• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vatikan-Kryeministri Haradinaj takon Papa Françeskun

May 23, 2018 by dgreca

1 ramush papa2 Papa Ramush3 Papa ram e te tjere

-“Kosova duhet të vendos marrëdhënie të përhershme dhe strategjike me Vatikanin”/

VATIKAN, 22 Maj 2018-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës dyditore në Vatikan, është pritur në Audiencën e Mbyllur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi Atin e Shenjtë për zhvillimet politike në Kosovë, rrugën evropiane dhe euroatlantike, duke theksuar faktin se Kosova është shembull për bashkëjetesën mes popujve dhe tolerancën fetare.

“Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin. Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut i shpreha përkushtimin e qytetarëve tanë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e kultivojmë, në frymën e për të mirën përbashkët”, tha Kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj, vlerësoi pritjen që iu bë nga Papa Françeku, duke thënë se Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetë mirënjohës Vatikanit për mbështetjen e dhënë gjatë dekadave të fundit, e po ashtu shprehu përkushtimin e shtetit të Kosovës për një partneritet strategjik me Vatikanin.“Vizita ime në Vatikan dhe takimi me Papa Françeskun është nder i madh për mua dhe popullin e Kosovës. E shfrytëzova këtë nder për të përcjellë përshëndetjet dhe dëshirat më të mira të popullit të Kosovës për Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, për Selinë e Shenjtë, pra për Vatikanin dhe dëshirën për të vendosur marrëdhënie të përhershme dhe strategjike me Vatikanin”, tha kryeministri Haradinaj.

 Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i ka përcjellur Atit të Shenjtë, një dhuratë nga populli i Kosovës, një letër – kërkesë, për pranimin, njohjen dhe për kujdesin ndaj Kosovës.“Më bëri përshtypje se Ati i Shenjtë, Papa Françesku ishte vërtetë njerëzor, me ngrohtësi të jashtëzakonshme, tha se “E kam në zemër popullin e Kosovës””, theksoi kryeministri Haradinaj.Duke vlerësuar lartë pritjen që i është në Vatikan, kryeministri Haradinaj theksoi se trajtimi dhe pritja me aq respekt, është dëshmi për thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.“Ai e dha bekimin, për Kosovën, një bekim që ishte prekës jo vetëm për mua, por për të gjithë ne, një ndjenjë e veçantë. U ndjeva i nderuar dhe vërtetë jam ndjerë i respektuar sot”, theksoi kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj u shpreh i lumtur dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë.“Ne e kemi me shumë rëndësi këtë marrëdhënie. Vatikani, po ashtu Selia e Shenjtë është anëtare në plotë organizata ndërkombëtare, sikurse e Interpolit dhe organizatat tjera. Jam thellë i bindur që në rrugëtimin tonë si Kosovë, do të na ndjenë. Jam i bindur që Selia e Shenjtë do ta ndjenë Kosovën”, ta kryeministri Haradinaj.Takimi me Papa Francesku u bë në rezidencën e Atit të Shenjtë, në Vatikan në audiencë të mbyllur, në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Haradinaj në Vatikan, e cila ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit strategjik dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeministri Haradinaj, Papa francesku, takim

Arbëreshët e Italisë, vlerë shqiptare

May 23, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Arbëreshët janë një vlerë e ruajtur e jona që duhet ta çmojmë! Arbëreshët e Italisë kanë qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie për gjithë shqiptarët/

3 ramushiROMË, 22 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Itali, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësuesit e arbëreshëve të këtushëm, me ç’rast vlerësoi lartë angazhimet e tyre të pareshtura për të ruajtur dhe kultivuar identitetin kombëtar shqiptar.2 arbereshetKryeministri Haradinaj tha se arbëreshët e Italisë kanë qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie për gjithë shqiptarët.

1 arbereshet“Kosova po i bashkohet familjes së popujve evropian dhe kjo i forcon edhe më shumë lidhjet tona shpirtërore dhe kombëtare”, tha kryeministri Haradinaj.

4 ramuaMe qëllim të ruajtjes së kulturës dhe fuqizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe arbëreshëve në Itali, kryeministri Haradinaj ftoi përfaqësuesit e organizatave kulturore arbëreshe që të vizitojnë sa më shpesh Kosovën.“Për mua është një moment domethënës qëndrimi me ju sot. Ju e keni mbijetu ndër shekuj identitetin, gjuhën, vlerat shqiptare dhe kristiane, të trashëguara që atëherë. Dëshiroj të ju them se ne ju çmojmë shumë”, tha kryeministri Haradinaj në një bashkëbisedim me arbëreshët e Italisë por edhe kosovarë që prej kohësh jetojnë në Itali.

Kryeministri Haradinaj përmendi faktin se marrëdhëniet me komunitetin arbëresh të Italisë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim shqiptarët duhet t’i intensifikojnë ato, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore e kombëtare, por edhe kultivimin e miqësisë së ndërsjellë.Kryeministri Haradinaj vizitoi edhe Kishen Katolike Abreshe Shën Thanasi dhe Kolegjin Grek ku u njoftua për së afërmi me vlerën historike dhe kulturore të këtyre dy monumenteve nga intelektuali arbëreshë Domenico Morelli./b.j/

 

Filed Under: Histori Tagged With: Arbereshet e Italise, Kryeministri Haradinaj, vlerë shqiptare

Kosova, Partneritet me Iowa-SHBA-të

May 8, 2018 by dgreca

-Kryeministri Ramush Haradinaj: Partneriteti që Kosova ka me shtetin e Iowa-s është partneritet me SHBA-të/1 Ramush Iova

-Komandanti I Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Timothy Orr Nuk kemi gjetur partneritet më të mirë sesa Kosovën dhe popullin e saj/2 Ramush IjovaPrishtinë, 8 maj 2018-Gazeta DIELLI/Marrëdhëniet bilaterale dhe miqësia e mirë që Kosova ka me shtetin e Iowa-s, janë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky ishte vlerësimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në  takim me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Timothy Orr.

Gjatë takimit me Gjeneralin Orr, kryeministri Haradinaj e njoftoi për të arriturat dhe prioritet e Qeverisë së Kosovës, veçmas në fuqizimin dhe avancimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për çka Kosova ka nevojë për ndihmën dhe asistencën e ShBA-ve.

“Jemi të përkushtuar që marrëdhëniet tona bilaterale të fuqizohen në fusha të interesit të përbashkët dhe përvoja juaj do të na ndihmojë në avancimin e sektorëve të ndryshëm, veçmas në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë, në kulturë”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar Gjeneralin Orr për rolin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, veçmas për mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së.

“Ne kemi nevojë për storie suksesi, duke çuar përpara bashkëpunimin shumëvjeçar me shtetin e Iowa-s. Tani me ardhjen e delegacionit prej 60 anëtarësh nga ky vend nga institucione dhe profile të ndryshme, ne po e profilizojmë këtë bashkëpunim, duke i dhënë theks të veçantë fushës së arsimit dhe fushës ekonomike, krahas prezencës ushtarake”, tha Kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga Gjenerali Orr vazhdimin e mbështetjes ushtarake në aksione të përbashkëta me FSK-në.

Ndërkaq, Gjenerali Orr tha se sa herë është për vizitë në Kosovë ndjehet mirë, duke e vlerësuar progresin e Kosovës në këtë dekadë të parë të pavarësisë së saj.
Ai gjithashtu falënderoi Kryeministrin për pritjen e delegacionit nga Iowa dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në takim ishte edhe Colleen Hyland, zëvendës shefe e Misionit të SHBA-ve në Kosovë.Pas takimit me kryeministrin Haradinaj, në një adresim para kabinetit qeveritar, Gjenerali Orr tha se partneriteti Kosovë-Iowa është më i miri që ka Iowa dhe SHBA-të, dhe kjo falë popullit të Kosovës. “Nuk kemi gjetur partneritet më të mirë sesa Kosovën dhe popullin e saj”, tha gjeneral majori Timothy Orr.Duke folur për raportet e mira ndërmjet dy vendeve, Orr tha se janë në pritje të nënshkrimit të dy marrëveshjeve me qytetet simotra./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjeneral Major Timothy Orr, IIowa-s, Komandanti i Gardes Kmbetare, Kryeministri Haradinaj

Iowa-Kosova, bashkëpunim i frytshëm

February 12, 2018 by dgreca

2 ramushi 23 ramushi 35 ramushi1

*Ushtria amerikane nderon Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj/

IOWA, 11 SHKURT
2018-Gazeta DIELLI/
2 harad Usht

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në mënyrë madhështore nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane, njësiti  i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”.

1 Ramushi usht

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, nga Gjenerali Orr dhe zyrtarët tjerë të ushtrisë amerikane, është njohur për së afërmi me këtë bazë unike si dhe me helikopterët luftarakë “Black Hawk”.
“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë mike të popullit të Kosovës, ushtrisë amerikane.
Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale, sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë “Black Hawk”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

***

Iowa–Kosova, bashkëpunim i frytshëm

–Kryeministri Haradinaj: Bashkëpunim i frytshëm i Kosovës me Iowa
Iowa, 12 shkurt
2018-Gazeta DIELLI/
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga konsullata e Republikës së Kosovës, në Iowa. Në këtë pritje u theksua roli i rëndësishëm i shtetit të Iowa-s në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe mundësitë e avancimit të raporteve ndërmjet dy shteteve tona.

Para ta pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se qytetarët e Kosovës vlerësojnë lartë kontributin e SHBA-ve dhe në veçanti të shtetit të Iowa-s, për ndihmën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.
I pranishëm në këtë pritje ishte edhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që bashkë me përfaqësuesit e Gardës Kombëtare dhe akademike të Iowa-s, theksuan nevojën e  bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në fushën e arsimit.Konsulli Xhavit Gashi prezantoi të arriturat e bashkëpunimit të deritanishëm, por edhe planet për të ardhmen.

Filed Under: Kronike Tagged With: Iowa, Kryeministri Haradinaj, Ushtria amerikane

Skënderbeu përcaktues i rrugës së shqiptarëve drejt perëndimit

January 17, 2018 by dgreca

Kryeministri Haradinaj: Gjergj Kastrioti- Skënderbeu përcaktues i rrugës së shqiptarëve drejt perëndimit/

1 Haradinaj fjalim.JPG3 Salle Skenderbe2 Haradinaj me salle.JPG

 – Gjatë Akademisë kushtuar Heroit Kombëtar është promovuar pulla postale “Skënderbeu” e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë/

Prishtinë, 17 janar 2018-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në kuadër të aktiviteteve që po mbahen në shënimin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.  Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, si dhe personalitete të shumta të institucioneve të Kosovës, kryeministri Haradinaj theksoi se breza të tërë të shqiptarëve janë rritur, edukuar e trimëruar duke dëgjuar këngë e tregime për luftërat heroike të Gjergj Kastriotit.“Zjarrin e luftës atdhetare për liri e kemi bartur që nga koha e Princit të Arbrit, e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe këtë zjarr sot, duhet ta kthejmë në respekt për veten dhe të tjerët”, tha kryeministri Haradinaj. Në këtë Akademi, po ashtu janë nderuar edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre. Në fund të akademisë është promovuar pulla postale “Skënderbeu” e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë.

 ***

Fjala e plotë e kryeministrit Ramush Haradinaj në Akademi:

Zonja zotërinj,

I nderuari kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi,

Të nderuara autoritete të Kosovës,

President Sejdiu, akademik Daci, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi,

I nderuar zëvendëskryeministër Limaj, kolegë, deputetë të nderuar.

Sot e për mot na bashkon një figurë, na bashkon heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sot, poashtu jemi të bashkuar kudo që jemi, jemi bashkë dy qeveritë e vendeve tona, të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe jemi në vitin kombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Këto që thash nuk mjaftojnë, e sado që flasim është pak. Në këtë përvjetor të sotëm ne nderojmë figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por edhe gjithë atdhedashësit, liridashësit, për të gjitha flijimet nëpër shekuj për lirinë tonë.Këtë ditë, kujtojmë me respekt, heronjtë tanë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka dhe të gjithë ata që janë flijuar për liri.Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët ballkanas që vizion e kishte rreshtimin me Perëndimin dhe që, ishte përcaktues se cilën rrugë duhej ta zgjidhnin shqiptarët. Ai ishte dhe vazhdon të mbetet fija e artë që na lidhë me aleatët tanë të përjetshëm – të djeshëm dhe të sotëm.Dhe sot ballkanasit, me gjithë dallimet, janë në të njëjtën rrugë, në rrugën e integrimeve euroatlantike, siç ishin në epokën e Gjergjit, në një front të përbashkët për ta mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Breza të tërë shqiptarësh janë rritur, edukuar dhe janë trimëruar, duke dëgjuar këngë e tregime për luftërat heroike e liridashëse të Gjergjit tonë të madh. Zjarrin e luftës atdhetare për liri e kemi bartur që nga koha e Princit të Arbrit, e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe këtë zjarr sot, duhet ta kthejmë në respekt për veten dhe të tjerët!

Sot është 17 janari. 17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për me u tubue e me u pri shqiptarëve.

17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf  e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, me Gjergjin.

Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën se nga duhet me i ra për me e arrit lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës dhe kryengritja dhe flijimi i tyre na mban bashkë ashtu siç e ruajti Gjergji flakën e lirisë të ndezur në ne, pesë shekuj me radhë.

Dhe sot, jemi të obliguar që mesazhin e lirisë ta shndërrojmë në mesazh paqeje e bashkëpunimi, në mesazh pune e solidariteti, që liria të jetë vlerë e përbashkët në shtetin modern.

Lavdia e shekujve e mbuloftë përjetësisht Princin e Arbrit Gjergj Kastriotin!
Lavdi heronjve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Heroi Kombetar, Kryeministri Haradinaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT