• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Imzot Frano Gjini u pushkatua se nuk pranoi ndarjen e Kishës Katolike Shqiptare nga Selia e Shenjtë

September 29, 2015 by dgreca

Imzot Frano Gjini torturohet dhe pushkatohet vetëm sepse s’pranojë ndarjen e Kishës Katolike Shqiptare nga Selia e Shenjtë./

Shkroi: Leonora Laçi –Shkodër 2015./

Imzot Frano Gjini ishte në radhën e atyre priftërinjve “rebelë” që nuk ju nënshtrua regjimit komunist, por qëndroi stoik dhe para togave të pushkatimit, përpos mos nënshtrimit përpara Enver Hoxhës duke mos pranuar ta bënte kishën vegël në dorë të pushtetit.

Momentet kur Imzot Frano Gjini ra në sy të pushtetit dhe kishte dy zgjidhje ose duhej nënshtruar ose eliminuar me çdo kusht.

       Këtu fillon drama e Imzot Gjinit.

Imzot Gjini do jetë në qendër të vëmendjes së regjimit të sapo  instaluar në Shqipëri. Kjo vëmendje do të fillojë që në fund të 1945, ku:“ në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 Frano Gjni , Abati, mori guximin dhe i tha prerë komisionit të votimit në Orosh se unë nuk votoj për një pushtet që në strategjinë e tij, në plan të parë, ka zhdukjen e çdo feje… Jam klerik në shërbim të popullit dhe të fesë së krishterë, për të cilën nuk më dhimbset jeta, ashtu si dhe për Atdheun”- shkruan në gazetën  “Koha Jonë” historiani Ndue Dedaj me 15 shtator 1994.

Qëndrimi kundërshtues i Mons. Frano Gjinit u vu re dhe në rastin kur   Delegati Apostolik Leone Nigris që  ishte i detyruar të largohej nga Shqipëria (1945), i transferon funksionin e tij Imzot Gjinit si Zëvendës i Delegatit Apostolik.  Gjini do thirret në Tiranë nga Enver Hoxha dhe i kërkohet të ndërpresë kontaktet me Vatikanin dhe ndikimin e tij ta verë në shërbim të E.Hoxhës. Çfarë Gjini, e refuzon. Për këtë është shkruar në veprën e Markus Piters “Përballja e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996”, dhe veprat e Pjetër Pepës kushtuar Klerit Katolik në dy vëllime  dhe “Dosjet e Diktaturës”.

Dëshmi e Padër Konrad Gjolaj për Frano Gjini:

“Kur Nigras u largue prej këndej, ai u takue me Arqipeshkvin e Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçin dhe sekretarin e tij, Dom Mark Hasin. Nigris, para se të shkonte, la porosi qe në kjoftë se nuk kthehet ma, kompetencat  t’i jepen Imzot Frano Gjinit, abatit të Mirditës, me cilësinë e zv\ Delegatit Apostolik të Vatikanit në Shqipni. Njeri i heshtun dhe modest. Nuk rrinte në krye të vendit, as kur i takonte. Ishte burr’i qetë, natyrë të cilën e pëlqejshin edhe mirditsit, mbasi kombinohej edhe me nji squetësi që kuptohej vetëm mbas njoftjes afër me të. I premë në fjalë dhe i ngadaltë, gja që e bante të domosdoshëm në kuvendin e krahinës.  Ishte i provuem si antikomunist me prova trimnije. Kur mirditasit i kishin propozue me e përcjellë jashtë Atdheut, për mos me ra në dorë të komunisave, Imzot Gjini ishte përgjegjë: “Jo, se nuk kam si me e lanë popullin e Sh’Lleshdrit në dorë të komunistave”. Ai qëndroi këtu dhe kreu detyrën e ngarkueme deri ditën e fundit, ashtu si punoi me korrektësi gjithë jetën.  Ma vonë u provue edhe në trimni”. Kjo dëshmi është shkëputur tekstualisht nga vepra Pjetër Pepës “Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik në Shqipëri”-Vol. II, 55, Tiranë, 2007.

Gazeta “Koha e Re” – Organ i Frontit Demokratik të Prefekturës së Shkodrës,  me 19 nentor 1946, me kryetitull: “Zbulime sensacionale në Kuvendin Françeskan”, ndër të tjera shkruan;” Pak ditë më parë në Kuvendin Françeskan dhe në Kishën e Fretërve u zbuluan disa sende me shumë randësi për skjarimin e popullit dhe për demaskimin e atyre që punojnë kundër popullit. Mu në mes të Kishës nën rasar dhe nën altarin, të fshehura me mjeshtëri reaksionari, gjetën dokumenta të Gjonmarkajve(….) Në dhomën e Kuvendit u gjetën dokumenta të kuislingëve me damkë si Pader Anton Harapi(…) Në dhomë të poshtme të Kuvendit në depon e ushqimeve dhe në stallën e derrave, të futura në mur, në dhe ase në tavan, u gjetën mitraloz, municion, bombe dore, pushkë e të tjera.  

11 dhjetor 1946: Goditja e dytë e madhe

“Zbulohen” armë në kishë-Sekuestrohet kuvendi Françeskan

Arrestohen e torturohen:

  1. Imzot Frano Gjini
  2. Imzot Nikollë Deda
  3. Padër Mati Prennushi
  4. Padër Ciprian Nikaj
  5. Padër Pal Dodaj
  6. Dom Tomë Laca
  7. Dom Ndoc Sahatçija
  8. Padër Gjon Karma
  9. Dom Nikollë Shelqeti
  10. Padër Mëhill Miraj
  11. Fra Zef Pllumi, etj(…)

E njëjta ftesë për shpëtim iu bë Imzot Frano Gjinit nga mirditorët e arratisur që e donin dhe e nderonin aq shumë, e mundësitë ishin fare të lehta. Por jo! “S’kam kujt t’ia la besimtarët e kishën e Shën Lleshdrit”, ishte përgjigja e vetme- shkruhet në vepren e Pjetër Pepës kushtuar Klerit.

Si u arrestua Frano Gjini?! Që nga ajo që quhet si Lëvizja e Postrribës, me 9 shtator 1946, u  arrestuan dhe një grup meshtarësh, pa marrë pjesë fare në këtë lëvizje, asnjëri  prej tyre. U arrestuan Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikollë Deda, Dom Tomë Lacaj. Letrat e arrestimit nuk kanë cilësime konkrete veç gjera të përgjithshme dhe të papërcaktuara saktë.

Prokurorija Publike e Prefekturës ( Seksioni i Sigurimit).

Letër Ndalimi përmban: Neve Hys Zaja Prokuror Publik i Pref. të Shkodrës. Tue qënë se Monsinjor Frano Gjinaj biri i … dhe i …, vjeç 1886 nga… me mjeshtëri… me shenjat trupore të veçanta që pasojnë…. pandehet për deliktin e dobësimit të Mbrojtjes së kryer më … dhe të parashikuar prej nën ….

Urdhëron ndalimin e tij për  nji kohë të pa caktueme dhe mbylljen e tij në burgun e Shkodrës. Cdo fuqi e armatosun ngarkohet me ekzekutimin e këtij urdhëni.

Shkodër më 18, të muajit XI të vjetit 1946.

Prokurori Publik

Hys Zaja.

 

Ajo çfarë bie në sy në këtë fletë arresti e shkruar keqas, thuhet se motivi i arrestimit është për krimin “dobësimi i  Mbrojtjes”, çfarë nënkuptohet më këtë?!

Ndërsa mesa duket nga dita e arrestimit deri ditën e akt –akuzës në fillim të vitit  1948, duket qartë se për dy vjet “është punuar” nga sigurimi për të përpiluar një dosje sa më bindëse për “krimet” e Mons. Gjinit dhe të tjerëve që u arrestuan më të. Me mjaft zell u përpiluan proces-verbale nga “prokuror”, “sigurims”, e njerëz të që s’hezituan të gënjejnë gjoja si dëshmitarë. Pse të gënjejnë? Kjo vihet re në deklaratën e Pjerin Kçirës pak muaj pas pushkatimit të Mons.Frano Gjinit, P.Mati Prenushit, e D.Nikollë Dedës. Ku punonjësi i Sigurimit Pjerin Kçira ndërron pllakë dhe nga anëtar partie bëhet armik i partisë dhe armik i popullit, duke treguar të vërtetën për armët në Kishën Françeskane, ku gjatë seancave gjyqësore do të pohoj i penduar për atë që e rendonte mbi supe, duke u shprehur para gjykatësit  me këto fjalë: “Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë duke ia futur armët në kishë e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret… Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të E.Hoxhës ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm!” Kjo deklaratë e tij nxori në pah të vërtetën e armëve në kishë. Por ishte vonë sepse tashmë martirët e fesë s’gjendeshin më në dhomat e ftohta të burgut, por në parriz.

“Gjygji në Redaksinë e ”Hyllit të Dritës”. Në Dhetor e mueren edhe atë e un mbeta përseri vetëm. Burgu tash dukej se kishte pak të burgosun. Aty më zuni fillimi i 1948 me nji të ftohtë aq të madh sa edhe mijtë vijshin e më hyjshin nën batanije e, disa herë, më ka ndodhë me i gjetë në nadje të ngordhun në dyshek; përse un i kishem shtypë pa dashje, ndërsa ishem në gjumë.

Me dt.13 Janar me prunë akt-akuzën. Kjo ishte e formulueme e njajta për 10 persona.

 

  • Imzot Frano Gjini
  • At Mari Prendushi-Provincial i françeskanëve
  • Imzot Nikollë Deda
  • Dom Tom Laca-sekretar i Arqipeshkvit
  • Dom Ndoc Sahatçija
  • At Mëhill Miraj
  • D.Nikollë Shelqeti
  • Dom. Mark Hasi
  • Fr. Zef Pllumi
  • Zef Haxhia

 

Akt-akuza përbahej prej 14 pikash, të cilat pak a shumë kishin këtë përmbajtje:

Të gjithë këta janë klerikë të Kishës Katolike, qendër e obskurantizmit botnor gjatë gjithë historisë. Se i kanë shërbye skllavopronarve e të gjithë monarkve gjatë shekujve. Se kanë shkaktue shumë luftra fetare, Kryqëzatat anti islamike, por kanë përgatitë edhe Natën e Shen Bartolomeut në Francë.  Se kanë pengue shkencën e përsekutue shkenctarët tue djegë për së gjalli Galileo Galilein e Xhordano Brunon.  Se kanë bashkpunue aktivisht me të gjithë perandoritë për shtypjen e popujve. Se kanë bashkpunue me Perandorinë Turke në dam të popullit shqiptar. Se kanë bashkëpunue me Perandorinë Austro –Hungareze dhe kanë përgatitë ardhjen e sajë. Se kanë përgatitë ardhjen e fashizmit. Se kanë bashkëpunue me mbretin Zog për shtypjen e popullit shqiptar. Se kanë përgatit okupacjonin Italian me 7 prill 1939 dhe atë të fashzimit gjerman. Se kanë luftue Lëvizje N.C. Se kanë dashtë me përmbysë Pushtetin Popullor, etj, etj.

(…) Mbas tri ditësh erdhën e më mueren. Në odën e Redaksisë të “Hyllit të Dritës” u zhvillua séance e parë gjygjsore. Erdh Trupi Gjykues Ushtarak, në mos u gabofsha, me këta persona: Mustafa Iljazi-kryetar, Anastasi dhe nji tjetër oficer dorëcung si antarë, Namik Xhemali- prokuror( …)”- kujton At Zef Pllumi.

Një letër prej dy faqesh e shkruar me shkrim dore nga Frano Gjini dhe e nënshkruar nga ai, ku ja drejton Gjykatës së Naltë Ushtarake për ti ndryshuar vendimin duke pretenduar me argumente se është i pafajshëm, por e cila nuk u mor parasysh dhe pushkatohet disa muaj më vonë.

Drejtuar Gjygjit të Nalt Ushtarak

Tiranë

Un i nenshkruemi Mons. Frano Gjini Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni. Kam nderën të njoftoj atë P. T. Gjykatë të Naltë e ndiej për detyrë të shejtë të kundërshtoj vendimin e Gjygjit Ushtarak të Shkodrës dhanë me 8.I. 1948 me kenë se ky venim asht dhanë në fazë fakt-akuzes lshue prej Prokurorit Ushtarak të Zyres Ushtarake Shkodrës me 2.I. 1948, e cila si asht formolue nuk asht konform me të vërteten për sa i përket personit t’im:

 

  • Se nuk kam punue për ardhjen e fashizmit italian në Shqipni;
  • Se nuk kam kenë spiunë i imperializmit nazi –fashist;
  • As kam punue për fashizimin e vendit;

 

4) Se nuk ia kam pranue kurr aderimin tem okupacionit italian me përjashtim të një telegrami dërgue mbas 22 ditesh nga okupacioni italian, bashkë me kolegët të tjerë te Episkopatit e cila telegram nuk ka tjetër kuptim veç të një formalitetit konvenience, të detyruem nga fataliteti historik të ngjarjeve të kohës të përgatituna prej tjerëve,. Pra kanë veprue të gjith përfaqsueesit e riteve e civile, ushtarake e fetare të vendit t’onë;

5)Se nuk kam shue ndjesit patriotike nacionale të popullit;

6)Se nuk kam vue kurrënji penges serioze për eliminimin e Levizjes së N.CL, ,

7)Se nuk kam ndihmue në asnjë menyrë Qeverit Kuislinge;

8)Se nuk kam ndimue kurrkenë për të pengue rezistencen e popullit kundra okupatorit … as formacionin e bashibuzukve kundra N.Cl;

9)Se mbas çlirimit nuk kam organizue, marr pjesë a kryesue ndonji grup politik antipopullorë me qëllim për të përmys Pushtetitn me vjolencë as nuk kam ngarkue ndonjë personë klerik a civil për të më përfaqsue nën grupe të tilla nëse kanë ekzistue;

10) Se nuk kam drejtue kurr memorandume te karakterit imperialiste te huaj;

11)Se nuk kam pasë kurrnjë përpjekje as ilegal as me reakcionin e mrenshem e të jashtëm.

Prandaj në lidhje me sa ju thoni e ndiej për detyrë e ndërgjegje kombëtare, shoqërore, profesionale të kërkoj në bazë të drejtesis .. asaj të …Gjykatë rishikimin e gjyqit prishjen e vendimit të tij e njofjen e pafajsis sime.

Në saj të kërkeses sime ….nenshkruhem me nderime

Shkoder . 10. I.1948

Frano M. Gjini    Regjent i Delegacjonit Apostolik në Shqipni

Torturat dhe ekzekutimi !

U lexue prej Kryetarit vendimi i formuluem gjatë e stërgjatë me ato provat bindse, që zakonisht bien të gjith xhelatët e botës:

  1. Imzot Frano Gjini    me vdekje pushkatim
  2. At Mati Prendushi me vdekje pushkatim
  3. Imzot Nikollë Deda me vdekje pushkatim
  4. Dom Tom Laca me burgim të përjetshëm
  5. At Donat Kurti me burgim të përjetshëm
  6. D.Ndoc Sahatçija me 15 vjet burg
  7. At Mëhill Miraj me 10 vjet burg
  8. Dom Mark Hasi me 7 vjet burg
  9. Zef Haxhia me 5 vjet burg
  10. Dom Nikoll Shelqeti me 3 vjet burg
  11. Fr. Zef Pllumi me 3 vjet burg
  12. D. Anton Muzaj me lirim kondicional.

Ndërkohë që priste ekzekutimin, sipas dëshmive thuhet që:  (…)Koha e martirizimit të tij (Imzot Frano Gjinit) arriti shumë shpejt. Regjimi i ri e arrestoi Gjinin pas publikimit të letrës së tij, në të cilën denonconte fushatën shpifëse dhe persekutimin e Kishës Katolike. Policët që e merrnin në pyetje, ia lidhnin gojën dhe kokën me tela elektriku. Ato e torturonin me goditje elektrike, pastaj ia çanin e ia kriposnin trupin, madje i hidhnin edhe ashkla druri në thonjë duarve dhe të këmbëve. Më në fund, skuadra e ekzekutimit i dha fund jetës së ipeshkvit, në një pellg me baltë në parcelat e vreshtave të Bardhajt (afër Shkodrës). Ai u ekzekutua me 18 klerikë dhe laikë, mëngjesin e 8 marsit 1948.

Por kush ishte Frano Gjini?

I lindur me 20 shkurt 1886 në qytetin e Shkodrës, që heret shfaqi dëshirën  për ti hyrë rrugës për tu bërë prift. Në 1903 përfundon maturën në Kolegjin Saverian, ndërsa studimet e larta  për teologji i kryen në seminarin e Kongregacionit për përhapjen e fesë në Romë. Më 28 qershor 1908 shugurohet meshtar duke shërbyer si famullitar në Krujë, Vlorë e Durrës. Më 29 qershor 1930 zgjidhet Ipeshkëv i Abacisë së Mirditës në Orosh, ku Abati kishte një rendësi të madhe për mërditorët, më 3 korrik 1930 emërohet ipeshkëv titullar i Semta. Me 28 tetor 1930 shugërohet ipeshkëv.  

Për merita të veçanta në favor të Shqipërisë me 11 qershor 1942, Guvernatori Mbretëror në Tiranë i akordon Urdhërin “Skanderbeg”.

Kështu në mars 1948 pushkatohet së bashku me klerikë të tjerë, të cilët ishin dënuar me akuzën e rreme për fshehjen e armëve në Kishën Françeskane. Më 14 nëntor 1993 atij iu akordua titulli (postmortum) “Martir i demokracisë” nga Presidentit i Shqipërisë i asaj kohe. Madje themeluesi i Kishës së Parë Katolike në SHBA, Mons. Zef Oroshi, dikur sekretar i Mons. Gjinit, në shenjë nderimi dhe respekti në hollin e kishës dhe në bibliotekën e tij mbante fotot e ipeshkvit Gjini- shkruhet në vepren e publicistit e studiuesit Tomë Mrijaj, “Një jetë e shkrirë për fe e atdhe –Mons. Zef Oroshi”

Gjini i cili ishte vet Doktor i Teologjisë i dha një rendësi të veçantë nxitjes dhe mbështejtes së shkencës si dhe dhënies së bursave kishtare për teologët e rinj shqiptar të talentuar.

Filed Under: Histori Tagged With: Imzot Frano Gjini, Leonora Laci, u pushkatua

Historia e një familjeje përmes librit“Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj”

