• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shugurohet Kisha “Shën Abrahami” në Llapushnik, Kosovë

October 10, 2016 by dgreca

 

1-imzot-gjergji-Meshën e shugurimit e udhëheqi ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji/

-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në shugurimin e kishës “Shën Abrahami” në Llapushnik/

1-mesha

1-veseli-kisha

 

1-motrat

PRISHTINË, 9 Tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Të dielën, në 9 tetor 2016, u bë shugurimi i Kishës së Shën Abrahamit në Llapushnik, në krahinën e Drenicës në Kosovë. Meshën e shugurimit e udhëheqi ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Kishte edhe një program kulturor dhe artistik të ansambleve dhe grupeve folkloristike nga të gjitha trevat shqiptare.

“Këtë manifestim të parë në Drenicë do ta bëjë edhe më të veçantë prania e shumë miqve nga Gjermnia dhe Zvicëra si dhe e shumë qeveritarëve, ambasadave dhe e KFOR-it”, theksonte në ftesë Don Marjan Uka, Famullitar në Llapushnik.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e shugurimit të kishës “Shën Abrahami”, në Llapushnik të Drenasit.

Në fjalën e tij të rastit, kryeparlamentari Veseli ditën e sotme e konsideroi të veçantë për besimtarët katolikë të Llapushnikut dhe për të gjithë qytetarët e këtij vendi – simbol i luftës së UÇK-së.

Kryetari Veseli tha se Kosova mburret me atë që të tjerët e quajnë tolerancë ndërfetare, por që në fakt, është diçka më e madhe se toleranca: është bashkjetesa midis qytetarëve të besimeve të ndryshme. Sondazhi, shtoi kryeparlamentari Veseli, tregon se qytetarët e Kosovës janë qytetarët me solidarë, jo vetëm rajon, por në nivel evropian e global, për të cilën, meritë të veçantë kanë udhëqësit fetare të të gjitha besimeve tona.

“Për ne, feja gjithmonë ka pasur kuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetit dhe humanizmit. Prandaj, nuk është e rastësishme që nga kjo tokë e bekuar doli edhe simboli më i madh i bamirësisë në botën bashkëkohore, Nënë Tereza. Ne do të vazhdojmë të jemi bashkatdhetarë të denjë të saj, duke ruajtur dhe kultivuar traditën e harmonisë fetare, e cila gjithandej botës po i habitë njerëzit që punojnë për paqen dhe mirëkuptim midis popujve dhe religjioneve. Ne do të vazhdojmë t’i ruajmë si pasuri kombëtare, identitetet e ndryshme fetare të vendit tonë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Në këtë mënyrë, shtoi kryetari i Kuvendit, po garantohet e ardhmja e vendit tonë, zhvillimi dhe integrimi i tij në familjen e shoqërive të lira dhe demokratike, duke dhënë, gjithashtu, shembullin se si bota mund të qëndrojë e bashkuar në dallimet e saj.

“Në fund dua të them dy fjalë për qytetarët e Llapushnikut. Nga sot, krenarisë suaj si fshat i rezistencës për liri, i shtohet edhe krenaria e të qenit fshat i bashkëjetesës fetare. Qëndroni të bashkuar në këto vlera, sepse Kosova krenohet me ju. Urime dhe e gëzofshi këtë tembull të ri”, tha në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, Shugurohet Kisha “Shën Abrahami” në Llapushnik

Ministrja e Drejtësisë e Kosvës në Londër

October 5, 2016 by dgreca

2-ministrja-e-drejtesiseIntensifikim i bashkëpunimit dhe angazhimi i juristëve kosovar brenda dhe jashtë vendit, mesazh i qartë per fuqizim te sundimit te ligjit/  

Londër, 05 Tetor 2016 – Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Juristëve Shqiptarë në Britaninë e Madhe.Gjatë takimit, Ministrja Hoxha u shpreh se është kënaqësi të shihen të arriturat e juristëve nga Kosova, të cilët kanë arritur të bëhen pjesë e njërit nga sistemet e drejtësisë më të qëndrueshme dhe më efikase në Evropë dhe në Botë.

Përfaqësuesit e Shoqatës njoftuan Ministren Hoxha për aktivitetet e tyre, ndërkohë që kërkuan edhe përkrahjen nga Ministrja, ashtu që të bashkëpunohet edhe më shumë me Ministrinë e Drejtësisë dhe juristët kosovarë.Ministrja Hoxha, po ashtu ofroi përkrahje për Shoqatën e Juristëve Shqiptarë dhe vlerësoi lart angazhimin e tyre ne sistemin e drejtësisë në Britani. “Bashkëpunimi mes juristëve në Kosovë dhe atyre që

punojnë në vendet tjera duhet të intensifikohet edhe më tej, në mënyrë që të gjithë së bashku të ja1-ministrja-e-drejtesisepim mesazhin se sundimi i ligjit duhet fuqizuar” shtoi më tej Ministrja.Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dhurata Hoxha, Kosove, Ministrja e Drejtesise, ne Londer

Wesley Clark, tri vjet pret licencë për operim në Kosovë

September 20, 2016 by dgreca

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, një javë më parë, i kanë kërkuar Ministrit të Financave Avdullah Hoti, që në komision të sjell sqarime rreth një kompanie kanadeze e cila ka tri vite që ka aplikuar për marrjen e licencës për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.Kompania “Envidity Energy Kosova” e cila udhëhiqet nga gjenerali tashmë në pension Weslye Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbenë vitin 1999, ka shprehur interesim për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimit të gazit sintetik, diellit dhe kerozinës.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një mbledhje të Komisionit, u ka kërkuar anëtarëve të Komisionit që te merret një vendim në favor të këtij projekti, me të cilin sipas tij, konstatohet interesi publik nga lëshimi i kësaj licence.

Në një përgjigje për mes postës elektronike, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se “herën e parë Komisioni e ka shqyrtuar këtë propozim dhe është vendosur që të trajtohet edhe njëherë së bashku me komentet e pranuara nga anëtarët tjerë të Komisionit” .

Më tutje, ministri ka shkruar se “Ministria e Financave, me ketë rast ka kërkuar vlerësimin e këtij projekt propozimi nga aspekti ligjor, teknik dhe financiar” thotë Hoti.

Edhe pse anëtarët e Komisionit, janë shprehur në favor të investimeve të jashtme, ata kanë kërkuar që projektet e propozuara të jenë më të definuara më saktësisht.

Blerim Grainca, anëtar i këtij Komisioni, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë ministri duhet të sjell prova të reja, që lidhet më performancën e kompanisë, sigurinë financiare, dhe hapësirën e shfrytëzimit gjatë hulumtimeve, në mënyrë, siç thotë ai, një vendim i tillë të jetë në përputhshmëri më ligjet të zbatueshme në Kosovë.

“Edhe pse Ligji mundëson përjashtime të caktuara, deputet e kanë të drejtën të kërkojnë shpjegime sepse po flasim për një kompani që kërkon hulumtim në 30 për qind të territorit të Kosovës. Prandaj, çdo kërkesë e deputetëve lidhur më këtë çështje është e arsyeshme dhe konform të drejtave dhe autorizimeve që kanë deputetët.”

Për këtë projekt , por për një sipërfaqe shumë më të vogël të shfrytëzimit të nëntokës, thuhet se ka aplikuar edhe kompania e çimentos “Sharr Cem”.

Edhe zyrtarë të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, (KPMM) i thanë Radios Evropa e Lirë, se në vitin 2013 Kompania “ENVIDITY” ka aplikuar në këtë Komision për tre licenca, sipërfaqja totale e të tri kërkesave ka mbi 3 mijë e 400 kilometra.

Por, Azem Rexhaj, anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar përmbajtjen e ligjit.

“Ligji për Miniera dhe Minerale e ka rregulluar qe licencat për minerale energjetike fillimisht duhet te miratohen nga Qeveria dhe Kuvendi. Ndërsa, pas miratimit në Kuvend,kompania aplikon për licence ne KPMM. Pasi qe kompania të ketë plotësuar kriteret e parapara më Ligjin për Miniera dhe Minerale atëherë KPMM bënë miratimin e licencës”, ka thënë Rexhaj.

Për t’i dhënë mundësi investimeve të kësaj kompanie në Kosovë, në muajin gusht qeveria e Kosovës, kishte miratuar vendimin më të cilin aprovohet kërkesa e Komitetit për Partneritet Publiko – Privat për konfirmimin e interesit publik nga lëshimi i licencës për projektin e kompanisë ”Envidity”.

Kurse në vitin 2013, është ndryshuar edhe një nen i Ligjit për Miniera dhe Minerale me të cilin thuhet, veç tjerash, “nëse, për shkaqe që ndërlidhen drejtpërdrejtë me nevojën për të siguruar sigurinë e furnizimit energjetik në Kosovë, Qeveria nxjerr vendim me të cilin konstaton se ka interes të rëndësishëm publik në lëshimin e kësaj Licencë për një shoqëri të caktuar tregtare e cila operon me kapacitete të rëndësishme të prodhimit energjetik në Kosovë”.

Ndryshe, projekti i kompanisë inkurajon futjen në përdorim të teknologjive të përparuara dhe është në pajtim me standardin mjedisor. Investimet në fazën e parë thuhet se do të jenë 15 milionë dollarë, kurse deri në fazën e tretë investimet do të arrijnë deri në pesë miliardë euro.

Sipas propozimit të kompanisë, fillimisht thuhet se do të krijojë 100 vende pune kurse më pas numri i të punësuarave do të arrijë në 300. Por, sipas prezantimit të kësaj kompanie në vitin 2015, në fazën e parë kompania synon të prodhojë 1200 barel derivate në ditë, kurse në fazën e dytë 20 mijë barel derivate për ditë.

Ekspertë për këtë çështje, vazhdimisht kanë ngritur nevojën e hulumtimeve shtesë gjeologjike në basenet ekzistuese të linjitit.

Basenet më të rëndësishme qymyrmbajtëse janë: Baseni i Kosovës, i Dukagjinit dhe i Drenicës.

Edhe në Strategjinë minerare të Republikës së Kosovës për periudhën 2010- 2025, thuhet se Kosova ka një potencial të konsiderueshëm të mineraleve të dobishme me vendburime të nivelit Evropian, me rezerva të mëdha të qymyrit (linjitit) dhe të plumbit, zinkut dhe argjendit.

Qymyri është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike.Resurset e vlerësuara të linjitit në gjithë Kosovën janë 12.5 miliardë tonë, 8.6 miliardë tonë janë rezerva të shfrytëzueshme që nga aspekti ekonomik konsiderohen me leverdi për t’u shfrytëzuar. (Kortezi: Nadie Ahmeti, REL- Foto ilustrim-arkiv)

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kosove, pret licence, Tri vjet, Wesley Clark

Schwendiman zotohet për hetime të pavarura të pretendimeve për krime lufte

September 15, 2016 by dgreca

Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, tha të enjten, se do të punojë me “drejtësi, energji dhe pa frikë”, në procesin e hetimeve që mund të përfshijnë personalitete të larta politik e të vendit.

Në një konferencë me gazetarë në Hagë, ku është edhe selia e Gjykatës së Posaçme, ai tha se është ende herët të flitet për ata që janë duke u hetuar.

Ai mori këtë detyrë në fillim të muajit shtator, gati dy vjet pasi që ishte emëruar në në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës, pretendime që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga autoritetet në Kosovë.

Megjithatë në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin Dhomat e Specializuara, do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe nën ligjet e Kosovës.

“Ka shumë gjera për t’u thënë dhe për të ndodhur para se gjërat të vijnë në vend dhe të më lejojnë të vendosë për akuzat. Në fund do të bëjë atë që më detyrojnë ligji dhe provat, kur të jemi gati, asnjë minutë më herët e asnjë minutë më vonë. Unë besoj fuqishëm se nxitimi nuk është mik i drejtësisë, por as vonesat e panevojshme jo“, tha ai.

Kryeprokurori Schwendiman tha se është i vetëdijshëm “për ndjeshmërinë politike për atë çfarë jam duke bërë, por do të udhëzohem vetëm nga faktet dhe ligji.

Unë nuk flas se kush, çfarë apo kur. Nuk do të përmend farë se kush është apo nuk është në tryezë” tha ai, duke nënvizuar përkushtimin për të punuar me pavarësi të plotë. “Nuk marr udhëzime nga askush” tha ai duke nënvizuar ndërkaq edhe çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve si një nga sfidat në punën e dhomave të posaçme që do të trajtohet me përparësi.

Administratorja e Dhomave të Posaçme Fidelma Donlon, tha se gjykata shpreson të fillojë veprimtaritë juridike në pjesën e parë të vitit 2017, duke përshtatur rregullat, procedurat, para se kryeprokurori të ngritë akuzat ndaj cilido të pandehur.

Gjykata është ende në proces të emërimit të gjykatësve që do të përcaktojnë rregullat, tha ajo.

Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe ajo do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: i Gjykatës së Posaçme, Kosove, kryeprokurori, Schwendiman

Politikë e tensionuar në Kosovë -Sulmi në Kuvend, 6 të arrestuar

August 30, 2016 by dgreca

*Komunikatë e përbashkët e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës/

*Presidenti Thaçi: Sulmi kundër Kuvendit të Kosovës, ishte një sulm terrorist/

-QEVERIA: Kosova, para proceseve të rëndësishme/

*LDK i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të heq dorë nga dhuna dhe veprimet anarkike/

*VETËVENDOSJA:Inskenimi i rasteve nuk e ndalë përpjekjen tone për çlirimin e shtetit/

Prishtinë, 30 gusht 2016-Gazeta DIELLI/  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të GjykatësThemelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë. Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse, përfundon komunikata.Kohë më parë është njoftuar se me mjet shpërthyes zolë është sulmuar natën e  4 gushtit objekti i Kuvendit të Kosovës./b.j/

***

Thaçi: Sulmi kundër Kuvendit të Kosovës, ishte një sulm terrorist

-Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës-

PRISHTINË, 30 Gusht 2016/ Sulmi kundër institucionit më të lartë politik në vend, Kuvendit të Republikës së Kosovës, ishte një sulm terrorist dhe kjo formë e veprimit politik është e papranueshme dhe e patolerueshme, theksohet sot në një deklaratë për media të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në deklaratën e dërguar nga Presidenca theksohet se, dhuna politike nuk do të ketë vend në shoqërinë dhe Kosovën tonë të re, të cilën me shumë sakrificë e kemi ndërtuar.

I mbështes organet e rendit që të jenë të pakompromis në ndjekjen e të gjithë atyre që cenojnë në çfarëdo forme shtetin e Kosovës.Për punën e tyre ato meritojnë mirënjohje nga të gjithë ne.

Edhe qytetarët e Kosovës meritojnë vlerësim të lartë për pjekurinë e treguar, sepse ata vazhdimisht kanë kundërshtuar dhunën si formë të veprimit politik.

Gjithashtu, ftoj të gjitha subjektet politike që të mos bëhen pjesë e retorikës së dhunës dhe t’i lënë interesat e ngushta politike, por të bashkohen për të mirën e përgjithshme të Republikës së Kosovës, përfundon deklarata./b.j/

***

Kosova, para proceseve të rëndësishme/

-Qeveria e Kosovës: Thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike që të japin kontributin e tyre në avancimin e proceseve shtetndërtuese, duke u shmangur nga format e dhunshme dhe metodat jodemokratike/

PRISHTINË, 30 Gusht 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës, në një komunikatë sot, lidhur me zhvillimet e fundit, i bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike që të japin kontributin e tyre në avancimin e proceseve shtetndërtuese, duke u shmangur nga format e dhunshme dhe metodat jodemokratike.

