• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAMTUMIRE SHPIRT I LIRE, GILMAN BAKALLI!

October 9, 2016 by dgreca

Pedagogu, studiuesi, përkthyes dhe publicist i njohur, Gilman Bakalli ndërroi jetë ditën e Shtunë, me 8 Ttetor 2016, pas një sëmundje të rëndë.Bakalli mësohet se ishte diagnostikuar me leucemi akute, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi të jetojë me gjatë.49-vjeçari, babai i dy vajzave, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës, duke lënë pas një përkthime, artikuj dhe sigurisht që me ikjen e Bakallit nga kjo jetë bota akademike dhe jo vetëm është në zi.G. Bakalli ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4 vjeçar 2005 – 2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës.Ai kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.Homazhet për Gilman Bakallin do zhvillohen nesër ne Bashkine Shkoder ne orën 10.00-12.00. Përcjellja e arkëmortit ne orën 16.00 nga shtëpia e tij ne Shkodër.

Reagimet ne Facebook

Henri Cili: Askush nuk e beson, askush s’mund ta besonte se kolegu, miku ynë Gilman Bakalli nuk është më!Një pritë tinëzare e vdekjes e mori atë këtë të shtunë, aq befas sa vetëm vdekja mund të ketë pushtet mbi jetën njerëzore.Duke na lënë të shtangur dhe të mangët nga shoqëria e një njeriu ekselent në çdo drejtim: erudit, intelektual, krenar, i thellë, sportiv, njeriu që e donte jetën dhe të bukurën.Duke filluar nga trupi i tij sportiv, nga stil i jetës dhe mendimi, nga arti dhe filozofia.Me heshtjen që mund të na imponojë vetëm vdekja fuqiplotë, sidoqoftë sot kam një dëshpërim për të ndarë lidhur me kolegun tonë të paharrueshëm tashmë: na mungon tmerresisht miku ynë Gilman.Dhe do të na mungosh tmerrësisht më shumë.Lamtumirë, njeriu i bukur, mendje e bukur dhe shpirti i bukur, profesor Gilman Bakalli!

Alfred Lela: Qe t’u kthehemi shkulmeve te zemerimit te jetes se perditshme: kam nje sugjerim per torollaket e mediave te reja e te vjetra; Gilman Bakalli nuk ishte nje -ish deputet. Ai qe pedagog, studiues, perkthyes, polemist, publicist, rrjedhimisht mjaftueshem i njohur per te mos e pasur nevojen e asnje -ish para emrit. Si guxoni e merrni gjene me pak domethenese  ne jeten e tij per ta pershkruar! Mu ne fund te jetes.

Voltana Ademi:  E zorshme me e besu… Nje shkodran i mire ishe, i ri gjithmone, i qeshun, i vertete e qe .. permes antikonformizmit karakteristik e te natyrshem tandin andrroje e perpiqeshe te ofroje te ndryshmen….me lirine qe e jetoje dhe jo vetem instinktivisht, s’doje aspak ta frenoje. Qofsh ne paqe mik! Familjes tande, te afermve e miqve te shumte do t’u mungosh gjate…..

Roland Bejko: I vecantë ashtu si në tavolinat e kafes në UET edhe me menyrën si iku nga kjo botë, shpejt e shpejt, pa u ankuar për asgjë, “individi” Gilman Bakalli na dha leksionin e fundit ne, kolegëve të tij, studentëve dhe të njohurve, por mbi të gjitha politikanëve prej të cilëve ishte larguar vite më parë si nga ndonjë bashkësi e lebrozur si për të na thënë se gjithmonë jemi nje hap larg vdekjes dhe nga jeta në perditshmerinë tonë duhet ti marim asaj maksimumin dhe ti japim më të mirën tonë për tu lënë dicka të mirë fëmijve tanë, pra sot se neser nuk ka kohë, ose me mirë, e nesermja si në rastin e Gilmanit mikut tonë të mirë,  nuk egziston.

Lamtumirë Gilman, do tu mungosh fëmijëve, bashkëshortes, të afërmve, studentëve, miqve!Të qoftë dheu i lehtë.