June 3, 2015 by dgreca

Së shpejti del nga botimi vepra: “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj” (Kujtime, New York, 2015) e publicistit Tomë Mrijaj/
Nga Leonora Laçi/
“Rrno për me tregue” – ka thënë i madhi At Zef Pllumi O.F.M., në kolanën e tij. Edhe publicisti, studiuesi e autori i disa veprave monografike, Tomë Mrijaj i përket studiuesve, që preferojnë të “rrnojnë për me tregue”.
Historia e popullit s’mund të gjendet vetëm nëpër arkiva, por ajo mund të mësohet edhe nga ata, që e kanë përjetuar, dhe janë dëshmitarë apo bashkëkohës të saj. Sot, rëndësia e kujtimeve po bëhet referencë në studime të ndryshme historike.
Unë kisha fatin në fillim të lexoj me endje dorëshkrimin: “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj” (Kujtime), ku brenda tij janë të mpleksura dhimbjet dhe gëzimet, vuajtjet e një femre (Mrija) dhe sakrificat e saj, aftësitë e burrave të familjes për të marrë poste shtetërore e për t’i bërë ballë shtypjes osmane, sllave, etj.
Që në fillim, më duhet të pohoj, se libri është ndërtuar me argumente historike, përmes një mjeshtërie artistike dhe stili të këndshëm tërheqës, ç’ka e bën lexuesin të futet dhe përjetoi thellë ngjarjet e tij, për të mos u shkëputur deri në përfundim të plotë.
Kujtimet, nuk janë veç një rrefim apo monografi familjare, që i intereson vetëm familjes Mrijaj (për të cilën flitet), por ka shumë faktime historike, që i interesojnë historianëve dhe studiuesve. Këtu njeri pas tjetrit, përmenden figura të shquara të kombit dhe nacionalizmit shqiptarë, emra të mëdhenj, si: Kapidanët e Mirditës, Preng Bibë Doda, Marka Gjoni, Gjoni i Marka Gjonit, Ndue Gjon Marku; klerikët, laikët dhe politikanët e kohës, si: Pader Engjëll Palaj O.F.M., Pader Pashk Prelaj O.F.M., Pader Marjan Prelaj O.F.M., Pader Tomë Xhaja O.F.M., Dom Pjetër Berisha, Dr. Mons Zef Oroshi, Dom Anton Kçira, Prof. Ernest Koliqi, Kolë Bibë Mirakaj, Prof. Rexhep Krasniqi, Kolonel Xhemal Laçi, Prof. Zef Nekaj, Ismet Ukë Sadik Berisha, e të tjerë, që kanë kontribuar në çaste vendimtare të historisë, duke mbetur pjesë e pandashme e saj.
Ngjarjet përcillen njëra pas tjetrës në hapësirë dhe kohë të ndryshme, që përfshin thuajse një periudhë dyqind vjeçare. Levizjet apo migrimet e brendshme (nga fshati në fshat dhe nga qyteti në qytet), ndër dekada të familjes nga një vend në tjetrin, na paraqiten të sistemuara dhe mjaft të qarta.
Përshkrimi me detaje i Lugut të Drinit, vendlindjes së autorit mbart në vete emocionet e mergimtarit, ndjenjat e tij, dhimbjet e thella dhe gëzimet, që shprehen përmes rreshtave, ku heroi kryesor (autori) shpesh përjeton nostalgji për token, që la pas pa dëshirë, ku dihet se qënia larg atdheut i bën kurbetqarët, poet e romancier më të zot.
Rëndësia e veprës, qëndron tek aftësia e kujtesës së studiuesit të mirënjohur Mrijaj, që ka sistemuar copëzat e kujtimeve, duke na i paraqitur në një vepër voluminoze, por mjaft të thjeshtë në stilin e saj. Impresioni më i fortë për nga rendësia historike ishte veprimtaria e stërgjyshit të autorit Nikollë Mrijaj (1838-1907), ku jep detaje për ngjarje të ndryshme të kohës. Autori, shkruan: “Familja Mrijaj nga martesa e Nikollës, me të bijën e Gjok Markut, u lidhën edhe kumbaritë në mes dy familjeve Mrijaj dhe Zef Markut Gjolleshaj, që vijojnë edhe sot me kumbaritë e ndërsjellta.
Dy kumbarët, i lidh një miqësi e hershme, në luftra e beteja të njohura kundërosmane. Më konkretisht, po citoi pjesëmarrjen e tyre historike në “Lidhjen e Prizrenit” (1878), përkrah Kapidanit të Mirditës Preng Bibë Dodës. Këta dy personalitete të kohës ishin miq të pandashëm deri në vdekje.”
Ndërsa dy pasardhësit e tjerë të familjes, që kontribuan në postin e Kryetarit të Komunës së Zllakuqanit, ishin Pren Nikollë Mrijaj (1889-1923) dhe Nikollë Pren Mrijaj (1911-1999), babë e bir. Pren Nikollë Mrijaj i arsimuar në Austri, solli në vendlindje bagazhin e tij intelektual dhe iu përkushtua me vullnet dhe vetëmohim të plotë postit që drejtonte.
Tallazet e fillim shekullit XX, u përcollën me vëmendje dhe nga Kryetari i Komunës së Zllakuqanit, që përdori të gjithë njohurit e tij dhe diplomacinë të marrë në auditorët e shkollave prestigjioze të Perëndimit, për të zgjidhur hallet dhe problemet e popullatës.
Bashkëpunimi me klerin katolik ishte i ngushtë, siç ishte ai me aktivistin e palodhur atdhetar të Rilindjes Kombëtare në Kosovë, meshtarin Pader Engjëll Palaj O.F.M., që vepronte në Kishën e Shën Gjon Pagëzuesit në Zllakuqan apo meshtarët e tjerë franceskanë, që shërbyen gjatë atyre vitëve në të njëjtën kishë, siç ishin vëllezërit shkodranë: Pader Pashk Prela O.F.M. dhe Pader Marjan Prela O.F.M.
Gjatë pushtimit sllav, në vitet 1918-1919 Lugu i Drinit dhe mbarë territoret Shqiptare të Lindjes (Kosova) pësuan plaçkitje dhe djegie të shtëpive, duke i detyruar të shpërnguleshin banorët e këtyre krahinave. Prenë Nikollë Mrijaj si Kryetari i Komunës, kryesoj delegacionin lugdrinas, për të informuar direkt diplomatet e huaj për situatën. Këta përfaqësues të krahinës, zhvilluan bisedime informuese me Konsullatat në Shkodër, të cilat ishin kthyer në qendra të shërbimeve konsullore. Ata i shpjeguan situatën e rëndë, që po përjetonte Lugu i Drinit, ato ditë të dhimbshme nga largimi biblik i popullatës nga shtëpitë dhe pronat e të parëve të tyre.
Hartimi me shkrim i një informacioni të hollësishëm nga qarqet e larta kishtare, mbi gjendjen aktuale dhe bisedat e drejtpërdrejtë të bëra nga vetë kryesuesi i delegacionit lugdrinas kryetari Mrijaj, ndikoi në ndërprerjen e këtij terrori të pashembullt – shkruan publicisti Tomë Mrijaj. Kjo ishte një fitore dhe sukses i madh, falë meritës së klerit katolik vendas dhe delegacionit lugdrinas, që veproi urgjentisht për zgjidhjen e çështjes së mprehtë shqiptare. Prenë Nikollë Mrijaj, ka mbajtur gjithnjë lidhje të ngushta miqësie dhe bashkëpunimi me Kapidanin e Mirditës Marka Gjonin dhe Zef Ndocin. Këto lidhje shumëshekullore miqësie dhe bashkëpunimi, për çështjen kombëtare, Preni i Ri, i vijoi pandërprerje, duke i qëndruar besnik rrugës shembullore të të atit… Ai fatkeqsisht u nda nga jeta në moshë të re 33-vjeçare. Rrugën e tij do e vazhdoj i biri, që për koiçidencë dhe ky do e vazhdoj atë, që i ati e la përgjysëm, detyrën e lartë të Kryetarit të Komunës së Zllakuqanit.
Kështu në moshën 20-vjeçare, pas tetë vitesh të kalimit në amëshim të babait të tij Prenit, detyrën zyrtare e vazhdon i biri Nikollë Mrijaj, duke qenë një ndër më të rinjtë, në drejtim të Komunës së Zllakuqanit. I ati e kishte përgatitur të birin për këtë detyrë, duke i mësuar sekretet e punës me popullin, se si duhet të sillej, komunikonte dhe të respektonte përherë votën e sovranit, shqetësimet, brengat dhe gëzimet e bashkëfshatarave të tij. Tashmë jeta e kishte pjekur para kohe, duke e burrëruar dhe fisnikëruar në shpirt, gjithnjë këtë njeri zemërbujar- shkruhet në veprën e studiuesit Tomë Mrijaj.
Një figurë e rëndsishme e kohës ishte Nikollë Mrijaj, i cili, jetoj gjatë viteve 1911-1999. Këto vite ishin shumë të vështira, nën një pushtim të egër sllav. Ai arriti që falë aftësive të tij të jetë një flamurtar dhe krah për shqiptarët, duke mos pranuar të bëhet asnjëherë vegël e të huajve. Në momentet vendimtare, Nikolla vatrën e tij familjare e kthei në streh atdhedashurie, për luftëtarët nacioanlistë të lirisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Falë zgjuarsisë, urtësisë, aftësive intelektuale dhe zotësisë, për t’i zgjidhur me durim dhe kujdes hallet dhe shqetësimet e banorëve, ku, ai punoi me përkushtim, autori kujton se – gjatë jetës së tij, punoi si nëpunës në disa komuna, si: Zllakuqan, Gurrakoc, Istog (Burimi) dhe Klinë. Pushtuesin sllavë e pau gjithmonë me urrejtje dhe nuk pranoi nënshtrimin. Gjatë gjithë kohës do të binte në sy revoltimi i tij e i banorëve të Lugut të Drinit, ku më vonë arriti kulmin e kundërshtimit deri në takimin me Kryeministrin Dr. Vllatko Maçek.
Në veprën e citur, shkruhet: “Sipas një shkrimi të gazetës “Politika” e Beogradit, të vitit 1939, shënohet, se një delegacion shqiptar nga Lugu i Drinit, të kryesuar nga Patër Tomë Xhaja, sëbashku, me babain tim Nikollë Mrijaj, Adem Dushin (i cili, ishte deputet në Parlamentin e ish Jugosllavisë), Llesh Gjon Lleshi, Ukë Sahiti, Ukë Paloka, Mark Duhani, Mark Përgjoka dhe Mark Laska, u takuan në Beograd me Kryeministrin Dr. Vllatko Maçek. Ky delegacion, kishte ngritur zërin e protestës, kundër kolonizimit serb e malazias në këto treva dhe për reformën e përfolur agrare”.
Në kujtimet interesante të autorit për të atin, është një takim mjaft i rëndësishëm në Tiranë me Ministrin e Arsimit shkrimtarin e shquar Prof. Ernest Koliqin, citoj: “Nga fundi i vitit 1940, një delegacion nga Lugu i Drinit, i kryesuar nga Nikollë Mrijaj, me mikun e tij të pandashëm në idealet kombëtare (aktivisti dhe patrioti i palodhur, ish kryetar i Komunës së Zllakuqanit) Adem Dushi, me disa bashkëvendas të tjerë, si: Llesh Gjon Lleshi, Mark Duhani, Zef Cub Përnoka, Mark Përgjoka, etj., u gjenden në Tiranë, në zyrën e Ministrit të Arsimit shkrimtarit Prof. Ernest Koliqit, ku, kërkuan gjatë bashkëbisedimit, që t’u dërgojnë sa më shpejt, që të jetë e mundur në Kosovë arsimtarë, për të mësuar shkrim e këndim, mbasi politika sllavizuese e Beogradit, për ç’kombëtarizimin e vendasve autokton ishte shumë e madhe. Pas këtij takimi shumë të rëndësishëm, menjëherë Prof. Ernest Koliqi, në cilësinë e Ministrit të Kulturës dhe Arsimit, dërgoi Akademik Prof. Rexhep Krasniqin, Mati Logoreci, Prof. Ahmet Gashi, sëbashku me shumë profesorë dhe arsimtarë të tjerë nga qyteti i Shkodrës dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë, që iu përgjigjen njëzëri thirrjes kombëtare të Ministrit”.
Në kujtimet e familjes Mrijaj, ruhet i freskët dhe ardhja e trimëreshës shkodrane Marie Shllaku, që u strehua në shtëpin e Nikollë Mrijaj. Në kujtimet histoike, ndër të tjera lexojmë: “Duke qenë se, babai punonte në administratë të pushtetit lokal, askush nuk mund të dyshonte, se në shtëpinë e tij, ai mbante heroinën Marie Shllaku, një antikomuniste të përbetuar, të regjimit kolonial sllavokomunist serb dhe atë shqiptarë të vendlindjes. Një ditë kujtonte gjyshja ime, miku i shtëpisë Lekë Marleku, një burrë besnik e solli Marien nga malet e Dollcit (Lugu i Drinit), të veshur me teshat e nuses në shtëpinë tone”.
Shprehja: “Dardha bie nën dardh”, vlen shumë në këtë rast, sepse nga kjo familje atdhetare, që punoi me përkushtim për çështjen kombëtare, do lindte dhe autori i veprës aktivisti i komunitetit të madh shqiptaro-amerikanë për shumë dekada studiuesi Tomë Mrijaj, që është i biri i Nikollë Mrijajt, i cili, me perkushtim shembullor po e vazhdon rrugën e paraardhësve të tij.
Tomë Mrijaj, është autori i veprës së lartëpërmendur e i shumë monografive (jetëshkrimeve) të tjera kushtuar personaliteteve të ndryshme, që kontribuon në çështjen e Kosovës në Amerikën e largët, duke vazhduar nën frymën paqsore rugoviane.
Mrijaj me familje në New York, nuk i harroi asnjëherë rrënjet e tij të prejardhjes. Ai kishte fatin e lumtur të kishte këshilluesit më të mirë, që iu bënë dhe miqët më të shtrenjtë. Të tillë ishin: Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku, Dr. Mons Zef Oroshi, Kolonel Xhemal Laçi, Dom Anton Kçira, Akademik Rexhep Krasniqi e të tjerë figura të rendësishme të nacionalizmit shqiptar.
Publicisti dhe studiuesi Tomë Mrijaj, ka botuar disa vepra me shumë vlera historike, dhe si aktivist i palodhur ka marrë pjesë në simpoziume shkencore, duke shkruar me dhjetra shkrime publiçistike, të botuara në shumë organe të shtypit të ditës dhe në librat me karakter shkencorë historik.
Veprat e studiuesit shqiptaro-amerikanë Mrijaj janë:
1 “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut”, monografi, botuar në Shkodër, 2002.
2.  “Lidhja e Prizrenit (1962-2002) themeluesi dhe udhëheqësi Ismet Berisha”, monografi, Nju Jork , 2002.
3.  “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës”, monografi, botuar në Nju Jork , 2004.
4.  “Ngjarje dhe portrete historike”, jetëshkrime të figurave të shquara shqiptare, botuar në Prishtinë, 2004.
5.  “Mons. Dr. Zef Oroshi – një jetë e shkrirë për fe e atdhe”, jetëshkrim, Nju  Jork , 2009.
6. “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj” (Kujtime), 2015
Ai ka në dorëshkrim disa vepra të tjera, që shumë shpejtë do të shohin dritën e botimit.
Dhe sëfundi, në mbarim të temës, shtoj shkurtimisht se kush është intelektuali Tomë Mrijaj, atdhetari tashmë i sprovuar si aktivist i palodhur për çështjen kombëtare, i cili është gjithnjë i ngarkuar me detyra të rëndsishme në dobi të komunitetit dhe çështjes mbarëshqiptare.
Kështu në vitin 1978, zgjidhet anëtar i Kryesisë së Federatës Panshqiptare “VATRA” në Boston, për 12 vite me radhë. Dy vjet më vonë më 1980, zgjidhet kryetar i degës së Queens Nju Jork. Në  vitin 1982, në Kongresin III, të “Lidhjes së Prizrenit” (1962), u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm në mërgim, detyrë që vijon ta mbajë edhe sot. Po ashtu, në vitin 1997-1998, zgjidhet Kryetar i Shoqatës Kulturore “Rozafat”, pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në NY dhe anëtar i Këshillit të Kishës. Ndërsa në vitin 2002, ai zgjidhet n/Kryetar i Shoqatës të Pajtimit Mbarëkombëtar “Nënë Tereza”, dega Nju   Jork. Që nga krijimi i Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë, është anëtar i saj.
Mrijaj, ka qenë një përkrahës i denjë i nacionalizmit, dhe inisiator i idesë së mirëpritur, që të shkruhet historia e figurave të përbaltura nga komunizmi. Ai gjithnjë pa u lodhur, ka qënë promotor i realizimit me sukses të shumë simpoziumeve shkencore, që po realizon pa ndërprerje Shoqata Mbarëkombëtare “Trojet e Arbrit”, ku rreth saj mblidhen intelektual nga mbarë trojet etnike.
Zoti Mrijaj, është një mbështetës i përhershëm i Shoqatës, duke kontribuar në të gjitha format. Shoqata në fjalë, ka arritur të botoj kumtesat e simpoziumeve të përvitshme në 12 vëllime.
Unë, pata fatin e mirë ta njoh personalisht intelektualin Tomë Mrijajn, siç pata nderin të njoh shumë miq të tij, si: të ndjerin Prof. Dr Mentor Qukun, pjesëtarët të Derës së Kapidanit të Mirditës Gjonmarku, studiuesin dhe miken e mirë Fatbardha Mulleti Saraçin, personalitetin e diasporës shqiptare ne SHBA klerikun dhe atdhetarin e shquar Dom Anton Kçirën, Eugjen Merliken, Gjovalin Çuni, Willy Kamsi, Prof. Dr. Muhamet Shatrin, Mr.sc. Nue Oroshin, Prof. Dr. Riza Sadikun, etj.
Njohja me zotin Mrijaj ishte në rrethana të çuditshme. Kështu para disa viteve, kur po punoja për hartimin e temës së diplomës universitare, për figurën e nacionalistit Kolonel Xhemal Laçi (që ështe xhaxhai i babait tim, ku studiuesi Tomë Mrijaj kishte shkruar Parathënien në veprën e Mustafa Kruja Merlika: “Kuvend Letrash me Miqtë – Kruja – Gjomarku – Nekaj”), përmes shkrimit mësova se autori Mrijaj ishte mik shumë i mirë e i besueshëm i Kolonel Laçit në SHBA.
Qysh në atë kohë, mora kontakt me publiçistin Mrijaj, për të marrë me tepër informacion sesi e kishte njohur Kolonel Xhemal Laçin, për të cilin ai mu përgjigj pa përtes dhe më ndihmoi me material dhe kështu mbetëm miq mes njëri- tjetrit.
Tek figura e aktivistit të palodhur të çështjes kombëtare Tomë Mrijaj gjeta personalitetin, intelektualin e shkrimtarin, me një diapazon të gjërë, që njeh shumë mirë kulturën Perëndimore dhe ruan ende me fanatizëm traditat e vendlindjes…

