Majlinda Tafaj*
Marredheniet diplomatike SHBA-Shqiperi kurorezojne kete vit 100 vjetorin e vendosjes se tyre. Plot nje shekull, marredheniesh diplomatike dypaleshe me pika kulmore, me ulje dhe ngritje sfida dhe misione, vizita te ndersjellta ne rang politik dhe diplomatik,si dhe ambasadore te sukseshem ne misionet e tyre. Nje sfond historik e diplomatik me te thena e te pathena por qe ne thelb kane te padiskutuar faktin, se keto marredhenie jane te nje lloji te vecante, ndryshe jane etiketuar “special relationship’
Shqiperia ka pasur marredhenie me SHBA qe nga vitet e fundit te luftes se pare boterore, theksoj, deklaraten e presidentit amerikan UiIlson ne konferencen e Versajes 1920, i cili doli haptas ne mbrojtjen e pavaresise dhe integritetit tokesor te Shqiperise. Qendrimi i SHBA ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ka qene konstat dhe miqesor, dokumente diplomatike qe kane dale ne drite kane vertetuar se qendrimi i kesaj te fundit ndaj shqiperise ka qene miqesor duke i treguar popullit shqiptar se tek Amerika, ata mund te shikojne me besim nje shtet i cili mbetet si nje shprese e madhe per popujt e vegjel,e popujt e shtypur, nje pishtar i demokrcise, nje vend qe duhet marre shembull.
Nese eshte lehtesisht e vertetueshme fakti qe marredheniet shqiptaro-amerikane jane te je karakteri te vecante nuk eshte aspak e lehte te tregosh ne te gjithe permasat e tyre themelet e ketyre marredhenieve, ato themele qe kane bere qe keto merredhenie ti rezistojne te gjitha sfidave te kohes, madje edhe termeteve, sic mund te quhet qendrimi armiqesor i regjimit komunist shqiptar ndaj SHBA-se. ku pas debimit te trupit diplomaik amerikan nga Shqiperia per rreth 46 vite vendi yne nuk kishte asnje marredhenie diplomatike me SHBA.
Rrezimi i regjimi komunist pas viteve 1991, ardhja e pluralizmit dhe e demokracise nuk mund te linte ne heshtje dhe menjane ceshtejen e marrdhenieve diplomatike me shtetin me demokratik te botes SHBA, dhe se rivendosja e ketyre te fundit u be e para ceshtje APRIORI dhe me e domosdoshme. Keshtu ne 15 mars 1991 ne Washington u firmosen letrat kredenciale qe rivendosen marredheniet diplomatike mes amerikes dhe shqiperise. Ne 1 tetor 1991 hapet ambasada e amerikes dhe Kristofer Hill do i ishte i pari diplomat i ngakuar me pune adinteri, per ti lene vendin me pas ne Dhjetor te po atij viti William Rajerson prezanton Letrat kredenciale si ambassador.
Ndihma e dhene ne demokratizimin e vendit, antaresimi i Shqiperise ne Nato dhe kryesisht zgjidhja e ceshtjes se Kosoves i dedikohet me se shumti politikes amerikane ne pergjithesi, por edhe i asaj te marredhenieve diplomatike me Shqiperine. Kujtojme ketu Viziten e famshme e para e llojit te vet deri ne ato momente, vizita e nje kryetari te shtetit amerikan ne Tirane, ajo e presidentit Xhorxh W Bush ne10 qershor te vitit 2007, mbas nje vizite te lancuar me pare ne kuadrin e nje turi europian. Ky do ishte nje moment historik duke arritur kulmin merredhenieve midis dy vendeve tona. Vizite kjo teper mbreselenese qe do ngelet gjate jo vetem ne memorien e shqiptareve por edhe te opinionit mbare boteror, pasi besoj e te gjithe e kujtome me nostalgji pritjen tej e te ngrohte qe i beri populli i fushkrujes, ku per here te pare ne te gjithe historine diplomatike amerikane, nje kryetar shteti amerikan theu protokollin e sigurise duke takuar fikikisht me qytetaret shqiptare te cilet kishin dale ne menyre massive ne shesh per te pershendetur Presidentin e amerikes.Theksoj, se ne konferencen e mbajtur per shtyp ne Tirane, Presidenti amerikan XH.W.BUSH theksoi me te madhe se antaresimi i Shqiperise ne Nato dhe ceshtja e shpalljes se Pavarsise se Kosoves do te ndodhin shume shpejt dhe se tashme jane prioritete e politikes amerikane duke qene i drejtperdrejte dhe i prere ne kete qendrim. Impakti i kesaj vizite u pa ne zhvillimet e mevonshme vertet historike per popullin shqiptar, si ishte antaresimi i Shqiperise ne NATO me 3 prill 2008 si dhe shpallja e pavaresise se Kosoves me 18 shkurt 2008. Por deri ne kete dite shume vizita ne rang politik e diplomatik duheshin te ndermerreshin. Shume vizita te tjera te rendeshishme jane shkembyer reciprokisht mes dy shteteve ne keto 31 vite marredhenie diplomatike Me e rendesishmja do te ngelet -Vizita e Sekretarit te shtetit amerikan ne Shqiperi Jeams Beaker Qershor 1991, e para e ketij lloji ne historikun e marredhenieve ne mes dy shteteve, qe do ngelet gjate ne memorien e Shqiptareve gjate vizites se tij njeditore ai mbajti nje fjalim ne sheshin “Skenderbej” ku me fjalen ‘FREDOM WORKS-liria funksionon ai ndezi sheshin perj 300 mije qytetaresh shqiptare. Nje vizite qe do te mbahet mend gjate.
Po keshtu ne vargun e vitave zyrtare vecojme ajo e kryetarit te Shtetit Shqiptar ne Washington shtator 1996 pas fteses se bere nga Presidenti Clinton per te vizituar Shtepine e Bardhe ne nje vizite Zyrtare. Takim mjaft mbreselenes pasi ekipi qe shoqeronte Presidentin ne pritje ishte me i kompletuari ai shoqeohej nga zv.presidenti, sekretar i shtetit, nacional siguriti advice,e nje sere zyrtaresh te rendesishem, me nje fjale ekipi me i plote i politikes se jashtme amerikane. Ajo qe duhet theksuar eshte fakti se me kete vizite shteti amerikan jo vetem i dha rendesi vizites presidentit BERISHA,por pika kulmore e ketij takimi konsiston ne faktin se Presidenti amerikan ne fjalim e siper i quajti Shqiperine dhe shqiptaret “nje komb i preferuar per ameriken.
Qe me rivendosjen e marredhenieve dipolomatike e deri me sot kane kryer funksionin e ambsadorit amerikan 9 diplomat, vecojme Mariza Lino, Aleksander Arvizu, Donald Lu e deri te Juri Kim, emrat e te cileve jane rrenjosur thelle ne rrjedhen e politik-berjes, sistemit te drejtesise dhe ndalimin te pandeshkueshmerise ne vendin tone, per shkak te rolit te tyre aktiv. Duke iu referuar kronologjise dhe misioneve te ambasadoreve amerikane ne keto 31 vite vihet re se ne shume momente kyce vendimarrjeje te nje Shqiperie ne tranzicion e me pas, nderhyrja dhe orientimi i politikes amerikane ishte vendimtar dhe i domosmosshem. Por secili nga ata kane kryer misionin e tyre diplomatic ne menyren me serioze dhe profesionale duke hasur gjate rruges sfida, kundershtime dhe problematika te ndyshme. Duke filluar qe me Rajerson si amasadori i pare pas rivendosjes se MD. I cili qendroi ne detyre per rreth tre vite dhe pati ne fokus te pune se tij ardhjen ne pushtet te forcave demokratike dhe konsolidimin e pluralizmit polik.
Largohet ne vitin ne 1994 duke i lene vendit Jozef Lake cili qendroi ne detyre deri ne vitin 1996 ndersa pati si angazhim kryesor garantimin e demokracise dhe ecjen perpara te vendit. Viti 1996 do te sillte nje risi ne perfaqesimin diplomatik te Amerikes pasi per here te pare nje femer Mariza Lino do te drejtonte ambasaden amerikane, kjo e fundit pati detyren e veshtire, ate te perballimit te vitit 97 dhe kercenimet terroriste ku si shkak i gjendjes se jashtezakonshme amabasada u mbyll per arsyje sigurie.
Viti 1999 kur i gjithe fokusi ishte te Lufta e Kosoves erdhi si amasador zevendesues Bob Fruit, i cili pati si mission Luften ne Kosove dhe garantimin e rrefugjateve. Nisja e procesit te integrimit te shqiperise ne bashkimin Europian si dhe stabilizimi politik i vendit do te ishin pergjigjesi e mandatit te amasadorit Jozef Limpreht ku per fat te keq u nda nga jeta si amabasador ne detyre nga nje krize zemre.
Ne periudhen 2002 -2004 ambasador Xhejms xhefri do te vinte ne krye te Legates amerikane, fokusi i punes se tij ishte te radhiste Shqiperine ne krah te aleateve gjate luftes ne Irak.
Marsi Riz do te behej e dyta ambasadore femer qe dote vinte ne detyre ne veren e vitit 2004. Ajo luajti rol kryesor si vezhguese ne zgjedhjet e vitit 2005 dhe gjithashtu priti viziten e Bushit . U largua ne vitin 2007 dhe vendin e saj e zuri XHON Uillers. Ky i fundit njihej per perplasjet e forta me qeverine e asaj kohe.
Ne 2010-ten ne krye te Ambasades u vendos ambsadori Aleksander ARVIZU , i cili qendroi perplot 5 vjet dhe u be i pari ambassador amerikan qe u perfshi ne shume aspekte te jetes publike ndersa si momente kulmore qen 21 Janari dhe debate per armet kimike.
Periudhe 2015-18 pati si ambassador Donald Lu i cili u angazhua ne procesin e dekriminalizimit dhe reformen ne drejtesi. Pas Donald LU do te vihej ne krye te ambsades si e ngarkuar me pune Lejla Mozes One e cila ka sherbyer si zyrtare konsullore ne disa vende te botes. Viti 2020 do sillte nje ambasadore te rralles Yuri kim e cila vazhdon detyren e saj edhe sot duke luajtur nje rol shume te rendesishem ne jeten publike dhe politike te shqiperise.
Si perfundim.Sot marredheniet shqiptaro-amerikane jane gjithnje e me te vecanta dhe me prespektive e siper, te bazuara dhe te vendosura ne themelet e mirebesimit midis dy popujve miq, ku me perkrahjen qe populli amerikan, te gjitha qeverite amerikane, te gjithe presidentet e koherave modern te SHBA, kane dhene dhe po japin, qe, ne shqipetaret,te te behemi zot te fateve tona kudo qe jemi dhe kudo qe shtrihemi. Me rivendosjen e marredhenieve diplomatike me Ameriken, Shteti Shqiptar nje ceshtje ka pasur te pa ndryshueshme ne Politiken e Jashtme, paversisht qeverive, apo kryeministrave, pavaresisht liderve partiak marredheniet diplomatike me SHBA, jane Strategjike dhe te paprekshme.
Roli i SHBA gjate ketyre 31-viteve marredhenie diplomatike eshte kritik dhe i pazevendesueshem ne favor te zhvillimeve demokratike ne shqiperi ne mbrojtje te interesave te kombit shqiptar ne ballkan e gjere. Perkrahja e SHBA dhe perfshirja ne vendimmarrje te perbashketa (kjo ne kuadrin e deklarates se Partneritetit strategjik tashme te nenshkruar dhe te radifikuar)jane nje prove e rendesishme e forcimit te bashpunimit bilateral ne te gjithe fushat dhe nje hap i rendesishem per sigurine, paqen dhe stabilitetin ne Rajon.
God bless America zoti bekofte Ameriken
God bless Albanian zoti bekofte shqiptaret.
*Simpozium organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “SKENDERBEJ”ne kuadrin e 100 vjetorit te Marredhenieve Diplomatike Shqiperi-Amerikë