Ps. Ju ftoj të lexoni një përkthim nga gjermanishtja dhe njëherësh postimin e fundit të profesor Gilmanit në faqen e tij në facebook hedhur në datën 6 shtator 2016.

Arenca Trashani: Lajm i trishte, shume i trishte!!!! Dhimbje dhe humbje e pazevendesueshme per nanen, Irenen e vajzat!!! Pushofsh ne paqe Gilman!!!

Astrit Bushati: Ngushellimet e mija te sinqerta,per humbjen e parakohshme,te bashkqytetarit, kolegut,mesimdhenesit e mendimtarit Gilman Bakalli, shkojne per familjen,miqte e te dashtunit. Te qofte dheu i lehte e pushofsh ne paqe Gilman!

Gilman Bushati kishte nej shpirt te LIRE!

LAMTUMIRE!

Filed Under: Kronike Tagged With: GILMAN BAKALLI!, Lamtumire, SHPIRT I LIRE

Në Nju Xhersi Iu dha lamtumira Fatmira Ndregjoni(Duka)

October 3, 2016 by dgreca

Qindra bashkëatdhetarë në Nju Xhersi i dhane lamtumirën e fundit Fatmira Duka- Ndregjoni, që humbi jetën në aksidentin në Lezhë/

1-ndregjoni

GARFIELD NJ : Në Lezhë në fillim të kësaj jave ka ndodhur një tragjedi në një familje Shqiptare, me banim në SHBA. Fatmira Ndregjoni, e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj Sul Ndregjoni dhe me dy të afërmit e saj drejtuesin e automjetit dhe ai me bashkëshorten e tij, u goditën nga një makinë ndërsa ishin duke hyrë në autostradë, thuhet.Familja Ndregjoni – kishte shkuar në Shqipëri, për të marrë pjesë në një gazmend familjar. Ndërkohë, kan qenë disa qindra bashkëatdhetar, kryesisht anëtar të familjes, Ndregjoni nga Peshkopia, dhe Duka nga Dibra e Madhe, të afërm të së ndjerës, miq dhe dashamirë të shumtë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit Fatmira Ndregjonit, e cila, është bashkëshortja e veprimtarit të njohur dhe një nga emigrantët e vjetër dibran në SHBA, Sul Ndregjonit, i cili ka pësuar dëmtime nga ky aksident.Varrimi i të ndjeres, Fatmira Duka – Ndregjoni, u bë sot ditën e djelë, në mesëdrekë, duke nisë me lutjet fetare nga Imam Muahmet Osmani, Imam Rifat Halili dhe Imami Omer Papraniku, i cili erdhi nga Xhamia e Free Hold në Nju Xhersi.Kurse, ceremonia e varrimit u bë në varrezat qytetare Laurel Grove Cemetery në Totowa, Nju Xhersi, ku ju dha dhe lamtumire e fundit, mes një pikëllimi të madh dhe lotësh, ku të gjithë me rradhë hodhën nga një grusht dhe, mbi arkivolin trupit të pa jetë të Fatmira Ndregjonit, e cila u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare.Kortezhi mortor i qindra njerëzve, me në krye  familjart, fisit, të afërmëve, miqve dhe dashamirve, pra autokolona e makinave u shoqërua me nderime, dhe respekt gjatë gjithë rrugës nga skuadrat e makinave të Departamenti i New Jersey Sherif Police, rajoni i Passaic.E ndjera, thanë anëtarët e familjes, humbi jetën në fillim të kësaj jave – në një aksident të rëndë automobilistik, regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, teksa një automjet i drejtuar nga dy të rinjë në shpejtësi e sipër, tejet normave të lejuara, u përplasën me një goditje të fuqishme.Dy të rinjët e kan goditur automjetin ku udhëtonte Fatmira Ndregjoni nga pas dhe kan shkaktuar vdekjen e menjëhershme të një prej pasagjereve, dhe të  ndjerës më pas që u deklarua e vdekur, gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.Kurse, burime nga vendngjarja –  ka saktesuar për shtypin shqiptarë, se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur kthesa e Blinishtit, në askin e autostradës Lezhë – Shkodër, duke shtuar se përplasja e dy automjeteve ka rezultuar fatale sidomos në fillim për 54-vjeçaren Fatmira Ndregjoni, ndërsa mbetën të plagosur shtetasit A.N. drejtuesi i njërit prej automjeteve, Sul Ndregjoni dhe Fatmira Ndregjoni, e cila ndërroi jetë në Tiranë, dhe u varros sot në Nju Xhersi . Të gjithë këta ndodheshin në automjetin tip Benz, me targa AA 182 LZ.Si pasojë e aksidentit u plagosën lehtë dhe u larguan nga vend ngjarja edhe dy të rinjët, që ndodheshin në Audin me targa AA 374 AR, thone lajmet nga Shqiperia.Pas përplasjes së dy mjeteve, në Benz mbetën të bllokuar dy shtetas, viktima dhe drejtuesi, nxjerrja e të cilëve u bë e mundur vetem pas prerjes së makinës me gur fresibël nga forcat zjarrfikëse. Njëra prej autoambulancave ka bërë të mundur fillimisht transportimin e 3 shtetasve, ndërsa një autoambulancë e dytë e nisur nga spitali ka transportuar viktimën dhe drejtuesin e Benzit.Policia shqiptare thuhet se po punon për të zbuluar shkakun e aksidentit. Shtypi shqiptarë thotë se ky është një vend i njohur si problematik për aksidentet, pasi në të njëjtin vend, dy javë më parë, se të ndodhte ky aksident u përplasën 3 mjete, por fatmirësisht pa viktima. Ndërsa në listën e aksidenteve rrugore, pikërisht në këtë vend janë shënuar disa aksidente me pasoja në njerëz/ Beqir SINA/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fatmira Ndregjoni, Lamtumire

LAMTUMIRË XHEVAT NDREU!

May 9, 2016 by dgreca

*Qindra bashkëatdhetar ne Nju Jork, i dhanë lamtumirën e fundit nje atdhetari dhe vatrani te perkushtuar,  pjestar i nje Familje te madhe dhe fisnike e cila ka qenë gjatë gjithë historis së tyre, një nga dyert kryesore të krahinës së Dibrës…/

*Xhevat Ndreu, ndërroi jetë me 6 Maj 2016, në moshën 77 vjeçare dhe u varros me 8 Maj në varrezat qytetare – Laurel Grove Memorial Park në Totowa, New Jesrey/

STATEN ISLAND NY:  Xhevat Ndreu lindi në fshatin Sllovë – Peshkopi, më 20 Maj 1939, vdiq më 6 Maj 2016, në Staten Island New York . Ishte i biri i Xhetan dhe Ahmedie Ndreu, biri i njërës prej familjeve më në zë në atë krahinë dhe gjithë Shqipërinë, e njohur si Ndreu i Dibrës.Ai ishte bir, i një nga familjet, që do bëhej ne rrjedhen e viteve, edhe simbol i Dibrës, dhe i mbarë Kombit shqiptarë, siç ka qenë ajo e kreshnikut qe i kendohet edhe kenga ne te gjithe Shqiperine, Kenga e Elez Isufit, për çështjen Kombëtare.Pra i perket Familja Ndreu, e cila , kan qenë gjatë gjithë historis së tyre, një nga dyert kryesore të krahinës së Dibrës.Xhevat Ndreu, vete rridhte nga një familje e madhe e fisnike dhe ishte djali njëri prej  gjashtë fëmijëve të  patriotit të përmendur, Xhetan Ndreu.Xhevati më 1969 martohet me Zenepe Ndreun, vajzën e Rasim Sinës, vajzen e një verpimtari të njohur të diasporës shqiptare në SHBA, dhe një familje të njohur në krahinën e Dibrës.

Nga martesa e tyre, ata kan dy djem Adriatikun dhe Emilianon, të dy të martuar, dhe katër fëmijë, tre vajza dhe një nip të vogël.Xhevat Ndreu ishte nga ata burra te rralle shqiptar, qe i kishte te dyja “Burrnine dhe Mencurine”.Xhevati Ndreu, vdiq të Premten, më 6 Maj 2016, pas një sëmundje të rëndë, dhe të shkurtër, duke ndërruar jetë në spitalin “ Staten Island University  Hospital”, në SI New York.