Filed Under: ESSE Tagged With: Gjeneza e familjes, Leonora Laci, Tom mrijaj

SHUHET ME PENGUN E MADH NE ZEMER

January 23, 2015 by dgreca

Shuhet Dedë Gjomarkaj(1921-2015) me pengun e madh në zemer të jetëve të këputura të familjarëve të tij që vepruan për atdheun e roberuar./
Nga Leonora Laçi- Shkodër./
Deda kujtonte-“ Dy gjana i kemi pa nëper burgje dhe kampe të përqendrimit se sa poshtë bjen karakteri i njeriut dhe se sa lartë ngritet karakteri i njeriut. Unë kam pa një qen që kishte kap një zorrë te qejve që i prenin, ku në një anë e ka kap zorrën qeni ndërsa ne anën tjeter i burgosuri, se kush ta merr i pari zorrën e lopës me hanger.”
Në Kullën e Qendresës në Shkodren heroike, jep frymen e fundit, sot me 23 janar 2015 , në moshën 94 vjeçare pinjolli i parafundit i familjes së njohur të Derës së Gjomarkajve që njihen ndër shekuj si Kapidanet e Mirditës.
Ky lajm hidhëroj sëtepërmi Nikollën që është djali i fundit i Gjon Marka Gjonit. Në Orosh të Mirditës në Derën e Kapidanit Gjon Marka Gjoni u lindën fëmijët : Marku, Ndoja, Lleshi, Deda e Nikolla si dhe Dava, Gjela, Marta , Dila dhe më e vogla Bardha.
Dedë Gjomarkaj i lindur mes shkrepave të Oroshit në Mirditës, që su mposht as nga torturat e regjimit komunisit, duke bëri 46 vite burg dhe interrnime.
U burgos që në moshën 22 vjeçare, duke e denuar me pesë vjet heqje lirie për shkak gjoja të lidhjes së tij me të arratisurit e nëntorit të 1944. Pasi kreu dënimin u pengua të shoh familjen e tij pasi ri-arrestohet duke e mbajtur për tre vjet të izoluar nga Sigurimi i Shtetit.
Në periudhen kur emigracioni politik Shqiptarë me mbështetje nga perendimi po bënte tentativa për destabilizimin e regjimit të Hoxhës, i bëhet presion që ti shkruante letër babait (që ishte arratisur në 1944) pasi donin ta bënin vegël të sigurimit, për ta dërguar me aktivitet, për diversion në rradhët e diasporës. Sigurimi përdori çdo mjet të torturës për ta detyruar Kapidan Dedën të bëhet vegël e sigurimit. Meqë nuk ja arritën e nxorrën para gjygjit duke e dënuar dhe me 7 vjet të tjera me motivin se kishte tentuar të arratisej, tashmë ndodhej në burgun e Gjirokastres. Pothuajse gjatë gjithë sundimit të regjimit Komunsit i kaloi këto vite sa në një burg në tjetrin si Burgun e Vlorës, Shkodrës, Tiranës, Gjirokastrës e Burrelit. Duke provuar të gjitha punët e rëndomta, jo vetëm ai por dhe e gjithë elita shqiptare antikomuniste e pro-perendimore që nuk e dëshironte regjimin e instaluar. Jeta e Dedës, që na paraqitet përmes fakteve tashmë të botuara në vepra nga Studiuesja e njohur Fatbardha Saraçi-Mulleti, është shëmbull i sakrificës, është dëshmi e gjallë e saj çfarë komunizmi Stalinist bëri mbi një popull të tërë. Ku ndërtoi socializmin duke skllaveruar një popull të tërë, e mbi eshtrat e gjakun e tyre ngriti Shtetin. Ku shqiptarët jetuan luftën më të egër të klasave, ku shtypja e torturat ishin të ndërthurura e që hodhën themelet e atij regjimi diktatorial. Kapidani Deda që u kalit që në rinin e hershme nëpër burgje, do kthehej në shtëpi në moshën 67 vjeçare, tashmë i lodhur, i drobitur, e i plakur, e pa formuar familje duke ngrysur vitet e fundit të jetës në Kullën e famshme ku burrat e mëdhenjë të Shqipërisë vendosen për fatet e vendit. Prof. Ernest Koliqi i ka kushtuar një këngë Kapidanit të Mirditës Dr. Mark Gjon Markut, nga poezia e gjatë e tij po shkëpus disa rreshta-
“ Bri votrave n’Mirditën thepa thepa
shka pershperisin nanat përmbi djepa?
Fjalen e fundit qi me za t’thekun
la kapedani para se me dekun:
– Ju shtegtar’: kushdo qofshi, qi kërkoni
rrugët e botës, Plakut t’em m’i thoni,
për n’m’ a takofshi kund nder dhena t’hueja:
Vul’ gjaku u vuna porosive t’tueja:
dathë ase mbathë e ngran’pa ngranë un ngjitas
t’ mirën e t’keqen dava me Mirditas,
vuejta me ta, dhe vdiqa kur erdh dita
e Derën e Kanunit s’ta korita.”
(marr nga Libri i Tomë Mirjaj-t“Marie Shllaku- Bijë e Shkodres martire e Kosovës”, NY 2004) Publicisti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit në SHBA Z. Tomë Mrijaj u shpreh-“ Atë që nuk mundi ta bëj për 500 vjet pushtimi Otoman, për turpin e madh u përpjekën ta shfarosin historinë 500- vjeçare të derës së Kapidanëve të Mirditës, vet vllezërit e një gjaku.
-Jo Dera e Kapedaneve nuk do shuhet kurrë, se është vetë historia e popullit Shqiptar.
Gazetari i mirënjohur Shqiptaro-Amerikan Beqir Sina, që ka provuar mbi kurriz përsekutimin e egër komunist shprehet për Kapidan Dedën se -“Ky ka qene nje ndër ata burrat e shumte qe me plot kuptimin e fjalës i thon zotni dhe fisnik, te kampeve te interrnimit – simbol i familjeve te medha deres se madhe te Kapedanit te Mirdites, i cil ka ndrruar jet sot . Deda ishte nje njeri i urte, fjalë but dhe shpirt njeriu ai transmetonte tek ne, te presekutuarit vetem vlera humane, atdhetarie dhe patriotizmi, Ai eshte nga ata te presekutuar egersisht nga regjimi diktatorial qe ndoshta kurre nuk beri thirrje per hakmarrje, perkundere vuajtjeve te tmershme qe kishte perjetuare ne burgjete e komunizmit ai dhe familja e Kapedenati te Mirdites -Mbetet vetem ti Shprehim Ngushllimet me te Sinqerta Familjes se Kapedanit te Mirdites, miqve te afremeve dhe dashamirve te Tij – Shokeve te burgut dhe Perjetuesve te tij.
Zoti e Ndrit Shpirtin e Tij ne Pariz dhe nderoft Qendresen e tij, Zoti e Bekoft Shqiperin dhe familjen e Kapedanit te Mirdites. I perjetshem qofte kujtimi i Tij – i mikut te shtrejte te familjes time Ded Markagjoni”. Ndërsa parashutisti antikomunist Zef Luka nga Shkodra qw i shpëtoj kthetrave të komunizmit, i cili i kaloi 50-vite në mërgim, me tu kthyer në atdhe pas shëmbjes së Murit të Berlinit , takohet me Kapidan Ded Gjomarkut, në kullën e Kapidan Markagjonit në Shkoder ku e përshëndet Dedën me këto fjalë – “A je burr i forte? – ku Deda i përgjigjet- Burrat e fortë janë në Zallin e Kirit. Ndërsa Fatbardha Saraçi e kujton Dedën me këto fjalë-“ Ishte njëri me zemër të madhe, që vuajti shumë, por shpirti i tij mbeti përherë i lirë. E gjithë qenia e tij, rrezatonte, një ngrohtësi, dashuri, qetësi, që dine ta dhurojnë njerëzit me shpirt të madh, heronjë që i mbijetuan torturave të sistemit socialist-komunist të Shqipërisë”. I paharrueshem qoftë kujtimi i tij.

Filed Under: Histori Tagged With: Dede Gjonmarkaj, e madh, Leonora Laci, me me pengun, shuhet

Homeri i Maleve Prendush Gega(1843-1938)

October 20, 2014 by dgreca

Shkroi: Leonora Laçi/Shkoder/ Promovohet në Shkodër libri“ Poeti i Kabashit “ –Prendush Gega “ Artist i Merituar” i Mjeshtrit të Madh të Punës të studiuesit Xhemal Meçi./ “Vin pes Krajlat nëpër det/
Vin pes Krajlat që çoi Eropa,/
Dajn Shqipnin copa –copa”./
Studiuesi i palodhur pukjan Xhemal Meçi që gjatë gjithë jetës së tij hulumtoi me përkushtim të pashterrshëm, duke lartësuar Pukën e mbarë Malësinë me veprat e tij me karakterit shkencor, etnografik, folklorik e historik, së fundmi na paraqet vepren dy vëllimore “Poeti i Kabashit- Prendush Gega- Artist i Meritum”. Me 17 Tetor 2014 në ambientet e Bibliotekës “Marin Barleti” të Shkodrës në bashkëpunim me Muzeun Historik të Pukë u zhvillua promovimi i librit kushtuar rapsodit pukjan Prendush Gegës që në këngët e tij i këndonte çdo ngjarje historike apo dhe përditshmërisë, siq është shprehur dhe studiuesi Prof.Dr Kahreman Ulqini (1963)“Cdo ngjarje, çdo krismë pushke, prekte telat e çiftelisë së Prendushit”. Studiuesi i mirënjohur pukjan Prof. Xhemal Meçi me profesionalizmin e tij na sjell përpara nesh këtë vepër unikale në llojin e vet, që është realizuar me mjeshtëri etnologu, studiuesi, mësuesi që mban mbi vete çmimin e merituar dhe të përligjur plotësisht “Mjeshtër i Madh i Punës”. Në këtë aktivitet promovues morën pjesë profesor e studiues, përfaqsues të pushtetit vendor, media të ndryshme, si dhe miq e dashamirës të Profesor Xhemal Meçit. Përmendim këtu: Prof. dr Artan Haxhi, Tamara Gaci, Prof. dr. Mahir Hoti, Prof. dr Rifat Talani, Prof. Ahmet Osja, Marash Kolaj( nënprefekti i Pukës), Maxhid Cungu( Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër), Kolonel Bilbil Dervishi etj. Fjala e hapjes u mbajt nga Drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti” Gjovalin Cuni, referuan studiuesit Prof. dr.Bajram Xhafa (historian) dhe Sefer Pasha. Në fjalen e se cilit vlen të përmendet vlerësimi që i bën punës kolosale të Studiuesit Xhemal Meçi. Ku Prof.dr. Bajram Xhafa thekson mes të tjerash -“… Por me veprën që ka bërë profesor Xhemal Meçi, njërën nga të cilat po e promovojmë sot, ai i ngriti shkencës së Etnologjisë, vëtës së tij, Pukës e Masësisë, një përmendore. Ku me këtë promovim u jetësuan këngët e Prendush Gegës”. Ndërsa studiuesi Sefer Pasha shprehet -“ Se Prendush Gega është i jashtëzakonshëm, i bën autopsinë shoqërisë së kohës, këngët e tij janë pët tu admiruar. Poeti rapsod Prendush Gega nuk është veç i Kabashit e Pukës por i gjithë Shqipërisë”. Fjalë përshëndetëse mbajti dhe Kryetari i Qarkut Maxhid Cungu e Xhemal Shkjau. U recituan dhe vargje nga këngët e Prendush Gegës që morën mjaft duarktrokitje nga të ftuarit. Vepra dy vëllimore kushtuar rapsodit Prendush Gegës është një vlerë e shtuar për të njohur më mirë historinë e popullit shqiptar, sepse nëpërmjet këngëve është pasqyruar realiteti shqiptar në fund shek XIX dhe fillim shek XX. “Ku kënget e poetit të malësisë Prendush Gegës kishin marr jehonë që prej fushorëve të Kosovës deri në brigjet e Ardiatikut”- citoj këtu Ernest Koliqi-n. Ka shumëllojshmëri në tematikën e këngëve të Prendush Gegës, ku mbizotërojnë motivet patriotike e ngjarjeve historike, ku jepen me mjete të goditura artistike skena historike. Këta këngë shërbejnë dhe si fakte historike për periudhën delikate në të cilën kalonte Shqipërisë. Nga ana artistike, menjanohen detajet e panevojshme, duke u përqëndruar tek dinamizmi i vargut duke shprehur thelbsoren e asaj që dëshiron te transmetoj. Përdorimi i dialogut e monologut si dhe mjaft figurave letrare vihen re dukshëm. Kënget e Prendush Gegës i janë kushtuar figurave si : Halil Musës, Bajram Currit, Pal Marashit, Sali Tahirit, Sadik Hoxha, Ismail Arifi etj. Apo, dhe ngjarjeve si : Lufta e Shkodrës, Lufta e Fletit, duke vlersuar Lajthizën e Malziun, rapsodit ja brenin shpirtin dhe gjëndja nën sundimin turk të Shqipërisë, ku për Rrethimin e Shkodrës nga serbo-malazezët në 1913 thur vargjet: “Esat Pasha u mustak i zi
Po ban fjalë me Mal të Zi
Hiq ket punë s’ta za trimni
Po m’rrethove me Serbi
Hiq pa gjak s’ke mujt me hi
m’merr me t’keq e m’merr me zi
Kullot robin si baktin
Si baktin qi kullot barin
Hej medet si i bahet hallit
Se na u sos mishi i kalit
Njiqind grosh s’i gjindet oka
Krajl Nikolla krye lopa
Nuk po din ça ban europa
Veç po ndez Shkodrën me topa
Po e ndez e te e ka shkri
Nga nji gjyle e hodh per shpi
Ka vra gra e ka vra fmi
Ka qart kish e ka qart xhami”. Dhe në rastin kur në vitin 1903 në Iballë u ndërtua shkolla e re , kundër vullnetit turk, Prendushi thuri vargjet: “Na bajmë shkollën e bajmë saraje, sa për Turkun s’kemi gajle”. Kjo shkollë u ndërtua nga populli i zonës, ku dha ndihmesë dhe Dom Ndre Mjeda me tekste shkollore si dhe mësuesi i parë i kësaj shkolle Kolë Zezaj. Këngët e Prendush Gegës u bën model për “këngtorët” pra shkollat e rapsodisë të mëvoshme. Mjaft përsonalitet të botës Shqiptare apo dhe bashkëkohës kanë dhënë vleresime për Prendush Gegën si Lazër Shantoja, Gjon Karma, Migjeni, Lazër Radi, Prof. Ernest Koliqi, Prof. dr Mark Tirta, Prof. dr. Kahreman Ulqini etj. Vlersimet për Prendush Gegën janë realizuar në mjaft raste dhe në sesione shkencore kushtuar rapsodit pukjan. Vëllimi i dytë kushtuar Prendush Gegës përmban vlerësimet për rapsodin nga personalitet të shkencës e historisë, sesionet shkencore që janë relizuar për të, kujtime e se si e kujtojnë bashkëkohësit e tij. Fjalen e mbylljes e mbajti autori Xhemal Meçi, që falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, si dhe u ndal tek rëndësia e zhvillimit të promovimit në Shkodër. Duke saktësuar se zgjedhja e Shkodrës nuk ishte rastësore por e qëllimshme, sepse më së tepërmi u vlersua në Shkodër dhe u nxorr në pah Prendush Gega dhe këngët e tij, duke qënë se në këngët e Prendushit zinte një vënd të rëndësishëm ky qytet dhe ngjarjet që po ndodhnin në atë kohë të vështirë. Aq më tepër që luftoj sëbashku me pukjan të tjerë në rrethimin e Shkodrës, studiuesi i mirënjohur Z. Meçi recitoi vargun e Prendushit –“ Shkodra shkret për Shqipni po don me dek”. Pas promovimit u shtrua një koktej si dhe dreke në Grand Hotel Europa që u sponsorizua nga deputeti i Shkodrës Agron Cela. Vepra dyvëllimshme e promovuar tashmë dhe në Shkodër, është pasuri e madhe për folklorin, ku ashtu si Homeri por i maleve shqiptare, Prendushi i thuri vargje heronjëve tanë, ku krijimtaria e tij është një pasqyrim i realitetit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Homeri i Maleve, Leonora Laci, Prendush Gega(1843-1938)

Shtypi i huaj për Shqipërinë, Mars viti 1953

October 10, 2014 by dgreca

Materiali i botuar më poshtë është i përcjellur tekstualisht siç është marr nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, me Dosje 290, viti 1953, nga faqja 1-3, “ Citate nga shtypi i huaj për Shqipërinë gjatë Muajit Mars 1953./
Shkroi: Leonora Laçi /
Disa nga mediat botërore të kohës si ato Angleze, Italiane, Franceze apo dhe shtypi Jugosllav e Grek, i kanë dhënë një hapësirë të veçantë ngjarjeve në Shqipëri. Ndjekja me interesë të madh të zhvillimeve në Shqipërinë komuniste vinte për disa arsye, nga njëra anë vdekja e liderit Sovjetik Stalinit u prit me dhimbje nga Enver Hoxha qe e kishte idhull, dhe tashmë ishte vënë në pikëpyetje si do ishin raportet Shqipëri-Bashkim Sovjetik. Por dhe për një arsye mjaft të rëndësishme, sepse kishte disa kohë që nën Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë” ishin ndërmarr hapa për destabilizimin, dhe krijimin e turbullirave në Shqipërinë komunsite, ku dërgoheshin nga ajri dhe nga deti, ushtarët e lirisë që sterviteshin në Myhni të Gjermanisë nën “Kompanin 4000”. – Gazeta Engleze“ Daily Mail” datë 7 Mars 1953, në një lajm me burim nga Beogradi me titull “ Trupat Shqiptare nuk janë në levizje” shkruan: “… Njësira t’ushtrisë, Policis dhe të Partisë Komunsite në Shqipëri kanë qënë t’angazhuara kundër veprimtarisë së shtuar të guerriljeve që erdhi në vazhdim të vdekjes së Stalinit, thonë lajmet që mbërrijnë këtu…” E përjavëshmja “Sunday Times” datë 8 Mars 1953, në një lajm me burim gjithashtu nga Beogradi me titull “ Kryengritje të guerileve në Shqipëri, shkruan: “… Vdekja e Zotit Stalin, ka qënë sinjali për kryengritje gueriljesh në Shqipëri, me të voglit por me të rëndësishmit satelit, nga ana strategjike të Rusis Sovjetike n’Adriatik. Qeveria e Titos është duke ndjekur me kujdes ngjarjet në Shqipëri e cila ndahet nga pjesa e tjetër e imperatoris Sovjetike prej Jugosllavisë. Besohet e mundshme që ndonjë udhëheqës i gueriljeve ose i komunistëve pro Tito të marr fuqi në dorë dhe të kërkojë të bashkohet me bllokun e ri Jugosllav-Greko-Turk…” “… Rregjimi kukull i Gjeneral Hoxhës e mban nën kontroll këtë vend të vogël me madhësi të barabartë me Welles, vetem me përkrahjen e trupave të pajisur mirë Ruse, të cilat çmohen në 20.000 vetë. Interesi kryesor i Rusisë në Shqipëri është bregdeti i saj mbi Adriatik me bazë navale dhe strehim nëndetesesh…” -“The Times” datë 7 Mars në një lajm të korespondentit të saj në Beograd, shkruan: “… Agjensia Zyrtare Jugosllave e Lajmeve “Tanjug” duke u mbështetur në lajme t’ardhura nga Tirana, flet për veprimtari të shtuar të gueriljeve në Shqipërinë e Veriut, ku përfshihen edhe banda t’arratisurish pas lajmit të sëmundjes së Zotit Stalin. Turbullirat me të mëdha thuhet se po ndeshen në Rrethet e Shkodrës, Kukësit, Kolgecaj dhe Pukës. “The Daily Mail” datë 13 Mars 1953 botonte një lajm me burim nga Athina ku thuhet: “ Ceta partizane janë aktive kundër Kryeminstrit të Shqipërisë Komuniste Enver Hoxhës, sipas lajmeve nga Kostoria(Kosturi), një qytet i vogël Grek afër kufirit Shqiptar. Partizanët kanë hyrë në shumë katunde dhe thuhet se janë pritur në mënyrë të përzemert nga fshatarët. Pretendohet se Policia ka arrestuar prindërit e partizanëve dhe i ka torturuar ata për të nxjerr tregime…” – Gazeta Angleze“ The Daily Telegraph” datë 13 Mars 1953 në një lajm me burim nga Parisi shkruan: “… Në Shqipëri ku sipas vronjëtueseve, gjendja është aq e rënd sa që Enver Hoxha dhe rregjimi i tij lekundën nga turbullira më e vogël, duken tani shënjat e lëvizjes së disa njësive të ushtrisë shqiptare n’afërsi të kufijve Jugosllave…” – Gazeta Franceze “Le Monde” datë 17 Mars në një artikull me titull ” A thua se ka pasur një puç antikomunist në Shqipëri? –shkruan: “… Eshtë jashtëzakonisht vështirë të marrësh informata të denja për besim mbi Shqipërinë. Asnjë agjenci perendimore e shtypit nuk ka korespondent në Tiranë, ku të dy diplomatët “borgjez” Ministrat e Francës dhe Italisë, jetojnë pak a shumë t’izoluar nga bota e jashtme dhe pa asnjë kontakt me udhëheqësit ose popullaten e vendit. Dihet megjithë atë se që nga seizma e Titos, rregjimi mbahet në këmbë vetem nepërmjet metodave të terrorit dhe se anarkia mbreteron në shumë pjesë të Republikës së vogël. “… Në Romë është krijuar bindja se Marshalli Tito i cili disponon agjentë të shërbimit të tij sekret në atë vend, do të tentojë shpejtë a vonë t’organizojë një grusht shteti në Tiranë. Rrethet Ushtarake Italiane e njoftojnë këtë prespektivë pa asnjë optimizëm mbassi preket ekuilibri i tanishëm i Adriatikut. N’Athinë flitet me fjalë të mbuluara për një Shqipëri të coptuar në zona influence Greke dhe Jugosllave. “… Situata e Shqipërisë në brendësinë e bllokut Sovjetik është jashtëzakonisht delikate dhe në rast se ekziston ndonjë satelit që ka shanc për t’u shkëputur pa luftë nga kontrolli i Kremlinit, kjo është Shqipëria”. – Gazeta Italiane “Il Corriere Mercantile” datë 12 Mars 1953, në një lajm me burim Vjenen me titull “ Një kryengritje në Tiranë” shkruan: “… Trupat Shqiptare të dërguara në kufirin veriorë të Shqipërisë për të shtypur guerriljet, kanë refuzuar të luftojnë. Një pjesë e oficerëve u kanë dhënë kryengritësve armë e pajisje. Të tjerë janë dorëzuar në rojet kufitare Jugosllave. Pas zhdukjes së Stalinit, Qeveria e Tiranës duket se e ka humbur kontrollin e situatës e veçanërisht në krahinat e Veriut. Emigrante politik Shqiptar në Jugosllavi thonë se gjëndja në Shqipëri mund të përmbyset para se të vij behari”. – Gazeta Angleze “ The Daily Express” datë 6 Mars 1953, në një lajm nga Beogradi me titull “ Tankset e Titos në kufi”, shkruan: “… Marshall Tito dërgoi sonte një divizion të blinduar drejt kufirit shqiptar. Lajmet nga kufiri thonë se një lëvizje e fshehtë anti-komuniste është duke bërë përpjekje të përmbysë rregjimin pro rus të diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri…” – Gazeta “Laurore” datë 9 Mars 1953, duke komentuar vizitën e Titos në Londër dhe problemet që do bisedoj si me Churchillin, në lidhje me Shqipërinë, shkruan: “… Ndërmjet problemeve Ballkanike, problemi Shqiptar do të tërheqë në mënyrë të veçantë vemendjen e Titos, Churchillit dhe Eden’it. Situata n’atë vend vazhdon të jetë e turbullt dhe dihet se Jugosllavët njëlloj si Greket kanë shumë dëshirë që t’a shikojnë të zhduket rregjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili e bëri Shqipërinë një krye ure Sovjetike në bazë t’Adriatikut…” – Gazeta Italiane “Il Popolo di Roma” datë 14 Mars 1953, në një artikull me titull “Dorë të Lirë Marshall Tito në Shqipëri në shkëmbim të një tërheqjeje në tokën e Lirë të Triestes” shkruan ndër të tjera: “… Eden, me fjalë të tjera, mendon t’a zgjidh problemin e tokës së lirë të Triestes duke i premtuar Marshall Titos dashamirësinë e Britanis së Madhe karshi synimeve Jugosllave mbi Shqipërinë por me kusht që ai të marr parasysh pretendimet Italiane mbi Triesten…” -Gazeta Italiane“ Il Secolo D’Italia” datë 14 Mars 1953 në një lajm nga Beogradi me titull “Titoja do të kërkoj në Londër rrugë të lirë në Shqipëri”, shkruan: “…Autoritetet Politike Jugosllave nuk i fshehin qëllimet e udhëtimit të Titos në Londër. Ata mund të përmblidhen në tri pika themelore: I- Përfundimi i një akordi politik me Britanin e Madhe në bazë të të cilit Britani e Madhe do të garantoj drejtëpërdrejt Jugosllavinë nga çdo aggression eventual të BS ose të satelitëve të tij. II- Përcaktimi i situatës Shqiptare. Do të jetë fjala për zonën “B” të tokës së Lirë të Triestës…” III- Rregullimi i çështjes Shqiptare do të trajtohet në substance duke i dhënë rrugë të lirë Titos për të përmbys rregjimin komunist në këtë vend dhe për aneksimin virtual të Shqipërisë nga Jugosllavia. Kuptohet mirë, në dëmin e Italisë gjithmonë…” Gazeta “Il Tempo Roma” datë 14 Mars 1953, në një artikull informative me burim nga Parisi dhe me titull “ Braktisja e Shqipërisë në projektet e Malenkovit” shkruan ndër të tjera: “… Zërat e shpërndara këto ditët e kaluara mbi gjëndjen e mbrëndhsme në Shqipëri, vazhdojnë të jenë objekt komentesh nga ana e shtypit Francës. Nga një vend i pa caktuar i kufirit Shqiptar, një i dërguar i posaçëm i gazetës “France Soir” telegrafon se në Tiranë vdesin urie dhe se populli e urren rregjimin, se sheshet e katundeve janë bërë vend për varje njerëzish dhe se çdo dite më të rënë muzgu, fillojnë pushkatimet”.

Filed Under: Histori Tagged With: Leonora Laci, Mars viti 1953, Shtypi i huaj për Shqipërinë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT