• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mëngjes i trishtë

August 20, 2021 by s p

Nga: Gezim Zilja

Më ndaloi një mik i vjetër, shok shkolle në gjimnaz, kur po kthehesha nga plazhi. Pasi bëri “copë,” në dy minuta gjëndjen e plazhit, që nuk ishte pastruar ( ai nuk lahet në det, as banjo dielli nuk bën) dhe shau për ujrat e zeza, që vazhdonin të derdheshin në det, shumë i shqetësuar donte mendimin tim pse Amerika i la afganët në baltë. Filloi të shantë më zë të lartë amerikanët, Europën, pastaj qeverinë, që do i mbajë me bukë afganët kur ne s’kemi për vete…..- Më jep dy minuta kohë- i thashë,- të them diçka.- Në punë je? -Jo në pension, po ça pension muti. Ata të poshtrit….- Nuk kanë kaluar dy minuta,- ia preva. – Lërmë tani…- Fëmijët?- Dy i kam këtu pa punë, ai i madhi nga Italia po hehe…- Ujë keni,? – Një herë në 24 orë, se ai shkërdhata i gjatë Vlorën e Vjetër e thau…..- Si ia dilni?- Po ja me të keq o vëlla,- pohoi me zë të mekur. Ngriti fytyrën. Në sytë ë tij po ravijëzohej një lëng i ngjashëm me lotin. Pashë mjerimin, përuljen, kotësinë dhe kuptova që zemërimi për afganët i kishtë rënë në zero. -Me Afganistanin – i thashë më sinqeritet – si do ia bëjmë tani? – Se këto të tjerat i kuptova. Më përqafoi, mërmëriti diçka të tillë si: Ah mor vëlla dhe mbi sup ndjeva ndërkaq ngrohtësinë e pikës së lotit që i rrëshqiti nga sytë. – Ujë -, i thashë, -ujë. – Kemi që nga viti 1912 që duam ujë…. Nuk mu përgjigj. Iku dukë hequr shapkat zvarrë. Po mbushej behari i gjashtë pa i hequr nga këmbët….

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Zilja, Letersi, Mengjes i trishte

ÇMALLJE

August 13, 2021 by s p

Nga Hazir Mehmeti /

Çmallje me vepra në  sallën e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani“ në Prishtinë, e pritur dy vjet. Ata që ishin edhe herëve tjera ndjenë peshën e kohës me gjithë valët e saj, kokëfortësinë e saj në ecje. Vapë! Hyrje dalje në kërkim të freskisë së ngulfatur në gushtin e rrezeve nuk ndalej. As klimrregullatori! Ballinat e veprave mbi tryezën përballë publikut shtoheshin të përcjella me rrëzime e shtyrje majtas djathtas. Rendi e YNË e donte! Kryetari i ardhur nga Parisi i kulturës dhe bukurisë, me Zemër Dardani foli me gjuhën e Rilindësve në porosinë jetike: Letrat shqipe, historia, kultura, gjeografia dhe matematika e Atdheut kërkohet të jenë në shkrimet tuaja! E çka tjetër! Mos ndërro Temë! Është e tëra freski Moteve Shqiptare, pa pasur nevojë për ajrin e ndotur epidemie, më shumë se aq, mbi epideminë shpirtërore e mbjell nga dogma e dogmatët. Shërbesa e huaj gërryen, gërryen! Hija e Gërmadhës në emër të Zotit, sfidon mbi nëntëdhjetë e nëntë plisat e Pjetër Bogdanit! Vapë e hije! Hije e vapë! Mërgimtaret me trastën e mbushur mall në shpirte e shkronja qëndrojnë, nuk heshtin.

 Jemi dheu, 

Jemi djerësa, 

Jemi guri, 

gjaku i këtij dheu! 

Dje, Sot, Nesër! 

Filed Under: ESSE Tagged With: Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani, Hazir Mehmeti, Letersi

KUR NJË ARTIST VJEN NGA BEOGRADI MES SHQIPTARËVE…

August 12, 2021 by s p

Nga Visar Zhiti/

Erdhi në Prishtinë shkrimtari nga Beogradi Filip David, ndër më të njohurit në Ballkan dhe më gjerë. Romancier i shkëlqyer. Unë isha ftuar të flisja për veprën e tij, të porsa botuar në shqip.
S’kanë më rëndësi datat, as fjala ime, etj, por ai, para se gjithash kërkoi hapur falje para njerëzve për krimet serbe në Kosovë. Dhe s’ishte lider, as politikan përgjegjës, as ushtarak, por shkrimtar, ndërgjegje e popullit të tij. Është hebre me origjinë dhe ne i treguam dhe për varrezat e hebrenjve në Prishtinë, që gjate luftës shqiptarët e Kosovës i mbrojtën, i dolën para tankut serb që donte t’i shprishte…


Dhe shkrimtari Filip David shkoi të nderojë të vdekurit e tij, çoi lule.
Dhe shqiptarët duhet të mbrojnë të vrarët e tyre, patjetër t’i nderojnë…

Filed Under: Politike Tagged With: Filip David, Letersi, Visar Zhiti

NJË REALITET I KALUAR NJERËZOR

August 12, 2021 by s p

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia/

Unë, këtu veten e parë, mund ta marrim për cilido nga qindra e mija shqiptarë të Kosovës e viseve tjera etnike shqiptare të okupuara nga Sërbia apo ish-Jugosllavia, apo siç thuhet e shkruhet për këtë kategori në Kosovë, të burgosur politik, për bindje rrezistente konfrontuese kundër komunizmit, vëllazërim-bashkimit, bashkëjetesës dhe politikës jugosllave, me cilindo nga të përsekutuarit politik në Shqipërinë zyrtare. Në këtë dialog të pas mordshëm mund të jenë atdhetarët shqiptar nga Kosova të ekzekutuar nga komunizmi sllav: Shaban Shala, Fazli Grajçevci, Rexhep Mala, Zija Shemsiu, Besnik Restelica, apo Rexhep Bislimi, me njërin nga të përsekutuarit politik në Shqipërinë londineze, Gjon Shllakun, Vinçens Prenushin, Mustafa Greblleshin Maks Velon, apo siç do të kuvendojmë këtu me Havzi Nelën, anti-komunist e demokrat, shkrimtar, atdhetar e arsimdashës nga Kollovozi i Kukësit, i cili për bindjet e tij politike, pasi vuajti katër vjet burg më 1988, sistemi komunist e ekzekutoi me varrje në mjedis të Kukësit dhe qëndroi ashtu i varrur tre ditë. Pas vdekjes së tij iu botua libri me poezi, “Pa nji ditë lumnie”, përgatitur nga miku dhe shoku i tij kuksian Petrit Palushi i cili përgatiti edhe botimin me ese e kritika letrare nga autorë të ndryshëm, kushtuar Havzi Nelës me titull “Fjala në litar”. Përkundër afërsisë fizike, shpirtërore, kombëtare, njerëzore dhe bindjeve të njëjta apo të afërta politike, për shkaqe të pengesave kundërthënëse të sistemeve politike, nuk patëm fatin jetësor të njihemi për të gjallë. Pandaj, Nelës i përkushtojmë këtë shkrim identifikues, njohës të pas mordshëm. Sepse me Nelën nuk u njohem gjatë jetës, veprimin të tij kundërshtues politik, angazhimin atdhetar dhe krijimtarinë së tij letrare. Edhe pse me veprime të ndara e për qëllime të njëjta, u kundërvuam sistemit monist në të njëjten kohë dhe me të njëjtat mjete e forma veprimi. Kjo ndarje mohuese e hekurt nuk lejoi kontakte fizike njohëse, e as si bashkmendimtar të bashkëveprojmë. Mes nesh ekzistonte një hapësirë e vogël fizike por e fort dhe e qëndrueshme në ndarjen tonë gjeopolitike. Nela andej Bjeshkëve të Nemura, ishte përballur dhe përpëlitej me sistemin që nuk i jepte përparsi morali njerëzor. Identitet njerëzor i Nelës, identiteti material e fetar, prakitisht zbatonte xhveshje ndjenjash njerëzore e varfëri matriale, por megjithatë, te ai ruante identitetin dhe krenarinë historike të traditës kombëtare. Kurse unë këndej nga komunizmi dhe morali i keq sllav, isha dy herë i robëruar. Në të parë, komunizmi dhe në të dytë sllavizmi, që nga ne shqiptarët kërkonte zhveshje nga ndjenja jo vetëm njerëzore e morale, por edhe mësyente shlyerjen e tipereve të lavdishme nga e kaluara e traditës sonë historike e kombëtare dhe zhdukjen biologjike të indentitetit tim kombëtar, të cilën nga Nela monizmi shqiptar këtë nuk e rrezikonte. Ne dy, nëse merremi për simbolikë kontrasti, nuk e kishim këtë fat të barabart, përkundër afërsisë gjenetike vëllëzërore-kombëtare e fizike, sepse forca e pa moralshme dhe antinjerëzore e dhunës komuniste skajshmërisht na kishte ndarë. Madje, aq ashpër ishim “popull i ndaluar”, sa pjesa kombëtare e anës sime të ndaluar,  ndër shumë vite dallohej për libralizëm, sa ne qytetarët e saj, mund të lëviznim kudo e kahdo, në cilindo shtet të planetës së njerëzve të gjallë, por nuk mund të shkelnim me këmbë e të shihnim me sy Shqipërinë, apo qytetin tonë të verilindjes Kukësin e Nelës. Kjo ndarje ishte ndaluar me mallkim, sepse aty  mund të takoheshim, të njiheshim e të bisedonim për bashkveprim unë dhe Nela. Mu për këtë Havzi Nela është vetëm njëri nga protagonistet, sikur se edhe nelët e pjesës këndej Drinit, në Kosovë dhe troje tjera të gllabëruara etike shqiptare jashtë shtetit historik. Për këtë protagonisti i këtij shkrimi Havzi Nela, për këtë qëllim dhe ideal ai ishte përcaktura të sakrifikohet që nga rinia, sepse vetëm duke sakrifikuar deri në rrezikim mund të thyheshin muret e forta të ndarjes e mendimi ndryshe. Vetëm me këtë formë sakrificës rrezistente hapej horizonti i lëvizjes së lirë të ideve dhe mendimit ndryshe, i cili për kohën e rrethanat e zhvillimit ishte gjak i domosdoshëm për thyerjen e ndalimeve të hekurta për hyrjet dhe ecje përpara në zhvillimet e proceseve të nevojshme demokratike. Ishte thellim analitikë në përplasje me vlerën e traditës jetësore pozitive nga e kaluara jonë kombëtare.

Havzi Nela për këtë sakrificë, si edhe gjithë veprimtarët atdhetar, i kishte qëmtua themelet që në edukatën familjare, ai ishte përcaktuar që në formë koncentrike ta zgjerojë këtë përkushtim, të hapërojë në shkollimin fillore në vendin e lindjes dhe ta thellojë atë në vazhdim të pjekurisë në shkollimin e mesëm në Kukës e për ta vendosur ecjen e Tij në binarë të realitetit jetësor në mësimet universitare në Shkodër e Tiranë. Havziu disponon me veçorinë e moralit të fort kombëtar të përkushtimit kundërshtues dhe rrezikimit, ai nxjerr forcën nga thellësia e shpirtit të madh, që ka burimin në ndjenjë e morali atdhetar, njerëzor e artistik në krijimtarinë e vet letrare. Këtë formë shprehjeje prej stralli Nela e zgjodhi, sepse përmes krijimtarisë letrare me shpejt, më lehtë dhe më efektshëm shtrihet zëri, flaka dhe ushtima që merr udhë deri te veshi i ndjeshëm i lexuesve. Nela guximshëm e me këmbëngultësi dhe në vazhdimësi çdo kund e në çdo kohë, mjedise e nivel, punoi për të thyer  formën e nxjerrjes së heroit letrar kombëtar e njërëzor, për dallim nga heroit socialist, dalur nga rradhët e masat, nga njeriu i vogël i dalur nga klasa punëtore, siç veprohej e rekomandohej deri në kodifikim. Ai nisi dhe veproi nga këndi tjetër, nga këndi i njerëzve të arsyeshëm, dhe arriti që atë ta nxjerr të natyrshëm e logjik, të dalur nga veprimet normale nga rrafshi i ngjarjeve dhe njerëzve e të vendosur në rrafshin e mesazhit kohor. Njëmendësia e mohuar prej Nelës dhe njëmendësia ime, dallonin nga forma dhe kuptimi, dallonin nga përmbajtja dhe ndërtimi, edhe pse të dyja ishin njëmendësi moniste. Njëmendsia e Nelës kishte ndërtim bashkëkombëtar me Nelën, por dallonte nga Nela për huqjet kombëtare të qëllimit, ajo për Nelën ishte shëndrrua në univers të njeriut pa qenie njerëzore, praktikisht ishte formësuar në njëmendësi të njeriut të çveshur nga kënaqësia materiale e shpirtërore dhe ishte shëndrruar në një qenie inerte univerzale pa ndjenjë e moral të vlerës njërëzore. Ndërsa njëmendësia ime kishte ndërtim dallues nga tërësia ime kombëtare. Ajo ishte njëmendësi moniste, por edhe e ndërtuar keq nga stërkeqija e prishur dhe ashpërsia e urrejtjes ndaj përkatësisë sime kombëtare, e sert kundër vlerave të mija pozitive historike njerëzore e kombëtare, ndaj të cilave tregohej e pa përmbajtur, e ashpër me kodin e zyrtarizuar ligjor të sistemit diskriminues. Ky sistem ishte ndërtuar mbi bazën tradicionale negative të moralit të keq së pari antishqiptar e madje edhe antinjerëzor.

Ky ishte tregimi i ndarjeve të njerëzve të një gjuhë, të një kombi, të një vendi e të një qëllimi në hapësira të ngushta etnike. Ky ishte ndalimi i denueshëm me kode drakonike i mendimit dhe ideve të njerëzve nga njëmdësia komuniste. Në këtë tregim, Nela dhe unë, u morëm vetëm njëri nga shembujt e pa numërt të rasteve, ngjarjeve dhe kohërave të njëmendësisë së përenduar të pakuptimësisë së panatyrshëm për njeriun normal që sot jeton e vepron në proceset e demokratizimit bashkohor, kur siguria e lëvizjes dhe liria e qarkullimit të mendimit, mallërave dhe ideve është tipar dallues i vlerave dhe lirive njerëzore në gjitha sistemet demokratike të kohës.Ripostim

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ismail Gashi, Letersi

PËR ROMANIN DHE ROMANET

August 11, 2021 by s p

Profesor Ridvan Dibra sjell për publikun veprën e tij më të fundit “Për romanin dhe romanet” (shënime, kujtime, ese). Në një rrëfim për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, dhënë Editorit Sokol Paja, shprehet se romani është njëri prej miqve më të mëdhenj e më besnikë të qenies njerëzore.

PËR ROMANIN DHE ROMANET

Për romanin është folur dhe flitet shumë. Ndoshta më shumë se për çdo lloj tjetër letrar.  Tjerrën teori e traktate. Përpunohen parashikime e pandehma. Prej atyre kobzeza, që paralajmërojnë “vdekjen e romanit”, deri te ato më optimistet, të cilat shenjtërojnë mbretërimin e tij.  Si përherë, e vërteta rri diku në mes.  Ndërsa romani veçse stërpiket paksa prej gjithë këtij rrebeshi teorik dhe estetik, duke vazhduar të jetë, si përherë, njëri prej miqve më të mëdhenj e më besnikë të qenies njerëzore. Tashti, pas më shumë se tridhjetë vjet krijimtari, kur kthej kryet mbrapa dhe shoh që emrin tim e mbajnë jo pak por plot shtatëmbëdhjetë romane, them se kam të drejtë edhe unë të shpreh, me modesti, ndoca përshtypje e konsiderata për këtë Mik të Madh, i cili ka shënjuar jo vetëm krijimtarinë, po krejt jetën time. Do ta bëj sipas mënyrës sime.  Pa tjerrë teori e traktate.  Duke u mbështetur, para së gjithash, te përvojat e mia me secilin roman.  Por edhe duke i kërkuar ndihmë kujtimeve dhe shënimeve, që kam mbajtur herë pas here. Besoj në vëmendjen dhe mirëkuptimin e lexuesve.

DUKE U DRIDHUR SI NDËR ETHE (NUDO 1995)

Më në fund, duke u dridhur si ndër ethe – një Zot e di nga emocionet më fort, apo nga të ftohtit e pasmesnatës? – i vë edhe pikën e fundit romanit tim të parë!  (13 dhjetor.  Ora 1 e 20 minuta, pas mesnate.  Viti 1994).  Thuajse pavetëdijshëm, e godas fort (me gishtin tregues të dorës së majtë) tastën e makinës së shkrimit (një “Olivetti” e vjetër, gati shekullore), aq fort sa ime shoqe zgjohet e trembur nga gjumi.  (Në pamundësi të kem një mjedis vetëm për vete, dhoma e gjumit më shërben edhe si studio). Për një muaj rresht, kam punuar si i çmendura si i dehur mbi këtë roman.  Duke harruar, shmangur e shpërfillur gjithçka që s’kishte lidhje me të.  Ditën dhe natën.  Mëngjeseve, me të zbardhur. Apo netëve vonë, pas mesnate.  Me një lloj droje se mos gjetja, fabula e karakteret dilnin jashtë meje dhe shpërbëheshin.  Siç kisha një drojë të lehtë se mos, qoftë dhe pa dashjen time, po ndikohesha nga romanet e autorëve që i kisha ma fort për zemër atëherë; edhe pse gjithë ajo zjarrmi që shoqëronte shkrimin e romanit tim të parë, vështirë të linte shteg për ndikime të ndërgjegjshmee, aq më keq, për imitime të vetëdijshme.  Megjithatë, edhe pse jo shpesh, vinin e ndërhynin në vetëdijen time vepra të tilla, si “Shkretëtira e tartarëve” e Buzzat-it, apo romanet e Kafkës, sidomos “Procesi”. Tani që romani sapo ka përfunduar, unë ndihem i kapërthyer prej lloj – lloj ndjesish kundërthënëse: edhe i lumtur sa s’ka, edhe bosh e i zbrazur. Kurse titullin e kam vënë që në fillim, ende pa nisur punën: PUSHTIMI I MADH. Pas gati katër orë rrugë të lodhshme me makinë, ndodhem në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë.  Kam lënë takim me zonjën Brikena Çabej, presidente e Shtëpisë Botuese “MçM Çabej”.  Para pak kohësh, në një çast deliri e vetëbesimi deri në paranojë, kisha guxuar dhe e kisha nisur me postë dorëshkrimin e romanit tim “Pushtimi i madh”.  Adresa: Shtëpia Botuese “MçM Çabej”, Tiranë.  (Kjo Shtëpi e re Botuese, me fillime aq interesante e premtuese – saqë prej shumëkujt besohej se do të ishte në ballë të editorisë shqiptare, kishte botuar romanet e dy prej autorëve më të njohur: Ismail Kadaresë e Fatos Kongolit). Me ta postuar dorëshkrimin, do të nisnin edhe dyshimet e mia.  Mos isha ngutur? Mos e kisha tretur atë dorëshkrim? Kush më njihte mua? Mos duhej të kisha synuar një shtëpi botuese më modeste? 

Dhe plot e plot kësi pyetjesh, që më mundonin jo pak.  Porse për çudinë e shendin tim të madh, pas gati dhjetë ditësh, po me postë, vjen edhe përgjigjja e botueses.  Hap zarfin dhe nuk u besoj syve të mi: dorëshkrimi është pëlqyer, bile shumë.  Në fund, kërkohet “një takim me autorin”, domethënë me mua.  Janë shënuar data, ora dhe vendi i takimit…

MODERNITETI, LAKONIZMI, TREGU, JOSHJA E LEXUESIT

Dhe ja ku jam tani: në pritje.  I tendosur dhe i tensionuar.  I pamësuar me takime të tilla. Nuk vonon dhe zonja Çabej shfaqet në Sallën e madhe të Lidhjes.  E njoh, edhe pse portretin e saj e kam parë veç një herë gazetë.  Sharmante e plot klas, drejtohet për te unë.  Edhe pse ka plot të tjerë në sallë.  Si më njohu?  Si e nuhati që unë jam Ridvan Dibra?  Apo i kishte mjaftuar qëndrimi im në tryezë e “droja si prej provinciali”?  Mjaftuan vetëm pak çaste që tendosja e droja ime të treteshin dhe biseda mes nesh t’i ngjasonte asaj të dy miqve, të cilët kanë vite e vite njohjeje.  Merita e saj, kuptohet.  Pas pak, do t’i vinte radha dorëshkrimit të romanit tim. Vërejtje e sugjerime nga ana e botueses.  Jo për anë themelore të romanit, të tilla si fabula, subjekti, karakteret. Porse për fjalë e fjali të veçanta. Diku pajtohem, diku kundërshtoj.  Me njëfarë droje në fillim, më i sigurt dhe më i vendosur më pas.  Derisa i vjen radha titullit.  Botuesja ka variantin e vet: “NUDO”.  Kundërshtoj prerë.  Titulli i vendosur prej meje më duket më domethënës, më shprehës, më i lidhurme fabulën e romanit.  Botuesja nuk tërhiqet dhe parashtron argumentet e veta për titullin e zgjedhur prej saj: moderniteti… lakonizmi… nudoja e pranishme në roman… tregu… joshja e lexuesit…  Unë nis e hezitoj në zgjedhjen time.  Lëkundem.  Derisa dorëzohem.  Bëj kompromis.  Dhe i vjen radha kontratës, të cilën e nënshkruaj menjëherë, pa i lexuar të plotë nenet e saja. Dhe në fund, një shishe shampanje mbi tryezën tonë.  Trokasim gotat dhe urojmë “për miqësi e bashkëpunim të frytshëm”. Unë jam në qiellin e shtatë! disa muaj më vonë, viti 1995, kam në dorë kopjet e para të “NUDO”-s.  Shtypi është realizuar i plotë në Itali.  E mbaj nëpër duar romanin tim të parë (me kujdes, thua se po mbaj një foshnjë të njomë) dhe s’u besoj syve.  Një botim i mrekullueshëm, i pazakontë për ato vite, të cilin as kisha guxuar ta ëndërroja.  Në ballinë është e riprodhuar një prej nudove të skulptorit të famshëm Henry Moore.  Në çast, me një si peng të lehtë në shpirt, rrekem ta imagjinoj sesi do të ishte paraqitja e ballinës po të qe zgjedhur varianti im i titullit, por shpejt e largoj mendjen nga një ngasje e tillë. Edhe vihem ta lexoj romanin tim të botuar, thua se nuk jam unë që kam zbardhur kushedi sa net mbi të.  

“DALLËNDYSHET E BALLKANIT”

Pritja që i bëhet romanit tim të parë, është e mirë.  Edhe pse jam larg nga qendra, domethënë nga Tirana, jehonat vijnë deri te unë, në Shkodër.  Romanin e lexojnë dhe e pëlqejnë sidomos të rinjtë.  Botohen disa recensione e shkrime pozitivë.  Bëhet edhe një propozim për ekranizimin e tij, por që mbetet pa u realizuar.  Megjithatë, unë ruaj vazhdimisht një shije të ithët pakënaqësie: kam pritur, ndoshta, diçka më shumë dhe druaj se romani im është keqkuptuar në ndonjë rast. Derisa vjen fundi i vitit dhe bashkë me të mbërrin edhe befasia e madhe: romani im “NUDO” është përzgjedhur prej një jurie specialistësh si njëra nga tetë veprat më të mira të Letërsisë Shqiptare – në kuadrin e një projekti të shpallur po atë vit dhe që quhet “Dallëndyshet e Ballkanit”.  Veprat fituese, të gjitha, do të përkthehen në frëngjisht!  Unë jam prapë në qiellin e shtatë.  Është romani im i parë dhe kurrë s’e kisha ëndërruar një fat të tillë për të.  Herë – herë, thuajse pavetëdijshëm, çoj nëpër mend Kadarenë dhe “fatin” e tij me romanin e parë.  Pas pak ditësh, më thonë se janë shpallur në gazetë titujt e veprave, që do të përkthehen dhe botohen në frëngjisht.  Me duart që më dridhen dhe me një parandjenjë të ligë që më vjen prej s’di se ku, shfletoj faqet, derisa gjej listën e veprave.  I përpij me sy.  Nuk e gjej romanin tim.  I lexoj prapë.  Prapë e prapë.  Derisa bindem: romani im nuk është në listë, e kanë hequr.  Pa asnjë sqarim a justifikim.  Me një akt të neveritshëm e provincial të do strukturave të mykura.  Bashkë me romanin tim është “flijuar” dhe romani i pashoq “OH” i Anton Pashkut, edhe ai i përzgjedhur në listën fituese. Janë zëvendësuar paturpësisht me veprat e dy autorëve aktivë të famëkeqit realizëm socialist. Një si lëmsh më mblidhet në fyt dhe ndihem i mjerë e i pafuqishëm. Edhe përlotem, më duket. Dua të ankohem dhe të protestoj, por nuk di se ku e sesi. Shkodra ime duket aq larg nga Tirana, kryeqyteti im. Pak kohë më vonë, mësoj se me përkthimin e romanit tim “NUDO” në frëngjisht po merret përkthyesja e njohur Christiane Montécot. Por vdekja e papritur ia ndërpret planet kësaj zonje të madhe, të lidhur aq fort me letrat shqipe.  

KURTHET E DRITËS (1997)

Romani i dytë vjen dy vite pas të parit.  Por, ndërkohë, me një ritëm jo normal dhe disi të shfrenuar, kam botuar disa libra njëri pas tjetrit: tregime të shkurta, parabola, novela.  Ndonjë prej këtyre titujve botohet nga botues në viset shqiptare jashtë Shqipërisë.  Siç është, për shembull, një vëllim me novela.  Ky fakt do të sjelli një paradoks, i cili, më duket, vazhdon edhe sot e kësaj dite: krijimtaria ime njihet e lexohet më shumë jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare sesa brenda saj. Gjithashtu, këto botime të shpejta dhe me botues të ndryshëm, do të sjellin njëlloj ftohjeje, në fillim, e më pas edhe divorcin me botuesen time të parë, me të cilën pata besuar se do të kisha një bashkëpunim të gjatë. Por le t’i kthehemi romanit tim të dytë.  Shkak për nisjen e tij bëhet një kronikë e zezë, ndeshur në shtypin e atëhershëm. Në atë kronikë bëhej fjalë për një çift dashnorësh, që gjenden të vdekur (të zhveshur, saktësonte kronika) brenda një strehimi luftarak (bunker), njëri prej atyre strehimeve me të cilët qe e mbushur Shqipëria dhe që diktatori komunist i pati ndërtuar për t’u mbrojtur nga armiqtë e jashtëm. Në vitet e para pas rënies së komunizmit, strehime të tilla nisën të shërbenin për shumëçka: vende banimi për njerëz e për kafshë, klube e lokale (sidomos bunkerët në bregdet), strofuj ku fshihej droga e armët, nevojtore publike dhe, para së gjithash, streha për dashnorët ilegalë. Në kronikën e atëhershme jepeshin disa variante për vdekjen e çiftit. Por më i besueshmi dukej ai që e lidhte vdekjen e dy dashnorëve me një vrasje, si ndëshkim për dashurinë e tyre të paligjshme. Në fakt, kurrë s’e kam pasur tamam të qartë ngarkesën e dashurisë me një epitet të tillë dhe ndarjen e saj në dy lloje:

  1. Të ligjshme.
  2. Të paligjshme.

Sipas meje, dashuria është ose nuk është.

Siç thashë edhe më sipër, leximi i kësaj kronike u bë shkak që të niste romani im i dytë. Ose më saktë, shërbeu si detonator dhe ndezi atë materie krijuese, që qe ngjizur brenda meje prej kohësh. Sepse, më duhet ta pohoj, në atë periudhë po kaloja një fazë të jetës sime shoqëruar me ndjesi të vazhdueshme faji. Herë për faje të kryera. Herë – herë për faje të pakryera.  Mbetur në tentativë.  Ata që e kanë lexuar këtë roman, nuk besoj se mund të kenë gjetur diçka të përbashkët mes fabulës së tij dhe fatit të dy dashnorëve në kronikën e zezë. Por, ndoshta, edhe mund të kenë gjetur jo pak përkime. Ku me e ditë? Pa nisur mirë punë, romanit i gjej titullin “TUNELI”. Jo thjesht për faktin se ngjarjet e këtij romani zhvillohen brenda një tuneli, strehimi luftarak, por sepse, përmes simbolikash e përvojash vetjake, dëshiroj që me këtë roman të jap dilemat dhe dyzimet e qenies – sidomos ato të natyrës morale – në “tunelin” brenda vetes së vet. Por pas pak ditësh heq dorë nga ky titull. Sapo mësoj nga një mik i afërt se pikërisht kështu quhet një vepër e shkrimtarit të madh argjentinas, Sabato. (Më vonë, me t’u përkthyer në shqip, e kam lexuar me një frymë “Tunelin” e Sabatos.  Dhe, që të jem i sinqertë, por edhe duke kërkuar njëqind herë ndjesë për mungesën e modestisë, “tunelin” tim e kam gjetur më interesant, më origjinal).  Romanit tim i gjej një emër tjetër, “KURTHET E DRITËS”, titull ky me ngarkesë simbolike dhe që lidhet me lojën që bën drita kur, përmes tubave të ajrimit (pesë të tillë janë në vepër), futet në hapësirën e errët të tunelit.  

Filed Under: Kulture Tagged With: Letersi, Ridvan Dibra

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT