
Nga Astrit Lulushi/
Jemi popull shumë i dëmtuar gjatë eksperimentit mizor që tirania bëri me ne. Qëndrojmë të shtrirë, jemi nënkëmbë. Por nëse nuk përpiqemi të ngrihemi, nuk do ta dinim kurrë se çfarë mund të ndodhë. E meritojmë të bëjmë më të mirën për t’u shëruar. S’kemi vdekur, jemi vetëm të plagosur rëndë.
Nuk kanë rëndësi të drejtat që keni sipas Kushtetutës, nëse qeveria mund t’ju dënojë për ushtrimin e tyre. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë kufizimesh vendos Kushtetuta për pushtetin e zyrtarëve qeveritarë, nëse ata mund t’i kalojnë kufijtë pa ndonjë pasojë. Me fjalë të tjera, Kushtetuta nuk mund t’ju mbrojë, nëse nuk e mbroni me votat tuaja kundër kujtdo që e shkel. Ata zyrtarë qeveritarë që duan më shumë pushtet dhe pa fund, nuk do të ndalen nëse nuk ndalen. Për sa kohë që njerëzit votojnë për një parti që u jep ushqime, para e gjëra falas, kërkojnë që liria e tyre – dhe e gjithë liria jonë – të shkatërrohet, pak nga pak. Sepse do të vijë një kohë kur fëmijët, mbesat e nipërit tanë mund ta lexojnë Kushtetutën si dokument të shkruar me fjalë të çuditshme nga e kaluara që njerëzit dikur i merrnin seriozisht.
“Kini kujdes! Mos humbni substancën duke ndjekur hijen” (Aesop: The Dog and Its Shadow)
*Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë për protestën e 13 majit/Ambasada amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikan në Shqipëri për një protestë të madhe politike të planifikuar për më 13 maj 2016.Protesta sipas ambasadës, nis nga ndërtesa e selisë së Partisë Demokratike e Shqipërisë dhe përfundon tek ndërtesa e kryeministrisë.Ambasada thotë se nga protesta preket edhe trafiku rrugor, ndërsa u kërkon qytetarëve amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të monitorin raportet e medias.Sipas deklaratës, “Ambasada e SHBA-së nuk ka informacione për ndonjë kërcënim specifik ndaj shtetasve apo interesave të SHBA”.Ambasada u kujtoj qytetarëve amerikanë se demonstrimet dhe ngjarjet e mëdha synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontime.“Shmangni zonat e demonstratave dhe ushtroni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protestave ose demonstrimeve. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore hyrëse të qytetit”, thuhet në reagim.
