• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

New Yorku, stacioni i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi

September 13, 2018 by dgreca

1 KosovaEdhe pse pas dështimit të takimit të fundit në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u paralajmërua se këta dy do të ftohen së shpejti përsëri në Bruksel nga Mogherini, dhe u tha se kjo duhet të ndodhë para javës kur zhvillohet seanca plenare e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, duket se kjo nuk do të ndodhë deri atëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se janë të vogla gjasat që të mund të organizohet një takim i radhës në Bruksel për disa arsye.

Ndër to janë angazhimet e Vuçiqit, i cili do të udhëtojë në Kinë, pastaj agjenda e ngjeshur e përfaqësueses Mogherini, por edhe paqartësitë që janë krijuar pas dështimit të fundit në Bruksel dhe vizitës së presidentit të Serbisë Vuçiq në pjesën veriore të Kosovës.

BE-ja vazhdon të jetë e ndarë rreth ideve që janë paraqitur gjatë verës për ndryshime të kufijve, pa marrë parasysh se si i quan cila palë këto.

Filed Under: Komente Tagged With: dialogu, Kosove-Serbi, Nju Jorku

PËR DISKUTIMIN E KUFIJVE KOSOVË – SËRBI

September 3, 2018 by dgreca

1-Thanas

Shkruan: Thanas L. GJIKA/

Këto ditë po diskutohet problemi i korrigjimit të kufijve midis shtetit të Kosovës dhe shtetit të Sërbisë. Po marr guximin edhe unë të shpreh shkurt mendimin tim:

Ideja e krijimit të shteteve kombëtarë në Gadishullin e Ballkanit ku të përfshihen gati gjithë territoret ku flitet gjuha e popullit të tyre, më duket ide e drejtë. E them këtë sepse popujt e Ballkanit janë larg nga mendësia e tolerancës europiane. Ideja e krijimit të shteteve kombëtare në Ballkan shpie tek krijimi i një shteti kombëtar Shqiptar në Ballkanin Perëndimor, një shteti Sërb në Ballkanin Qendror, një shteti Bullgar në Ballkanin Perëndimor. Pra nuk ka pse të krijohen dy shtete shqiptare dhe një Maqedoni ku shumicën e përbëjnë Bullgarët e Shqiptarët.

Nëqoftëse shtrimin dhe zgjidhjen e problemit të krijimit në Ballkan të shteteve kombëtare e marrin përsipër ShBA-të dhe BE-ja, atëhere nuk ka pse të shqetësohemi dhe nuk ka pse ta kundërshtojmë.

Bashkimi me shtetin e Kosovës i Luginës së Preshevës ku shqiptarët përbëjnë shumicën dhe bashkimi me shtetin e Sërbisë i Mitrovicës së Veriut ku sërbët përbëjnë shumicën, siguron paqen midis këtyre dy shteteve dhe nuk e dëmton Kosovën. Puna është që ky proces të shpihet deri në fund, pra deri tek krijimi i shtetit kombëtar Shqiptar, shtetit kombëtar Sërb dhe shtetit kombëtar Bullgar.

Fjalët se Mirovica e Veriut përbën “zemrën e Kosovës”, ose pasurinë e saj më të madhe, etj, nuk duhet të na shqetësojnë, ato janë fjalë e asgjë tjetër.

Begatinë e një shteti dhe të banorëve të tij nuk e sjellin pasuritë nëntokësore, e mbitokësore, as fushat e gjera dhe as brigjet e bukura të deteve. Begatinë e një shteti dhe të banorëve të tij e krijojnë njerëzit, sidomos qeveritarët me punën e tyre. Nëse një shtet e drejtojnë njerëz të ndershëm dhe atdhetarë, ai shtet dhe populli i tij jetojnë në begati e paqe. Nëse një shtet e drejtojnë njerëz të pandershëm dhe jo atdhetarë, ai shtet dhe populli i tij jeton në varfëri. Shëmbujt janë të shumtë, por unë po ju sjell vetëm një:

Populli i Zvicrës, popull i një shteti të vogël me shumë male me pak fusha e pak minerale, dhe pa bregdet, jeton në begati; kurse populli i Rusisë, popull i një shteti të madh me fusha të gjera, plot pasuri minerale e brigje të shumta detare, jeton në varfëri. Për të njëjtat arsye jetojnë në begati si populli i Zvicrës edhe populli i Belgjikës, Hollandës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, etj. Dhe po për këto arsye jetojnë në varfëri si populli i Rusisë dhe populli i Indisë, Meksikës, Kongos, etj.

Pra dhe populli i Kosovës në ditët tona dhe ai i Shqipërisë së bashkuar nesër, si dhe ai i Sërbisë së sotme dhe ai i Sërbisë së bashkuar nesër, do të jetojnë në begati e paqe nëqoftëse do të drejtohen nga burra shteti atdhetarë e të ndershëm dhe jo se do të kenë nën qeverisje edhe këto ose ato krahina.

Popullit shqiptar nuk i duhen disa shtete, por një shtet i vetëm kombëtar ku të përmblidhen sa më shume territore ku shqiptarët përbëjnë shumicën. Ekzistenca e shtetit të Kosovës si shtet shqiptar i pavarur, ishte një zgjidhje e përkohëshme derisa t’i mbushej mendja klasës politike të shtetit Sërb se Kosova nuk ishte pjesë e Sërbisë. E tani që u kuptua se për shtetin Sërb është më mirë të bashkojë teritoret ku populli Sërb përbën shumicën dhe të mos pretendojë më për Kosovën dhe Luginën e Preshevës, problemi i bashkimit në një shtet shqiptar i trojeve ku populli shqiptar përbën shumicës merr rrugën e zgjidhjes.

Në rast se Kosova pasi të lëshojë Mitrovicën e Veriut dhe të marrë Luginën e Preshevës, do të vijojë të jetë shtet i pavarur, lind problemi: shqiptarët e Maqedonisë do të jenë minoritet i shtetit Shqiptar të Shqipërisë apo minotitet i shtetit Shqiptar të Kosovës?

Zgjidhje më e mirë dhe paqesjellëse është bashkimi i Republikës së Shqipërisë me Republikën e Kosovës në një shtet dhe shkrirja e shtetit të Maqedonisë midis Bullgarisë dhe Shqipërisë së bashkuar. Përderisa shqiptarët e ballkanit Perëndimor, që sot jetojnë të ndarë në disa shtete luftuan kundër pushtuesit osman dhe shtetit Sërb me një flamur të përbashkët, flamurin e Gjergj Kastriotit, do të thotë se ky popull duhet të krijojë një shtet kombëtar nën këtë flamur. Zgjidhjet e tjera janë afatshkurta… 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kosove-Serbi, PËR DISKUTIMIN E KUFIJVE, Thanas L Gjika

UDHËHEQËSIT SHQIPTARË DHE NDRYSHIMI I KUFIJVE KOSOVË-SERBI

August 14, 2018 by dgreca

MANGËSITË E THEKSUARA UDHËHEQËSE TË VENDIM-MARRËSVE  SHQIPTARË DHE NDRYSHIMI I KUFIJVE KOSOVË-SERBI/

2-Frank-shkreli-2-300x183-1-1

                                                Nga Frank Shkreli/

  Ka disa javë që është ndezur debati në Republikën e Kosovës, në Shqipëri, anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe në botën perëndimore mbi deklaratën e Presidentit të Kosovës, Z. Hashim Thaçi, fillimisht, për një “shkëmbim territoresh” midis Kosovës dhe Serbisë, pastaj për “ndryshim kufijsh” dhe versioni i fundit është “korrigjim i kufijve”.  Deri tashti duket se ky është një debat që po zhvillohet, kryesisht në media, por me përfundimin e pushimeve verore ka giasë të marrë përmasa më të gjëra.  Mund të jetë një retorikë politike, por sidoqoftë është një nismë e rrezikshme, e cila në minimum mund të vonojë zgjidhjet e problemeve legjitime midis Prishtinës dhe Beogradit e për më tepër mund të dëmtojë rëndë interesat shtetërore të Republikës së Kosovës, sidomos në nivelin ndërkombëtar.  Kësaj retorike iu referua edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në reagimin e tij, javën që kaloi, ndaj deklaratave për ndryshim ose korrigjim kufijsh midis Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit, “Që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin.” 

 

Përballë këtij diskursi publik dhe mediatik, e që ndryshon nga dita në ditë, Presidenti Thaçi ngulë këmbë se nuk ka ndarje të Kosovës dhe as pavarësi për serbët, brenda Kosovës.  Ndërsa partia më e madhe e opozitës në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja shfaqet kundër çdo ndryshimi të kufijve ose shkëmbim territoresh dhe thotë se do të padisë Presidentin Thaçi në Gjykatën Kushtetuese për dekaratat e tija në lidhje me ndryshimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve.  Ndërkohë që kryetari i partisë tjetër në opozitë, Vetvendosje, Z. Albin Kurti tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se,  “Synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh janë të gabuar dhe mund të kenë pasoja të dëmshme.”  Z. Kurti, partia e të cilit mbështet bashkimin kombëtar të shqiptarëve u shpreh kundër faljes së veriut të Kosovës, Serbisë.

Situata e krijuar është tepër konfuze, për një çështje kaq me rëndësi kombëatre, kur është fjala për integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe si rrjedhim tepër e rrezikshme për të ardhmen e saj si shtet.  Pse u ngrit çështja e kufijve, pikërisht tashti dhe papritmas ndërkohë që për pothuaj 20-vitet e fundit nuk ishte subjekt serioz diskutimi as në nivel kombëtar, as ndërkombëtar.  Duket së është vetëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai që e ka filluar këtë debat pa bashkërendim dhe pa konsultim me askënd, për arsye që vetëm ai di.  Në radhët e politikës së Kosovës duket se nuk ka pasur asnjë konsultim as vendim të përbashkët për këtë nismë të presidencës së Kosovës.  Është e qartë se dy  ushëheqsit kryesor të vendit,  Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë krejtësisht qëndrime të kundërta me njëri tjetrin për sa i përket shkëmbimit territoreve, korrigjimit ose ndryshimit të kufijve. Ndërsa shteti amë, Shqipëria nuk ndihet fare. Tirana zyrtare heshtë! 

U garantoj se Beogradi zyrtar është marrë vesh, jo vetëm mes vedi, por edhe me Rusinë e Putinit në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve – një debat ky që vet Beogradi me aleatët e tij në Moskë mund ta ketë filluar për objektivat e veta afatgjata në Ballkanin Perëndimor, debat të cilin deri tani duket se e kanë fituar, pa marrë parasyshë se si përfundon, evntualisht.  Është vështirë të konstatohet se cilat janë arsyet që udhëheqësit shqiptarë — në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar — ti besojnë Serbisë dhe udhëheqsve të saj, pikërisht në këtë kohë, ndërsa Beogradi nuk kanë marrë asnjë hap për të përmirësuar atmosferën në marëdhëniet midis dy vendeve.  Përkundrazi, Beogradi me ndihmën e Rusisë ka sabotuar dhe vazhdon të sabotojë çdo përpjekje mbrenda Kosovës dhe në nivel ndërkombëtar, me qëllim për të dëmtuar shtetin e Kosovës dhe reputacionin e tij në botë.  Me këtë debat publik dhe mediatik që po zhvillohet në trojet shqiptare, por edhe në nivel ndërkombëtar, Serbia dhe udhëheqsit e Beogradit e kanë fituar davanë, tanimë.  Ata ia dolën të hedhin dyshime të reja mbi legjitimitetin e sovranitetit dhe të integritetit tokësor të Republikës së Kosovës.  A mund të shpjegojë dikush se si përfiton Republika e Kosovës duke shkëmbyer tokën e saj me atë që është e saja. Si mund të quhet një qëndrim i tillë i arsyeshëm e racional, sidomos përball mos njohjes diplomatike dhe zyrtare të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe padronët e saj në Moskë?  Cili është përfitimi i Kosovës?

Fatkeqsisht, duke marrë parasyshë një skenar të tillë të mundshëm, njeriu i thjeshtë mund të humbas vet arsyen dhe racionalitetin për të gjykuar drejtë, me qëllim për të parë ndonjë përfitim për Kosovën në këtë debat, pasi një skenar i tillë është aq i pa besueshëm.  Në të vërtetë, ky propozim, nëqoftse është i tillë, bëhet edhe më i rrezikshëm, pasi është hedhur në debat dhe udhëhiqet nga përfaqsuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.  Por, sado i rrezikshëm qoftë debati  — pa asnjë fokus ose bashkrendim mbarëshqiptar — për ndryshim, për ndreqje ose korrigjim të kufijve, apo sido që t’a quajsh, midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë — një rrezik më i madh në këtë mes është mungesa e qartë e bashkpunimit dhe e konsultimit midis subjekteve politike dhe përfaqësuesve të kombit shqiptar, në radhë të parë midis dy shteteve shqiptare, por dhe më gjërë, aleatëve më të ngushtë të Kosovës.  

Fatkqesisht, gjatë pothuaj 30-vjet post-komunizëm dhe pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, nuk ekziston një strategji serioze për bashkrendim objektivash kombëtare afatgjatë dhe as pajtim mendimesh midis vet shqiptarëve për përcaktimin e rrugës, për realizimin e objektivave kombëtare.  Para disa kohësh, ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka bërë thirrje për një president të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën, e tani Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet për shkëmbim, ndryshim ose korigjim të kufijve.  Të gjithë e duam bashkimin, por në këtë mënyrë nuk arrihet bashkimi kombëtar dhe as nuk u shërbehet interesave afatgjata të shqiptarëve në trojet e veta.  Duhet durim dhe strategji kombëtare, por mbi të gjitha dhe më së pari duhet bërja dhe konsolidimi i demokracisë në dy shtetet shqiptare – Shqipërisë dhe Kosovës.  Për çështje të tilla madhore për Kombin, nevojitet një bashkrendim zyrtar qëndrimesh nga Tirana dhe Prishtina, mbi të ardhmen e shqiptarëve në trojet e veta – një bashkrendim i mirëfilltë pikëspari midis vet institucioneve shtetërore të Kosovës, gjithmonë në konsultim me shtetin amë, Shqipërinë.  Para se të ketë rregullim të marrëdhënieve me fqinjtë, përfshirë kufijtë me Serbinë, nevojitet pikëspari dhe patjetër, një pajtim midis subjekteve politike shqiptare në radhë të parë, duhet një Besëlidhje e re në këtë përvjetor të Gjergj Kastriotit-Skenderbe, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, mbi strategjitë dhe objektivat kombëtare.  

Në një shkrim mbi librin e autorit të këtij artikulli, “Demokracia Nuk Pret”,  eskperti i çështjeve shqiptare dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së EuroAzisë të Zërit të Amerikës ka folur me rastin e promovimit të librit në VATËR, për “Mangësitë e theksuara udhëheqëse të vendim-marrësve shqiptarë”.   Dr. Biberaj me të drejtë ka nenvijuar se, “Sot, shqiptarët perballen me sfida të dukshme: problemet ekonomike; papunësia e lartë dhe varfëria; korrupcioni që ka depërtuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të shoqërisë; paligjshmëria dhe mungesa e shtetit ligjor; institucionet e dobëta; dhe politikanë të papërgjegjshëm që tolerojnë e nxisin korrupcionin dhe përdorin praktika jodemokratike për të siguruar dhe mbajtur pushtetin”.   Dr. Biberaj këshillon se shqiptarët duhet të ndërmarrin ndryshime radikale dhe paralajmëron se, “Polarizimi i skajshëm politik mund të ketë pasoja të rrezikshme për të ardhmen” e Kombit, sidomos mungesa e bashkrendimit të qëndrimeve politike siç është debati i tanishëm mbi ndryshimin e kufijve të Kosovës, do të shtoja unë.  Dr. Elez Biberaj ka bërë thirrje që, “Stili i tanishëm i qeverisjes të ndryshojë me themel dhe të përqendrohet tek interesat themelore kombëtare e jo tek ato partiake ose tek objektivat politike afat-shkurtëra”, dhe që, “Forcat kryesore politike të bien në ujdi mbi vizionin për të ardhmen e vendit dhe mbi përpilimin dhe zbatimin e politikave madhore që do të çonin ne realizimin e këtij vizioni”, është shprehur Drejtori i Drejtorisë së Euro-Azisë të Zërit të Amerikës në komentin e tij mbi librin “Demokracia Nuk Pret”. Ai mendon gjithashtu se përveç thirrjes për ndryshim rrënjësor në qeverisje, “E gjithe shoqëria duhet të ndryshojë thellësisht – mënyra si mendon dhe si vepron ajo.  Shqiptarët duhet të jenë me kërkues dhe ndëshkues ndaj politikanëve të tyre dhe të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe”, ka përfunduar Dr. Elez Biberaj.

Jam plotësisht dakort me vlerësimin e Dr. Biberajt të problemeve shqiptare dhe mendoj se kjo përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie duhet të kërkohet nga udhëheqsit shqiptarë sidomos me këtë rast të këtij debati të filluar mbi ndryshimin ose korrigjimin e kufijve të Kosovës me Serbinë. Nuk besoj që sot për sot të ketë çështje më madhore kombëtare se vet ekzistenca dhe integriteti tokësor i Republikës së Kosovës.  Kjo është përgjegjësia numër një e të gjithë udhëheqsëve dhe vendim-marrësve shqiptarë, pa dallim dhe nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.  Shpresoj të jem gabim në vlerësimin tim — por mënyra se si po zhvillohet ky debat tani mbi ndryshimin e mundshëm të kufijve të Kosovës me Serbinë — më duket se dominohet nga një mungesë serioze vizioni kombëtar dhe mangësie të përgjegjësive ligjore dhe kombëtare të udhëheqsve shqiptarë, të cilët duhet të dinë pak më mirë.

Filed Under: Politike Tagged With: dhe kufiri, Frank shkreli, Kosove-Serbi, udheheqesit shqiptare

Kosovo’s Partition is a Dangerous Solution

August 8, 2018 by dgreca

Vuciç ThaçiPartition of Kosovo or adjusting borders between Kosovo and Serbia would destabilise the region and potentially spark violence, argues a former adviser to the US State Department./

By David L. Phillips/

Partition would herald the demise of Kosovo as a multi-ethnic society, and mark the failure of the EU-facilitated dialogue between Kosovo and Serbia aimed at mutual recognition within Kosovo’s current frontiers.
Partition is not a new idea. It was first raised in the mid-1990s by writer and politician Dobrica Cosic, the so-called ‘Godfather of Serbian nationalism’, and others at the Serbian Academy of Arts and Sciences.
Germany’s ambassador Wolfgang Ischinger discussed partition in the summer of 2007, when UN-tasked negotiators from the US, EU and Russia, known as the ‘Troika’, tried unsuccessfully to broker a deal between Serbia and Kosovo.
Last year, Serbian Deputy Prime Minister and Foreign Minister Ivica Dacic argued that “everyone needs a lasting solution of the Serbian-Albanian conflict, which can be reached only through an agreement… where everyone will win something and lose something”.
Dacic and Prime Minister Ana Brnabic recently discussed partition with US presidential adviser Jared Kushner. After the meeting, Dacic pronounced: “All cards are on the table.”
Evaluating partition starts with a clear understanding of what Serbia wants.
Dacic proposes that Serbia would give up its claim to all of Kosovo in exchange for lands north of the Ibar River. Serbian enclaves in other parts of Kosovo would have autonomy and exercise executive powers. The Serbian Orthodox monastery of Visoki Decani and other Orthodox monasteries in Kosovo would gain special protected status.
Serbia wants financial compensation for properties it claims in Kosovo, including industrial and energy facilities. Serbia would resettle Serbia refugees currently residing in Serbia proper to lands it gains through partition.
The proposal for partition gives rise to many questions.
Is the ruling Serbian Progressive Party prepared to amend Serbia’s constitution to recognise Kosovo? Will Serbia abandon its efforts to obstruct countries from recognising Kosovo, as well as Kosovo’s membership in multilateral institutions? Is the European Commission prepared to start negotiations with Kosovo over its EU membership?
What actions are foreseen from EU non-recognisers – Spain, Greece, Cyprus, Romania and Slovakia? Would a deal on partition automatically trigger their recognition of Kosovo?
Membership in the UN must also be part of the package. However, acquiescence from Russia or China is far from guaranteed.
Demarcation is a stumbling block. Exchanging lands north of the Ibar River for ethnically Albanian lands in Serbia such as Presevo, Medvedja and Bujanovac is a complicated procedure. Would the swap be symmetrical or based on estimated value of the territories concerned?
Population transfers would be messy. What would happen to ethnic Albanians currently residing north of the Ibar River? Would they remain or would there be a managed process for their migration and compensation?
Would Kosovo Serbs in the south have the option of immigrating to lands north of the Ibar River? What mechanism would be established to manage population flows?
What would happen to the existing agreement for an Association of Serb Municipalities, one of the agreements between Belgrade and Pristina, intended to provide some enhanced powers to Kosovo’s Serbs? Would Belgrade still seek an Association of Serb Municipalities for Serb communities in south Kosovo?
Compensation is also tricky. A Property Compensation Commission would be required to review titles, determine ownership, determine the value of properties, and arrange compensation.
Ownership of the Trepca Mines, an important mining and metallurgical complex in northern Kosovo which both Belgrade and Pristina claim, is another issue. The mines are currently split along ethnic lines, with Serbs running parts that lie in the Serb-controlled north of Kosovo and Pristina running parts in the south.
Are the Trepca Mines rich in gold or largely depleted? Who would own the Trepca Mines? Would Trepca be placed into a trust for Kosovo? Who would be responsible for developing Trepca’s mineral resources, managing the trust, and distributing funds going forward?
Other natural resource issues would have to be addressed, such as the Gazivoda Lake, a large reservoir that supplies water and electricity to central Kosovo.
Partition would open wounds from the war. There are still thousands of missing persons. Victims demand accountability. How would a deal on partition address accountability?
Other ethnic partitions have led to violence and mass migration, for example the division of India into India and Pakistan. Partition could spark a new phase of ethnic conflict in Kosovo and the region, destabilising fragile multi-ethnic states.
Would the Republika Srpska in Bosnia seek to join Serbia? Would ethnic Albanians in Macedonia be next in line to unify Albanian territories?
Many people died to preserve the ideal of democratic, ethnically diverse states in the Western Balkans. Slobodan Milosevic’s goal was always to unify the Serbian nation and establish ‘Greater Serbia’. Partition of Kosovo would achieve at the negotiating table what Milosevic failed to achieve through ethnic cleansing.
Partition requires major symbolic and substantive concessions with political, economic and security ramifications. Transparency is critical. Partition cannot be negotiated behind closed doors.
Partition would be the defining event in Kosovo’s history. It requires debate in political circles and with civil society, as well as guarantees from the international community.

*David L. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a Senior Adviser to the US Department of State under Presidents Clinton, Bush and Obama. Author of ‘Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and US Intervention’, Phillips worked closely with Ambassador Richard C. Holbrooke on Bosnia and Kosovo.

Filed Under: Featured Tagged With: Borders, David L Phillips, Kosove-Serbi

Kosovë-Serbi – Korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh si zgjidhje?

August 3, 2018 by dgreca

-OKB: Inkurajojmë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra.-

 Farhan Haq (DW/A. Cama)

NGA AIDA CAMA-DW/

Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje një shkëmbim territoresh, apo sikurse e quan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervista për mediat, një korrigjim i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kombet e Bashkuara inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra për ndryshim kufijsh apo territoresh. Fahran Haq zëvendëszëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm tha i pyetur nga Deutsche ëelle në Nju Jork tha, se: “Nuk kemi ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”.

Kombet e Bashkuara nuk janë përfshirë në këtë proces: “Nuk jemi të përfshirë në këtë fazë. Ky është një proces që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe ne inkurajojmë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje”, theksoi Haq. Ai nuk bëri komene mbi deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve. “Këto diskutime duhet t’i bëjnë palët”, tha ai.Është kjo hera e parë që nga OKB pranohet një zgjidhje e çështjes së Kosovës që mund të prekte edhe kufijtë. Deri më sot prekja e kufijve nuk ka ekzistuar si obsion zgjidhjeje.

***

Çëshjta e Kosovës jo prioritare për qytetarët e Serbisë-

Hiperventilimit i politikanëve si dhe histeria e medias në temën e Kosovës kanë arritur kulmin. Sipas hulumtimeve të korresppondentit të DW në Beograd, kjo temë nuk është në krye të prioriteteve të qytetarëve në Serbi.

Nga Ivica Petrovic/

Serbien Straßenszene Belgrad (DW/I. Petrovic)

Çdo ditë në mediat serbe për çështjen e Kosovës janë paraqitur të paktën dhjetra “zgjidhje përfundimtare” të reja dhe në të njëjtën menyrë janë mohuar, disa lajme vijnë “nga burime të qëndrueshme” dhe po ashtu korrigjimi i këtyre “njohurive”. Kjo do të thotë ose që zgjidhja e kësaj çshtjeje është vërtet afër, ose politikanët në mënyrën e tyre të zakonshme përpiqen ta bëjnë problemin e Kosovës një temë të përjetshme për manipulimin emocional të qytetarëve dhe me zgjuarsi të mposhtin kundërshtarët politikë.

Thashethemet e medias janë prova që autoritetet serbe nuk presin në të vërtetë një zgjidhje të mirë në lidhje me Kosovën, siç e pranon edhe vetë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Duke filluar nga kjo shtrohet pyetja, a është e orgaizuar e gjithë kjo fushatë mediatike në mënyrë që opinioni publik të përgatitet për një zhvillim të tillë?

Serbien Strassenszene in der Strasse Makedonska in Belgrad (DW/D. Dedovic)

Kosova mbetet në vendin e gjashtë

Nga ana tjetër qytetarët e Serbisë duket se nuk janë të fokusuar aq shumë në problemin e Kosovës, siç shihet në sondazhet e opinionit publik. Problemet kryesore janë shumë larg nga çështja e Kosovës, si atje ashtu edhe tek serbët, problemet në çështjet e ekonomisë, standardit të jetesës, shëndetësia, gjyqësori, arsimi, krimi i organizuar dhe korrupsionit mbeten shumë më të rëndësishme. Si mund të shpjegojhet mospërputhja midis figurës që krihohet nga mediat dhe cilat janë prioritetet e vërteta të qytetarëve të Serbisë?

“Kosova nuk është, siç thonë ata temë jetësore, por njësoj si ata që janë në qeveri edhe opozita krijojnë stereotipet,  se nëse humbet Kosova është humbur pothuajse çdo gjë”, thotë për DW shkrimtari Filip David. “Gjithkush e di se është formulë e krijuar artificialisht, por askush nuk dëshiron ta pranojë këtë. As edhe Presidenti Vuçiç nuk e di se çfarë të bëjë në lidhje me Kosovën: nga njëra anë thotë se ne kemi rënë dakord dhe ne nuk duhet të lejojmë krijimin e konflikteve të tjera, nga ana tjetër me anë të mediave që kontrollon ai, kërkesat janë që Kosova me çdo kusht të mbetet si pjesë e Serbisë”.

Analisti politik Milan Nikoliç, nga hulumtimet e tij, vlerëson që Kosova është në vendin e pestë apo të gjashtë në listën e prioriteteve të qytetarëve serb. Megjithatë paralajmëron ai, kjo nuk duhet të ngatërrohet me mundësinë e manipulimit të emocioneve në lidhje me këtë çështje.

“Tani kur asgjë dramatike nuk ndodh në Kosovë, çështje kryesore mbeten punësimi dhe përmisimi i standardit të jetesës. Por kjo gjë mund të ndryshojë shumë shpejt në rast se ndodh diçka dramatike në Kosovë, ndonjë tentativë për një masakër të re apo incidente të tjera. Në rrethana të qeta Kosova është në vendin e gjashtë, por shpejt mund të arrijë pikën më të lartë si problem kryesor”, thotë Nikoliç për DW.

Si Vuçiq dhe opozita po e rrisin vëmendjen në këtë çështje

Nikoliç interpreton rritjen e temperaturës në media me afrimin e zgjidhjes përfundimtare, gjë që i shkakton nervozizëm pushtetit. “Kjo zgjidhje mund t’i shkaktojë dëme të mëdha politike presidentit Vuçiq. Teksa çështja tani është afër zgjidhjes duket që Serbia po pret të humbasë gjithçka dhe nuk do të fitojë asgjë. Kjo është arsyeja pse Vuçiq përdor mediat që ai vet i kontrollon për të bërë zhurmë, për ta luftuar këtë zgjidhje duke thënë që është tmerrësisht e vështirë, që nuk ka kuptim, e kështu me radhë. Gjë që është pjesërisht edhe e vërtetë”, theksoi Nikoliç.

Filip David këtë fenomen së pari e vlerëson si luftë e thjeshtë për të ruajtur pushtetin, ose në rastin e opozitës për të marrë pushtetin. “Normale do të ishte që opozita të insistojë për të arritur një marrëveshje dhe për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës, por ata e bëjnë pikërisht të kundërtën duke thënë: nuk duhet të negociohet, marrëveshja do të ishte tradhëti ndaj Serbisë.”

“Nuk ka vullnet politik për ta zgjidhur këtë problem dhe madje edhe nëse zgjidhet, asgjë e veçantë nuk do të ndodhë. Shumë herë kemi dëgjuar gjatë ekstradimit të Millosheviqit dhe Karaxhiqit se njerëzit do të ngrihen dhe do të ketë një rebelim, por në fund u mblodhën vetëm njëqind vetë “, kujton David.

Ndaj opozita Aleanca për Serbinë e ka vendosur problemin e Kosovës në rend të ditës, duke u përpjekur të prekë me këtë Vuçiqin. Ndërsa partnerët e tjerë të opozitës nga Partia Demokratike dhe nga Partia Popullore kanë kundërshtuar veçanërisht metodën e Vuçiqit në mbajtjen e bisedimeve me Prishtinën.

Të anketuarit nga ne, besojnë se kjo është qasje e gabuar dhe se opozita nuk duhet ta shfrytëzojë çështjen e Kosovës si një mënyrë për të mposhtur Aleksander Vuçiq. “Opozita mund të ketë sukses në këtë drejtim, por pastaj do të mbetet vetë ajo që duhet ta zgjidhë këtë problem. Situata për Serbinë nuk do të ndryshjë për mirë”, thotë Nikoliç.

Referendumi i pakuptimtë?

Filip David vlerëson se tema i përshtatet pushtetit dhe opozitës. “Kosova tani është me sa duket çështja kryesore në të cilën opozita ka një qëndrim ndryshe nga Vuçiq, por në të vërtetë ata janë të gjithë kryesisht kundër njohjes së Kosovës. Dhe në qoftë se ata e humbasin temën e Kosovës, atëherë çfarë mbetet tjetër? Të gjitha palët duhet të kenë parimin për të përmirësuar standardin e jetesës për qytetarët, për të luftuar korrupsionin dhe kështu me radhë, kështu kjo çështje do të mbetet për një patriotizëm të rrem. ”

Makineria mediatike e qeverisë nuk do të ketë ndonjë efekt në zgjidhjen e këtij problemi, apo në vendimmarrjen e partnerëve botëror, thekson Milan Nikoliç. Ai mendon se ky nuk është një veprim i mençur nga ana e qeverisë për të përgatitur opinionin e publik, për një referendum të mundshëm. Çfarë roli do të kishte referendumi?

“Ne e dimë se çfarë do të sjellë referendumi 70 deri më 80 për qind do të jenë kundër pavarësisë së Kosovës. Dhe çfarë do të bëni me këtë rezultat? A do t’ju themi më pas qytetarëve, “E pra tani na jepni fëmijët tuaj për të bërë ushtrinë, të kthehmi mbrapa ku ishim dhe ata të vdesim me nder?” Atëherë nuk do të pjatoheshin ata. Pra çfarë doni atëherë? “Ne duam që Kosova të jetë ashtu sikur ishte më parë”. E kjo është e pamundur. ”

Nikoliq përfundimisht mendon, se referendumi “nuk i shërben askujt”, përveç ndoshta qeverisë të fshihet pas atij dhe ta lerë problemin për ta zgjidhur dikush tjetër.

Filed Under: Opinion Tagged With: Aida Cama, Korrigjim kufijesh, Kosove-Serbi, shkembim territoires

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 13
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT