NGA NIKOLLA SPATHARI/
VAJZËS ME EMRIN LUMTURI/*
Buzët e tua,/
Që më erdhën si nga një reliev lulkuqesh të Kosovës,/
Këtu në bregdet, mu kujtuan sot,/
I nisa një mallkim botës për atë që i ka shpikur ikjet,/
Se i ikur kaq larg nuk t’i puthi dot…/
Një zë melodioz/
Dhe dy sy të mbushur tej mase me dashuri,/
Në kujtmet e mia, nuk mundëm t’i ndaj,/
Tani e kuptoj se egziston lumturia/
Gjersa ti mban emrin e saj./
Qyteti yt është i vogël,/
As sheshe gjigande/
As monumente madhështore nuk ka,/
Por je ti që e bën aq modern,/
Më modern se metropolet e mëdha…/
Në Kaçanikun ku linde,
Idriz Seferi…
Ndezi flakë çdo gur e çdo përrua,
Të jetë bërë vallë gjithë ajo luftë e madhe
Që të vinin kaq ëmbël buzët e tua !?
—————
Shenim:
Kjo poezi fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Mbarëkombëtar në Gjilan.