Prane tij i qendruan deri në momentet e fundit, të jetës, bashkëshortja Zenepeja, dy djemtë, Adriatiku dhe Emiliano, së bashku me dy nuset e tyre, nipat e mbesat e tij, të gjithë të afërmit, nga SHBA, por edhe miqtë e dashamirët e tij, qe erdhen nga Tirana.

Ai, u lind në 20 Maj 1939 në Sllovë, Peshkopi, dhe ndërroi jetë me 6 Maj 2016, në moshën 77 vjeçare.

Shkollën fillore, dhe 8 vjeçare, Xhevati i kreu në vendlindjen e tij në Sllovë. Ndërsa, shkollën profesionale e kreu në  degen e karpantieris në qytetin e Peshkopisë.

Jeta e kësaj familje me kontribut të madh historik në çështjen kombëtare shqiptare, me ardhjen e komunistëve në pushtet, më 1944 mori rrokulli, te jashtzakoshme sidomos, mbas pushkatimit te Dali Ndreut dhe Lirie Gegës, (1956).

Disa vjet më pas, të pushkatimit të çiftit Ndreu,  një “ortek” i fuqishëm interrnimesh, burgosjesh dhe shpërguljesh me forcën e policisë, goditi 5 dekada më parë Familjen 115 anëtare të Ndreut të Dibrës,familjen e madhe, fisnike dhe patriotike të Ndreut të Dibrës.

Përfshirë, dhe atë të Xhetan Ndreut, dhe 6 fëmijëve të tij, që kishte ai me dy grat e tij, Petritin, Mirushin, Donikën, Remziun, Xhevatin dhe Maunshaqen.

E cila, së bashku dhejtra anëtar të kësaj familje, në 1964 interrnohen fillimisht në kampin e interrnimit në Shtyllas, Fier, dhe dy vjet më pas i dërgojnë në kooperativën bujqesore Zharraz, dhe, atje përkohësisht, për t’i risjell si të interrnuar politik, në Shtyllas, përsëri se bashku me shumë familje të tjera nga e gjithë Shqipëria.

Në Shtyllas, Xhevati, jetonte, ndërsa në Levan punonte si marangoz, aty ku kreu edhe shkollën e mesme (natën1974) me djemtë e xhaxhait të tij dhedisa  kushurinjët e tjerë.

Në interrnim fati e solli edhe të martohet, më 1969, teksa i bashkon fati me Zenepe Sinën, të bijën e Rasim Sinës,

Lindin dy fëmijë, Adriatikun dhe Emilianon,  të cilët me largimet masive të 1991, kaluan në Itali dhe më pas erdhën në SHBA, ku jan të martuar dhe jetojnë edhe sot e kësaj dite – si Shqiptaro Amerikan.

Xhevati, me Zenepen me ardhjen e demokracisë, rënien e regjimit komunist, ashtu si dhe qindra familje të interrnuara, u larguan nga Shtyllasi, dhe u vendosën në Tiranë, duke u përfshirë qysh në fillim, në mënyr aktive, në lëvizjen demokratike, për ndryshimin e sistemit, shëmbjen e komunizmit së bashku me ish bashkëvujatësit e tyre, nga Shtyllasi, dhe të afërmit e tij, edhe ata nga kampet e interrnimit, me miq e shok, nga e gjithë Shqipëria.

Në vitin 1991, me fitoren e demokracisë, Xhevati u lidh dhe bashkpunoi me disa anëtarë të familjeve më të mira, nga Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare, ne Tirane , të cilet, gjithashtu, kishin kaluar kalvarin e rëndë të vujatjeve dhe të persekutimit të egër komunist, dhe me Xhevatin, u ben shok e miq.

Me ndryshimet e mëdha, që ndodhën, në Shqipëri, gjatë kohës që jetoj në Tiranë, ai punoi në administratën e Ministrisë të Punëve të Jashtme, së bashku me disa prej pjestarëve nga Familjet më në zë në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, ku dha kontributin e tij ne demokratizimin e Shqiperise.

Vëllai i tij i madh Remzi Ndreu, ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nga Partia Bashkimi Kombëtar, me kryetar Isa Ndreun.

Xhevati me ardhjen në Amerikë, gjeti rrënjët e tij, dhe u kthye në origjinën e familjes Ndreu, duke u përfshirë në te gjitha veprimtaritë e Vatrës, patriotike shqiptare.

Aty, ku gjenerata i këtyre shqiptarëve në mërgim patjetër, që kujtohet sot, e kësaj dite, si një gjeneratë e veçantë dhe shumë e nderuar e respektuar në të gjitha drejtimet, që ka lënë gjurmë jashtëzakonisht të pashlyera, për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve në saj të këtyre burrave.

Ndërkohë, që për shumicën e mërgimtarëve, është pakasa e vështirë të mendohet se mund të rikthehet në diasporën tonë, një brez burrash të tillë : kaq atdhetar, patriotë, demokratë e me aq përkushtim për kombin tonë, pasi edhe vetë kohërat ndryshuan.
Mirpo, padyshim, që ata janë shumtë, dhe duhet shkruar shumë per secilin prej tyre, ua kemi “borxh” per ate cfare bene ata per kombin shqiptare e ceshtjen shqiptare ne diaspore.

Një nga figurat e diasporës ndër vite, është edhe kushuriri i Xhevat Ndreut, njeriu më i afërt  i tij, këtu në diasporën shqiptare, vatrani i dëshmuar dhe i përkushtuar Jonuz Ndreu, i cili e afroi dhe e lidhi me Vatren dhe organizatat e tjera patriotike në diasporë.

Jonuz Ndreu,  është djali i Cen Elezit dhe nipi i Elez Isufit(Arushës së Malit). Nuzi(Jonuzi), është biri i denjë e njërës prej familjeve më të mëdha shqiptare e njohur si – Familja e Derës së Madhe së Ndreut të Sllovës(Dibër) ose e familjes që përbënte njërën prej “Shtatë Malet e Dibrës”.

Jonuz Ndreu, njihet nga të gjithë në diasporë sepse ai ka dhënë një shembull të pakrahasushëm të shqiptarit shëmbullor, patriotë, atdhetarë, demokratë, familjar, mik e shok i mirë i te gjithe shqiptarve te Amerikes.

Kur, flasim për Xhevat Ndreun në Amerikë, flasim edhe Jonuz Ndreun, me të cilin Xhevatin e shikonim në çdo aktivtet kombëtar, se bashku me nipat e tij ne Amerike.

Jonuz Ndreu, megjithse tani eshte në pension dhe kushte shendetsore jo fort te mira,  mbetet njeri me kurajo te fort,  një nga simbolet e disaporës shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve. I cili, teksa pecillte njeriun me te dashur te tij,  tha se i ka mbetur ende shumë për të bërë në jetë, në familje e shoqëri ashtu si gjithmonë i proukupuar, e’i angazhuar, në të gjitha aktivitetet kombëtare.

Ndersa, me vdekjen e parakohëshme, dhe të papritur, ai la në pikëllim të thellë, gruan Zenepe Ndreun, dy djemtë Adriatikun dhe Emilianon, me nuset e tyre Linditën dhe Alda, si dhe mbesat Vanessa, Gracie, nipin Leonardo, dhe mbesën e vogël Emanuela .

U percoll me një respekt të veçantë  me të gjitha nderimet, nga familja Ndreu, nga të afërmit e tij, dhjetra veprimtar e lider të komunitetit, (n/kryetari i Vatrës, Agim Rexhaj, anetari i Kryesise dhe arketari i vatres, Marjan Cubi, arkatari, anëtar i Kryesise dhe President i Fondit te Studenteve Mithat Gashi, anetaret e Keshillit Zef Balaj, Ramiz Muja dhe Uk Gjonbalaj, legalisti veteran, anetar i Keshillit te Urteve te VATRES z. Musli Mulosmani, editori i Diellit Dalip Greca si dhe producenti i ACTV Adem Belliu, kryetari i KSHA Haxhi Dauti dhe Kalosh Sela, veprimtari Musa Paçuku dhe Adem Haxahj), te cilet  morën pjesë në shërbimet Funerale  të kryera të Shtunën më 7 Maj 2016, në Shtëpinë Mortore të Xhamisë “Albanian Islamic Cultural Center”, e cila ndodhet në Staten Island, NY .

Ndërsa, lutjet fetare u kryen nga Imamët e xhamisë në Staten Island dhe Garfild, deri në përcjelljen për në banesën e fundit –  varrimin e tij , i cili u krye me pjesmarrjen e më shumë se 300 vetëve, të Dielën me 8 Maj 2016, rreth ores 12:00 të mesdrekës në varrezat qytetare – Laurel Grove Memorial Park në Totowa, New Jesrey.-/B.Sina/

***

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lamtumire, XHEVAT NDREU

LAMTUMIRË FATBARDH ABAZ KUPI!

February 28, 2016 by dgreca

Dje, e Shtunë 27 Shkurt 2016, Komuniteti Shqiptar në Amerikë përcolli për në banesën e fundit Fatbardh Kupin, të birin e heroit të 7 Prillit, Abaz Kupi.Shqiptarët e Amerikës të ardhur nga shumë shtete, i dhanë Lamtumirën e fundit Bardhit, duke e përcjellë me dhimbje, me plot respekt e vlerësim legjendën e vuajtjeve dhe të qëndresës antikomuniste, njeriun që nuk e përkulën as prangat as vuajtjet, as seancat e zgjatura të hetuesisë,as kurthet e presionet, as jeta në ferrin e burgjeve, as vuajtjet e pafundme në kampet e internimit.

Ceremonia e varrimit u organizua në Shtëpinë Mortore Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapel” ne Queens, New York, aty ku për dy ditë me radhë, të Enjten dhe të Premten, qindra bashkatdhetarë bënë homazhe dhe ngushëlluan familjen.

Të shtunën që në orët e hershme të mëngjesit shtëpia Mortore i kishte çelë dyert për të pritur   familajrët, miqtë, komunitetin shqiptar, që të pikëlluar kaluan pranë arkivolit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatbardhit.Arkivoli ishte i mbuluar me Flamurin Kuq e Zi,Flamurin, që babai i Bardhit, Heroi i 7 Prillit, Abaz Kupi, e pat mbrojtë me trimëri që në rininë e vet, duke ulë flamurin turk e duke vënë Shqiptarin në vend të tij. Mbi arkivol qëndronte një shqiponjë e madhe , që dukej si Engjëll mbrojtës në udhëtimin e mbramë të Bardh Kupit. Ceremoninë e organizuar para varrimit e ka moderuar zv/kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit për Amerikë, Ahmet Hoti. Ai ka ftuar për ceremoninë fetare Imamin Jusuf Balaj. Në gjuhën shqipe Imami Balaj ka vlerësuar lartë Familjen Kupi për shërbesat dhe veprat trimërore që ka bërë në shërbim të Kombit, ka veçuar aktet trimëror të Abaz Kupit në shërbim të Kombit,dhe ka vlerësuar figurën e Fatbardh Kupit, si një njeri me sjellje e moral të lartë, qëndrestar para dhunës, familjar shembullor dhe njeri i mirë. Imami Jusuf Balaj ka përcjellë Lutjen Fetare.

Më pas Hakik Mena, Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, i lindur në kampin e internimit, duke sjellë në kujtesë për sallën e mbushur plot, ditën e arrestimit të Bardhit në Kampin e Gradishtës, lartësoi figurën e antikomunisti në sytë e fëmijës së atëhershëm. Mena e cilësoi Bardh Kupin si “ikonë” e qëndresës dhe dinjitetit përballë dhunës së ushtruar nga sistemi sllavo-komunist. Më pas ai vlerësoi Familjen Kupi, dhe shprehu ngushëllime për familjen.

Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, duke shprehur ngushëllimet në emër të Vatrës dhe Familjes së tij, tha se ikja e Bardh Kupit, pikëllon familjen, miqtë dhe të gjitëh ne që e njohëm. Fatbardhi, pati fatin e keq se mbeti në sistemin e dhunës, ndërkohë që qëndroi i pathyshëm dhe përmbushi amanetin e atit të tij, Abaz Kupi. Dr. Buçaj ngushëlloi familjen dhe miqtë.

Bashkëvuajtësi i Fatbardh Kupit Lek Mirakaj, anëtar i këshillit të Vatrës, me dhimbje e trishtim të thellë, ngushëlloi në emër të familjes së tij dhe të gjithë Familjes Mirakaj në SHBA dhe Shqipëri, si dhe në emër të bashkvuajtësve. Mirakaj evidentoi cilësitë e larta të Bardh Kupit,fisnikërinë, dinjitetin, qëndresën, të cilin e njohur në kohët e vështira, si bashkvuajtës në burg e internim.

Ka ngushëlluar familjen edhe Gjekë Gjonlekaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës. Zef Balaj, anëtar i bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe anëtar i Këshillit të Vatrës, solli në kujtesë takimin me Bardhin, rrëfimet e tij, në një Veprimtari të organizuar nga Albanian-American Freedom House.

Editori i gazetës Dielli, Dalip Greca,ngushëlloi në emër të familjes së tij dhe ka përcjellë mesazhin e bashkëvuajtësit të Bardh Kupit, ish deputetit Esat Çoku dhe i vëllezërve Çoku.

Gjatë ceremonisë të organizuar në Shtëpinë Mortore, u përcoll Mesazhi i ngushëllimit, dërguar nga Princi Leka dhe Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Sulejman Gjana.

Në emër të familjes Kupi, foli i biri i Fatbardh Kupit, Sokol Kupi.Duke kujtuar bisedat me babain, ai tha se ndjehej krenar, ai dhe vëllai e motrat, që kishin një baba të atillë, që diti të përcjellë edukatën dhe kulturën e trashëguar nga të parët e vet, nga familja e tij, edhe në ato kushte tepër të vshtira që përjetoi familja.Ai falenderoi komunitetin që me praninë e shumtë, me fjalët ngushëlluse, ua kishin lehtësuar dhimbjen.

Varrimi u bë në në Maple Grove Cemetery, seksionin Lindor, në Keë Gardens Queens, New York.Pas përcjelljes së Lutjes fetare nga Imami Jusuf Balaj, arkivoli u vendos pranë arkivolit të bashkëshortes, gruas fisnike, Liri Kupi, e cila ndërroi jetë vitin e kaluar.

Pas varrimit, Familja shtroi një drekë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, FATBARDH ABAZ KUPI!, Lamtumire

Lamtumirë prej botës shpërndarë

February 9, 2016 by dgreca

…. Nexhmije Hoxha tha se Enveri i saj i bëri vrasjet në emër të shtetit. Nga që ishte burrë shteti. Por bilancet e shtetit janë çfarë thamë mësipër. E njëjta histori …, nuk ka punë, nuk ka treg, nuk ka shtet. Megjithatë Nexhmija tha se Enveri bëri punën si shtetar. Dhe rezultatet e shtetit të saj ishin…, 85% e shtetarëve shqyen kufijtë e maleve.
Opinion Nga Ilir Levonja-Florida/
A ishte dominante në shtyp intervista e Nexhmije Hoxhës? Kjo është çështja në botën virtuale shqiptare. Dhe ka një lloj ngutje, një lloj kërshërie mikluese, ku të vihen në dukje një lloj triumfi i të ashtuquajturës nana Shqipëri. Megjithëse në lamtumirën e saj kjo nanë, veç foli si shtetare. Asesi si nanë.
Megjithatë bota ime shqiptare kështu qënka. Gjithmonë bumin apo gjëmimin mediatik e bëjnë nga mosha shtatëdhjetëvjeçare e sipër. Referohuni po deshe edhe memories. Shërret për të drejtën e njërit apo tjetrit. Kështu qënka e shkruar. Ndërsa gjaku virtual, rinia, ha fara luledielli bulevardeve. Ose trotuareve të provincës. Gjuajnë me romuze njëri-tjetrin. Bëjnë plane për të ikur. Nuk ka punë. Nuk ka treg. Nuk të përkrah shteti. Nuk bëhet më këtu. Ky vend ka mbaruar. Duhet lekë të gjesh një vend pune. Duhen kaq milionë. Duhen lekë të blesh diplomën. Duhen lekë të marrësh një vertetim. Një çertifikatë. Duhen lekë të marrësh një vendim gjykate. Duhen para të hapësh një biznes. Punon tek tjetri, por nuk ke asgjë të siguruar. Dhe me të drejtë mbajnë sytë nga emigrantët. Por po ua them unë, se edhe këta, janë një botë mashtrimi më vete. Tjetër hiqen e tjetër janë. Dhe prapë bëjnë nga marrëzitë më të çuditshme, më aventureske si e si të ndihmojnë të afërmit e tyre. Kam dëgjuar e parë kaq shumë histori, sa, edhe kjo është një temë tjetër. Që ndofta në një të ardhme do rrëfej me pjesë. Por e vërteta është e hidhur. Deri në sakrfica absurde. Si e si që të tregojnë se janë të zotët. Si e si tu mburren shoqi-shoqit se bëjnë për të afërmit e tyre. Në fakt janë deri çmenduri të botës së boshe të shfrymit shqiptar. Që tjetër është, tjetër hiqet dhe tjetër bën. Kam parë muhaxhirë që rrojnë vet si eremitë, si e si vajza me dhëndrrin të rrojë në luks në mes të Tiranës. Kam parë e dëgjuar shumë. Ashtu sikur dëgjojë refrenin e mësipërm nga, vendi mëmë…, nuk ka punë. Nuk ka treg. Nuk bëhet më këtu. Duhet kaq para për një vend pune. Këto e të tjera janë shprehjet që vinë si dush fytyrës. Dhe ti gufosesh. Nuk ke se çfarë të thuash.
Megjithatë, çdo kohë ka bilancet e veta. Përshembull Nexhmije Hoxha tha se Enveri i saj i bëri vrasjet në emër të shtetit. Nga që ishte burrë shteti. Por bilancet e shtetit janë çfarë thamë mësipër. E njëjta histori …, nuk ka punë, nuk ka treg, nuk ka shtet. Megjithatë Nexhmija tha se Enveri bëri punën si shtetar. Dhe rezultatet e shtetit të saj ishin…, 85% e shtetarëve shqyen kufijtë e maleve. Duke lënë kockat borës dhe rrëpirave, burgjeve të Greqisë. Ndërkohë edhe ata që jetojnë akoma atje, edhe pse qytetarë të devotshëm, janë të tunduar nga operacionet fshesa. Shtetarët e saj thyen dyert e ambasadave, rrëmbyen zgërvallat e industrisë dhe transportit socialist e iu vërsulën detit. Duke mbushur Adriatikun me trupa, duke i siguruar Italisë e më tutje, mish për seks, drogë, mafie etj. Por edhe shenjtorë si punëtorë e familjarë të mirë, edhe intelektualë e artistë profesionistë të klasit të parë. Pasi nuk kanë se çfarë i duhen shtetit të saj. Pa le t’i kthemi bilancit të burgosurve, atyre që ajo nuk do t’i lëndojë plagët nga shteti i saj. Kështu tha ajo, ndaj nuk foli për burgun e saj. A e dinë shqiptarët se vetëm për të drejtën e fjalës, për pikëpamje të kundërt politike, janë dënuar 35 mijë njerëz. I bie më shumë se një qytet. Sa gra janë vrarë, sa burra, sa njerëz në përgjithësi janë poshtëruar…?
Megjithatë bota virtuale vazhdon. Nexhmija më e klikuara. Në fakt paneli i shtadhjetë, tetëdhjetë vjeçarëve. Tashmë u thye rekordi. E theu Nexhmija me rastin e 95 vjetorit të saj.
Shqipëri vendi im, mos u merr me fjalët e shtetatëreve por me bilancin e punës së tyre.
Dhe deri sot ai është i qartë, shtatëdhjetë, tetëdhjetë apo nëdhjetëvjeçarët bëjnë bumin mediatik. Dhe rinia ha fara luledielli totuareve nëpër qytete. Lamtumirë nuk është fjala e duhur.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonaj, Lamtumire, Nexhmija

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 10
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT