• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mirënjohje përjetë Vatikanit

October 30, 2023 by s p

Ilir Cubi/

Udhëtimi në Vatikan ishte një prej eksperiencave më të pa harrueshme në jetën time. Udhëtim i shenjtë për të nderuar institucionin shpirtëror që ka frymëzuar e drejtuar shqiptarët në kohërat më të vështira të ekzistencës sonë. Kjo vizitë e shenjtë vjen në një moment delikat për mbarë botën. Paqja dhe njerëzimi është i kërcënuar nga lufta. Lutjet e Vatrës e vatranëve në Vatikan për paqe, bashkim e vëllazëri mes vendeve e popujve e bëjnë këtë moment shumë special për të gjithë ne që morëm pjesë. Më shumë se 100 vatranë e shqiptaro-amerikanë, miq tanë nga Europa e trojet tona nderuan me vizitën në Vatikan duke u lutur për paqe për çdo shqiptar sidomos për Kosovën. Për mua ishte një nder i veçantë që kalova kohën me burra dhe gra të tilla të përkushtuara e të nderuara të Federatës sonë të dashur të Vatrës, kjo ishte një shenjë kuptimplote në historinë tonë moderne. Me zemrat dhe shpirtrat tanë, me mendjet tona të vendosura të lutemi për të gjithë njerëzimin në çdo kohë e sidomos për kombin tonë. Kosova më shumë se kurrë nevojë për mërgatën shqiptaro-amerikane. Me në krye Vatrën, shqiptarët e Amerikës ndjehen të nderuar e të fuqishëm. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët dhe Zoti e bekoftë Amerikën. Ishte ëndrra e Dr. Ibrahim Rugovës, që Vatikani ta njohë Kosovën në Katedralen e Shën Nënë Terezës. Nëse është një ëndërr, ne dëshirojmë ta ndajmë me të dhe të bëhet realitet. Vatikani dhe qytetërimi Perëndimor janë kurdoherë frymëzimi dhe orientimi i shqiptarëve.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir CUBI, Marjan Cubi

FESTË E MADHE NË SHTËPINË E VATRANIT MARJAN CUBIT

September 6, 2022 by s p

Asllan Bushati/

Të dielën e 4 shtatorit 2022, në shtëpinë e ish antarit të forumeve drejtuese të Vatrës e ish financierit të saj për shumë vite (Marjan Cubi), vec familjarëve pati edhe shumë të ftuar nga Vatra, gjaku e gjinia, shokë, miq e dashamirë, me rastin e 25 vjetorit të shenjtërimit të Nanë Terezës.

I biri i Marjanit, Iliri po ashtu vatran, së bashku me djemt e nipat e shtëpisë, në mënyrën më të mirë të mundëshme, i prriti të ftuarit që në rrugën kryesore para shtëpisë dhe i shoqëroi deri tek tavolina e festës në mjediset e brendëshme verore të kopshties së vilës Familjes Cubi.

Nën një shumicë pemësh me gjelbërim, lulesh e cadra verore, drita shumëngjyrëshme, shtatores së Gjergj Kastrioti- Skënderbeutn e posterve të Shenjtores Nanë Tereza, përzgjatej tavolinë e zbukuruar hijshëm për këtë festë familjare shumë të vecantë.

Të ftuarve në emër të familjes, ju a uroj mirseardhjen Ilir Cubi, i cili me shume respekt e fjalë të ngrohta tha:”Mirë se keni ardhe në ditën e Shenjtërimit të Nanës Tereze, kemi të gjithë shumë nevojë për më shumë dashuri sic deshi Nana Tereze . Zoti ju ndihmoftë”.

Të panishmit i përshëndeti Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA zoti Elmi Berisha, Presidenti i Nderit të Vatrës Zoti Agim Rexhaj, Sekretarja e Vatrës Zonja Nazo Veliu, dhe autori i këtyre rreshtave. Të gjithë folsit nga këndshikime të ndryshme, nënvizuan faktin se ne shqiptarët jemi fatlum me Nanë Terezën si nana e të varfërve, përvuajtësve , mirësisë , dritës e shpresë së njerëzve të mbarë botës. Po ashtu nënvizuan faktin se Marjan Cubi me familje, është i pari i komunitetit shqiptaro-ameikan, që këtë festë fetare e publike e këthen edhe në një festë famijare prej disa vitesh. Nuk ka gjë më të mirë se sa të japësh një shembull personal për dashuri dritë e shpresë për familjen, komunitetin dhe kombin. Këtë e bëri dinjitetshëm familja Cubi.

Të pranishmit patën rastin të shijonon një menu ushqimesh prej gati 40 asortimentesh që nga sallata e freskët e deri tek pasta e frutat, pijet e të gjitha llojeve , shërbimin shumë të kulturuar dhe gatimi i përsosur nën syrin e zonjës së shtëpsë Dila , nusen së Ilirit, Suzana, vajzat e shtëpisë etj.

Kjo darkë do të mbetet në kujtesën e të pranishmëve si një simbol që prodhon dashuri. U fol shqip, u këndu shqip, u vallësu sipas traditës shqiptare në kufijt e tre brezave. Kush e ndjek këtë shembull nuk shpreh dashuri vetëm ndaj vehtes e familjarëve, por ndaj komunitetit , shoqërisë dhe njerzimit. Këtë e thanë me gojën plot edhe atdhetari i nderuar Mhill Gjuraj me bashkshorten Age, vllezrit e Dilësë, nipat, miqt, kumbarët e dashamirët e familjes Cubi.

Marjan Cubit tu rritët ndera, festa ju ndihmoftë dhe ju gjetët ma mirë mot me shendet e gjithcka ju don zemra.

Filed Under: Komunitet Tagged With: asllan Bushati, Marjan Cubi

100 VJETORI, MIRËNJOHJE AMERIKËS

July 9, 2022 by s p

Marjan Cubi/

Këtë muaj ne festojmë 1 shekull marrëdhënie diplomatike me Amerikën, aleatin tonë më besnik dhe partnerin tonë që na ndihmuar në moment të vështira për Shqipërinë e Kosovën. Më shumë se prej një shekulli shqiptarët vuajnë prej padrejtësive e rrethanave historike. Një komb i ndarë në gjashtë shtete ballkanike i cili ka kaluar në momente historike shumë delikate dhe pa mbështetjen e Amerikës do vihej në rrezik ekzistenca jonë kombetare. Që nga lufta e parë botërore, Konferenca e Paqes, Lufta e Dytë Boterore, Komunizmi, lufta e Kosovës e deri të Pavarësia e Kosoves, janë momente ku vetëm falë Amerikës ne kemi arritur të ekzistojmë si shtet dhe si komb. Regjimi genocidal i Millosheviçit mori fund vetëm me ndërhyrjen e Amerikës, NATO-s, miqve e Aleatëve tanë. Sot më shumë se kurrë ne duhet ti jemi mirënjohës popullit e kombit mik amerikan për çdo mbështetje që vazhdon edhe sot të na e japë pa kursim. Amerika u dha fund vuajtjeve të shqiptarëve. Nëse s’do kishte Amerikë, Serbia fyn në Tiranë e Prishtinë brënda pak orëve. Falë Amerikës ne jemi vend i sigurtë dhe me plot prosperitet. Në Kosovë kanë vdek me dhjetëra mijera Shqiptarë të pafajshëm, serbët kanë dhunuar e përdhunuar më shumë se 20 mijë femra dhe kanë zhdukur më shumë se 1,700 shqiptarë të pafajshëm. Torturat, burgosjet, dhuna, tmerri që kanë përjetuar shqiptarët në Kosovë nën regjimin e Serbisë kanë qenë të llahtarshme. Gjithmonë ka ekzistu një frikë se serbët do i rikthehet krimeve e genocideve të vjetra në Kosovë. Duke pas parasysh luftën në Ukrainë dhe konfliktin dhe rrezikun global që paraqet sot Rusia, nevojitet që shqiptarët të jenë të bashkuar, te jenë me Amerikën. Duhet që Kosova sa më shpejt të jetë e mundur të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Europian. Shqiptarët e Kosovës po mbahen të izoluar ne menyre te padrejte. Europa duhet të liberalizojë vizat dhe të na trajtojë me respekt dhe dinjitet te plote. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Kosovës i duhet drita jeshile europiane per prosperitet dhe zhvillim. Zgjerimi i NATO-s me dy vendet e reja europiane Finlanda dhe Suedia, do të krijojë një precedent që edhe Kosova të bashkohet me familjen europiane ne keto kohe. Kosova në NATO dhe në Bashkësinë Europiane, do të thotë Shqipëri më e sigurtë, Kosovë më e sigurtë, Ballkan më i sigurtë dhe Europë më e bashkuar dhe më e sigurtë. Mirënjohje përjetë Amerikës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Marjan Cubi

Mirënjohje dhe vlerësim

June 23, 2022 by s p

Për kontributin tim 42 vjet në komunitetin shqiptar në Amerikë dhe Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me dekoroi me titullin e lartë: “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. I jam mirënjohës përjetë Presidentit Shkëlqësi Ilir Meta, Këshilltarit Z.Flamur Gashi, Kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha. Zoti ju nderoftë përjetë e mot. Jam i gëzuar që pata mundësi të shërbej e kontribuoj për kombin e njerëzit e kombit tim. Jam i gëzuar që djali im Iliri vazhdon rrugën time, që nga koha e Arshi Pipës, Agim Karagjozit e në vazhdim. Shërbimi ndaj kombit është privilegj dhe nder. Sa të mundem do vazhdoj deri në frymën e fundit, për komb e për atdhe.

Mirënjohës përjetë.

Marjan Cubi

Filed Under: Vatra Tagged With: Marjan Cubi

Familja e Marjan Cubit organizoi festën e Shenjtores Nënë Tereza

September 6, 2021 by s p

Dielli

Marjan Cubi me familje organizoi për të katërtin vit me radhë festën e Nënë Terezës, një traditë familjare dhe fetare në nderim të Shenjtores shqiptare. Familjarë, vatranë dhe patriotë të dalluar e klerikë katolikë bashkohen çdo vit në shenjë nderimi dhe respekti për figurën e Nënë Terezës, shembullin e saj, shërbimin që i dha botës dhe mbi të gjitha përfaqësimin e vlerave më të larta të kombit shqiptar. Një festë sa fetare por edhe patriotike që familja Cubi organizon me fisnikëri e bujari çdo vit.

Ceremoninë festive e hapi Ilir Cubi i cili falenderoi të pranishmit dhe zbuloi detaje nga festa e përvitshme për Nënë Terezën.. Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj u shpreh se: “Marjan Cubi është punëtor, shqiptar me cilësi të mira, kontributor i madh për Shqipëri e Kosovë. Ilir Cubi është një djalë energjik, aktivist dhe patriot i angazhuar. Zoti e bekoftë familjen tuaj. Shëndet, mirësi e bujari për familjen tuaj të nderuar” uroi z.Rexhaj. Ish nënkryetari i Vatrës z.Asllan Bushati vlerësoi kontributin e Marjan Cubit ndër vite si një patriot e veprimtar. Dalip Greca Editori epokal i Diellit që e drejtoi Diellin e Vatrës për 12 vjet u ndal në cilësitë e Marjan Cubit si vatran, patriot e shqiptar i ndershëm. Nënkryetari i Vatrës Dr. Pashko Camaj solli përshëndetjet e patriotëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi. Marjan Cubi u shpreh për Diellin e Vatrës se këtë festë do e vazhdojë përgjithmonë duke e kthyer në një traditë shqiptare në vlerësim e respekt të shqiptares universale. Nënë Tereza bën çdo shqiptar krenar me përkatësinë e saj kombëtare, me atë që i ofroi botës, me dashurinë e saj, përkushtimin e saj, përshpirtshmërinë e saj, devotshmërinë e saj dhe thjeshtësinë e saj. Nënë Tereza bashkon vlerat shqiptare me vlerat më të larta universale.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ilir CUBI, Marjan Cubi, Nene Tereza

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT