën të ditur se, si mbas hetimeve të bëra prej Prefekturës së Vlorës, i pari Flamur që është ngritur në Vlorë më 28 XI 1912 ndodhet në duar e z. tuaj me qenë se, Qeveria jonë ka vendosur mbledhjen e sendeve historike në Muzeumin Kombëtar, do të jetë një gjest patriotik shumë i çmuar nëse kini mirësinë t`ia dhuroni muzeumit në fjalë, ku vizitorët të venë të shohin simbolin e parë të shenjtë të Independencës sonë kombëtare. Në letër pasi e falënderon Ministrinë e Jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë, në material muzeor, me keqardhje thotë se ai flamur nuk ekziston më! Më poshtë në letër z. Vlora thekson se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës (28. Xl .1912) u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Mirëpo, në vitin 1914, kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptarë që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht ), zonja Delvina, një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora për në Delvinë, e merr me vete edhe flamurin. Znj. Delvina këtë flamur e ruan me kujdes (si sytë e ballit ë) së bashku me gjësendet e saj personale. Në këtë situatë të nderë, kur në vitin 1914 hynë në jug të Shqipërisë forcat greke “Verio-Epirote”, të cilat pretendonin bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, sulmojnë Delvinën dhe meqë familja e znj. Delvina ishte në fokus për të persekutuar ,detyrohet të shpërngulet në Korfuz, duke lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre. Gjatë operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaçkitur, djegur e shkretuar Delvinën, ia vuri zjarrin edhe shtëpisë së delvinjave dhe së bashku me gjësendet e mbetura brenda në shtëpi u dogj edhe flamuri. Si përfundim, duke u bazuar në këto dokumente, duket se janë zbehur të gjitha versionet që kanë të bëjnë me fatin e flamurit historik, i cili më 28 Nëntor 1912 qe ngritur nga Ismail Qemali në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi i Vlorës 28 nëntori 1912 u shpall pavarësia 37 delegatë dhe më pas 63 (shkaqet)(28.XI-7.XII).
KUSH ËSHTË ATDHETARI FUAT DIBRA QË SHKRIU TËRË PASURINË PËR KOMBIN DHE SHQIPËRINË ETNIKE
Me këtë rast, nuk duhet harruar ndihmën e madhe financiare që ka dhënë atdhetari i palodhshëm Fuad Dibra, i cili vullnetarisht i kishte dhënë Ismail Qemalit mbi 30 mijë napolona floriri, që të operonte nëpër oborret diplomatike të Evropës. Ky atdhetar i madh i paguante edhe gazetat që botonin artikuj në dobi të çështjes sonë kombëtare. Fuat Dibra, personalisht ka harxhuar vetëm për delegacionin shqiptarë që qëndroi në Paris mbi gjashtë muaj, mbi 500 mijë franga floriri. Ky atdhetar i shkriu për të mirën e çështjes kombëtare 5 hotele të tij në Paris. Ky atdhetar i palodhshëm i çështjes kombëtare Shqiptare rrjedh nga një familje atdhetare, babi i tij Ismail Hoxha kishte funksione të larta në Perandorinë Osmane, financoi Kongresin e Manastirit dhe të Dibrës.(V.Xh).
Fuat Dibra ka bashkëpunuar ngushtë pos Ismail Qemalit edhe me Dervish Himën, Ibrahim Temon, Rexhep Mitovicën, Bedri Pejanin, Lev Nosin, Mithat Frashërin dhe Shefqet Shkupin. Ky ka luajtur një rol tejet pozitiv me rastin e bashkimit kombëtar në tokat e liruara nga Tetova, Struga deri në Dibër. Më 16 tetor 1943 u mblodh në Tiranë Kuvendi Kombëtar, i cili shpalli “Këshillin e Lartë të Regjencës” të përbërë nga Mehdi Frashëri, Fuat Dibra, Atë Anton Harapi, Lef Nosi dhe më 5 nëntor 1943 Regjenca emëroi qeverinë me Kryeministër Rexhep Mitrovicën, të cilit iu besua edhe detyra e Ministrit të Kulturës Popullore. Poashtu Fuat Dibra Ka qenë Komandant i Përgjithshëm i Forcave Vullnetare Shqiptare i emëruar nga Komiteti Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Për këto merita Kryetari i Komunës së Tetovës Shaip Kamberi, me rastin e vdekjes së këtij atdhetari të madh, në vitin 1944 në Tetovë me rrethinë shpalli tre ditë zi. Por pas luftës edhe pse shkriu tërë pasurinë e tij për të mirën e Kombit, komunistët e nxorën nga varrezat e qytetit në Tiranë.
TAJAR TETOVA-DERRALLA-NË KUVENDIN E VLORËS
Me këtë rast duhet theksuar se në Vlorë ka marrë pjesë edhe oficeri shqiptar, Tajar bej Tetova. Ky gjatë revolucionit xhonturk, vriste e priste për Turqinë. Por më në fund u bindë se më mirë është të luftosh për komb se sa për Turqinë. (Prandaj është mirë kur shqiptarët binden më në fund “se kombi është mbi gjithçka”.). Ky oficer i larë tetovar në qershor të vitit 1912, braktisi ushtrinë turke dhe doli në mal. Dalja në mal e Tajar Tetovës dhe ushtarakëve të tjerë ndikoi me të madhe në zgjerimin e kryengritjes në rrethin e Manastirit dhe të Dibrës, deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në bazë të dokumenteve më të reja, Tajar bej Tetova ka dhënë një kontribut të madh edhe në shpalljen pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, kur Ismail Qemali e dërgon në Dibër me një delegacion, me qëllim që krahina e Dibrës t’i bashkëngjitet Qeverisë së Vlorës. E cila e kishte ngrit flamurin me 27 nëntor 1912. Kjo ishte arsyeja pse këta fanatikë e kërkonin Tajar Tetovën që ta burgosin, pasi këta dogmat që luftonin për rikthimin e Turqisë në vendet tona e shpallën Tajarin anti-turk dhe kërkonin kokën e tij. Për këtë arsye, Tajar Tetova do të rikthehet në Elbasan, duke u fshehur për ti shpëtuar ndjekjeve të rebelëve të Haxhi Qamilit, të cilët e kërkonin për ta vrarë si person me ide anti-turke.
ISMAIL QEMALI ME DORËN E TIJ E SHPALLI PAVARËSINË E SHQIPËRISË NË EMËR TË KATËR VILAJETEVE: TË KOSOVËS-MANASTIRIT-SHKODRËS DHE JANINËS
Vlora heroike i priti delegatët me entuziazëm të madh dhe me një atmosferë të pa përshkruar në mbrëmjen e 26 nëntorit. Pra delegacioni shqiptarë nuk ka arritur në Vlorë më 25 si është shkruar deri tani, por më 26 nëntor.
Me të arritur në Vlorë, Ismail Qemali filloi parapërgatitjet në qytetin e tij të lindjes për shpaljen e Pavarësisë. Në qytet ende valonte flamuri turk dhe funksiononte administrata e saj. Puna e parë e udhëheqësit kombëtar ishte organizimi i forcave të armatosura. Për këtë qëllim, ai formoi një komision organizues dhe u dërgoi pleqësive të fshatrave një qarkore, me anën e së cilës porositeshin që të mobilizoheshin njerëzit e aftë për mbrojtjen e Qeverisë së ardhshme shqiptare, që do të shpallej së shpejti. Në këto rrethana të jashtëzakonshme, kur ushtria serbe mbante të rrethuar Durrësin, delegatët që kishin arritur në Vlorë mbajtën një këshillim në mbrëmjen e 27 nëntorit, ku vendosën që shpallja të bëhej ditën e nesërme, pra më 28 nëntor. Deri në atë kohë nuk kishin arritur akoma përfaqësuesit e disa krahinave. Sipas njoftimeve që kishte marrë Ismail Qemali, një numër i madh i delegatëve ishte ende në lëvizje e sipër nëpër rrugët e vështira të Shqipërisë. Ka pasur raste kur shumë delegatë, për të kaluar kurthin e ushtrisë serbe është dashur të veshin edhe ferexhe grash, siç është rasti me atdhetarin e njohur nga Dibra, Sherif Langun, i cili deri në rënien e Kosovës dhe Dibrës në duart e ushtrisë serbe mbante postin e Kryetarit të Myftinisë në Dibër. Ky për të shkuar në Vlorë ka udhëtuar nga Dibra, Elbasani më se 10 ditë, për të arritur në Vlorë në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Pasi në këtë kohë Manastiri, Struga dhe Ohri ndodheshin në duart e ushtrisë serbe. Ky atdhetar pas Luftës së Dytë Botërore nga pushteti komunist u dënua me 10 vjet burg, edhe atë në pleqëri të thelë kur i kishte mbushur mbi 70 vjet. “Këto dëshmi Sherif Langu i deklaroi në burg para Mehmet Shehut. Unë kur kam qenë për Shqipëri, babai yt mendonte për Baba Dovlet” (V.Xh).
PARIA E OHRIT PËRKRAHU AKTIN E PAVARËSISË
Madje Kryeministri shqiptar i kohës në Rumani Taqe Junesku, një shqiptar me origjinë nga Ohri, i dërgoi Ismail Qemalit 500 mijë franga ari për të përballuar shpenzimet e udhëtimit.
Për shkak të rrethanave të vështira të shkuarjes në Vlorë, edhe paria e Ohrit dhe Strugës më 27 nëntor i ka dërguar Ismail Qemalit një telegram, me të cilin e njoftojnë se: “solidarizohen për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike”. Telegrami është i nënshkruar: Myderisi Sheh Ismaili, Sheh Hasan Abdullahu, Emurlla Nexhati Abdylqerim, Kadiu i vendit Hysni Huseini, Mehmet Fehmiu, Haxhi Jaha dhe Hajdar Pasha, në emër të të gjitha mëhallëve të Ohrit.
Edhe pse Kosova dhe trevat tjera lindore në këtë kohë ishin të pushtuara nga ushtria serbe, në Kuvendin e Vlorës morën pjesë; Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka, Bedri Pejani si përfaqësues të Gjakovës, Pejës e Gucisë. Pasi Hasan Prishtina ditën historike të shpalljes së pavarësisë kombëtare ndodhej i mbyllur në burgun Beogradit, së bashku me Idriz Seferin, Nexhib Dragën dhe disa udhëheqës tjerë të njohur pas Kryengritjes Shqiptare të Kosovës 1912. (Shih librin e Vebi Xhemailit Shqiptarët e Maqedonisë së sotme 1843-1913).
REXHEP MITROVICA E NOMINOI I PARI ISMAIL QEMALIN PËR KRYEPARLAMENTAR
Në gazetën “Përlindja e Shqipërisë” është shkruar se si në hapjen solemne të Kuvendit të Madh të Vlorës, para delegatëve dhe burrave të ardhur nga të gjitha trojet etnike shqiptare, (është fjala për katër vilajetet shqiptare) pas verifikimit të mandatit e morri fjalën Rexhep Mitrovica, i cili propozoi që për kryetar të Kuvendit të Parë Kombëtar të emërohet Ismail Qemali, si shkronjës i parë të emërohet Luigj Gurakuqi, ndërsa për shkronjës të dytë, Shefqet bej Daiu. Delegatët e pranuan njëzëri këtë propozim, me të përplasur duarsh”.
Më vonë, Aktin e pavarësisë e shënoi edhe Lef Nosi në përmbledhjen e “Dokumenteve historike”, por regjimi komunist i Enver Hoxhës i falsifikoi këto dhe shumë dokumente të tjera, duke mbuluar kështu emrat e Rexhep Mitrovicës, Mit’had Frashërit, Lef Nosit, Dervish Himës, Fuat Dibrës, Mehmet Derrallës dhe disa nacionalistëve tjerë që luftuan tërë jetën për bashkimin e kombit. Këta u fshin jo vetëm nga dokumenti përkatës por edhe nga historia kombëtare. Emri i Rexhep Mitrovicës u fshi nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 1908-1912. Në bazë të dokumenteve, Rexhep Mitrovica zgjidhet njëzëri nga Kuvendi i Vlorës anëtar Senati dhe ndihmës Ministër i punëve Botërore, edhe pse ishte vetëm 24 vjeç.
Regjimit komunist nuk i konvenonte që ai të figuronte si protagonist i Kongresit të Manastirit, të Kuvendit të Vlorës të Kuvendit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore të shpallur më 16 tetor 1943, ku Rexhep Mitrovica shpallet anëtarë i Lartë i Regjencës, të përbërë nga Mehdi Frashëri, Fuat Dibra, Atë Anton Harapi, Lef Nosi dhe më 5 nëntor 1943 Regjenca emëroi qeverinë me Kryeministër Rexhep Mitrovicën, të cilit iu besua edhe detyra e Ministrit të Kulturës Popullore. Ndërsa në Pranverë të vitit 1944 u emërua edhe Kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, pas Bedri Pejanit. Ndërsa pasi ishte shëndetlig shumë shpejt u tërhoq dhe në vend t; tij erdhi poligloti dhe ideologu i LIDHJES së DYTË të PRIZRENIT Xhafer Deva. Prandaj ky atdhetar me veprat e tij kombëtare, siç ishte Rexhep Mitrovica, i pengonte kaq shumë politikës komuniste dhe diktaturës të Enver Hoxhës.
KUVENDI KOMBËTAR FILLOI PUNË MË 28 NËNTOR 1912
Më 28 Nëntor 1912 në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës filloi punën Kuvendi Mbarëkombëtar. “Kuvendi filloi punën më 28 nëntor dita enjte, në ora 4 pas dite”. Më 15 të vjeshtës së tretë. Ishte e enjte ora 4 pas dreke, tellalli kish thirrur që në këtë kohë do të kasnecohet Shqipëria më vete. Të gjithë delegatët ishin mbledhur në shtëpi të Xhemil bej Vlorës, në një sallon të madh të shtëpisë së tij, ku në referatin kryesor që mbajti Ismail Qemali, e përshkroi humbjen e Turqisë dhe të vajturat e Shqipërisë mbi rrezikun e madh që ndodhet Atdheu ynë, tjetër shpëtim tha s`ka, përveç se të ngrehim flamurin e Shqipërisë dhe të kasnecojmë vetëqeverimin. “Rroftë Shqipëria jonë”, thërritën të gjithë. “Rroftë Flamuri i Shqipërisë”. Salloni i madh i shtëpisë ishte plot me njerëz, çardaku poshtë plot, kopshti plot, të gjitha rrugët mbushur me njerëz”. Ismail Qemali e mbylli referatin kryesor para kuvendarëve me këto fjalë: “Tanimë s’na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veçse ndarja e Shqipërisë nga Turqia”, dhe propozoi që: Shqipëria të shpallë Pavarësinë dhe të formohet Qeveria e Përkohshme dhe të emërohet Pleqësia (Senati). Propozimet miratohen njëzëri nga Kuvendi. Ismail Qemali i cili tani më mbante postin e Kryetarit të Kuvendit, njëherit u propozua edhe si mandatar për organizimin e Qeverisë së Përkohshme dhe të Pleqësisë (Senatit). Pasi mandatet e tyre duhej verifikuar nga Kuvendi. Pas miratimit të pikave të parapara nga ana e Kuvendit. Ismail Qemali propozoi që: “Shqipëria të shpallet shtet më vete e lirë dhe e pavarur”. Siç thamë më lartë, me propozimin e Rexhep Mitrovicës, Kuvendi njëzëri pranoi Ismail Qemalin edhe mandatar për propozimin e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë Etnike ku bënin pjesë katër vilajetet: I Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe i Manastirit.
FJALIMI I ISMAIL QEMALIT SI KRYEMINISTËR
I PARË I SHQIPËRISË ETNIKE
Ismail Qemali, pasi e mori edhe mandatin nga Kuvendi për të shpallur Qeverinë e Përkohëshme, foli përsëri shkurt mbi të kaluarën historike të popullit shqiptar nën sundimin turk, dhe mbi luftën heroike të popullit shqiptar për të fituar të drejtat e tyre, për të jetuar të lirë dhe sovran në tokën e tyre. Ai, po ashtu në ekspozenë e tij vuri në dukje rrethanat e krijuara në Shqipëri nga zhvillimi i luftës së Parë Ballkanike. Ai tha se “E vetmja rrugë e shpëtimit është ndarja nga Perandoria Osmane”. Masat e para që mori ishin ato që të shpallej Shqipëria më vete, me një Qeveri të Përkohshme, të zgjidhej një Pleqësi (Senat), për të kontrolluar punët e qeverisë. Senati përbëhej prej 18 anëtarëve, ndërsa për Kryetar u zgjodh Myftiu i Dibrës Vehbi Agolli. Pika e tretë ishte shumë e rëndësishme për ato çaste historike, që konsistonte me formimin e një Komisioni për të mbrojtur çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha. Propozimet e Kryetarit u aprovuan njëzëri, me duartrokitje të zjarrta. Delegatët, në fund, nënshkruan dokumentin historik, Deklaratën e Pavarësisë në gjuhën turqishte, ku thuhej: ”Shqipëria me sot të bëhet në vete e lirë e mosvarme”. Kuvendi mbaroi punën aty kah ora pesë e gjysmë pasdite.
Pastaj, të gjithë së bashku që ishin të pranishëm dhe kuvendarët me Ismail Qemalin u drejtuan drejt ballkonit të godinës për ta ngritur Flamurin kombëtar të Skënderbeut, ku në pritje të këtij akti, jashtë ndërtesës ishin tubuar me mijëra qytetarë që përcillnin ngjarjen me këngë e valle ku pritnin me padurim aktin madhor të Pavarësisë. Ismail Qemali e mori flamurin prej Naços, i cili e mbante në duart e veta si Kryetar i Komisionit për ngritjen e flamurit, por sot kësaj dite enigmë mbetet lashtësia dhe origjina e këtij flamuri që e çoi lartë Ismail Qemali.
SA DELEGATË KANË MARRË PJESË NË KUVENDIN KOMBËTAR TË VLORËS
Në ora pesë e gjysmë pasdite firmoset Akti i Shpalljes së Pavarësisë nga 37 delegatë sa ishin të pranishëm në sallë, Ismail Qemal, Nikollë Kaçorri, Abdul Aziz Vehbi Dibra, Dudë Karbunara, Elmas Boco, Vehbi Harxhi, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Rexhep Mitrovica, A. Rruçi, Abdi Toptani, Abas Dilaver Çelkupa, Mit’hat Frashëri, Shefqet Daiu, Zihni Abas Kanina, Xhelal Koprencka, Hajredin Cakrani, Qemal Elbasani (Karaosmani), Iljas Vrioni, Salih Gjuka, Dhimitër Berati, Dhimitër Emanuel Mborja, Dimitri Zografi, Murat Toptani, Pandeli Cale, Luigj Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiro Ilo, Thanas Floqi, Lef Nosi, Dr. H. Myrteza, Nuri Sojliu, Mustafa Asim Kruja, M. Ferid Voskopola, Ymer Deliallisi, Xhemal Deliallisi, Nebi Sefa Lushnja, Zuhdi Ohri. ndërsa 2 emra janë të palexueshëm…”. Edhe 26 delegatë të tjerë erdhën gjatë ditëve në vijim. Gjatë mbajtjes së Kuvendit, një komision i zgjedhur vajti dhe nguli flamurin e Shqipërisë nëpër tërë zyrat publike, ku një ditë më parë valonte ai turk. Njerëzia që shkonin përpara flamurit, nxirrnin kapelat e bardha dhe kush e kush ta puthte më parë. Pikturat e Sulltanit dhe të oficerëve të Turqisë i nxorën nga tërë lokalet publike, i grisën dhe i shkelën me këmbë. Mbishkrimet e beledies, të postës, të telegrafit dhe gjetkë, të shkruara me shkronja arabo-turke, i hodhën poshtë dhe i pështynë.
Manifestime të nxehta u bënë nëpër konsullatat e Austrisë, Italisë dhe të Rusisë, të cilët na u përgjigjën “me dashuri”. Të nesërmen priteshin të vijnë gjenerali Isa Boletini, Riza bej Jakova, Mehmet Pashë Derralla disa delegatë të tjerë të Kosovës me 400 trima pas. Megjithëse që atë ditë binte shi, po një shumicë e madhe kishë dalë përpara me flamurin tonë në dorë, kur u afruan të tre bajraktarët e Kosovës, zbritën nga kuajt dhe u gjunjëzuan para flamurit kombëtar me lot në sy e puthën me një ngushëllim të thellë, për vuajtjet dhe trimëritë që kishte treguar populli shqiptar kudo që jetonte. V.Xh).
KUSH ISHIN DELEGATËT NGA KOSOVA
DHE VILAJETI I MANASTIRIT
Nga Kosova dhe trevat lindore, Aktin e Pavarësisë e nënshkruan këta delegatë, nga Struga e Ohri: Nuri Sojliu, Zuhdi Ohri, Xhemal Beu dhe doktori M. Murteza, i nënshkruar menjëherë pas Lef Nosit. Në të gjitha publikimet e gjertanishme shënohet si Dr. H. Myrteza. Por duhet theksuar se nga Struga kanë marrë pjesë emra të mëdhenj të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si: Hamdi bej Ohri, Murat Barutçiu, Dervish Hima. Po ashtu, duhet përmendur edhe Bejzat Saliun nga Ohri, i cili sipas pohimeve ka qenë telegrafist në Vlorë (detyrë që e ka ushtruar edhe në Ohër). Po ashtu, pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë ka qenë edhe redaktori i gazetës “Shkupi”, një atdhetar i palodhshëm i çështjes kombëtare, Jashar Erebara nga Dibra, i cili dha një kontribut të vlefshëm në jehonën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
LISTA E TË FTUARVE NË AKTIN E PAVARËSISË KISHTE 78 EMRA TË DELEGATËVE NGA TË GJITHA TROJET E SHQIPËRISË ETNIKE, TË CILËT FIRMOSËN DOKUMENTIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË:
Vlorë: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruçi, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqerem Bej Vlora;
Berat: Sami bej Vrioni, Ilias bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara;
Skrapar: Xhelal bej Koprencka; Hajredin bej Cakrani;
Lushnjë: Qemal bej Mullai, Ferit bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa;
Durrës: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri;
Tiranë: Abdi bej Toptani, Murat Bej Toptani;
Shijak: Xhelal bej Deliallisi, Ymer bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu;
Krujë: Mustafa Merlika-Kruja;
Elbasan: Lef Nosi, Shefqet bej Daiu, Qemal bej Karaosmani, Dervish bej Biçaku;
Peqin: Mahmud Efendi Kaziu;
Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi (jo Ismail bej Vlora);
Gjirokastër: Azis Efendi Gjirokastra, Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfid Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli;
Përmet: Veli bej Këlcyra, Syrja bej Vlora;
Tepelenë: Feim bej Mezhgorani;
Janinë: Kristo Meksi, Aristidh Ruçi;
Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati;
Delvinë: Avni Bej Delvina;
Korçë: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo,
Pogradec: Hajdar Blloshmi,
Shkodër: Luigj Gurakuqi,
Mat: Ahmet bej Zogu (më vonë Zogu I), Riza bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu,
Dibër: Myftiu Vehbi Dibra, Sherif Langu, myfti në Dibër dhe Ramiz Daci,
Kosovë; Gjakovë dhe Plavë-Guci: Rexhep bej Mitrovica, Bedri bej Ipeku, Salih Gjuka, Mid′hat bej Frashëri, Mehmet pashë Derralla, Isa Boletini, Riza bej Gjakova, Hajdin bej Draga, Dervish bej Ipeku, Zenel bej Begolli e Qerim Begolli.
Nga trevat Lindore (Maqedonia e sotme); Ohri dhe Struga: Zyhdi bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi bej Ohri, Mustafa Baruti dhe Dervish Hima nga Ohri,
Nga Kolonia e shqiptarëve të Bukureshtit u zgjodhën këta delegatë: z. Pandeli Evangjeli, Dimitri Ilua, Dimitri Zografi, D. Emanoil dhe D. Berati.
Ambasada e SHBA-ve në Shkup, përpunimi i vizave për kosovarët brenda ditës
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë bëri të ditur sot për një ndryshim procedural në procesimin e vizave në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup që do t’iu mundësojë tani shumicës së banorëve të Kosovës që të marrin vizat e tyre për SHBA në të njëjtën ditë kur mbahet edhe intervista e tyre për vizë.Më parë nga banorët e Kosovës kërkohej që të kenë intervistën e tyre në ambasadën e SHBA-ve në Shkup në një ditë dhe – nëse kërkesa aprovohej – të kthehen ditën e nesërme të punës për të marrë vizën.
Procesi i ri do t’iu mundësojë shumicës së banorëve që kualifikohen për vizë që të njëjtën ta marrin në të njëjtën ditë kur edhe janë intervistuar, edhe pse në ditët kur ka tëpër shumë kërkesa nga disa aplikues ende mund të kërkohet që to vijnë prapë në ditën pasuese të punës.
Aplikuesit të cilëve u është aprovuar viza mund ta maksimizojnë gjasën për procesim po të njëjtën ditë nëse sigurohen që informatat në aplikacionin e tyre elektronik për vizë janë të plota dhe të sakta. Aplikuesit që bëjnë gabime në emrat e tryre, datat e lindjes, apo numrat e pasaportës, nuk do të kualifikohen për procesim po të njëjtën ditë. Ndryshimet procedurale do të prekin vetëm banorët e Republikës së Kosovës dhe nuk do të ndikojnë në shërbimet që Ambasada e SHBA-ve në Shkup ofron tani për të gjithë aplikuesit tjerë për viza