Qeveria e Kosovës shpreh përkrahje për organet e rendit dhe të ligjit në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive të tyre ligjore kushtetuese, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të krijimit të një ambienti të qetë për qytetarët e vendit.

Republika e Kosovës, thekson komunikata, ndodhet para proceseve të rëndësishme të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në lëvizjen e lirë, në proceset tjera eurointegruese, në fuqizimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, për transformimin e FSK-së dhe hapjen e perspektivës për qytetarët e Kosovës, në të gjitha aspektet./b.j/

***

LDK: Momente të rëndësishme për Kosovën/

– LDK i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të heq dorë nga dhuna dhe veprimet anarkike/

PRISHTINË, 30 Gusht 2016/ Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi sot se, në këto momente të rëndësishme për vendin, fton të gjithë qytetarët që të vazhdojnë kontributin dhe vendosmërinë e tyre për ndërtimin e shtetit, për avancimin e proceseve euroatlantike, për fuqizimin e partneritetit me SHBA-në dhe hapjen e perspektivës së gjithanshëm për vendin.“Në këtë kontekst, LDK vlerëson qëndrimin dhe vizionin e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk po bien pre e veprimeve, planeve dhe skenarëve që kanë për qëllim destabilizimin dhe zhytjen e vendit në kaos dhe anarki, për përfitime politike të një partie opozitare”, thekson deklarata e dërguar.

Më tej vijohet se, lidhur me zhvillimet e fundit dhe nxjerrjen në dritë të fakteve që implikojnë përfaqësuesit e një subjekti politik në veprimet të dhunshme kundër institucioneve, LDK shpreh shqetësimin e saj dhe njëkohësisht shpreh mbështetje për organet kompetente shtetërore që të marrin të gjitha masat për garantimin e një ambienti të sigurt për qytetarët dhe për nxjerrjen para drejtësisë të kryerësve të veprave penale.

“LDK i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të heq dorë nga dhuna dhe veprimet anarkike të cilat kanë për synim futjen e vendit në cikël dhune me pasoja të paparashikueshme, dështimin e liberalizimit të vizave, cenon partneritetin strategjik me SHBA-të dhe stagnon të gjitha proceset shtetndërtuese dhe integruese euroatlantike”, vijon deklarata.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh përkushtimin dhe besimin e plotë se Republika e Kosovës me mbështetjen e qytetarëve të vendit dhe më përkrahjen e miqve ndërkombëtar, SHBA-ve dhe vendeve evropiane, do të vazhdojë progresin dhe fuqizimin e shtetësisë dhe të zhvillimin e gjithanshëm të saj./b.j/

****

LVV: Inskenimi i rasteve nuk e ndalë përpjekjen tone për çlirimin e shtetit/

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar sot këtë komunikatë: Përndjekja dhe arrestimi i 6 aktivistëve: Adea Batusha, Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve poltikë, gjë që bëhet vazhdimisht nga ky pushtet. Kështu u cilësuan veprimet e fundit të policisë, nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për media.
Kryetari Ymeri në fjalën e tij e quajti këtë aksion vazhdimësi të sulmit që ka nisur Transmetuesi Publik RTK në drejtim të VETËVENDOSJE!-s dhe deklaroi se lidhjen polici-media-pushtet nuk po e shohim për herë të parë. Ai përmendi edhe raste të mëhershme ku aktivistët janë mbajtur pa faj në burg, me akuza të inskenuara nga pushteti.
“Kështu u patën arrestuar dhe akuzuar më herët edhe aktivistët Trim Gashi dhe Kushtrim Avdimetaj. Trimi akuzohej për tentim vrasje ndaj Kryeministrit, dhe u shpallë i pafajshëm nga gjykata. Kushtrimi akuzohej për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe sulm ndaj shtëpisë së Kryeministrit. Prokuroria ka hequr dorë nga këto hetime dhe akuza. Në të dyja rastet policia e  urdhëruar nga pushteti pati arrestuar dhe keqtrajtuar aktivistët pa pasur kurrfarë prove. E njëjta gjë po ndodh edhe tash”, u shpreh kryetari Ymeri.
Aksioni i Policisë është tentim për të instaluar frikë, por një ndërhyrje e tillë nuk e ndalon përpjekjen për shkatërrimin e regjimit të kriminelëve të klanit Pronto.
Më pas, Dardan Molliqaj deklaroi se aksioni i sotëm është tregues që konfirmon atë që organizatat ndërkombëtare e kanë thënë për Kosovën, që është duke shkuar në drejtim të një shteti autoritar. Ai poashtu e quajti RTK-në mjet propagandistik të pushtetit, kurse drejtorin e saj, Mentor Shalën, një prej kriminelëve kryesor në fushën e mediave.
Tutje, Molliqaj deklaroi se Policia e Kosovës nuk ka vullnet dhe nuk po mund ta luftojë krimin, prandaj po sajon raste të tilla.
“Kjo polici në këtë panik, në këtë presion është dashur patjetër ta sajojë një fajtor. Ju e dini që edhe më herët është sajuar fajtori i djegies së veturave në atë kohë dhe i sulmit ndaj shtëpisë së Kryeministrit dhe sot janë tërhequr akuzat ndaj tyre. Pra, e njëjta logjikë është edhe sot. Atyre iu duhet një fajtor për ta shfryrë opinionin publik dhe për ta linçuar VETËVENDOSJE!-n”, deklaroi sekretari organizativ, Molliqaj.
Ai përmendi edhe përgjimet, duke theksuar rastin e përgjiimit që u publikua sot, ku Adem Grabovci kontrollon gazetarin e RTK-së, Zejdush Kastratin, si dhe rastin e  Drejtorit të Policisë, Shpend Maxhunin, i cili është në shërbim të klanit Pronto poashtu.
Molliqaj sqaroi disa fotografi të armëve që policia ka publikuar pas arrestimeve të sotme, duke deklaruar se asnjëra nga këto armë nuk kanë pasur lidhje me sulmet e fundit që janë bërë ndaj institucioneve. Ai tha se ato nuk kanë të bëjnë asgjë me aktivitetin e VETËVENDOSJE!-s.
Në fund u tha se e tërë kjo po bëhet për ta zbehur mobilizimin për 1 shtator kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.  Por, kjo është përpjekje e dështuar e pushtetit.
Ne ftojmë organizatat vendore e ndërkombëtare që t’i vizitojnë të arrestuarit, meqë ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike e psiqike.

***

Departamenti i sugurise i AAK, situarta ne pjesen malazeze te kufirit e paprenueshme/

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë  i AAK –së, vlerëson se situate e krijuar në brezin kufitar me Malin e zi, ku njoftohet të jenë dislokuar forca të kombinuara të Policisë, njësitet e specializuara të Kundërterrorizmit dhe Ushtrisë, është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme.

Në këtë kuadër janë jo korrekte edhe deklaratat e Presidentit të Malit të zi, sepse ato janë në shpërputhje me zhvillimet në tërren.Krejt kjo gjendje e re në kufi, vie pas kundërshtimit serioz të banorëve të zonave të prekura nga Komisioni shtetrorë për vijëzimin e kufirit, i cili ka bërë gabime dhe si rezultat Kosova, po humbë territor të saj.Ne si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, vlerësojmë se përgjithësisht, situiata e sigurisë mbetet shumë e brisht në atë zonë dhe valët e sulmeve, drejtuar objekteve shtetrore, pronave private, dhe të ngjajshme, ende të pa zbuluara prej organeve të hetuesisë, përbëjnë lajm shumë të keq për sigurinë publike dhe nacionale në Kosovë.

Departamenti i Politikave të Mbrojtjës dhe Sigurisë i AAK-së

***

Filed Under: Opinion Tagged With: Kosove, politike e tensionuar, Sulmi ne Kuvend

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT